Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 18 August 2025Main stream

De Gea i ka bërë të qarta ndjenjat e tij për një rikthim të mundshëm tek Man Utd

18 August 2025 at 14:46

David De Gea tashmë ka dhënë sinjale që mund të kthehet sërish te Manchester United. 

Sipas The Sun, United po konsideron mjaft seriozisht një rikthim të portierit veteran. 

Raportohet se 34‑vjeçari ka një klauzolë në kontratën me Fiorentinën që mund të lejojë largimin e tij për një shumë relativisht të vogël. 

Po ashtu, në sfond po bëhen “telefonata diskrete”, pasi De Gea la një përshtypje të mirë gjatë rikthimit të tij në “Old Trafford” për një ndeshje miqësore të zhvilluar fundjavën që shkoi. 

Pas asaj ndeshjeje, De Gea u shpreh se rrugët e tij dhe ato të tifozëve mund të takohen sërish në të ardhmen. 

“Një moment magjik për mua dhe familjen, për t’u rikthyer në Old Trafford, shtëpinë time. Nga zemra, faleminderit për pritjen dhe dashurinë që më treguat”. 

“Për tifozët që asnjëherë nuk më lanë gjatë kohës që isha këtu. Rrugët tona mund të takohen sërish”, kishte thënë spanjolli. 

De Gea numëron 545 paraqitje me United mes viteve 2011 dhe 2023, duke u renditur i shtati në listën e lojtarëve me më së shumti paraqitje për klubin. 

Megjithatë, një mosmarrëveshje kontraktuale bëri që ai të largohej dy verë më parë si lojtar i lirë, dhe të zëvendësohej me Andre Onanan nga Interi për një tarifë prej 43.8 milionë eurosh. 

Pas një sezoni të plotë 2023/2024 pa klub, De Gea nënshkroi për Fiorentinën verën e kaluar aty ku po luan aktualisht./Telegrafi/

The post De Gea i ka bërë të qarta ndjenjat e tij për një rikthim të mundshëm tek Man Utd appeared first on Telegrafi.

Liverpooli ia vendos çmimin Konates nëse Real Madridi synon transferimin këtë verë

18 August 2025 at 12:56

Real Madrid mund të ketë një mundësi të vetme për të transferuar mbrojtësin e Liverpoolit, Ibrahima Konate, gjatë kësaj vere. 

Xabi Alonso ka sjellë tre mbrojtës të rinj në “Santiago Bernabeu”, si pjesë e një prapavije të re, përfshirë edhe Trent Alexander-Arnold, ish-bashkëlojtarin e Konates te Liverpooli. 

Interesimi për mbrojtësin francez daton që nga muaji korrik, mes zërave se ai nuk është i gatshëm të nënshkruajë një zgjatje kontrate në “Anfield”. 

Konate ka qenë në bisedime për kontratën me Liverpoolin që nga fillimi i vitit 2025, pasi marrëveshja e tij aktuale skadon në fund të sezonit 2025/2026. Drejtuesit e klubit anglez duan një përgjigje përfundimtare para fundit të muajit gusht. 

Liverpooli dëshiron me çdo kusht të shmangë një situatë ku Konate largohet si lojtar i lirë në vitin 2026, por kjo është pikërisht strategjia e Real Madridit për të. 

“Los Blancos” mbeten të pakënaqur me faktin që iu desh të paguanin një tarifë transferimi për të liruar Alexander-Arnold nga javët e fundit të kontratës së tij, pasi ishin të bindur se do ta transferonin atë si lojtar të lirë. 

Sipas raportimit nga Mundo Deportivo, kampionët e Anglisë kanë caktuar çmimin për Konaten, pasi nuk pranuan kërkesat e tij për pagë më të lartë. 

Liverpooli ka bërë të ditur se do të dëgjojë ofertat që sillen rreth 35 milionë euro në ditët e fundit të afatit kalimtar, ndërkohë që Real Madridi ka vendosur një tavan prej 21 milionë eurosh, shumë larg kërkesës së “Të Kuqve”. 

Për këtë arsye, madrilenët mund të presin deri verën e ardhshme, duke shpresuar që ndonjë klub tjetër të mos paraqesë ndonjë ofertë zyrtare për Konaten në ndërkohë./Telegrafi/

The post Liverpooli ia vendos çmimin Konates nëse Real Madridi synon transferimin këtë verë appeared first on Telegrafi.

Hansi Flick ua ndalon katër lojtarëve të Barcelonës të marrin pjesë në ndeshjen historike

18 August 2025 at 12:33

Barcelona e nisi fuqishëm mbrojtjen e titullit në La Liga gjatë fundjavës, dhe tani synon një tjetër fitore kur të përballet me Levanten të shtunën. 

Hansi Flick do ta ketë në dispozicion Robert Lewandowskin për këtë udhëtim dhe gjithashtu do të vazhdojë të mbështetet te disa nga lojtarët e rinj të ekipit të parë. 

