Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Presidenti Joe Biden vizitë historike në Angola

By: sara fuga
30 November 2024 at 22:20

Vizita e Presidentit Joe Biden në Angola, e para nga një president amerikan në këtë vend jugperëndimor të Afrikës, do të përqendrohet rreth një korridori hekurudhor, që do të transportojë minerale nga pjesa qendrore e kontinentit në një port në zhvillim të Angolas. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Anita Powell, ai gjithashtu do të theksojë nevojën për qëndrueshmëri dhe demokraci për forcimin e rritjes ekonomike të kontinentit.
Presidenti i Angolës është një figurë e njohur në kontinentin e Afrikës, i cili ka përdorur statusin e vendit të tij si një nga prodhuesit e mëdhenj të naftës për të zgjeruar ndikimin dhe për të punuar në zgjidhjen e konflikteve rajonale.

Tani Presidenti Joao Lourenco më 2 dhjetor mirëpret një mik të ri dhe të fuqishëm, Presidentin Joe Biden, që do të jetë vizita e parë e një presidenti amerikan në Angola.
Joe Biden do ta përdorë vizitën për të nxjerrë në pah një projekt të madh zhvillimi të financuar nga Shtetet e Bashkuara, korridorin hekurudhor “Lobito” prej 1300 kilometrash, i cili lidh brendësinë e Afrikës, të pasur me minerale, me portin jugperëndimor. Shtetet e Bashkuara thonë se kanë mbledhur më shumë se 3 miliardë dollarë fonde private dhe publike për investimin amerikan në këtë projekt.

Shtëpia e Bardhë thotë se marrëdhëniet mes dy vendeve po kalojnë një “transformim të vërtetë”, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Angola po bëhen partnerë gjithnjë e më të ngushtë.
“Së bashku, Shtetet e Bashkuara dhe Angola po punojnë për të trajtuar një spektër të madh sfidash urgjente, nga përmirësimi i infrastrukturës, rritja e mundësive ekonomike dhe zhvillimi i qëndrueshëm në rajon deri tek zgjerimi i teknologjive dhe bashkëpunimi shkencor, forcimi i paqes dhe sigurisë ushqimore”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre .

Disa analistë thonë se ka kaluar shumë kohë që nga premtimi i Presidentit Biden në vitin 2022 për të vizituar Afrikën. Joe
Biden fillimisht kishte planifikuar të vizitonte Angolën në tetor, por uragani “Milton” e detyroi atë të shtynte vizitën.
“Duke marrë parasysh që ajo po bëhet në fund të mandatit të administratës së tij dhe mungesës së shënimit të arritjeve të mëdha nga angazhimi i tij në Afrikë, mendoj se vizita nuk do të bëjë një jehonë të madhe”, thotë Cameron Hudson nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Lourenco dhe Biden nuk janë dakord për gjithçka. Ndërsa mbështetja e zotit Biden për Izraelin është “e hekurt”, pikëpamjet e Angolës mbi këtë çështje përputhen më shumë me ato të vendeve të Amerikës së Jugut, Afrikës dhe Azisë.
“Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten dhe të mbrojë jetën e qytetarëve të tij, por e njëjta e drejtë vlen edhe për palestinezët, të cilët kanë jetuar nën pushtim për dekada, një situatë e papranueshme”, tha presidenti i Angolës.

Por një gjë për të cilën ata dhe Kina janë dakord është nevoja urgjente për zhvillimin e Afrikës. Kina ka bërë investime të mëdha në kontinent në kuadër të nismës së saj “Një brez, një rrugë”.
“Gjatë 11 viteve të fundit, ndërmarrjet kineze kanë marrë pjesë në ndërtimin dhe rinovimin e mbi 10,000 kilometrave hekurudhë, afro 100,000 kilometra rrugë, afro një mijë ura, rreth njëqind porte, 66,000 kilometra linja energjetike dhe 150,000 kilometra rrjete komunikimi në vende të ndryshme të Afrikës”, tha Xu Jianping nga Komisioni Kombëtar i Kinës për
Zhvillim dhe Reforma.
Analistët thonë se ky është një pozicionim i mirë i Kinës në kontinentin e Afrikës.
Ndërsa kjo është vizita e parë për Presidentin Biden në brigjet e Afrikës Perëndimore, në një farë mënyre ajo është edhe një kapitull i fundit për të. Ky ka të ngjarë të jetë udhëtimi i tij i fundit jashtë vendit si president i Shteteve të Bashkuara./VOA

The post Presidenti Joe Biden vizitë historike në Angola appeared first on Sot News | Lajme.

