Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 August 2025Main stream

Blushi: Zero prova kundër Metës, gjykata palë me SPAK-un

TIRANË, 27 gusht /ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi tha sot se presidenti i PL-së Ilir Meta prej 10 muajsh po mbahet në burg pa asnjë fakt penal.

Duke e konsideruar izolimin e Metës si “politik”, Blushi tha edhe gjykata është bërë palë me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

“Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, prej 10 muajsh, ndodhet në burg jo për shkak të ligjit, por të politizimit ekstrem të SPAK-ut dhe shantazhit institucional që Prokuroria e Posaçme ushtron mbi gjykatat speciale, përmes përgjimit permanent të gjyqtarëve dhe familjarëve, duke cenuar në mënyrë flagrante pavarësinë e tyre në vendimmarrje”, u shpreh Blushi.

Sipas Blushit, gjatë kohës që Meta është mbajtur i burgosur “nuk është zbuluar dhe paraqitur asnjë provë reale ligjore që të vërtetojë ndonjë veprim të paligjshëm të Meta”.

Deputeti i zgjedhur i PL-së nënvizoi se “alibia e “dëshmitarëve të paqëndrueshëm” kundër Ilir Metës nuk provon gjë tjetër veçse ata janë pengje të SPAK-ut”.

“Ilir Meta, pa pushtet ekzekutiv, pa asnjë instrument presioni dhe pa mandat deputeti nuk ka asnjë fuqi intimiduese ndaj kërrkujt. Ndaj gjykata për rastin e Metës duhet të argumentonte për çfarë dëshmitarësh bëhet fjalë”, tha Blushi.

Blushi shtoi se “nuk ka asnjë dëshmitar, që të jetë i PL, jo se jo, që e fajëson Ilir Metën apo që e bën përgjegjës në raport me ligjin”.

“Presioni ndaj gjyqtarit nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga SPAK, afërmendsh që do prodhojë bërjen palë të tij me SPAK në këtë proces, duke riprodhuar po afërmendsh të njëjtën alibi për “provat e gjalla të paqëndrueshme”, që më pas kthehet në “argument” ligjor për të mbajtur Ilir Metën në paraburgim politik”, tha Blushi.

Blushi u shpreh se gjykata duhet të garantojë një proces të rregullt ligjor midis palëve dhe SPAK është palë në këtë.

Sipas Blushit “i gjithë procesi karakterizohet nga manipulimi, selektiviteti, mungesë transparence, paligjshmëria dhe politizimi”.

Më 13 gusht Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të mos ndryshojë masën e sigurisë ndaj Ilir Metës, duke e lënë në fuqi “arrestin në burg”.

SPAK i ka komunikuar zyrtarisht Ilir Metës mbylljen e hetimeve dhe kalimin e dosjes në gjykatë.

Meta akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, për çështjet që kanë të bëjnë me dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.

Ai u arrestua më 21 tetor 2024 dhe që prej atij momenti qëndron në paraburgim me masë “arresti në burg”.

/m.q/j.p/

The post Blushi: Zero prova kundër Metës, gjykata palë me SPAK-un appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Procesi ndaj Metës/ Tedi Blushi: Endrit Braimllari hyri në SPAK me teserën e PL-së dhe doli me atë të PS

By: Ela
27 August 2025 at 11:45

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një konferencë për shtyp, tha se Endrit Braimllari, një nga dëshmitarët sipas tij në procesin kundër ish presidentit Ilir Meta, “hyri në zyrat e SPAK me teserën e PL-së dhe doli me atë të PS-së, madje edhe si kandidat për deputet i Edi Ramës”. “Alibia […]

The post Procesi ndaj Metës/ Tedi Blushi: Endrit Braimllari hyri në SPAK me teserën e PL-së dhe doli me atë të PS appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Aksioni, Noka dhe Blushi takohen në selinë blu

By: redi
20 August 2025 at 17:07

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka këtë të mërkurë është takuar me numrin dy të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Takimi është zhvilluar në selinë e PD, ku mësohet në fokus ka qenë aksioni opozitar dhe nisja e sesionit të ri parlamentar. Biseda mes dy sekretarëve të përgjithshëm është fokusuar te koordinimi i aksionit të opozitës, ku fokusi është te denoncimi i asaj që e quajnë farsë…

Source

Blushi: 251 kriminelë të lirë dhe opozita në burg

By: redi
18 August 2025 at 15:54

Partia e Lirisë akuzon qeverinë dhe strukturat ligjzbatuese të saj se nuk po arrestojnë 251 kriminelë me urdhër-arreste të lëshuara nga SPAK-u dhe të miratuara nga GJKKO-ja. Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi vë theksin tek mosekzekutimi i këtyre urdhrave, ndërsa bëri analogji me rastin e kundërt për presidentin e partisë, Ilir Meta, duke thënë se u rrëmbye në rrugë si opozitar dhe u…

Source

Ben Blushi: Një krahasim mes Palestinës, Kosovës dhe Maqedonisë!

By: redi
11 August 2025 at 15:43

Nga Ben Blushi Të gjithë ata që për arsye të ndryshme janë dashamirës të Hamasit, këto ditë duhet të jenë të çliruar. Hamasi po e fiton luftën në televizonet perëndimore. Prej disa muajsh ushtarët e tij nuk luftojnë më. Ata kanë lënë armët dhe janë kthyer në fotografë profesionistë. Videot dhe fotografitë e njerëzve të drobitur që mbajnë rradhë për një pjatë me supë, po e lënë botën pa gjumë.

Source

Ben Blushi: Pse nuk i kuptoj biznesmenët e Shqipërisë!

By: redi
4 August 2025 at 17:10

Nga Ben Blushi Njoh shumë nga biznesmenët e Shqipërisë. Janë manipulatorë të admirueshëm. Ata kanë një teknikë marramendëse për të t’i nxjerrë paratë nga xhepi. Me të njëjtën shpejtësi ia marrin paratë dhe shtetit. Deri këtu i kuptoj. Ajo që nuk kuptoj është se pse këmbëngulin për të na i marrë paratë vetëm ne, dy milion shqiptarëve që jetojmë bashkë me ta në të njëjtin diell?

