Rama: Shijet tradicionale të Shqipërisë po fitojnë zemra në mbarë botën
TIRANË, 25 korrik/ATSH/ Tradita e kulinarisë shqiptare mbetet një pikë e fortë krahas bukurive natyrore për tërheqjen e turistëve të huaj.
Kryeministri Edi Rama ndau sot një pjesë nga rrugëtimi 6-ditor i dy blogerëve të shijes Daniel Balilti dhe videografes Lihi Parnes në zbulim të kuzhinës autentike shqiptare.
Shijet tradicionale të Shqipërisë, sipas kryeministrit, “po fitojnë zemra në mbarë botën”.
“Blogerët e shijes Daniel Balilti dhe videografia Lihi Parnes zbulojnë kuzhinën tonë autentike gjatë një qëndrimi 6-ditor të organizuar nga Agjencia Kombëtare e Turizmit””, bëri të ditur Rama.
Produktet bio dhe gastronomia shqiptare kanë potencial jo vetëm për të rritur ekonominë vendase, por edhe për fuqizuar sektorin e turizmit duke tërhequr gjithnjë e më shumë të huaj.
4,76 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë 6 muajve të këtij viti. Vetëm në qershor 2025 Shqipërinë e vizituan 1 329 204 turistë të huaj, ose 7% më shumë krahasuar me qershor 2024.
/m.m/j.p/
The post Rama: Shijet tradicionale të Shqipërisë po fitojnë zemra në mbarë botën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.