Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 August 2025Main stream

EMRI/ Plagosi me thikë një 50-vjeçar në Laç, pranga agresorit

20 August 2025 at 09:32

KURBIN- Një 33-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kurbinit pasi plagosi me thikë, një 50-vjeçar, për motive të dobëta.

Policia thotë se i arrestuari është Eraldo Dibra alias Eraldo Basha.

Ai dyshohet se mbrëmjen e së martës, rreth orës 20:00, në Laç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me thikë në krah, 50-vjeçarin, banues në fshatin Gjormë, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Gjermani/ Aksidentohet autobusi me pasagjerë nga Kosova, 30 të lënduar

20 August 2025 at 09:26

Tridhjetë persona janë lënduar pasi një autobus nga Kosova që po transportonte udhëtarë drejt Mynihut është aksidentuar me një kamion në Gjermani.

Siç raportojnë mediat gjermane, aksidenti ka ndodhur gjatë natës, ndërsa në autobus ishin 50 pasagjerë. Dy prej të lënduarve raportohet se janë në gjendje të rëndë.

Media gjermanie”Rosenheim 24″ raporton se autostrada u mbyll plotësisht në drejtim të Mynihut për rreth dy orë.

Kamioni, i drejtuar nga një polak 46-vjeçar, që po transportonte perime po udhëtonte drejt Mynihut gjithashtu.

“Autobusi, që transportonte pasagjerë nga Kosova, u përplas me pjesën e pasme të rimorkios pavarësisht manovrave të shmangies. Pjesa e përparme e autobusit u ngjit në kamion dhe pësoi dëme të mëdha. Rimorkioja u dëmtua gjithashtu rëndë”, raporton media gjermane.

Sipas policisë, 30 persona u plagosën në aksident. Dy pasagjerë u shtruan në spital dhe katër të tjerë u transferuan në klinika për vlerësim të mëtejshëm.

Krimi në Divjakë/ Kush është 32-vjeçari që u vra me thikë, konflikti për një kanal vaditës

20 August 2025 at 09:06

DIVJAKË- Një 32-vjeçar është vrarë me thikë në ambientet e një lokali në fshatin Kryekuq në Divjakë.

Viktima është Besmir Kumria, ndërsa autori i dyshuar i krimit, i cili u vu në pranga të Policisë është Xhesion Toromeni.

Nga hetimet paraprake dyshohet se familja e autorit dhe viktimës kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat.

Autori i dyshuar i krimit goditi me thikë 32-vjeçarin, i cili ishte në shoqërinë e miqve të tij në një lokal të zonës.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbledhur provat në vendin e krimit dhe aktualisht  po punojnë për zbardhjen e plotët të dinamikës së krimit/ abcnews.al

 

Konflikt për një kanal vaditës/ Vritet me thikë një 32-vjeçar në Divjakë, arrestohet autori i dyshuar

20 August 2025 at 08:46

DIVJAKË- Një 32-vjeçar është vrarë me thikë në Divjakë.

Sipas Policisë, ngjarja kriminale u regjistrua në fshatin Kryekuq.

Autori i dyshuar i krimit goditi me mjet prerës 32-vjeçarin, i cili ishte në shoqërinë e miqve të tij në një lokal të zonës.

Autori i dyshuar është një 25 vjeçar, banues në Kryekuq. Ai u largua nga vendi i krimit, por disa orë më vonë u arrestua nga Policia.

Nga hetimet paraprake dyshohet se familja e autorit dhe viktimës kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat./abcnews.al

 

“Shmangen burokracitë”, Rama: Certifikata e Aftësimit Profesional do të përfshihet automatikisht në lejen e drejtimit

20 August 2025 at 08:41

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka prezantuar një tjetër hap të suksesshëm drejt modernizimit të shërbimeve publike në vend.

Shefi i qeverisë me një shkrim në rrjetet sociale shkruan se Certifikata e Aftësimit Profesional (CAP) tashmë do të përfshihet automatikisht në lejen e drejtimit si Kodi 95, duke shmangur kështu nevojën për një karton të veçantë.

Kjo qasje e re shton Rama shmang burokracitë, e bën më të lehtë procesin e marrjes së dokumentit si dhe ul ndjeshëm shpenzimet për qytetarët.

“Me këtë risi shmangen burokracitë, ulen shpenzimet për qytetarët dhe thjeshtohet procesi i marrjes së këtij dokumenti”, shkruan Rama.

Ky vendim do të lehtësojë punonjësit e transportit dhe drejtuesit e mjeteve, të cilët deri tani do duhej të mbanin një dokument shtesë për të vërtetuar kualifikimin e tyre profesional/abcnews.al

Studimi: Tymi mund të ndikojë te njerëzit shumë më tepër sesa vetë zjarret

20 August 2025 at 08:23

Tymi i dendur që përhapet nga zjarret në pyje është shumë më i rrezikshëm për shëndetin e njeriut sesa është besuar deri më tani, ka zbuluar një studim i ri. Kërkimi tregon se numri i vdekjeve të shkaktuara nga ekspozimi afatshkurtër ndaj grimcave të imëta të tymit është nënvlerësuar prej 93 për qind.

Studiuesit kanë llogaritur se në Evropë, gjatë periudhës nga viti 2004 deri në vitin 2022, mesatarisht 535 persona në vit kanë vdekur për shkak të thithjes së grimcave toksike PM2.5 të lëshuara gjatë zjarreve.