Source

PL: Drafti për Kodin e ri Penal, antikushtetues

TIRANË, 29 korrik /ATSH/ Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi e cilësoi si antikushtetues draftin e ri të Kodit Penal.

Në një deklaratë për mediet Blushi tha sot se drafti është “një atentat ndaj shtetit të së drejtës, që synon asgjësimin përfundimtar të lirisë në Shqipëri”.

Deputeti i zgjedhur i PL-së nënvizoi se “ky Kod Penal është rikthim i Nenit famëkeq, “55” për agjitacion dhe propagandë”.

“Shteti i represionit që synohet të instalohet me këtë Kod parashikon: Burg për fjalën e lirë, sepse çdo kritikë, postim apo protestë mund të cilësohet “terrorizëm” apo “dezinformim” dhe kushdo mund të përfundojë me pranga në duar për “agjitacion e propagandë.

“Burg për parkimin, sepse bashkimi i “krimeve” me “kundërvajtjet” i jep fuqi prokurorisë që të kthejë çdo gabim administrativ në vepër penale. Burg për kontratat, sepse bizneset dhe individët ndëshkohen penalisht për mosmarrëveshje civile, ndërkohë që kontrabandistët dhe klientët e Qeverisë përfitojnë imunitet të paprekshëm.

“Liri për të dënuarit me burgim të përjetshëm, sepse parashikohen hapësira për lirimin e tyre pa asnjë kriter të qartë, duke çelur rrugën për pazare të fëlliqura politike dhe legalizim të korrupsionit gjyqësor. Liri për hajdutët me pushtet, sepse abuzimi me detyrën, shpërdorimi i fondeve publike dhe korrupsioni i lartë praktikisht dekriminalizohen përmes kufizimit ekstrem të dispozitave për ndjekjen e tyre”, tha Blushi.

Blushi u shpreh se “Kodi i ri Penal i pakonsultuar me asnjë grup interesi të mirëfilltë, me asnjë OJF apo organizatë të të drejtave të njeriut, pa pyetur avokatët apo profesionistët e drejtësisë, por i prezantuar në terr, nuk është ligj, por një mjet shtypës”.

Sipas Blushit ky Kod Penal duhet refuzuar, rrëzuar dhe dërguar në koshin e historisë bashkë me regjimin që e prodhoi.

“I bëjmë thirrje çdo qytetari, intelektuali, juristi, çdo përfaqësuesi të shoqërisë civile dhe çdo aktori politik që beson te vlerat e lirisë, demokracisë dhe shtetit të së drejtës të kundërshtojë me forcë këtë grusht shteti juridik ndaj lirisë, si tentativë kriminale për instalimin e shtetit të mafias”, tha Blushi.

/m.q/r.e/

The post PL: Drafti për Kodin e ri Penal, antikushtetues appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PL: Rritja e çmimeve të referencës, goditje ndaj shtresës së mesme dhe të rinjve

TIRANË, 28 korrik /ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha sot se rritja e çmimeve të referencës për pasuritë e paluajtshme nga qeveria do ta bëjë edhe më të pamundur blerjen e një apartamenti dhe do të rrisë më tej koston e jetesës.

Nga selia e Partisë së Lirisë, Blushi u shpreh se “qeveria rrit në heshtje çmimet e referencës për pasuritë e paluajtshme, pa konsultim publik, duke vendosur një taksë të re të fshehur mbi qytetarët më të varfër të Europës”.

“Një tjetër grabitje e pastër që do e bëjë edhe më të pamundur blerjen e një apartamenti dhe do rrisë më tej koston e jetesës”, tha Blushi.

Blushi nënvizoi më tej se “rritja tinëzisht e çmimeve të referencës për pasuritë e paluajtshme është goditja e radhës ndaj shtresës së mesme dhe të rinjve që e kanë të pamundur sot të blejnë një shtëpi”.

“Kjo nuk është thjesht keqqeverisje, por një bandë shtetërore që po djeg vendin për të ruajtur pushtetin e vet kriminal përmes farsës dhe terrorit elektoral të 11 majit”, tha Blushi.

Blushi u ndal gjithashtu edhe tek situata nga zjarret në vend.

“Nga Veriu në Jug, mbi 12 mijë hektarë pyje, kullota, pemishte dhe prona publike janë kthyer në hi. Nga një përllogaritje e përafërt mbi bazën e kostos së ripyllëzimit, vlerës së lëndës drusore të djegur, kostos së degradimit të tokës dhe të tjera, dëmi ekonomik nga zjarret deri më tani rezulton përafërsisht 80 milionë euro, vlerë e cila rritet çdo ditë”, tha Blushi.

/m.q/r.e/

The post PL: Rritja e çmimeve të referencës, goditje ndaj shtresës së mesme dhe të rinjve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Blushi: Varfëria po thellohet, ushqimet bazë më shtrenjtë se në BE

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi reagoi sot për nivelin e varfërisë në vend, ndërsa u shpreh se “numri i familjeve të rrezikuara nga varfëria pritet të rritet ndjeshëm këtë vit”.

Në një deklaratë për mediet, Blushi theksoi se “rritja e kostos së jetesës për qytetarët shqiptarë, më të varfërit në Europë, vijon me ritme dramatike të pandalshme”.

“Sipas Eurostat, për vitin 2024, çmimet e ushqimeve në Shqipëri ishin sa 100.1% e mesatares së vendeve të BE-së, që do të thotë se qytetarët shqiptarë i blejnë ushqimet bazë të jetesës me shtrenjtë, jo vetëm se të gjithë fqinjët në rajon, por paguajnë më shumë edhe se qytetarët e vendeve të Bashkimit Europian”, theksoi ai.

