Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 August 2025Main stream

Koçiu: Kemi ngritur mekanizmin e emergjencës, mobilizim i strukturave shëndetësore në zonat e prekura nga zjarret

TIRANË, 13 gusht/ATSH/ Si pasojë e situatës së krijuar nga zjarret në disa zona të vendit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ngritur menjëherë mekanizmin e emergjencës për mobilizimin e të gjitha strukturave shëndetësore dhe logjistike në zonat e prekura.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se “Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor,  Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Spitali Universitar i Traumës e të gjithë spitalet rajonale janë në koordinim të vazhdueshëm për mbështetjen operative të strukturave  të përfshira në këtë emergjencë”.

Koçiu theksoi se “bashkëpunimi me pushtetin vendor dhe mbrojtjen civile po vijon për evakuimin dhe trajtimin e banorëve të prekur”.

“Garantimi i vazhdimësisë së shërbimit shëndetësor pa ndërprerje dhe ofrimi i ndihmës së menjëhershme për çdo qytetar në nevojë, mbetet prioritet”, thekson ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

/k.s/j.p/

The post Koçiu: Kemi ngritur mekanizmin e emergjencës, mobilizim i strukturave shëndetësore në zonat e prekura nga zjarret appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 12 August 2025Main stream

Fertilizimi in vitro falas, Koçiu: Vijnë në jetë dy foshnje tek “Koço Gliozheni”

12 August 2025 at 12:00

TIRANË, 12 gusht/ATSH/ Sistemi shëndetësor publik ofron tashmë shërbimin e fertilizimit in vitro (FIV) falas për çiftet që përballen me infertilitetin, përmes Qendrës së Teknikave të Riprodhimit Mjekësor të Asistuar (RMA) pranë Maternitetit “Koço Gliozheni”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau sot rastin e suksesit me lindjen e dy foshnjave të tjera përmes procedurës in vitro.

“Dy gëzime të reja nga materniteti “Koço Gliozheni”. Dua dhe Mertoni erdhën në jetë falë programit kombëtar për trajtimin e infertilitetit, përmes procedurës in vitro që tashmë ofrohet në sistemin publik dhe po kthen në realitet ëndrrat e shumë familjeve. Urime prindërve dhe stafit mjekësor për këto mrekulli”, u shpreh Koçiu.

Për herë të parë pranë Spitalit Universitar Obstetrik – Gjinekologjik “Koço Gliozheni ka ardhur në jetë në 17 dhjetor 2024, fëmija i parë me teknikën e riprodhimit të asistuar.

Paketa e fertilitetit synon të mbështesë çiftet e reja përmes shërbimit falas të Fertilizimit in Vitro (FIVET).

Me buxhetin e këtij viti, rreth 150 çifte të reja po mbështeten për të realizuar ëndrrën e tyre për të krijuar familje.

1 nga 2

/m.m/

The post Fertilizimi in vitro falas, Koçiu: Vijnë në jetë dy foshnje tek “Koço Gliozheni” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Vaksina eksperimentale kundër kancerit provokon përgjigje imune te disa pacientë

By: A R
11 August 2025 at 18:37

Një vaksinë e re eksperimentale, e projektuar për të luftuar kancerin e pankreasit dhe të zorrëve, ka treguar shenja premtuese në një studim të hershëm klinik, duke stimuluar sistemin imunitar të disa pacientëve për të njohur dhe sulmuar qelizat kancerogjene.

Këto lloje kanceresh janë të njohura për rikthimin e shpeshtë edhe pas operacioneve dhe kimioterapisë, veçanërisht kur mbeten sasi të vogla të qelizave kancerogjene në trup. Vaksina synon të fuqizojë imunitetin për të parandaluar rikthimin e tumoreve.

Në studimin e publikuar në revistën Nature Medicine, morën pjesë 25 pacientë, 20 me kancer pankreasi dhe 5 me kancer të zorrëve, të cilët kishin përfunduar trajtimet standarde por kishin ende shenja të sëmundjes në gjak. Pas rreth 20 muajsh, 17 prej tyre zhvilluan një përgjigje të fortë imune ndaj proteinave mutante të tumorit.

Pacientët me kancer pankreasi jetuan mesatarisht 29 muaj pas vaksinimit, përfshirë më shumë se 15 muaj pa shenja sëmundjeje. Ata që kishin reagimin më të fuqishëm imunitar jetuan edhe më gjatë dhe mbetën më gjatë pa kancer.

Ndryshe nga vaksinat e tjera të personalizuara, kjo vaksinë prodhohet në masë dhe mund të ofrojë një alternativë më të shpejtë dhe më të përballueshme për trajtimin e pacientëve me mutacion në gjenin KRAS, që lidhet ngushtë me zhvillimin e këtyre kancerëve.

Ekspertët, megjithatë, paralajmërojnë se rezultatet duhet të konfirmohen në studime më të mëdha dhe të kontrolluara, para se të nxirren përfundime për efikasitetin klinik.

Dr. Magnus Dillon nga Instituti i Kancerit në Britaninë e Madhe e cilëson vaksinën si një hap shumë premtues, ndërsa specialistë të tjerë theksojnë nevojën për kujdes në interpretimin e rezultateve, për shkak të përfshirjes së dy tipeve të ndryshme kanceresh në të njëjtin studim.

The post Vaksina eksperimentale kundër kancerit provokon përgjigje imune te disa pacientë first appeared on JavaNews.al.

Koçiu në Golem: Në 36 qendrat verore, shërbim shëndetësor falas për pushuesit vendas e të huaj

By: A R
11 August 2025 at 14:34

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu zhvilloi sot një inspektim në qendrën shëndetësore verore Golem, një nga 36 qendrat e hapura përgjatë vijës bregdetare dhe zonave me fluks të lartë pushuesish.

Gjatë vizitës, ministrja vlerësoi punën e stafit mjekësor dhe infrastrukturën e vënë në dispozicion për të përballuar fluksin e vizitorëve në muajt e verës, duke theksuar rëndësinë e këtyre strukturave për ofrimin e një shërbimi të shpejtë, efektiv dhe sa më pranë qytetarëve.

