Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 August 2025Main stream

Çokollatë me shije të re? Shkencëtarët po luajnë me mikrobet për ta bërë të mundur

By: gaze tare
19 August 2025 at 10:34

A e dini që shija e çokollatës nuk vjen vetëm nga kokrrat e kakaos, por edhe nga mikrobet që ndihmojnë në fermentimin e tyre?

Studiues nga Universiteti i Nottinghamit kanë zbuluar se disa baktere dhe kërpudha që përdoren gjatë fermentimit ndikojnë drejtpërdrejt në aromën dhe cilësinë e çokollatës. Dhe tani që i kanë identifikuar saktësisht cilat mikrobe sjellin shije më të mirë, ata mendojnë se mund të krijojnë çokollatë me aroma të reja dhe më të rafinuara.

Në një eksperiment me kokrra kakaoje nga Kolumbia, ata zbuluan se një kombinim i veçantë mikrobesh krijonte një çokollatë me shije frutash, agrumesh dhe lulesh, dhe me më pak hidhësi se zakonisht.

Kjo do të thotë se në të ardhmen, prodhuesit e çokollatës mund të përdorin mikrobe të zgjedhura për të “krijuar” shijen që duan, qoftë për një çokollatë klasike, apo edhe për versione me nota më të çuditshme e të reja.

Shkurt: mikrobet nuk janë gjithmonë gjë e keqe, sidomos kur bëjnë çokollatën të shijojë më mirë!

The post Çokollatë me shije të re? Shkencëtarët po luajnë me mikrobet për ta bërë të mundur appeared first on iconstyle.al.

Cila shenjë e zodiakut jeton në kaos dhe rrëmujë?

By: gaze tare
19 August 2025 at 10:02

Ka njerëz që nuk mund të funksionojnë në një ambient të parregullt. Dhe ka edhe të tjerë që jetojnë mes rrëmujës… dhe ndihen shumë mirë ashtu. Një nga shenjat që shpesh lidhet me këtë stil jetese është Peshqit.

Në shtëpinë e një Peshku mund të gjesh rroba të hedhura, libra të shpërndarë dhe sende në vende ku s’do t’i prisje. Por, mos u mashtroni – ai e di saktësisht se ku i ka lënë gjërat. Ndoshta nuk është rendi klasik, por për të funksionon.

Jeton në një ambient që për të tjerët duket si kaos, por për të është i njohur dhe komod. Dhe nëse i kërkon diçka, me shumë mundësi do ta gjejë menjëherë, pa u hutuar.

The post Cila shenjë e zodiakut jeton në kaos dhe rrëmujë? appeared first on iconstyle.al.

Eurovision ndryshon fytyrë: Logo e re për 70-vjetorin, si u prit ajo?

By: gaze tare
19 August 2025 at 09:47

Pas një dekade me të njëjtin dizajn, Eurovision prezanton logon e re zyrtare që do të përdoret për herë të parë në Festivalin e Këngës Eurovision 2026. Ky rifreskim vizual, i realizuar nga Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) në bashkëpunim me studion britanike PALS, shënon një hap të rëndësishëm në evoluimin e markës, në përputhje me nevojat digjitale dhe audiencat e reja.

Logoja e re ruan zemrën ikonike të Eurovisionit, por vjen me një font të personalizuar të quajtur “Singing Sans” dhe me një “E” të stilizuar që i jep emrit identitet unik. Kjo është hera e parë që logoja ndryshon që nga viti 2015, kur u modernizua për edicionin e 60-të të festivalit.

Sipas drejtorit të konkursit Martin Green, ndryshimi pasqyron “zemrën, guximin dhe shpirtin krijues” të Eurovisionit. Logoja e re do të përdoret në të gjitha formatet zyrtare, duke përfshirë platforma dixhitale, evente dhe promovimet që do të shoqërojnë 70-vjetorin historik të festivalit më të madh të muzikës në Europë.

Mirëpo ky ndryshim nuk është pritur aspak mirë nga ndjekësit e spektaklit. “Nuk kam parë logo më të dështuar se kjo”, shkruan dikush, ndërsa një tjetër shton: “Edhe unë do e kisha bërë më bukur me “Paint”.

The post Eurovision ndryshon fytyrë: Logo e re për 70-vjetorin, si u prit ajo? appeared first on iconstyle.al.