Rritja e kostos së jetesës, sipas Blushit, nuk është shoqëruar me rritjen e të ardhurave të në të njëjtën masë.

“Sipas të dhënave të Eurostat, ndërkohë që çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë rritur me 32 pikë përqindje relativisht me mesataren e BE-së, të ardhurat për frymë janë rritur me 7 pikë për qind. Që do të thotë se shqiptarët i paguajnë ushqimet njësoj me vendet e BE-së, ndonëse të ardhurat i kanë 3 herë më të ulëta se europianët”, shtoi ai.

Kostot e larta të jetesës bazë dhe rritja thuajse e papërfillshme e të ardhurave, sipas Blushit “i mbajnë familjet shqiptare të mbërthyera në shpenzimet e mbijetesës”.

“Kjo është arsyeja pse Shqipëria ka sot, përqindjen më të lartë të familjeve të rrezikuara nga varfëria. Ndaj dhënia fund e këtij modeli të dështuar ekonomik, të orientuar drejt industrisë së ndërtimit, importeve dhe shërbimeve, është më shumë se kurrë një emergjencë kombëtare, jo vetëm që prodhimi vendas të mos përfundojë në kanal, por në tezgat dhe kuzhinat e shqiptarëve, por edhe që ekonomia familjare të marrë frymë lirisht”, theksoi ai.

Blushi tha se “modeli ekonomik që i duhet Shqipërisë, janë 5 prioritetet e Partisë së Lirisë, për 4 milion shqiptarë plus, që jo vetëm i japin fund dramës së madhe të shpopullimit, por edhe e shndërrojnë Shqipërinë në fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajon”.

/m.m/j.p/

The post Blushi: Varfëria po thellohet, ushqimet bazë më shtrenjtë se në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ku mund t’i gjejnë studentët universitetet tona  

By: KultPlus
23 July 2025 at 15:55

Ben Blushi

Gati një vit më parë isha i ftuar për një bisedë me studentë të gjuhë letërsisë në Universitetin e Korcës. Nuk ishin më shumë se 12 nxënës.

Njëzet vjet më parë, në atë degë studionin disa qindra djem dhe vajza që besonin se një diplomë mund të të sigurojë një punë të mirë.

Po sot kjo nuk është më e vërtetë.

Jo të gjithë janë të bindur se një diplomë universitare mjafton për të të siguruar punë.

Dhe cështja për shumë familje është, a ja vlen ta cosh fëmijën në shkollë të lartë?

A i kthen paratë e investuara në arsim cdo lloj dege dhe cdo lloj shkolle?

Kam frikë se jo.

Të kushtëzuar nga komplekset sociale, familet kursejnë për ti cuar fëmijët në shkolla të larta, por këto para që mund të investoheshin diku tjetër, në shumicën dërrmuese të rasteve nuk kthehen më.

Për fat të mirë shumë prindër po e kuptojnë këtë.

Shumë shpejt njerëzit do fillojnë të heqin dorë nga diplomat.

Të kesh një diplomë nuk do të thotë se ke edhe një punë të garantuar, apo një punë të paguar mirë.

Në tregun shqiptar një hidraulik fiton më shumë se një jurist.

Një elektricist fiton më shumë se një mësues.

Një kuzhinjer fiton më shumë se një biolog.

Një agjent imobiliar fiton më shumë se një ekonomist.

Ndërtuesi i një brigade me dhjetë veta, fiton më shumë se një arkitekt.

Nëse një famije i duhen të paktën 50 mijë euro në katër vjet, për të mbajtur një fëmijë në universitet, për të edukuar një elektricist duhen dhjetë herë më pak dhe mundësia që ai të kthejë mbrapsht investimin, është shumë më e shpejtë.

Në përgjithësi arsimi në gjithë botën është në krizë dhe për më pak se një dekadë përparimet teknologjike jo vetëm do mbyllin shumë vende pune por do mbyllin edhe laboratorët që bëjnë njerëzit gati për punë : vetë universitet.

Shqipëria nuk do bëjë përjashtim.

Nëse në dhjetë vitet e ardhshme nuk vjen në pushtet ndonjë qeveri ultra e majtë, që merr para nga taksat për të lehtësuar dramat sociale,shumica e universiteteve do mbyllen.

Thonë që universitetet private janë pak më mirë.

Derisa mbeten të hapura duhet të jenë pak më mirë.

Megjithatë shumë shpejt edhe ato do rrudhen sic janë rrudhur.

Zgjidhja e parë e fëmijëve shqiptarë sot janë universitet e huaja, zgjedhja e dytë janë ato private dhe zgjedhja e tretë janë universitetet publike.

Por shumë shpejt familjet shqiptare do jenë përballë një dileme shumë të madhe:

Pse i duhet një diplomë fëmijës tim?

Unë vetë, nëse do kthehesha 40 vjet përpara natyrisht nuk do zgjidhja më degën që kam zgjedhur gjuhë letërsi, e cila nuk më mësoi asgjë, por ndoshta nuk do zgjidhja të shkoja fare në Universitet.

Jeta më ka mësuar më shumë gjëra se shkolla.

Puna më ka mësuar se shkolla nuk të mëson të punosh.

Shumica e njerëzve që i mbaruan shkollat në fund të viteve 1990 nuk i përdorën asnjëherë diplomat e tyre.

Ata bënë punë të tjera që mund ti bënin edhe pa diplomë.

Sot mund të jetosh shumë më mirë duke i investuar kostot e shkollimit diku tjetër, në një start up apo në një biznes familjar apo në turizëm apo në bujqësi.

Atëherë si zgjidhet kriza e universiteteve?

Unë besoj se asnjë reformë që nuk zgjeron tregun nuk mjafton.

Integrimi i Shqipërisë në BE do ti shkatërrojë edhe më keq universitetet tona.