“Jo pa arsye kemi vendosur që të 36 qendrat shëndetësore verore që kemi hapur këtë vit gjatë sezonit turistik në të gjithë Shqipërinë, afër vijës bregdetare apo aty ku ka densitet edhe fluks pushuesish, pikërisht për të shmangur ecejaket nëpër struktura spitalore, për kërkesat dhe nevojat që mund të ketë një pushues në një moment të caktuar, një medikament apo një ndërhyrje e stafit mjekësor që mund edhe të shpëtojë jetë në raste të veçanta”, u shpreh Koçiu.

Gjithashtu, ministrja nënvizoi se shërbimet në këto qendra janë falas për të gjithë, pa dallim nëse janë apo jo rezidentë në Shqipëri.

“Duhet theksuar që e ofrojmë shërbimin njësoj edhe për ata që nuk janë rezidentë në Shqipëri, falas, pa radhë, pa listë pritje dhe pa rezervim”, deklaroi  Koçiu.

Në këtë kuadër, Ministrja e Shëndetësisë inkurajoi edhe të rinjtë e sapodiplomuar në fushën e mjekësisë që të përfshihen në këto struktura, për të fituar eksperiencën e  parë praktike.

“Është një eksperiencë shumë e mirë për ju të rinjtë që sapo keni mbaruar studimet dhe doni një eksperiencë të parë, dhe ku më mirë sesa tek këto të papriturat që sjellin Qendrat Shëndetësore, tipologjitë e sëmundjeve apo problematikave shëndetësore që vijnë e trajtohen”, u shpreh ajo.

The post Koçiu në Golem: Në 36 qendrat verore, shërbim shëndetësor falas për pushuesit vendas e të huaj first appeared on JavaNews.al.

Koçiu: Në 36 qendrat verore shërbim shëndetësor falas, pa radhë dhe listë pritje për pushuesit vendas e të huaj

11 August 2025 at 12:30

TIRANË, 11 gusht/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu zhvilloi sot një inspektim në qendrën shëndetësore verore Golem, një nga 36 qendrat e hapura përgjatë vijës bregdetare dhe zonave me fluks të lartë pushuesish.

Gjatë vizitës, ministrja vlerësoi punën e stafit mjekësor dhe infrastrukturën e vënë në dispozicion për të përballuar fluksin e vizitorëve në muajt e verës, duke theksuar rëndësinë e këtyre strukturave për ofrimin e një shërbimi të shpejtë, efektiv dhe sa më pranë qytetarëve.

“Jo pa arsye kemi vendosur që të 36 qendrat shëndetësore verore që kemi hapur këtë vit gjatë sezonit turistik në të gjithë Shqipërinë, afër vijës bregdetare apo aty ku ka densitet edhe fluks pushuesish, pikërisht për të shmangur ecejaket nëpër struktura spitalore, për kërkesat dhe nevojat që mund të ketë një pushues në një moment të caktuar, një medikament apo një ndërhyrje e stafit mjekësor që mund edhe të shpëtojë jetë në raste të veçanta”, u shpreh Koçiu.

Gjithashtu, Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi se shërbimet në këto qendra janë falas për të gjithë, pa dallim nëse janë apo jo rezidentë në Shqipëri.

“Duhet theksuar që e ofrojmë shërbimin njësoj edhe për ata që nuk janë rezidentë në Shqipëri, falas, pa radhë, pa listë pritje dhe pa rezervim”, deklaroi Koçiu.

Në këtë kuadër, Ministrja e Shëndetësisë inkurajoi edhe të rinjtë e sapodiplomuar në fushën e mjekësisë që të përfshihen në këto struktura, për të fituar eksperiencën e parë praktike.

“Është një eksperiencë shumë e mirë për ju të rinjtë që sapo keni mbaruar studimet dhe doni një eksperiencë të parë, dhe ku më mirë sesa tek këto të papriturat që sjellin Qendrat Shëndetësore, tipologjitë e sëmundjeve apo problematikave shëndetësore që vijnë e trajtohen”, u shpreh ajo.

Duke u ndalur tek puna dhe efektiviteti i qendrës shëndetësore verore në Golem, Koçiu deklaroi se “mbi 3 mijë vizita janë pritur në këtë qendër nga 1 qershori që është hapur” si dhe shtoi se “qendra do të vijojë të jetë e hapur deri në fund të muajit gusht”.

Në përfundim, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vuri në dukje infrastrukturën e kësaj Qendre Shëndetësore, e cila ka në dispozicion pajisjet e nevojshme që u japin mundësi stafit të shërbejnë siç duhet.

Me të gjitha pajisjet e nevojshme mjekësore dhe staf të kualifikuar dhe të përkushtuar, qendrat shëndetësore verore të shtrira në të gjithë vendin vijojnë të jenë një hallkë e rëndësishme në zinxhirin e reagimit dhe ofrimin e ndihmës së shpejtë për pushuesit dhe turistët e huaj gjatë sezonit turistik.

/m.m//a.f/

The post Koçiu: Në 36 qendrat verore shërbim shëndetësor falas, pa radhë dhe listë pritje për pushuesit vendas e të huaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Temperaturat e larta, mjekja Aga: Shmangni ekspozimin gjatë orëve të pikut

TIRANË, 11 gusht/ATSH/ Ditët e fundit po shënohen temperatura të larta në vend, si pasojë mjekët japin këshilla për kujdesin e të gjitha grupmoshave.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau sot në rrjetet sociale këshillat e mjekëve në këto ditë të nxehta vere, ndërsa u kërkoi qytetarëve t’i ndjekin ato në mënyrë që të shmangin efektet shëndetësore negative.

“Duke marrë parasysh temperaturat e larta që kanë vijuar ditëve të fundit, duam t’ju japim disa këshilla pacientëve për tu ruajtur nga ekspozimi nga temperaturat e larta gjatë orëve të pikut. Pas orës 10 të paradites deri në orën 15:00-16:00. Për çdo problem shëndetësor të shfaqur pacientët duhet të drejtohen pranë mjekut të familjes dhe të kërkojnë ndihmë pranë tij për të kryer vizitat e nevojshme dhe analizat e gjakut që çdo të diagnostikohet në kohën e duhur dhe të ruhemi ndaj temperaturave të larta të ditëve të fundit”, tha Ajsela Aga, mjeke familje pranë Qendrës Shëndetësore Nr.1 në Tiranë.