Trump pret kryeministrin kanadez në Mar-a-Lago pasi paralajmëroi rritje të tarifave, zbardhen diskutimet

By: sara fuga
30 November 2024 at 22:06

Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha të shtunën se zhvilloi një “bisedë të shkëlqyer” me presidentin e zgjedhur Donald Trump mbrëmë në klubin e tij në Palm Beach, Florida, Mar-a-Lago, sipas Associated Press.
Të premten në mbrëmje, Trudeau mbërriti në rezidencën e Trump në Florida për një darkë. Ai u largua herët të shtunën. Ishte hera e parë që të dy udhëheqësit ishin takuar që kur Trump fitoi zgjedhjet presidenciale të 2024-ës në fillim të këtij muaji dhe Trudeau është lideri i parë nga grupi i shtatë vendeve (G7) që viziton Trump pas zgjedhjeve.

Në një postim të së shtunës pasdite në Truth Social, platforma e mediave sociale të presidentit të zgjedhur, Trump e quajti takimin me Trudeau “produktiv”. Ai shtoi se ata “diskutuan shumë tema të rëndësishme që do të kërkojnë që të dyja vendet të punojnë së bashku për t’i adresuar, si kriza e Fentanyl dhe drogës që ka shkatërruar kaq shumë jetë si rezultat i imigrimit të paligjshëm, marrëveshjeve të tregtisë së drejtë që nuk rrezikojnë punëtorët amerikanë dhe Deficiti masiv tregtar që SHBA ka me Kanadanë”.

Presidenti i zgjedhur gjithashtu vuri në dukje se ata “folën gjithashtu për shumë tema të tjera të rëndësishme si Energjia, Tregtia dhe Arktiku”.

Vizita e Trudeau vjen pasi Trump ka kërcënuar të vendosë një tarifë prej 25 për qind për mallrat nga Kanadaja dhe Meksika, nëse vendet nuk frenojnë atë që ai e përshkroi si fluksin e drogës dhe emigrantëve përtej kufijve të tyre. Trump i bëri komentet të hënën , duke paralajmëruar se vendosja e tarifave të tilla do të ishte ndër urdhrat e tij të parë ekzekutiv kur të marrë detyrën në janar 2025.

The post Trump pret kryeministrin kanadez në Mar-a-Lago pasi paralajmëroi rritje të tarifave, zbardhen diskutimet appeared first on Sot News | Lajme.

Pasi u eleminua nga loja,Burimi befason me dedikimin ndaj njërës prej konkurenteve, ja për cilën bëhet fjalë

By: sara fuga
30 November 2024 at 21:55

Burimi ishte i eleminuari i BBVK dhe pati një mesazh të veçantë nga studioja për një nga konkurrentet më të forta, Sarën.

“Ti je fituesja,” iu drejtua Burimi, duke shkaktuar emocion te publiku dhe konkurrentët në studio.
Ky koment nuk kaloi pa vëmendje, duke ngjallur diskutime për marrëdhënien mes dy lojtarëve dhe për mundësinë që Sara të jetë një nga pretendentet kryesore për çmimin e madh.

The post Pasi u eleminua nga loja,Burimi befason me dedikimin ndaj njërës prej konkurenteve, ja për cilën bëhet fjalë appeared first on Sot News | Lajme.

Lindje e Mesme/ Sulmi i xhihadistëve, ushtria siriane pranon disfatën, bën lajmërimin që askush se priste

By: sara fuga
30 November 2024 at 21:48

Ushtria e Sirisë ka njoftuar një “tërheqje të përkohshme të trupave” në qytetin veriperëndimor të Aleppos, ku grupet rebele nisën një ofensivë të befasishme kundër qeverisë vendase për herë të parë në vite.

Ushtria tha të shtunën se dhjetëra ushtarë të saj ishin vrarë ose plagosur në betejat e ashpra me “organizatat e armatosura terroriste” në qeveritë e Aleppos dhe Idlib gjatë ditëve të mëparshme dhe se tani po rigrupohej, duke tërhequr përkohësisht trupat me qëllim forcimin e linjave të mbrojtjes teksa për përgatiten për një kundërsulm.

Në një komunikim për media, përfaqësuesit e Sirisë treguan se sulme të ashpra po ndodhin në disa fronte të Apepos me një shtrirje që kalon 100km. Gjithashtu ushtria siriane është zotuar për një përgjigje të ashpër kundër forcave relebe islamike teksa premton rivendosjen e kontrollit të Aleppo.

Kjo deklaratë shënoi pranimin e parë publik të ushtrisë siriane se luftëtarët e opozitës të udhëhequr nga grupi Hay’et Tahrir al-Sham (HTS) kishin hyrë në “pjesë të mëdha të lagjeve” të Aleppos në sulmin e rrufeshëm që filloi në fillim të kësaj jave.

The post Lindje e Mesme/ Sulmi i xhihadistëve, ushtria siriane pranon disfatën, bën lajmërimin që askush se priste appeared first on Sot News | Lajme.