Për krahasim, metodat standarde, të cilat supozonin se grimcat nga zjarret ishin po aq të dëmshme sa ato nga burime të tjera si trafiku, parashikonin vetëm 38 vdekje në vit.

Ky studim vjen në një kohë kur zjarret po përfshijnë Evropën Jugore. Të dhënat më të fundit të sistemit të monitorimit të zjarreve të BE-së tregojnë se deri më tani, në vitin 2025, janë djegur një rekord prej 895 mijë hektarësh.

Si rezultat, në atmosferë është lëshuar më shumë se dyfishi i sasisë së grimcave PM2.5 krahasuar me mesataren për këtë periudhë të vitit gjatë dy dekadave të fundit.

“Më parë, njerëzit supozonin të njëjtën toksicitet për grimcat nga zjarret pyjore dhe për të gjitha grimcat e tjera”, shpjegoi profesoresha Cathryn Tonne, epidemiologe mjedisore në Institutin e Shëndetit Global në Barcelonë (ISGlobal) dhe bashkautore e studimit.

“Studimi ynë tregon prova që, edhe pse ndodh më rrallë, ndikimi në shëndet për të njëjtën sasi grimcash është më i fortë në rastin e grimcave nga zjarret pyjore”, shtoi ajo.

Ajri i ndotur përbën një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin e njeriut, dhe zjarret në pyje kontribuojnë ndjeshëm në këtë problem. Një studim i mëparshëm ka vlerësuar se deri në 1.53 milionë vdekje në vit në mbarë botën lidhen me ekspozimin afatshkurtër dhe afatgjatë ndaj ndotjes së ajrit nga zjarret pyjore.

Rrezik i shtuar për vdekje

Studiuesit nga ISGlobal janë fokusuar në efektet afatshkurtra të ekspozimit ndaj tymit, duke analizuar të dhëna ditore mbi vdekshmërinë në 32 vende evropiane dhe duke i krahasuar ato me nivelet e ndotjes nga grimcat PM2.5 për periudhën 2004–2022.

Duke përdorur modele që marrin parasysh vonesën e pritur të rasteve të vdekjes, ata zbuluan se ekspozimi ndaj tymit të zjarreve në pyje rrit ndjeshëm rrezikun e vdekjes gjatë javës në vijim.

Për çdo mikrogram shtesë të grimcave PM2.5 për metër kub ajër, vdekshmëria totale është rritur me 0.7 për qind, vdekshmëria nga sëmundjet respiratore me 1 për qind dhe ajo nga sëmundjet kardiovaskulare me 0.9 për qind.

“Rezultatet janë shqetësuese, duke pasur parasysh se zjarret në pyje dhe ngjarjet e tjera ekstreme po shtohen në mënyrë eksponenciale për shkak të ndryshimeve klimatike”, komentoi profesori, Antonio Gasparrini, epidemiolog mjedisor nga Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, i cili nuk ka marrë pjesë në këtë studim.

Rreziku që përhapet përtej flakëve

Në javët e fundit, zjarret shkatërruese të nxitura nga valët e të nxehtit kanë shkaktuar disa viktima në të gjithë Evropën Jugore dhe Ballkan. Megjithatë, vdekjet e shkaktuara nga tymi toksik ka gjasa të kalojnë pa u vënë re.

“Tymi mund të ndikojë në popullata që ndodhen larg zjarreve. Kështu, shumë më tepër njerëz do të ekspozohen ndaj tymit sesa ndaj kërcënimit të drejtpërdrejtë nga flakët”, tha ai.

Një studim i mëparshëm tregoi se ndotja toksike nga zjarret pyjore hyn në shtëpitë e mbi një miliard njerëzve çdo vit.

U arrit në përfundimin se pastruesit e ajrit janë një zgjidhje efektive, por e kushtueshme, për ndotjen e ajrit në ambientet e mbyllura.

Problem evropian, jo vetëm mesdhetar

Rreziku nga zjarret rritet ndërsa emetimet e gazeve serrë ngrohin planetin dhe thajnë vegjetacionin. Këtë vit është prekur veçanërisht gadishulli Iberik, ku Spanja dhe Portugalia raportojnë sipërfaqet më të mëdha të djegura në Evropë.
Profesori Victor Resco de Dios, inxhinier pyjor nga Universiteti i Lleidas, paralajmëron se brezi i zjarreve do të zhvendoset drejt veriut në vitet dhe dekadat në vijim.

“Ajo që po shohim tani do të ndodhë, herët a vonë, edhe në Evropën Qendrore dhe Veriore, ku gjithashtu kemi parë përkeqësim të problemit me zjarret”, tha ai.

“Ky nuk është një problem mesdhetar, por evropian”, përfundoi Dios.

Dhunë, kaos dhe kërcënime në Serbi

20 August 2025 at 08:05

Pas nëntë muaj protestash relativisht paqësore, rrugët e Serbisë nuk janë më të mbushura me marshime paqësore, por me skena që i ngjajnë një gjendjeje lufte. Përleshjet midis demonstruesve dhe policisë, shkopinj, gaz lotsjellës, bomba tymi, fishekzjarrë dhe zyra të shkatërruara të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në pushtet përsëriten natë për natë në të gjithë vendin.

