Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 August 2025Main stream

SHBA/ Trump për sulmin me armë në shkollën katolike: FBI në vendngjarje, reagimi ishte i shpejtë!

27 August 2025 at 17:34

Presidenti amerikan Donald Trump, ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në një shkollë katolike në Minoseta, ku u vranë dy persona dhe mbi 20 të tjerë u plagosën.

Trump ka thënë se FBI ndodhet ndodhet në vendin e ngjarjes dhe se ka pasur një reagim të shpejtë dhe të menjëhershëm.

Një dëshmitar ka folur për ngjarjen e rëndë duke treguar momentet e panikut të përjetuara pas sulmit me armë. Ai ka treguar për newsky se ka dëgjuar diku tek 30 apo 50 të shtëna me armë zjarri.

“U shokova. Të shtënat ishin sporadike dhe dukej si pushkë”, ka treguar ai.

Një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së tha se dy persona janë vrarë në të shtënat në Shkollën Katolike “Anunciation” në Minneapolis. Gjithashtu autori i sulmit dyshohet se ka humbur jetën.

/abcnews.al/

“Brenda Vetëvendosjes ka pakënaqësi”, analistja Shkodra: Kushdo që është kundër Kurtit, ‘eliminohet’ nga partia

27 August 2025 at 17:24

Analistja Magbule Shkodra në një intervistë në emisionin “Balkan Update” në ABC News, foli për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Me zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri në Kosovë, duket se kanë dalë në dritë edhe pakënaqësitë në pah. Liburn Aliu i cili ishte ministër Infrastrukturës , Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Kosovë, ka dhënë dorëheqje sot nga detyra.

Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se dorëheqja e tij vjen pasi Dimal Basha, është zgjedhur dje si kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Analistja Shkodra tha se ka pasur shumë pakënaqësi në Vetëvendosje.

“Ka shumë pakënaqësi të grumbulluara. Liburn Aliu ka qenë prej ditëve të para të themelimit të Vetëvendosjes, krah Albin Kurtit. Pakënaqësitë e tij janë shumë më herët…Zgjedhja e Dimal Bashës u bë shkak për ta lëshuar pozitën. Por ende nuk e kemi të qartë nëse ka dhënë dorëheqje nga partia, sepse e dimë që është dorëhequr nga posti që mban. Zakonisht liderët që shohin kundërshtarë afër vetes i largojnë. Ndërsa ata që janë burrështetas i mbajnë edhe kritikët afër. Ndërsa për Kurtin është më e lehtë që t’i mënjanojë dhe më pas t’i largojë. Ky është edhe fati i Liburn Aliut. Ne e dimë që ka pasur pakënaqësi. Pra kjo është një mënyrë e keqe se si zhvillohet politika këtu në Kosovë”, tha ajo.

Më tej nënvizoi se kushdo që po bëhet më i vlefshëm në politikë, shihet që më parë do ta detyrojnë që ta japë dorëheqjen.

“Këta e injorojnë deri në atë masë që të dorëhiqet. Zgjedhja e Dimal Bashës ka shkaktuar pakënaqësitë edhe brenda Vetëvendosjes”, tha ajo.

/abcnews.al/

BE “zgjon” dialogun, Sorensen takime përgatitore në Beograd dhe Prishtinë

27 August 2025 at 17:13

Bashkimi Europian po përgatit terrenin për të rikthyer edhe njëherë në tryezën e dialogut Kosovën dhe Serbinë.

I dërguari special i BE-së, Peter Sorensen, pas qëndrimit në Beograd në fillim të kësaj jave, dhe më parë ndalesës në Kosove me 6 gusht, ka thënë se i dëgjoi me kujdes bashkëbiseduesit e tij, duke theksuar se normalizimi i marrëdhënieve është i rëndësishëm, mbi të gjitha për shkak të rëndësisë së veprimeve politike mbi qytetarët.