Dy të vdekur nga moti i keq, vendi fqinj me Shqipërinë goditet nga stuhitë dhe shirat e dendura

By: sara fuga
30 November 2024 at 21:37

Një blegtor 57-vjeçar është gjetur i pajetë pasi u gjend mes ujërave të vrullshme të një përroi në rajonin Kontia të ishullit Limnos, ndërsa gjithë Greqia po goditet nga një valë e moti të keq me shira të dendur, stuhi dhe erëra të fuqishme.
Bëhet fjalë për një sistem moti me emrin Bora, i cili vjen si pasojë e një niveli të ulët barometrik në Jon, që lëviz ngadalë në drejtim të lindjes dhe që do të godasë shumë zona të Greqisë deri të hënën.

Dukuritë ekstreme kanë prekur rëndë Limnosin, i cili u përmbyt nga përrenjtë që dolën nga shtrati, ndërsa banorëve u është kërkuar të evakuojnë vendbanimin Kontias, me mesazhin “112”, për shkak të tejmbushjes së digës në zonë.
Një person i dytë 70 vjeç ka humbur jetën në të njëjtin ishull , pasi është rrëzuar dhe është goditur për vdekje në kokë teksa pastronte shkallët e shtëpisë së tij, nga balta.
Njëkohësisht mesazhi i paralajmërimit “112” është dërguar përveç se tek qytetarët e Selanikut ,edhe tek banorët e Atikës ,në orët e pasdites.

Mesazhi paralajmëron stuhi të forta lokale përreth Athinës në orët e vona të mbrëmjes së sotme deri në orët e para të së dielës, ndërsa u kërkon qytetarëve të kenë kujdes në lëvizjet e tyre dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.
Sipas Shërbimit Sinoptik Kombëtar do të mbizotërojë erë shumë e fortë dhe stuhi shiu , ndërsa në shumë zona të Maqedonisë perëndimore dhe në zonat e Epirit do të ketë reshje të dendura bore.

Në Kostur shërbimi i Zjarrfikësve ka ndihmuar 35 pasagjerë që mbetën të bllokuar nga bora me një autobus turistik në rrugën nga manastiri i Panagisë në Kleisoura.
Ministri i Mbrojtjes Civile dhe Krizave ka paralajmëruar se në orët në vijim do të ketë reshje të dendura shiu dhe erëra të forta 8, 9 dhe 10 ballë në mbarë Maqedoninë Qendrore, por edhe në Thesali e Atikë dhe ju ka bërë thirrje organeve lokale të marrin masat e duhura për të mbrojtur qytetarët.

The post Dy të vdekur nga moti i keq, vendi fqinj me Shqipërinë goditet nga stuhitë dhe shirat e dendura appeared first on Sot News | Lajme.

Sa para marrin banorët për qëndrimin brenda shtëpisë së BBVK? Nuk përmbahet konkurenti, tregon prapaskenat

By: sara fuga
30 November 2024 at 21:31

Prej kohësh është përfolur se banorët e reality show-t të njohur BBVK marrin pagesë për qëndrimin e tyre në shtëpi. Tani, kjo është konfirmuar nga një prej tyre.

Gjatë një bisede, Xuxi ka zbuluar detaje mbi pagesën që merr për pjesëmarrjen e tij. Sipas tij, shuma arrin në 600 euro për një javë qëndrimi.

“Nuk është keq, 600 euro për 7 ditë,” u shpreh ai me humor, duke nxitur reagime nga bashkëbanorët dhe publiku.
Ky detaj ka shtuar kureshtjen e ndjekësve për përfitimet e banorëve në këtë format televiziv.

The post Sa para marrin banorët për qëndrimin brenda shtëpisë së BBVK? Nuk përmbahet konkurenti, tregon prapaskenat appeared first on Sot News | Lajme.

Në prag të fundvitit, Korça ‘dhuron spektakël’ natyror (Video)

By: sara fuga
30 November 2024 at 21:19

Reshje me intensitet të lartë dëbore po bien edhe në qytetin e Korçës këtë mbrëmje.

Në pamjet e publikuara, qyteti juglindor është zbardhur nga bora, teksa raportohet se deri më tani nuk probleme.

Ndërkohë që nuk raportohen bllokime rrugësh.

The post Në prag të fundvitit, Korça ‘dhuron spektakël’ natyror (Video) appeared first on Sot News | Lajme.

