Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 August 2025Main stream

Flori Mumajesi feston ditëlindjen, vëmendjen e merr postimi i këngëtarit kushtuar nënës së tij të ndjerë…

By: V K
24 August 2025 at 13:37

Me një postimi në rrjetet sociale, këngëtari i njohur Flor Mumajesi, ka zgjedhur që ditëlindjen e tij ta shënojë jo me festime, por me një dedikim prekës për nënën e ndjerë.

Ai ndau me ndjekësit kujtimet më të ndjera nga fëmijëria dhe lidhjen e veçantë që ka pasur me të.

“Dita e lindjes sime nuk është veç e imja. Është dita kur, mes lotësh dhe dhimbjes, erdhi në jetë një djalë mbi katër kilogramë… më 23 gusht një nënë u bë me djalë me mua”. shkruan ai.

Artisti ndalet në detaje të thjeshta, por plot ndjenjë, si përqafimet, këngët që nëna i këndonte dhe aroma karakteristike që ai e kujton me mall.

Një prej kujtimeve më të përzemërta që ndan është loja e fëmijërisë, kur ajo e mbante në prehër dhe këndonte: “ding dange, e ding dange…”

“Me këtë erë jam rritur. Era që kishim të dy, era jonë, era e nënës”, shkruan Flori.

Mesazhi përfundon me një ndjesi mungese dhe mallëngjimi për praninë e saj fizike, që sot mungon:

“Por tashmë nuk ka sy për ta parë, as zë për të uruar: ‘Gëzuar ditën që më linde, ditëlindjen tonë’…”.

Kujtojmë që prej disa vitesh Flori Mumajesi, është tërhequr nga skena duke lënë përgjysmë karrieren e tij.

 

The post Flori Mumajesi feston ditëlindjen, vëmendjen e merr postimi i këngëtarit kushtuar nënës së tij të ndjerë… appeared first on Albeu.com.

Zhoze Murinjo gati për një rikthim në Premier Ligë? “Special One” mund të zëvendësojë…

By: V K
24 August 2025 at 13:14

A është Zhoze Murinjo gati për një rikthim të madh në Premier Ligë? Sipas një raporti të sotëm nga “The Sun”, “Special One” është shfaqur si një kandidat i mundshëm për të zëvendësuar Nuno Espirito Santo si trajner i Notingam Forest, nëse klubi vendos ta shkarkojë trajnerin aktual.

Këto nuk janë vetëm thashetheme transferimesh, të paktën jo kur bëhet fjalë për pozicionin e paqëndrueshëm të Espirito Santos te Forest, veçanërisht pas shpërthimit të fundit të 51-vjeçarit në lidhje me marrëdhënien e tij të vështirë aktuale me pronarin Evangelos Marinakis.

Marinakis pranoi se shprehu habi për komentet e Espirito Santos për Sky Sports UK , duke i siguruar ata se nuk ka ndërmend të ndryshojë menaxhimin.

Kjo është veçanërisht e vërtetë, duke pasur parasysh rikthimin e Notingam Forest në garat evropiane falë tij.

Megjithatë, sipas The Sun, Forest tashmë e ka konsideruar Murinjon, kampionin tre herë të Premier Ligës që aktualisht është në krye të klubit turk Fenerbahçe.

Nuno Espirito Santo, foli së fundmi për ndryshimin e marrëdhënies së tij me pronarin Evangelos Marinakis: “Marrëdhënia ka ndryshuar. Ajo që dikur ishte shumë e ngushtë, pothuajse çdo ditë, për fat të keq këtë vit, pas ngjarjeve të caktuara, nuk është më e njëjta”, tha ai për BBC Radio Notingam.

“Thashetheme për largimin tim? Nuk kam dëgjuar asgjë, përveç nga shtypi. Nuk më është thënë asgjë. Po e përmend vetëm sepse po e diskutojmë publikisht, dhe kur diçka bëhet publike, mendoj se duhet të flitet për të. Si ndihem për këtë? Më vjen keq. Po mendoj për lojtarët, sepse edhe ata e kanë mësuar situatën dhe e kam parë në fytyrat e tyre”.

The post Zhoze Murinjo gati për një rikthim në Premier Ligë? “Special One” mund të zëvendësojë… appeared first on Albeu.com.