“E kam ditur si është të mos kesh zë”/ Jenna Ortega rrëfen anën e errët të karrierës së saj në Hollywood

By: gaze tare
19 August 2025 at 09:40

Jenna Ortega, ylli i serialit “Wednesday”, ka rrëfyer për “Vogue México” se ndonëse karriera e saj nisi herët, për një kohë të gjatë nuk ndihej e dëgjuar. “Gjithmonë e kam ditur si është të mos kesh zë dhe kjo më tmerron”, tha 22-vjeçarja, duke shtuar se sot përpiqet ta përdorë zërin me kujdes, profesionalizëm dhe sjellje.

Aktorja tregoi se përvojat e vështira në fillimet e saj e bënë të mbyllej në vetvete dhe ta humbte sigurinë në ambientet e xhirimeve. Pa përmendur projekte konkrete, ajo theksoi se për një artiste të re, mungesa e hapësirës për të shprehur mendimet mund të jetë shkatërruese.

Ortega foli edhe për ndikimin e famës në jetën e saj personale, duke thënë se është bërë më e rezervuar dhe më e kujdesshme me fjalët. Ajo theksoi se edukimi në një komunitet latino në Kaliforni është një pjesë kyçe e identitetit të saj, të cilin e mbron me përkushtim.

The post “E kam ditur si është të mos kesh zë”/ Jenna Ortega rrëfen anën e errët të karrierës së saj në Hollywood appeared first on iconstyle.al.

Parashikimi i motit: Kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, reshje lokale në zonat malore

By: gaze tare
19 August 2025 at 09:29

Të martën, më 19 gusht, Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Sipas parashikimeve nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Gjatë mesditës dhe pasdites, në zonat kodrinore dhe malore do të shfaqen vranësira të herëpashershme, të cilat në disa raste do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu, me karakter lokal. Në zonat më të thella malore, reshjet mund të jenë edhe në formën e shtrëngatave afatshkurtra, por të izoluara.

Era do të fryjë nga veriperëndimi në verilindje me intensitet të ulët deri mesatar, me shpejtësi 2 deri në 7 metra për sekondë. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore priten momente me erë më të fortë, që mund të arrijë deri në 8-10 m/s.

Sa i përket detit, ai do të jetë i qetë, me dallgëzim të ulët në forcën 1 deri në 2 ballë.

The post Parashikimi i motit: Kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, reshje lokale në zonat malore appeared first on iconstyle.al.

Aneurizma e aortës, “vrasësi i heshtur” që rrezikon jetën

By: gaze tare
19 August 2025 at 08:51

Sëmundjet kardiovaskulare janë një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në mbarë botën, duke marrë më shumë jetë se kanceri apo aksidentet së bashku. Përveç atakut në zemër apo goditjes në tru, një tjetër gjendje e rrezikshme, shpesh e quajtur “vrasësi i heshtur”, është aneurizma e aortës.

Aneurizma ndodh kur në aortë, ena më e madhe e gjakut që shpërndan oksigjen në trup, krijohet një fryrje e rrezikshme. Ato ndahen në dy tipe kryesore: aneurizmat torakale (në kraharor) dhe aneurizmat abdominale (në bark), me më të zakonshmen që shfaqet poshtë veshkave.

Mjekët theksojnë se shumica e pacientëve nuk kanë simptoma dhe diagnostikimi shpesh ndodh rastësisht, gjatë kontrolleve për arsye të tjera. Për këtë arsye, aneurizmat shpesh zbulohen vetëm kur situata bëhet kritike. Simptoma si dhimbja më e fortë e gjoksit që keni ndjerë ndonjëherë, ndjesi therëse që përhapet nga përpara mbrapa, ose dhimbje të forta barku, mund të tregojnë rrezik për çarje të aortës, një emergjencë që kërkon thirrje të menjëhershme.

Faktorët e rrezikut përfshijnë moshën, gjininë mashkullore, historinë familjare, presionin e lartë të gjakut dhe sidomos duhanpirjen. Ekspertët rekomandojnë ndryshime në stilin e jetesës si lënia e duhanit, kontrolli i tensionit, ushqyerja e shëndetshme dhe aktiviteti fizik i moderuar. Burrat mbi 65 vjeç që kanë konsumuar duhan këshillohen të bëjnë kontrolle parandaluese.

