Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 August 2025Main stream

Gucati në protestë kundër Gjykatës Speciale: Kjo gjykatë po kriminalizon UÇK-në dhe po i shërben Serbisë

7 August 2025 at 17:30

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ka akuzuar Gjykatën Speciale se po tenton të kriminalizojë UÇK-në dhe se më shumë po i shërben interesave të Serbisë sesa drejtësisë dhe lirisë së Kosovës.

Duke folur në një protestë të mbajtur kundër kësaj gjykate, Gucati u shpreh i ashpër në qëndrimet e tij, duke thënë se Gjykata Speciale ka dështuar të hetojë krimet e forcave serbe gjatë luftës në Kosovë.

“Kjo gjykatë nuk i ka hetuar krimet e ushtrisë, milicisë e forcave çetnike serbe që masakruan dhe dogjën mijëra shqiptarë. Kjo nuk është drejtësi, kjo është dhunë”, tha ai, duke e quajtur veprimet e kësaj gjykate “kriminalizim të UÇK-së”.

Sipas Gucatit, lufta e UÇK-së “ka qenë dhe do të mbetet ndër luftërat më të pastra në historitë moderne”. Ai shtoi se përmes Gjykatës Speciale në Hagë, Serbia po përpiqet ta fshehë imazhin e saj kriminal.

“Veteranët nuk harrojnë, ne nuk do të lejojmë që e vërteta jonë të deformohet dhe historia jonë të ndryshohet. Dua ta bëj të qartë para ambasadorëve miq dhe të gjithë sponsorëve të Gjykatës Speciale: ne besojmë në drejtësi, por nuk duam padrejtësi”, shtoi Gucati.

The post Gucati në protestë kundër Gjykatës Speciale: Kjo gjykatë po kriminalizon UÇK-në dhe po i shërben Serbisë appeared first on Telegrafi.

Vasfije Krasniqi i bashkohet protestës kundër Gjykatës Speciale: Jam krenare me UÇK-në

7 August 2025 at 17:23

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vasfije Krasniqi, i është bashkuar protestës në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë, duke e cilësuar këtë tubim si një mbrojtje të vlerave kombëtare.

“Sot kam dalë këtu për t’i mbrojtur vlerat tona kolektive. Është pak me vonesë, por shpresoj që të jetë protestë e fortë për t’i mbështetur vlerat tona të UÇK-së,” u shpreh ajo për Klan Kosova.

Krasniqi theksoi se vlerësimi i saj për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nuk ka ndryshuar kurrë, duke kujtuar përkushtimin e familjes së saj ndaj luftës për liri.

“Në vitin 1998 kur është betuar vëllai im për të luftuar për UÇK-në, është edhe ditën e sotme.”

Ajo u shpreh krenare për UÇK-në dhe për ushtrinë që Kosova e ka sot, duke nënvizuar rolin e saj historik në çlirimin dhe ndërtimin e vendit.

The post Vasfije Krasniqi i bashkohet protestës kundër Gjykatës Speciale: Jam krenare me UÇK-në appeared first on Telegrafi.

Shkeli me këmbë flamurin e Kosovës në sheshin e Prishtinës, nga Prokuroria thonë se nuk ka elemente të veprës penale

7 August 2025 at 13:10

Një incident ndodhi një ditë më parë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku një qytetar nga Shqipëria ka përdhosur flamurin e Kosovës duke e shkelur me të dy këmbët.

Personi i përfshirë në këtë akt, i identifikuar si shtetas nga qyteti i Fierit, ishte i veshur me bluzë kuq e zi dhe në duar mbante flamurin e Shqipërisë.

Veprimi i tij është regjistruar në video nga kalimtarë të rastit dhe është publikuar gjerësisht në rrjetet sociale, duke ngjallur reagime të ashpra.

Në lidhje më këtë rast Prokuroria Themelore në Prishtinë ka vlerësuar se rasti nuk përmban elemente të një vepre penale.

Sipas zëdhënëses Kaltrina Shala, çështja është trajtuar si kundërvajtje për prishjen e rendit dhe qetësisë publike.

“Prokurori i shtetit ka vlerësuar që nuk ka elemente të veprës penale, andaj kjo çështje ka kaluar në kundërvajtje për prishjen e rendit të qetësisë publike”, ka deklaruar ajo.

Ndryshe, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti kishte thënë për Telegrafin se i dyshuari është ndaluar dhe është intervistuar nga autoritetet.

“Ai është nga Fieri dhe është duke u intervistuar nga Policia”, ishte shprehur Ahmeti. /Telegrafi/

 

 

 

The post Shkeli me këmbë flamurin e Kosovës në sheshin e Prishtinës, nga Prokuroria thonë se nuk ka elemente të veprës penale appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 6 August 2025Main stream

Një ditë para protestës për ish-krerët e UÇK-së, Specialja shpërndan video për “mbrojtjen e dëshmitarëve”

By: kemajlbr
6 August 2025 at 16:57

Një ditë përpara protestës së paralajmëruar nga organizatat e dala nga lufta për të kundërshtuar “padrejtësitë” ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Dhomat e Specializuara kanë publikuar një video-mesazh nga zëdhënësja Angela Griep.

Në këtë video, Griep thekson rëndësinë që Gjykata i kushton mbrojtjes së dëshmitarëve dhe viktimave që, sipas saj, duhet të kenë mundësinë të tregojnë historinë e tyre “pa frikë”.

Ajo rikujton se vendimi që proceset gjyqësore për krime lufte të zhvillohen jashtë territorit të Kosovës është marrë në marrëveshje mes institucioneve të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, pikërisht për të garantuar një nivel më të lartë sigurie për dëshmitarët dhe viktimat.

“Në Kosovë, si në vendet e tjera demokratike, është e paligjshme të përpiqesh të ndalosh një viktimë apo një dëshmitar që të tregojë historinë e tij, qoftë duke e kërcënuar apo duke i premtuar ndonjë shpërblim,” tha ajo.

Griep theksoi gjithashtu se manipulimi i dëshmive përbën vepër penale:

“Është po ashtu e kundërligjshme t’i thuash një dëshmitari të gënjejë në gjykatë apo të ndryshojë dëshminë. Njerëzit që shkelin këto rregulla mund të gjykohen dhe dënohen nga Dhomat e Specializuara.”

Sipas saj, deri tani pesë persona janë shpallur fajtorë ose kanë pranuar fajësinë për frikësimin e dëshmitarëve, ndërsa pesë të tjerë janë akuzuar për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitarë.

“Mbrojtja dhe mbështetja e dëshmitarëve është prioriteti më i lartë në Dhomat e Specializuara. Ata mbrohen para, gjatë dhe pas dëshmisë së tyre,” përfundoi Griep.

Ndërkohë, nesër nga ora 17:00, organizatat që përfaqësojnë veteranët e UÇK-së kanë paralajmëruar një protestë në Prishtinë, me moton “kundër padrejtësive” që, sipas tyre, po u bëhen ish-drejtuesve të luftës që ndodhen në paraburgim në Hagë.

Protesta vjen në kohën kur është bërë e ditur se Gjykata Speciale ka pranuar dokumente nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP), të cilat do të përdoren si dëshmi në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Aktualisht, Dhomat e Specializuara ndodhen në pushim veror deri më 15 gusht dhe gjatë kësaj periudhe janë pezulluar edhe konferencat javore për media – megjithatë, video-mesazhi i publikuar sot nga Specialja u shpërnda si reagim në kohë të tensionuar.

Kosovo and the EU agreed to hold certain war crimes trials outside of Kosovo, to allow the court to better protect witnesses and victims who wish to tell their stories without fear. Find out more here. pic.twitter.com/DCD7m06MyO

— Kosovo Specialist Chambers (@SpecialChambers) August 6, 2025

The post Një ditë para protestës për ish-krerët e UÇK-së, Specialja shpërndan video për “mbrojtjen e dëshmitarëve” appeared first on Telegrafi.

Dyshohen se detyruan të shesë pronën e gjysmë milioni për 250 mijë euro, Prokuroria kërkon paraburgim për Nexhmi Krasniqin dhe të tjerët

6 August 2025 at 14:24

Prokuroria Themelore në Prizren ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër të arrestuarve nën dyshimin për detyrim, armëmbajtje pa leje e ikje të tatimit.

Në mesin e të arrestuarve është edhe ish-drejtori i Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqit, aktualisht zyrtar policor. Aksioni ishte zhvilluar nga Prokuroria bashkë me IPK derisa një ditë më vonë Xhelal Sveçla ka kërkuar largimin nga Policia të gjithë atyre që njollosin uniformën policore.

Sipas dosjes së Prokurorisë, që ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, Liman Sallauka, Xhevat Sallauka, Nexhmi Krasniqi dhe Ramadan Paçarizi, dyshohen se si pjesë e grupit kishin përdorur kanosjen, duke detyruar të dëmtuarin E.M, të veprojë në dëm të pasurisë së tij.

Sipas dyshimeve të Prokurorisë, i dëmtuari ishin detyruar të tërhiqet nga prona për të cilën kishte autorizim në dobi të Ramadan Paçarizit, i cili pastaj e kishte blerë pronën për 250 mijë euro nën çmimin e tregut pasi e njëjta pronë kishte vlerë deri në gjysmë milioni euro.

Sipas dosjes së Prokurorisë, gjatë muajve nëntor–dhjetor të vitit 2024 në Prizren, Liman Sallauka, Xhevat Sallauka, Nexhmi Krasniqi dhe Ramadan Paçarizi, dyshohen se kanë vepruar si grup i organizuar për të përfituar në mënyrë të kundërligjshme dobi pasurore për vete, përmes kërcënimeve serioze dhe presionit ndaj një personi tjetër.