Në të njëjtën kohë që Barcelona do të përballet me Levanten të shtunën, ekipi i tyre U19 do të jetë në Brazil për të marrë pjesë në Kupën Interkontinentale U20. 

Skuadra e Julian Bellettit u kualifikua për këtë ndeshje historike pasi fitoi Ligën e Kampionëve për të Rinj sezonin e kaluar dhe tani synon ta fitojë këtë kompeticion për herë të parë në histori. 

Në ditët në vijim, skuadra U19 do të udhëtojë drejt Rio de Janeiros për të zhvilluar ndeshjen ndaj ekipit U20 të Flamengos, që do të luhet në stadiumin historik Maracana. 

Megjithatë, ata nuk do të jenë në përbërje të plotë, pasi sipas asaj që raporton gazeta Sport, Hansi Flick ka vendosur që Jofre Torrents, Guille Fernandez, Dro dhe Toni Fernandez të mos marrin pjesë në këtë ndeshje. 

Të katër këta lojtarë ishin pjesë e skuadrës së Flick në fitoren e fundjavës kundër Mallorcas, dhe plani është që ata të udhëtojnë drejt rajonit të Valencias për ndeshjen kundër Levantes. 

Sipas raportit, trajneri i Barcelonës nuk e sheh Kupën Interkontinentale U20 si një arsye të mjaftueshme që kjo katërshe të mungojë në ndeshjen e La Ligës./Telegrafi/

The post Hansi Flick ua ndalon katër lojtarëve të Barcelonës të marrin pjesë në ndeshjen historike appeared first on Telegrafi.

Lille i vendos çmim Zhegrovës, shifër e përballueshme për Juventusin

18 August 2025 at 10:38

Juventusi vazhdon të jetë aktiv në tregun e transferimeve pak ditë para fillimit të sezonit të ri të Serie A, ku do të debutojë kundër Parmës. 

 Në orët e fundit, drejtuesit bardhezi kanë kontaktuar me përfaqësuesit e Edon Zhegrovës, anësorit të djathtë të Lille, i cili ka shkëlqyer sezonin e kaluar kundër vetë “Zonjës së Vjetër” në Ligën e Kampionëve.  

Zhegrova pritet të largohet nga Lille gjatë kësaj vere, pasi ka mbetur me vetëm një vit kontratë dhe ka refuzuar rinovimin, duke kërkuar një kapitull të ri në karrierë.  

Klubi francez, që tashmë ka humbur Jonathan David pa asnjë përfitim financiar, nuk dëshiron të përsërisë të njëjtin gabim dhe është i gatshëm ta shesë 26-vjeçarin.

 

Olympique Marseille ka shfaqur interes të fortë ditët e fundit dhe ka paraqitur një ofertë të rëndësishme, por pa arritur marrëveshje me Lille.  

Sipas Corriere dello Sport, kërkesa e klubit francez për kartonin e Zhegrovës është mes 15 dhe 20 milionë euro, një shifër jo e vogël për një lojtar që është në përfundim të kontratës. 

 Gjithsesi, kjo shifër po shikohet e përballueshme për Juventusin, sidomos duke pasur parasysh se paga e tij aktuale është pak mbi një milion euro në vit./Telegrafi/

The post Lille i vendos çmim Zhegrovës, shifër e përballueshme për Juventusin appeared first on Telegrafi.

Arsenali refuzon ofertën e çmendur të shkëmbimit të Real Madridit për Saliban

18 August 2025 at 08:40

Real Madrid nuk do ta transferojë yllin e Arsenalit, William Saliba, këtë verë, pasi “Topçinjtë” kanë refuzuar një ofertë të guximshme. 

Pavarësisht se tashmë kanë afruar tre mbrojtës të rinj gjatë kësaj vere, presidenti i klubit madrilen, Florentino Perez, raportohet se mbetet i hapur për shpenzime të tjera para se të mbyllet afati kalimtar, me mbrojtësin francez Saliba që mbetet një objektiv afatgjatë. 

Interesi i Real Madridit për Saliban daton më shumë se 12 muaj më parë, edhe pse Arsenali ka punuar për një zgjatje të kontratës së tij, që aktualisht është e vlefshme deri në vitin 2027. 

Megjithëse tundimi për të luajtur te Reali është i madh, trajneri Mikel Arteta ka deklaruar publikisht se është i bindur që do ta mbajë Saliban, duke konfirmuar se 23-vjeçari i ka thënë se ndihet i lumtur në Londrën Veriore. 

Arsenali pritet të kërkojë rreth 80 milionë euro për të marrë parasysh një shitje, ndërsa Real Madridi është gjithashtu i hapur për të pritur një transferim të lirë në vitin 2027. 

