Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 August 2025Main stream

E diela me mot të kthjellët

TIRANË, 24 gusht/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare në relievet malore në lindje e juglindje nga orët e mesditës e pasdite.

Vranësirat parashikohen të shoqërohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët. Në mbrëmje parashikohet mot i kthjellët.

 

Era do të fryjë me drejtim  verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e lugina era fiton shpejtësi shpejtësi deri në 15 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.  

 

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET 

Temperaturat në °C

Sigla

Shkodër

18/31

Diell re shi

Kukës

15/27

Diell re shi

Lezhë

18/31

Diell 

Dibër

12/29

Diell re shi

Durrës

20/31

Diell 

Tiranë

20/32

Diell re 

Elbasan

18/32

Diell re shi

Berat

18/33

Diell re shi

Vlorë

20/32

Diell re shi

Korçë

14/27

Diell re shi

Gjirokastër  

15/32

Diell re 

Sarandë

21/31

Diell

The post E diela me mot të kthjellët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarrvënia në hekurudhën e Fierit, Balluku: Akte që duhet të marrin dënime shëmbullore

TIRANË, 23 gusht/ ATSH/ Zv.kryeministrja Belinda Balluku deklaron se zjarrvënia nuk mund të trajtohet si një vepër e lehtë penale.

Balluku reagoi lidhur me zjarrëvënien në hekurudhën e Fierit.

“Sot në Fier një tjetër zjarrvënie e qëllimshme vuri në rrezik shtëpitë pranë vendgjarjes dhe shqetësoi të gjithë qytetin me renë e tymit që mbuloi atë. Individi i dyshuar u ndalua menjëherë, falë reagimit të shpejtë të uniformave blu, por ky është nje rast i përsëritur që na kujton se aktet e zjarrvënies duhet të marrin dënime shembullore”, deklaroi Balluku.

Zv.kryeministrja shton më tej se “zjarrvënia nuk mund të trajtohet si një vepër e lehtë penale, pasi përveç dëmeve materiale dhe rrezikut për jetën e njerëzve, po shkakton pasoja mjaft të rënda për mjedisin”.

The post Zjarrvënia në hekurudhën e Fierit, Balluku: Akte që duhet të marrin dënime shëmbullore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministria e Mbrojtjes: Shuhen 9 vatra zjarri, një në monitorim

TIRANË, 23 gusht/ATSH/ Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) në Agjencinê Kombëtare të Mbrojtjes Civile raporton se gjatë ditës së sotme deri në orën 20:00 në rang vendi janë evidentuar 10 vatra zjarri.

Në njoftimin për mediet theksohet se “falë bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve dhe ndërhyrjes në kohë të forcave operacionale, është bërë e mundur shuarja dhe izolimi i 9 vatrave zjarri, ndërsa vetëm 1 vatër mbetet nën monitorim”.

Forcat zjarrfikëse, të mbështetura nga strukturat vendore, shërbimi pyjor, policia dhe agjencitë e specializuara, kanë ndërhyrë me shpejtësi duke garantuar minimizimin e pasojave dhe sigurinë e komuniteteve.

Është bërë izolimi i plotë dhe shuarja e zjarreve në fshatrat Ibë, Roskovec, Shkjezë dhe Jeran.

Gjithashtu është shuar vatra e zjarrit në hekurudhën e Fierit, në pyllin e Sodës, në fshatin Lapardha,  Pezë Helmës dhe Brataj.

Aktualisht, në Parkun Natyror Gërmenj, bashkia Kolonjë, vatra e zjarrit po mbahet nën monitorim pas disa riaktivizimeve gjatë ditës. Në terren kanë operuar mjete zjarrfikëse dhe forca të shumta, duke arritur ta vendosin situatën nën kontroll.

Institucionet përgjegjëse vijojnë monitorimin e pandërprerë të territorit dhe mbeten të angazhuara për reagim të menjëhershëm në çdo rast emergjence.

The post Ministria e Mbrojtjes: Shuhen 9 vatra zjarri, një në monitorim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 23 August 2025Main stream

IMT: Mbi 53 mijë m² sipërfaqe publike e liruar në Tiranë

23 August 2025 at 16:54

TIRANË, 23 gusht  /ATSH/ Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Tiranë ka bërë një bilanc të punës së kryer për lirimin e hapësirave publike.

Deri tani janë liruar 53 031 m² hapësira publike të zaptuara vetëm në kryeqytet.