Neda Vrebac nga Asambleja Qytetare e Novi Sadit ka qenë në rrugë për muaj të tërë. Ajo thotë se njerëzit janë të zemëruar dhe se dhuna në rrugë është vetëm një reagim ndaj dhunës së regjimit.

“Ne u gjetëm para bajonetave, pa e kuptuar fare”, thotë Vrebac për DW.

“Unë personalisht, por edhe qytetarë të tjerë që marrin pjesë rregullisht në protesta, ndihemi shumë të shqetësuar, të pasigurt dhe kjo është pasojë e faktit se jetojmë në fashizëm, me të gjitha manifestimet e tij”, shton Vrebac.

Protestuesit në rrugë shpesh nuk e dinë nëse po përplasen me policinë apo me parapolicët e partisë SNS të Aleksandar Vuçiçit. Në rrjetet sociale po qarkullojnë video që tregojnë grupe të rinjsh me shkopinj dhe gjëra të tjera që sulmojnë protestuesit.

Në media thuhet se midis mbështetësve të SNS-së dhe Vuçiqit ka dhe njerëz që më parë janë dënuar për tentativë vrasjeje, sjellje të dhunshme, madje edhe një ish-udhëheqës tifozësh, i cili u dënua për vrasjen e tifozit francez Brice Taton në vitin 2009.

“Qeveria, me ndihmën e kriminelëve të partisë, shpalli luftë në rrugë kundër qytetarëve. Por nuk ka më tërheqje, jemi djegur deri në palcë, thonë qytetarët. Ata e kanë kuptuar se me mafian dhe paramilitarët nuk ka demokraci, se nuk ka më biseda me mafian përveçse për dorëzimin e pushtetit”, tha për DW Radivoje Jovoviç nga Lëvizja e Qytetarëve të Lirë.

Ai beson se dhuna në rrugë është rezultat i nervozizmit të qeverisë, e cila nuk është në gjendje të zgjidhë krizën.

“Është qeveria që refuzoi të pranonte kërkesat e drejta të protestës, ajo që filloi të shkelte mbi trëndafila. Por këta trëndafila i dolën me gjemba. SNS nuk na besoi kur thamë ‘kini kujdes nga zemërimi i një njeriu të duruar’ dhe tani ata kanë kryer krime që kanë përshpejtuar fundin e tyre”, shton Jovoviç.

Përgjigja e shtetit

Ndërkohë edhe policia ka filluar të përdorë dhunë. Qytetarët dhe media kanë regjistruar një sërë shembujsh të brutalitetit policor në kamera. Një studente nga Beogradi, Nikolina Singjeliq, dëshmoi se komandanti i një njësie për sigurimin e objekteve, Marko Kriçak, “e qëlloi me shuplakë dhe ia përplasi kokën në mur”, duke e quajtur “kurvë”.

“Ai kërcënoi se do të më zhvishte dhe do të më përdhunonte para të gjithëve, që të gjithë ta shikonin. Isha tepër e frikësuar”, tha ajo për televizionin N1.

Së shpejti pasuan edhe arrestimet masive. Disa media të regjimit publikuan pamje që tregonin të rinj të gjunjëzuar pas një muri me duart pas shpine, me nga një oficer policie që qëndronte pas secilit prej tyre.

Pamjet të kujtojnë imazhe nga kampet e luftës, dhe Neda Vrebac. Të patkën tre prej personave të arrestuar dhe gjunjëzuar me kokë drejt murit nuk kanë qenë fare në protesta. Njëri prej tyre është Vukashin Kuriliç, familjen e të cilit ajo e njeh personalisht.

“E arrestuan ndërsa po kthehej nga dyqani për në shtëpi. Ai mbante disa çanta në dorë. Si një fëmijë i vogël, ai tha se nuk ka bërë asgjë. E kontrolluan, gjetën një inhalator astme me vete dhe menduan se ishte sprej me piper dhe e futën në një furgon policie. Ai nuk ka pasur shkelje ligjroe kurrë”, thotë Neda Vrebac për DW.

Vuçiç kërcënon me “përgjigje të ashpër”

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç premton një përgjigje të ashpër nga shteti brenda pak ditësh, por mohoi se do të vendoset një gjendje e jashtëzakonshme. “Në një moment të caktuar, do të shihni vendosmërinë e plotë të shtetit të Serbisë. Ne do të përdorim gjithçka që kemi në dispozicion për të rivendosur rendin dhe paqen në vendin tonë. Ne do ta bëjmë këtë. Ne do t’i kundërvihemi të gjitha presioneve të jashtme, të gjithë atyre që na kërcënojnë, që na paralajmërojnë dhe thonë se çfarë duhet të bëjmë në vendin tonë. Ata kanë arritur të sjellin kaos në vendin tonë por ne do të fitojmë”, tha Vuçiç.

Në një konferencë për shtyp, ai akuzoi studentët dhe qytetarët që po protestojnë për përmbysjen e shtetit, duke i krahasuar ata me fashistët dhe nazistët. Është vetëm çështje ditësh para se të vrasin dikë, tha ai.

Shumë njerëz i frikësohen skenarit të dhunshëm

“Kam frikë për jetët njerëzore. Jetën tonë, jetën e qytetarëve të pafajshëm, fëmijëve, aktivistëve”, thotë Neda Vrebac. Por ajo ka frikë se regjimi mund edhe të vrasë dikë nga radhët e tij në mënyrë që të përshkallëzojë edhe më tej dhunën.

