Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Me masë “Arrest me burg” nga GJKKO, ekstradohet nga Italia një shtetas

TIRANË, 10 gusht /ATSH/ Ekstradohet nga Italia një shtetas i kërkuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës me homologët e Interpol Romës, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u finalizua ekstradimi nga Italia në Shqipëri, i shtetasit E. C., alias E. Gj, 32 vjeç.

Shtetasi E. C., alias E. Gj, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në prill 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) Tiranë, kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në përfundim të procedurave në Komisariatin e Policisë Rinas, shtetasi E. C., alias E. Gj, iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

The post Me masë “Arrest me burg” nga GJKKO, ekstradohet nga Italia një shtetas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ekstradohet nga Dubai një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar

TIRANË, 23 korrik /ATSH/ Policia e Shtetit njoftoi sot se në vijim të bashkëpunimit intensiv të Interpol Tiranës me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, rreth orës 16:30, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, në Shqipëri, të shtetasit shqiptar Denis Bajri 37 vjeç. 

Sipas Policisë, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”; “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”; dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal. 

Në njoftim thuhet se “Denis Bajri, në përfundim të procedurave iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme së Burgjeve”. 

/e.i//r.e/

The post Ekstradohet nga Dubai një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Morinë/ I dënuar për armëmbajtje pa leje, pranga shtetasit turk  

23 July 2025 at 14:44

Kukës- Shtetasi turk 22-vjeçar është arrestuar nga policia kufitare në Morinë.

Nga hetimet ka rezultuar se 22-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Gaziosmanpasa Turqi, e ka dënuar me 4 vjet e 2 muaj burgim, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja e paligjshme e armëve të zjarrit”.

Ndërkohë Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Turqi, vijon procedurat për ekstradimin e 22-vjeçarit.

/abcnews.al/

Kapet në Morinë shtetasi turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar

TIRANË, 21 korrik /ATSH/ Një 35-vjeçar turk i dënuar për mashtrim financiar është vënë në pranga nga Policia Kufitare në Morinë, ndërsa tentonte të hynte në territorin shqiptar.

Shtetasi Kadir Kuçukologu, banues në Turqi, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet turke, pasi ishte dënuar me 4 vjet burgim nga Gjykata e Lartë për Krimet në Karsikaya, për veprën penale “Vjedhje me anë të mashtrimit duke përdorur sisteme elektronike të përpunimit të të dhënave, bankë ose institucion huadhënës”.

Sipas Policisë së Shtetit, arrestimi i tij u bë i mundur falë bashkëpunimit mes Policisë Kufitare në Morinë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, të cilat kishin siguruar informacion për përpjekjen e Kuçukologut për të hyrë në Shqipëri.

Pas kapjes, ndaj tij u mor masa e arrestit me qëllim ekstradimin drejt Turqisë.

Interpol Tirana është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet turke për finalizimin e procedurave ligjore.

/e.i/j.p/

The post Kapet në Morinë shtetasi turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Në kërkim për vrasje, policia greke arreston shqiptarin në Qafë-Botë

By: Elva
9 July 2025 at 18:52

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia greke në pikën kufitare të Mavromatit (Qafë-Botë), pasi ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana për veprën penale “vrasje me dashje”. Arrestimi u bë mbrëmjen e kaluar nga sektori i verifikimit të pasaportave në Sajadhë, në bashkëpunim me sektorin e zbulimit të krimeve të Igumenicës, gjatë tentativës […]

The post Në kërkim për vrasje, policia greke arreston shqiptarin në Qafë-Botë appeared first on BoldNews.al.

Kërcënoi një vajzë me foto intime, kapet në Londër shqiptari i kërkuar nga Interpol Tirana

By: Elva
27 June 2025 at 18:50

Flamur Gega, 29 vjeç, është arrestuar në Londër pas një urdhër-ndalimi ndërkombëtar të lëshuar nga Interpol Tirana, për llogari të drejtësisë shqiptare. Ai akuzohet se ka kërcënuar një vajzë me publikimin e fotove dhe pamjeve intime, në mënyrë që ta frikësonte dhe intimidohej. Sipas Top Channel, ngjarja ka ndodhur më 20 dhjetor 2020, dhe që […]

The post Kërcënoi një vajzë me foto intime, kapet në Londër shqiptari i kërkuar nga Interpol Tirana appeared first on BoldNews.al.