Në këto ditë të nxehta mjekët rekomandojnë të pini sa më shumë ujë për të shmangur dehidratimin. Rekomandohet të pini të paktën 8 gota ujë në ditë. Shmangni ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut. Vishuni me rroba të lehta dhe të lirshme, rekomandohen rroba me ngjyra të çelura dhe materiale të lehta prej pambuku.
Përdorni krem dielli me faktor mbrojtës të lartë dhe aplikojeni në të gjitha pjesët e trupit që janë të ekspozuara ndaj diellit, veçanërisht në fytyrë, krahë dhe këmbë.
Konsumoni ushqime të freskëta dhe të lehta, kryesisht rekomandohet fruta dhe perime të freskëta, sallata dhe ushqime të pasura me ujë.
/k.s//a.f/

The post Temperaturat e larta, mjekja Aga: Shmangni ekspozimin gjatë orëve të pikut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Risitë e recetës së re mjekësore, Urdhri i Farmacistit: Shmangen abuzimet, më shumë garanci për pacientët

By: A R
10 August 2025 at 17:00

Mjekë dhe farmacistë prej datës një gusht kanë vënë në zbatim një recetë të re mjekësore. President i Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, Dëfrim Goma tregon për Vizion Plus se cilat janë disa nga ristë.

“Përshkrimin detyrimisht të barnave edhe sipas principit aktiv apo gjenerik sepse deri me sot barnat janë përshkruar me emrat tregtar, risia e dytë është që kemi dy receta, receta akute që ka një afat 1 mujor dhe receta kronike që ka një afat nga 2 deri në 6 muaj. Në rast se receta do ekzekutohet në mënyrë të pjesshme, farmacisti do shkruaj anash barit, datën, sasinë, do firmos, do vulos do i bëjë një foto recetës dhe do ta mbajë ndërsa recetën origjinale do t’ja kthejë pacientit. Një risi tjetër është dhe e drejta që ka farmacisti të lëshojë kopje recete për barnat që nuk i ka në farmaci bazuar në recetën origjinale të mjekut”, shprehet President i Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë (UFSH), Dëfrim Goma.

Goma u bënë thirrje të gjithë mjekëve dhe farmacistëve të zbatojnë me përpikmëri udhëzimin dhe të jenë sa më të kujdesshëm në respektimin e formës dhe përmbajtjes së recetës duke shmangur kështu penalitetet.

Hyrja ne fuqi e recetes se re mjekësore vjen pas kërkesave të farmacistëve për të rritur sigurinë per pacientet.

The post Risitë e recetës së re mjekësore, Urdhri i Farmacistit: Shmangen abuzimet, më shumë garanci për pacientët first appeared on JavaNews.al.

Rama: Saranda, jo vetëm destinacion pushimi, por edhe siguri për shëndetin e qytetarëve

TIRANË, 10 gusht /ATSH/ Spitali i Sarandës, me staf të përkushtuar dhe gatishmëri 24 orë çdo ditë, kujdeset për qytetarët dhe turistët, duke garantuar pushime të qeta dhe pa shqetësime.

Kryeministri Edi Rama tha sot, në një postim në Facebook, se Saranda është jo vetëm destinacion pushimi, por edhe siguri për shëndetin e qytetarëve.

“Spitali i Sarandës me staf të përkushtuar dhe gatishmëri 24/7 kujdeset për qytetarët dhe turistët, duke garantuar pushime të qeta”, tha Rama.

Aktualisht në urgjencën pedriatike të spitalit të Sarandës vërehet një shtim i numrit të rasteve që paraqiten për të marrë shërbim shëndetësor.

Një mjeke e kësaj Urgjence, tha se “pjesa më e madhe janë shtetas shqiptarë, por ka edhe shtetas të huaj që marrin shërbim mjekësor. Janë marrë një sërë masash për ta përballuar me sukses këtë sezon veror. Personeli mjekër është në gatishmëri. Janë pezulluar lejet vjetore për punonjësit e personelit shëndetësor si dhe kemi shtuar numrin e medikamenteve dhe pajisjeve, në mënyrë që të kemi një sezon turistik sa më të mbarë dhe të sigurt”.

Ndërsa një mjeke e Urgjencës së spitalit të Sarandës tha se “ka filluar të ketë shumë fluks jo vetëm gjatë fundjavës, por edhe gjatë ditëve të javës. Kemi marrë masa dhe spitali është në gatishmëri të çdo pacienti. Janë reduktuar lejet e personelit dhe kemi edhe një shtim të personelit të mesëm me kontrata provizore. Kemi mbështetetjen e Ministrisë me çdo lloj medikamenti dhe me ambulancat në terren për të marrë pacientët”.

The post Rama: Saranda, jo vetëm destinacion pushimi, por edhe siguri për shëndetin e qytetarëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Masat për sezonin turistik, Koçiu: Rreth 200 pishina të inspektuara nga ISHSH që nga qershori

TIRANË, 8 gusht/ATSH/ Inspektorati Shtetëror Shëndetësor vijon inspektimin e pishinave dhe kushteve higjieno-sanitare në të gjitha subjektet e vendit, në kuadër të masave të marra për sezonin turistik.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaroi sot se “nga muaji qershor deri tani janë inspektuar rreth 200 pishina në të gjithë vendin dhe procesi do të vazhdojë deri në fund të sezonit”.

“Gjatë kontrolleve, për pishinat që kanë rezultuar me mangësi janë lënë detyra me afate të përcaktuara për përmirësim dhe janë marrë masa administrative për subjektet përkatëse”, tha Koçiu.

Ministrja Koçiu u shpreh se “ISHSH kryen me përpikmëri inspektimin dhe riinspektimin, duke trajtuar me seriozitet çdo sinjalizim apo ankesë nga institucionet shëndetësore ose qytetarët, për të garantuar sigurinë dhe shëndetin e pushuesve”.