“Mendoj se ai është i gatshëm për çdo gjë, sepse ka sasi të mëdha parash dhe mafie përreth tij. E ju e dini se si funksionon mafia”, thotë Neda Vrebac.

Gjendja e pafuqisë mbetet

Profesori në pension i Fakultetit të Shkencave Politike, Zoran Stojilkoviç, e quan këtë gjendje një ekuilibër të pafuqisë në të cilën asnjëra palë nuk ka epërsinë vendimtare dhe nuk ka ndonjë strategji të qartë.

“Mendoj se vetë Vuçiç nuk dëshiron një gjendje të jashtëzakonshme, sepse ai nuk ka kapacitet ta mbajë atë kur njerëzit nuk janë të gatshëm ta respektojnë. Është e qartë që qytetarët nuk janë të gatshëm ta bëjnë këtë. Ajo që është e dëshirueshme është sigurisht që të ndodhë një lloj dialogu, të ketë kushte relativisht të drejta zgjedhore dhe zgjedhje brenda pak muajsh deri në fund të këtij ose fillim të vitit të ardhshëm”, vlerëson Stojilkoviç.

Kjo është arsyeja pse është me rëndësi thelbësore, që studentët që ende besojnë të mobilizojnë qytetarët për një arritje politike. “Duhet t’u tregosh qartë njerëzve se çfarë do të marrin kur të fitojnë dhe çfarë duhet bërë që gjërat e këtilla të mos përsëriten kurrë”, shton Stojilkoviç.

Ndryshe, në Serbi mund të ketë skenarë të tjerë që mund të çojnë në protesta dhe greva masive, me dhunë dhe pasiguri konstante./ DW

Revista italiane e udhëtimeve: Njihuni me tetë plazhet më të mira në Shqipëri

20 August 2025 at 07:40

Zbuloni plazhet më të mira të Shqipërisë, ku ju presin peizazhe mahnitëse bregdetare, sipas një artikulli të botuar në revistën italiane të udhëtimeve “Skyscanner”.

Shqipëria po përjeton një bum turistik. Riviera Shqiptare është e mbushur me plazhe marramendëse për një përvojë luksoze të përballueshme.

Zbuloni parajsën bregdetare në plazhet më të bukura të Shqipërisë, vetëm pak orë larg Italisë.

Pse të zgjidhni Shqipërinë për pushimet tuaja të ardhshme në plazh? Bukuri e virgjër dhe aventura në Adriatik.

Vizitoni këtë perlë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit – me plazhe mahnitëse, histori të pasur dhe kuzhinë të shijshme.

Eksploroni rrënojat e lashta, qytetet e gjalla dhe peizazhet spektakolare malore përpara se të relaksoheni në një nga plazhet e virgjëra.

Më poshtë do të gjeni disa nga plazhet më të mira të Shqipërisë, për pushime në bregdet:

Tetë plazhet më të mira në Shqipëri

Qoftë në Rivierën Shqiptare apo në veri të vendit, bregdeti i Shqipërisë ofron një shumëllojshmëri plazhesh për të gjitha shijet.

Do të gjeni bare plazhi të gjalla dhe muzikë të fuqishme në Sarandë dhe Shëngjin, qetësi dhe vende të izoluara – të rrethuara nga natyra në Gjipe, ose ujëra miqësore për familjet në Velipojë.

Zbuloni perlat e fshehura, eksploroni shkëmbinjtë spektakolarë dhe shijoni diellin mesdhetar në këto plazhe mahnitëse shqiptare – në disa nga vendpushimet më të mira bregdetare të Shqipërisë.

1. Saranda
Vendpushimi më i mirë i plazhit në Shqipëri

Qyteti bregdetar i Sarandës konsiderohet kryeqyteti jozyrtar i Rivierës Shqiptare dhe një nga vendpushimet më të mira të Shqipërisë.

Ekziston një përzgjedhje e gjerë plazhesh, më i famshmi prej të cilëve është plazhi kryesor i qytetit.

Do të gjeni një shëtitore të gjallë që ofron një ndërthurje të relaksit dhe argëtimit.

Këto ujëra të kristalta janë njësoj si ato që keni parë në mediet sociale.

Gjithashtu mund të shijoni sporte ujore ose të relaksoheni në një nga baret e njohura të plazhit.

2. Ksamili
Perla e detit Jon

Ky plazh mahnitës dhe piktoresk është një nga destinacionet më të mira të plazhit në Shqipëri.

Ejani për vendndodhjen mahnitëse – një gji me tre ishuj të vegjël të arritshëm me varkë ose me not, nëse jeni mjaftueshëm në formë – dhe qëndroni për të shijuar diellin dhe për t’u zhytur në ujërat mahnitëse bruz. Mos harroni, gushti është muaji më i ngarkuar.

3. Spille
Një shtrirje rëre prej 8 kilometrash

Qershor deri në shtator
Në jug të qytetit portual të Durrësit, do të gjeni shumë hapësirë në këtë shtrirje rëre prej 8 kilometrash.

Në pjesën e plazhit më të afërt me qendrën e fshatit Spille, mund të merrni me qira shezlongje dhe çadra.

Nëse vendosni të endeni më larg, turmat pakësohen, por prapë do të gjeni shumë restorante dhe bare gjatë rrugës.