Kërcënoi gazetarin për shkak të detyrës, procedohet penalisht biznesmeni Juljan Morina

By: V K
24 August 2025 at 12:52

Policia e Tiranës, ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj biznesmenit Juljan Morina, 53-vjeç, pasi dyshohet se ka kërcënuar gazetarin Almer Toska, administrator i një portali online.

Sipas njoftimit zyrtar, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë regjistruar procedimin për veprën penale të kanosjes për shkak të detyrës.

Ngjarja lidhet me një konflikt, ku gazetari është kërcënuar gjatë ushtrimit të detyrës së tij, duke ngritur shqetësime për sigurinë e përfaqësuesve të medias.

Policia njoftoi se vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të çështjes.

The post Kërcënoi gazetarin për shkak të detyrës, procedohet penalisht biznesmeni Juljan Morina appeared first on Albeu.com.

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”/ Ndërron jetë ndihmësregjisori, u rrëzua përpara stafit të xhirimeve

By: V K
24 August 2025 at 12:45

Ndihmësregjisori i ‘Emily in Paris’, ka ndërruar jetë gjatë xhirimeve të sezonit të 5-të në Venecia. 47-vjeçari Diego Borella, u rrëzua përpara stafit të xhirimeve ndërsa përgatitej për skenat e fundit, duke bërë që xhirimet të ndërpriteshin përkohësisht.

Sipas La Repubblica, mjekët mbërritën me urgjencë në hotelin Danieli rreth orës 19:00 të enjten, më 14 gusht, por nuk arritën ta ringjallnin.

Gazeta raportoi se vdekja e tij ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga një atak kardiak.

Borella kishte lindur në Venecia në vitin 1978. Ai ishte një regjisor dhe shkrimtar i njohur, i cili kishte studiuar në Romë, Londër dhe Nju Jork.

Në rrjetet sociale, ai shpërndante punimet e tij në fushën e tregimeve dhe dramave.

Xhirimet për sezonin e pestë të ‘Emily in Paris’, filluan më 15 gusht në Venecia dhe ishin planifikuar të përfundonin të hënën.

Pavarësisht humbjes së ndihmësregjisorit, Netflix ka konfirmuar se sezoni i ri do të ketë premierën më 18 dhjetor. Sipas gazetës spanjolle El Mundo, Borella u shpall i vdekur në orën 19:30, pasi përpjekjet për ta ringjallur rezultuan të pasuksesshme.

Miku i tij i ngushtë, Mattia Bertoton, i dha lamtumirën me fjalë prekëse: ‘Kam kujtime të bukura për Diegon.

Ai ishte një djalë i pashëm, elegant dhe me shumë stil. Herën e fundit që u takuam ishte në një darkë në Paris, së bashku me shoqen e tij më të mirë, e cila është edhe mikja ime.

E telefonova të enjten – ishte e shkatërruar. Diego kishte një sens të shkëlqyer humori, ishte brilant dhe shumë i talentuar. Jeta e tij u ndërpre në mes, kështu që nuk ka shumë fjalë. Vetëm një trishtim i madh.’

Sezoni i pestë, me Lily Collins në rolin e Emily Cooper, do të zhvendosë ngjarjet në një qytet të ri –Romën-duke vazhduar aventurën evropiane të heroinës.

Seriali ndjek jetën profesionale dhe personale të një amerikaneje që fillon një karrierë të re në Paris si stratege e mediave sociale.

The post Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”/ Ndërron jetë ndihmësregjisori, u rrëzua përpara stafit të xhirimeve appeared first on Albeu.com.

Zbardhen përgjimet në “Sky ECC” mes Ervis Çelës dhe Franc Çopjas: Armët me silenciator po i vendos në kanaçe…

By: V K
24 August 2025 at 12:05

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka zbardhur detaje nga hetimet ndaj organizatës kriminale Çela-Çopja, të drejtuar nga Ervis Cela dhe Franc Copja.

Sipas gazetares Klodiana Lala, organizata kishte krijuar një rrjet të sofistikuar për trafikimin e armëve dhe drogës.

Komunikimet e zbardhura mes anëtarëve të grupit tregojnë metodat e sofistikuara të transportit të armëve: armët me silenciator vendoseshin në kanace, armët më të sofistikuara ruheshin në qese me vakuum, ndërsa disa armë çmontoheshin dhe futeshin në kuti metalike për transport.

“Armet me silenciator, po i vendos ne kanace”, thuhet nder te tjera ne pergjimet e SKY ECC.