Një vëmendje e veçantë gjatë inspektimeve në pishina i është kushtuar respektimit të kapaciteteve të frekuentuesve sipas sipërfaqes së pishinës; kryerjes së analizave fiziko-kimike dhe atyre bakteriologjike të ujit, rregullores së brendshme për pishinat, pranisë së një personi të kualifikuar për vëzhgim, shpëtim dhe dhënien e ndihmës së parë.
/k.s/

The post Masat për sezonin turistik, Koçiu: Rreth 200 pishina të inspektuara nga ISHSH që nga qershori appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rinovimet në spitalin e Ferizajt ndikojnë në kushte më të mira për punë

8 August 2025 at 23:43

Rinovimet e fundit në spitalin e Ferizajt po vlerësohen se kanë ndikuar që të krijohen kushte më të mira për punë. Ndonëse investimet janë mirëpritur edhe nga pacientët e kësaj komune, si zgjidhje më e mirë shihet ndërtimi i një objekti të ri.

Ndonëse me një objekt të vjetruar dhe me hapësirë të kufizuar, personeli i Spitalit të Ferizajt, në baza ditore ofron shërbime të shumta për qytetarët. Madje së fundi ka rinovuar hapësirat e repartit të gjinekologjisë, duke krijuar kushte optimale për punë. Këtë projekt e ka vlerësuar stafi i repartit duke vëne në dukje se janë krijuar kushte për punë profesionale.

“Është një repart i cili ka ndryshuar komplet. Ndryshimet janë pozitive sa që po vërehen si në punën tonë profesionale si mjekë po ashtu edhe tek pacientët. Falënderojmë menaxheret e Spitalit dhe të SHSKUK-së në Prishtinë që kanë ndihmuar që ky spital të ketë pajisjet e duhura mjekësore, në këtë rast dy ultrazëra të rinj, e veçanërisht duhet theksohet me pajisjet me ajrin medicinal të cilat janë nëpër sallat operative”, tha Minire Alilaj, shefe e repartit të Gjinekologjisë.

Se ky investim është tejet i qëlluar e kanë thënë edhe pacientët, teksa e kanë çmuar punën e stafit në ofrimin e shërbimeve profesionale.

“Realisht duke u nisur nga kuptimi që kujdesi shëndetësor luan rol jashtëzakonisht shumë të madh për pacientët, sigurisht që edhe renovimi në institucionet shëndetësore luan një rol të madh për neve si pacient”, tha Albulena Lecaj Mema, paciente.

Drejtuesit e Spitalit në Ferizaj kanë çmuar lart përkrahjen nga SHSKUK-ja, në realizmin e kërkesave për furnizim me pajisje shëndetësore.

“Gjithë ky investim bëhet në koordinim me spitalin e përgjithshëm e me shefat e njësive. Qëllimi është që sado kudo të bëhet një komoditet dhe të rritet cilësia dhe normal të zgjerohet gama e shërbimeve mjekësore që ofron Spitali i Përgjithshëm në Ferizaj më këto kapacitete që i ka, si në atë hapësinore ashtu edhe të resurseve njerëzore”, tha Fikret Arifi, ud i drejtorit të spitalit të Ferizaj.

Kohë më parë në këtë spital janë rinovuar reparti i pediatrisë dhe sallat operative të kirurgjisë. Ndonëse investimeve të dukshme, problemin përfundimisht do ta zgjidhte vazhdimi i projektit të spitalit të ri cili prej vitesh ka mbetur në mëshirën e kohës.

The post Rinovimet në spitalin e Ferizajt ndikojnë në kushte më të mira për punë appeared first on Telegrafi.

Koçiu: 73 mjekë të rinj iu shtuan spitaleve publike në korrik

By: mirseda
8 August 2025 at 16:54
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaroi sot se 73 mjekë të rinj u janë bashkuar ekipeve shëndetësore në 25 spitalet publike në vend gjatë muajit korrik, duke plotësuar nevojat dhe forcuar më tej shërbimet shëndetësore për qytetarët. Koçiu u shpreh se “aktualisht, 850 mjekë janë në specializim afatgjatë, prej tyre 394 me […]

Virusi Chikungunya, IKSHPK: Kemi siguruar teste diagnostikuese, në Kosovë dhe në rajon nuk është raportuar asnjë rast  

8 August 2025 at 15:25

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në kuadër të mbikëqyrjes së vazhdueshme të sëmundjeve ngjitëse, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) po përcjell me vëmendje zhvillimet sa i përket situatës epidemiologjike me virusin Chikungunya në nivel global, pas raportimeve për rritjen e numrit të rasteve në disa vende të botës.

IKSHPK njofton se chikungunya është një sëmundje virale e transmetuar përmes pickimit të mushkonjave të infektuara, veçanërisht të llojeve Aedes aegypti dhe Aedes albopictus.

Kjo sëmundje nuk përhapet nga personi në person, por vetëm përmes mushkonjës që e bart virusin.

IKSHPK njofton se në Kosovë dhe në vendet në rajon nuk është raportuar asnjë rast i kësaj sëmundjeje.

Me qëllim të parandalimit dhe kontrollit të infeksionit, IKSHPK rekomandon qytetarët që, potencialisht, udhëtojnë në vendet ku janë regjistruar raste, që të zbatojnë masat parandaluese si në vijim:

Përdorni repelentë kundër mushkonjave

Mbuloni sipërfaqet e ekspozuara të trupit me rroba të gjata

Reduktoni ekspozimin ndaj mushkonjave

Nëse zhvilloni simptoma si ethe, temperaturë, dhimbje kyçesh, skuqje lëkure brenda dy javësh nga kthimi në vend, njoftoni mjekun dhe tregoni vendin e udhëtimit.

IKSHPK njofton se në kuadër të fuqizimit të kapacitete laboratorike, ka siguruar teste diagnostikuese për konfirmim të rasteve të dyshimta.