4. Velipoja
E përshtatshme për familjet

Plazhi më verior i Shqipërisë, pranë kufirit me Malin e Zi, Velipoja ofron rërë të artë, qasje të lehtë në ujë dhe lehtësira të shumta.

Shezlongjet dhe çadrat janë në dispozicion me qira, por zona mund të mbushet me pushues në pikun e sezonit.

Nëse jeni duke kërkuar qetësi, një shëtitje pesë minutëshe do t’ju largojë nga zhurma e argëtimit.

5. Shëngjin
Plot argëtim

Ky plazh i mrekullueshëm ndodhet në bregdetin e famshëm verior të Shqipërisë.

Shtrirja prej 3 kilometrash e plazhit është e mbushur me hotele në njërën anë dhe ujëra të kaltra në anën tjetër.

Rëra e hollë e artë zbret butësisht në detin e cekët dhe të trazuar, duke e bërë atë një destinacion ideal për familjet.

Për më tepër, të gjitha lehtësitë që ju nevojiten për një ditë në plazh janë në dispozicion, nga sportet ujore te shezlongjet dhe një atmosferë festash.

Periudha midis fundit të majit dhe fillimit të qershorit është perfekte për të shmangur turmat.

6. Gjipe
Bukuri natyrore

E mbrojtur nga malet, Gjipeja është një vend paqeje dhe qetësie.

Nëse jeni duke kërkuar një natyrë më të egër përgjatë bregdetit shqiptar, ky është vendi ideal për ju.

Për të arritur në plazh nga rruga, bëni një ecje 30-minutëshe përmes një peizazhi natyror mahnitës.

Gjatë ecjes në këmbë, do të shijoni pamjet magjepsëse të plazhit, përpara se të arrini në breg.

7. Dhërmiu
Vendi ideal i verës

Dërmiu, pranë Drimadhes, është një nga plazhet më të famshme të Shqipërisë.

Dhe gjithçka ka të bëjë me bukurinë e tij të jashtëzakonshme natyrore.

Ecni mbi hapësirën e guralecëve të zbehtë, shijoni ujërat bruz dhe mjedisin përreth.

Bëni një shëtitje të shkurtër përgjatë plazhit dhe do të gjeni një copëz parajse, edhe në muajt e verës.

8. Borshi
Plazh i qetë

Plazhi më i madh i Shqipërisë shtrihet përgjatë një sipërfaqeje prej 7 kilometrash – me guralecë të bardhë të pastër në Rivierën Shqiptare.

Pavarësisht bukurisë së tij, Borshi është një nga plazhet më pak të mbushura me pushues në zonë.

Vendet kryesore që ia vlen të vizitohen larg bregdetit përfshijnë Kështjellën e Borshit dhe Ujëvarat e Borshit aty pranë.

Zjarret djegin më shumë se 130 hektarë sipërfaqe pyjore në juglindje të Francës

20 August 2025 at 07:20

Më shumë se 130 hektarë sipërfaqe pyjore janë shkatërruar si pasojë e zjarrit që shpërtheu në rajonin Var në juglindje të Francës.

Guvernatori i Var-it njoftoi në platformën e mediave sociale të kompanisë amerikane X se zjarri, i cili shpërtheu dje pasdite, është shuar.

Në deklaratë thuhet se në përpjekjet për shuarjen e zjarreve janë përfshirë 340 zjarrfikës ndërsa shtatë avionë dhe pesë helikopterë kanë ofruar mbështetje ajrore.

Bëhet e ditur se nga flakët u përfshinë më shumë se 130 hektarë pyje, ekuivalent me afërsisht 180 fusha futbolli. Që nga fillimi i verës, zjarre të shumta kanë shpërthyer në rajone të ndryshme në jug të Francës.

Një zjarr që shpërtheu në rajonin Aude në fillim të muajit dëmtoi rreth 17 mijë hektarë dhe u regjistrua si “zjarri më i madh i verës”.

 

Konsumi global i kafesë gjatë dekadës së fundit arriti në 370 miliardë dollarë

20 August 2025 at 07:16

Konsumi i kafesë në botë gjatë 10 viteve të fundit arriti në 370.3 miliardë dollarë, sipas të dhënave nga Qendra Ndërkombëtare e Tregtisë (ITC).

Sektori i kafesë vazhdon trendin e tij në rritje me rritjen e zinxhirëve të kafesë në mbarë botën. Importet e kafesë në vitet 2015-2024 arritën në një total prej 370.3 miliardë dollarësh ndërsa SHBA-ja përbën 69.2 miliardë dollarë nga ky total, të ndjekura nga Gjermania me 41.9 miliardë dollarë dhe Franca me 28.9 miliardë dollarë.

Importues të tjerë të mëdhenj të kafesë janë: Italia, Kanadaja, Belgjika, Spanja, Japonia, Holanda dhe Zvicra, me importet e tyre totale të kafesë që arrinin në 238.5 miliardë dollarë. Dhjetë importuesit kryesorë të kafesë përbënin 64.4 për qind të tregut në dekadën e fundit.

 

Ndërkohë, Brazili është eksportuesi më i madh i kafesë në botë, me eksportet gjatë dekadës së fundit që arritën në 360.3 miliardë dollarë, të ndjekura nga Zvicra me 28.7 miliardë dollarë dhe Kolumbia me 28.6 miliardë dollarë. Eksportues të tjerë të mëdhenj të kafesë janë: Gjermania, Vietnami, Italia, Hondurasi, Franca, Belgjika dhe Indonezia.