Po ashtu, organizata dyshohet të ketë trafikuar tonë të tëra kokainë nga Paraguai drejt Evropës, duke pastruar dhjetra milionë euro.

SPAK e identifikon Ervis Celen dhe Franc Copjan si bërthamën e këtij grupi kriminal.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së grupit dhe kapjen e të gjithë personave të përfshirë.

The post Zbardhen përgjimet në “Sky ECC” mes Ervis Çelës dhe Franc Çopjas: Armët me silenciator po i vendos në kanaçe… appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Fier/ Makina del nga rruga, humb jetën një person

By: V K
24 August 2025 at 11:37

Paraditen e sotme, një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Kallm i Vogël të Fierit.

Sipas policisë, një automjet tip “Fuoristradë” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal anësor.

Si pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, një 63-vjeçar.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë një atak kardiak i pësuar nga viktima gjatë drejtimit të makinës.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.

 

The post Aksident i rëndë në Fier/ Makina del nga rruga, humb jetën një person appeared first on Albeu.com.

Vrau gruan në sy të 4 fëmijëve, i rrethuar nga policia, momenti kur 40-vjeçari mbërrin në gjykatë (VIDEO)

By: V K
24 August 2025 at 11:19

Paraditen e sotme 24 gusht, 40-vjeçari shqiptar Pandeli Nakoleci, vrau gruan e tij 36-vjeçare para syve të katër fëmijëve, u paraqit para prokurorit në Volos të Greqisë.

Gjatë mbërritjes, gazetarët e pyetën: “Pse e bëre”? dhe nëse pendohesh, por ai nuk foli teksa mbante kokën poshtë.

Sipas dëshmitarëve, gjatë arrestimit ai deklaroi se e vrau gruan sepse e tradhtonte, duke thënë: “Ia bëra mirë, e meritonte. Nuk pendohen për asgjë.”

Pas ngjarjes, i dyshuari fshihej më shumë se 24 orë në një parcelë me bar, rreth 200 metra larg shtëpisë së tij. Ai kishte veshur rroba të tjera, ndërsa nuk u gjet as telefoni i tij, as thika.

Autoritetet kishin nisur një ndjekje intensive, ndërsa një fqinj njoftoi policinë për një person që lëvizte në zonë me veshje të ndryshme.

40-vjeçari u arrestua gjatë një kontrolli të policisë. Sipas burimeve, nuk ka histori dhune në familje, megjithëse i dyshuari kishte pasur më parë kontakte me policinë.

Trupi i viktimës, Marjola Nakoleci, është dërguar në Mjekësinë Ligjore të Selanikut, ku pritet të kryhet autopsia më 25 gusht 2025.

 

The post Vrau gruan në sy të 4 fëmijëve, i rrethuar nga policia, momenti kur 40-vjeçari mbërrin në gjykatë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Ekstradohet nga Belgjika në Shqipëri 41-vjeçari i kërkuar nga GJKKO, ja për çfarë akuzohet (EMRI)

By: V K
24 August 2025 at 11:06

Në kuadër të operacionit “The Wanted”, një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Belgjika drejt Shqipërisë, pas bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Brukselit.

Në pranga ka rënë Edson Jozwik alias Edson Pjetri, 41-vjeç, i cili kërkohej nga GJKKO për disa akuza të rënda:

-Trafikim i lëndëve narkotike

-Pastrimi i parave

-Grup i strukturuar kriminal

Sipas hetimeve të SPAK, Pjetri dyshohet se gjatë periudhës qershor–nëntor 2020 ka qenë pjesë e një rrjeti që trafikonte rreth 160 kg kanabis nga Shqipëria drejt Malit të Zi, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

Me vendim të Gjykatës së Posaçme të datës 15 maj 2024, atij i ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”. Pas ekstradimit, 41-vjeçari do të përballet me drejtësinë shqiptare.

The post Ekstradohet nga Belgjika në Shqipëri 41-vjeçari i kërkuar nga GJKKO, ja për çfarë akuzohet (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Shkollat pa nxënës/ Në 5 vite në Korçë mbyllën dyert 22 institucione arsimore

By: V K
24 August 2025 at 10:34

Në pesë vitet e fundit, në qarkun e Korçës janë mbyllur 22 shkolla për shkak të rënies së numrit të nxënësve. Fshatra si Dardha, Boboshtica dhe Polena po përballen me boshatisje si pasojë e emigracionit dhe lindjeve të pakta

Emigracioni po shuan fshatrat. Në Dardhë, Boboshticë e Polenë të Korçës numri i nxënësve po njeh vetëm tkurrje.

