Dalin në shitje biletat për ndeshjen Zvicër-Kosovë
Federata e Futbollit e Zvicrës (SFV) ka njoftuar se sot (e enjte) kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes kualifikuese mes kombëtares Helvetike dhe asaj të Kosovës.
Kombëtarja e Zvicrës e fillon fushatën e saj kualifikuese për Kupën e Botës 2026 para tifozëve vendas të premten, më 5 shtator, në orën 20:45 në stadiumin St. Jakob-Park në Bazel.
Kështu, ata kanë njoftuar se biletat për ndeshjen kundër Kosovës janë në dispozicion ekskluzivisht online në faqen www.ticketmaster.ch nga ora 14:00 e ditës së sotme (e enjte), 31 korrik.
Sipas tyre, biletat janë të disponueshme në kategori të ndryshme vendesh dhe çmimesh, duke përjashtuar tarifat që variojnë nga 25 franga (pas portës për të rinjtë deri në 16 vjeç) deri në 135 franga (vende Premium – Qendra Kryesore e Tribunës).
Fëmijët deri në 6 vjeç janë falas dhe nuk kanë nevojë të blejnë biletë. Megjithatë, ata nuk kanë të drejtë për vendin e tyre dhe duhet të ulen në prehrin e një të rrituri shoqërues.
Federata e Zvicrës ka njoftuar gjithashtu se biletat për sektorët zyrtarë për tifozët e Kosovës (B1-B2) shiten ekskluzivisht përmes Federatës së Kosovës.
Tifozët e Kosovës kanë mundësinë të blejnë bileta shtesë për sektorët B3-B7 nga publiku.
SFV rekomandon blerjen e biletave ekskluzivisht përmes www.ticketmaster.ch.
/Telegrafi/
The post Dalin në shitje biletat për ndeshjen Zvicër-Kosovë appeared first on Telegrafi.