Sipas dokumentit të siguruar, të pandehurit kanë ushtruar kanosje serioze ndaj të dëmtuarit E.M me qëllim që ai të veprojë në dëm të pasurisë së tij. E.M ka qenë bashkëpronar i një ngastre kadastrale nr. 749 në zonën kadastrale Lubizhdë dhe kishte autorizim gjeneral për të shitur parcelën në fjalë nga personat “Svetozar Nekiq, Stanimir Nekiq dhe Zvonomir Nekiq”.

Duke qenë në këtë pozitë, i pandehuri Liman Sallauka, sipas Prokurorisë, kishte filluar kontakte të vazhdueshme me të dëmtuarin. Më pas, në proces hyn edhe vëllai i tij, Xhevat Sallauka, i cili kërkon vazhdimisht takim me të dëmtuarin lidhur me ngastrën. Takimi ndodh në një pompë derivatesh në rrugën “Transiti i Ri” në Prizren, ku marrin pjesë Liman Sallauka, Xhevat Sallauka, Nexhmi Krasniqi, dëshmitari E.E. dhe i dëmtuari E.M.

Gjatë këtij takimi, sipas Prokurorisë, të pandehurit i bëjnë presion të dëmtuarit që të heqë dorë nga pjesa e tij në ngastrën nr. 749 në dobi të Ramadan Paçarizit. Përballë frikës dhe presionit, dhe me miratimin e dëshmitarit E.E – i cili gjithashtu kishte pronësi në parcelë – i dëmtuari tërhiqet nga prona. Më pas, Ramadan Paçarizi blen parcelën duke paguar një shumë që përshkruhet si “lënien çmimin e tregut për 250,000 euro”, edhe pse prona në realitet kishte vlerë më të madhe.

Sipas Prokurorisë, pasi i dëmtuari e shet pronën nën çmimin e tregut, 10 mijë euro ia jep Nexhmi Krasniqit dhe 20 mijë ia jep Liman Sallaukës.

“E për këtë i dëmtuari së bashku me të pandehurin Liman Sallauka shkojnë në shtëpinë e të pandehurit Nexhmi Krasniqi, ku i dëmtuari hynë në shtëpi dhe nga të hollat e marra prej Ramadan Paçarizit ia jep të pandehurit Nexhmi shumën prej 10.000 euro të vendosura në zarf dhe me të dalë nga aty, 20.000 euro tjera ia jep Liman Sallaukës, në emër të tij dhe për vëllain e tij Xhevat Sallauka”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të arrestuarve.

Për këto veprime, ata dyshohen për veprën penale të detyrimit nga neni 328, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Ramadan Paçarizi po dyshohet edhe për shmangie nga tatimi pasi nuk ka treguar vlerën reale të palujtshmërisë dhe 130 mijë euro ia ka dhënë para kesh blerësit.

Ndërkohë, Liman Sallauka dyshohet edhe për armëmbajtje pa leje pasi në shtëpinë e tij ishin gjetur armë përfshirë edhe një pushkë ajrore e municion.

Edhe në shtëpinë e zyrtarit të Policisë, Nexhmi Krasniqi ishin gjetur 63 fishekë.

Edhe Paçarizit i është gjetur një pushkë ajrore në shtëpi pa leje.

Prokurori Labinot Jetishi në kërkesën për paraburgim ka shkruar se caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale.

Sipas kërkesës, ekziston rreziku që të bëhet presion mbi dëshmitarë, të prishen provat dhe se ekziston rreziku i përsëritjes së veprave penale nga të dyshuarit.

Prokurori i shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve Liman Sallauka, Xhevat Sallauka, Nexhmi Krasniqi dhe Ramadan Paçarizi, duke u bazuar në rrezikun real që ata paraqesin për jetën, trupin apo pasurinë e të tjerëve, si dhe për rrjedhën normale dhe të papenguar të procedurës hetimore.

Sipas prokurorit, pamjaftueshmëria e masave tjera më të lehta, të parashikuara me nenin 171 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, është shqyrtuar në mënyrë të hollësishme, por në bazë të rrethanave konkrete të rastit, është vlerësuar se ato masa nuk garantojnë prezencën e të pandehurve dhe nuk mund të sigurojnë zhvillimin e rregullt të procedurës penale.

Për këto arsye, prokuroria ka propozuar që gjyqtari i procedurës paraprake të caktojë masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj katër të pandehurve, me qëllim të sigurimit të kushteve për një proces hetimor të papenguar dhe ligjërisht të mbrojtur.

The post Dyshohen se detyruan të shesë pronën e gjysmë milioni për 250 mijë euro, Prokuroria kërkon paraburgim për Nexhmi Krasniqin dhe të tjerët appeared first on Telegrafi.

Iu vazhdohet paraburgimi Thaçit, Smakajt, Kilajt e Fazliut

6 August 2025 at 12:55

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit ndaj Hashim Thaçi, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut ku ata së bashku me Hajredin Kuçin akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Katër vendimet e ndara janë marrë nga gjyqtarja e procedurës paraprake Marjorie Masselot më 5 gusht 2025.

Për të gjithë të akuzuarit Prokuroria kishte thënë se duhet të mbesin në paraburgim me arsyetimin se janë proporcionale dhe të nevojshëm.

Sa i përket Thaçit, gjyqtarja e procedurës paraprake, Masselot ka thënë se vazhdon të ekzistojë dyshimi i bazuar se ai ka kryer veprat penale për të cilat ngarkohet.

Përveç kësaj, ajo ka konstatuar se ekziston rreziku që ai të arratiset, t’i pengojë procedurat si dhe të kryej krime të tjera.

Konstatimin për rrezik të arratisjes, Masselot e ka mbështetur në faktin që ende mbeten të vlefshme vlerësimet që nga vendimi i tretë për vazhdimin e paraburgimit.

Këto vlerësime kanë të bëjnë me rëndësinë e veprave penale për të cilat Thaçi akuzohet dhe dënimi i mundshëm në rast që ai shpallet fajtor, qëllimet jo të mira të të akuzuarit ndaj ligjeve dhe procedurave të Gjykatës, mundësinë e tij për t’u arratisur pavarësisht paraburgimit të tij aktual në çështjen 06 ku ai akuzohet për krime lufte etj.

Konstatimin për rrezikun për pengim të procedurave, gjyqtarja e mbështet për faktin se Thaçi dyshohet se ka bashkëpunuar me tri grupe që i udhëheqte për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në çështjen ku ai akuzohet për krime lufte, “veprimet e z. Thaçit tregojnë për këmbëngulje në përpjekjet për të penguar procedurat e DhSK-së edhe nga brenda Qendrës së Paraburgimit të DhSK-së, përfshirë përmes ndikimit të tij mbi ish-pjesëtarë të UÇK-së që i qëndrojnë besnikë dhe persona nga rrethet e tij politike, si bashkë të akuzuarit në këtë çështje”, thuhet në vendim.

Përveç kësaj, rreziku i pengimit të procedurave thuhet se nuk është zhdukur plotësisht me përfundimin e çështjes së Prokurorisë në rastin ku Thaçi po akuzohet për krime lufte.

“Rreziku i pengimit nuk është zhdukur me mbylljen e çështjes së ZPS-së në çështjen 06, pasi procedurat mbeten ende në zhvillim dhe dëshmitarët që kanë dëshmuar tashmë mund të përballen me hakmarrje ose të nxiten për të tërhequr dëshmitë; (ii) rreziku i pengimit vlerësohet jo vetëm në lidhje me çështjen 06, por edhe me çështjen aktuale; dhe (iii) procesi i vazhdueshëm i zbulimit e rrit më tej këtë rrezik, pasi i jep z. Thaçit qasje në informacion sensitiv që lidhet me dëshmitarët”, thuhet në vendim.

Përveç kësaj, Masselot ka thënë se asnjë masë alternative nuk mund t’i zbus mjaftueshëm rreziqet ekzistuese dhe vazhdimi i paraburgimit për Thaçin është i nevojshëm.

Vlen të theksohet se mbrojtja e Thaçit e përfaqësuar nga Sophie Menegon dhe Luka Mishetiq nuk ka parashtruar asnjë përgjigje ndaj kërkesës së Prokurorisë për vazhdimin e paraburgimit.

Mbrojtja e Smakajt kërkon lirimin e tij

Mbrojtja e Smakajt e përfaqësuar nga Jonathan Rees dhe Huë Bowden ka thënë se klienti i tyre duhet të lirohet menjëherë me arsyetimin se asnjë prej 53 paketave të zbulimit të publikuara nga Prokuroria nuk përmbajnë prova që i atribuohen zërave të të akuzuarve siç janë paraqitur në transkriptat e audioincivimeve të bëra në objektet e paraburgimit me date 9 shtator dhe 7 tetor 2023. Si rrjedhojë, ata pretendojnë se kushtet për caktimin e paraburgimit ndaj Smakajt nuk janë përmbushur.

“Mbrojtja e Smakajt pretendon se, në mungesë të provës së artikuluar për atribuomini e zërave të folësve, Transkriptet e vitit 2023 nuk mund të mbështesin një dyshim të bazuar për qëllimet e nenit 41(6) të Ligjit”, thuhet në vendim.

Ndërsa, Prokuroria e ka kundërshtuar këtë gjë duke thënë se ajo se çfarë ka thënë mbrojtja përgënjeshtrohet nga dosja e provave në këtë çështje dhe për rrjedhojë, kërkesa e tyre për lirim të menjëhershëm duhet të refuzohet.

Ndërsa, gjyqtarja rikujtoi se që nga vendimi për konfirmimin e aktakuzës u konstatua se ekziston dyshim i bazuar se Smakaj është përgjegjës për vepra penale që bien në juridiksionin e DhSK-së.

Masselot ka thënë se përgjegjësia penale e Smakajt mbështetet në materiale specifike dhe të detajuara që janë paraqitur nga Prokuroria ndërsa transkriptet përbejnë vetëm një aspekt të një bazë të gjetë provash mbi të cilat është mbështetur konstatimi në konfirmimin e aktakuzës.