Si një vend antar i BE, fëmijët shqiptarë mund të studjojnë gratis në cdo vend europian që do të thotë se kostot që paguan sot një familje për të cuar djalin apo vajzën në Gjermani do jenë dy herë më të ulëta.

Kjo do t’ia marri edhe kafshatën e fundit universiteteve tona publike por edhe atyre private.

Shqipëria do e ketë të garantuar arsimin e fëmijëve të vet, por do rrezikojë mbylljen e universiteteve të veta.

Sa herë flas me miq, që administrojnë universitete private, ju them se e vetmja rrugë që ata ti mbajnë hapur bizneset e tyre është hapja e tregut ndaj të huajve.

Universitetet tona janë pjesa më e izoluar e shoqërisë. Edhe ekipet e varfra të futbollit kanë të huaj pa folur për restorantet, shërbimet, bankat apo kompantë.

Cuditërisht universitetet duken si laborarorë të pastër etnik.

Aty ka vetëm shqiptarë që nuk mësojnë.

Natyrisht Shqipëria nuk mund të joshë dot studentë gjermanë, as belgë, as sllovenë ndoshta as turq.

Por nisur nga vendodhja gjeografike, klima dhe kostot e ulëta të jetesës, Shqipëria mund të kthehej në një hub të lirë evropian për mijëra studentë kinezë, indianë, pakistanezë, bangladeshas, irakenë, egjiptianë, vietnamezë etj.

Të gjitha këto vende cojnë cdo vit në universitet e tyre më shumë se 200 milion studentë. Ndoshta edhe më shumë.

Në të gjitha këto vende që kanë një popullsi sa gjysma e botës, afro 4 miliardë njerëz, shtresa e mesme po rritet me shpejtësi. Gjithmonë e më shumë njerëz po dalin nga varfëria në Kinë në Indi, në Egjipt në Nigeri dhe në Vietnam ku ekonomia po lulëzon.

Kjo do të thotë se në dhjetë apo njëzet vitet që do vijnë, familjet do cojnë edhe më shumë fëmijë në shkolla të larta.

Por kaq shumë fëmijë nga familjet e mesme kineze, indiane dhe pakistaneze që ëndërrojnë të shkollohen në Evropë, nuk shkojnë dot në Londër, as në Paris dhe as në Berlin apo në Amerikë që po mbyllet si treg universitar.

Përvec politikave izolacioniste në këto vende, kostot janë shumë më të larta dhe kuotat shumë të kufizuara.

Por një pjesë e tyre mund të vinin në Shqipëri, si në një vend evropian.

Unë habitem se si univesitetet private harxhojnë ende para për të reklamuar në tregun e vogël shqiptar, kur duhet të hapnin agjensi rekrutimi në Kinë, në Indi apo në Pakistan apo në Egjipit.

Ky duhet të ishte një biznes kombëtar. I ndihmuar nga shteti. I udhëhequr nga shteti.

Qeveria mund ti eksplorojë këto tregje fillimisht për të mbushur universtetet publike që sot po japin shpirt.

Është më mirë që universitet tona të mbahen me paratë e kinezëve dhe indianëve sesa me taksat tona.

Nga 200 milion studentë aziatikë që shkojnë cdo vit në shkollë të lartë qoftë edhe 0.1 për qind të vinin në Shqipëri janë dy herë më shumë se gjithë numri i studentëve shqiptarë në total.

Shteti mund të kthehej në një agjensi për të mbledhur studentë nga vende të tjera përmes marrëveshjesh dypalëshe.

Imagjinoni sikur Universiteti i Korcës që po vdes, të ishte një destiacion për studentë kinezë.

Universiteti i Gjirokastës për vietnamezë, Vlora për egjiptainë, që meqë ra fjala po mbajnë në këmbë sot industrinë tonë tonë të peshkimit, apo Elbasani për indianë.

Ky migrim arsimor, nuk gjallëron vetëm universitetet por mund kthehet në ekonomi për vetë qytetet tona të mpakura.

Prandaj them se nëse duam Universitet duhet të gjejmë studentë, sepse megjithëse mësues ka, nxënës do ketë gjithmonë e më pak./ KultPlus.com

9 muaj në qeli, avokati i Ilir Metës: Ish-Presidenti është i burgosur politik. Blushi: Nuk kam komunikim me të

By: redi
22 July 2025 at 18:11

9 muaj ka në qeli Ilir Meta, ku presidenti i Partisë së Lirisë është i pandehur nga SPAK për tre akuza. Këtë të dalë, në një konferencë të gjatë për mediat, sekretari i Përgjithshëm Tedi Blushi dhe avokati Kujtim Cakrani, përsëritën të njëjtat pretendime dhe akuza për persekutim politik të ish Presidentit. “Metës i janë penguar qëllimisht takimet me deputetë, eurodeputetë, me familjarë si motra…

Source

Ben Blushi: Duhet të marrim studentë nga Kina, Nigeria, Vietnami

By: redi
22 July 2025 at 15:06

Nga Ben Blushi Gati një vit më parë isha i ftuar për një bisedë me studentë të gjuhë letërsisë në Universitetin e Korcës. Nuk ishin më shumë se 12 nxënës. Njëzet vjet më parë, në atë degë studionin disa qindra djem dhe vajza që besonin se një diplomë mund të të sigurojë një punë të mirë. Po sot kjo nuk është më e vërtetë. Jo të gjithë janë të bindur se një diplomë universitare mjafton për të të…

Source

Hetimet e SPAK/ Tedi Blushi: Divorci mes Metës dhe Kryemadhit u bë pasi u zbulua përdorimi i kartave

15 July 2025 at 21:07

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i ftuar në “Real Story” tha se përdorimi i kartës nga Monika Kryemadhi ka çuar në divorcin me Ilir Metën, për shkelje të besimit dhe shkelje të ligjit.

Ai theksoi se kartat e zbuluara nga SPAK nuk janë përdorur nga Ilir Meta.