Zelensky paralajmëron politikanë perëndimorë: Komunikimi me Putinin mund të hapë kutinë e Pandorës

By: sara fuga
30 November 2024 at 21:11

Politikanët perëndimorë nuk duhet të komunikojnë me presidentin rus Vladimir Putin, sepse kjo mund të hapë kutinë e Pandorës, ka paralajmëruar presidenti ukrainas Volodymyyr Zelensky.
Në një intervistë me Sky News të premten, Zelensky tha se është i shqetësuar se retorika e Putinit mund të minojë unitetin në Perëndim në lidhje me mbështetjen për Ukrainën.

“Nëse do ta humbim këtë unitet, kam frikë se mund të humbasim gjithçka”, tha udhëheqësi ukrainas.
Kur presidenti rus “flet për diçka, disa liderë në botë kanë frikë”, tha ai. “Kur kanë frikë, fillojnë të komunikojnë me shoqëritë e tyre… ata i ndajnë shoqëritë e tyre. Më pas ata komunikojnë me liderë të tjerë dhe ndajnë unitetin në Evropë”.

Sipas Zelensky, kjo çon në më shumë presion nga Moska përmes veprimeve të tilla si sulmet me raketa Oreshnik ose përditësimet e doktrinës së saj bërthamore. Dokumenti i miratuar së fundmi lejon një përgjigje bërthamore nga Rusia ndaj një sulmi konvencional nga një shtet jo-bërthamor i mbështetur nga një fuqi që zotëron armë të shkatërrimit në masë.

Zelensky tha se nuk ishte i befasuar kur kancelari gjerman Olaf Scholz kontaktoi Putinin për herë të parë në gati dy vjet në mes të nëntorit, duke vënë në dukje se Scholz më vonë i shpjegoi atij se “ai dëshiron të flasë dhe të kuptojë se çfarë po mendon Putini.

” Zelensky u përgjigj se ai “nuk mund ta mbështesë këtë pasi hap këtë faqe të re – këtë kutinë e Pandorës”, që do të thotë se zyrtarë të tjerë perëndimorë do të fillojnë të flasin edhe me presidentin rus.
Ka politikanë që dëshirojnë të komunikojnë me presidentin rus thjesht sepse kërkojnë të jenë “në faqen e parë të gazetave” dhe “të gjithë të flasin për ta se mund të komunikojnë me Putinin”, pohoi Zelensky.

Putin komentoi bisedën e tij telefonike me Scholz gjatë një konference për shtyp në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana të enjten, duke thënë se biseda e tyre u fokusua kryesisht te Ukraina.
Ai theksoi se Moska mbetet e hapur për kontakte. “Ne, duke përfshirë edhe mua, nuk i kemi refuzuar kurrë kontakte të tilla dhe nuk do t’i refuzojmë kurrë në të ardhmen. Nëse dikush është i gatshëm të flasë, është i mirëpritur ta bëjë këtë”, tha ai.

The post Zelensky paralajmëron politikanë perëndimorë: Komunikimi me Putinin mund të hapë kutinë e Pandorës appeared first on Sot News | Lajme.

Sulmi në Ibër-Lepenc, deputeti gjerman kërcënon hapur Serbinë: Ja çdo të ndodhë nëse jeni përfshirë!

By: sara fuga
30 November 2024 at 21:02

Michael Roth, Kryetari i Komitetit për Çështjet e Jashtme të Parlamentit të Gjermanisë, ka dënuar ashpër sulmin e fundit në kanalin e ujit Ibër-Lepenc në Kosovë, duke e cilësuar atë një akt terrorist.
Përmes një mesazhi në platformën X, Roth theksoi se metoda e përdorur në sulm ishte tipike për terrorizmin në stilin rus.

“Këto janë metoda terroriste ruse kundër një shteti sovran në zemër të Europës. Sulmet duhet të hetohen në thellësi. Nëse Serbia është pas këtij sulmi, gjë që shpresoj të mos jetë, kjo do të shënonte fundin e negociatave të BE-së me Serbinë,” deklaroi ai.

Sulmi ndaj kanalit, i cili furnizon dy centrale energjetike me qymyr në Kosovë, ka ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë energjetike dhe të furnizimit me ujë në vend.

The post Sulmi në Ibër-Lepenc, deputeti gjerman kërcënon hapur Serbinë: Ja çdo të ndodhë nëse jeni përfshirë! appeared first on Sot News | Lajme.

Hungaria dënon sulmin në Kosovë, Orban kërkon veprim të matur

By: sara fuga
30 November 2024 at 20:51

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në Zubin Potok, i cili goditi kanalin e Ibër Lepencit.
Orban në një reagim në platformën X, ka kërkuar hetim të paanshëm dhe gjithëpërfshirës të rastit.

“Dënojmë sulmin ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës në Zubin Potok. Në vend të akuzave të njëanshme, ne bëjmë thirrje për një hetim të paanshëm dhe gjithëpërfshirës”, shkroi Orban në X.
“Përmbajtja është e domosdoshme për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm në rajon”, shkroi kryeministri hungarez.