Sipas raportimeve nga Diario Sport, Real Madridi ka kontaktuar Arsenalin për një marrëveshje shkëmbimi të drejtpërdrejtë, që përfshinte Rodrygon si pjesë e marrëveshjes për Saliban. 

Rodrygo, i cili përballet me një të ardhme të pasigurt nën drejtimin e Xabi Alonsos, ishte lidhur më herët me Arsenalin pas Kupës së Botës për Klube. 

Raporti thekson se bëhej fjalë për një shkëmbim pa përfshirje parash, pasi të dy lojtarët vlerësohen në shuma të ngjashme. 

Por Arsenali e ka refuzuar menjëherë ofertën, duke e bërë të qartë se synimi i tyre është ta mbajnë Saliban në klub dhe t’i ofrojnë një kontratë të re./Telegrafi/

The post Arsenali refuzon ofertën e çmendur të shkëmbimit të Real Madridit për Saliban appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 17 August 2025Main stream

Formacionet zyrtare: Ferizaj – Drita

17 August 2025 at 16:05

Ferizaj dhe Drita do të përballen në kuadër të javës së parë në Albi Mall Superligën e Kosovës për edicionin 2025/2026. 

Kampioni në fuqi i Kosovës nuk do të ketë një punë aspak të lehtë ndaj ekipit të drejtuar nga Arsim Abazi, duke marrë parasysh se sa ‘arrë e fortë’ janë ata si vendas. 

Në takimin e fundit të zhvilluar mes këtyre dy skuadrave sezonin e kaluar, ishte pikërisht Ferizaj që kishte triumfuar me rezultat të ngushtë 2-1. 

Të dy trajnerët kanë vendosur që të futen në fushë me përbërjen më të mirë në dispozicion. 

Kjo ndeshje pritet të nis me fillim nga ora 16:30. 

Formacionet zyrtare: 

Ferizaj: Jovanovski, Ramusa, Iljazi, Shabani, Selmani, Nafiu, Berisha, Neziri, Sadriu, Gligorov, Avdulli. 

Drita: Pas pak…

The post Formacionet zyrtare: Ferizaj – Drita appeared first on Telegrafi.

Formacionet zyrtare: Malisheva – Prishtina e Re

17 August 2025 at 15:48

Malisheva do të mirëpresë në stadiumin “Liman Gegaj”, Prishtinën e Re, në kuadër të javës së parë në Albi Mall Superligën e Kosovës për edicionin 2025/2026. 

Vendasit pas rezultateteve të dobëta në arenën evropiane emëruan në stol trajnerin e njohur Qatip Osmani dhe tani do të kërkojnë ta nisin me këmbë të mbarë edicionin e ri të garave. 

Prishtina e Re në anën tjetër dëshmoi një organizim të mirë duke afruar disa lojtarë mjaft cilësorë të cilët do t’i ndihmojnë ata në sezonin e tyre debutues në elitë. 

Kjo ndeshje pritet të nis me fillim nga ora 16:30. 

Formacionet zyrtare: 

Malisheva: Gashi, Pira, Kryeziu, Xhaka, Veliu, Vitia, Ndjigi, Aliu, Brruti, Xhylani, Ibishi.

Prishtina e Re: Smakiqi, Zeqiri, Azizi, Prençi, Rudaj, Dadet, Baholli, Ahmet, Gomes, Fazliu, Dobratiqi. 

/Telegrafi/

The post Formacionet zyrtare: Malisheva – Prishtina e Re appeared first on Telegrafi.

Milani synon transferimin e Embolos nëse dështon Hojlund

17 August 2025 at 14:32

Milan po monitoron sulmuesin e Monacos, Breel Embolo, pasi raportimet nga Italia tregojnë se ‘Rossonerët’ e kanë identifikuar ndër alternativat e mundshme në rast se përpjekjet për të marrë sulmuesin e Manchester United, Rasmus Hojlund, dështojnë. 

Sipas ekspertit Fabrizio Romano, Embolo konsiderohet një kandidat shumë serioz për Milanin nëse nuk arrijnë të mbyllin marrëveshjen me sulmuesin danez Hojlund. 

Thuhet se ish-lojtari i Monchengladbachut ka pasur përplasje me figura të larta në Monaco dhe agjentët e tij vazhdimisht po i ofrojnë sulmuesin ‘Rossonerëve’. 

Në sezonin e kaluar, Embolo shënoi gjashtë gola në 29 ndeshje në Ligue 1 për ekipin nga Monaco, si dhe një gol në dhjetë ndeshje në Ligën e Kampionëve. 

Që nga transferimi te skuadra franceze, sulmuesi ka luajtur 89 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 22 gola. 

Sulmuesi zviceran, që ka 77 paraqitje me kombëtaren, iu bashkua Monacos në vitin 2022 nga Borussia Monchengladbach në Bundesliga, për një shifër që besohet të jetë pak mbi 12 milionë euro./Telegrafi/

The post Milani synon transferimin e Embolos nëse dështon Hojlund appeared first on Telegrafi.

