Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Fermerë të rremë: Skandali me ndihmën e BE-së në Greqi nxjerr në pah plagën e “klientelizmit”

17 July 2025 at 11:26

Pesë vjet më parë, Vaios Ganis mori një letër anonime të dërguar në shtëpinë e tij në bashkinë Domokos, në Greqinë qendrore. Si kreu i shoqatës rajonale të bujqësisë, Ganis mbeti i tronditur nga përmbajtja. Dërguesi pretendonte se persona të caktuar në Domokos po merrnin subvencione bujqësore nga Bashkimi Evropian për kullota që nuk i […]

The post Fermerë të rremë: Skandali me ndihmën e BE-së në Greqi nxjerr në pah plagën e “klientelizmit” appeared first on Reporter.al.

Kryeministri Mitsotakis, mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare/ Shkak tensionet në Lindjen e Mesme

13 June 2025 at 13:09

Kryeministri po kthehet nga Suedia, ku do të forconte marrëdhëniet dypalëshe, veçanërisht në sektorët ekonomikë dhe të mbrojtjes.

Këshilli Qeveritar i Sigurisë Kombëtare do të mblidhet sot në orën 18:00 nën drejtimin e Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis , mbi zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.

Kujtohet se më herët këtë mëngjes, Ministria e Punëve të Jashtme lëshoi ​​një deklaratë për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur në Izrael , pas nisjes së një sulmi kundër objektivave iraniane , duke u bërë thirrje qytetarëve grekë në vend të qëndrojnë në një vend të sigurt, pranë një strehimi dhe të ndjekin nga afër udhëzimet e autoriteteve lokale.

Gjithashtu kujton se hapësira ajrore e Izraelit mbetet e mbyllur, si rezultat i së cilës nuk po zhvillohen fluturime për në dhe nga Aeroporti Ben Gurion . Në të njëjtën kohë, qytetarët grekë ftohen të plotësojnë të dhënat e tyre në formularin përkatës në mënyrë që komunikimi të mund të bëhet në rast nevoje.

The post Kryeministri Mitsotakis, mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare/ Shkak tensionet në Lindjen e Mesme appeared first on Sot News | Lajme.

Partitë opozitare greke letër Mitsotakis: Të dënohen krimet e Izraelit kundër palestinezëve

By: redi
26 May 2025 at 18:27

4 parti opozitare greke të krahut të majtë i kanë bërë thirrje qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis të “ndërpresë bashkëpunimin ushtarak me shtetin e Izraelit dhe të dënojë në mënyrë të qartë dhe pa mëdyshje krimet e kryera nga shteti i Izraelit kundër popullit palestinez”. Deklarata e përbashkët mban firmat e partive Syriza, KKE, Nea aristerà (‘E Majta e Re’) dhe Plefsi…

Source

Qeveria greke rrit pagën minimale, përfitojnë dhe emigrantët shqiptarë

26 March 2025 at 20:05

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ka njoftuar gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë se paga minimale në Greqi do të rritet nga 830 euro në 880 euro (740 € neto), me synimin që deri në fund të mandatit të tij katërvjeçar, paga minimale të arrijë në 950 euro. Ai theksoi se rënia e papunësisë është rezultat […]

The post Qeveria greke rrit pagën minimale, përfitojnë dhe emigrantët shqiptarë appeared first on BoldNews.al.

Kyriakos Mitsotakis telefonon Kryepeshkopin Joan Pelushi, zbardhen detaje nga biseda

By: Ela
18 March 2025 at 18:06

24 orë pas zgjedhjes në krye të Kishës Orthodokse të Shqipërisë, Kryepeshkopi Joan ka marrë një telefonatë nga ana e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis. Përmes një postimi në platformën ‘X’, Mitsotakis shkruan se Kisha e Shqipërisë është një pikë uniteti dhe mirëkuptimi reciprok mes dy popujve. “Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt këtij qëllimi, […]

The post Kyriakos Mitsotakis telefonon Kryepeshkopin Joan Pelushi, zbardhen detaje nga biseda appeared first on BoldNews.al.

Greqia rrit buxhetin për mbrojtjen/ 28 miliardë euro në 12 vitet e ardhshme

11 March 2025 at 17:49

“28 miliardë euro investim në mbrojtje”. Ky është plani i Greqisë me synimin kryesor forcimin e ushtrisë dhe strukturave të tjera të mbrojtjes në vend.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis do të paraqesë në Parlament Programin Afatgjatë të Armatimeve, i cili synon të përcaktojë investimet strategjike të mbrojtjes për 12 vitet e ardhshme, që përfshin periudhën 2025-2037.