The post Hungaria dënon sulmin në Kosovë, Orban kërkon veprim të matur appeared first on Sot News | Lajme.

Specialistja britanike paralajmëron: Rusia dhe Vuçiç bashkë në propagandë për një konflikt të ri në Kosovë

By: sara fuga
30 November 2024 at 20:43

Specialistja britanike dhe vëzhguesja e zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Ivana Stradner ka thënë se Vuçiç ka probleme serioze brenda Serbisë. Nëpërmjet një postimi në platformën “X”, Stradner ka theksuar se prandaj Vuçiç po bën lojë me situatën në Kosovë.

Sipas Stradner, Vuciç do të përdor strategjinë e eskalimit për të deeskaluar situatën dhe të pozicionohet si pioner i stabilitetit duke shantazhuar Perëndimin se nëse duan që situata mos të tensionohet edhe më tutje, duhet të mbështesin atë.

“Në Serbi ka pasur protesta pothuajse çdo ditë që nga rrëzimi i çatisë që vrau disa njerëz. Vuçiç ka probleme serioze të brendshme dhe mund të presësh shumë shpejt përshkallëzime të reja në Kosovë, që është një lojë tipike e Vuçiç për të shpërqendruar Perëndimin dhe për të bërë më shumë presion brenda vendit.

Ai përsëri do të përdorë përshkallëzimin për të de-përshkallëzuar strategjinë dhe do ta pozicionojë veten si një shtyllë stabiliteti duke shantazhuar Perëndimin duke u thënë atyre, nëse nuk duan kriza spirale më tej, ata duhet ta mbështesin atë. Megjithatë, kjo është loja e tij e vjetër dhe Brukseli dhe Uashingtoni tashmë e dinë këtë skenar të mërzitshëm.
Ka zëra se Vuçiq mund të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për të luftuar kaosin brenda vendit.

Nuk e di nëse kjo do të ndodhë, por ata tashmë po flasin me gaz për “skenarin e Rumanisë” dhe një “revolucion të ri me ngjyra” – kaq tipike për regjimin populist të Vuçiqit.. për të shkaktuar panik brenda vendit ai po gënjen njerëzit për një luftë bërthamore dhe strehimore.

Ndërkohë, Rusia tashmë po trolling në media se Kurti po përgatit një konflikt të ri në Kosovë para inaugurimit të Trump. Ne tashmë e dimë se si funksionon regjimi i Vuçiç dhe bëhemi gati për të njëjtën lojë të vjetër të njëjtë në Ballkan…”

The post Specialistja britanike paralajmëron: Rusia dhe Vuçiç bashkë në propagandë për një konflikt të ri në Kosovë appeared first on Sot News | Lajme.

“Po të dua bëj s*ks edhe me pesë djem”/ Çfarë ndodhi mes Xhenetës dhe Drilonit? (Video)

By: sara fuga
30 November 2024 at 20:38

Atmosfera në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova mesa duket është përherë e nxehtë nga debatet. Dy banorët e Big Brother VIP Kosova Xheneta dhe Driloni kanë pasur një debat mes njëri-tjetrit.
Xheneta i ka thënë Drilonit se ai nuk di gjë tjetër, vetëm të flas për puthjet e saj.

“Ti flet vetëm për puthjet e mia që janë shumë normale, unë edhe me pesë djem nëse puthem, është e drejta ime të puthem, nëse me pesë djem dua të bëjë seks, është e drejta ime”, është shprehur ajo.
Pas kësaj deklarate të Xhenetës, i menjëherëshëm ka qënë dhe reagimi i Drilonit.

“Ti nuk po më kupton që nuk dua të bëjë gjëra të tilla”, është shprehur ai.
Për më tepër rreth debatit ndiqni videon në vijim:

The post “Po të dua bëj s*ks edhe me pesë djem”/ Çfarë ndodhi mes Xhenetës dhe Drilonit? (Video) appeared first on Sot News | Lajme.

“Është njeri pa ndjenja”/ Nga ndarja e lufta me depresionin te qëndrimi në burg, Fjolla Morina rrëfehet ‘pa dorashka’

By: sara fuga
30 November 2024 at 20:29

Fjolla Morina ka hapur një kapitull të ri në jetën e saj, duke u kthyer në intervista pas një periudhe të gjatë që e ka sfiduar psikologjikisht.
Ajo ka folur për ndarjen nga biznesmeni Fisnik Syla dhe dënimin me burg, pas arrestimit të saj me armë në Morinë, ngjarje që e çuan në një gjendje të rënduar psikologjike.