Trajtimi varet nga madhësia dhe vendndodhja e aneurizmës. Në disa raste, monitorimi i rregullt dhe menaxhimi i tensionit mjaftojnë. Por kur nevojitet ndërhyrje, mjekët përdorin dy metoda:
•Kirurgjinë e hapur për aneurizmat pranë zemrës, për të riparuar drejtpërdrejt aortën.
•Vendosjen e një stent-grafti nëpërmjet arterieve të këmbës, një teknikë më pak invazive që shpesh bëhet edhe pa anestezi të plotë dhe me rikuperim më të shpejtë.

Falë teknologjisë së avancuar, shumica e pacientëve kthehen në rutinën e tyre brenda pak ditësh dhe mund të jetojnë një jetë të gjatë e aktive.

The post Aneurizma e aortës, “vrasësi i heshtur” që rrezikon jetën appeared first on iconstyle.al.

Zbulohen mesazhet shqetësuese të mjekëve të akuzuar për vdekjen e Matthew Perry

By: gaze tare
19 August 2025 at 08:29

Hetimet mbi vdekjen e aktorit të njohur Matthew Perry kanë zbuluar detaje tronditëse. Avokati Martin Estrada, në dokumentarin “Matthew Perry: A Hollywood Tragedy”, tha se dy mjekët Salvador Plasencia dhe Mark Chavez, të cilët tashmë kanë pranuar fajësinë për furnizim me ketaminë, shkëmbenin mesazhe të papërshtatshme lidhur me aktorin.

Në një prej tyre, Plasencia shkruante: “Pyetem sa do të paguajë ky budalla. Le ta zbulojmë”, duke treguar qartë, sipas avokatit, se ata e shihnin Perry-n si një mundësi për përfitime financiare.

Matthew Perry, i njohur për rolin e Chandler Bing në serialin “Friends”, u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Los Angeles në tetor 2023. Shkaku i vdekjes u përcaktua si “efektet akute të ketaminës”.

Pesë persona janë akuzuar lidhur me rastin, mes tyre edhe asistenti personal i aktorit, Kenneth Iwamasa, dhe Erik Fleming, të cilët kanë pranuar fajësinë për përfshirje në shpërndarjen e drogës që çoi në tragjedinë e yllit të Hollywood-it.

The post Zbulohen mesazhet shqetësuese të mjekëve të akuzuar për vdekjen e Matthew Perry appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi ditor, e Martë 19 Gusht 2025

By: gaze tare
19 August 2025 at 07:59

Dashi

Dite shume e qete dhe pa probleme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do keni aspak druajtje dhe do flisni hapur me personat qe keni ne krah. Beqaret do e nisin ditën pozitivisht, por ne fakt nuk do mund ta gjejnë as sot personin e duhur. Ne planin financiar nuk duhet te bëni asnjë lloj çmendurie edhe sikur gjendja e te ardhurave te jete e mire.

Demi

Tensioni do mbizotëroje gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Debatet do jene te zjarrta dhe disa mund te arrijnë edhe ne piken me kulmore. Beqaret nuk duhet te nxitohen aspak, por duhet te reflektojnë mire para se te hedhin çdo lloj hapi. Saturni do iu nxite t’i menaxhoni me maturi te ardhurat. Nuk priten aspak vështirësi apo probleme.

Binjaket

Mos e gjykoni partnerin tuaj sot për gjithçka qe ai do beje sepse do e lëndoni tej mase. Secili ka nevoje te shprehet dhe te veproje si te dëshirojë, mjafton qe qëllimi te jete i duhuri. Beqaret para se te vendosin për diçka duhet te marrin edhe mendimin e disa miqve. Financat do jene goxha te favorizuara. Do kryeni edhe transaksione dhe situata do mbetet e njëjtë.

Gaforrja

Ka shume mundësi qe çifteve t’iu fiksohet ideja e ndarjes gjate kësaj dite. Asgjë nuk do ece ashtu si ata e kishin menduar dhe debatet e shumta do e bëjnë ditën te vështirë për t’u kaluar. Beqaret ka shume gjasa te kenë dashuri me shikim te pare. ne planin financiar edhe pse do merrni masa, situata nuk do jete aspak ne gjendjen me te mire te mundshme.