 

Në të njëjtën kohë, importet e kafesë në Turqi në vitet 2015-2024 arritën në 2.7 miliardë dollarë ndërsa çmimet për kafenë e importuar u rritën nga 153.4 milionë dollarë në vitin 2015 në 497.1 milionë dollarë në vitin 2024, rritje prej 224 për qind, sipas të dhënave nga zyra statistikore e vendit TurkStat.

Eksportet e kafesë në Turqi gjatë dekadës së fundit arritën në 354.5 milionë dollarë ndërsa këtë vit arritën në 55.6 milionë dollarë deri në qershor.

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

20 August 2025 at 07:07

Ditën e mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Parashikohen alternime vranësirash të mesme dhe të larta, kryesisht të përqendruara në zonat kodrinore-malore.

Era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit me një shpejtësi mesatare prej 6 m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë bregdetit herë pas here do të arrijë deri në 10 m/s.

Deti do të paraqitet i qetë, me valëzim të lehtë në forcën 1–2 ballë, çka krijon kushte të favorshme për lundrim dhe pushime në bregdet.

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

20 August 2025 at 07:02

Dashi

Mos jini shumë xheloz në raport me partnerin/en, pasi në këtë moment është e rëndësishme që të ruani hapësirat tuaja, pa u provokuar nga të tjerët. Kjo e martë parashikon mundësi të mira në vendin e punës.

Demi

Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për të vënë në zbatim strategji me vlerë, të cilat i keni përpunuar gjatë javëve të fundit. Do të jeni gati që të mbroni propozimet tuaja nga kritikat e kolegëve ziliqarë. Ndërsa në dashuri duhet të jeni më kurajoz dhe të mos hezitoni, përballë një personi që ju pëlqen.

Binjakët

Ka ardhur momenti që të merrni më shumë përgjegjësi nga pikëpamja profesionale. Marrëveshje dhe bashkëpunime të reja, do ju lejojnë që të arrini një rritje të rëndësishme profesionale. Këshillohet që të jeni të kujdesshëm me shpenzimet.

Gaforrja

Mundohuni të mos jeni shumë të nxituar dhe impulsiv në vendimet që duhet të merrni lidhur me çështjet e biznesit apo diskutime të vogla në familje. Kjo nuk është një ditë e thjeshtë, por tashmë është e rëndësishme që të jeni të përqendruar maksimalisht dhe të mos humbni durimin.

Luani

Në këtë moment është e rëndësishme që të ripërcaktoni objektiva të reja, të cilat duhen realizuar brenda fundit të vitit. Ky është një moment me rëndësi të posaçme, për të ndjekur ëndrrat tuaja, pasi parashikohen mundësi shumë të mira. Edhe dashuria do të shërbejë si burim i ri energjie.

Virgjëresha

Jeni sforcuar aq shumë, por pavarësisht kësaj, ka ende gjëra për të zgjidhur. Këshillohet që të jeni shumë të kujdesshëm me veprimet financiare që do të bëni gjatë kësaj dite. Një takim i papritur do ju bëjë euforik dhe të qetë.

Peshorja

Mundohuni që të përfitoni nga kjo ditë, për të larguar gjithë negativitetin e akumuluar gjatë ditëve të fundit. Tashmë do të keni të gjitha energjitë e nevojshme për të arritur suksesin. Nuk duhet të ndikoheni nga fjalët e të tjerëve, pasi mund t’iu pengojnë.

Akrepi

Do të jeni shumë të përqendruar dhe aktiv në vendin e punës dhe intuita juaj e shkëlqyer do ju lejojë që të rezultoni të suksesshëm me projektet tuaja. Duhet të jeni gjithmonë profesional dhe diplomatë, shkruan noa.al. Në dashuri, parashikohet që të ketë sqarime.

Shigjetari

Duhet të mundoheni të jeni më aktiv dhe spontan në vendin e punës, pasi një bashkëpunim i ri i cili në të kaluarën ju ka krijuar ndonjë problem, tashmë do të rezultojë mjaft i favorshëm. Megjithatë për të marrë suksesin e dëshiruar, duhet të jeni tejet të organizuar.

Bricjapi

Kjo është një ditë e rëndësishme për tu relaksuar dhe për ti kaluar me partnerin/en. Më në fund do mund ti dedikoni më shumë kohë raportit në çift dhe do të nisni të mendoni për një arratisje të vogël romantike si dhe për aktivitete në çift të cilat duhet ti ndërmerrni bashkë. Në vendin e punës parashikohen konfirmime të rëndësishme.

Ujori

Në këtë moment duhet të mundoheni që të mos përfshiheni nga paniku. Është një ditë e cila ju sheh mjaft të stresuar, por që gjithsesi do ju lejojë që të vlerësoni më mirë kreativitetin tuaj me strategji të reja interesante. Horoskopi i kësaj dite, favorizon takimet.

Peshqit

Kjo e martë sjell mundësi të mira në vendin e punës. Duhet të jeni më të besueshëm gjatë kësaj periudhe, në mënyrë që të korrni frytet e punës tuaj. Edhe në dashuri, do të shpërbleheni.