“SPAK tregon në emër të kujt janë kartat dhe kush i ka përdorur. Nuk është z. Meta fare. E thotë SPAK. SPAK thotë se kartat janë në emër të  Shatkut dhe në emër të Monika Kryemadhit.

Nuk ka asnjë kartë të Metës. Në momentin kur Meta është vënë dijeni të këtyre kartave, ai ka bërë dhe divorcin  me zonjën Kryemadhi si një tradhti e para për një shkelje ligji, dhe ndaj besimit të tij.

Kjo çoi në divorc pa diskutim, patjetër, e ka sqaruar vetë z. Meta. Në momentin që është vënë në dijeni nga SPAK, që kemi zbuluar një kartë, çfarë karte ka përdorur dhe në këtë moment ai ka vendosur divorcin me zonjën Kryemadhi”, theksoi ai./abcnews.al

Blushi: Europa pohoi qartë, zgjedhjet e 11 majit nuk ishin të lira

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaroi sot në një dalje për mediet se, “e gjithë Europa e lirë dhe demokratike, foli sot qartë, prerë dhe shqip se “Zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri nuk ishin as të ndershme, as të lira, dhe as demokratike”.

Blushi tha se përpjekjet “për të paraqitur farsën dhe terrorin elektorale të 11 majit si një proces demokratik, më në fund iu dha një shuplakë e fortë nga institucioni më autoritar i kontinentit: Parlamenti Europian”.

“Michael Gahler e tha troç: “Zgjedhjet nuk ishin të barabarta dhe qeveria abuzoi.”

David McAllister i vendosi vulën: “Zgjedhjet nuk ishin të ndershme.”

Kovatchev e zhbëri propagandën: “Nuk ka ndarje pushtetesh dhe nuk ka zbatim të shtetit të së drejtës”, vijoi Blushi.

Sipas tij, “këto nuk janë thjesht opinione. Janë akt-akuza të rënda ndërkombëtare ndaj një regjimi që ka uzurpuar shtetin, ka përdhosur çdo standard të zgjedhjeve të lira, ka kontrolluar votën me patronazhimin, kërcënimin dhe blerjen e saj, me presionin ndaj administratës, keqpërdorimin e aseteve shtetërore dhe përdorimin kriminal të burimeve publike, pa harruar angazhimin masiv të bandave dhe karteleve më të rrezikshme”.

Blushi theksoi se, “11 Maji ishte një ditë terrori elektoral, që faktoi vrasjen e votës së lirë pa hyrë në kuti. Një operacion banditesk shtetëror që faktoi edhe asgjësimin e të gjitha institucioneve garante për standardet e zgjedhjeve”, tha Blushi

/gj.m//a.f/

The post Blushi: Europa pohoi qartë, zgjedhjet e 11 majit nuk ishin të lira appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përplasja e fortë/ Kryemadhi i tregon Metës vizën amerikane

By: user 6
7 July 2025 at 21:41

Një tjetër përplasje e fortë është duke ndodhur mes ish-Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi. Nisi fillimisht me një shigjetim të Kryemadhit ndaj Tedi Blushit, por këtij të fundit i doli në krah Ilir Meta me një koment nga qelia në faqen e tij në Facebook duke e quajtur Kryemadhin “Zeqineja e SPAK-ut”.

“Sigurisht edhe unë nuk dua t’i besoj, që ato që ka shkruar Altin Dumani për kartat e saj bankare dhe të Adrian Shatkut janë të vërteta, por ata i shkruajnë për të justifikuar izolimin kriminal të Ilir Metës si lider i Partisë së Lirisë.

Se po të ishin të vërteta, sigurisht që SPAK nuk do i jepte leje “Zeqinesë” të shkonte të SHBA në janar të këtij viti, ku jeton Adrian Shatku dhe janë kompanitë e lobimit që ia ka sjellë në Shqipëri, të cilat po i heton SPAK prej 3 vitesh” – shkroi ndër të tjera Meta.

Kësaj deklarate iu përgjigj Kryemadhi duke publikuar vizën që ka marrë në janar të këtij viti për në SHBA.

“Një sqarim i vogël në këtë ditë të nxehtë për të ftohur mendje të nxehura nga dezinformues tradicionalë. Unë nuk jam e penguar nga askush për të lëvizur drejt Amerikës dhe çdo vendi tjetër, përveç ditës që drejtësia ka vendosur te kem “detyrim paraqitje” pranë SPAK.

Siç e shikoni viza amerikane ishte me disa hyrje dalje dhe kjo është një gjë e vërtetueshme nga foto ose nga zyra e shtypit në ambasadën përkatëse. Nuk kam nevojë të marr leje askund madje as fansit të Zeqinesë e as fansit te garderobës time Tedi Blushit për të udhëtuar drejt çdo vendi ku kam ftesa pune” – shkroi Kryemadhi.

May be an image of 1 person, money and text that says 'VISA Name Post Issuing Surname TIRANA KRYEMADHI Name Given MONIKA Passport Number Sex Issue 16JAN2025 Date MEMBET Annotation ALBANIAN né kéte dité pér te ftohur méndje nxehura nga dezinformues tradicionale" nuk jam penguar nAa askush pér tẽ lévizur drejt Amerikés dhe çdo vendi tjetér, pérveç dités Ae drejtésia ka vendosur kem "detyrim paraqitje" Siç shikoni viza ameikane është me disa hyrje dalje dhe kjo është njễ gië foto ose nga zyra shtypit përkatëse. kam nevojë marr leje askund madjea fansitt Zeqinesëeas fansit te garderobës time Tedi Blushit udhëtuar drejt çdo vendi ku kam ftesa pune.'