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit bën me dije se gjatë kësaj periudhe janë bërë 1 408 çmontime, 1 167 prej të cilave janë kryer vullnetarisht nga bizneset, ndërsa 241 me ekzekutime vendimesh.

Kryeministri Edi Rama është shprehur  se, lirimi i hapësirave publike nuk është aksion, po faza e parë e një transformimi të ri.

Lirimi i hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar trotuaret dhe ambientet e dedikuara për komunitetin dhe qytetarët, vazhdon në të gjithë vendin prej muajit korrik.

Në këtë kuadër, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare në të cilën do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojë biznesi.

Lirimi i hapësirave publike është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve, por edhe funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Lirimi i hapësirave publike ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të cilësisë së jetës në komunitet.

/gj.m/

The post IMT: Mbi 53 mijë m² sipërfaqe publike e liruar në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Aksion pastrimi në 10 parqe kombëtare në 26 gusht

23 August 2025 at 09:15

TIRANË, 23 gusht/ATSH/ Fushata “Male të pastra” rikthehet sërish këtë vit në datën 26 gusht.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale ftesën për t’iu bashkuar nismës “Male të Pastra”, një aksion pastrimi organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në dhjetë parqe kombëtare e natyrore në datën 26 gusht.

Rama tha se ky është një kontribut modest i gjithësecilit e njëkohësisht mesazh kuptimplotë për kujdesin ndaj natyrës së përbashkët.

Aksioni i pastrimit “Male të pastra” angazhoi vitin e kaluar qindra vullnetarë, të cilët larguan qindra kilogramë mbetje nga parqet kombëtare.

Këtë vit fushata do të shtrihet në Parqet Kombëtare të Dajtit, Tomorrit, Llogorasë, Qafështamës, Zagorisë, Prespës, Shebenik, Korab-Koritnik si dhe në Alpet Shqiptare.

/m.m/

 

The post Rama: Aksion pastrimi në 10 parqe kombëtare në 26 gusht appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parashikimi i motit, ulen temperaturat

23 August 2025 at 07:30

TIRANË, 23 gusht/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura.

Në momentin e vranësirave të dendura, parashikohen reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit nga orët e para të ditës deri në orët e pasdites.

Në relievet e larta malore të zonës së veriut, reshjet në periudha tepër afatshkurtra do të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Pas orëve të pasdites moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të arrijë shpejtësi 15 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 18/30 Diell re shi
Kukës 13/29 Diell re shi
Lezhë 18/30 Diell re shi
Dibër 14/28 Diell re shi
Durrës 17/30 Diell re shi
Tiranë 20/31 Diell re shi
Elbasan 17/31 Diell re shi
Berat 16/31 Diell re shi
Vlorë 19/30 Diell re shi
Korçë 14/27 Diell re shi
Gjirokastër 14/30 Diell re shi
Sarandë 17/30 Diell re shi

 

 

 

The post Parashikimi i motit, ulen temperaturat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

E premte 22 gusht, mot me reshje shiu të herëpashershme

22 August 2025 at 07:30

TIRANË, 21 gusht/ATSH/ Shërbmi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh me këto të fundit kryesisht pas orëve të mesditës. Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në një pjesë të madhe të territorit ndërsa në zonën e veriperëndimit reshjet me intensitet mesatar dhe hera-herës deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Përgjatë orëve të mbrëmjes reshje shiu me intensitet të ulët në të gjithë territorin ndërsa në orët e mbrëmjes ka ndërprerje të reshjeve në pjesën më të madhe të vendit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje  – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të arrijë shpejtësi 16 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 21/30 Re shi diell
Kukës 19/30 Diell re shi
Lezhë 18/30 Re shi diell
Dibër 15/29 Diell re shi
Durrës 21/30 Re shi diell
Tiranë 23/32 Re shi diell
Elbasan 22/31 Diell re shi
Berat 18/32 Diell re shi
Vlorë 22/31 Diell re shi
Korçë 15/28 Diell re shi
Gjirokastër 16/33 Diell re shi
Sarandë 22/31 Diell re shi

 

The post E premte 22 gusht, mot me reshje shiu të herëpashershme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E enjte 21 gusht, mot i qëndrueshëm me temperatura deri në 35° C