Organizoi dhe financoi vrasjen e Albi Bashaliut, kapet në Angli 48-vjeçari

19 June 2025 at 23:48

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester, është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar shtetasi shqiptar Lorenc Lala 48 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në zbatim të vendimit të vitit 2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan (dosje e kaluar pranë SPAK), e cila ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Vrasje për arsye gjakmarrjeje”, “Sigurimi i mjeteve dhe kushteve për kryerjen e vrasjes”, “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Lorenc Lala është ndaluar në Angli për vrasjen e Albi Bashaliut. Për këtë ngjarje ka dëshmuar në GJKKO dhe bashkëpunëtori i drejtësisë Artan Tafani i cili ka treguar si u krye vrasja ne Peqin.

Arrestimi i tij u bë i mundur falë bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, që ka në fokus lokalizimin dhe arrestimin e personave në kërkim për vepra të rënda penale.

Veprimet e mëtejshme procedurale për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tonë janë në proces, në bashkëpunim me autoritetet britanike./Euronews Albania

The post Organizoi dhe financoi vrasjen e Albi Bashaliut, kapet në Angli 48-vjeçari appeared first on Telegrafi.

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

By: M C
19 June 2025 at 17:38

Interpol Tirana bashkë me njësinë e të kërkuarve në NCA kanë prangosur një prej njerëzve të afërm të Leart Haxhiut.

Nga dokumentet e gjykatës së ekstradimeve parë nga Top Channel i arrestuari është Lorenc Lala, 47 vjeç.

Drejtësia shqiptare e kërkon për akuzën e konspiracionit për të realizuar vrasje.

Ai do të dalë përsëri përpara gjykatës të ekstradimeve më 24 Qershor.

Është lënë në paraburgim deri më këtë datë për vetë rrezikshmërinë dhe për pjesëmarrjen në një organizatë kriminale.

The post Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Kapet në Tiranë i dënuari për drogë në Milano, do të ekstradohet në Itali

By: Besnik
17 June 2025 at 10:33

Policia e Tiranës ka arrestuar një 54-vjeçar në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”.

Sipas njoftimit zyrtar, Bledar Imami u arrestua në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim pas dënimit me 7 vite burg nga Gjykata e Milanos për veprën penale “Importimi dhe mbajtja e substancave narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale.

Policia njofton se Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e tij në Itali.

Njoftimi i plotë

“Vijon operacioni policor i koduar “The Wanted”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet në bulevardin “Bajram Curri”, një shtetas i dënuar në Milano, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i një pune të mirorganizuar operacionale, të kryer në koordinim me homologët italianë, pas shkëmbimit të informacioneve nëpërmjet strukturave të Interpol Tiranës, me Interpol Romën, Seksioni i Kërkimit, gjatë kësaj faze të operacionit “The Wanted”, kapi dhe arrestoi me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Bledar Bedini alias Bledar Imami, 54 vjeç.

Gjykata e Milanos e ka dënuar 54-vjeçarin, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Importimi dhe mbajtja e substancave narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali”, thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post EMRI/ Kapet në Tiranë i dënuari për drogë në Milano, do të ekstradohet në Itali appeared first on Euronews Albania.

EMRI/ Ekstradohet nga Spanja 25-vjeçari nga Kukësi, për çfarë akuzohet i riu

By: Besnik
14 June 2025 at 11:08

Një 25-vjeçar nga Kukësi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe me masë arresti me burg për akuzat “Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, mbetur në tentativë, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, është ekstraduar nga Spanja në Shqipëri.

Si rezultat i operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua kapja dhe ekstradimi i shtetasit Sorel Cenaj, 25 vjeç.

Ai akuzohet për një tentativë vrasjeje në vitin 2023 në Kukës ku sipas informacioneve dyshohet se në një lokal në lagjen nr. 5 të qytetit të Kukësit, 25-vjeçari ka tentuar të vrasë shtetasin A. E., duke e goditur me një mjet prerës.