Përmes një postimi ne rrjetin social X, Sorensen lajmëroi se ka zhvilluar bisedime për takimet e ardhshme mes palëve.

Pas vizitës sime në Prishtinë në fillim të gushtit, isha në Beograd për diskutime përgatitore për takimet e ardhshme në kuadër të dialogut. I dëgjova me kujdes bashkëbiseduesit e mi dhe theksova rëndësinë e normalizimit për hir të njerëzve në terren”, ka theksuar Sorensen.

Në Serbi, ai është takuar me presidentin serb.
Aleksandër Vuçiç këmbëngul tek formimi i asociacionit te komunave me shumice serbe dhe respektimi i të drejtave të pakicës serbe në Kosovë.

Raundi i fundit i dialogut Kosovë–Serbi, me ndërmjetësimin e BE-së, u mbajt më 10 qershor, ndërsa Kosova ka ende një kryenegociator dhe ministër të jashtëm në detyrë, pas ngërcit politik në vend.

/abcnews.al/

VV “përdor” Listën Serbe/ Dërgon në gjykatën Supreme regjistrimin e saj në zgjedhje

27 August 2025 at 17:09

Vetëvendosja e Albin Kurtit po përpiqet të marri përsëri vëmendje përmes lëvizjeve të saj kundër listës serbe në garën e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për ta urdhëruar Komisionin Qendror Zgjedhor ta certifikojë Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale.

Ky institucion e urdhëroj javën e kaluar komisionin zgjedhor ta certifikojë partinë më të madhe të serbëve në Kosovë – e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – pak ditë pasi asaj iu mohua regjistrimi për pjesëmarrje në zgjedhjet e 12 tetorit.

Ky rast është pothuajse një përsëritje e rastit të zgjedhjeve të përgjithshme të shkurtit, kur LVV e kundërshtoj deri në Gjykatën Supreme pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje, por pa sukses.

Vendimi për moscertifikimin e Listës Serbe është kritikuar nga vendet e QUINT-it dhe Bashkimi Evropian, të cilat i bënë thirrje Qeverisë në detyrë dhe partive politike të mos ndërmarrin ndonjë hap tjetër për ta penguar regjistrimin e Listës Serbe për zgjedhjet e tetorit, në të njëjtën linje me qëndrimin e te dërguarës së SHBA në ambasadën amerikane në Prishtinë Anu Prattipati për të mos lejuar një lëvizje të tillë, që sipas saj në thelb është jodemokratike.

Lista Serbe vendosi të garojë në zgjedhjet e radhës lokale, pasi bojkotoj zgjedhjet e kaluara, duke bërë që kryetarët shqiptarë ta merrnin dhe mbanin pushtetin në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit nga maji i vitit 2023. Nëse certifikohet, Lista Serbe pritet t’i rimarrë të gjitha katër komunat veriore.

 

Zjarr në një sipërfaqe pyjore në Devoll, era favorizon përhapjen e flakëve

27 August 2025 at 16:59

Një zjarr ka rënë në një sipërfaqe pyjore mbi fshatin Miras të Devollit.

Të paktën dy mjete, 10 forca zjarrfikëse dhe rreth 20 forca nga drejtoria e shërbimeve dhe e pyjeve janë angazhuar për të neutralizuar flakët.

Ndërkohë era e fortë favorizon përhapjen e flakëve dhe zjarri po merr përmasa.

/abcnews.al/

SHBA/ Të shtëna me armë në një shkollë katolike në Minesota, raportohet për viktima dhe mbi 20 të plagosur

27 August 2025 at 16:51

SHBA- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në një shkollë katolike në Minneapolis në Minesotës.

Autoritetet lokale kanë konfirmuar se ka pasur të shtëna më armë në lagjen Tangletown. Raportohet se se dy persona kanë humbur jetën.

Si pasojë mbi 20 persona janë plagosur. Policia dhe ekipet e emergjencës ndodhen në zonë.