Si rrjedhojë, Masselot konstatoi se argumentet e mbrojtjes së Smakajt janë të pabazuara dhe se ende vazhdon të ekzistojë dyshimi i bazuar se Smakaj ka kryer vepra penale për të cilat flitet në aktakuzë.

Sa i përket rrezikut të arratisjes, Masselot ka thënë se të gjitha vlerësimet e përcaktuara në vendimin e tretë për shqyrtimin e paraburgimit mbeten të vlefshme. Këto vlerësime kanë të bëjnë me dijeninë e Smakajt për rëndësinë e veprave penale për të cilat akuzohet së bashku me dënimin potencial në rast që ai shpallët fajtor, mosrespektimin e ligjeve dhe rregullave të gjykatës, fakti që ai ka një pasaportë aktive të Shqipërisë dhe ka mundësinë që ai të largohet dhe faktin që ai ka mundësinë për t’i ikur drejtësisë duke marrë parasysh pozitat e tij të mëparshme në institucionet e Kosovës.

“Gjyqtarja e Procedurës Paraprake vazhdon gjithashtu të jetë e bindur se i akuzuari mund të mbështetet në një rrjet të rëndësishëm individësh me ndikim nga të cilët mund të kërkojë dhe sigurojë burime dhe mbështetje për qëllime arratisjeje”, thuhet në vendimin ndaj Smakajt ku u konstatua se ekziston rreziku që ai të arratiset.

Po ashtu, edhe rreziku për pengim të procedurave të DhSK-së thuhet se vazhdon të ekzistojë duke u nisur nga dyshimet që ai ishte pjesë e grupit të udhëhequr nga Thaçi me synimin që të ndikohet në dëshmitar.

“Këmbëngulja e z. Smakaj për të vazhduar përpjekjet për pengim të procedurave të DS-së, përfshirë ndjekjen e urdhrave nga persona me ndikim politik ndaj të cilëve ai është besnik, si z. Thaçi;

(iii) rritja e ndërgjegjësimit të z. Smakaj për provat inkriminuese ndaj tij, si rezultat i zbulimit në vazhdim, e cila krijon stimuj shtesë për të ndërhyrë te dëshmitarët”, thuhet në vendim i cili konstatoi se Smakaj ka rrezik që të kryej edhe vepra të tjera.

Si rrjedhojë, u konstatua që asnjë prej kushteve tjera përveç masës së paraburgimit nuk mund të zbusin mjaftueshëm rreziqet në këtë rast.

Mbrojtja e Fazliut s’bën parashtrime mbi kërkesën e Prokurorisë për vazhdim paraburgimi

Ngjashëm si mbrojtja e Thaçit, edhe mbrojtja e Fazliut cila përfaqësohet nga avokati David Young nuk ka parashtruar asgjë ndaj kërkesës së Prokurorisë për vazhdimin e paraburgimit ndaj tij.

Ndryshe, ngjashëm si për Smakajn edhe për Fazliun thuhet se në vendimin për konfirmimin e aktakuzës ishte konstatuar se Fazliu mban përgjegjësi penale brenda juridiksionit të DhSK-së.

Përveç kësaj, në vendimin për vazhdimin e paraburgimit u konstatua se vazhdon të ketë rrezik të arratisjes, pengim të procedurave të DhSK-së dhe rrezik për kryerjen e krimeve të tjera për Fazliun.

Ndër, vlerësime të tjera, vlerësohet që Fazliu ka rrezik t’i shmanget drejtësisë duke e marrë parasysh lidhjet e tij të ngushta me ish-komandantet e UÇK-së po ashtu edhe veteranët e UÇK-së me ndikim politik nga të cilët mund të kërkojë dhe sigurojë burime të mjaftueshme për arratisje.

“…natyra e akuzave të konfirmuara kundër z. Fazliu, i cili ishte pjesë e një grupi të udhëhequr nga z. Thaçi, që synonte të ndikonte në mënyrë të paligjshme mbi dëshmitarët; (ii) njohuritë e treguara të z. Fazliu për synimet penguese të z. Thaçi, si dhe qëllimi i tij për t’i ndjekur ato; (iii) këmbëngulja dhe prirja e tij për të penguar procedurat e DhSK-së duke mbështetur interesat dhe urdhrat e udhëheqjes së lartë të UÇK-së; (iv) aftësia e tij për të fituar pëlqimin nga persona besnikë ndaj tij, përfshirë djalin e tij, me qëllim të pengimit të procedurave të DhSK-së”, thuhet në vendimin ku u konstatua se Fazliu ka rrezik që të pengojë procedurat e DSK-së.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, Masselot thotë se asnjë prej kushteve të propozuara për lirimin me kusht të Fazliut nuk mund të jenë të mjaftueshme për t’i zbutur plotësisht rreziqet që dalin për këtë rast si dhe paraburgimi i tij është i nevojshëm.

Ndonëse ankesë në Apel, Kilaj nuk heq dorë nga rishikimi periodik i paraburgimit, mbrojtja kërkon lirim me kusht

Vlen të theksohet se me 19 qershor 2025, mbrojtja e Kilajt e përfaqësuar nga Alexander Admiraal me 19 qershor 2024, paraqiti një ankesë ndaj vendimit të tretë të Speciales për vazhdimin e paraburgimit. Kjo ankesë është ende në shqyrtim por Kilaj me 27 qershor 2025 ka bërë të ditur se nuk heq dorë nga e drejta e tij për rishikim periodik të paraburgimit të tij pavarësisht se nuk ka ndonjë vendim në ankesën e tij.

Sipas vendimit të fundit për vazhdimin e paraburgimit për Isni Kilajn, Prokuroria thotë se asnjë garanci e dhënë prej tij dhe asnjë kusht për lirim nuk mund të zbus mjaftueshëm rreziqet që dalin nga ky proces konkretisht atë të arratisjes, pengimin e procedurave dhe kryerjen e krimeve të tjera.

Sipas Prokurorisë, këto rreziqe mund të menaxhohen në mënyrë efektive vetëm në qendrën e paraburgimit.

Në përgjigje të Prokurorisë, mbrojtja e Kilajt kishte parashtruar se vazhdimi i paraburgimit për klientin e saj nuk është i arsyeshëm dhe proporcional dhe ai duhet të lirohet me kusht.

Mbrojtja kishte parashtruar se koha e kaluar në paraburgim para gjykimit rreth 14 muaj e gjysmë si dhe koha kur ka qenë për pothuajse shtatë muaj në lirim të përkohshëm tejkalon çdo dënim përfundimtar me burgim.

“Mbrojtja e z. Kilaj parashtroi se, në rast dënimi: (i) si periudha e paraburgimit para gjykimit, ashtu edhe të paktën një pjesë e kohës në lirimin e përkohshëm do të zbriten nga çdo dënim me burgim; (ii) duke marrë parasysh se, në përputhje me Rregullën 196(2) të Rregullores, z. Kilaj do të ketë të drejtë të kërkojë ulje të dënimit pasi të ketë vuajtur dy të tretat e tij, 14 muajt e gjysmë të kaluar në paraburgim përfaqësojnë dy të tretat e një dënimi prej 21 muajsh e ¾ burgim (që tejkalon dënimin maksimal prej gjashtë (6) muajsh të paraparë për veprën penale të fyerjes së gjykatës, siç është e përfshirë në aktakuzë); dhe (iii) edhe nëse z. Kilaj dënohet për veprën më të rëndë të përpjekjes për të penguar personat zyrtarë, siç është e përfshirë në aktakuzë, ka të ngjarë që çdo dënim të jetë në kufijtë më të ulët të shkallës së dënimeve prej një (1) deri në pesë (5) vjet burgim”, thuhet në vendim.

Veç kësaj, mbrojtja thotë se çdo rrezik i konstatuar mund të menaxhohet përmes kushteve për lirim të cilat Kilaj është i gatshëm që t’i respektojë.

Mbrojtja thotë se garancia pre 40 mijë eurove dëshmon se ai nuk ka qëllim që të arratiset ose të pengojë procedurat apo të kryej krime të tjera.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, Masselot ka konstatuar se ekziston rreziku që Kilaj të arratiset, pengojë procedurat ose të kryej krime të tjera.

Konstatimet për rrezikun e arratisjes, gjyqtarja e ka mbështetur ndër të tjerash në vlerësimin se ai ka mjete dhe mundësi që të shmanget drejtësisë si dhe mund të ketë aftësinë për të mobilizuar mbështetje për ta bërë një gjë të tillë duke marrë parasysh edhe profilin e tij që ka në Kosovë.

Ndërsa konstatimet për pengim të procedurave, gjyqtarja e mbështetë në qasjen e Kilajt në informacione të ndjeshme që lidhen me dëshmitarët, gatishmëria e ij për t’i shkelur urdherat e gjykatës etj.

Kurse, për dorëzaninë e propozuar prej 40 mijë euro, gjyqtarja thotë se mbrojtja nuk e ka sqaruar si duhet se si një pagesë e tillë e eliminon rrezikun për pengim të procedurave. Si rrjedhojë, gjyqtarja ka thënë se ky propozim nuk do të merret në konsideratë.

Hashim Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ai është duke u gjykuar për krime lufte, si dhe vitin e kaluar i është ngritur aktakuza kundër administrimit të drejtësisë.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Ndërsa, lidhur me rastin kundër administrimit të drejtësisë, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor 2024 në Kosovë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit në DhSK, më 6 dhjetor 2024 në bazë të aktakuzës së konfirmuar dhe fletarrestimeve të lëshuara nga Haga.

Ndërsa, Thaçit i është dorëzuar fletarrestimi në objektin e paraburgimit në Hagë më 5 dhjetor 2024, gjithnjë sipas njoftimit të DhSK-së.

Kurse, Hajredin Kuçit i është dorëzuar aktakuza e konfirmuar dhe fletëthirrja për t’u paraqitur para gjykatëses së procedurës paraprake për paraqitjen e parë, e cila u mbajt 9 dhjetor.