Kjo përkthehet në shpenzime mesatare prej 2 deri në 2.5 miliardë euro në vit.

Pas prezantimit, është ministri i Mbrojtjes, Nikos Dendias, ai që do të japë detaje mbi programin.

Programi ka marrë emrin “Mburoja e Akilit”, e cila ka për qëllim modernizimin e mbrojtjes ajrore dhe përmirësimin e ndërlidhjes së sistemeve mbrojtëse.

Ky projekt do të forcojë aftësitë mbrojtëse të vendit, duke përfituar nga teknologjitë më të fundit dhe duke përmirësuar koordinimin mes forcave të armatosura greke.

Ne program do të përfshihen nevojat dhe prioritetet e prokurimeve ushtarake, por nuk do të specifikojë sisteme të veçanta apo procedurat e blerjeve te armatimeve, përveç atyre që tashmë janë kontraktuar.

Që nga viti 2020, Greqia ka nënshkruar kontrata mbrojtëse me vlerë rreth 15 miliardë euro, duke përfshirë blerjen e avionëve luftarakë Rafale dhe modernizimin e flotës detare dhe tokësore.

Edhe Bashkimi Europian po përgatitet për një iniciativë të cilësuar sit e pashembullt për një pakete prej 800 miliardë eurosh qe pritet te investohen në sektorin e mbrojtjes.

/abcnews.al/

Mitsotakis në ‘telashe’, kryeministri grek përballet me mocion mosbesimi në Parlament

5 March 2025 at 11:44

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis dhe qeveria e tij e djathtë po përballen me një mocion mosbesimi në Parlament. Sipas mediave greke, mocioni i mosbesimit është organizuar nga partitë opozitare, për katastrofën në Tempi dy vite më parë, ku humbën jetën 57 persona. Mocioni, që pritet të dorëzohet sot në parlament, pason protestat masive në […]

The post Mitsotakis në ‘telashe’, kryeministri grek përballet me mocion mosbesimi në Parlament appeared first on BoldNews.al.

Opozita dorëzon mocionin e mosbesimit, Mitsotakis: Duan ta kthejnë tragjedinë në Temp, një slogan politik

5 March 2025 at 12:02

Opozita në Greqi dorëzon sot mocionin e mosbesimit. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka reaguar me kritika të ashpra nga opozitën për qëndrimin e kësaj të fundit, ndaj tragjedisë Tempi. Situatë e cila solli edhe zemërimin masiv të qytetarëve, duke organizuar protesta dhe kërkuar drejtësi.

Në deklaratën e tij në Parlament, kryeministri grek tha se qeveria nuk do të dorëzohet, pavarësisht sulmeve të cilat ai i konsideron si të padrejta.

“Duan ta kthejnë Tempin në një pikë përçarjeje dhe një slogan politik të lirë”, tha kryeministri.

Po ashtu ai bëri të ditur se qeveria do të punojë për ristrukturimin e transportit në Greqi me dy synime: deri në vitin 2027, rinovimin e mjeteve lëvizëse dhe caktimin e mirëmbajtjes dhe mbështetjes së infrastrukturës një organizmi të madh evropian.

/abcnews.al/

Greqia mbështet BE: Mirëpresim propozimin për investimet e mbrojtjes

By: redi
14 February 2025 at 19:27

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka mirëpritur propozimin e Ursula von der Leyen për ndryshime në rregullat fiskale të Bashkimit Europian. Ai tha në një reagim në rrjetet sociale se ky është nja hap vendimtar për sigurinë e të gjithë vendeve të BE-së. “Greqia ka mbrojtur prej kohësh për të përjashtuar investimet e mbrojtjes nga kufizimet fiskale. Ne mirëpresim propozimin …

Source

Rama takim “kokë më kokë” me Mitsotakis: Jemi miq, çdo problem duhet ta zgjidhim me dialog

30 January 2025 at 20:25

Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim “kokë më kokë” me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis, pas përfundimit të ceremonisë funerale të Kryepeshkopit Anastas Janullatos në Tiranë. Lajmi bëhet me dije nga mediat greke, të cilat kanë zbuluar se çfarë kanë diskutuar kryeministrat e dy vendeve në takimin që ka zgjatur pak minuta. “Sigurisht […]

The post Rama takim “kokë më kokë” me Mitsotakis: Jemi miq, çdo problem duhet ta zgjidhim me dialog appeared first on BoldNews.al.