/abcnews.al/

Yesterday — 26 August 2025Main stream

Edon Zhegrova ndihmohet nga vendi ynë për transferimin/ Presidenti Begaj e bën yllin “dardan” qytetar shqiptar

26 August 2025 at 22:28

Shqiptar ishte dhe shqiptar mbeti.

Edon Zhegrova, ylli i madh i Kosovës, pritet të realizojë transferimin e madh tek Juventusi falë nënshtetësisë së Shqipërisë.

Vetë futbollisti ofensiv, që luan në Ligën e Parë të Francës me Lilën, tregoi në faqen e tij zyrtare në Instagram fotografinë e pasaportës së tij të re, asaj të Republikës së Shqipërisë.

Kjo lëvizje mund ta ndihmojë 26-vjeçarin “dardan” që të kalojë tek Juventusi në Serinë A.

Dekreti është i presidentit Bajram Begaj, por gjithsesi Zhegrova falënderoi kryeministrin Edi Rama, I cili duket se ka ndikuar në dhënien e dokumenteve shqiptare.

Kujtojmë se futbollistët me pasaportë shqiptare nuk njihen si jashtëkomunitarë në Itali, pas një marrëveshjeje mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Federatës Italiane të Futbollit, sipas së cilës çdo ekip italian mund të ketë një lojtar të tillë.

Kjo heq pengesën që kishte Juventusi për ta marrë, sepse e kishte plotësuar numrin e lejuar të futbollistëve jashtë Bashkimit Europian.

Zhegrova është kthyer në stërvitje pas dëmtimit dhe duket në formë, ndërsa prej viti 2021 luan me Lilën në elitën franceze, duke pasur statistika me 107 ndeshje, 26 gola e 18 asistë.

Lilë kërkon 25 milionë euro për të, ndërsa Juve është gati të japë 20.

VIDEO/ Zjarr në katin e parë të një pallati në Lushnje, ndërhyjnë zjarrfikësit

26 August 2025 at 22:09

Kati i parë i një pallati në Lushnje është përfshirë nga flakët.

Mësohet se zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë vënë në kontroll flakët.

Shkak dyshohet se është bërë djegia e panelit elektrik.

/abcnews.al/

 

Trump: Do të kërkoj dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

26 August 2025 at 21:40

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të atij që e përshkruan si krim të dalë përtej kontrollit në kryeqytetin amerikan.

“Nëse dikush vret dikë në Uashington, ne do të kërkojmë dënim me vdekje”, ka thënë Trump në një takim të kabinetit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

“Është masë e fuqishme parandaluese dhe secili që ka dëgjuar për të, pajtohet”.

Propozimi për dënim me vdekje vjen pasi republikani Trump e ka angazhuar Gardën Kombëtare në Uashingtonin e udhëhequr nga demokratët, dhe e ka marrë kontrollin federal të departamentit policor të qytetit më herët gjatë muajit.

Uashingtoni e ka pezulluar dënimin me vdekje më 1981. Kryeqyteti amerikan ka status unik ligjor pasi nuk është shtet dhe operon sipas një marrëveshjeje me Qeverinë federale, e cila ia kufizon autonominë dhe i mundëson Kongresit kontroll të jashtëzakonshëm në çështjet lokale.

Lëndë plasëse banesës në Fushë Kuqe, policia: Në vendngjarje u gjetën disa gëzhoja

26 August 2025 at 20:51

Një shpërthim ka ndodhur në fshatin Gurëz në Fushë Kuqe. Sipas policisë, në portën e jashtme të një shtetasi ishte hedhur një sasi e vogël lënde plasëse e dyshuar artizanale, shërbimet e Policisë shkuan në vendin e ngjarjes, së bashku me grupin hetimor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:20. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe territorit përreth, rezultoi se porta e murit rrethues të banesës ishte dëmtuar lehtë nga shpërthimi i lëndës plasëse, e dyshuar artizanale.