21 August 2025 at 07:30

TIRANË, 21 gusht/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me një përkeqësim në orët e vona të mbrëmjes.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin nga orët e mbrëmjes shtim të vranësirave kryesisht në veri. Në mbrëmje vranësirat në zonën veriperëndimore do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme  me intensitet të ulët hera-herës deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike lokalisht breshër.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të arrijë shpejtësi 16 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 17/34 Diell  re
Kukës 21/34 Diell
Lezhë 18/32 Diell re
Dibër 16/33 Diell
Durrës 21/33 Diell
Tiranë 22/35 Diell
Elbasan 20/34 Diell
Berat 17/35 Diell
Vlorë 21/34 Diell
Korçë 14/29 Diell
Gjirokastër 13/34 Diell
Sarandë 21/33 Diell

 

The post E enjte 21 gusht, mot i qëndrueshëm me temperatura deri në 35° C appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mot i qëndrueshëm të mërkurën, temperatura deri në 35°C

20 August 2025 at 07:30

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushatarak njofton se ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në zonën e jugut dhe pjesërisht qendër në orët e mesditës.

Sipas parashikimeve, era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të arrijë shpejtësi 5-7 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 20/35 Diell pak re
Kukës 16/32 Diell pak re
Lezhë 22/33 Diell pak re
Dibër 15/31 Diell pak re
Durrës 20/32 Diell pak re
Tiranë 22/34 Diell pak re
Elbasan 19/34 Diell pak re
Berat 18/33 Diell pak re
Vlorë 21/33 Diell pak re
Korçë 16/29 Diell pak re
Gjirokastër 15/34 Diell pak re
Sarandë 15/30 Diell pak re

 

 

 

The post Mot i qëndrueshëm të mërkurën, temperatura deri në 35°C appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Të martën mot i qëndrueshëm, temperaturat deri në 35°C

19 August 2025 at 07:30

TIRANË, 19 gusht /ATSH/Shërbimi Meteorologjik Ushatarak njoftoi se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin si dhe shtim vranësirash mesatare deri të dendura prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë kryesisht në relievet kodrinore – malore të territorit. Në relievet malore në verilindje-lindje dhe juglindje vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta të karakterit lokal dhe në mënyrë të izoluar në relievet e larta malore në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të arrijë 8-10 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 21/35 Diell re
Kukës 15/31 Diell re shi
Lezhë 20/32 Diell re
Dibër 13/31 Diell re shi
Durrës 20/32 Diell
Tiranë 22/34 Diell re
Elbasan 19/34 Diell re
Berat 19/33 Diell re
Vlorë 18/31 Diell
Korçë 14/27 Diell re shi
Gjirokastër 14/34 Diell re shi
Sarandë 19/31 Diell

 

 

 

The post Të martën mot i qëndrueshëm, temperaturat deri në 35°C appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KFOR-i amerikan me helikopterë ndihmon në shuarjen e zjarreve në Gjakovë

18 August 2025 at 20:46

Forcat ajrore amerikane të caktuara në Komandën Rajonale – Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë asistuar Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave të Kosovës në përballjen me zjarret në komunën e Gjakovës.

Dy helikopterë të tipit UH-60 Black Hawk, të pajisur me sisteme “Bambi Bucket”, kanë kryer disa hedhje ajrore të ujit për të ndihmuar në lokalizimin e flakëve që po rrezikonin komunitetet dhe infrastrukturën lokale.

Gjatë një periudhe pesëorëshe, ekuipazhet kanë realizuar 12 hedhje, duke shpërndarë mbi 2,500 litra ujë në zonat e prekura.

“Këto përpjekje tregojnë aftësinë e KFOR-it për të reaguar shpejt, brenda mundësive dhe kapaciteteve, ndaj emergjencave dhe riafirmojnë përkushtimin e tij të palëkundur për mbrojtjen e komuniteteve lokale dhe mbështetjen e autoriteteve civile”, ka njoftuar KFOR.

Misioni shtoi se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR ka theksuar se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë./Telegrafi/

The post KFOR-i amerikan me helikopterë ndihmon në shuarjen e zjarreve në Gjakovë appeared first on Telegrafi.

Moti për sot, reshje me intensitet të ulët

18 August 2025 at 07:30

TIRANË, 18 gusht/ATSH/ Shërbimi meteoroligjik ushtarak njofton se dutën e hënë vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira në shtim nga orët e mesditës, në mbrëmje mot i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore.

Vranësirat prej orëve të mesditës e pasdite do të pasohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në relievet malore në verilindje e juglindje reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e në mënyrë të lokalizuar breshër.