Shkollat po mbyllen një e nga një, ku në harkun kohorë të 5 viteve të fundit në vend të nxënëse gjen drynin në derë në 22 të tilla.

Antonia Caprazi është një nga ish-mësueset e fshatit Boboshticë, e cila tregon me dhimbje se dikur shkolla e fshatit numëronte gati 200 nxënës por tani është mbyllur.

Kjo plagë është përhapur edhe në fshatin Polenë, ku këtë vit edhe ata pak nxënës të fshatit, nuk do të ulen në bankat e kësaj shkolle por në një shkollë tjetër.

Situata e trishtë e mbylljes së shkollave pranohet edhe nga Drejtoria Vendore e Arsimit në Korçë që arsyeton vendimin me rënien e numrit të nxënësve. Faktorët kryesorë të kësaj situatë të trishtë janë emigracioni dhe lindjet e pakta./A2

The post Shkollat pa nxënës/ Në 5 vite në Korçë mbyllën dyert 22 institucione arsimore appeared first on Albeu.com.

Ndarja papritur nga jeta e gazetarit Artur Zheji/ Nesër zhvillohen homazhet në Universitetin e Arteve të Bukura

By: V K
24 August 2025 at 10:15

Ditën e nesërme, më 25 gusht 2025, do të zhvillohen homazhe për gazetarin dhe publicistin e njohur Artur Zheji, i cili u nda papritur nga jeta më 23 gusht në Sarandë.

Dyshohet si pasojë e një arresti kardiak.

Homazhet do të zhvillohen nga ora 10:00 deri në 12:00 në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura, duke ofruar mundësinë për miqtë, kolegët dhe qytetarët që ta nderojnë kujtimin e tij.

Artur Zheji, njihej si një nga figurat më të respektuara në gazetari dhe publicistikë, me një karrierë të gjatë dhe ndikim në mediat shqiptare.

The post Ndarja papritur nga jeta e gazetarit Artur Zheji/ Nesër zhvillohen homazhet në Universitetin e Arteve të Bukura appeared first on Albeu.com.

Aksident masiv në Bulqizë/ Katër makina përfundojnë në kanal, raportohet për disa të plagosur

By: V K
24 August 2025 at 09:51

Ditën e sotme, një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në Bulqizë, ku katër automjete janë përfshirë në një përplasje zinxhir dhe kanë përfunduar në kanal.

Si pasojë e aksidentit, të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët kanë mbetur të plagosur.

Ende nuk dihen shkaqet e sakta të aksidentit, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Aksidenti ka ndodhur në një segment të dëmtuar ku për shkak të gropave, shpesh automjetet ndryshojnë korsi dhe bëhen burim aksidenti.

The post Aksident masiv në Bulqizë/ Katër makina përfundojnë në kanal, raportohet për disa të plagosur appeared first on Albeu.com.

Të shtëna me armë zjarri në Lushnje, pronari i lokalit plagos klientin

By: V K
24 August 2025 at 09:39

Gjatë mesnatës, një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Çukaste Lushnjes, ku një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit.

Sipas Policisë, shtetasi R. G., 56-vjeç, dyshohet se ka plagosur në këmbë me armë zjarri një 58-vjeçar, klient i lokalit të tij. I plagosuri, i identifikuar si R. M., është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është shpallur në kërkim nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnje.

Policia njofton se vijon puna për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

The post Të shtëna me armë zjarri në Lushnje, pronari i lokalit plagos klientin appeared first on Albeu.com.

Rritet me shpejtësi hendeku mes pensionit mesatar dhe pagës mesatare

By: V K
24 August 2025 at 09:28

Rritja e kostove të jetesës vit pas viti nga shtrenjtimi i çmimeve, ka munsesi të dëmtojnë më shumë pensionistët, pasi diferenca ndërmjet pensionit mesatar dhe pagës mesatare po rritet shumë shpejt.

Fuqia blerëse për pjesën tjetër të popullatës mbahet disi në kontroll nga rritja e pagave, ndërsa për pensionet mbrojtja është e papërfillshme.

Të dhënat e fundit zyrtare, tregojnë një rënie të vazhdueshme të shkallës së zëvendësimit të pensioneve të pleqërisë, si në zonat urbanë ashtu edhe për ata ruralë.