Sipas aktakuzës, Thaçi individualisht dhe përmes veprimeve të përbashkëta me grupet; Grupi Fazliu (Fadil Fazliu dhe FahriFazliu), Grupin Smakaj (Bashkim Smakaj, Blerim Shala dhe Artan Behrami) si dhe Grupin Kilaj (Isni Kilaj dhe VllaznimKryeziu), kanë ndjekur një model të sjelljes për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Në aktakuzë thuhet se Thaçi ka udhëhequr dhe marrë pjesë në këto përpjekje përmes vizitave të tij në objektet e paraburgimit gjatë kohës sa ishte i paraburgosur në kuadër të gjykimit të tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Aty thuhet se anëtarët e Grupit Fazliu, Grupit Smakaj dhe Grupit Kilaj u koordinuan për të ndikuar në dëshmitarët e ZPS-së gjatë vizitave jo të priveligjuara të datave 2 korrik, 9 shtator dhe 6 tetor 2023.

Si rrjedhojë, ndaj Thaçit rëndojnë tri akuza për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, tri për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Ndërsa, Kilaj, Smakaj dhe Fazliu akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës. Kurse, Kuçi i ka dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës. /BetimipërDrejtësi/

The post Iu vazhdohet paraburgimi Thaçit, Smakajt, Kilajt e Fazliut appeared first on Telegrafi.

Kërcënohet gjyqtari Shefqet Baleci

6 August 2025 at 12:43

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) përmes një reagimi publik ka dënuar ashpër sulmin dhe kanosjen ndaj gjyqtarit mbikëqyrës të Degës në Gllogoc, pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, Shefqet Baleci.

KGjK thekson se sulmet e këtij lloji ndaj gjyqtarëve janë të papranueshme dhe të patolerueshme, dhe i dënon fuqishëm ato.

“Çdo akt i tillë përbën sulm ndaj sistemit të drejtësisë dhe ndaj vetë sundimit të ligjit”, thuhet në njoftim.

Këshilli Gjyqësor rikujton se siguria e gjyqtarëve nga sulmet dhe kërcënimet është thelbësore për pavarësinë e gjyqësorit dhe në luftën kundër krimit dhe dukurive negative.

“KGjK mbështet fuqishëm gjyqtarët në përmbushjen e detyrave të tyre në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe profesionale, në shërbim të drejtësisë dhe interesit publik. Njëkohësisht, u bën thirrje organeve kompetente që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për hetimin e menjëhershëm të rastit dhe për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e gjyqtarëve, në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ligjore”, vijon reagimi. /Telegrafi/

The post Kërcënohet gjyqtari Shefqet Baleci appeared first on Telegrafi.

Nga raportimi për zhdukje deri te gjetja i varrosur në një arë të Lipjanit, Prokuroria konfirmon se trupi i pajetë është i Enver Bajraktarit

6 August 2025 at 10:58

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para dy ditësh në fshatin Baicë të Lipjanit, ku një person u gjet i vdekur dhe i varrosur në një arë të këtij fshati. Viktima ishte pikërisht personi për të cilin familjarët kishin raportuar më herët si të zhdukur.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, ka konfirmuar për Telegrafin se të martën është bërë identifikimi i viktimës dhe se bëhet fjalë për Enver Bajraktarin.

“Me datën 05.08.2025 është bërë identifikimi i plotë i trupit dhe ishte Enver Bajraktarit. Është kryer autopsia dhe janë në proces intenziv hetimet në këtë çështje. Megjithatë, në këtë fazë nuk mund të japim detaje të hollësishme”, tha Shala.

Lidhur me rastin, policia ka njoftuar se deri tani ka intervistuar katër dëshmitarë.

Çfarë deklaruan familjarët?

Familja e të ndjerit ka hapur dyert për ngushëllime, ndërkaq, njëri nga të afërmit, Besnik Bajraktari, u tha gazetarëve ditën e martë se i ndjeri një ditë më parë kishte dalë për të kullosur lopën dhe nuk ishte kthyer më.

“Rreth orës 16:00, familjarët e kanë lëshuar lopën për të kullotur, ndërkaq rreth orës 17:30 – 18:00, lopa është kthyer te shtëpia, por pa çobanin. Kanë tentuar të kontaktojnë me të, por nuk kanë mundur të kenë kontakt. Kanë pyetur edhe te miqtë e afërt, por nuk është gjetur askund. Kur kanë parë që nuk është askund, ka filluar i gjithë fshati të kërkojë”, tha ai.

Ai tutje tregon se si kanë ndjekur gjurmët e tij.

“Lokacioni është vëzhguar përmes shtëpisë së vëllait të tij dhe është zbuluar se lëvizja e fundit e tij ka qenë te ajo shtëpia e vogël. Në bazë të kësaj, kanë filluar kërkimet në terren. Djemtë që kanë ardhur, e kanë kërkuar përmes shkopit që përdorej për të ruajtur lopën. Aty kanë parë që kishte zvarritje në kallamoq. Më pas, përmes atyre gjurmëve, kanë shkuar më tutje. Kur kanë parë dheun e sapo vendosur dhe misrin e mbjellë sipër tij, është kuptuar se bëhej fjalë për një varr të mundshëm. Kur është hapur varri, është gjetur dërrasa dhe është parë se brenda ishte kufoma e një njeriu. Nuk dihet ende saktësisht, pasi duhet të merret forenzika… Nuk dihet, pasi nuk supozohet që ka pasur ndonjë gjë”, tha ai.

Ndryshe, prokuroria konfirmoi ditën e martë se trupi kishte qenë i freskët në momentin kur është gjetur./Telegrafi/

 

The post Nga raportimi për zhdukje deri te gjetja i varrosur në një arë të Lipjanit, Prokuroria konfirmon se trupi i pajetë është i Enver Bajraktarit appeared first on Telegrafi.

Kushtetuesja pezullon vendimin e Qeverisë për dhënien e parcelave të Graçanicës në shfrytëzim për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për Autizëm

6 August 2025 at 09:45

Gjykata Kushtetuese ka miratuar kërkesën e Komunës së Graçanicës për vendosjen e masës së përkohshme, pezullimin e vendimit të Qeverisë për dhënien e parcelave të kësaj Komune në shfrytëzim të shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e Qendrës rezidenciale për autizëm, sindromë down dhe aftësi të kufizuar për fëmijë, persona të rritur dhe të moshës së shtyrë.

Kjo u bë e ditur në vendimin për masë të përkohshme nga Gjykata Kushtetuese, të publikuar më 5 gusht.

Në vendimin e Gjykatës thuhet se kërkesa e parashtruesit të kërkesës për masë të përkohshme ndaj Vendimit të kontestuar duhet të miratohet, sepse i shërben “evitimit të rreziqeve ose dëmeve të pariparueshme” dhe është në “interes publik”.

“Gjykata, në fund rithekson se, miratimi i masës së përkohshme deri më 31 tetor 2025, nuk paragjykon në asnjë mënyrë pranueshmërinë dhe meritat e kërkesës”, thuhet në vendim.

Ndryshe, më 28 gusht 2024, Qeveria e Republikës së Kosovës miratoi vendimin me të cilin disa parcela në Komunën e Graçanicës i jepen në në shfrytëzim Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e Kompleksit “Qendra Rezidenciale e Kosovës për autizëm, sindromë down, dhe aftësi të kufizuar për fëmijë, persona të rritur dhe të moshës së shtyrë” në periudhë prej 99 vitesh. /Telegrafi/

 

The post Kushtetuesja pezullon vendimin e Qeverisë për dhënien e parcelave të Graçanicës në shfrytëzim për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për Autizëm appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

“Më parë e vras Albin Kurtin…”- Aktakuza e plotë ndaj Klinakut dhe Selmanit për kanosjen ndaj Kurtit

5 August 2025 at 15:55

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 1 gusht 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Faton Klinakut dhe Nuredin Selmanit, të cilët akuzohen për kanosje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, Faton Klinaku akuzohet se më 29 gusht 2023, në Prishtinë, me dashje dhe me qëllim që ta frikësojë dhe detyrojë tani të dëmtuarin, Albin Kurti, në cilësinë e tij si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, që të ndërmarrë ose mos ndërmarrë veprime të caktuara në kuadër të ushtrimit të detyrës së tij zyrtare, e kishte kanosur publikisht përmes rrjetit social Facebook, duke postuar shkrime kërcënuese.

“Aq shumë i dëshpëruar votuesi i tij sa që tha: Votën ia dhashë për ndryshim, e ndryshim lëre që nuk ka bërë por po shkojmë edhe më shumë teposhtë si vend dhe s’ka mbetur tjetër gjë pos me ikë jashtë. I thashë: As se kam votu, as ndryshim për të mirë kurrsesi që nuk kam pritur nga ai, e sa i përket daljes jashtë, më parë e vras Albin Kurtin se sa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova. Kosovën nuk duhet e as që guxojnë ta lëshojnë ata që kanë luftuar për të”, citohet të ketë shkruar Klinaku në Facebook.

Ndërsa, pas reagimeve të opinionit publik lidhur me këtë kërcënim, në aktakuzë thuhet se i pandehuri Klinaku më 30 gusht 2023 ka përsëritur një shkrim po ashtu me përmbajtje të njëjtë kërcënuese ndaj tani të dëmtuarit Kurti.

“Prapë po e përsëris, nëse ju duket skandaloz postimi i mëhershëm: Më parë e vras Albin Kurtin sesa ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, citohet në aktakuzë të ketë shkruar Klinaku.

Me këto veprime, Klinaku akuzohet se publikisht dhe seriozisht e ka kanosur me vrasje të dëmtuarin Albin Kurti, për shkak të punës së tij zyrtare, si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Andaj, me këto veprime, Klinkau ngarkohet se ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal.