Në një intervistë televizive, Fjolla ka treguar se periudha pas këtyre ngjarjeve ka qenë më e vështira në jetën e saj, duke shprehur se ka qenë në një pikë të vështirë, ku ka menduar për mundësinë e vetëvrasjes. “Nuk kam dashur as të jetoj më,” ka thënë ajo.

Këngëtarja ka theksuar se ka lënduar shumë persona gjatë kësaj periudhe dhe ka shtuar se personit që ia shkaktoi këtë gjendje
nuk do t’ia falë kurrë.
Fjolla ka komentuar në mënyrë të ashpër për situatën, duke e cilësuar personin që e ka sjellë në këtë gjendje si “njeri pa ndjenja” dhe ka pohuar se do t’i kishte dhënë gjithçka për të mos e njohur atë.

“Kam kaluar në depresion për një plehrë, ai nuk është krijesë, është njeri pa ndjenja,” ka thënë Fjolla, duke nënvizuar se e ka marrë veten vetëm pas shumë peripecish, por është bërë më e fortë.

The post “Është njeri pa ndjenja”/ Nga ndarja e lufta me depresionin te qëndrimi në burg, Fjolla Morina rrëfehet ‘pa dorashka’ appeared first on Sot News | Lajme.

A do ta mbështesë Greqia anëtarësimin e Shqipërisë në BE? Mitsotakis i prerë: Kemi pasur marrëdhënie të trazuara, por…

By: sara fuga
30 November 2024 at 20:21

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka njoftuar në një intervistë për Ant1 se do të rikandidojë në vitin 2027 për të marrë përsëri drejtimin e qeverisë.
Gjatë intervistës, Mitsotakis diskutoi çështje të rëndësishme për Greqinë, por gjithashtu u pyet për Fredi Belerin dhe marrëdhëniet Shqipëri-Greqi.

Ai theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë kaluar periudha të vështira, por shtoi se Beleri, si eurodeputet i zgjedhur, përfaqëson të drejtat e pakicës greke në Bashkimin Europian.
Mitsotakis gjithashtu u shpreh se “Greqia ka çdo arsye për të mbështetur Shqipërinë në procesin e anëtarësimit të saj në BE”.

Sa i përket marrëveshjes së Prespës, ai vlerësoi se “po ecet në drejtimin e duhur”, dhe theksoi se Maqedonia e Veriut do të kuptojë se nuk është në interesin e saj të pengojë ndryshimin e marrëveshjes.

The post A do ta mbështesë Greqia anëtarësimin e Shqipërisë në BE? Mitsotakis i prerë: Kemi pasur marrëdhënie të trazuara, por… appeared first on Sot News | Lajme.

E bujshme/ “Figurë qendrore e organizatës”, Klodiana Lala: Ja biznesmeni i njohur që është krahu i djathtë i Suel Çelës

By: sara fuga
30 November 2024 at 20:16

Biznesmeni Bujar Shega (i njohur edhe si Marsel Shega) u arrestua në Milano nga policia italiane, me urdhër të SPAK. Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme ka rezultuar se sipërmarrësi nga Peqini është pjesë e organizatës kriminale të Suel Çelës.
Në një program televiziv, Klodiana Lala tha se Bujar Shega është figura qendrore e bandës së Suel Çelës, të ekspozuar në një mori veprash të rënda kriminale nga trafiku ndërkombëtar i kokainës e deri te eliminimi i kundërshtarëve.

Ajo tha se ai ka lidhje të forta politike, miqësi me deputetë e zyrtarë të lartë, si dhe ka përfituar tendera nga buxheti i shtetit me kompanitë e tij. Lala shtoi gjithashtu se SPAK mund të thërrasë edhe personazhe politike si dhe punonjës të administratës publike të skeduar për kontaktet me Bujar Shegën.
“930 kg kokainë do nisej nga Euadori në Belgjikë. Një nga financuesit ishte Bujar Shega, biznesmen me dy kompani në Shqipëri, është nga zona e Peqinit.

Ka marrë tendera dhe punë publike në Shqipëri. Në 2020 dakordësohet me Suel Çelën për të trafikuar këtë sasi droge. Autoritetet në Ekuador marrin informacion se anija që do të nisej kishte dyshime se ishte e ngarkuar me lëndë narkotike e kontaminuar. Shkohet dhe bllokohen 19 thasë të zinj me “bukë” i thonë ata. Droga bllokohet, ishin 930 kg kokainë.

Personi që kishte marrë përsipër nxjerrjen e drogës nga porti konstaton që ishte bosh dhe njofton. Pasi kapet droga, Suel Çela i thotë
Bujar Shegës “heto për hilsin, deri në fund…” Hileqari që mund t’i kishte tradhtuar, thotë Suel Çela, “duhet të na japë prova që droga është kapur, në të kundërt ne do ta fusim në dhe, do ta paguajë me kokën e tij”.