Arrestohet një person pas abuzimit racist që mori Antoine Semenyo ndaj Liverpoolit

17 August 2025 at 12:55

Policia e Merseyside ka konfirmuar se një person është arrestuar pasi Antoine Semenyo raportoi një rast të abuzimit racist gjatë fitores 4-2 të Liverpoolit ndaj Bournemouth në Anfield, të premten. 

Ndeshja e Ligës Premier u ndërpre përkohësisht në minutën e 29-të, pasi Semenyo njoftoi gjyqtarin Anthony Taylor për abuzimin, i cili më pas u konsultua me të dy trajnerët, Arne Slot dhe Andoni Iraola. 

Pas përfundimit të ndeshjes, në të cilën Semenyo realizoi dy gola, reprezentuesi i Ganës publikoi një deklaratë ku falënderoi tifozët për mbështetjen. 

Të shtunën pasdite, policia publikoi një deklaratë tjetër, duke konfirmuar se një burrë 47-vjeçar nga Liverpooli ishte arrestuar nën dyshimin për shkelje të rendit publik me motiv racial. 

“Kemi arrestuar një person pas raportimeve për abuzim racist ndaj lojtarit të Bournemouth, Antoine Semenyo, gjatë ndeshjes së Ligës Premier kundër Liverpoolit në Anfield, të premten më 15 gusht”. 

“Identiteti i të dyshuarit u konfirmua dhe ai u largua nga stadiumi pas raportimit”. 

This is disgusting Semenyo getting racially abused to his FACE just because he’s having a good game. anyways you’ll never walk again..

pic.twitter.com/nEGYXvrJjH

⚡ (@seanafc_) August 15, 2025

“Një burrë 47-vjeçar nga Liverpooli është arrestuar sot (e shtunë, 16 gusht) nën dyshimin për shkelje të rendit publik me përmbajtje raciste.  

“Ai është dërguar në paraburgim për t’u marrë në pyetje”, thuhej në deklaratë./Telegrafi/

The post Arrestohet një person pas abuzimit racist që mori Antoine Semenyo ndaj Liverpoolit appeared first on Telegrafi.

Gjyqtarët nga Kosova do të ndajnë drejtësinë në një ndeshje të fazës ‘play-off’ të Ligës së Konferencës

17 August 2025 at 12:28

Një moment historik për gjyqtarët kosovarë në arenën ndërkombëtare. Për herë të parë, një ekip gjyqtarësh nga Kosova do të drejtojë një ndeshje të fazës “play-off” në garat evropiane të UEFA-s. 

UEFA ka deleguar Genc Nuzën si gjyqtar kryesor për sfidën mes Strasbourg dhe Brondby në kuadër të “play-offit” të Ligës së Konferencës, e cila do të zhvillohet të enjten në “Stade de la Meinau” në Francë, duke nisur nga ora 20:00. 

Ky është një tjetër vlerësim i madh për Nuzën, i cili është shpallur shtatë herë gjyqtari më i mirë në Kosovë, duke konfirmuar besimin e vazhdueshëm që institucioni më i lartë i futbollit evropian ka ndaj tij. 

Në këtë përballje, Nuza do të ketë përkrah asistentët Bujar Selimaj dhe Granit Hyseni. 

 Ndërkohë, në sistemin VAR do të jetë i angazhuar gjyqtari holandez Clay Ruperti, kurse AVAR do të jetë Dardan Çaka. 

 Rolin e gjyqtarit të katërt do ta mbajë Burim Jahmurataj. 

Ky delegim përfaqëson një hap të madh për përfaqësimin e Kosovës në futbollin evropian dhe një njohje të punës së palodhur të gjyqtarëve kosovarë në skenën ndërkombëtare./Telegrafi/

The post Gjyqtarët nga Kosova do të ndajnë drejtësinë në një ndeshje të fazës ‘play-off’ të Ligës së Konferencës appeared first on Telegrafi.

Statistikat që e dëshmojnë dominimin e frikshëm të Chimaev ndaj Du Plessis

17 August 2025 at 10:54

Khamzat Chimaev, i cili mposhti Dricus Du Plessis me vendim unanim të shtunën në mbrëmje në Çikago në UFC 319, mori rripin e peshës së mesme.  

Chimaev kaloi pjesën më të madhe të pesë raundeve duke kontrolluar kundërshtarin e tij në tokë. 

Në total, Chimaev kaloi 21 minuta e 40 sekonda duke kontrolluar kundërshtarin e tij, pjesërisht falë aftësive të tij në mundje. 

 Kjo është koha e dytë më e gjatë e kontrollit në UFC, pas 22 minutave të Sean Sherk kundër Hermes Franca në korrik 2007 në një ndeshje për titullin e peshave të lehta. 