Çfarë është CHIKUNGUNYA

Chikungunya është një sëmundje virale e transmetuar përmes pickimit të mushkonjave të infektuara, veçanërisht të llojeve Aedes aegypti dhe Aedes albopictus. Kjo sëmundje nuk përhapet nga personi te personi, por vetëm përmes mushkonjës që bart virusin.

Fjala “Chikungunya” vjen nga një gjuhë lokale në Tanzani dhe nënkupton “ai që përkulet”, për shkak të mënyrës së ecjes së pacientëve që vuajnë nga dhimbje të forta në kyçe. Virusi u identifikua për herë të parë në vitin 1952, dhe që atëherë është përhapur në mbi 110 vende të botës.

Simptomat

Simptomat shfaqen zakonisht 3–7 ditë pas pickimit nga një mushkonjë e infektuar dhe përfshijnë:

Ethe të larta

Dhimbje të forta në kyçe (simptomë karakteristike)

Dhimbje muskujsh

Dhimbje koke

Lodhje dhe plogështi

Skuqje të lëkurës

Ënjtje e kyçeve

Në shumicën e rasteve, përmirësimi ndodh brenda një jave, por dhimbjet e kyçeve mund të vazhdojnë për muaj ose vite, veçanërisht tek të moshuarit.

Kush është në rrezik më të lartë?

Të porsalindurit (nëse nëna është e infektuar)

Personat mbi 65 vjeç

Personat me sëmundje kronike (si diabeti, sëmundje të zemrës, hipertensioni)

Megjithëse simptomat mund të jenë të rënda, vdekjet nga chikungunya janë të rralla.

Diagnostikimi dhe trajtimi

Nuk ka ilaç specifik antiviral për chikungunya.

Diagnoza bëhet përmes testeve të gjakut që zbulojnë praninë e virusit ose antitrupave.

Trajtimi është simptomatik:

Përdorimi i paracetamolit për temperaturë dhe dhimbje

Pushim i mjaftueshëm

Hidratim i mirë (ujë dhe lëngje)

Shmangia e aspirinës ose ibuprofenit nëse dyshohet për dengue

A ka vaksinë?

Aktualisht nuk ka vaksinë të licencuar për përdorim të gjerë kundër chikungunya, edhe pse disa janë në fazë testimi. Prandaj, parandalimi është masa më efektive.

Si mbrohemi nga CHIKUNGUNYA?

Elimino ujin e ndenjur rreth shtëpisë (vazo, kazanë, goma, enë plastike)

Mbulo enët me ujë dhe pastro i rregullisht

Vendos rrjeta në dritare dhe përdor repelent kundër mushkonjave

Vishu me rroba me mëngë të gjata, sidomos në mëngjes dhe mbrëmje

Situata globale

Chikungunya është përhapur në më shumë se 110 vende në Afrikë, Azi, Amerikë Latine dhe Evropë.

Ndryshimet klimatike dhe rritja e udhëtimeve ndërkombëtare kanë rritur rrezikun e përhapjes së saj në zona të reja. /Telegrafi/

The post Virusi Chikungunya, IKSHPK: Kemi siguruar teste diagnostikuese, në Kosovë dhe në rajon nuk është raportuar asnjë rast   appeared first on Telegrafi.

Vitia: Kërkuam disa herë nga Shqipëria hemodializë falas për qytetarët e Kosovës, ende s’kemi përgjigje zyrtare

8 August 2025 at 13:53

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se Kosova ka kërkuar disa herë nga Shqipëria që të ofrojë shërbimet e hemodializës falas për qytetarët e Kosovës, njësoj siç vepron Kosova me shtetasit shqiptarë.

Ai njoftoi se këto kërkesa janë bërë përmes ambasadorëve të Shqipërisë në Kosovë, si dhe në komunikim të drejtpërdrejtë me ministren e Shëndetësisë në Shqipëri. Sipas tij, megjithatë, ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar për zbatimin e kësaj kërkese.

“Kjo është një marrëveshje që ka filluar që nga viti 2018, jemi shkuar duke rregulluar akoma, qytetarët nga pjesa veriore e Shqipërisë marrin shërbime të hemodializës në spitalin e Gjakovës, por edhe të Prizrenit.

Ne e kemi kërkuar tri ose katër herë përmes ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës që të ofrohet ky shërbim edhe për qytetarët tanë falas, edhe për qytetarët nga Kosova kur shkojnë në pushime. Akoma nuk kemi marrë përgjigje në këtë drejtim. Në një bisedë telefonike që kam pasur me ministren e shëndetësisë në Shqipëri më kanë premtuar që do të bëjnë maksimumin për ta realizuar këtë marrëveshje, por kur do të bëhet nuk kam informata zyrtare akoma”, tha Vitia.

Këtë deklarim Vitia e bëri pasi mori pjesë në përurimin e shërbimit të hemodializës në spitalin e Podujevës.

Ai u pyet nga gazetarët edhe për mungesën e disa barnave për shkak të mungesë së ofertuesve.

“Ligji i prokurimit duhet të zbatohet patjetër”, tha Vitia, duke theksuar se proceset ligjore janë të detyrueshme, edhe kur pengojnë furnizimin e shpejtë.

Ministri shtoi se aktualisht ekzistojnë disa mungesa në barnat e SHSKUK-së dhe kjo situatë mund të lidhet edhe me zbatimin e ligjit për çmimin tavan të barnave, që ka ndikuar në gatishmërinë e operatorëve për të ofertuar.