Ditët e fundit ka ndodhur një përplasje mes Metës dhe Kryemadhit pasi SPAK deklaroi se ka zbuluar një kartë bankare të përdorur nga çifti në emër të biznesmenit Adrian Shatku nga e cila ishin shpenzuar rreth 250 mijë dollarë. Meta ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni për këtë kartë duke ia faturuar shpenzimet Kryemadhit. ©LAPSI.al

The post Përplasja e fortë/ Kryemadhi i tregon Metës vizën amerikane appeared first on Lapsi.al.

“Rrëmbimi i Metës më kriminal se arrestimi i Navalnyt”/ Tedi Blushi: Kërkojmë hetim ndërkombëtar

7 July 2025 at 15:27

Në deklaratën e sotme publike, sekretari i PL-së Tedi Blushi tha se arrestimi i Metës më 21 tetor 2024 është i pakrahasueshëm “edhe me arrestimin e Aleksei Navalnyt në Rusi”, duke e cilësuar këtë si “një skenar autokratik për të eliminuar kundërshtarët politikë”.

Sipas Blushit, Meta u rrëmbye në mes të ditës nga forca të armatosura e të maskuara, pa urdhër arresti, pa u lejuar të kontaktonte me avokatët apo të komunikonte me publikun. Ai tha se arrestimi u krye në mënyrë brutale, pa asnjë procedurë ligjore dhe se Meta është mbajtur në kushte degraduese, duke u trajtuar si armik politik, jo si qytetar nën hetim.

Blushi theksoi se as regjimi i Putinit nuk ka vepruar kaq brutalisht ndaj opozitarëve, ndërsa akuzoi drejtësinë shqiptare për heshtje dhe SPAK-un për bashkëpunim me qeverinë. “Ky nuk ishte arrestim – ishte rrëmbim politik,” tha ai.

Blushi kërkon për arrestimin e Metës, nisjen e një hetimi ndërkombëtar të pavarur, si dhe reagimin e BE-së dhe Këshillit të Evropës.

Deklarata e Sekretarit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi:

Partia e Lirisë dënon me vendosmërinë më të madhe aktin terrorist shtetëror politik të Narkoqeverisë, që keqpërdor institucionet e drejtësisë si armë kundër kundërshtarëve të saj politike, duke vijuar të mbajë në izolim ekstrem, pa fakte dhe pa prova penale, me masa represive që shtohen çdo ditë, liderin e saj, Presidentin Ilir Meta.
Sot, në Shqipëri, vend kandidat për anëtarësim në familjen europiane, nën sytë e BE-së dhe me heshtjen e turpshme të një pjese të drejtësisë, po përsëritet një skenar i egër kundër opozitës, që synon të instalojë një autokraci funksionale.
Procesi kriminal fund e krye farsë ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë u vulosën që me rrëmbimin e tij kriminal, më 21 tetor 2024, në mes të ditës, nga forca paramilitare të maskuara dhe të armatosura rëndë, pa asnjë identifikim ligjor apo vendim gjykate, që nuk treguan asnjë urdhër-arresti.
Ky nuk ishte një arrestim – ky ishte një rrëmbim i pastër politik dhe i paprecedent në një vend që pretendon të jetë demokraci dhe kandidat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.
Trajtimi i ish-Presidentit të Republikës, i tërhequr zvarrë, i dhunuar përpara publikut dhe i mbajtur në kushte degraduese, përfaqëson një nga shkeljet më flagrante të dinjitetit njerëzor dhe të parimeve themelore të shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Nuk ekziston më asnjë dyshim: rrëmbimi kriminal i Ilir Metës është i motivuar politikisht, i orkestruar në mënyrë kriminale nga një regjim që po përpiqet të eliminojë opozitën dhe t’i mbyllë gojën çdo zëri kritik përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025 dhe pas tyre.

Për fat të keq, mënyra se si u ekzekutua ky operacion ka kaluar çdo kufi të imagjinueshëm.
As regjimet autoritare nuk i kanë lejuar vetes akte të tilla. As regjimi i Vladimir Putinit nuk e ka arrestuar Aleksei Navalnyn në këtë mënyrë, në mënyrë kaq brutale, barbare dhe të poshtër.
Përkundrazi, siç mund ta konstatoni lehtësisht regjimi autoritar i Putinit u kujdes në dukje të arrestonte Navalnyn me forca të rregullta policie, të identifikuara, që i paraqitën atij një urdhër-ndalimi, i lejuan të drejtën të prononcohej edhe për mediat e të takonte bashkëshorten e tij, u shoqërua pa dhunë, pa u tërhequr zvarrë, pra formalisht me procedura të rregullta.

Ndryshe nga rasti Navalny, autoritetet shqiptare nuk kanë bërë asnjë përpjekje formale për të justifikuar masat ekstreme të përdorura, nuk kanë vërtetuar asnjë rrezik të pretenduar nga z. Meta, nuk kanë respektuar as të drejtat procedurale minimale, nuk kanë komunikuar vendim gjykate, nuk kanë dhënë asnjë sqarim ligjor, nuk i kanë dhënë të drejtën të kontaktojë avokatin.
Çdo element i këtij “operacioni” është shkelje e hapur e nenit 25 të Kushtetutës dhe nenit 3 dhe 5 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Ndërkohë për çështjen Navalnyy etj. kundër Rusisë, GJEDNJ u shpreh: “…se Gjykatat vendase nuk kishin bërë asnjë përpjekje, për të verifikuar masën e rrezikut, që përbënin aplikuesit, nëse ishte e nevojshme, për t’i ndaluar ata; Edhe nëse prezumohet, që aplikuesit nuk i ishin bindur urdhrit për ndalim, nuk kishte arsye për t’i arrestuar ata. Masat shtrënguese të marra kishin një potencial serioz, për të penguar mbështetësit opozitarë, në marrjen pjesë, në përgjithësi, në debatin e hapur politik. Efekti pengues i këtyre sanksioneve ishte fuqizuar më tej, nga fakti që ato kishin, si objektiv figura të njohura publike, heqja e lirisë së të cilëve, kishte tërhequr vëmendje të gjerë të mediave. Kështu, ndërhyrja nuk ishte e nevojshme, në një shoqëri demokratike. Ka shkelje të nenit 5 të KEDNJ, edhe në lidhje me shoqërimin e panevojshëm, në rajonin e policisë dhe mungesën e shkaqeve, për ndalimin e tyre”.
Imagjinoni se çfarë damke të zezë do t’i vendosë Shqipërisë, Gjykata e Strasburgut lidhur me rrëmbimin terrorist dhe trajtimin çnjerëzor që Narkopolicia e Edi Ramës i bëri Presidentit të Partisë së Lirisë.
Skandaloz dhe kriminal është gjithashtu fakti se asnjë masë, qoftë edhe më miminale disiplinore nuk u ndërmorr ndaj kapuçonëve maskëzinj që rrëmbyen Presidentin e Partisë së Lirisë, të cilët përkundrazi u graduan siç ishte rasti i Vilson Balës, që u “gradua” drejtor i Policisë së Durrësit.