Luani

Qetësia do mbizotëroje gjate gjithë kësaj kohe ne jetën tuaj ne çift kështu qe shfrytëzojeni ditën për te folur për tema delikate. Partneri do jete me i kuptueshëm. Beqaret nuk duhet t’i besojnë pamjes se jashtme te disa personave sepse do zhgënjehen tej mase. Financat nuk do kenë aspak probleme, përkundrazi do jeni me te lirshëm te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Virgjeresha

Nëse keni pasur probleme me partnerin, sot është koha e duhur për te folur për to dhe për t’i zgjidhur. konfigurimi i yjeve do jete pozitiv dhe do krijoje një ambient mjaft te ngrohte. Beqaret do jene pasionante dhe te gatshëm për te bere ndonjë çmenduri për dashurinë. Shpenzimet duhet t’i kufizoni nëse nuk doni qe situata te marre tatëpjetën.

Peshorja
Fale mbështetjes qe do iu japë Venusi sot do ruani një komunikim goxha te ngrohte dhe do i zgjidhni mosmarrëveshjet e dikurshme me qetësi. Beqaret do vazhdojnë ta kërkojnë princin e kaltër por pa shume fat. Do iu duhet ende te presin edhe disa kohe. Te ardhurat do jene goxha delikate. Mendohuni mire edhe para se te kryeni shpenzimet te nevojshme.

Akrepi

Mund te ketë edhe disa probleme te vogla sot ne jetën tuaj ne çift dhe për këtë fakt nuk do ndiheni shume mire. Kujdes me ato qe do thoni. Beqaret do jene te lire te bëjnë atë qe duan. Emocionet do jene te mëdha, por jo te gjithë do mund te krijojnë një lidhje serioze. Disa mund te kenë edhe thjesht aventura. Financat do i menaxhoni me maturi dhe përkujdes.

Shigjetari

Dite plot ulje dhe ngritje kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjerat nuk do ecin aspak ashtu si e kishit menduar kështu qe kujdes. Beqaret do kenë një dite te zakonshme. Nuk do mundojnë takimet, por ende nuk do jete koha për te filluar histori dashurie serioze. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Shfrytëzojeni për ta stabilizuar dhe për ta përmirësuar situatën.

Bricjapi

Dite shume e paqëndrueshme dhe problematike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk do ece si duhet. Beqaret duhet te mendohen shume here para se te hedhin hapa me tutje. Për disa nuk është koha për te filluar një histori dashurie. Ne planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe edhe sikur situata te jete ne gjendjen me te mire.

Ujori

Ambienti ne jetën tuaj ne çift do jete i ngrohte dhe harmonik gjate kësaj dite. Shfrytëzojeni sa te mundni sepse dite te tilla nuk vijnë shpesh. Beqaret nuk duhet te mbyllen ne vetvete sepse ne këtë mënyrë nuk kane për ta gjetur personin e duhur. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë çdo hap qe do hidhet duhet bere me kujdes dhe maturi.

Peshqit

Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do shkoje me se miri madje nuk do mungojnë as surprizat e mëdha. Beqaret do joshin pa fund dhe do e takojnë një person qe do iu përshtatet. Shume gjera do ndryshojnë sot për ta. Ne planin financiar do bëni çmos qe ta ruani ekuilibrin sa me gjate. Investimet nuk duhen bere sot.

The post Horoskopi ditor, e Martë 19 Gusht 2025 appeared first on iconstyle.al.

Yesterday — 18 August 2025Main stream

Pse u larguan familjet fqinje? Zhvendosja e Princit William dhe Kate në Fort Lodge sjell ndryshime në Windsor Great Park

By: gaze tare
18 August 2025 at 15:19

Çifti mbretëror, Princi William dhe Princesha Kate, së bashku me fëmijët e tyre, Princi George (12 vjeç), Princesha Charlotte (10 vjeç) dhe Princi Louis (7 vjeç), janë zhvendosur në Fort Lodge, një vilë luksoze me tetë dhoma gjumi brenda Windsor Great Park që ata e konsiderojnë tashmë “shtëpinë e tyre të përjetshme”.

Për shkak të këtij instalimi mbretëror, dy familje që banonin afër kësaj rezidence u kërkua të lëshojnë banesat e tyre gjatë verës. “Njerëzve iu kërkua të largoheshin. Mendoj se iu propozuan shtëpi të tjera për të banuar, por nuk e prisnin një gjë të tillë,” tha një burim për mediat britanike.