“Janë disa procese procedurale kur jemi te ligjet e prokurimit. Ligji i prokurimit duhet të zbatohet patjetër. Në momentin kur hapet procedura tenderuese një herë nuk ofertues. Hapet edhe dy herë nuk ka ofertues. Pastaj, me një kërkesë përmes agjencionit kosovar për produkte dhe pajisje medicinale dhe pastaj edhe miratimet e MSH-së gjenden rrugët për të ardhur këto barna të cilat mungojnë. Natyrisht, ne duhet konsumuar këto procedura sepse nuk mund të shkojmë direkt në këtë mënyrë. Prandaj, edhe ekzistojnë disa mungesa të këtyre barnave në SHSKUK…Kjo mund të ketë ndoshta me fillimin e implemetimit të ligjit për çmimeve të barnave, çmimin tavan të barnave sepse disa ofertues pa thënë për rastin e veçantë sepse nuk e di. Mirëpo disa ofertues e di që kanë filluar të mos ofertojnë sepse më herët kur kanë ofertuar kanë qenë çmime të cilat kanë qenë në dorën e tyre se sa të ofertojnë shpeshherë kemi parë që disa që kanë pasur vetëm disa produkte speciale kanë ofertuar përtej çdo limit të çmimeve”, potencoi Vitia. /kp/

The post Vitia: Kërkuam disa herë nga Shqipëria hemodializë falas për qytetarët e Kosovës, ende s’kemi përgjigje zyrtare appeared first on Telegrafi.

Koçiu: 73 mjekë të rinj iu shtuan spitaleve publike në korrik

By: Fax Web
8 August 2025 at 11:51

73 mjekë të rinj u janë bashkuar ekipeve shëndetësore në 25 spitalet publike në vend gjatë muajit korrik, duke plotësuar nevojat dhe forcuar më tej shërbimet shëndetësore për qytetarët.

Lajmin e bëri me dije, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ndërsa tha se do të ketë më shumë mjekë specialistë atje ku ka më shumë nevojë.

Koçiu u shpreh se “aktualisht, 850 mjekë janë në specializim afatgjatë, prej tyre 394 me kontratë pune me MSHMS menjëherë pas përfundimit të studimeve”.

Sipas ministres Koçiu, që prej rihapjes në vitin 2015 të programit të specializimeve afatgjata në mjekësi, po zbatohet një model i qëndrueshëm për shpërndarjen e mjekëve në të gjithë vendin, duke forcuar shërbimet shëndetësore edhe në spitalet rajonale e bashkiake.

Mjekët specializantë me kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për katër vite gjatë formimit të tyre do të marrin 80% të pagës së mjekut specialist, dhe 100% ata të cilët kryejnë specializimin në degët prioritare “mjekësi familje” dhe “mjekësi urgjence”.

“Dhe për ata të rinj dhe të reja që zgjedhin specialitetin mjekësi urgjence apo mjekësi familjare, të cilat për ne janë degë prioritare, kemi dhënë mundësinë që të hyhet pa testimin e formalizuar dhe gjatë kohës që kryejnë specializimin, të paguhen me 100% të pagës së mjekut të përgjithshëm”, u shpreh Koçiu.

Koçiu: 73 mjekë të rinj iu shtuan spitaleve publike në korrik

TIRANË, 8 gusht /ATSH/ 73 mjekë të rinj u janë bashkuar ekipeve shëndetësore në 25 spitalet publike në vend gjatë muajit korrik, duke plotësuar nevojat dhe forcuar më tej shërbimet shëndetësore për qytetarët.

Lajmin e bëri me dije, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ndërsa tha se do të ketë më shumë mjekë specialistë atje ku ka më shumë nevojë.

Koçiu u shpreh se “aktualisht, 850 mjekë janë në specializim afatgjatë, prej tyre 394 me kontratë pune me MSHMS menjëherë pas përfundimit të studimeve”.

Sipas ministres Koçiu, që prej rihapjes në vitin 2015 të programit të specializimeve afatgjata në mjekësi, po zbatohet një model i qëndrueshëm për shpërndarjen e mjekëve në të gjithë vendin, duke forcuar shërbimet shëndetësore edhe në spitalet rajonale e bashkiake.

Mjekët specializantë me kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për katër vite gjatë formimit të tyre do të marrin 80% të pagës së mjekut specialist, dhe 100% ata të cilët kryejnë specializimin në degët prioritare “mjekësi familje” dhe “mjekësi urgjence”.

“Dhe për ata të rinj dhe të reja që zgjedhin specialitetin mjekësi urgjence apo mjekësi familjare, të cilat për ne janë degë prioritare, kemi dhënë mundësinë që të hyhet pa testimin e formalizuar dhe gjatë kohës që kryejnë specializimin, të paguhen me 100% të pagës së mjekut të përgjithshëm”, u shpreh Koçiu.

/e.i/r.e/

The post Koçiu: 73 mjekë të rinj iu shtuan spitaleve publike në korrik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministria e Bujqësisë ndalon importin e shpendëve dhe derrave të prekur nga murtaja afrikane

By: A R
7 August 2025 at 17:35

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka ndaluar importin e shpendëve të prekur nga sëmundja e pseudopestit nga shtetet si Bullgaria e Polonia, si dhe të derrave të butë e të egër të prekur nga murtaja afrikane në vendet si Estonia, Letonia, Kroacia, Polonia, Estonia, Bosnjë-Hercegovina, Serbia dhe Moldavia.

Në vendimin e publikuar në fletoren zyrtare, nënvizohet se ndalohet importi i shpendëve të gjallë shtëpiakë, zogjve, mishit të freskët, materialit biologjik të shpendëve të pashoqëruar me test PCR të kryer në 14 ditët e fundit.

MBZHR njofton se importet nga shtetet e Bullgarisë, Polonisë dhe Spanjës lejohen, nga zona dhe stabilimente të cilat nuk kanë pasur njoftim të sëmundjes së pseudopestit të shpendëve për 12 muajt e fundit.

Po ashtu, me vendim të ministres Anila Denaj, është ndaluar importi i kafshëve të gjalla të llojit derra të butë dhe të egër, mishi i freskët dhe produktet e tij, materiali biologjik dhe embrionet e kafshëve të gjalla të llojit derra, duke përjashtuar mishin në një kontenier të vulosur hermetikisht, xhelatinën, ushqimin e thatë të kafshëve shtëpiake dhe vakteve proteinike.

Ndërkaq, Ministria ka ndaluar importet nga Italia, Serbia, Greqia, Kosova dhe Kroacia të bagëtive të gjalla të imëta dhe thundrake, të llojit ruminantë dhe kamelidë, të prekura nga sëmundja e gjuhës blu.