Yesterday — 19 August 2025Main stream

Mediat në Finlandë: Një ligjvënës kreu vetëvrasje në Parlament

19 August 2025 at 13:51

Një ligjvënës finlandez kreu vetëvrasje të martën brenda ndërtesës së parlamentit, sipas raportimeve të mediave lokale.  Një person ka vdekur në Parlament, gjë që duket se është vetëvrasje e një anëtari të parlamentit, raportoi e përditshmja finlandeze “Iltalehti”.

“Një vdekje ndodhi në mëngjes. Shërbimet e urgjencës mjekësore, njësitë e shpëtimit dhe autoritetet policore u njoftuan për vendin e ngjarjes nëpërmjet qendrës së urgjencës”, tha Aaro Toivonen, kreu i departamentit të sigurisë së parlamentit, siç citohet nga e përditshmja.

Toivonen nuk e mohoi informacionin kur u pyet nga transmetuesi finlandez “Yle” nëse çështja përfshinte një vetëvrasje.

Ai tha se nuk mund të komentojë mbi vendndodhjen e saktë të vdekjes brenda Parlamentit ose nëse ishte përfshirë një deputet apo një punonjës parlamentar.

“Ky është një rast shumë i pafat dhe i trishtueshëm”, shtoi Toivonen.

“Yle” raportoi gjithashtu se sipas policisë, rasti nuk përfshin një krim.

Ndërkohë, policia shtoi se disa njësi patrullimi dhe shërbime mjekësore të urgjencës ndodhen aktualisht në vendngjarje.

Plazhi i Semanit/ Shtohen pushuesit në gusht, pastërti dhe çmime të favorshme

19 August 2025 at 13:33

SEMAN- Dhjetëditëshi i dyte i muajit gusht, e ka gjetur plazhin e Semanit ne Fier plot me pushues. Çmimet e lira, qetësia dhe rëra kurative, janë elementët që po tërheqin gjithnjë dhe më shumë pushues në këtë plazh.

Megjithë fluksin e pushuesve, Semani me hapësirat në një vijë të gjatë bregdetare garanton atë që shumë pushues kërkojnë këtu, privatësinë.

Shoqëruar nga masivi pyjor me pisha, Semani të ofron freskinë dhe natyrën e paprekur.

Me një vijë bregdetare që përfundon në plazhin fqinj, atë të Darëzezës dhe me mes jehonës së plazheve te jugut, Semani gati u braktis deri dy vjet më parë. Por kete sezon, rikthimi i pushuesve është i dukshëm.

Në Seman dhe Darëzezë operojnë 90 bare e restorante. Vija bregdetare prej më shumë se 20 km ofron plazhe të gjera publike duke i lejuar pushuesve të zgjedhin, mes komoditetit të plazheve private dhe privatësisë se atyre publike/abcnews.al

Izraeli gati të miratojë marrëveshjen ‘më të madhe’ të furnizimit me gaz në historinë e tij për Egjiptin

19 August 2025 at 12:42

Qeveria izraelite është gati të finalizojë një marrëveshje të madhe furnizimi me gaz me Egjiptin, që përfshin eksportin e 22% të burimeve nga Leviathan, fusha më e madhe e gazit në Izrael, dhe 13% të gazit natyror total të vendit në Kajro gjatë disa viteve.

Marrëveshja vjen pas dy vitesh vonesash dhe pritet të nënshkruhet në dy javët e ardhshme. New Energy, një partner në fushën Leviathan, e përshkroi marrëveshjen si “më të madhen” në historinë e shtetit hebraik, duke vënë në dukje se do të trefishojë eksportet izraelite deri në vitin 2028, shkruajnë mediat e huaja.

Kompania njoftoi se Egjipti do të blejë 130 miliardë metra kub gaz izraelit deri në vitin 2040, me vlerë deri në 35 miliardë dollarë (30 miliardë euro).
Projekti është një ndryshim i marrëveshjes së vitit 2019 të nënshkruar nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi, e cila përcaktonte eksportin e vetëm rreth 60 miliardë metrave kub deri në fillim të viteve 2020.

Projekti i lejon Izraelit të rrisë prodhimin e gazit natyror dhe ta eksportojë atë në tregjet aziatike dhe evropiane, ndërkohë që i garanton Egjiptit një furnizim të qëndrueshëm për termocentralet e tij dhe mbështet sektorin e gazit natyror të lëngshëm (LNG) të vendit.

NewMed Energy (e njohur më parë si Delek Drilling) konfirmoi se marrëveshja do të zhvillohet në faza, me Kajron që blen fillimisht gazin përmes importuesve egjiptianë Blue Ocean Energy, me 20 miliardë metra kub që fillojnë në gjysmën e parë të vitit 2026, dhe 110 miliardë metra kub shtesë pasi të përfundojë zgjerimi i prodhimit të Leviathan, sipas gazetës hebraike Globes.

Kompania e përshkroi marrëveshjen si vendimtare, pasi do të lejojë që kapaciteti i prodhimit të fushës të zgjerohet nga 21 miliardë metra kub në 23 miliardë metra kub në vit, duke forcuar pozicionin e Leviathan si një nga burimet më të rëndësishme të gazit në rajon.

Kancelari Merz lë të hapur mundësinë për trupat paqeruajtëse gjermane në Ukrainë

19 August 2025 at 12:15

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka sinjalizuar së Berlini është i hapur ndaj pjesëmarrjes në një mision të mundshëm paqeruajtës në Ukrainë, pas bisedimeve kyçe në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Anadolu.