Mijëra besimtarë i japin lamtumirën Kryepeshkopit Anastas Janullatos

30 January 2025 at 16:26

Kryeministrat e Shqipërisë dhe Greqisë, Edi Rama dhe Kyriakos Mitsotakis së bashku me zyrtarë të lartë dhe klerikë vendas dhe të huaj ishin të pranishëm gjatë ceremonisë së varrimit të kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, ndërsa mijëra qytetarë ndoqën shërbesën e lamtumirës së tij të enjten paradite në Tiranë. Kryeministri grek, […]

The post Mijëra besimtarë i japin lamtumirën Kryepeshkopit Anastas Janullatos appeared first on Reporter.al.

Mitsotakis: Për grekët dhe ortodoksët në Shqipëri dhe në botë, Kryepeshkopi Anastas ishte burim krenarie

30 January 2025 at 17:55

TIRANË, 30 janar /ATSH/ Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis deklaroi sot se Kryepeshkopi Anastas Janullatos hodhi themelet e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Në fjalën e përmortshme në shërbesën e përcjelljes për në jetën e amëshuar të Kryepeshkopit, Anastas Janullatos, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, Mitsotakis tha se, “guxojmë të shpresojmë”.

“Në këto tre fjalë përmblidhet mendoj e gjithë jeta dhe aktiviteti i këtij hierarki të cilin ne e përshëndesim sot sepse pikërisht guximi dhe shpresa ishin ato dy busulla orientuese që për herë e drejtonin Anastasin në këtë rrugëtim të tij të admirueshëm”, tha kryeministri grek.

Një rrugëtim, theksoi ai, “i cili ka qenë qëndrueshëm në krah të njeriut dhe të drejtave të tij. Një herë si apostull modest dhe i përulur, një herë tjetër si një mbështetës pa zhurmë në krah të studentëve gjatë periudhës së diktaturës në Greqi. Dhe sigurisht si një themelues madhor dhe një pionier, një pararendës i jashtëzakonshëm i ortodoksisë në Shqipëri”.

Pikërisht, theksoi Mitsotakis, “në këtë madhështi të një personaliteti të jashtëzakonshëm ne përulemi sepse kryepeshkopi i Tiranës, i Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë ishte njëkohësisht një intelektual i besimit, por edhe një shërbëtor i thjeshtë i njeriut që kishte në krah”.

“Me fjalë të tjera ka qenë një shembull i ndriçuar i aktivitetit të tij, madje mungesa e tij do të jetë e pazëvendësueshme, jo vetëm këtu në vendin e tij dhe për homogjeninë tonë, por për të gjithë vendet e tjera ku rreh zemra e helenizmit për të cilin ekzistoi në 10-vjeçarë një fener i vërtetë”.

“Një fener dashurie dhe kontributi, fisnikërie dhe thjeshtësie, bindjeje por edhe rezultatshmërie, një fener i ortodoksisë përmes besimit”, tha Mitsotakis.

“Shumica e të pranishmëve e dinë se çfarë arriti Anastasi që nga çasti i parë kur mbërriti në Shqipëri në vitin 1991, në një vend të rrënuar nga regjimi autoritar me të krishterët e persekutuar dhe bashkëkombësit tanë të lënë në harresë”, u shpreh ai.

“Megjithatë duke marrë forcë nga besimi i tij i thellë ai hodhi themelet e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, u shpreh Mitsotakis, duke shtuar se Janullatos, “krijoi mbi 400 enori, ndërtoi qindra kisha dhe dorëzoi 145 klerikë të rinj. Njëkohësisht hapi dhjetëra institucione arsimore, shëndetësore dhe bamirësie, një mrekulli e vërtetë mes rrënojave”.

“Gurët që na hedhin ata që luftojnë kundër veprës sonë thoshte shpesh me një buzëqeshje në fytyrë, ne i mbledhim dhe me to ndërtojmë kisha dhe shkolla. E thoshte dhe e nënkuptonte”, u shpreh Mitsotakis.

“Nuk është rastësi pra, theksoi Kryeministri i Greqisë, “që sot e vajtojnë si grekët, ashtu edhe shqiptarët, por dhe njerëzit kudo në botë, pavarësisht fesë apo kombësisë”.