Ndërkaq, në pikën dy të aktakuzës, Nuredin Selmani akuzohet se më 30 gusht 2023, në Drenas, me dashje dhe me qëllim që ta frikësojë dhe detyrojë tani të dëmtuarin, Albin Kurti, në cilësinë e tij si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, që të ndërmarrë ose mos ndërmarrë veprime të caktuara në kuadër të ushtrimit të detyrës zyrtare, e ka kanosur publikisht në rrjetin social Facebook, duke iu referuar postimit kërcënues të bërë nga i pandehuri Faton Klinaku.

Selmani ngarkohet se kishte postuar një fotografi në të cilën ishte montuar fotoja e të dëmtuarit Kurti, krahas asaj të Klinakut, duke e shoqëruar me një shkrim kërcënues të adresuar ndaj të dëmtuarit.

“E mbështes Faton Klinakun”, “Veç ni telefon ma ban Faton, aty mki për çka të ka nevojë, mezi s’po pres me ja nisë”, citohet në aktakuzë postimi i Selmanit.

Po atë ditë, në mbrëmje, thuhet se i njëjti u inkuadrua drejtpërdrejt në emisionin “Debat Plus” në TV Dukagjini, ku po trajtohej debati me temë “OVL-UÇK vs Kurti”. Aty thuhet se përmes video-linkut, pas pyetjeve të moderatorit të emisionit, i pandehuri, sipas aktakuzës, kishte deklaruar “Unë konsideroj që çdo njëri i cili bon të këqija siç bon Albin Kurti, edhe po të isha unë në vendin e tij, duhet të vritet patjetër, sepse ajo është tradhti ndaj atdheut”.

Andaj, me këto veprime, Selmani ngarkohet se ka kanosur publikisht dhe seriozisht për vrasje të dëmtuarin Albin Kurti, për shkak të punës së tij zyrtare, e të cilat kërcënime, thuhet se i kishte shprehur edhe me disa bashkëbisedues tjerë, gjatë komunikimeve telefonike që i janë gjetur pas ekzaminimit të telefonit të tij, duke përfshirë edhe disa fotografi, ku i pandehuri shihet në posedim edhe të disa armëve të gjata luftarake.

Me këto veprime, i pandehuri Nuredin Selmani ngarkohet se ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal.

Lidhur me aktakuzën e ngritur ndaj tij, Klinaku më 1 gusht deklaroi për “Betimi për Drejtësi” se mezi pret të ballafaqohet në Gjykatë me Kurtin.

“Mezi s’po pres me u ballafaqu, e postova edhe në FB një reagim”, kishte thënë ai./BetimipërDrejtësi/

The post “Më parë e vras Albin Kurtin…”- Aktakuza e plotë ndaj Klinakut dhe Selmanit për kanosjen ndaj Kurtit appeared first on Telegrafi.

Mbajti fjalimin fyes kundër UÇK-së, ngritet aktakuzë ndaj Igor Popoviq

5 August 2025 at 11:51

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzën ndaj Igor Popoviq, ndihmësdrejtor i ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë”  për veprën penale “nxitja e përçarjes dhe e mosdurimit”.

I pandehuri I.P. akuzohet se me dashje dhe me qëllim ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve etnike, më datë 18.07.2025, rreth orës 12:00, në Rahovec.

Sipas aktakuzës, I.P. ka mbajtur një fjalim publik, me të cilin i është drejtuar një mase të gjerë qytetarësh, ku ndër të tjera ka përdorur gjuhë me përmbajtje nxitëse dhe urrejtëse, duke thënë: “…Serbët kanë pësuar këtu në rajonin e Rahovecit, Metohisë, Kosovës e Metohisë, për shkak se janë vendas dhe i kanë rrënjët këtu dhe nuk lejojnë që dikush t’i shpallë okupatorë, ardhacakë dhe t’i përzë nga këtu, nga UÇK – organizatë terroriste”, dhe më pas ka vazhduar të bëjë thirrje drejtuar qytetarëve, duke deklaruar: “Neve na mbetet të jemi krenarë për trimërinë e viktimave dhe vëllezërve të mbetur këtu dhe të mëtojmë që Hoça e Madhe dhe Rahoveci të mbeten serbe…” .

Me këto veprime, I.P. akuzohet se ka nxitur dhe thelluar mosbesimin dhe mosdurimin ndaj diversitetit etnik në Kosovë, si dhe ka cenuar bashkëjetesën ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.

I.P. ka pranuar fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë. Në bazë të kësaj, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, krahas aktakuzës, ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë edhe marrëveshjen për pranimin e fajësisë.

 

 

The post Mbajti fjalimin fyes kundër UÇK-së, ngritet aktakuzë ndaj Igor Popoviq appeared first on Telegrafi.

Millosh Antoviq arrin marrëveshje për pranim fajësie, akuzohet për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë në Zveçan

4 August 2025 at 11:49

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar marrëveshjen për pranim fajësie mes të akuzuarit Millosh Antoviq dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Antoviq akuzohet për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në vitin 2023 në Zveçan.

Prokurori Bekim Kodraliu tha se duke respektuar në tërësi dispozitat ligjore kanë arritur marrëveshje për pranim fajësie me të akuzuarin Antoviq, andaj edhe propozoi që të aprovohet marrëveshja e arritur, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit Antoviq, avokati Pleurat Bekaj tha se duke i kuptuar pasojat edhe benifitet e pranimit të fajësisë dhe pas konsultimit të mjaftueshëm me të akuzuarin, ky i fundit ka pranuar fajësinë.

Sa i përket dënimit, prokurori propozoi që për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar” t’i shqiptohet dënimi me burg efektiv prej 2 vitesh, për veprën penale “Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penlae dhe huliganizmi”, t’i shqiptohet dënimi me 6 muaj burgim me mundësi zëvendësimi me gjobë prej 18 mijë euro, për shitblerje të narkotikëve t’i shqiptohet dënimi prej 3 vitesh burgim, si dhe për armëmbajtje pa leje t’i shqiptohet dënimi me gjobë prej 2 mijë euro.

Kodraliu propozoi që të akuzuarit Antoviq t’i shqiptohet dënimi unik prej 5 vitesh me burgim efektiv dhe gjobë 20 mijë euro. Në dënimin me burgim, u propozua t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej 15 prillit 2025.

Gjithashtu, t’i konfiskohet edhe telefoni meqenëse me të njëjtin, sipas prokurorit, ka kryer veprën penale. Si dhe t’i konfiskohet narkotiku dhe arma, dhe të asgjësohen sipas procedurave ligjore.

Marrëveshja për pranim fajësie më pas u aprovua nga gjykatësi Valon Kurtaj, ndërsa edhe shpallja e aktgjykimit do të bëhet sot.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 30 korrik 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Millosh Antoviqit i njohur me pseudonimin “Xhajo”, për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në vitin 2023 në Zveçan. Ai ngarkohet për katër vepra penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge” dhe “Posedim i paautorizuar i armëve”.

Sipas aktakuzës, më 29 maj 2023, që nga ora 06:00 e deri në orët e mbrëmjes, në perimetrin në të cilin gjendet objekti i Komunës së Zveçanit, i pandehuri Millosh Antoviq në koordinim me të pandehur të tjerë, përmes përdorimit të dhunës i ka sulmuar dhe seriozisht i ka kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, duke përdorur mjete të forta, shufra të ndryshme, koktej molotovi dhe mjete shpërthyese të improvizuara, si dhe armë zjarri.

Aty thuhet se si pasojë janë lënduar të paktën 30 pjesëtarë të KFOR-it, tre prej tyre nga predhat e armëve të zjarrit, si dhe disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Me këto veprime, kanë rrezikuar seriozisht jetën dhe trupin e këtyre zyrtarëve policorë dhe u kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Me këto veprime, Antoviq akuzohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar” nga neni 402, par.6 lidhur me par.2 dhe nenin 31 të Kodit Penal.

Po ashtu, Antoviq akuzohet  se me datë dhe kohë të njëjtë si në pikën 1 të aktkauzës, në koordinim me shumë të pandehur të tjerë, ka marrë pjesë aktive në turmën e personave me qëllim të kryerjes së veprave penale serioze, ku përmes përdorimit të dhunës kanë tentuar që të pengojnë vendosjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës në komunat veriore të vendit.

Sipas aktakuzës, edhe përkundër urdhrave të ushtarëve të KFOR-it për shpërndarje të qetë të turmës dhe refuzim të hyrjes në objektin e komunës, i pandehuri së bashku me të pandehurit e tjerë kishin filluar që të ushtrojnë dhunë të pakontrolluar me mjete të forta, molotov dhe mjete shpërthyese të improvizuara, si dhe armë zjarri, nga të cilat u lënduan 30 pjesëtarë të KFOR-it, tre prej tyre nga predhat e armëve të zjarrit, si dhe u shkaktuan dëme të konsiderueshme në automjetet e KFOR-it, Policisë, si dhe në veturat e gazetarëve që po mbulonin ngjarjet e asaj dite, duke përfshirë djegien e plotë të disa automjeteve ose dëmtimin në masë të madhe.

Me këto veprime, Antoviq akuzohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi” nga neni 404, par.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Millosh Antoviq ngarohet se më 15 prill 2025, në shtëpinë e tij në Zhitkovc të Zveçanit, pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin, ka poseduar me qëllim të shitjes substanca narkotike, ku gjatë bastisjes i janë gjetur dhe sekuestruar 646 gramë kanais, 8,94 gramë kokainë, dhe 12.33 gramë likodan.

Me këto veprime, akuzohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267, par.2 të Kodit Penal.

Në pikën e katërt të aktakuzës, Antoviq akuzohet se nga data e papërcaktuar deri më 15 prill 2025, në shtëpinë e tij gjatë bastisjes i është gjetur një  armë pneumatike, të cilën e mbante pa leje. E njëjta i është sekuestruar.