The post Ministria e Bujqësisë ndalon importin e shpendëve dhe derrave të prekur nga murtaja afrikane first appeared on JavaNews.al.

Mbi 240 mijë raste me dhjetëra viktima, çfarë është virusi Chikungunya

By: A R
7 August 2025 at 15:14

Zyrtarët shëndetësorë në SHBA po i bëjnë thirrje udhëtarëve të jenë vigjilentë përballë përhapjes së vazhdueshme të një virusi të transmetuar nga mushkonjat, i cili po qarkullon në disa pjesë të Azisë, Afrikës, Europës, Amerikës Latine dhe rajonit të Oqeanit Indian.

Sipas Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), që nga fillimi i vitit 2025 janë raportuar rreth 240 mijë raste infektimi me virusin chikungunya dhe 90 viktima në 16 shtete. Në Kinë, shpërthimi ka prekur afërsisht 7 mijë persona që nga fundi i qershorit, shumica e të cilëve në qytetin Foshan në provincën Guangdong, në veri të Hong Kongut. Ky është shpërthimi më i madh në Kinë që prej identifikimit të parë të virusit në këtë vend në vitin 2008.

Çfarë është virusi chikungunya?

Chikungunya është një sëmundje virale që transmetohet përmes pickimit të mushkonjave të infektuara të llojit Aedes aegypti, të cilat shpërndajnë gjithashtu dengue, ethët e verdha dhe virusin Zika. Emri “chikungunya” vjen nga gjuha Kimakonde (Tanzani dhe Mozambik) dhe do të thotë “të përkulur nga dhimbja”.

Në shumicën e rasteve, pacientët përmirësohen brenda një jave, por dhimbjet e kyçeve mund të zgjasin me muaj apo edhe vite. Nuk ka kurë për këtë virus, por vdekjet janë të rralla. Më të rrezikuar janë të sapolindurit, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike si sëmundjet e zemrës apo diabeti.

Sa serioze është përhapja aktuale?

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), rritja e rasteve nisi në fillim të vitit 2025, veçanërisht në Ishujt e Oqeanit Indian si La Reunion, Mayotte dhe Mauritius. Vetëm në La Reunion janë raportuar mbi 47 mijë e 500 raste dhe 12 vdekje deri në maj, ndërsa ECDC e çon numrin në mbi 54 mijë raste deri më 18 korrik. Ky është shpërthimi më i rëndë në ishull që nga epidemia e viteve 2005–2006.

Virusi është përhapur gjithashtu në Madagaskar, Somali, Kenia dhe pjesë të Azisë Juglindore, përfshirë Indinë, ku Mumbai ka parë një rritje të ndjeshme të rasteve që nga korriku. Në Europë, OBSH-ja ka shprehur shqetësim për rastet e importuara, kryesisht në Francë.

Në Amerikë, vendet më të prekura janë Brazili (185 mijë e 553 raste), Bolivia (4 mijë e 721), Argjentina (2 mijë e 836) dhe Peruja (55). Ndërkohë në Kinë, përveç Foshanit, raste janë raportuar në të paktën 12 qytete të tjera në jug të provincës Guangdong.

Në Hong Kong, më 2 gusht u konfirmua rasti i parë pas gjashtë vitesh: një djalë 12-vjeçar që kishte udhëtuar në Foshan dhe paraqiti ethe, skuqje dhe dhimbje kyçesh.

Si po përballen Kina dhe vendet e tjera?

Sipas një raporti të Bloomberg, Kina ka premtuar masa të shpejta dhe vendimtare për të frenuar përhapjen. Përdoren dronë për të identifikuar vatrat e shumimit të mushkonjave, ndërsa lëshohen në natyrë mushkonja të mëdha “elefant”, larvat e të cilave ushqehen me mushkonjat e vogla që transmetojnë virusin.

Banorëve të zonave të prekura u është kërkuar të eliminojnë çdo grumbull uji të qëndrueshëm rreth banesave të tyre, si në vazo, makina kafeje apo shishe bosh. Mospërmbushja e kësaj kërkese mund të sjellë gjoba deri në 10 mijë juan (rreth 1,400 dollarë), ndërsa në raste më të rënda mund të ketë edhe ndjekje penale.

Sipas New York Times, disa pacientë në Foshan janë vendosur në “reparte karantine” nën rrjeta kundër mushkonjave. Disa thonë se u është kërkuar të paguajnë vetë trajtimin.

Ndërkohë, në vende si La Reunion dhe Mayotte janë intensifikuar fushatat e kontrollit të mushkonjave, vëzhgimit të rasteve dhe vaksinimit të synuar. Në Spanjë, rajoni i Baskisë ka aktivizuar protokolle parandaluese pas një rasti të identifikuar në Hendaye, përfshirë mbikëqyrje kufitare dhe raportim përmes aplikacioneve si Mosquito Alert.

Si mund të parandalohet apo të trajtohet?

Mënyra më efektive për të shmangur chikungunya është mbrojtja nga pickimi i mushkonjave: Përdorimi i rrobave mbuluese, repelentëve, shmangia e ujërave të qëndrueshme dhe qëndrimi në ambiente të mbyllura ose me rrjeta.

Nuk ekziston një trajtim i posaçëm për virusin, por pushimi, marrja e lëngjeve dhe ilaçet kundër dhimbjes mund të lehtësojnë simptomat. Sidoqoftë, disa ilaçe si anti-inflamatorët jo-steroidalë (NSAIDs) nuk rekomandohen nëse nuk është përjashtuar dengue, për shkak të rrezikut të shtuar të gjakderdhjes.

The post Mbi 240 mijë raste me dhjetëra viktima, çfarë është virusi Chikungunya first appeared on JavaNews.al.

Vera shton infeksionet, mjekja: Më të rrezikuarit të sëmurët kronikë dhe ata me nishane

By: A R
7 August 2025 at 14:57

Ekspozimi në diell dhe ujëra, qofshin këto dete e pishina, edhe gjatë këtij sezoni veror ka sjellë probleme të forta në lëkurë, aq sa rastet u janë drejtuar spitalit për ndihmë.