Më kriminale është edhe fakti që drejtësia me regji nuk nisi asnjë hetim për rrëmbimin e Presidentit Meta edhe pse Narkodrejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka mashtruar publikisht duke pretenduar se Presidentit të Partisë së Lirisë në momentin e ndalimit iu komunikua urdhër-arresti, ç’ka është fund e krye një mashtrim dhe falsifikim, sepse kjo ka ndodhur në ambientet e Drejtorisë së Tiranës disa orë pasi rrëmbimi i Z. Meta ishte bërë fakt.

SPAK dhe afërmendsh gjykatat e kapura dhe të vendosura nën shantazhin e përgjimeve nga Altin Dumani, mbyllën sytë dhe askush sot nuk mban përgjegjësi ligjore për këtë akt kaq të rëndë.

Pra rrëmbimi kriminal, hetimi kriminal dhe izolimi kriminal i Presidentit Meta nuk është asgjë tjetër veçse një akt terrori shtetëror politik i një qeverie të kapur, që përdor institucionet e drejtësisë si armë kundër kundërshtarëve të saj, si përpjekje për ta
Është një përpjekje e dëshpëruar për të imponuar heshtjen përmes frikës. Është një sinjal i qartë se pushteti në Shqipëri ka kaluar nga demokracia formale në autokraci funksionale.
Urdhri për arrestimin e Ilir Metës nuk ka

Partia e Lirisë kërkon me vendosmëri:

Ndërhyrje urgjente të Gjykatës Kushtetuese, për të konstatuar shkeljet flagrante të të drejtave themelore të qytetarit Ilir Meta dhe për të rikthyer ligjshmërinë në vend duke i dhënë fund masës absurde, kriminale dhe politike të arrestit me burg për Presidentin e Partisë së Lirisë;

Një hetim të pavarur ndërkombëtar mbi mënyrën kriminale të arrestimit dhe përgjegjësit e këtij rrëmbimi politik;

Reagim të menjëhershëm të institucioneve ndërkombëtare, veçanërisht të Këshillit të Europës dhe Bashkimit Evropian, për këtë precedent të rrezikshëm për demokracinë në Shqipëri.

Ne nuk do të heshtim. Ne nuk do të frikësohemi. Ne nuk do të ndalemi.
Kjo është një betejë për demokracinë, për dinjitetin njerëzor, për lirinë e të gjithë shqiptarëve dhe për të ardhmen evropiane të Shqipërisë dhe në emër të tyre ne do vijojmë të çmontojmë të gjitha akuzat politike të këtij procesi kriminal dhe politik, në Tiranë dhe në Strasburg.

The post “Rrëmbimi i Metës më kriminal se arrestimi i Navalnyt”/ Tedi Blushi: Kërkojmë hetim ndërkombëtar appeared first on Sot News | Lajme.

Blushi: Të ndalet ndërhyrja politike në pushtetin lokal

TIRANË, 6 korrik/ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i bëri thirrje sot përmes një deklarate për mediet, Kongresit të Autoriteteve Lokale të KiE të monitorojë ecurinë e reformave pasi sipas tij, Kryeministri Rama po shkel autonominë e pushtetit vendor.

“Partia e Lirisë dënon me forcën më të madhe ndërhyrjet e përsëritura dhe të paprecedenta të Kryeministrit Edi Rama në punët e brendshme të bashkive, veçanërisht rastet flagrante të ndodhura në Bashkinë e Tiranës dhe së fundmi në Bashkinë e Vlorës”, deklaroi Blushi.
Sipas tij, Këto akte përbëjnë një shkelje të rëndë të parimeve kushtetuese të ndarjes së pushteteve dhe të autonomisë vendore, të cilat janë themele të një shteti funksional dhe demokratik.
Partia e Lirisë kërkon të ndalet menjëherë çdo formë ndërhyrjeje politike në punët e brendshme të bashkive dhe të respektohet me rigorozitet autonomia kushtetuese dhe ligjore e pushtetit vendor.
“Partia e Lirisë u bën thirrje shoqërisë civile, Këshillit të Europës dhe institucioneve të Bashkimit Europian që monitorojnë ecurinë e reformave demokratike, të reagojnë me vendosmëri ndaj këtij precedentit të rrezikshëm që minon demokracinë lokale dhe rendin kushtetues të vendit”, u shpreh Blushi.

The post Blushi: Të ndalet ndërhyrja politike në pushtetin lokal appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AGSH dënon gjuhën denigruese ndaj gazetarëve nga zyrtari i lartë të Partisë së Lirisë

4 July 2025 at 16:35

Gjatë një konference për shtyp të mërkurën Blushi sulmoi gazetarët se ishin ‘mercenarë” dhe të “keqpërdorur” nga SPAK në lidhje me lajmet që ata kishin shkruar për dosjen ndaj Metës, i cili ndodhet në arrest me burg me akuza për tre çështje korrupsioni. “SPAK prej 2 vitesh nëpërmjet gazetarëve mercenarë fabrikonte në media lajme për […]

The post AGSH dënon gjuhën denigruese ndaj gazetarëve nga zyrtari i lartë të Partisë së Lirisë appeared first on Reporter.al.