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” nga neni 366, par.1 të Kodit Penal.

I pandehuri gjendet nën masën e paraburgimit nga 15 prilli 2025. /BetimipërDrejtësi/

The post Millosh Antoviq arrin marrëveshje për pranim fajësie, akuzohet për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë në Zveçan appeared first on Telegrafi.

Gjykata e Apelit vërteton pafajësinë e mjekut Iljasa Fazliu

4 August 2025 at 09:57

Gjykata Themelore në Gjilan dhe më pas Gjykata e Apelit në Prishtinë kanë liruar nga të gjitha akuzat mjekun Iljasa Fazliu, i cili ishte akuzuar për veprën penale të “Trajtimit të pa ndërgjegjshëm mjekësor” sipas nenit 254 të KPRK-së.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore, të datës 30 tetor 2024, është konstatuar se mungojnë provat që do të vërtetonin se i akuzuari kishte vepruar në mënyrë të pakujdesshme në trajtimin e një pacienti në ordinancën “AAR Logo Plus” në Gjilan.

Për rrjedhojë, ai është liruar nga akuza.

Aktgjykimi është vërtetuar edhe nga Gjykata e Apelit më 25 korrik 2025, duke refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Apeli ka konstatuar se veprimet e pretenduara të mjekut nuk përbëjnë vepër penale, dhe se nuk është vërtetuar qëndrimi juridik i padisë në kontekst penal. Kolegji gjyqësor i përbërë nga gjyqtarët Violeta Hoxha Rugova (kryetare), Skender Çoçaj dhe Arsim Kransiqi Prenaj, thekson se shpenzimet dhe kontestet që mund të ngriten në këtë rast mund të adresohen vetëm përmes procedurës civile.

The post Gjykata e Apelit vërteton pafajësinë e mjekut Iljasa Fazliu appeared first on Telegrafi.

Fati i të zhdukurve mbetet peng i lojës politike – Serbia bllokon, BE hesht

2 August 2025 at 23:30

Komisioni i Përbashkët për të Zhdukurit do të duhet që deri në Qershor të mbante gjashtë takime në kryesimin e Bashkimit Evropian, sipas asaj që ishin pajtuar Kosova e Serbia, por asnjë i tillë nuk ka ndodhur. Kosova fajëson Serbinë për bllokadën, BE-ja nuk jep detaje, ndërsa njohës të procesit fajësojnë bllokun 27 anëtarësh për mungesë presioni ndaj Beogradit zyrtar.

Gjashtë takime të Komisionit të Përbashkët Kosovë-Serbi për të zhdukurit me dhunë gjatë luftës, nën kryesimin e Bashkimit Evropian, do të duhej të mbaheshin deri në qershor.

Por ende nuk është mbajtur as takimi i parë, përkundër darkordimit për termat e referencës në dhjetorin e vitit të kaluar.

Më 15 janar, duke refuzuar pjesëmarrjen, Serbia pamundësoi punimet e komisioni jo-politik dhe që atëherë nuk pati më njoftime për përpjekje të reja.

Tash e disa muaj Bashkimi Evropian përsërit përgjigjen e njëjtë për kohën kur mund të mbahet takimi i parë.

“Do ta kumtojmë në kohën e duhur”, thuhet nga Bashkimi Evropian

Bllokimi i punës së komisionit nga Serbia, sipas kabinetit të zëvendëskryeministrit në detyrë për dialog Besnik Bislimi “demaskoi qasjen destruktive dhe mungesën e vullnetit për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë”.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me emisarin Sorensen në lidhje me këtë çështje e cila kërkon edhe angazhimin e BE-së por që nuk mund të ecë përpara pa reflektim nga ana e Serbisë. Mos përmbushja e termave të referencës nga Beogradi zyrtar është shkelje e qartë e dakordimit të dhjetorit të vitit të kaluar, ndërsa mungesa e shtyrjes përpara të një çështjeje të tillë urgjente e të karakterit humanitar siç shprehet edhe në Aneksin e Zbatimit të Ohrit, është tregues i refuzimit të Serbisë ndaj këtij aneksi shtojcë të Marrëveshjes Bazë dhe kundërshtimit të tyre ndaj normalizimit të marrëdhënieve e fqinjësisë së mirë”, ka deklaruar Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit për dialog

Pasi tha se Serbia më 2011 kishte nënshkruar konventën e OKB-së për mbrojtje nga zhdukja dhe nuk e zbaton atë, profesori Dritëro Arifi theksoi se kur nuk ka presion shteti fqinj shpërfill gjithçka.

“Ka një neglizhencë totale nga Bashkimi Evropian në trajtimin e vlerave humanitare, pra ky është problemi. Dhe duke e ditur një shtet siç është Serbia që nuk respekton as marrëveshjet ndërkombëtare, as vlerat njerëzore dhe humanitare, unë e shoh të pamundur të realizohet një marrëveshje e tillë në konditat çfarë gjendet shteti serb”, ka thënë Dritëro Arifi, profesor.

Profesori Arifi nuk pret zhvillime pozitive, teksa përmend që Serbia politizon secilën temë.

“Çdo problem teknik me Serbinë është në nivel politik, pra është nivel i luftës që prek gjithçka. Kosova e ka të pamundur të bëj më shumë. Kosova e ka bërë, deri diku, po themi, maksimumin sa ka mundur ta bëjë. Por, presionin politik dhe ligjor mund ta bëjë vetëm Bashkimi Evropian, sepse ai është e fasilituesi, por është edhe financuesi më i madh i vendeve të Ballkanit Perëndimor, respektivisht Kosovë, Serbi. Dhe, nëse BE-ja e mban një neutralitet karshi çështjes humanitare unë e shoh si një çështje që nuk do të zgjidhet  edhe për një kohë shumë të gjatë”, ka thënë Dritëro Arifi, profesor.

Me marrëveshjen bazë dhe shtojcën e Ohrit, çështja e personave të zhdukur ishte cilësuar humanitare dhe me nevojë urgjente për t’u zgjidhur.

Në këtë kontekst, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq më 2 Maj 2023 u pajtuan për një deklaratë të përbashkët për të zhdukurit, por e cila mbeti vetëm në letër./Tv Dukagjini

The post Fati i të zhdukurve mbetet peng i lojës politike – Serbia bllokon, BE hesht appeared first on Telegrafi.

Tre serbë u vranë nga kushëriri i tyre në Busi të Prishtinës, banori rrëfen për tentativën serbe për të manipuluar të vërtetën

2 August 2025 at 21:46

Në një rrëfim për televizionin Dukagjini, Imer Gashi nga fshati Busi i komunës së Prishtinës ka treguar se si Serbia po përpiqet që për vrasjen e tre serbëve, nga një serb tjetër, fajin t’ua lë shqiptarëve. Gashi tha se më 1999, Sërgjan Simiq kishte vrarë me sopatë Zhivojin, Trojan dhe Zhivko Simiqin, e më pas kishte ikur drejt Serbisë. Ai tregoi se me qëllim të fabrikimit dhe propagandës, së fundmi në fshat ishin një grup serbësh.

Tre serbë që dyshohet të jenë vrarë me sopatë nga kushëriri i tyre në maj të vitit 1999 në fshatin Busi të Prishtinës, nëpërmjet fabrikimit e propagandës, Serbia po përpiqet t’i paraqesë si “të masakruar nga fqinjët shqiptarë”.

Në një rrëfim për televizionin Dukagjini, Imer Gashi nga Busia tha se në përvjetorin e vrasjes së Zhivojin, Trojan dhe Zhivko Simiq – në fund të muajit maj të këtij viti – një grup serbësh së bashku me prijës fetarë ishin në fshat.

Ai fillimisht ishte habitur me numrin njerëzve, automjeteve dhe kamerave që pa poshtë pronës së tij.

Sipas Gashit, në vendin ku ishin vrarë tre serbët, ata vendosën lule dhe një kryq të improvizuar – teksa kryen filmime, siç tha, për një “dokumentar” propagandues.

“Isha pak ma naltë, edhe më thotë një pop, a e din qysh u kanë ngjarja? Po qysh ka me kanë ngjarja, ju vet i keni mytë, thashë”, ka thënë Imer Gashi, Banor i fshatit Busi, Prishtinë.

Duke përmendur me emër e mbiemër dëshmitar nga komuniteti serb, Gashi tha se tre serbët i kishte vrarë kushëriri i tyre Sërgjan Simiq, për të cilin tha se nga paslufta jeton në Serbi – pasi edhe para luftës u bënte probleme shqiptarëve.

“Ky krimineli është njëfar, Sërgjan… Simiq, Sërgjan Simiq. Këta ma ka tregu edhe një serb është i këtuhit, kojshi i joni, jeton atje ***, ma ka tregu historinë se qysh ka ndodhë vrasja e këtyre serbëve”, ka thënë Imer Gashi, banor i fshat Busi, Prishtinë.

Teksa tregoi se më 1999, kur kishte ndodhur rasti, në fshat nuk kishte shqiptarë, Imer Gashi tha se sherr për vrasjen mes serbëve ishte bërë ndarja e mbi 1000 bagëtive të cilat ata, sipas tij, i kishin vjedhur.

“Këta i ka pre një bashkëvendas i tyre, d.m.th këta dojnë me bë një propagandë kinse i kena pre na shqiptarët. Këta pas luftës i kanë vjedhë gjanë (bagëtinë) e katunit, të Busisë, të Kullecve edhe të Mramorit, edhe i kanë pru këtu te shpijat e tyre ku i kanë ma poshtë. Edhe nuk kanë mujt me ra në marrëveshje me i nda gjanë (bagëtinë) d.m.th. lopë, dhenë e çka kanë pasë, edhe ai krimineli që i ka pre këta, i ka marrë gjanë (bagëtinë), i ka shitë dhe ka ecë për Serbi”, ka thënë Imer Gashi, Banor i fshat Busi, komuna e Prishtinës.