Khamzat Chimaev’s (@KChimaev) 529 total strikes landed vs Dricus Du Plessis are a new @UFC record.

He earned 21:40 of control time, 2nd most in a UFC fight (22:18 by Sean Sherk vs Hermes Franca).

Complete #UFC319 Main Card Results ➡ https://t.co/69LHKjPUVp

— UFC News (@UFCNews) August 17, 2025

Chimaevit iu deshën më pak se dhjetë sekonda për ta rrëzuar rivalin e tij në tokë, pastaj përsëriti taktikat e tij të parashikueshme, por shumë efektive.  

Kundër Du Plessis, Chimaev shënoi 12 rrëzime dhe 529 goditje (nga 567 të tentuara), krahasuar me një rrëzim dhe 45 goditje për afrikano-jugorin.  

31-vjeçari regjistroi fitoren e tij të 15-të në MMA, të tetën në UFC, dhe vazhdon të mbetet i pamposhtur . 

Dricus Du Plessis kishte një shans të vogël në raundin final, por atij iu desh ta nokautonte kundërshtarin e tij për të fituar./Telegrafi/

The post Statistikat që e dëshmojnë dominimin e frikshëm të Chimaev ndaj Du Plessis appeared first on Telegrafi.

Man Utd tentoi një marrëveshje të çmendur shkëmbimi që do të kishte ndryshuar historinë e Ligës Premier

17 August 2025 at 10:33

Manchester United dikur kishte propozuar një marrëveshje shkëmbimi që mund ta kishte ndryshuar plotësisht mënyrën se si duket klubi sot. 

Si një nga klubet më të mëdha të futbollit në botë, United ka mundësinë të tërheqë disa nga talentet më të mira dhe më emocionuese në këtë sport. 

Emra si Cristiano Ronaldo, Wayne Rooney dhe Roy Keane kanë përfaqësuar “Djajtë e Kuq” gjatë viteve të fundit, duke treguar fuqinë tërheqëse që ka klubi. 

Megjithatë, ka edhe shumë lojtarë që janë lidhur me një kalim te Old Trafford por që kurrë nuk u bashkuan me klubin, përfshirë legjenda të sportit si Ronaldo Nazario dhe Zinedine Zidane. 

Më së fundmi, ekziston një marrëveshje shkëmbimi e propozuar që bie në sy si një prej atyre që mund të kishte ndryshuar ndjeshëm situatën aktuale të klubit po të ishte realizuar. 

Sipas një raporti të Sky Sports nga viti 2020, Juventusi gjithashtu dëshironte ta nënshkruante Lukakun në verën e vitit 2019, duke ofruar Dybalan si pjesë të marrëveshjes. 

Thuhet se United ishte i hapur ndaj marrëveshjes, por ajo përfundimisht dështoi kryesisht sepse Dybala nuk dëshironte të largohej nga Torino atë verë. 

Në vend të kësaj, Lukaku u bashkua me rivalët e Serie A, Milanin, ndërsa United e drejtoi vëmendjen te Bruno Fernandes, i cili iu bashkua klubit vetëm gjashtë muaj më vonë. 

Edhe pse është e pamundur të thuhet se si do të performonte Dybala po të ishte bashkuar me United, është e vështirë të imagjinohet që ndikimi i tij do të ishte i ngjashëm me atë të Fernandes./Telegrafi/ 

The post Man Utd tentoi një marrëveshje të çmendur shkëmbimi që do të kishte ndryshuar historinë e Ligës Premier appeared first on Telegrafi.

Joan Garcia flet për ndërhyrjen brutale që i bëri Vedat Muriqi

17 August 2025 at 10:13

Joan Garcia shënoi debutimin e tij zyrtar me Barcelonën duke ruajtur portën e paprekur në fitoren 3-0 në “Son Moix” ndaj Mallorcas në xhiron hapëse të La Ligas. 

Ai ofroi siguri mes shtyllave, megjithëse nuk pati shumë punë përballë një skuadre të Mallorcas që mbeti me nëntë lojtarë para përfundimit të pjesës së parë. 

Megjithatë, mbrëmja e 24-vjeçarit nuk kaloi pa dramë.  

Ai raportoi shqetësime në dorë gjatë nxehjes para ndeshjes dhe më vonë mori një goditje në fytyrë nga Vedat Muriqi, një episod që përfundoi me përjashtimin me karton të kuq të sulmuesit kosovar. 

After breaking a finger during warm-up, Muriqi tried to peel of Joan Garcia face during the game

he got sent offpic.twitter.com/L5lA8RxplT

— ArgentineCuler (@FCB_Argentine) August 16, 2025

Duke folur për mediat pas ndeshjes, Joan Garcia dha versionin e tij për incidentin me Muriqin, duke sqaruar momentin e kontaktit. 

“Më godet në fytyrë. Nuk e kam parë përsëritjen, por më godet në fytyrë. Nuk e di me cilën pjesë të trupit të tij, por më godet në fytyrë”. 