Njoftimi i plotë

Interpol Tirana/ Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”.

Si rezultat i bashkëpunimit me partnerët spanjollë, ekstradohet nga Spanja, një 25-vjeçar i akuzuar për tentativë për vrasje, në vitin 2023, në Kukës.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Madridin, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në vijim të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u ekstradua nga Spanja në Shqipëri, shtetasi:

Sorel Cenaj 25 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ky shtetas dyshohet se në një lokal në lagjen nr. 5, Kukës, ka tentuar ta vrasë, duke e goditur me mjet prerës, shtetasin A. E.

LEXONI GJITHASHTU:

The post EMRI/ Ekstradohet nga Spanja 25-vjeçari nga Kukësi, për çfarë akuzohet i riu appeared first on Euronews Albania.

Ekstradohen nga Dubai në Shqipëri dy të shumëkërkuar, pjesëtarë të një organizate kriminale

11 June 2025 at 19:49

Dy shtetas shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe të akuzuar për krime të rënda, janë ekstraduar nga Dubai në Shqipëri, në kuadër të një operacioni ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, zhvilluar nga Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Abu Dhabi.

Njëri prej të ekstraduarve është Dashnor Dumani, 40 vjeç, i cili akuzohet nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për disa vepra të rënda penale, përfshirë “Vrasjen në rrethana të tjera cilësuese”, “Vjedhjen me armë” dhe “Mbajtjen pa leje të armëve”, të kryera në kuadër të një organizate kriminale.

Sipas hetimeve, Dumani dyshohet se ka patur rolin e ekzekutorit në “masakrën e Bradasheshit” në vitin 2018, ku u vranë tre persona, mes tyre vëllai i Erion Alibejt. Gjithashtu, në vitin 2019, ai akuzohet se ka marrë pjesë në grabitjen e miliona eurove në aeroportin e Rinasit dhe në djegien e një prej automjeteve të përdorura në këtë ngjarje.

Përveç këtyre akuzave, Dumani është dënuar më parë nga Gjykata e Durrësit në vitin 2016 me 4 vjet e 4 muaj burg për mbajtje pa leje të armëve, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit e 4 muaj burg.

Shtetasi tjetër i ekstraduar është A. S., 36 vjeç, i cili akuzohet nga GJKKO për “Pastrimin e produkteve të veprës penale”, gjithashtu në kuadër të organizatës kriminale. Sipas akuzës, ai ka pastruar para të përfituara nga veprimtari kriminale nëpërmjet shitblerjes së automjeteve, në bashkëpunim me dy vëllezër të njohur për përfshirjen në krime të rënda.

Policia e Shtetit njoftoi se arrestimi i tyre në Dubai është bërë i mundur falë bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe shkëmbimit të shpejtë të informacionit midis strukturave të specializuara.

Operacionet për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar vijojnë në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë./Telegrafi/

The post Ekstradohen nga Dubai në Shqipëri dy të shumëkërkuar, pjesëtarë të një organizate kriminale appeared first on Telegrafi.

Arrestohet 42 vjeçari në pikën kufitare të Hanit të Hotit/ I dënuar më parë për plagosje nga Gjykata e Milanos (Emri)

6 June 2025 at 13:10

Vuksan Gjoni (Guri), 42 vjeç, banues në Shkodër. Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Hani i Hotit, si rezultat i masave të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në dalje dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin:

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Milanos e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për ekstradimin e 42-vjeçarit, në Itali.

The post Arrestohet 42 vjeçari në pikën kufitare të Hanit të Hotit/ I dënuar më parë për plagosje nga Gjykata e Milanos (Emri) appeared first on Sot News | Lajme.

Nga Kosova drejt Shqipërisë, arrestohet në kufi 22-vjeçari i akuzuar në Gjermani

31 May 2025 at 19:31

Një 22-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, teksa tentoi të hynte në vendin tonë.

Policia njofton se i riu ishte në kërkim nga autoritetet gjermane, i akuzuar për grup kriminal dhe mashtrim.

Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 22-vjeçarit.

