Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Lidhja e Bizneseve: ZRRE të zbatojë vendimet e gjykatës, të pezullojë menjëherë vendimin për daljen në treg të hapur të energjisë

Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK) i bën thirrje Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) që të respektojë vendimet e gjykatës dhe të pezullojë menjëherë zbatimin e vendimit për kalimin e detyrueshëm të bizneseve në tregun e hapur të energjisë.

LBK thekson se ky veprim, i marrë në mënyrë të njëanshme dhe pa asnjë dialog serioz me komunitetin e bizneseve, është i papranueshëm dhe rrezikon të shkaktojë pasoja të rënda për ekonominë vendore. Qasja e deritashme e ZRRE-së, me mbështetjen e heshtur të Qeverisë, përbën një hap të gabuar strategjik, që nuk i shërben interesit të bizneseve të Kosovës dhe as zhvillimit ekonomik të vendit.

“LBK shpreh keqardhje që ZRRE dhe Qeveria kanë ndërmarrë një vendim pa konsultime të thelluara, pa analizë të ndikimit ekonomik dhe pa ndonjë plan kalimtar të qartë për të garantuar furnizim të qëndrueshëm dhe të përballueshëm me energji për sektorin privat.

Nuk është e qartë në çfarë agjende janë përfshirë ZRRE-ja dhe Qeveria, por është evidente se ky drejtim nuk është në përputhje me nevojat dhe interesat strategjike të prodhuesve dhe bizneseve vendore, të cilat janë shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik të vendit”, thuhet në reagim.

Sipas tyre, edhe gjykata kompetente ka vlerësuar se ky vendim është kundërshtim më legjislacionin dhe ka urdhëruar pezullimin e tij, çka e bën të pakuptimtë këmbënguljen për zbatimin e tij nga ana e ZRRE-së.

LBK kërkon që ky vendim të rishikohet me urgjencë dhe që të ndërmerren masa konkrete për të ndaluar zbatimin e tij deri në një analizë të plotë gjithëpërfshirëse, të hartuar në bashkëpunim me komunitetin e bizneseve dhe partnerët institucionalë.

“Kërkojmë transparencë, përgjegjësi dhe një qasje të arsyeshme në raport me një çështje kaq jetike për të ardhmen ekonomike të Kosovës”, thuhet ndër të tjera në reagim. /Telegrafi/

The post Lidhja e Bizneseve: ZRRE të zbatojë vendimet e gjykatës, të pezullojë menjëherë vendimin për daljen në treg të hapur të energjisë appeared first on Telegrafi.

Zbulohen specifikimet më të rëndësishme të Samsung Galaxy S25 FE

Pas një sërë thashethemesh që kanë qarkulluar kohët e fundit, është shfaqur një listë e plotë e specifikimeve më të rëndësishme të telefonit inteligjent Samsung Galaxy S25 FE që do të dalë së shpejti.

Telefonti inteligjent do të fuqizohet nga procesori Exynos 2400, i cili është një përmirësim i vogël në krahasim me Exynos 2400e në modelin e mëparshëm.

Ai shoqërohet me 8 GB RAM dhe 128 ose 256 GB memorie të brendshme.

S25 FE vjen me një ekran AMOLED me një rezolucion prej 1,080×2,340 pikselësh dhe një shpejtësi rifreskimi prej 120 Hz, i cili mbrohet nga Gorilla Glass Victus.

Në pjesën e pasme është një kamerë kryesore 50 MP (f/1.8) me stabilizim optik të imazhit, një kamerë ultra e gjerë 50 MP (f/2.2) dhe një kamerë telefoto 8 MP (f/2.4) me zmadhim optik 3x dhe stabilizim optik të imazhit, ndërsa pjesa e përparme ka një kamerë selfie 12 MP (f/2.2).

Pajisja fuqizohet nga një bateri 4,500 mAh me mbështetje për karikim me tel 45W dhe pa tel 15W.

Dimensionet e telefonit inteligjent janë 161.3×76.6×7.4 mm, dhe peshon 190 gramë.

Do të jetë rezistent ndaj ujit dhe pluhurit sipas standardit IP68 dhe do të përdorë Android 16 me ndërfaqen e përdoruesit One UI 8.

Krahasuar me paraardhësin e tij, S25 FE ka një kamerë selfie me rezolucion më të lartë, karikim me tel më të shpejtë dhe një bateri më të vogël, pasi S24 FE fuqizohet nga një bateri 4,700 mAh.

Sipas informacionit nga Samsung, Galaxy S25 FE do të prezantohet pak më herët se modeli i mëparshëm, i cili mbërriti në fund të shtatorit të vitit të kaluar. /Telegrafi/

The post Zbulohen specifikimet më të rëndësishme të Samsung Galaxy S25 FE appeared first on Telegrafi.

Lily Collins dukej plot stil në rolin e Emily-t gjatë xhirimeve për sezonin e pestë të serialit

Lily Collins dukej shumë stil gjatë xhirimeve për sezonin e pestë të “Emily in Paris” në kryeqytetin francez të hënën.