“Nëse VAR-i ka thënë që është karton i kuq, atëherë ashtu qenka. Tani do vendos pak akull”, ka thënë Garcia./Telegrafi/

The post Joan Garcia flet për ndërhyrjen brutale që i bëri Vedat Muriqi appeared first on Telegrafi.

Man Utd ka pesë alternativa për mesfushën pasi dështuan ta transferojnë Baleban

17 August 2025 at 09:00

Manchester United duhet të konsiderojë nënshkrimin e njërit prej pesë talenteve në mesfushë pas dështimit për të marrë Carlos Baleban e Brighton. 

Pas sigurimit të një marrëveshjeje për sulmuesin e Leipzig, Benjamin Sesko, për një shumë prej 74 milionë eurosh javën e kaluar, United e drejtoi vëmendjen te mesfusha. 

Skuadra e Ruben Amorimit u lidh me yllin e Brighton, Baleban, dhe United i informoi shpejt rivalët e Ligës Premier për interesimin për të nënshkruar me reprezentuesin kamerunas. 

Megjithatë, pas raportimeve që treguan se shitjet e Joao Pedro, Pervis Estupinan dhe Simon Adingra bënë që Brighton të mendojë se Baleban nuk është në shitje, United u tërhoq nga marrëveshja. 

Por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që United do të heqë dorë nga shpresat për të nënshkruar një mesfushor këtë verë, pasi ka pesë lojtarë të tjerë që klubi mund të konsiderojë. 

Morten Hjulmand 

Pak pasi u përhap lajmi për dështimin e marrëveshjes me Baleban, Simon Stone i BBC konfirmoi se United mund të kthehet te Morten Hjulmand, kapiteni i klubit të mëparshëm të Amorimit, Sporting Lisbon, si një opsion rezervë. 

Javi Guerra 

Nëse Amorim vendos të bëj ‘gjueti’ në klubin e tij të mëparshëm, ai mund të kthejë vëmendjen te Javi Guerra i Valencias, i cili është lidhur me një transferim në ‘Old Trafford’ gjatë verës. 

Angelo Stiller 

Një tjetër mesfushor që është lidhur fuqishëm me United këtë verë është Stiller nga VfB Stuttgart, i cili më parë është përfolur për një transferim te Liverpool. 

Adam Wharton 

Bashkë me Eberechi Eze dhe Marc Guehi, disa raporte sugjerojnë se ylli i Crystal Palace, Wharton, mund të jetë në dispozicion këtë verë. 

Ederson 

Së fundi, mesfushori i Atalantas, Ederson, mund të jetë nënshkrimi perfekt për United nëse është në dispozicion për shitje këtë verë./Telegrafi/

The post Man Utd ka pesë alternativa për mesfushën pasi dështuan ta transferojnë Baleban appeared first on Telegrafi.

Leo Messi rikthehet fuqishëm nga lëndimi, hyn në pjesën e dytë dhe shënon gol magjik

17 August 2025 at 08:45

Lionel Messi riktheu në kujtesë edhe një herë vlerën e tij te Inter Miami me një gol dramatik në minutën e 83-të, duke i dhënë skuadrës së tij avantazhin 2-1 ndaj LA Galaxy në stadiumin ‘Chase’. 

Messi kurorëzoi rikthimin e tij pas një dëmtimi me një gol në fund të ndeshjes, duke ndihmuar Inter Miamin të fitojë 3-1 përballë LA Galaxy. 

Pas mungesës në tre ndeshjet e fundit, legjenda argjentinase nisi ndeshjen në stol dhe hyri në fushë në pushimin e pjesës së parë, me skuadrën e tij në avantazh 1-0. 

Megjithatë, barazimi i Joseph Pantsil në minutën e 59-të bëri që rezultati të ishte i barabartë për pjesën e fundit të ndeshjes, deri sa Messi u aktivizua. 

Magical Messi 🪄

Number 19 on the year. pic.twitter.com/nO1WNoq4cy

— Major League Soccer (@MLS) August 17, 2025

Argjentinasi shënoi një gol mjeshtëror duke dribluar dy mbrojtës në kufirin e zonës dhe duke goditur një gjuajtje të ulët drejt këndit të majtë poshtë, duke mposhtur portierin. 

Ky ishte goli i 19-të i Messit në këtë sezon, që e vendos atë në krye të garës për ‘Këpucën e Artë’, para Sam Surridge nga Nashville SC me 18 gola dhe në vendin e tretë të përbashkët Evander, Eric Maxim-Choupo Moting dhe Tai Baribo, secili me 15 gola. 

Fitorja 3-1 e Inter Miami tndaj LA Galaxy i ngjit në vendin e katërt në Konferencën Lindore me 45 pikë pas 24 ndeshjesh të zhvilluara./Telegrafi/

The post Leo Messi rikthehet fuqishëm nga lëndimi, hyn në pjesën e dytë dhe shënon gol magjik appeared first on Telegrafi.