Të shqetësuar për privatësi dhe siguri, zyrtarët e mbretërisë nuk dëshironin që shtëpitë më të afërta t’i mbusheshin me banorë. Familjet, që ishin qiramarrëse të pronës së Crown Estate, nuk morën ndonjë njoftim zyrtar për largim dhe tashmë janë zhvendosur në banesa të ngjashme ose më të mira brenda zonës.

William dhe Kate, të dy 43 vjeç, synojnë një start të ri në Fort Lodge dhe ka raporte se kanë mbuluar vetë shpenzimet për shkak të zhvendosjes, pa ngarkuar taksapaguesit e Britanisë së Madhe.

The post Pse u larguan familjet fqinje? Zhvendosja e Princit William dhe Kate në Fort Lodge sjell ndryshime në Windsor Great Park appeared first on iconstyle.al.

Juventusi nuk ndalet në merkato, bardhezinjtë me sytë nga një tjetër talent shqiptar

By: gaze tare
18 August 2025 at 15:03

Juventus ka bërë kontakt me Lille për të kërkuar informacion për një transferim të mundshëm të sulmuesit kosovar, Edon Zhegrova, raportojnë sot mediat sportive italiane si Corriere dello Sport dhe Tribuna.com.

Ky interes vjen në kohën kur merkatoja verore po mbyllet, dhe Juventusi dëshiron të përforcojë repartin sulmues. Megjithatë, operacioni i tyre është i vështirë pa zgjidhjen e marrëveshjeve të përplasuara tashmë brenda klubit, veçanërisht largimin e Nicolò Gonzalez.

Në të njëjtën kohë, Olympique Marseille është ende konkurrenti më serioz në këtë garë. Burime të ndryshme raportojnë se marrëveshjet me Lille janë në fazë të avancuar dhe klubi francez e ka bërë Zhegrovan prioritet në merkato.

The post Juventusi nuk ndalet në merkato, bardhezinjtë me sytë nga një tjetër talent shqiptar appeared first on iconstyle.al.

YouTube sfidon historinë: A do të bëhet platforma shtëpia e re e Oscars në 2029?

By: gaze tare
18 August 2025 at 14:45

YouTube po bën lëvizje surprizë për të fituar të drejtat e transmetimit të Çmimeve të Akademisë (Oscars), që aktualisht janë ekskluzive për ABC deri në vitin 2028. Sipas dy burimeve pranë Bloomberg, platforma në pronësi të Google ka pyetur në lidhje me mundësinë për të transmetuar këtë ceremoni historike pas skadimit të marrëveshjes aktuale.

Ky është një sinjal i fortë për strategjinë e YouTube për të zgjeruar ofertën e saj live, duke ndjekur sukseset me transmetime si NFL Sunday Ticket dhe podkastet me shikueshmëri rekord. Artikulli nga Cord Cutters News përmend se kjo lëvizje do të ishte një “tronditje për industrinë”, duke theksuar potencialin e madh të platformës për t’u bërë destinacioni drejtëpërdrejt për evente të mëdha

The post YouTube sfidon historinë: A do të bëhet platforma shtëpia e re e Oscars në 2029? appeared first on iconstyle.al.

Truku i ftohtë që po “rrëzon” kondicionerët! A e keni provuar këtë zgjidhje me ventilator dhe akull?

By: gaze tare
18 August 2025 at 14:18

Gjatë ditëve me temperatura të larta, përdorimi i vazhdueshëm i kondicionerit mund të bëhet i kushtueshëm. Por një metodë e thjeshtë dhe efikase mund t’ju ndihmojë të freskoni ambientin pa rritur faturën e energjisë: përdorimi i një ventilatori në kombinim me akull.

Mjafton të vendosni një tas me akull ose një shishe me ujë të ngrirë përpara ventilatorit. Ajri që kalon mbi sipërfaqen e ftohtë freskohet dhe shpërndahet në dhomë, duke krijuar një efekt të ngjashëm me atë të një kondicioneri, ndonëse në një shkallë më të lehtë. Kjo teknikë është veçanërisht e dobishme për dhoma të vogla dhe të mbyllura, si dhoma gjumi apo zyra shtëpiake.

Megjithatë, ekspertët këshillojnë kujdes: mos e vendosni akullin shumë pranë ventilatorit dhe sigurohuni që uji i shkrirë të mos ketë kontakt me pjesët elektrike, për të shmangur çdo rrezik.