Në vijim të veprimeve, grupi hetimor gjeti në rrugë, në afërsi të banesës, disa gëzhoja në dukje të vjetra, të cilat u sekuestruan dhe administruan në cilësinë e provës materiale.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet e thelluara hetimore për sqarimin e rrethanave, identifikimin e autorit/ve dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

 

Taylor Swift njofton fejesën me kampionin e Ligës së Futbollit Amerikan

26 August 2025 at 20:26

Këngëtarja Taylor Swift është zyrtarisht e fejuar!

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo njoftoi fejesën me kampionin e NFL-së, Travis Kelce, pas gati dy vitesh lidhje.

“Mësuesja juaj e anglishtes dhe mësuesi juaj i gjimnastikës po martohen”, shkruan ajo.

Swift ndau gjithashtu një foto të afërt të unazës së saj, e cila përmban një diamant.

Foto: Instagram / @taylorswift

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Taylor Swift (@taylorswift)

Situata me zjarret në vend, 8 vatra janë shuar, ndërsa 4 të tjera ende aktive

26 August 2025 at 20:18

Të paktën 12 vatra zjarri janë evidentuar në territorin shqiptar, 8 prej të cilave janë shuar ndërsa 4 të tjera janë aktive. Një vatër zjarri është ende në monitorim.

Një ditë më parë, rreth orës 15:00, në fshatin Delisuf, njësia administrative Novoselë, bashkia Vlorë, u aktivizua një vatër zjarri në një sipërfaqe pyjore me pishë dhe bimësi të përzier.

Zjarri i favorizuar nga intensiteti i erës ka marrë një shtrirje të madhe duke depërtuar në pyllin e Pishë-Poros.

Me gjithë punën e bërë nga forcat në terren dhe ndërhyrja nga ajri nga helikopterët e Forcës Ajrore dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe, zjarri mbetet aktiv.

Vatra e zjarrit gjatë natës ka zgjeruar perimetër në gjatësi dhe gjerësi. Sot në terren janë të angazhuara 3 automjete MZSH dhe 20 efektiv BMEC, 3 automjete dhe 40 efektivë të Forcave të Armatosura, ⁠3 automjete dhe 18 efektivë nga MZSH Vlorë, ⁠6 forca nga AdZM, 23 forca bashkiake, 10 forca policore.

Sot operuan sërish 2 helikopterët e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe 2 helikopterët e Forcës Ajrore. Të gjitha forcat po punojnë për të penguar kalimin e vatrës së zjarrit në kanalin e hidrovorit.

Po ditën e djeshme rreth orës 16:30, në fshatin Bogovë, njësia administrative Bogovë, bashkia Skrapar, është aktivizuar një vatër zjarri në një hangar ku më pas është shpërndarë në një sipërfaqe pyjore me pishë.

Këtë të martë, vijoi puna për shuarjen e zjarrit me 7 automjet zjarrfikëse më 22 efektivë nga MZSH-të, Skrapar, Berat, Poliçan, 5 forca nga Shërbimi Pyjor, 35 forca bashkiake dhe 30 trupa nga Forcat e Armatosura. Sipërfaqja e përshkuar deri në këto momente është rreth 18 ha.

Si rezultat i erës janë riaktivizuar disa vatra të vogla brenda asaj kryesore. Janë vetëm dy vatra të vogla brenda zonës së djegur me prezencë tymi, nuk ka rrezik për banesa.

Në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik, zarri është riaktivizuar në afërsi të piramidës 15. Në terren gjatë ditës u angazhuan forcat zjarrfikëse nga MZSH Kolonjë të cilët punuan midis piramidave 14 dhe 15, në kufi me Greqinë. Ditën e sotme situata paraqitet më e normalizuar. Zona do vazhdojë të mbahet në monitorimi nga forcat MZSH Kolonjë.