Khamzat Chimaev “mbreti i ri” i kafazit, rrëzon nga froni Dricus Du Plessis për titullin e peshave të mesme

17 August 2025 at 08:28

Khamzat Chimaev më në fund arriti të bëhet kampion i peshave të mesme të UFC-së me një fitore dominuese ndaj kampionit të mëparshëm në fuqi, Dricus Du Plessis. 

Në tre ndeshjet e mëparshme, Du Plessis u largua nga oktagoni me rripin e kampionatit rreth belit, por mbrëmë në Çikago në eventin UFC 319, rezultati i ndeshjes ishte i ditur që pas rrëzimit të parë nga Chimaev. 

Gjatë të pesë raundeve, çeçeni, i cili luan nën flamurin e Emirateve të Bashkuara Arabe, dominoi dhe në asnjë moment fitorja e tij nuk ishte në dyshim nëse gjyqtarët vendosnin. 

Chimaev arriti në fitore me fitoren më bindëse në luftën për titullin në historinë e kategorisë së peshave të mesme të UFC-së. 

AND NEW‼

KHAMZAT CHIMAEV DOMINATES DDP AND IS THE NEW UNDISPUTED MIDDLEWEIGHT CHAMPION 😤 #UFC319 pic.twitter.com/6q2O72p48A

— SportsCenter (@SportsCenter) August 17, 2025

Ai arriti ta rrëzonte kundërshtarin e tij në 12 nga 17 përpjekje, dha 23 goditje të rëndësishme kundër 9 kundërshtarëve dhe të tre gjyqtarët e vlerësuan ndeshjen 50-44. 

Chimaev fitoi ndeshjen e tij të 15-të profesionale në paraqitjen e tij të 15-të. 

Që kur debutoi në UFC në korrik 2020, kur regjistroi dy fitore në vetëm 10 ditë, shumë parashikuan se ai do ta fitonte titullin, gjë që përfundimisht ndodhi. Kjo ishte humbja e tretë e Du Plessis në 26 ndeshje./Telegrafi/

The post Khamzat Chimaev “mbreti i ri” i kafazit, rrëzon nga froni Dricus Du Plessis për titullin e peshave të mesme appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

“Lirimi Prishtina Tournament 2025” mbyllet me sukses – Dori Pharm shpallet kampion

16 August 2025 at 12:49

Për tetë ditë me radhë, sheshi i Prishtinës u shndërrua në një arenë të gjallë dhe plot emocione, ku futbolli ishte më shumë se vetëm një lojë ishte një festë e komunitetit dhe një shfaqje e talentit.

Turneu “Lirimi Prishtina Tournament 2025” mblodhi bashkë fëmijë, të rinj e të rritur nga e gjithë zona për të garuar, argëtuar dhe krijuar kujtime të paharrueshme.

Atmosfera ishte elektrizuese, tribuna plot me shikues entuziastë, tinguj muzike dhe emocione të papërshkrueshme në çdo ndeshje.

Energjia pozitive ndihej në çdo cep të sheshit, ndërsa të gjithë ishin të bashkuar nga dashuria për sportin.

Dori Pharm u shpall kampioni i këtij edicioni, duke dëshmuar një performancë të jashtëzakonshme dhe një shpirt gare për t’u admiruar.

Por, përtej rezultateve, turneu kishte një qëllim më të madh, të promovojë vlerat e sportit, miqësinë, shëndetin dhe lojën e ndershme./Telegrafi/

The post “Lirimi Prishtina Tournament 2025” mbyllet me sukses – Dori Pharm shpallet kampion appeared first on Telegrafi.

Donnarumma tek Man City po merr formë, Galatasaray bën ofertë për Ederson

16 August 2025 at 12:34

Gianluigi Donnarumma duket se po afrohet gjithnjë e më shumë drejt një kalimi te Manchester City, pas raportimeve nga Italia që pretendojnë se Galatasaray ka dorëzuar një ofertë fillestare prej 10 milionë eurosh për Edersonin, portierin brazilian të skuadrës së Pep Guardiolës.

Sipas gazetarit të Sport Mediaset, Orazio Accomando, skuadra turke e Super Ligës ka bërë ofertën e parë për lojtarin e Cityt, në përpjekje për ta bindur atë të largohet nga Anglia.

Nëse Ederson do të ndryshojë klub gjatë kësaj vere, kjo do t’i hapë rrugën Manchester Cityt që të përpiqet të transferojë Donnarumman, pavarësisht se ‘Qytetarë’ kanë blerë tashmë një portier tjetër këtë verë, James Trafford.

Oferta e Galatasaray për Cityn përbëhet nga 10 milionë euro për transferimin përfundimtar të lojtarit, pa huazime apo klauzola të komplikuara në këtë fazë.