Njoftimi i Policisë Morinë, Kukës

Tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që kërkohej nga autoritetet Gjermane, arrestohet  me qëllim ekstradimi 22- vjeçari.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve të bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, për parandalimin e lëvizjes së shtetasve që janë në kërkim, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës,  shtetasi D. P., 22 vjeç, banues në Gjermani.

Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijën e dytë në hyrje të vendit, rezultoi se 22-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar  nga Interpol Wiesbaden Gjermani, pasi në shkurt 2025, Gjykata e Cologne-s në Gjermani, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për këtë shtetas, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Grup kriminal” dhe “Mashtrim”.

Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 22-vjeçarit.

The post Nga Kosova drejt Shqipërisë, arrestohet në kufi 22-vjeçari i akuzuar në Gjermani appeared first on Telegrafi.

Arrestohet në Lezhë 28-vjeçari, do të ekstradohet në Kosovë

24 May 2025 at 17:11

Policia e Shqipërisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në Lezhë është arrestuar një 28-vjeçar, i cili ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar, dhe se i njëjti do të ekstradohet drejt Kosovës.

28-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prizrenit, Kosovë, më datë 12.05.2025, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës  penale “Vjedhje e rëndë”.

Njoftimi:

Lezhë/ Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimi drejt Kosovës një 28 vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”,  kapën dhe arrestuan  me qellim ekstradimi drejt Kosovës, shtetasin K. H., 28 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prizrenit, Kosovë, më datë 12.05.2025, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës  penale “Vjedhje e rëndë”.

Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Kosovës.

The post Arrestohet në Lezhë 28-vjeçari, do të ekstradohet në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Janinë, kapet i moshuari shqiptar/ Kërkohej nga Interpol Tirana për kultivim të bimëve narkotike

By: Rovena
8 May 2025 at 22:17

Një i moshuar shqiptar, 73 vjeç, është ndaluar sot nga policia greke në Janinë. 73-vjeçari rezulton person i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptar, i kërkuar me kartelë të kuqe nga Interpol Tirana për veprën penale “kultivim i bimëve narkotike”.

Sipas policia greke, ai kërkohej në Shqipëri prej korrikut të vitit 2022. Ndalimi i tij u bë në Janinë nga oficerët e policisë të Nëndrejtorisë së Hetimit Penal dhe Ndjekjes Penale. Dokumentacioni në ngarkim të tij i kaloi Prokurorisë kopetente./abcweb.al

E shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge e organizatë kriminale, arrestohet në Elbasan 47-vjeçarja

3 May 2025 at 17:59

Forca e Posaçme Operacionale ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Operacionalja 44”, duke arrestuar një shtetase të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet italiane, nëpërmjet Interpol Tirana dhe Interpol Roma, u lokalizua dhe arrestua në qytetin e Elbasanit 47-vjeçarja Majlinda Avduli, e njohur edhe me emrin Dajana Tafani.

Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Apelit në Kaljari e ka dënuar në vitin 2016 me 9 vjet, 6 muaj e 22 ditë burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të një organizate kriminale.

Aktualisht, Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët italianë për finalizimin e procedurave të ekstradimit të saj drejt Italisë. /A2 CNN

The post E shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge e organizatë kriminale, arrestohet në Elbasan 47-vjeçarja appeared first on Telegrafi.

E dënuar me 9 vite burg/ Pjesë e një organizate kriminale, kapet në Elbasan 47-vjeçarja

3 May 2025 at 09:26

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale finalizoi operacionin e radhës për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

E dënuar me mbi 9 vjet burgim, si pjesëtare e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike, kapet në Elbasan, 47-vjeçarja.

Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve, me partnerët italianë, nëpërmjet strukturave homologe Interpol Tirana dhe Interpol Roma, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 44”, lokalizuan në Elbasan, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasen:

Majlinda Avduli alias Dajana Tafani, 47 vjeçe, banuese ne Elbasan.

Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Kaliarit, Itali, në vitin 2016, e ka dënuar me 9 vjet, 6 muaj e 22 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar ekstradimin e kësaj shtetaseje, në Itali.

Përdhunim dhe trafikim i grave shtatzëna, ekstradohen drejt Greqisë dhe Turqisë dy shtetas

By: Rovena
1 May 2025 at 15:46

Janë ekstraduar nga Turqia dhe Greqia dy persona. Burak Kara do të ekstradohet drejt Turqisë. 39 vjeç është dënuar me 8 vite e 4 muaj burg nga Gjykata e Mersin në vitin 2022.