Shkalla e zëvendësimit matet si raporti midis pensionit mesatar dhe të ardhurave mesatare.

Në vitin 2020, shkalla e zëvendësimit për pensionet urbane të pleqërisë ishte 37.6%, por kjo ka rënë ndjeshëm në 31.2% në vitin 2024, një rënie prej 6.4 pikë përqindje në pesë vjet.

Kjo do të thotë se pensionistët në qytete, marrin gjithnjë e më pak për të kompensuar të ardhurat që kishin gjatë periudhës aktive të punës.

E njëjta tendencë vërehet edhe në zonat rurale, ku shkalla e zëvendësimit ka rënë nga 35.7% në vitin 2020 në 29.7% në vitin 2024. Në vitin 2023 dhe 2024, për herë të parë, kjo shkallë ra nën nivelin 30%.

Në vitin 2024 paga mesatare mujore bruto, shënoi 79,500 lekë me rritje 47% nga viti 2020. Ndërsa pensioni mesatar urban në vitin 2024, ishte 19,609 lekë me rritje 24% nga viti 2020.

Kjo prirje është veçanërisht shqetësuese në kushtet e plakjes së popullsisë dhe uljes së kontributeve në sistemin e sigurimeve shoqërore.

Një shkallë më e ulët zëvendësimi, nënkupton që të moshuarit po përballen me sfida të mëdha për të ruajtur standardin e jetesës pas daljes në pension.

Rënia e shkallës së zëvendësimit, është një tregues i dobësimit të rolit mbrojtës të sistemit publik të pensioneve.

Në mungesë të reformave të qëndrueshme, pensionet nuk po arrijnë të ruajnë një lidhje të mjaftueshme me të ardhurat reale dhe inflacionin, duke i lënë pensionistët gjithnjë e më të pambrojtur financiarisht.

Rënia e shkallës së zëvendësimit të pensioneve ka pasoja të drejtpërdrejta dhe të ndjeshme mbi cilësinë e jetës së pensionistëve, të cilat prekin aspektet ekonomike, sociale dhe shëndetësore.

Diferenca ndërmjet pagës mesatare dhe pensionit mesatar nuk është thjesht çështje financiare, por një problem social me pasoja të gjera për mirëqenien e të moshuarve dhe kohezionin e shoqërisë.

Ruajtja e një standardi të pranueshëm jetese për pensionistët është treguesi më i qartë i zhvillimit dhe drejtësisë sociale në një vend./MONITOR

The post Rritet me shpejtësi hendeku mes pensionit mesatar dhe pagës mesatare appeared first on Albeu.com.

Kërcet arma në Durrës/ Të rinjtë grabisin pikën e karburantit, autorët hapin zjarr ndaj policisë, plagoset njëri prej tyre (EMRAT)

By: V K
24 August 2025 at 08:35

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një ngjarje e rëndë është regjistruar në autostradën Durrës–Tiranë, në zonën e Sukthit, ku dy persona u përplasën me armë me Policinë.

Dy të rinjtë, që më 20 gusht kishin vjedhur një automjet në zonën e Sektorit Rinia, Durrës, e kishin përdorur më pas për një grabitje me dhunë në një karburant në Sukth, në datën 21 gusht, rreth orës 03:40.

Mjeti i vjedhur u lokalizua nga patrullat e Policisë rreth orës 01:00 të natës së sotme.

Gjatë ndjekjes, automjeti me shpejtësi të lartë doli nga rruga pranë rrethrrotullimit të mbikalimit në Vorë, duke u drejtuar drejt Shijakut.

Nga brenda makinës autorët hapën zjarr ndaj efektivëve, të cilët u kundërpërgjigjën në kushtet e mbrojtjes së nevojshme.

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, mbeti i plagosur 28-vjeçari A. D., banues në Bilalas, Shijak, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, bashkëpunëtori i tij, 27-vjeçari L. Ç., po ashtu nga Bilalasi, u arrestua pasi rezistoi me armë ndaj Policisë.

Ata janë shtetasit Lorenc Çali dhe shtetasi i plagosur Ardit Domi.

Nga vendi i ngjarjes, forcat e rendit sekuestruan një armë zjarri tip kallashnikov me dy krehra fishekësh.

Vodhën një automjet dhe e përdorën për të kryer vjedhje me dhunë në një karburant në Sukth, por u identifikuan nga Policia.