The post Truku i ftohtë që po “rrëzon” kondicionerët! A e keni provuar këtë zgjidhje me ventilator dhe akull? appeared first on iconstyle.al.

Tragjedi në Itali me dy foshnje të vdekura! Dyshohet se u infektuan nga detergjenti i përdorur në spital

By: gaze tare
18 August 2025 at 13:59

Dy foshnje që kanë lindur shumë herët, me peshë nën një kilogram, ndërruan jetë javën e kaluar në spitalin San Maurizio të Bolzanos në Itali, pas një infeksioni të rëndë. Autoritetet shëndetësore besojnë se infeksioni erdhi nga një detergjent për enë që përdorej në spital dhe u hoq menjëherë pas incidentit.

Sipas mediave, foshnjet kishin lindur në javët e 23-të dhe 27-të të shtatzënisë dhe u prekën nga bakteria Serratia marcescens, e cila mund të jetë e rrezikshme për njerëzit me sistem imunitar të dobët.

Drejtori i spitalit konfirmoi se të gjitha detergjentët e përdorur në spitalet e Bolzanos u tërhoqën menjëherë, ndërsa përkohësisht është ndaluar prania e foshnjave të lindura shumë herët në këtë spital. Prokuroria po heton nëse vdekjet mund të jenë shkaktuar nga neglizhenca apo moskujdesi.

The post Tragjedi në Itali me dy foshnje të vdekura! Dyshohet se u infektuan nga detergjenti i përdorur në spital appeared first on iconstyle.al.

Armiku i ri “i padukshëm” që rrit rrezikun e kancerit të mushkërive

By: gaze tare
18 August 2025 at 13:45

Ndotja e ajrit, një nga problemet më serioze mjedisore, mund të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin e kancerit të mushkërive edhe tek njerëzit që nuk kanë pirë kurrë duhan. Kjo del nga një studim ndërkombëtar i publikuar së fundmi në revistën shkencore Nature.

Shkencëtarët analizuan gjenomin e tumoreve të 871 pacientëve jo-duhanpirës nga 28 vende të ndryshme dhe zbuluan se nivelet e larta të ndotjes, veçanërisht grimcat PM2.5, lidhen me mutacione të ADN-së që shkaktojnë kancer, të ngjashme me ato të shkaktuara nga pirja e duhanit. Një prej gjenëve më të prekur ishte TP53, i njohur për rolin e tij në kancer.

Studimi tregoi gjithashtu se njerëzit e ekspozuar ndaj ndotjes kanë telomere më të shkurtra, pjesë e kromozomeve që tregojnë plakjen qelizore dhe që lidhen me rritjen e rrezikut për kancer.

Ekspertët theksojnë se ky është një problem global që kërkon vëmendje urgjente, pasi përveç pirjes së duhanit, ndotja e ajrit po bëhet një nga shkaktarët kryesorë të kancerit të mushkërive në botë.

The post Armiku i ri “i padukshëm” që rrit rrezikun e kancerit të mushkërive appeared first on iconstyle.al.

Aksident fatal në Goudi, ambulanca përmbyset gjatë transportit të pacientit, humb jetën 54-vjeçari

By: gaze tare
18 August 2025 at 13:33

Një aksident tragjik ndodhi në Goudi të Greqisë, ku një ambulancë private u përmbys duke transportuar një pacient 54-vjeçar. Pas përplasjes, pacienti u plagos rëndë dhe ndërroi jetë në Spitalin Popullor, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për ta shpëtuar.

Ambulanca u përmbys në rrugën Mikras Asias, ndërsa shkaku i aksidentit po hetohet nga autoritetet. Përplasja përfshiu edhe një makinë të parkuar, që pësoi dëme materiale.

Ekuipazhi i ambulancës është nën hetim dhe do t’i nënshtrohet testeve për të sqaruar rrethanat e incidentit. Për shkak të aksidentit, policia ka bllokuar pjesërisht rrugën Mikras Asias, duke lehtësuar hetimet dhe largimin e automjeteve nga vendi i ngjarjes.

The post Aksident fatal në Goudi, ambulanca përmbyset gjatë transportit të pacientit, humb jetën 54-vjeçari appeared first on iconstyle.al.