Gashi tha se një kohë serbët ishin përpjekur që fajin t’ia mveshin një bashkëfshatari shqiptar, tashmë të ndjerë, por shtoi se për përpjekjet për fabrikim mori vesh vetëm së fundmi.

Në një libër propagandues, Serbia fajëson, siç thuhet, fqinjët shqiptarë për kasaphanen ndaj anëtarëve të familjes Simiq.

Prokuroria, e cila kuptoi për rastin vetëm pas interesimit të televizionit Dukagjini, shprehi gatishmëri për veprim.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës nuk ka pranuar deri më tani asnjë informacion lidhur me rastin për të cilin keni adresuar pyetjen. Megjithatë, Departamenti për Hetimin e Krimeve të Luftës do ta trajtojë këtë informacion në bashkëpunim me hetuesit policorë”, ka thënë Arbnora Luta, zëdhënse e Prokurorisë Speciale.

Ndërkohë, Gashi u shpreh i gatshëm që rrëfimin e tij ta japë edhe në institucionet e drejtësisë.

The post Tre serbë u vranë nga kushëriri i tyre në Busi të Prishtinës, banori rrëfen për tentativën serbe për të manipuluar të vërtetën appeared first on Telegrafi.

U dhunua nga policët serbë me shishe xhami, e mbijetuara e dhunës seksuale në luftë: Edhe sot i vuaj pasojat

1 August 2025 at 21:53

Në ciklin e rrëfimeve të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, gratë përpos se viktima, patën edhe role të tjera esenciale për atë kohë.

Përveç që u përball me dhimbjen dhe dhunën, e mbijetuara që po rrëfen sonte historinë e saj në “Debat Plus”, u bë nënë e çdo ushtari dhe bijë e çdo të plagosuri.

Me zë të ngadalshëm e fjalë të rënduara nga emocionet, ajo kujton se aso kohe kujdesej për çdo nevojë të ushtarëve.

“Mbeta shtatzënë, i kisha dy muaj e tre javë qashtu. Majshim miell, bajshim miell për familjen, për refugjatët, janë kanë edhe disa ushtarë në shtëpinë tonë aty, në tonën jo në fakt në qat shpijën që ishim pozicionu. Sigurojshim bukën. Ua kom la çorapat, ua kom la të mbathurat në mbramje, ju kom bo bukë ka 4-5 herë në ditë. Edhe pastaj jemi shku me bajt miell”.

Por ajo që e përjetoi më rëndë ishte skena kur në një shtëpi të braktisur ku qëndronin, u detyrua të pastrojë të mbeturat e dikujt që kishte mbetur i vrarë nga një granatë.

“Na ishim në *** te vorret të pozicionuar në shtëpinë e ***, edhe vllaun e *** e patën vra me granatë dore. Unë vet me duart e mija e kom la gjakun e tij edhe copat mishit. Po njeri po u bojke i fortë”, rrëfen ajo momentin e rëndë.

Ajo kujton se në luftën për mbijetesë kërkonin për ushqim nga fshati në fshat.

Por pikërisht në një prej këtyre ditëve, vetëm pak metra pas ndarjes prej familjares hasi në policine serbe.

Nga familjarja u nda dhe vetëm 200 metra më pas hasi në ata për të cilët kishte dëgjuar shumë por përballë nuk i kishte pasur deri atëherë.

Ajo rrëfen momentin kur hasi në forcat serbe të veshura me uniforma policie.

“Para ftyrës edhe mbrapa ftyrës kom pa policë, ka pas të maskum e të pamaskum, po kujt i ka ra ndërmend me u merr me ta. Po armët, që të bëjnë përshtypje, gjuha serbe, një femër krejt zi oborri, para shpinde dhe prapa shpinde edhe ma kanë bo ‘Digji vamo’ (hajde këtu), se unë serbisht nuk di. Ia kom bo, e kom gabu rrugën. Edhe më kanë kap për momentin tu m’sulmu, fizikisht. Më goditshin, këto sheja të ballit i kom krejt prej armëve”, ka shpjeguar momentin e përballjes me policët serbë.

Pas dhunës fizike, që e kujton sa herë që del para pasqyrës, e mbijetuara u tërhoq zvarrë drejt një dhome ku do të përjetonte aktin më çnjerëzor të luftës.

“Me armë, më kanë shti me një dhomë. Vërtetë t’u hi e kom pa gjakun nëpër korridor, gjakun e kom pa. Më kanë shti, më kanë dhunu, tre-katër vetë tu m’sillë, më kanë zhvesh, jom kon me trenerka. Kom pas shaminë kështu ndër fyt, se më thojke nana si parandjenjë mos po të dhunojnë, po më kishte bo Zoti guri nuk kom ditë as me u tut as me u trembë prej dhimbjes të njerëzve, me hongër me pi. S’di, s’kom ditë me u frikësu deri kom has n’ta. Jom mundu mos me i lanë me më zhvesh. Kom pas do trenerka të gumës, të Gjermanisë ato pos me i preh se nuk çkyhen, tesha gumë, teshat e brendshme mi kanë çky. Kanë fillu tu m’goditë, tu m’zhveshë edhe kanë nis tu m’dhunu. Njoni më dhunojke tjetri dilke te dera përcjellke terrenin, të tjerët u nijshin atje në oborr. Më ka dhunu i pari tu m’sillë, më ka dhunu i dyti, u ardhë tjetri, ky më dhunojke ai i mshojke armë e dilke përjashtë. Edhe ky më mshojke me armë…”, vazhdon rrëfimin e mbijetuara e këtij akti barbar nga policët serb.

Megjithatë, nuk përfundoi vetëm me kaq. Për ta poshtëruar dhe lënduar deri në skaj, polici i pestë që e kishte dhunuar përdori edhe një shishe xhami.

“I nijsha unë krismat, a janë kanë UÇK-ja gati për me iu hi me iu ra, a për me u taku, a çka po di unë veç qaq janë dal rreptë apo janë dal shpejt sikur vetima, se iu ka ardh urdhëri t’u i bërtitë serbisht njëri-tjetrit hajde a ‘bërrzhi’ a qysh nifar fjale me ik. Me pantoll për këmbë u dal i fundit, një shishe të xhamit kanë tentu, edhe i ka bërtitë ky tjetri a dinë ma shpejt, se unë se kuptoj serbishten e as nuk di, veç janë dalë, dmth në fund ma kanë qit shishen edhe sot jom edhe e çkyme. Ma kanë, dmth në pjesët intime shishen e xhamit në fund ma kanë qit. Tani unë e kom pa veç që kanë dal. Unë e dekt se e dekt. Jom çu si zhag t’u u vesh”, ka përshkruar ajo momentet e fundit tronditëse.

Me largimin e policëve, ajo gjeti forcën që të ngrihet e të largohet nga ajo shtëpi e kur arriti aty, nuk i tregoi askujt.

“Po më thotë vjehrra, a je tranu, a t’kanë lanë ment ti je shtatëzane e ti po hin në ujë të ftohtë, thash jom lodhë, e jom rrëzu e jom vrae thash po ma don qashtu me hi. Krejt ujë shkojke po e ngrejke kjo a e dinë që osht si ujëmbledhës e në oborr shkojke gjaku. Ajo veç pak me u pas afru, e kish pa gjakun vade, shkojke me ujë. Hi kaculna ndër çeshme me kry e me krejt. Thotë ti a je tranu, thotë ti qysh po hin shtatzanë në ujë. Me i thanë se cka m’ka gjetë…shkoj dhe me thotë *** se çka u vonove, ajo që u nda. Thash – valla e humba rrugën edhe thash e tu ik e asi u çka ki kështu, thash jom rrëzu e jom sakatu thash”, vazhdon ajo tutje rrëfimin.

Sot e kësaj dite, fjetja me dritë fikur për të është e pamundur.

The post U dhunua nga policët serbë me shishe xhami, e mbijetuara e dhunës seksuale në luftë: Edhe sot i vuaj pasojat appeared first on Telegrafi.

Organizatat e medias kundër Kodit të ri Penal: Cenon lirinë e shprehjes

1 August 2025 at 12:59

Kodi i ri Penal ka ngritur alarmin te gazetarët dhe organizatat e medias. Drafti i propozuar nga qeveria duket se përmban ndryshime që, sipas aktorëve të shoqërisë civile, cenojnë lirinë e shprehjes.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), Rrejti Ballkanik i Gazetarisë Investigative (BIRN) dhe Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV) shprehën sot përmes një deklarate të përbashkët shqetësimin e tyre për draftin.

Ata paralajmërojnë se përkufizimet e reja në kod janë të paqarta dhe të rrezikshme për demokracinë. Problematike cilësohen nenet “863” dhe “865” që flasin për “Shpifjen” si dhe neni “536” i cili flet për ndikimin nëp avarësinë e gjykatës.

“Përmbajnë elemente shqetësuese, të cilat krijojnë paqartësi dhe mundësi për interpretim arbitrar dhe abuziv në zbatimin e tyre ndaj gazetarëve, mediave, shoqërisë civile dhe rojtarëve publik në tërësi”, u shprehën organizatat përmes deklaratës.

Sipas tyre nenet “863” dhe “865” rrisin ndjeshëm gjobat dhe heqin kriterin thelbësor të ndëshkimit vetëm nëse ka dijeni se informacioni është i rremë.

Kjo situatë i ekspozon gazetarët ndaj ndjekjeve penale edhe kur kanë qenë në mirëbesim, duke rritur pasigurinë juridike dhe frikën e raportimit kritik”, thuhet më tej në deklaratë.

Po ashtu, neni për shpifjen sipas organizatave ka një formulim subjektiv, pa pasur përkufizime konkrete.

Masa e propozuar e dënimit me burgim deri në dy muaj për fyerjen e rëndë është joproporcionale dhe bie ndesh me jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, që kërkon trajtimin e fyerjes vetëm përmes masave proporcionale civile, pa burgim dhe pa rrezikuar gazetarinë kritike apo satirike”, argumentojnë organizatat.