DINAMIKA E NGJARJES

Gjatë ndjekjes, dy autorët hapën zjarr ndaj shërbimeve të Policisë dhe, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, njëri prej tyre mbeti i plagosur.

Autori tjetër, pas rezistencës me armë ndaj shërbimeve të Policisë, u neutralizua dhe u vu në pranga.

Shërbimet e Policisë sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe dy krehra fishekësh.

Rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, në autostradën Durrës-Tiranë, te “Çifligu” në Sukth, shërbimet e Policisë konstatuan automjetin e vjedhur më datë 20.08.2025, në orën 20:30, në Sektor Rinia, Durrës, me të cilin, më datë 21.08.2025, rreth orës 03:40, sipas njoftimit të një shtetasi të punësuar në një karburant në Sukth, ishte grabitur me dhunë shuma e lekëve të xhiros.

Shërbimet e Policisë së Durrësit u vunë në ndjekje të automjetit, i cili po lëvizte me shpejtësi në drejtim të Tiranës, dhe u njoftua edhe DVP Tiranë për ndihmë.

Si pasojë e shpejtësisë së madhe, pa shkuar në Vorë, tek rrethrrotullimi i mbikalimit në rrugën dytësore që shkon për Shijak, automjeti doli nga rruga dhe, gjatë kësaj kohe, nga brenda tij u hap zjarr ndaj punonjësve të Policisë, të cilët, të gjendur përballë kësaj situate, u përgjigjën me zjarr, në kushtet e mbrojtjes së nevojshme. Si pasojë, u plagos njëri nga autorët, shtetasi A. D., 28 vjeç, banues në Bilalas, Shijak, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Personi tjetër, shtetasi L. Ç., 27 vjeç, banues në Bilalas, Shijak, pasi bëri rezistencë me armë ndaj punonjësve të Policisë, duke rrezikuar jetën e tyre, u neutralizua dhe u kap nga shërbimet e Policisë Durrës.

Gjatë veprimeve të Policisë së Durrësit, kanë ardhur në mbështetje edhe forcat e Policisë së DVP Tiranë.

Në vendin e ngjarjes u gjet një armë zjarri automatik me 2 krehra, e përdorur nga dy personat e sipërpërmendur.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna nga Sektori për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Durrës, për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur.

The post Kërcet arma në Durrës/ Të rinjtë grabisin pikën e karburantit, autorët hapin zjarr ndaj policisë, plagoset njëri prej tyre (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Vrau bashkëshorten në sy të fëmijëve/ Del sot para gjykatës në Greqi 40-vjeçari shqiptar, ja ku u fsheh për mbi 30 orë

By: V K
24 August 2025 at 08:13

Pandeli Nakoleci, 40-vjeç, pritet të dalë sot para gjykatës në Greqi, pas vrasjes së bashkëshortes së tij 36-vjeçare, ngjarje e rëndë që ndodhi në qytetin e Volosit, para syve të fëmijëve të tyre.

Pas krimit, ai arriti t’i shpëtonte policisë për mbi 30 orë, duke u fshehur në një parcelë me shkurre vetëm 200 metra larg banesës së familjes.

Arrestimi u bë pasditen e së enjtes, rreth orës 16:00, falë një telefonate nga një banor që kishte vënë re lëvizjet e tij.

Nakoleci u kap pa bërë rezistencë dhe, sapo iu vunë prangat, tha përpara oficerëve: “Më tradhtonte. Çfarë duhej të bëja ndryshe”?

Sipas hetimeve, 40-vjeçari e goditi me thikë bashkëshorten, Marjola Nakoleci, dy herë: njëherë në qafë dhe më pas në shpinë.

Pamjet e kamerave të sigurisë, ndihmuan policinë të rindërtonte itinerarin e tij pas ngjarjes dhe të zbulonte vendstrehimin.

Autoritetet greke bënë me dije se Nakoleci nuk kishte precedentë për dhunë në familje, por në të kaluarën kishte qenë i akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe shkelje të ligjit për narkotikët.

Po ashtu, më 28 qershor 2025, me urdhër të prokurorisë, ai ishte dërguar për ekzaminim dhe trajtim në një klinikë psikiatrike.

The post Vrau bashkëshorten në sy të fëmijëve/ Del sot para gjykatës në Greqi 40-vjeçari shqiptar, ja ku u fsheh për mbi 30 orë appeared first on Albeu.com.