“Kryepeshkopi ishte gjithmonë një urë miqësie midis dy popujve dhe një hallkë komunikimi mes dy shteteve”, shtoi ai.

“Prandaj me plot të drejtë, mund të quhet “Diplomati i Dashurisë”, një mision që ai e përmbushi me maturi dhe ndërgjegje, por edhe me një vendosmëri të palëkundur”, tha Mitsotakis.

“Jam një nga fatlumët që pata mundësinë ta njoh dhe të bashkëpunoj me vite me radhë me hierarkun tonë dhe nuk e fsheh që e konsideroj këtë përvojë, jo vetëm një angazhim profesional, por edhe një pasuri personale sepse ai ishte siç e kishte quajtur im atë, “I shenjtë dhe i urtë”, tha Mitsotakis.

“Një njeri që të magjepste me dijet e tij dhe një karakter që e shprehur me fjalë të ftonte me shembullin e tij të bëheshe më i mirë”, u shpreh Mitsotakis.

“Pikërisht këtu përputheshin edhe rrugët tona, në aftësinë për të kuptuar problemet e shumicës, veçanërisht të më të dobëtëve dhe në përkushtimin për të luftuar, pavarësisht vështirësive, që ato të gjenin zgjidhje”, tha kryeministri grek.

“Për grekët dhe ortodoksët në Shqipëri dhe kudo në botë, Anastasi ishte burim krenarie. Ai ishte një shërbëtor i palodhur dhe i përulur duke ofruar shpresë dhe gëzim shpirtëror për besimtarët ortodoksë kudo në botë”, theksoi Mitsotakis.

“Në urtësinë e tij teologjike dhe përulësinë e tij ai dëshmoi se Kisha Ortodokse mund të jetë një komunitet i gjallë dashurie dhe kujdesi shoqëror që bashkon popujt, prandaj sot të gjithë ndjejmë një trishtim të thellë, por edhe një ndjenjë përgjegjësie për trashëgiminë e rëndë që ai na la”, nënvizoi kryeministri Mitsotakis.

“Si bari shpirtëror ai ndërtoi kisha, si udhëheqës ai krijoi ura bashkëpunimi mes popujve dhe feve. Ai tregoi se mund të jesh njëkohësisht një grek i vërtetë dhe një figurë universale. U bëftë shembulli i tij një burim frymëzimi për brezat që do të vijnë dhe vepra e tij gjettë pasues të denjë e përcjellë me të njëjtat fjalë që ai vetë na la si amanet. “Guxojmë të shpresojmë”, përfundoi fjalën e tij Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. /j.p/

The post Mitsotakis: Për grekët dhe ortodoksët në Shqipëri dhe në botë, Kryepeshkopi Anastas ishte burim krenarie appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryeministri i Greqisë propozon kreun e Parlamentit si kandidat për President

By: gsh
15 January 2025 at 11:52

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis shpalli vendimin e tij për të pasur Konstantinos Tasoulas si kandidat për President të Republikës të propozuar nga qeveria.

Votimi i parë do të mbahet në Parlament më 25 janar.

Duke arsyetuar vendimin e tij, Kryeministri shpjegoi se ” Vendosa që në periudhën e ardhshme dhe në një mjedis ndërkombëtar të trazuar, vendi ka nevojë për një President të Republikës me një histori të gjatë publike”.

“Presidenti i Republikës duhet të ketë prestigj të lartë, pranim më të gjerë dhe natyrisht përvojë, njohuri dhe respekt praktik për institucionet. Pranimi më i gjerë, megjithatë, nuk do të thotë domosdoshmërisht ndonjë propozim përtej shumicës aktuale të qeverisë. Përkundrazi, sinjalizon një person që do të ngjall besim në shoqëri, i cili do të ketë aftësinë për bashkuar”, tha kryeministri grek.

Ai u shpreh se kreu i shtetit mund të ketë kompetenca të kufizuara ekzekutive, por ai është simboli i kombit.

“Kushtetuta jonë i jep të gjitha garancitë, ndërsa historia tregon gjithashtu se individët janë ata që në fund i japin vlerë institucioneve”, u shpreh Mitsotakis.