Pra, ka një debat shumë të fortë mes tyre. Figurë qendrore del Bujar Shega, me lidhje të forta në politikë. Mund të kemi edhe politikanë që mund të pyeten apo hetohen për lidhje me atë, personazhe të administratës që kanë firmosur tendera në favor të tij. Bujar Shega duhet parë si figurë qendrore të krimit të organizuar”, u shpreh Lala.

The post E bujshme/ “Figurë qendrore e organizatës”, Klodiana Lala: Ja biznesmeni i njohur që është krahu i djathtë i Suel Çelës appeared first on Sot News | Lajme.

Shënoi golin e 44-të me fanelën e Granadas, ja festimi i pazakontë i Myrto Uzunit (Video)

By: sara fuga
30 November 2024 at 20:00

Myrto Uzuni ka shkruar sot historinë me fanellën e Granadas, teksa ka shënuar golin e tij të 44-t me këtë klub, duke u bërë golashënuesi më i mirë i tij përkrah marokenit El Arabi i cili mbante i vetëm rekordin.

Goli i shënuar ndaj Almerias ishte i 9-i i këtij sezoni për Uzunin, i cili rivalizon pikërisht me Suarez të Almerias për vendin e parë në renditjen e golashënuesve të La Liga. Ndaj sulmuesi shqiptar nuk është përmbajtur me festimi e tij duke vrapuar menjëherë drejt kamerës.

“Këtu jam unë”, tha ai në shqip, duke vazhduar më pas me një të sharë po në shqip mes emocioneve të atij momenti që e bëri përgjithmonë pjesë të historisë së Granadas.

D🔟S.#LALIGAHighlights pic.twitter.com/dqfOMmfiIN

— Granada CF ❤⚪ (@GranadaCF) November 30, 2024

The post Shënoi golin e 44-të me fanelën e Granadas, ja festimi i pazakontë i Myrto Uzunit (Video) appeared first on Sot News | Lajme.

“Duan që Parlamenti 2025 të ketë…”/ Spahiu plas deklaratën ‘bombë’: Ja plani i fshehtë i dyshes Rama-Berisha

By: sara fuga
30 November 2024 at 19:49

Rama dhe Berisha duan që Parlamenti 2025 të ketë vetëm dy parti, PS dhe PD dhe të shkrihen partitë e tjera’, kështu është shprehur ditën e sotme, në një lidhje skype për një program televiziv juristi Kreshnik Spahiu.
Ai tha se në zgjedhjet e ardhshme PD dhe PS do të dalin më të forta se në zgjedhjet e para 4 viteve.

‘Në janar Berisha dhe Rama do të forcojnë komisionin antikorrupsion për ti thënë SPAK jepni llogari para nesh. Do të asgjësojnë çdo parti tjetër dhe në parlament do të jenë vetëm PD dhe PS. Të dy do të polarizojnë skenën politike për të forcuar pozitat e tyre politike dhe për t’ju kundërvënë institucioneve të pavarura. Në zgjedhjet e majit të viti 2025 Rama dhe Berisha do të dalin më të fortë se 4 vite më parë, PS dhe PD do të jenë parti dominante’, tha ai.

The post “Duan që Parlamenti 2025 të ketë…”/ Spahiu plas deklaratën ‘bombë’: Ja plani i fshehtë i dyshes Rama-Berisha appeared first on Sot News | Lajme.

Situata e motit përkeqësohet në Peshkopi, autoritetet rrugore bëjnë thirrjen urgjente

By: sara fuga
30 November 2024 at 19:39

Përgjatë pasdites së sotme, qyteti i Peshkopisë ka përjetuar reshje të dendura shiu dhe dëbore, duke shkaktuar një pamje të vërtetë dimërore. Reshjet filluan pas orës 15:30, kur filluan dëborat të bien me intensitet të lartë. Situata është përkeqësuar më tej, veçanërisht në zonat malore përreth qytetit.

Në zonën e Kalasës së Dodës, trashësia e dëborës ka arritur deri në 30 centimetra, duke krijuar kushte të vështira lëvizjeje dhe duke vështirësuar qarkullimin, sidomos për mjetet që qarkullojnë në rrugët malore. Sipas informacionit të marë nga autoritetet lokale, reshjet do të vijojnë gjatë natës, duke rritur mundësinë e bllokimit të rrugëve, sidomos në lartësitë më të mëdha, ku bora mund të arrijë edhe më shumë se 30 cm.

Shërbimet e emergjencës dhe autoritetet lokale janë në gatishmëri për të siguruar qarkullimin dhe për të ofruar ndihmë në rast të bllokimit të rrugëve. Po ashtu, janë paralajmëruar qytetarët që të jenë të kujdesshëm në lëvizje dhe të shmangin udhëtimet nëpër zona të izoluara për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

Kjo është një situatë që ka prekur të gjithë qytetin dhe ka shkaktuar shqetësim te banorët, të cilët janë të detyruar të përballen me reshje të forta dhe mundësi të kufizuara për qarkullimin.