Në orët e mbrëmjes reshjet humbasin intensitet e territor duke u lokalizuar në relievet malore në veri më intensitet të ulët kryesisht të karakterit lokal deri në ndërprerjen e tyre.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të arrijë 6-9 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla

Shkodër 16/30 Diell re

Kukës 20/34 Diell re shi

Lezhë 22/31 Diell re shi

Dibër 15/30 Diell re shi

Durrës 19/31 Diell re

Tiranë 21/33 Diell re shi

Elbasan 19/33 Diell re shi

Berat 18/32 Diell re shi

Vlorë 22/30 Diell re shi

Korçë 15/26 Diell re shi

Gjirokastër 16/33 Diell re shi

Sarandë 19/30 Diell re shi

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

The post Moti për sot, reshje me intensitet të ulët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E diela sjell mot të paqëndrueshëm, ulje temperaturash dhe reshje shiu

TIRANË, 17 gusht /ATSH/ Sot vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura nga orët e mesditës deri pasdite vonë.

Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit gjatë mesditës, kryesisht në relievet kodrinore-malore.

Në intervale të shkurtra kohore, në mënyrë të izoluar priten shtrëngata si dhe reshje breshëri (në male).

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 8 m/s.

Valëzimi në dete parashikohet 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 22/35 Diell, pak re
Kukës 17/34 Diell, re, pak shi
Lezhë 18/34 Diell, pak re
Dibër 16/32 Diell, re, pak shi
Durrës 19/34 Diell, pak re
Tiranë 22/35 Diell, re, pak shi
Elbasan 21/36 Diell, re, pak shi
Berat 18/36 Diell, pak re, pak shi
Vlorë 21/33 Diell, pak re
Korçë 16/28 Diell, pak re, pak shi
Gjirokastër 16/35 Diell, pak re, pak shi
Sarandë 20/33 Diell, pak re

 

The post E diela sjell mot të paqëndrueshëm, ulje temperaturash dhe reshje shiu appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sot mot i paqëndrueshëm, reshje shiu në relievet malore

16 August 2025 at 07:30

TIRANË, 16 gusht/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime ndërsa nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë alternime vranësirash mesatare hera-herës deri të dendura. Përgjatë relieveve kodrinore – malore në lindje të territorit këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal. Në relievet e larta malore të vendit reshjet e shiut në periudha afatshkurtra dhe në mënyrë të izoluar do të jenë në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim- verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të arrijë shpejtësi 7-10 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 22/38

Diell re

Kukës 16/35

Diell re shi

Lezhë 20/37

Diell re

Dibër 17/35

Diell re shi

Durrës 21/35

Diell re

Tiranë 23/36

Diell re

Elbasan 22/38

Diell re

Berat 19/37

Diell re

Vlorë 21/34

Diell re

Korçë 16/29

Diell re

Gjirokastër 17/37

Diell re shi

Sarandë 18/35

Diell re

 

The post Sot mot i paqëndrueshëm, reshje shiu në relievet malore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kumbaro: Nis çelja e vezëve të breshkës së detit në plazhin e Hidrovorit, Vlorë

TIRANË, 15 gusht/ATSH/ Plazhi i Hidrovorit (Dunat e Nartës) në Vlorë është bërë habitat i breshkës detare Caretta Caretta.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau në rrjetet sociale momente nga çelja e vezëve të breshkës detare Caretta Caretta.

“Me hapa të vegjël drejt detit ka nisur çelja e vezëve të breshkës së detit – ose siç njihet ndryshe Caretta Caretta – në një nga foletë në plazhin e Hidrovorit në Vlorë”, shkruan Kumbaro.

Ministrja Kumbaro u shpreh se “ky është një proces që për 57 ditë është monitoruar nga stafi i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura të Vlorës për të mbërritur në këtë moment kaq të bukur”.

Breshkat e detit Caretta Caretta janë krijesa kaq të veçanta dhe të jashtëzakonshme, prania e të cilave përgjatë brigjeve shqiptare shton bukurinë natyrore të plazheve tona magjepsëse, duke i bërë ato edhe më tërheqëse.

Sipas specialistëve të mjedisit është thelbësore të promovojmë kujdesin dhe bashkëjetesën me këto krijesa të buta, duke siguruar mbijetesën e tyre dhe një marrëdhënie harmonike me njerëzit.

1 nga 2

/k.s//r.e//a.f/

The post Kumbaro: Nis çelja e vezëve të breshkës së detit në plazhin e Hidrovorit, Vlorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AKZM: Parku Natyror “Syri i Kaltër” tashmë i hapur për t’u vizituar dhe i sigurt për të gjithë

TIRANË, 15 gusht /ATSH/ Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura deklaroi sot se Parku Natyror “Syri i Kaltër” në Sarandë tashmë është i hapur për t’u vizituar nga turistët dhe i sigurt për të gjithë.