Shpërthim në fabrikë pranë Moskës, të paktën 20 të vdekur dhe mbi 130 të plagosur

By: gaze tare
18 August 2025 at 12:58

Në një tragjedi të rëndë që ndodhi të premten më 15 gusht në rajonin e Ryazanit pranë Moskës, një shpërthim në një fabrikë ka shkaktuar vdekjen e të paktën 20 personave dhe plagosjen e 134 të tjerëve.

Ngjarja tragjike ndodhi në një punishte të fabrikës, ku një zjarr i papritur shpërtheu dhe u përhap me shpejtësi, njoftoi guvernatori lokal Pavel Malkov.

Autoritetet e emergjencës raportojnë se nga 134 të plagosurit, 31 ndodhen në spitalet e Ryazanit dhe Moskës, ndërsa 103 të tjerë marrin trajtim ambulant.

Hetimet për shkakun e shpërthimit janë në zhvillim e sipër, ndërsa ekipet e emergjencës po vijojnë punën për menaxhimin e situatës dhe ndihmën ndaj të prekurve.

The post Shpërthim në fabrikë pranë Moskës, të paktën 20 të vdekur dhe mbi 130 të plagosur appeared first on iconstyle.al.

Këto janë shenjat që imponojnë mendimin e tyre: Jo thjesht kokëfortë, por dominues të vërtetë!

By: gaze tare
18 August 2025 at 12:02

Disa njerëz thjesht kanë mendimin e tyre dhe qëndrojnë pas tij. Por disa të tjerë… nuk ndalen derisa të gjithë ta mendojnë njësoj si ata! Në astrologji, ka disa shenja që nuk kënaqen me një debat të thjeshtë: ato imponojnë mendimin me forcë, pa pyetur nëse i bie dakord apo jo.

Më poshtë janë katër shenja që njihen për tendencën e tyre për të shtypur opinionet e të tjerëve dhe për të ngritur mendimet e tyre në “ligj”:

Demi – Kur Demi flet, mendimi i tij nuk është thjesht opinion, është urdhër! Një shenjë tokësore që nuk njeh kompromis kur vendos për diçka. Me Uranin në këtë shenjë gjatë disa prej periudhave më të errëta historike, forca imponuese e Demit është e njohur.

Shigjetari – I bindur në diturinë e vet, Shigjetari është mjeshtër i argumenteve. Ai nuk toleron kundërshtim dhe nuk ndalon derisa t’i bindë të gjithë, madje edhe me “bombardim” faktesh që vetëm ai i di.

Akrepi – Për Akrepin, mendimi nuk është për diskutim, por për zbatim. Ai e sheh botën përmes lenteve të veta dhe nuk e ndërron fokusin për askënd. Do të të “bindë” jo me fjalë të tepërta, por me mënyrën si jeton dhe vepron.

Dashi – I zjarrtë dhe emocional, Dashi nuk njeh tjetër mendim përveç të vetit. Edhe kur gabon, ai do të ngulë këmbë se ka të drejtë dhe do të luftojë për të provuar se pikërisht ai e thotë fjalën e fundit.

Nëse njihni ndonjë prej këtyre shenjave, me siguri i keni përjetuar këto karakteristika nga afër. Dhe nëse jeni vetë një prej tyre… ndoshta është koha të pyesni: “A jam duke debatuar apo duke imponuar?”

The post Këto janë shenjat që imponojnë mendimin e tyre: Jo thjesht kokëfortë, por dominues të vërtetë! appeared first on iconstyle.al.

Cozman feston ditëlindjen, urimin më të veçantë e merr nga ky person

By: gaze tare
18 August 2025 at 11:47

Reperi i njohur shqiptar, Cozman, ka festuar ditëlindjen, dhe urimi më i veçantë nuk erdhi nga ndonjë koleg apo mik i estradës, por nga e partnerjae tij. Edhe pse lidhja e tyre është mbajtur larg syrit të publikut, këtë herë ajo zgjodhi t’i shprehë dashurinë hapur në rrjete sociale.

Ajo ndau një fotografi të ëmbël me reperin në Instagram, krahas së cilës shkroi: “Urime ditëlindjen, dashuria e jetës”, një dedikim që emocionoi fansat dhe mori menjëherë vëmendjen e ndjekësve. Cozman e ripostoi menjëherë në profilin e tij, duke e konfirmuar ndjenjën reciproke.