Dy futbollistë të Kombëtares shënojnë njëri pas tjetrit, i japin fitoren skuadrës së tyre që realizon përmbysjen e rezultatit (VIDEO)

By: V K
24 August 2025 at 07:52

Dita e djeshme i ka buzëqeshur Arlind Ajetit dhe Taulant Seferit. Të dy bashkë, ishin autorë në golat që Bodrumspor i shënoi Sakariaspor.

Skuadra e dy futbollistëve të Kombëtares, fitoi 3-1 përballë Sakariaspor.

Dhe pse fillimisht kaluan në avantazh miqtë e Sakariaspor, Bodrumspor vendosi baraspeshën në pjesën e parë. Në të dytën ishin Ajeti dhe Seferi që morën skenën.

Fillimisht, Ajeti në minutën e 60-të dhe më pas Seferi, vulosën fitorën për javën e tretë të Ligës së Parë.

Bodrumspor ishte një nga skuadrat e Superligës turke, që ra nga kategoria.

Boshti i skuadrës është ruajtur, pasi synim është rikthimi në elitë. Dhe pse pas 3 javësh kanë 5 pikë.

 

The post Dy futbollistë të Kombëtares shënojnë njëri pas tjetrit, i japin fitoren skuadrës së tyre që realizon përmbysjen e rezultatit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
24 August 2025 at 07:40

Sot, më 24 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82 lekë dhe shitet me 83.8 lekë.

Euro, blihet me 96.5 lekë dhe shitet 97.5 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 102 lekë, ndërsa në shitje me 103.2 lekë.

Paundi britanik, blihet me 110.9 lekë dhe shitet me 112.3 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 59.2 lekë, ndërsa në shitje me 60.7 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 24 Gusht 2025/ Si do variojnë teperaturat gjatë ditës

By: V K
24 August 2025 at 07:17

Ditën e sotme deri në orët e mesditës, i gjithë territori Shqiptar pritet të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me diell, ku më të dukshme do të jenë në ultësirën Perëndimore.

Parashikohet që vranësirat të shfaqen gjatë pjesës së dytë të ditës, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat e thella malore, por nuk do të mund të gjenerojnë reshje shiu.

Ndërsa qytetet bregdetare, do të vijojnë të jenë me kthjellime edhe përgjatë pasdite dhe mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë kostante në mëngjes, por rriten në vlerat e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 11°C temperatura më e ulët, e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 34°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.

The post Parashikimi i motit 24 Gusht 2025/ Si do variojnë teperaturat gjatë ditës appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Zjarr në zonën mes Dërmishit dhe Rumanxës, era favorizon përhapjen e flakëve (VIDEO)

By: V K
22 August 2025 at 15:57

Mesditën e sotme, një vatër zjarri është aktivizuar në zonën malore mes fshatrave Dërmish dhe Rumanxa në bashkinë Finiq.

 

 

Në vendgjarje ndodhet sherbimi zjarrfikës, si dhe një helikopter. Era që fryn e favorizon zjarrin drejt fshatit Rumanxa.

The post Zjarr në zonën mes Dërmishit dhe Rumanxës, era favorizon përhapjen e flakëve (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Rritet konsumi i energjisë në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

By: V K
22 August 2025 at 15:42

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, bën publike se 13 gushti, ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025.

Ajo theksoi se konsumi i energjisë në 2025, është rritur me 2.2%, krahasuar me 2024.

Ministrja Balluku, pohoi se furnizimi me energji elektrike në vend edhe në zonat me interes në ekonominë e turizmit, ka vijuar të jetë në standardet më të mira

“E megjithëse sistemi elektroenergjetik dhe rrjeti janë ekspozuar në kërkesën më të lartë historike të konsumit, furnizimi me energji elektrike në vend edhe në zonat me interes në ekonominë e turizmit, ka vijuar të jetë në standardet më të mira të tij”, shtoi ai.

“Këtu nga salla SCADA e Operatorit të Transmetimit të energjisë po bëj një pasqyrim të përmbledhur mbi situatën energjetike në vend, nivelin e konsumit të energjisë gjatë sezonit turistik veror dhe angazhimin e të gjithë strukturave publike të sektorit për të garantuar furnizim të pandërprerë me energji gjatë këtij sezoni turistik kaq të rëndësishëm për ekonominë e vendit.