Mjekët e QSUT-së thonë se më prezente janë infeksionet bakteriale, virale dhe mykotike të lëkurës, më shpesh për shkak të pishinave.

Gjatë verës janë shtuar infeksionet bakteriale dhe virale të lëkurës, sepse në temperaturat e larta ulet imuniteti i lëkurës, por përkeqësohen edhe sëmundjet kronike nga këto temperatura. Vërtet lëkura ka nevojë për rrezatim, por për një sasi të caktuar. Nëse kjo shtohet, imuniteti i lëkurës dhe sëmundjet e tjera ndikojnë në shëndetin e pacientit. Kjo përkeqëson situatën,” thotë dermatologia Etleva Jorgaqi.

Më probleme kanë pasur të sëmurët kronikë dhe ata me nishane në trup.

Sëmundje të tjera të lëkurës përkeqësohen tek pacientët me sëmundje kronike. Mbivendosen infeksionet bakteriale ose të sëmurët me nishane apo karcinoma në lëkurë nga rrezatimet e gjata mund të përkeqësohen ose transformohen,” shton Dr. Jorgaqi.

Mjekët konstatojnë rritje të informacionit dhe ndërgjegjësimit në popullatë në lidhje me mbrojtjen e lëkurës në verë, por gjithsesi infeksionet për shkak të ambienteve dhe ujërave të ndotur janë të pashmangshme.

The post Vera shton infeksionet, mjekja: Më të rrezikuarit të sëmurët kronikë dhe ata me nishane first appeared on JavaNews.al.

Nga janari në maj, si u rritën rastet me salmonelë dhe helmim nga ushqimi

6 August 2025 at 23:01

Sektori shëndetësor shqiptar ende nuk mund të identifikojë shkaqet për rreth 98% të rasteve me çrregullime diarrehike, megjithatë të dhënat zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik tregojnë se nga janari në maj 2025 ka rritje të rasteve me salmonelë dhe helmim nga ushqimi.

Të dhënat tregojnë se helmimet nga ushqimi, të cilësuara si toksiko-infeksione alimentare, mbeten një burim serioz shqetësimi. Në total, janë shënuar 466 raste të tilla në janar-maj 2025, me numrin më të lartë në janar, 112 raste dhe një rritje të ndjeshme sërish në maj 115 raste.

Ky lloj infeksioni përbën shkakun më të zakonshëm të sëmundjeve diarrehike pas gastro-enteriteve dhe shpesh lidhet me standardet e dobëta të higjienës gjatë përpunimit apo ruajtjes së ushqimeve, sidomos në ambientet e përbashkëta të gatimit dhe shërbimit.

Në të njëjtën kohë, rastet me salmonelë, një tjetër burim i zakonshëm i infeksioneve ushqimore, kanë njohur një rritje të dukshme. Nga vetëm 3 raste në janar, ato arritën në 31 raste në maj, duke e çuar totalin për periudhën në 59 raste në 5- mujorin 2025.

Kjo rritje graduale përgjatë muajve sinjalizon një përkeqësim të kontrollit mbi produktet ushqimore, veçanërisht në sezonin pranveror kur rritet konsumi i ushqimeve të freskëta dhe shpeshtohen aktivitetet në ambient të hapur.

Gjatë periudhës janar–maj 2025, në Shqipëri janë raportuar gjithsej 28,268 raste të sëmundjeve diarrehike, sipas të dhënave të mbledhura nga ISHP.

Pjesën dërrmuese të këtyre rasteve e përbëjnë gastro-enteritet me etiologji të panjohur, të cilat përfaqësojnë mbi 98% të rasteve totale, me 27,716 raste të regjistruara në pesë muajt e parë të vitit.

Kjo shifër me origjinë të panjohur përbëjnë mbi 98% të të gjitha sëmundjeve diarrehike të raportuara gjatë periudhës janar–maj 2025 tregon se nuk është identifikuar shkaku i saktë i sëmundjes, nëse është bakteriale, virale, parazitare apo toksike. Kjo lë hapësirë për shumë pasiguri si në diagnozë, ashtu edhe në trajtim dhe parandalim.

Fakti që 98% e rasteve futen në këtë kategori tregon se sistemi i survejancës epidemiologjike është i mangët në testime laboratorike, ose rastet identifikohen dhe klasifikohen vetëm mbi bazën e simptomave klinike të përgjithshme (si diarre dhe të vjella), pa hetim të mëtejshëm.

Mungesa në përcaktimin e shkakut i bën më vështira ndërhyrjet parandaluese pasi nuk dihet nëse duhet të merren masa për ujin, ushqimin, higjienën personale apo ndonjë burim tjetër specifik./ B.Hoxha

The post Nga janari në maj, si u rritën rastet me salmonelë dhe helmim nga ushqimi appeared first on Revista Monitor.

Koçiu: Kolec Daja kontribut të vyer në farmaceutikën shqiptare

6 August 2025 at 21:57

TIRANË, 6 gusht/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të dr. Kolec Dajës.

Ministrja Koçiu vlerësoi kontributin e tij të vyer në farmaceutikën shqiptare, ndërsa u shpreh se “ai la pas një trashëgimi të çmuar profesionalizmi dhe humanizmi”.

“Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve për ndarjen nga jeta të farmacistit të njohur, Kolec Daja. Me kontributin e tij të vyer në farmaceutikën shqiptare, ai la pas një trashëgimi të çmuar profesionalizmi dhe humanizmi. Prehu në paqe Kolec Daja!”, shkruan ministrja Koçiu, në mesazhin e ngushëllimit.

Dr. Kolec Daja u nda sot nga jeta në moshën 77-vjeçare. Ai ishte veçanërisht i njohur për pasionin dhe mjeshtërinë e tij në fushën e përgatitjeve galenike, duke ndjekur me rigorozitet dhe kujdes profesional të gjitha standardet farmaceutike për krijimin e preparative të personalizuara galenike, e duke investuar vazhdimisht për të ofruar formulime të personalizuara për pacientët.

/m.m/r.e/

The post Koçiu: Kolec Daja kontribut të vyer në farmaceutikën shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