Duke folur me gazetarët në Washington DC, Merz tha se takimi me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy dhe udhëheqës të tjerë evropianë u zhvillua në një atmosferë “shumë pozitive”.

“Nuk mund t’ju them ende me siguri se çfarë do të ndodhë në ditët dhe javët e ardhshme. Gjëja e rëndësishme është që ne të qëndrojmë vërtet së bashku dhe të mbetemi të bashkuar”, tha Merz, duke shtuar se udhëheqësit evropianë dhe vendet e “Koalicionit të të Gatshmëve” do të vazhdojnë diskutimet e tyre të martën.

“Çështja se kush do të marrë pjesë në garancitë e sigurisë dhe në çfarë mase është diçka që sigurisht duhet ta diskutojmë midis partnerëve tanë evropianë dhe me administratën amerikane”, tha Merz.

“Është absolutisht e qartë se e gjithë Evropa duhet të marrë pjesë. Në fund të fundit, nuk bëhet fjalë vetëm për territorin e Ukrainës; bëhet fjalë për rendin politik të Evropës”, shtoi ai.

Kancelari gjerman theksoi se Gjermania ka “një përgjegjësi të madhe” për të marrë pjesë në këto përpjekje, por shtoi se shumë do të varet nga konsultimet me vendet e tjera evropiane dhe partnerët e tij në qeverinë e koalicionit.

“Shkalla në të cilën ndodh kjo është diçka që duhet ta diskutojmë në Evropë, dhe sigurisht që do të duhet ta diskutoj edhe në Berlin me partnerët e koalicionit, duke përfshirë diskutimet nëse mund të na duhet të marrim vendime që kërkojnë një mandat nga parlamenti gjerman. Por është shumë herët sot për të dhënë një përgjigje përfundimtare për këtë”, tha ai.

Shuhen zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 5 vatra në të gjithë vendin

19 August 2025 at 11:47

SHQIPËRI- Pas më shumë se 10 ditësh luftë me zjarret duket se tashmë situata është qetësuar.Në të gjithë territorin në 24 orët e fundit raportohet se janë  vetëm 5 vatra zjarri nga të cilat 3 janë ende active dhe 2 nën monitorim.Në flakë rezultojnë se janë pyje në zona  të thella të cilat nuk përbëjnë asnjë rrezik për zonat e banuara.

Sipas ministrisë së Mbrojtjes vijon të ketë prezencë të zjarrit në Ternovë, në bashkinë Bulqizë I cili po mbahet nën monitorim nga 7 efektiv   të forcave zjarrëfikëse për të eliminiuar çdo mundësi riaktivizimi nga djegia e trungjeve të thatë brenda vatrës.

Situata vijon të monitorohet në fshatrat Kulumri dhe Lumi i Trunit në bashkinë Fushë-Arrëz. Gjatë orëve të mëngjesit është bërë rivlerësimi i situatës dhe aktualisht po punohet për të parë nëse ka vatra aktive, si dhe për izolimin e cungjeve që vijojnë të digjen. Në terren janë angazhuar 50 forca të cilat janë shpërndarë në dy grupe me qëllim vendosjen nën kontroll dhe shuarjen përfundimtare të zjarrit. Momentalisht, situata është e qetë dhe flakët janë shuar, por puna po vijon për të garantuar izolimin e plotë të vatrës.

Vatra e zjarrit në Malin e Bërzhitës në fshatrat Ibë dhe Durisht të njësive administrative Bërzhitë dhe Petrelë ndodhet në një terren shumë të largët dhe të vështirë për ndërhyrje nga toka.

Zjarri në fshatrat Damjan dhe Isufaj të Tiranës dhe në zonën e Pezë – Helmës, vijon të jetë aktiv në disa vatra të minimizuara, por që po mbahen nën mbikëqyrje deri në fikjen përfundimtare.Po ashtu edhe në

Parkun Natyror Gërmenj, situata paraqitet më e qetë si pasojë e punës se forcave operacionale por dhe për shkak të rreshjeve të shiut të rëna pasditen e djeshme.

/ abcnews.al /

Vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Apelit lë në burg dy të akuzuarit

19 August 2025 at 11:28

Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masat e  “arrest në burg” për Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Ccakrrin, te arrestuar për vrasjen e 23 vjeçarit Renis Dobra mbrëmjen e 8 korrikut, ku vetëm një ditë me pas trupi i të riut u gjet në afërsi të liqenit të Shkopetit.

Gjatë seancës avokatet  kanë kërkuar të cilësohet i paligjshëm arrestimi dhe lirimi i menjëhershëm i dy të dyshuarve me pretendimin se prokuroria nuk ka prova për implikimin e tyre në vrasje.

Në përfundim gjykata miratoi kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg të dyshuarit dhe i caktoi afat që të mblidhen prova të tjera shtesë për të provuar akuzën. Në kërkim për këtë ngjarje janë edhe Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj.

Sipas hetimeve autorët e kanë ndjekur të riun që nga qyteti i Burrelit dhe rrugës duke shkuar për në banesën e tij ata e kanë dhunuar dhe mbytur. Më pas për të fshehur  krimi, automjetin me te cilin udhëtonte viktima  e hodhën në liqenin e Shkopetit bashkë me trupin e pajetë të 23-vjeçarit.

❌
❌