Në fshatin Pezë Helmës, njësia administrative Pezë, vazhdon të jetë aktiv zjarri në disa vatra në një terren pa rrugëkalime dhe me bimësi të dendur që nuk mundëson ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Në terren ndodhen 4 efektivë me 1 automjet zjarrfikës që po qëndrojnë në gatishmëri të pandërprerë 24 orë, kryesisht pranë disa banesave që ndodhen më afër zonës, por larg vatrës së zjarrit.

Është bërë izolimi i plotë dhe shuarja e zjarreve në:

  1. Fshatin Vrepckë (Shelegur), njësia administrative Qendër Leskovik, bashkia Kolonjë
  2. Në rrugën “Bilal Troksi”, zona “Fushë Farkë”, njësia administrative Dajt, bashkia Tiranë
  3. Në fshatin Stajke, njësia administrative Bushat, bashkia Vau – Dejës
  4. Në fshatin Shtoi i Ri, njësia administrative Rrethina, bashkia Shkodër
  5. Në fshatin Peshtan i Madh, njësia administrative Levan, bashkia Fier
  6. Në autostradën Laç-Lezhë, njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë
  7. Në fshatin Shumbat, njësia administrative Sllovë, bashkia Dibër
  8. Në fshatin Portgorcë, njësia administrative Maqellarë, bashkia Dibër

VIDEO/ Tragjedi në Lisbonë, vritet nga demi toreadori 22-vjeçar

26 August 2025 at 19:11

Një toreadorë 22 vjeç, ka vdekur në Lisbonë pasi sfidoi një dem, ndërsa po zhvillohej maratona. Manuel Maria Trindade ishte në Campo Pequeni, kur vrapoi drejt një demi duke e ‘sfiduar’. Por kjo rezultoi fatale për të riun pasi u godit, pavarësisht se u përpoq ta kontrollonte atë. Një imazh i rëndë, ku në arenë ndodheshin 6,848 persona që po shihnin shfaqen.

Demi u ndalua nga toredadorë të tjerë, por goditja për të riun rezultoi fatale.

 

Sulmi izraelit në spitalin në Gaza, viktima edhe gazetarë/ OKB: Duhet të ketë drejtësi!

26 August 2025 at 18:24

OKB ka kërkuar hetime më të detajuara lidhur me sulmin e ndodhur në një spital në Gaza ku u vranë 20 persona, mes të cilëve edhe gazetarë.

Gjithashtu OKB thekson se një situatë e tillë e rëndë, kërkon drejtësi dhe se Izraeli duhet të hetojë vrasjet në Gaza.

“Duhet të ketë drejtësi”, tha zëdhënësi i zyrës së OKB Thameen Al-Kheetan, ndërsa ritheksoi se numri i gazetarëve të vrarë ngriti shumë pyetje në lidhje me shenjëstrimin e punonjësve të medias.

Kujtojmë se të hënën Izraeli goditi dy herë spitalin Nasser, spitalin e fundit publik funksional në jug të Gazës. Zyra e kryeministrit izraelit tha se “shpreh keqardhje të thellë për ngjarjen tragjike” që ndodhi dhe se ushtria Izraeli po kryente hetimet.

/abcnews.al/

Letrat e Nënë Terezës/ Studiuesi zbardh korespondencën me personalitete të njohur

26 August 2025 at 18:04

Të njohësh Nënë Terezën përmes letrave është sa mister edhe magjepsje. studiuesi Anton Nike Berisha ka botuar 50 letra, por këto janë maja e ajsbergut për të . Ky 115 vjetor i lindjes së shenjtores shqiptare kremtuar nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë duhet të na shërbej qe ta njohim më thellë bijën tonë që bëri të njohur Shqipërinë në botë.

Studiuesi e vë theksin tek botimi i letrave me personalitete të shquara të botës, figura të politikës e artit

Shpesh është venë në pikëpyetje a fliste dhe shkruante shqip Nënë Tereza?!, Studiuesi thotë po, referuar dokumenteve dhe letrave të shkruara shqip gjetur ne bibliotekën “Propogand e Fides”.