The post Kryeministri i Greqisë propozon kreun e Parlamentit si kandidat për President appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Ndryshe nga Rama, kryeministri grek: Masa ndaj rrjeteve sociale, por jo bllokime të rrepta

By: redi
23 December 2024 at 17:04

Rrjeet sociale janë një pikë që qeveritë në Europë po marrin masa. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, thotë se do të marrë masa ndaj rrjeteve sociale, por nuk do të bëjë bllokime të rrepta. Pa demonizuar teknologjinë, ka thënë ai, ne do të fokusohemi në mbrojtjen e të miturve nga varësia dixhitale. Sipas kreut të qeverisë greke në 30 dhjetor, në një aktivitet të veçantë me të gjithë…

Source

VOA: Greqia kushtëzon integrimin e Shqipërisë në BE me respektimin e minoritetit

By: user 6
18 December 2024 at 21:43

Shqipëria firmosi sot në Bruksel një marrëveshje partneriteti me Bashkimin Europian në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Marrëveshja e nënshkruar nga përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme Kaja Kallas dhe dy ministrat e Shqipërisë, ai i Jashtëm Igli Hasani dhe i Mbrojtjes Pirro Vengu, synon rritjen e bashkëpunimit në çështjet e sigurisë.

Zonja Kallas e cilësoi marrëveshjen “një kapitull të ri në bashkëpunimin mes miqsh dhe aleatësh”.

Në vitin 2020, Bashkimi Europian vendosi të niste negociatat për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë. Dje u çelën bisedimet për një tjetër grupkapitull, që përfshin politikën e jashtme, sigurinë dhe mbrojtjen, ndërsa në tetor u hap grup kapitulli themelor, që përfshin mes të tjerash gjyqësorin, të drejtat themelore dhe politikat kundër korrupsionit.

Ndërkohë sot kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis tha se Athina do ta mbështesë Shqipërinë në procesin integrues, por me kusht që ajo të respektojë minoritetin etnik grek.

“Mikja jonë Shqipëria e di se rruga drejt Bashkimit Europian është vazhdimisht e kushtëzuar dhe në thelb ne jemi rregullatorët e shpejtësisë me të cilën Shqipëria do të lëvizë drejt Europës”, tha zoti Mistsotakis.

Ai i bëri këto komente në Janinë, në ceremoninë e nisjes së punimeve të autrostradës që do të lidhë Janinën me Kakavijën.

Për gati një vit, hapja e bisedimeve me Shqipërinë, u mbajt peng nga Greqia, për shkak të arrestimit të ish kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, përfaqësues i pakicës greke.

Ai u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit të vitit të kaluar nën akuzën për blerje të votave. Zoti Beleri u la i lirë në shtator të këtij viti, pasi fitoi mandatin si ligjvënës në Parlamentin Europian, si kandidat i partisë konservatore të zotit Mitsotakis, “Demokracia e Re”.

Kryeministri grek tha sot se Athina ka kërkuar përherë marrëdhënie të mira me Shqipërinë, por mbështetja për anëtarësim do të varej nga shpejtësia e përmbushjes së detyrimeve prej saj lidhur me të drejtat e pronave dhe të drejtave të tjera të minoriteti grek në Shqipëri.

Shqipëria, së bashku me Bosnjen, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë kërkojnë prej vitesh anëtarësimin ne BE dhe janë përfshirë në bisedime me Brukselin se si mund të përshpejtojnë reformat e nevojshme që të mund t’i bashkohen bllokut evropian prej 27 vendesh.

Por progresi ka ngecur, kryesisht për shkak të përparimit të ngadaltë në realizimin e reformave, por edhe si pasojë mungesës së dëshirës mes vendeve anëtare për zgjerimin e mëtejshëm të BE-së.

Deklaratat e sotme të kryeministrit grek lidhur me procesin integrues të Shqipërisë u bënë përpara se ai të udhëtonte drejt Brukselit, për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. /VOA

The post VOA: Greqia kushtëzon integrimin e Shqipërisë në BE me respektimin e minoritetit appeared first on Lapsi.al.

Greqia: Mbështetja jonë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar

18 December 2024 at 16:25

Greqia do ta mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj dhjetëvjeçare për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, por me kusht që ajo t’i respektojë të drejtat e pakicës greke në vend, tha të mërkurën kryeministri Kyriakos Mitsotakis, raporton Reuters. Marrëdhëniet mes Athinës dhe Tiranës u përkeqësuan pasi Shqipëria e arrestoi politikanin e pakicës greke, Alfred Beleri, […]

The post Greqia: Mbështetja jonë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar appeared first on BoldNews.al.

“Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE, por me një kusht”- Kyriakos Mitsotakis kërkon një mandat tjetër në 2027: Duhet të ecim përpara! Ja mesazhi për Maqedoninë e Veriut

By: E.K
1 December 2024 at 09:13

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis teksa ka shpalosur ambicien e tij për një tjetër mandat në 2027, ka folur edhe për marrdhëniet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjatë një interviste dhënë për median greke Antena me rastin e përurimit të Metrosë në Selanik, kreu i qeverisë greke u shpreh se mbështet anëtarësimin e Shqipërisë […]

The post “Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE, por me një kusht”- Kyriakos Mitsotakis kërkon një mandat tjetër në 2027: Duhet të ecim përpara! Ja mesazhi për Maqedoninë e Veriut appeared first on FaxWeb.

Mitsotakis: Maqedonia e Veriut duhet ta përdorë vetëm emrin e ri kushtetues

1 December 2024 at 10:49

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, në një intervistë për televizionin “Antena”, shprehu besimin se vendi do të kuptojë se nuk është në interesin e tij të vazhdojë me qëndrime që krijojnë tension me fqinjin Maqedoninë e Veriut.

Ai përsëriti se pret që autoritetet maqedonase të konfirmojnë qartë pajtueshmërinë me Marrëveshjen e Prespës dhe ta njohin vendin me emrin Maqedonia e Veriut, si në përdorim të brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Mitsotakis theksoi se në Ballkan ka forca që inkurajojnë nacionalizmin dhe se kjo ndihet edhe në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në periudhën parazgjedhore. Ai shtoi se qeveria e Maqedonisë së fundmi ka filluar të kuptojë rëndësinë e Marrëveshjes së Prespës, por theksoi se respektimi i plotë i marrëveshjes është i rëndësishëm jo vetëm për marrëdhëniet dypalëshe, por edhe për integrimin euroatlantik të vendit.

“Maqedonia e Veriut nuk mund t’i shpëtojë këtij parashikimi. Unë shoh në dy muajt e fundit që Qeveria e ka kuptuar deri diku këtë. Ajo që pres, jo vetëm unë, sepse çështja nuk është dypalëshe, vlen edhe për Evropën, deri diku vlen edhe për NATO-n, është një deklaratë shumë e qartë nga ana e lartë shtetërore dhe politike që respektimi i Marrëveshjes së Prespës është i plotë dhe se emri i shtetit është Maqedonia e Veriut, pavarësisht nëse e përdorin jashtë ose brenda vendit. Besoj se po ecim në drejtimin e duhur”, tha Mitsotakis.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse Greqia duhet të informojë aleatët për qëndrimet e Maqedonisë së Veriut, Mitsotakis shkurt u përgjigj se tashmë është bërë.

The post Mitsotakis: Maqedonia e Veriut duhet ta përdorë vetëm emrin e ri kushtetues appeared first on Telegrafi.

A do ta mbështesë Greqia anëtarësimin e Shqipërisë në BE? Mitsotakis i prerë: Kemi pasur marrëdhënie të trazuara, por…

By: sara fuga
30 November 2024 at 20:21

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka njoftuar në një intervistë për Ant1 se do të rikandidojë në vitin 2027 për të marrë përsëri drejtimin e qeverisë.
Gjatë intervistës, Mitsotakis diskutoi çështje të rëndësishme për Greqinë, por gjithashtu u pyet për Fredi Belerin dhe marrëdhëniet Shqipëri-Greqi.

Ai theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë kaluar periudha të vështira, por shtoi se Beleri, si eurodeputet i zgjedhur, përfaqëson të drejtat e pakicës greke në Bashkimin Europian.
Mitsotakis gjithashtu u shpreh se “Greqia ka çdo arsye për të mbështetur Shqipërinë në procesin e anëtarësimit të saj në BE”.

Sa i përket marrëveshjes së Prespës, ai vlerësoi se “po ecet në drejtimin e duhur”, dhe theksoi se Maqedonia e Veriut do të kuptojë se nuk është në interesin e saj të pengojë ndryshimin e marrëveshjes.

The post A do ta mbështesë Greqia anëtarësimin e Shqipërisë në BE? Mitsotakis i prerë: Kemi pasur marrëdhënie të trazuara, por… appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