Sa i takon nenit 536 për ndikimin në pavarësinë e gjykatave, duke ndaluar komentet apo publikimin e tyre mbi procese gjyqësore, organizatat e cilësuan këtë formulim si ndërhyrje e drejtpërdrejtë në rolin legjitim të medias, akademikëve dhe shoqërsië civile për të mbikëqyrur zhvillimet në drejtësi.

Ky nen është formuluar qëllimisht në mënyrë të paqartë dhe mund të përdoret për të penalizuar arbitrarisht çdo koment apo raportim kritik, duke pamundësuar monitorimin publik të rasteve gjyqësore dhe hetimeve që përfshijnë figura publike dhe zyrtarë shtetërorë”, thuhet në deklaratë.

AGSH, BIRN dhe SCiDEV kërkuan që të rishikohen në thelb këto tre nene, të shmanget paqartësia dhe zbatimi selektiv, të dekriminalizohet shpifja, fyerja dhe nga ana tjetër gazetarët dhe punonjësit e medias të mbrohen në mënyrë të qartë.

Drafti i kodit të ri penal është një material voluminoz prej 331 faqesh dhe 952 nenesh, i prezantuar më 25 korrik nga ministri i drejtësisë Ulsi Manja. Sipas tij, ky kod i ri synon t’i përafrohet atij të Bashkimit Evropian në kuadër të intgrimit.

Kodi penal aktual, i përket vitit 1995. Ai ka 335 nene dhe në 30 vite është ndryshuar 24 herë me ligj dhe 10 herë pas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Drafti për Kodin e ri është pritur me pakënaqësi nga institucionet e tjera dhe grupet e interesit.

Kryeprokurori Olsian Çela dhe kreu i Prokurorisë së Posacme Anti-Korrupsion (SPAK), Altin Dumani nuk kanë qenë pjesë e konsultimeve për draftin, teksa janë shprehur me rezerva. Ndërkohë Dhoma e Avokatisë e konsideroi si drfat “inkuizitor”, me mungesë transparence.

Për drejtuesen e SciDev, Blerjana Bino, ky draft bën hapa pas në raport me standardet ndërkombëtare për lirinë e shprehjes dhe për rekomandimet e herë pas hershme për dekriminalizimin e shpifjes si kusht për të uajtur lriinë e mdias dhe demokracinë funksionale.

Bino tha për Citizens.al se riformulimet për shpifjen jo vetëm nuk përmbushin rekomandimet e përsëritura nga ndërkombëtarët, organizatat e medias dhe shoqërisë civile, por shtojnë sanksionet penale me efekt frikësues ndaj gazetarëve dhe aktivistëve.

Lexo gjithashtu:

The post Organizatat e medias kundër Kodit të ri Penal: Cenon lirinë e shprehjes appeared first on Citizens.al.

Ngritja e aktakuzës, Klinaku: Mezi nuk po pres të ballafaqohem me Albin Kurtin

1 August 2025 at 13:51

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë një aktakuzë ndaj F.K. dhe N.S. për veprën penale “Kanosja”. Rasti ka të bëjë me Faton Klinakun, i cili kishte deklaruar se më përpara do ta vriste kryeministrin Albin Kurti, sesa do ta lëshonte Kosovën.

Lidhur me aktakuzën e ngritur nga Specialja, ka reaguar Faton Klinaku, transmeton Telegrafi.

Ai në një reagim në Facebook, ka shkruar se për aktakuzën e ngritur është informuar vetëm nga mediat, duke shtuar se mezi pret një ballafaqim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

“Edhe pse unë po informohem nga mediat dhe për këtë nuk di asgjë e as avokati im, mezi nuk po pres të ballafaqohem me A.K, të cilin edhe do ta ftoj si dëshmitar në gjykatë”, shkroi Klinaku.

Ndryshe, sipas aktakuzës, më 29.08.2023, i pandehuri F.K., me qëllim që ta frikësojë dhe ta detyrojë personin zyrtar tani të dëmtuarin Albin Kurti në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Kosovës, që të ndërmarrë ose të mos ndërmarrë veprime të caktuara në kuadër të ushtrimit të detyrës së tij zyrtare, e ka kanosur atë përmes profilit të tij personal në rrjetin social “Facebook”, duke postuar shkrime me përmbajtje kërcënuese.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se pas reagimeve të opinionit publik lidhur me kërcënimin e përmendur, më 30.08.2023, i pandehuri F.K. ka përsëritur një postim me përmbajtje të njëjtë kërcënuese ndaj të dëmtuarit, ku thuhet: “… Prapë po e përsëris, nëse ju duket skandaloz postimi i mëhershëm: Më parë e vras A.K. sesa t’ia lëshoj rrugën dhe të iki nga Kosova”.

Ndërkohë, i pandehuri tjetër, N.S., e ka kanosur me vrasje të dëmtuarin A.K përmes postimeve publike në rrjetin social “Facebook”, për shkak të funksionit të tij, duke iu referuar postimit kërcënues të bërë nga i pandehuri F.K. /Telegrafi/

 

 

The post Ngritja e aktakuzës, Klinaku: Mezi nuk po pres të ballafaqohem me Albin Kurtin appeared first on Telegrafi.

“E kemi parë ne”/ Manjani: Si u mbajt sekret “reforma në drejtësi”, Lu i garantoi liderët se nuk do prekeshin

31 July 2025 at 22:18

Juristi Ylli Manjani solli më emisionin “Now” në Euronews Albania disa përjetime të kohës kur në vendin tonë u votua unanimisht reforma në drejtësi 9 vjet më parë dhe ai ishte ministër i Drejtësisë. Teksa e cilësoi votimin me 140 vota të kësaj reforme si papërgjegjshmërinë më të madhe të parlamentarizmit shqiptar, Manjani tregoi se […]

The post “E kemi parë ne”/ Manjani: Si u mbajt sekret “reforma në drejtësi”, Lu i garantoi liderët se nuk do prekeshin appeared first on BoldNews.al.

Specialja pranon prova nga Serbia, por a do të merren ato si të besueshme? – flasin juristët

31 July 2025 at 23:46

Gjykata Speciale ka marrë vendim për pranimin e disa dokumenteve në prova, me kërkesë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar të cilat kanë ardhur nga Serbia, këtë të papranueshme e ka konsideruar ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu, kurse njëjtë nuk thonë edhe njohësit e kësaj gjykate që thonë se pranimi i këtyre provave është diçka tjetër, e besueshmëria diçka tjetër.

Në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, Gjykata Speciale ka marrë vendim për pranimin e disa dokumenteve si prova, me kërkesë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Këto dokumente kanë qenë të ndara në tri anekse, e që në njërin prej tyre, janë kryesisht dokumente që kanë ardhur hiç më pak se nga Shërbimi i Sigurimit Shtetëror të Serbisë, Ministria e Brendshme e Serbisë dhe struktura të tjera të këtij shteti.

Një ditë pas raportimit për vendimit, janë ka ngjallur reagime të ashpra në Kosovë.

Madje e tillë ishte edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, që reagoi me anë të një postimi në Facebook.

“Ky zhvillim është thellësisht i papranueshëm. Institucionet në fjalë janë struktura të një regjimi që ka qenë përgjegjës për dhunë sistematike, krime lufte, zhdukje me forcë, gjenocid, spastrime etnike dhe represion brutal ndaj popullit të Kosovës.”

Ajo vendimin e ka vlerësuar të papranueshëm, duke thënë se pranimi i këtyre materialeve përbën deformim të rëndë të drejtësisë dhe një fyerje të hapur ndaj viktimave të luftës dhe sakrificës për liri.

“Tentimi i Gjykatës, me një fjali sikur “Për më tepër, fakti që disa Prova të Propozuara vijnë nga autoritetet serbe nuk përbën, në vetvete, një ndalesë për pranimin e tyre.” (par. 17), përveç tjerash është edhe juridikisht i gabuar dhe i padrejtë. Ky pretendim tronditës bie ndesh me praktika të etabluara të drejtësisë penale ndërkombëtare, sipas të cilave një ndër kriteret më të rëndësishme për vlerësimin e pranueshmërisë së provave është nëse burimi i tyre ka një interes në rezultatin e procesit apo ka indikatorë të tjerë të anshmërisë.  Refuzimi i Gjykatës për ta marrë parasysh këtë kriter, ngre dyshime serioze mbi paanshmërinë e vetë gjyqtarëve të rastit”, ka shtuar Haxhiu.

Por, reagimin e Haxhiut dhe të tjerëve, Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare e konsideron më shumë emocional ose politik sesa racional.

Ai thotë se provat mund të pranohen, por që të njëjtat pastaj verifikohen nga Gjykata.

“Në rastin konkret nuk domethënë që provat janë të besueshme, pra pranueshmëria e provave është diçka tjetër, dhe në fund, kur bëhet vlerësimi i provave personale dhe materiale, bëhet edhe vlerësimi i besueshmërisë dhe kredibilitetit të secilës provë, veç e veç. Në rastin konkret, provat mund të pranohen nga shteti i Serbisë, por besueshmëria dhe kredibiliteti do të vlerësohen”, ka thënë Alija.

Alija thotë që edhe mbrojtja mund të përdorë prova që burimin e kanë nga Serbia.

“Edhe mbrojtja mundet me i përdorë provat që vijnë nga Serbia, që i kanë shkarkuar nga databaza e Hagës, që janë administruar nga proceset që janë administruar ndaj Millosheviqit ose Gjorgjeviqit”, ka shtuar Alija.

Vendimi për pranimin e provave të reja është marrë më 29 maj 2025, por ai është bërë publik më 25 korrik.

The post Specialja pranon prova nga Serbia, por a do të merren ato si të besueshme? – flasin juristët appeared first on Telegrafi.

❌
❌