Rritje ekonomike në gjashtëmujorin e parë, konsumi, turizmi dhe kredia mbështesin zhvillimin
TIRANĂ, 14 gusht/ATSH/ NĂ« gjysmĂ«n e parĂ« tĂ« vitit 2025, ekonomia shqiptare ka shĂ«nuar njĂ« rritje tĂ« qĂ«ndrueshme, e mbĂ«shtetur kryesisht nga sektori i turizmit, investimet private dhe zgjerimi i konsumit familjar.
Banka e Shqipërisë vlerëson se ky 6-mujor është vijim të tendencave pozitive të vitit të kaluar, ku rritja ekonomike ka vijuar me ritme të ngjashme.
Sipas drejtorit të Politikës Monetare, pranë BSH-së, Erald Themeli, rritja ekonomike në tremujorin e parë ishte 3,4%, dhe të dhënat e deritanishme për tremujorin e dytë tregojnë për një ritëm të ngjashëm.
Rritja është ndikuar pozitivisht nga eksporti i shërbimeve, si dhe nga një rritje e ndjeshme e eksportit të mallrave, e cila është veçanërisht e dallueshme për këtë periudhë.
Një nga faktorët që ka kontribuar dukshëm në këtë ecuri ekonomike është shtimi i ndjeshëm i kredisë në të gjithë sektorët.
Si bizneset, për investime apo kapital qarkullues, ashtu edhe familjet, për konsum apo blerje banesash, kanë përfituar nga një ofertë e bollshme kredie nga bankat.
Kjo ka mbështetur aktivitetin ekonomik në mënyrë të dukshme dhe ka ndikuar pozitivisht në rritjen e kërkesës së brendshme.
âAktiviteti ekonomik Ă«shtĂ« mbĂ«shtetur edhe nga njĂ« kredi e bollshme nĂ« tĂ« gjithĂ« sektorĂ«t e saj, qoftĂ« pĂ«r bizneset pĂ«r investime ose kapital qarkullues, qoftĂ« edhe pĂ«r familjet pĂ«r konsum tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m dhe pĂ«r blerje baneseâ, u shpreh Themeli, nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r mediet.
Pavarësisht rreziqeve që vijnë nga ambienti i jashtëm, siç janë paqëndrueshmëria e tregjeve ndërkombëtare apo ndikimet gjeopolitike, Banka e Shqipërisë vlerëson se perspektiva për zhvillimet ekonomike në vend mbetet pozitive.
Parashikimi është që rritja ekonomike do të vijojë në intervalin 3,5-4% dhe se inflacioni, i cili aktualisht është mesatarisht në nivelin 2,3%, do të kthehet në objektivin prej 3% brenda gjysmës së parë të vitit 2026.
âPerspektiva e zhvillimeve ekonomike nĂ« vend Ă«shtĂ« pozitive, do tĂ« vijojĂ« rritjen me 3,5-4%, dhe inflacioni brenda gjysmĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« 2026-s do tĂ« kthehet nĂ« objektiv prej 3%. Rreziqet kryesisht nga ambienti i jashtĂ«m mbeten tĂ« mĂ«dhaâ, pohon Themeli.
Në lidhje me politikën monetare, Erald Themeli ka sqaruar edhe vendimin e fundit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në mbledhjen e datës 6 gusht, për të mos ndryshuar normën bazë të interesit.
Ky vendim pason një reduktim të normës bazë që ndodhi në fillim të korrikut dhe, sipas tij, koha e shkurtër që ka kaluar nga ky ndryshim nuk lejon ende të shihet plotësisht ndikimi i tij në tregjet financiare dhe në aktivitetin ekonomik.
PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, u vlerĂ«sua e nevojshme qĂ« tâi jepet mĂ« shumĂ« kohĂ« transmetimit tĂ« plotĂ« tĂ« efektit tĂ« kĂ«saj mase.
Aktualisht, norma bazë e interesit mbetet në nivelin 2,5%, në fuqi që prej korrikut 2025.
/r.e//a.f/
The post Rritje ekonomike në gjashtëmujorin e parë, konsumi, turizmi dhe kredia mbështesin zhvillimin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.