AKZM apelon që të tregohet kujdes dhe vigjilencë si dhe të njoftohen strukturat shtetërore ndaj çdo situate.

Punonjës të AKZM zhvilluan një ditë më parë një inspektim në terren mbi situatën në Parkun Natyror “Syri i Kaltër”. Në vlerësimin paraprak rezulton 30.66 ha e sipërfaqes së përshkruar apo të djegur brenda parkut.

AKZM së bashku me stafin e AdZM Vlorë dhe struktura shtetërore janë angazhuar plotësisht për të rikthyer sigurinë tek komuniteti, subjektet në zonë dhe vizitorët e shumtë të parkut natyror.

“Analiza e dëmeve dhe humbjeve nga zjarret në pyje dhe kullota është një nga masat e nevojshme për fazën e rimëkëmbjes. Solidarizimi, bashkimi i përpjekjeve, rimëkëmbja psikologjike dhe emocionale, janë parimet që na udhëheqin në këtë fazë të rimëkëmbjes”, thekson AKZM.

Vatra e zjarrit e nisur në fshatin Krane, njësia administrative Mesopotam kaloi në fshatin Pecë e cila ishte shumë pranë Syrit të Kaltër, por falë angazhimit të pandërprerë të strukturave shtetërore u bë i mundur shuarja e flakëve duke parandaluar përhapjen në këtë monument natyror të mbrojtur.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur mbrëmë se në këtë Park vijoi puna për shuarjen e zjarrit në lartësitë e Malit të Sopotit. Në terren u angazhuar 67 forca zjarrfikëse me 11 automjete, 30 forca bashkiake, 80 efektivë të Forcave të Armatosura me 10 automjete, 6 autoambulanca dhe 30 forca mbështetëse. Në mbështetje për shuarjen e zjarrit ishte edhe avioni italian “Canadair”.

The post AKZM: Parku Natyror “Syri i Kaltër” tashmë i hapur për t’u vizituar dhe i sigurt për të gjithë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parashikimi i motit për sot, ulje e temperaturave dhe reshje lokale në relievet malore

15 August 2025 at 07:30

TIRANË, 15 gusht /ATSH/ Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti pritet të jetë me kthjellime, ndërsa nga orët e mesditës deri në pasditen e vonë do të ketë alternime vranësirash mesatare deri në të dendura. Në zonat kodrinore e malore, këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe karakter lokal.

Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi mesatare 4 m/sek, ndërsa në lugina dhe përgjatë bregdetit do të arrijë deri në 5-7 m/sek. Valëzimi në det pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla

Shkodër 23/37 Diell pak re

Kukës 17/33 Diell re shi

Lezhë 24/36 Diell pak re

Dibër 17/34 Diell re

Durrës 21/34 Diell pak re

Tiranë 24/35 Diell re shi

Elbasan 23/37 Diell re shi

Berat 19/36 Diell re shi

Vlorë 22/33 Diell re shi

Korçë 17/28 Diell re

Gjirokastër 17/36 Diell re shi

Sarandë 20/33 Diell pak re

 

 

The post Parashikimi i motit për sot, ulje e temperaturave dhe reshje lokale në relievet malore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Asbesti ende në Prishtinë, mbetet shqetësim për qytetarët

14 August 2025 at 22:36

Shumë ndërtesa në qendër të Prishtinës mbeten të mbuluara me çati që përmbajnë asbest, një material i njohur për rrezikun që paraqet për shëndetin. Janë bërë shumë fushata për heqjen e këtij materiali kancerogjen, por rezultatet konkrete mungojnë. Të dhënat zyrtare tregojnë se në Prishtinë ka mbi 230 mijë metra katrorë çati dhe rreth 70 kilometra gypa ujësjellësi me këtë material.

Një pjesë e banesave në kryeqytet edhe më tej vazhdojnë të jenë të mbuluara me lesenit, material me përbërje asbesti, i cili vlerësohet i dëmshëm për shëndetin e njeriut.

Fushata “Prishtina pa asbest”, e nisur vitin e kaluar nga kryetari i Komunës së Prishtinës, kishte për synim largimin e këtij materiali toksik me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Sipas vlerësimeve, rreth 230 mijë metra katrorë në zonën urbane të kryeqytetit janë të mbuluara me asbest, përfshirë këtu ndërtesa banimi kolektiv, shtëpi private dhe objekte publike. Megjithëkëtë, ndonëse ka kaluar kohë, ky material vazhdon të bashkëjetojë me banorët e kryeqytetit.