Të dhënat e rrjetit tregojnë një rritje të vazhdueshme të konsumit nga viti në vit, në të gjithë elementët e tij, referuar të dhënave të Operatorit të Shpërndarjes të Energjisë, konsumi i energjisë elektrike, krahasuar me një vit më parë, me vitin 2024, u rrit me 2.2% ose me 41,885 megavatorë. Krahasuar me vitin 2023 u rrit me 10.3% ose me 18,4151 megavatorë.

Nëse do ta krahasonim me vitin 2019, si viti para pandemisë dhe krizës energjetike, në muajin qershor dhe korrik të vitit 2025 kemi një rritje respektive të konsumit mujor me 21.5% dhe 30.7%. E përkthyer në sasi energjie elektrike, rritja vetëm për këto dy muaj është sa konsumi i total i konsumatorëve familjarë për muajin Prill 2025 apo rreth 217,000 MWh.

Sa i përket konsumit ditor, tashmë mund të klasifikojmë hapur se dita me konsumin më të lartë në vend nuk i përket muajve të dimrit, por muajve të verës. Data 13 Gusht 2025 me një konsum prej 27,995 MWh, ka kaluar ditën që zakonisht është ajo me konsumin më të lartë në vend, 31 dhjetorin, e cila në fundin e vitit 2024 ka qenë 27,438 MWh. Konsumi mesatar ditor në vitin 2025 në rang vendi është 20,856 MWh, ndërkohë që në vitin 2024 ishte 20,610 MWh dhe në vitin 2023 ishte 18,593 MWh, rritje që tregon dukshëm zhvillmini e qëndrushëm ekonomik të vendit sidomos në dy viteve të fundit.

E megjithëse sistemi elektroenergjetik dhe rrjeti janë ekspozuar në kërkesën më të lartë historike të konsumit, furnizimi me energji elektrike në vend edhe në zonat me interes në ekonominë e turizmit, ka vijuar të jetë në standardet më të mira të tij.

Ka qenë një sezon i vështirë dhe për shkak të situatës së zjarreve që kanë kërcënuar në jo pak raste nënstacionet dhe linjat e transmetimit. Skuadrat e OST dhe OSHEE kanë qenë gjatë gjithë kohës në gatishmëri dhe janë angazhuar në mënyrë aktive në fikjen e zjarreve dhe mbrojtjen e aseteve tona energjetike.

Ndaj dua të përgëzoj dhe të falënderoj të gjithë ata punonjës të cilët jo vetëm qëndruan në gatishmëri për të rivënë në punë rrjetin e ndikuar nga zjarret, por dhanë dhe ndihmën e tyre të drejtpërdrejtë në shuarjen e zjarreve, anembanë Shqipërisë.

Ndërkohë, të dhënat e rrjetit të shpërndarjes, vijojnë të tregojnë trendin rënës të humbjeve në rrjet, çka ndihmon edhe më shumë në rritjen e performancës financiare, por dhe teknike të operatorëve të sistemit energjetik.

1.45% është shënuar rënia e humbjeve teknike në rrjet ose e thënë ndryshe janë kursyer 21,699 MWh. Ashtu siç e kemi bërë me dije 1% humbje të rikuperuara në 1 vit, ekuivalojnë në një kursim financiar rreth 7 milionë euro, duke forcuar kështu financat e sektorit e duke na dhënë mundësi të punojmë për ulje të mëtejshme të çmimit të energjisë për abonentët familjarë, pas uljes 10.5% që aplikuam në fillim të vitit 2025.

Megjithatë, rritja e konsumit ekspozon nevojën për të forcuar kapacitetet tona në të gjitha hallkat e zinxhirit energjetik nga prodhimi, te transmetimi dhe shpërndarja, e deri te efiçenca në konsum.

Për këtë arsye, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë po vijon të ndërmarrë një sërë nismash të rëndësishme. Të gjitha këto nisma synojnë jo vetëm përballimin e kërkesës në rritje, por edhe mundësimin e aksesit të produktit energjetik në tregun rajonal të energjisë, madje mbrojtje të plot të konsumatorit, mjedisit dhe ekonomisë tonë nga luhatjet e mundshme të tregjeve ndërkombëtare të energjisë.

Sezoni turistik tashmë shkon përtej muajit gusht që është piku i tij dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të ofruar një shërbim energjetik cilësor e të qëndrueshëm. Fundjavë të mbarë për të gjithë”.

The post Rritet konsumi i energjisë në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira appeared first on Albeu.com.

❌
❌