Unë, “mercenari” i SPAK, që “parashikova” arrestimin e Ilir Metës

3 July 2025 at 20:03

Nga Ardit Rada

Tedi Blushi, ish-gazetar me kujtesë të përzgjedhur dhe zëdhënës i Ilir Metës, ka shpërndarë së fundmi një listë “non grata” gazetarësh, duke na quajtur “mercenarë të SPAK”. Dhe e gjitha sepse kemi guxuar të bëjmë një parashikim logjik për fatin e padiskutueshëm penal të shefit të tij: Ilir Metës.

Në atë listë jam edhe unë që 6 muaj para se Ilir Meta të prangosej, shkruajta se s’mund të ketë fund tjetër veç prangave një njeri që përveçse nxiti në vend një frymë anti-amerikane dhe anti-BE, e njihnim të gjithë për jetë luksoze të familjes së tij jashtë vendit e të tjera, që populli i di. I kam bërë të tilla analiza sepse mendoj se nuk ka krim më të madh në gazetari sesa të mos thuash të vërtetën për një hajdut që ka pasur imunitet për dekada me radhë. Që u vranë 4 qytetarë prej tij dhe i quajti kokëpalarë etj. Pra në thelb kam thënë shumë më pak sesa Sali Berisha për Ilir Metën! Dhe s’mund të ketë turp më të madh sesa të jesh ish-gazetar që sot del nëpër konferenca shtypi dhe intimidon kolegët e tu vetëm sepse kanë ekspozuar realitetin dhe mendon se po i sheh si Zeusi nga lart meqenëse ke marrë një pushtet të përkohshëm politik. Ky është Tedi Blushi sot. Një zëdhënës që ka ndërruar kostumin e gazetarit me çorapet politike të Ilirit. Dhe i rri mirë.

Por më shumë se gjuha e një zëdhënësi të rënë në hall, më neverit heshtja e atyre që e quajnë veten “mbrojtës të lirisë së shtypit”. Shoqatat e gazetarëve janë ulur në prehrin e politikës dhe nuk thonë asnjë fjalë, as kur kolegët sulmohen publikisht për llogari të politikanëve që kanë provuar prangat e bekuara nga SHBA dhe BE.

Po jua them publikisht: Nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë komunikim me ndonjë deputet të Kuvendit të Shqipërisë. Aq më pak me ndonjë prokuror të SPAK që të më japë lajme për t’i “shitur”. Gjithçka kam shkruar, e kam bërë me aq profesionalizëm sa mund të kem dhe me përgjegjësi, pa pasur nevojë për burime të paguara. Madje jam i hapur për Blushin dhe këdo që t’i vej ne dispozicion bilancet e mia dhe të shohin se jam nga të paktët gazetarë që s’kam as automjet. Dhe këtë e quaj fat pavarësisht nevojës, se nuk ka kënaqësi më të madhe sesa të ecësh në këmbë apo të udhëtosh me autobus urban dhe të të falënderojnë qytetarët pse denoncoj me aq sa mundem hajdutët dhe kriminelët e popullit të tyre. E them këtë, sepse në ndryshim nga disa ish-gazetarë që sot japin konferenca për shtyp me shpresën se do y’i shpëtojnë shefat nga burgu, unë s’i kam borxh ndonjë shefi me apo pa pushtet politik.

E kam kursyer prej kohësh Tedi Blushin nga kritikat. Madje, kur LSI shpërndante mandate për njerëz pa shkollë, pa dinjitet e pa një fjali të artikuluar, kam thënë me vete: pse të mos jetë edhe Blushi deputet? Të paktën i kishte thënë punës ‘bismilah’. Edhe pse sot mandatin e mori pa garë, pa përballje dhe pa moral politik. Por nuk është kjo tragjedia. Tragjedia është se sot, nga ai post, ai ka vendosur të shpifë, të etiketojë dhe të kërcënojë kolegë që bëjnë vetëm një gjë: punën e tyre. Tjetër gjë pse puna jonë nuk përputhet me planet e Ilir Metës.

Ka njerëz që pushteti i ndryshon, i nxjerr zbuluar. Siç thoshte Sali Berisha për një TV francize në vitet `90: “Pushteti ka prishur burra më të mirë se unë”. Tedi është një prej tyre dhe sot është kthyer në gojën e zellshme të një partie që është fundosur me kohë në hetime dhe është braktisur nga elektorati.

Dhe në fund, një sqarim për publikun: Unë nuk kam qenë dhe nuk jam i dënuar për shpifje si dikush. Nuk jam kapur ndonjëherë duke gjobitur nga kolltuku në Tiranë ndonjë ish-nëndrejtor të Polcisë së Korçës. Dhe mbi të gjitha, nuk kam shitur kurrë ndërgjegjen time për t’i shërbyer
një partie. Se ndryshe do isha unë deputet dhe jo ai që përmenda më sipër.

Gazetaria nuk është as shpifje, as ofiq, as pazar. Është përgjegjësi. Dhe nëse kjo përgjegjësi i shqetëson ata që dikur kanë qenë gazetarë dhe sot janë zëdhënës të hajdutëve, ky është problemi i tyre, jo yni që nuk ndajmë të njëjtin mendim me ta.

Nuk jemi ne që kemi frikë nga drejtësia e aq më pak nga presionet politike. Ne nuk kemi nevojë për mbrojtës me kravatë. Mjafton të bëjmë punën tonë. Me fakte. Me zë. Dhe pa frikë. Jemi ata që presim ta shohim drejtësinë më në fund në veprim. Ndërsa ata që mbrojnë hajdutët me çdo çmim, duhet ta marrin me mend fatin e tyre në histori, politikë etj.

❌
❌