Opozita komunale mbetet skeptike se ky projekt do të përmbyllet, duke akuzuar qeverisjen lokale për dështim në mbrojtje të shëndetit publik.

Ndërkohë, zyrtarë komunalë vënë në pah se përgjatë vitit të kaluar është kontraktuar një kompani e cila ka bërë inventarizimin edhe identifikimin e të gjitha objekteve të mbuluara me asbest, përfshirë edhe shtëpitë private. Sipas drejtorit për siguri dhe emergjenca, procesi i inventarizimit tashmë është përmbyllur, ndërkohë që me procedurat e tenderimit pritet të fillojë largimi, që do të ndahet në tri faza.

Ulpiana është identifikuar ndër lagjet me më së shumti asbest në kryeqytet.

Edhe pse i ndaluar në shumë vende të botës, ky material në vendin tonë vazhdon të jetë i pranishëm në infrastrukturë, përfshirë në gypat e ujit dhe në çati të objekteve private e publike, si dhe në spitale e shkolla.

Situata më shqetësuese mbetet në kryeqytet, ku sipas të dhënave zyrtare, përveç rreth 230 mijë metrave katrorë çati të ndërtesave me përmbajtje asbesti, janë edhe rreth 70 kilometra gypa ujësjellësi me këtë material të rrezikshëm.

The post Asbesti ende në Prishtinë, mbetet shqetësim për qytetarët appeared first on Telegrafi.

AKZM evidenton dëmet nga zjarri në Syrin e Kaltër: 30.66 ha sipërfaqe e djegur

TIRANË, 14 gusht/ATSH/ Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe stafi i Administratës së Zonave të Mbrojtura Vlorë inspektuan sot Parkun Natyror “Syri i Kaltër” për të evidentuar dëmet e shkaktuara  nga zjarri i rënë ditët e fundit.
Në një postim në rrjetet sociale AKZM tha se “në vlerësimin paraprak rezulton 30.66 ha e sipërfaqes së përshkruar apo të djegur brenda parkut”.
Sipas AKZM-së, analiza e dëmeve dhe humbjeve nga zjarret në pyje dhe kullota është një nga masat e nevojshme për fazën e rimëkëmbjes.
AKZM së bashku me stafin e AdZM Vlorë dhe struktura shtetërore janë angazhuar plotësisht për të rikthyer sigurinë tek komuniteti, subjektet në zonë dhe vizitorët e shumtë të parkut natyror.
“Solidarizimi, bashkimi i përpjekjeve, rimëkëmbja psikologjike dhe emocionale, janë parimet që na udhëheqin në këtë fazë të rimëkëmbjes”, tha AKZM.
Ditët e fundit Parku Natyror i Syrit të Kaltër u përfshi nga flakët, të cilat u shuan nga ndërhyrja e forcave zjarrfikëse. Ky park vijon të jetë i mbyllur për vizitorët këto ditë për të siguruar mirëqenien e gjithë pushuesve.
/k.s/j.p/

The post AKZM evidenton dëmet nga zjarri në Syrin e Kaltër: 30.66 ha sipërfaqe e djegur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sistemi Europian i Klimës: 54 hektarë të djegur në Shqipëri

14 August 2025 at 12:48

Nga Gazeta ‘Si’- Shqipëria është përfshirë nga zjarret më shkatërruese në një dekadë.

Sipas të dhënave të sistemit europian për zjarret dhe pyjet rezulton se në vendin tonë në 7 muaj janë djegur si pasojë e zjarreve 54 hektarë tokë.

Nga të dhënat vërehet se kjo është sipërfaqja më e madhe e regjistruar që prej vitit 2012 ku rezulton se në të gjithë vitin janë djegur mbi 53 hektarë sipërfaqe në të gjithë vitin.

Ndërkohë në total sipas të dhënave rezulton se janë 97 vatra zjarresh.

Përveç dëmeve materiale dhe mjedisore, fatkeqësisht është shënuar edhe një viktimë në zonën e Gramshit, ku një person humbi jetën si pasojë e përhapjes së zjarrit.

Zjarret e fundit, sipas autoriteteve dhe raportimeve në terren, në shumicën e rasteve dyshohet të jenë të qëllimshme, duke shtuar shqetësimet për mungesë kontrolli dhe masash parandaluese efektive.

The post Sistemi Europian i Klimës: 54 hektarë të djegur në Shqipëri appeared first on Gazeta Si.

❌
❌