Ky postim befasoi publikun, pasi deri më tani asnjëri prej tyre nuk kishte ndarë detaje për lidhjen që duket se ka qenë larg syrit të medias. Romanca e tyre mbetet ende misterioze, por ky gjest e bëri të qartë se lidhja e tyre është më serioze sesa mendohej.

Në planin profesional, reperi ka pasur periudha pauze, por herë pas here rikthehet me projekte që mbajnë të interesuar fansat e tij të shumtë.

The post Cozman feston ditëlindjen, urimin më të veçantë e merr nga ky person appeared first on iconstyle.al.

Çfarë duhet të bëjnë prindërit kur fëmija refuzon të flejë gjumë?

By: gaze tare
18 August 2025 at 10:48

Refuzimi i gjumit gjatë ditës është një sfidë e zakonshme për shumë prindër, sidomos tek fëmijët e moshës rreth dy vjeç. Kur fëmija nuk fle gjumë, ai shpesh bëhet i lodhur, nervoz dhe i vështirë për t’u qetësuar. Ja disa këshilla që ndihmojnë në këto situata:

  1. Mos ushtroni presion
    Detyrimi për të fjetur mund ta bëjë momentin e gjumit të lidhur me stres dhe rezistencë. Lëreni fëmijën të pushojë në një ambient të qetë, edhe nëse nuk fle.

  2. Mbani rutinë të qetë dhe të qëndrueshme
    Aktivitetet e qeta para gjumit, si leximi apo lojërat e qeta, ndihmojnë fëmijën të përgatitet për gjumë dhe të krijojë një lidhje pozitive me këtë moment.

  3. Siguroni aktivitete fizike gjatë ditës
    Lëvizja dhe aktivitetet gjatë mëngjesit ndihmojnë në lodhjen natyrale të trupit dhe përmirësojnë mundësinë e një gjumi të mirë në mesditë.

  4. Mos përdorni ryshfete për gjumin
    Premtimi i dhuratave për të bërë fëmijën të flejë mund të krijojë zakone negative dhe manipulim emocional.

  5. Respektoni nevojat e gjumit të fëmijës
    Çdo fëmijë ka ritmet e veta, prandaj nëse fle më shumë në një ditë, mos e zgjoni. Gjumi i mjaftueshëm është thelbësor për shëndetin dhe sjelljen e tyre.

Në fund, durimi dhe kuptimi janë çelësi për t’u përballur me sfidat e gjumit të fëmijëve dhe për të krijuar një ambient të shëndetshëm për rritjen e tyre.

The post Çfarë duhet të bëjnë prindërit kur fëmija refuzon të flejë gjumë? appeared first on iconstyle.al.

Brooklyn Beckham ‘rinovon’ premtimet e martesës pa familjen Beckham, tensionet vazhdojnë

By: gaze tare
18 August 2025 at 10:31

Brooklyn Beckham dhe bashkëshortja e tij, Nicola Peltz, rinovuan premtimet e martesës më 2 gusht në një ceremoni luksoze në Qarkun Westchester, SHBA. Në ngjarje mungoi dukshëm familja Beckham, përfshirë prindërit David dhe Victoria, si dhe vëllezërit dhe motra e tij, për shkak të tensioneve të vazhdueshme mes tyre.

Gjatë fjalimit përpara 200 të ftuarve, Brooklyn foli me shumë ndjenja për bashkëshorten dhe për familjen Peltz, duke bërë edhe një homazh për prindërit e Nicola-s, Nelson dhe Claudia Peltz. Sipas një burimi, ai theksoi dashurinë e thellë që ka për gruan dhe familjen e saj, duke i falënderuar për mbështetjen.

Nga ana tjetër, mungesa e familjes së tij në këtë ceremoni ka thelluar ndarjet në familjen Beckham. Brooklyn thuhet se është i dëshpëruar për mënyrën si portretohet gruaja e tij në media dhe për akuzat se ajo e ka izoluar nga familja dhe miqtë.

Në përpjekje për të sqaruar situatën, burime pranë çiftit theksojnë se Brooklyn është i pavarur në vendimet e tij dhe se lidhja me Nicolën është e fortë, pavarësisht përplasjeve familjare që vazhdojnë të ndikojnë në marrëdhëniet e tyre.

The post Brooklyn Beckham ‘rinovon’ premtimet e martesës pa familjen Beckham, tensionet vazhdojnë appeared first on iconstyle.al.

❌
❌