Në vitin 2011 39-vjeçari në gjendje të dehur ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase turke. I kanë mbetur për të vuajtur dhe 4 vjet e gjysmë burg.

Kurse, 59-vjeçari I.A. i lindur në Bullgari ekstradohet drejt Greqisë. Ai ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Athina, pasi akuzohet se në bashkëpunim me disa persona të tjerë gjente gra shtatzënë (në vështirësi ekonomike), të cilat i çonte në Greqi për të lindur. Më pas ndërmjetësonte për dhënien e foshnjës, për birësim. Nga kjo veprimtari kriminale 59-vjeçari dyshohet se ka përfituar 2000-4000 euro për çdo rast. Ai është arrestuar nga shërbimet e Policisë Kufitare të Korçës./abcnews.al

EMRI/ Pjesë e një grupi kriminal, kapet në Laç 34-vjeçari i dënuar në Itali

1 May 2025 at 10:19

Tiranë- Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 43”.

Është arrestuar në Laç një i ri i cili rezulton se është dënuar me mbi 6 vjet burgim, si pjesëtar i një grupi kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa, nga autoritetet italiane.

Shtetasi Everest Aliu alias Everest Veseli, 34 vjeç, u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Firences, me vendimin e datës 22.07.2024, e ka dënuar me 6 vjet, 5 muaj e 22 ditë burgim, si pjesëtar i një grupi kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa. Në muajin shtator të vitit 2014, ky grup ka kryer 12 vjedhje të tilla në banesa në provincën e Florences.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

/abcnews.al/

“Kartela e kuqe”, kapet në Greqi i dënuari me 16 vite burg për vjedhje dhe plagosje

By: Besnik
27 April 2025 at 15:41

Një tjetër operacion ndërkombëtar i suksesshëm është finalizuar në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe autoriteteve greke.

Shtetasi Eduard Vushaj, 39 vjeç, i dënuar me 16 vjet burgim për vjedhje me armë dhe plagosje në bashkëpunim, është arrestuar në Greqi dhe do të ekstradohet në Shqipëri për të vuajtur dënimin.

Në vitin 2016, Gjykata e Shkodrës e ka dënuar Vushajn për ngjarjen e ndodhur në vitin 2013, në fshatin Grabom, ku ai, në bashkëpunim me një tjetër shtetas, ka ndaluar një automjet dhe, duke kanosur me armë, i ka vjedhur paratë dhe automjetin dy shtetasve, duke i plagosur gjithashtu me mjet prerës.

Operacioni “Kartela e kuqe” u finalizua pas një shkëmbimi informacioni të siguruar nga Fast Albania dhe Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, nëpërmjet Interpol Tiranës, që mundësoi lokalizimin dhe arrestimin e tij nga autoritetet greke.

Njoftimi i policisë

“Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të Shqipërisë.

Operacioni “Kartela e kuqe”/Kapet në Greqi, një i dënuar me 16 vjet burgim për vjedhje me armë kryer në bashkëpunim.

Si rezultat i informacionit të siguruar nga Fast Albania dhe DVP Shkodër si dhe shkëmbimit të këtij informacioni nëpërmjet Interpol Tiranës me homologët në Athinë, u finalizua operacioni “Kartela e kuqe”.

Në kuadër të operacionit, Policia greke lokalizoi, kapi dhe arrestoi provizorisht me qellim ekstradimi shtetasin Eduard Vushaj, 39 vjeç.

Në vitin 2016, Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me 16 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me armë”, sepse në vitin 2013, në fshatin Grabom, ky shtetas në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka ndaluar automjetin me të cilin lëviznin 2 shtetas dhe duke i kanosur me armë u ka marrë paratë dhe automjetin si dhe i ka plagosur të dy me mjet prerës (thikë).

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, për ekstradimin e 39-vjeçarit, në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Kartela e kuqe”, kapet në Greqi i dënuari me 16 vite burg për vjedhje dhe plagosje appeared first on Euronews Albania.

❌
❌