🚨🟡🔴 EXCL: Galatasaray send first official bid to Man City for Éderson.

Proposal in the region of €10m while City ask for higher fee.

Gigio Donnarumma has already opened doors to City move, no issues on personal terms 🔵🇮🇹

🔀 If Éderson leaves, Donnarumma can join #MCFC. pic.twitter.com/m1qqmcvr0Q

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 16, 2025

Për Edersonin, klubi turk i ka ofruar një pagë prej 8 milionë eurosh në sezon për pesë vite, me synimin ta bëjë ish-lojtarin e Benficës pasardhësin e vërtetë të ish-portierit legjendar të Lazios, Fernando Muslera.

Portieri uruguaian u largua këtë verë drejt Argjentinës pas 14 viteve dhe më shumë se 500 ndeshjeve me klubin e Stambollit./Telegrafi/

The post Donnarumma tek Man City po merr formë, Galatasaray bën ofertë për Ederson appeared first on Telegrafi.

”Jota më ndihmoi, e shtyu topin drejt rrjetës”, Chiesa emocionon pas golit ndaj Bournemouth

16 August 2025 at 09:44

Sulmuesi i përfaqësueses së Italisë, Federico Chiesa, ka deklaruar se është i lumtur te Liverpooli dhe ka falënderuar trajnerin Arne Slot për fjalët inkurajuese, ndërsa goli i tij i parë në Ligën Premier iu dedikua në mënyrë të natyrshme Diogo Jotës. 

Chiesa pritej të largohej këtë verë pas një sezoni të vështirë debutues, ku u përball me mungesë minutash, rënie forme dhe probleme fizike. 

Megjithatë, mbrëmë ai hyri nga stoli në një moment kyç, kur rezultati ishte 2-2 kundër Bournemouth, dhe me një goditje fluturimthi riktheu Liverpoolin në avantazh 3-2, përpara se Mohamed Salah të vuloste fitoren 4-2. 

“Mendimi im i parë pas golit ishte për Diogon, vëllain e tij dhe familjen e tyre. Ishte një mbrëmje tepër prekëse, ndaj ta mbyllje kështu ndeshjen ishte shumë emocionuese”. 

“Diogo më ndihmoi nga lart, e shtyu topin drejt rrjetës. Dua të besoj se ashtu ndodhi”, ka thënë Chiesa. 

Diogo Jota dhe vëllai i tij humbën jetën në një aksident tragjik me makinë, vetëm pak ditë pas festimeve të titullit kampion nga Liverpooli.  

Si shenjë respekti, klubi vendosi të tërheqë fanellën me numrin 20 që Jota mbante. 

Kjo ishte ndeshja e parë e tyre në Ligën Premier që nga ajo tragjedi, e shoqëruar me homazhe të shumta për Jotën dhe familjen e tij./Telegrafi/

The post ”Jota më ndihmoi, e shtyu topin drejt rrjetës”, Chiesa emocionon pas golit ndaj Bournemouth appeared first on Telegrafi.

Joan Garcia regjistrohet zyrtarisht në La Liga

16 August 2025 at 08:48

Joan Garcia është tani zyrtarisht i regjistruar në La Liga dhe në dispozicion për Hansi Flick për debutimin e Barcelonës kundër Mallorcas. 

Portieri Joan Garcia është regjistruar zyrtarisht në La Liga dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Hansi Flick këtë të shtunë  për ndeshjen e parë të Barcelonës në kampionat kundër Mallorcas. 

Garcia tashmë figuron në listën zyrtare të skuadrës së Barcelonës në faqen e La Ligës, megjithëse ende nuk i është caktuar numri i fanellës. 

Në mënyrë surprizuese, Inaki Pena mban aktualisht fanellën me numrin 1, ndërsa Garcia dhe Ter Stegen nuk kanë ende numra të caktuar. 

Regjistrimi i Garcias u mundësua pasi Komisioni Mjekësor i La Ligës konfirmoi se dëmtimi i Ter Stegen konsiderohet mungesë afatgjatë, e cila pritet të zgjasë të paktën pesë muaj, sipas Marca. 

Barcelona përdori pjesë të buxhetit të pagës së portierit gjerman për të regjistruar Garcian, pasi La Liga lejon klubin të shfrytëzojë 80 për qind të pagës së Ter Stegen. 

Si pasojë, regjistrimi i Garcias do të vlejë për gjithë sezonin, pa nevojën e rinovimit në janar, ndryshe nga rastet e sezonit të kaluar me Dani Olmo dhe Pau Victor. 

Konfirmimi i regjistrimit të Garcias nga La Liga vonoi më shumë se sa pritej, pasi klubi kishte parashikuar që ai do të ishte i regjistruar që deri të enjten./Telegrafi/

The post Joan Garcia regjistrohet zyrtarisht në La Liga appeared first on Telegrafi.

❌
❌