Ne shenjë nderimi Biblioteka Kombëtare organizoi aktivitetin përkujtimor dhe ekspozitë filatelike dhe historiko-biografike mbi jetën dhe veprën e shenjtores shqiptare.

/abcnews.al/

Marrëveshje armëpushimi? Zyrtari izraelit: Po shqyrtojmë çdo mundësi që çon në lirimin e pengjeve nga Hamasi

26 August 2025 at 17:59

“Izraeli dëshiron një marrëveshje të plotë dhe që i sjell pengjet në shtëpi”, kështu ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë izraelite David Mencer. Këtë të martë është mbledhur edhe kabineti i sigurisë izraelite.

Mencer u pyet gjithashtu nëse Izraeli do të dakordohet me Hamasit për të arritur një marrëveshje, duke thënë se “ne do të shqyrtojmë çdo veprim që çon në lirimin e pengjeve”.

Mencer shton se të gjitha mediat ndërkombëtare duhet të ushtrojnë presion mbi Hamasin që të lirojë pengjet.

/abcnews.al/

Përfundon mbledhja e kabinetit izraelit/ Vazhdojnë protestat, familjarët kërkojnë siguri për lirimin e pengjeve

26 August 2025 at 19:20

Ka përfunduar mbledhja e kabinetit të Sigurisë së Izraelit. Takim që zgjati rreth më pak se tre orë.

Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare në këtë takim nuk është biseduar lidhur marrëveshjen 60 ditore të armëpushimi dhe lirimit të pengjeve.

Takimi erdhi mes një dite protestash masive që kërkonin një marrëveshje për lirimin e 50 pengjeve që ende mbahen nga grupet terroriste në Gaza dhe kundër planeve të qeverisë për të përshkallëzuar luftën me pushtimin e menjëhershëm të Qytetit të Gazës.

Protestat ende po vazhdojnë në Izrael jashtë zyrës së kryeministrit Benjamin Netanyahu, ku u mbajt edhe takimi.

Demonstratat janë organizuar nga Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura, i cili po kërkon që qeveria të sigurojë një marrëveshje për lirimin e pengjeve për ata që ende mbahen në Gaza.

/abcnews.al/

Dimal Basha, kryetar i Kuvendit/ Analisti politik: Kurti kërkon ende kohë për të mbledhur numrat për qeverinë!

26 August 2025 at 17:27

Analisti politik Rrahman Paçarizi komentoi situatën politike në Kosovë. Këtë të martë mori fund edhe ngërçi politik me Kosovë.

Gjatë intervistës në emisionin “Balkan Update” në ABC News, ai tha se Albin Kurti kërkon ende kohë për të mbledhur numrat për qeverinë.

“Zoti Basha në të vërtetë ka një shkollim superior është i doktoruar në drejtësi…Sulmet ndaj tij janë jo të ndershme. Por mendoj që nuk e ka merituar këtë pozitë për shkak të gjuhës polarizuese…”, tha ai.

Gjithashtu gjatë intervistës, u shpreh se Dimal Basha është i njohur për gjuhën e ashpër ndaj opozitës.

“Rënia e zotit Kurti ishte diku tek 18%. Ai ende nuk është në atë pozitë për t’u përcaktuar si mandatar. Mendoj që mënyra e votimit dhe shkeljet procedurale për të cilën flasin sot juristët, është e qartë. Partia Demokratike e Kosovës, ka rënë në kurthin e presionit të publikut. PD e Kosovës këtë herë ia siguroi votat zotit Basha, por nuk pritet që kjo të përkthehet si një mbështetje në vazhdim për zotin Kurti”, tha ai, duke shtuar: “Ndërkombëtarët nuk janë përzier në procedurat. E gjithë vëmendja e ndërkombëtarëve ka qenë e përqendruar te sigurimi i pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, meqë kemi pasur dy bojkote rresht nga serbët”.

/abcnews.al/

❌
❌