The post Situata e motit përkeqësohet në Peshkopi, autoritetet rrugore bëjnë thirrjen urgjente appeared first on Sot News | Lajme.

Heidi ‘e shkuar e harruar’, Romeo në një histori të re dashurie, ja bukuroshja që i ka rrëmbyer zemrën

By: sara fuga
30 November 2024 at 19:28

Histori e dashurisë mes Romeos dhe Heidit ka përfunduar zyrtarisht që në gusht, duke sjellë edhe largimin e ish-finalistes së “Big Brother” nga Shqipëria. Pasi jetoi për disa muaj e vetme në Tiranë, Heidi ka zgjedhur të nisë një kapitull të ri jashtë vendit.

Ndërkohë, Romeo Veshaj duket se e ka gjetur tashmë lumturinë në një lidhje të re. Panorama raportoi për një flirt të mundshëm, por tani miqtë pranë aktorit kanë konfirmuar se lidhja me vajzën brune është më shumë se thjesht një thashethem.

Romeo dhe partnerja e tij e re janë parë gjithnjë e më shpesh bashkë në vende publike. Miqtë e afërt, të cilët fillimisht ishin skeptikë për qëndrueshmërinë e kësaj romance, tani tregojnë se vajza e re është bërë një shoqëruese e përhershme e tij, duke qenë pranë artistit në shumë evente dhe aktivitete.

Edhe pse çifti ende nuk ka dalë hapur në publik, kjo nuk i ka penguar njerëzit t’i shohin bashkë në disa ambiente të njohura të Tiranës. Ditët e fundit, Romeo dhe e dashura e tij janë parë në zonën e ish-Bllokut, ku vëllai i tij ka një biznes.

Në një bar të njohur, ata kanë kaluar një mbrëmje të qetë nën shoqërinë e miqve të përbashkët, duke ruajtur një profil të ulët për të mos tërhequr shumë vëmendje.
Pritet që në javët apo muajt e ardhshëm, Romeo dhe partnerja e tij e re të shfaqen publikisht.

The post Heidi ‘e shkuar e harruar’, Romeo në një histori të re dashurie, ja bukuroshja që i ka rrëmbyer zemrën appeared first on Sot News | Lajme.

Derbi kryeqytetas/ Tirana-Partizani, policia publikon plan masash: Ja cilat rrugë do të bllokohen

By: sara fuga
30 November 2024 at 18:52

Policia ka marrë masa për garantimin e rendit publik dhe sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve Tirana dhe Partizani që do të zhvillohet më 1 dhjetor në orën 19:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Në zbatim të planit të masave, Policia njofton se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore dhe itinerare të përcaktuara, për lëvizjen e tifozëve të dy skuadrave.

Në orën 14:00 do të bëhet spostimi i automjeteve përreth stadiumit, ndërsa bllokimi i rrugëve do të bëhet në orën 17:00. Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 17:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë:
– Rruga “Lek Dukagjini”, përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri te stadiumi “Air Albania”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Lëvizja e tifozëve të KF “Tirana” do të bëhet:
Selvia – Teatri Kombëtar i Operas- sheshi “Skënderbej” – bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – Ura e Ish- hotel Dajtit – kthim në rrugën “Bajram Curri”, – Etc – rruga “Papa Gjon Pali II” – Coin – Stadium.

Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet:
Kryqezimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja” – përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha” – rruga “Sulejman Delvina”, rruga “Ibrahim Rugova” – pas Presidencës – sheshi “Frederik Shopen” – përpara shkallëve të Universitetit të Tiranës – stadium.

Policia do të garantojë dhe do të sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve, jashtë itinerarit të caktuar.
Po në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle rigoroze ndaj tifozëve, para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj), dhe çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Personat të cilët e kanë të ndaluar hyrjen në objektet dhe mjediset sportive, detyrohen të paraqiten fizikisht në komisariatet policore përkatëse, në ditën dhe orën e zhvillimit të veprimtarisë sportive, në zbatim të ligjit nr. 79/2017,

“Për Sportin”, i ndryshuar me ligjin nr. 105/2020, dhe moszbatimi i detyrimeve që rrjedhin nga ky ligj, përbën shkelje të tij.
Gjithashtu, nuk do të lejohen të futen në stadium fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindit apo kujdestarit (shoqëruar me dokument), pavarësisht se mund të jenë të pajisur me bileta.

The post Derbi kryeqytetas/ Tirana-Partizani, policia publikon plan masash: Ja cilat rrugë do të bllokohen appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