Aktorja 36-vjeçare, e njohur për rolin e ekzekutives së marketingut, Emily Cooper, u pa në set duke mbajtur një buqetë të madhe me lule jashtë një lulishte.

Ajo tërhoqi vëmendjen me një palë pantallona të shkurtuara me printime lulesh dhe një bluzë të kuqe e të bardhë, të thurur me grep.

Për të kompletuar pamjen, veshi këpucë sportive kafe të markës Adidas dhe mbante një çantë ngjyrë kafe.

Në një moment, ajo dukej e thelluar në bisedë me shitësen në dyqan, ndërsa mbante edhe një çantë të bardhë prej rrjeteje, plot me ushqime.

Seria e ardhshme, që po pritet me padurim, do të shfaqë Emily-n duke u përpjekur të gjejë ekuilibrin mes jetës së saj të re në Romë dhe asaj që la pas në Paris.

Në fund të sezonit të katërt, Emily duhej të merrte një vendim të rëndësishëm pasi iu ofrua pozicioni i drejtoreshës së zyrës së Agence Grateau në Itali. /Telegrafi/

The post Lily Collins dukej plot stil në rolin e Emily-t gjatë xhirimeve për sezonin e pestë të serialit appeared first on Telegrafi.

Parashikimi i motit në Shqipëri

Shqipëria të martën do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Shërbimi Ushtarak Meteorologjik njofton se moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në relievet kodrinore-malore të vendit.

Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në intervale të shkurtra kohore në mënyrë të izoluar, në jug priten shtrëngata me shkarkesa elektrike e breshër (në male).

Era e lehtë me drejtim kryesor juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë shpejtësi 8-16m/s

Deti – Valëzimi forcës 2-3 ballë. /Telegrafi/

The post Parashikimi i motit në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Mot me vranësira dhe riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të martën në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen dhe si rezultat priten riga shiu nëpër disa zona, kryesisht në juglindje të vendit.

Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 12 – 17°C, ndërkaq maksimale: 21 – 25°C.

Era do të fryjë nga veriperëndimi, 1–5 m/s. /Telegrafi/

The post Mot me vranësira dhe riga shiu appeared first on Telegrafi.

Akullore me kos grek, fruta mali dhe mjaltë – shije e rafinuar verore

Perfekte për ata që duan ëmbëlsi të natyrshme dhe teksturë kremoze

Në vend të bazës klasike me qumësht dhe vezë, kjo recetë përdor kos grek dhe mjaltë për një shije më të lehtë

Përbërësit (për rreth 6 porcione):

▪ 500 g kos grek me yndyrë të plotë
▪ 200 g boronica të freskëta ose të ngrira
▪ 100 ml mjaltë të lëngshëm (idealisht mjaltë livandoje ose bagremi)
▪ 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
▪ 1 lugë çaji lëng limoni
▪ 1 majë kripe
▪ Opsionale: disa fletë nenexhiku për zbukurim

Udhëzimet:

Përgatitja e boronicave
Në një tenxhere të vogël, vendos boronicat me 1 lugë mjaltë dhe lëngun e limonit. Gatuaji në zjarr të ulët për 5-6 minuta derisa të zbuten dhe të lëshojnë lëng. Lëri të ftohen.

Përzierja bazë
Në një tas të madh, përziej kosin grek me pjesën tjetër të mjaltit, vaniljen dhe kripën. Rrihi lehtë me tel kuzhine derisa masa të jetë homogjene.

Shtimi i boronicave
Shto boronicat e ftohura në masën e kosit, por mos i përziej fort – lër vija me ngjyrë vjollcë për një efekt mermeri.

Zamra akulloreje pa blender
Hidhe masën në një enë metalike ose qelqi, mbuloje dhe vendose në ngrirje. Çdo 30 minuta, për 3-4 orë, përzieje lehtë me pirun për të parandaluar formimin e kristaleve të akullit.

Shërbimi
Lëre akulloren të qëndrojë 5-10 minuta jashtë frigoriferit para shërbimit. Shërbeje në gota ose në kube të vogla, me disa boronica të freskëta sipër dhe një gjethe nenexhiku.

Këshilla shtesë:

Mund të përdorni edhe fruta të tjera si mjedra apo manaferra për variante sezonale.
Prezantimi në tasa të vegjël qelqi me dorë të larë krijon efekt vizual luksoz.

Shijojeni, – transmeton Telegrafi.

The post Akullore me kos grek, fruta mali dhe mjaltë – shije e rafinuar verore appeared first on Telegrafi.

Fëmijët e Gazës po vdesin urie – çfarë i bën kequshqyerja trupit të njeriut?

Pavarësisht thirrjeve urgjente nga OKB-ja dhe agjencitë e ndihmës, shpërndarja e ushqimit dhe ndihmës mjekësore thelbësore mbetet shumë e kufizuar, duke përkeqësuar krizën humanitare në Gaza.

Gaza po përballet me një krizë të paparë shëndetësore të shkaktuar nga kequshqyerja e rëndë, me ekspertë mjekësorë dhe humanitarë që paralajmërojnë për pasoja katastrofike në horizont.

Pas gati dy vitesh lufte të pamëshirshme, të përkeqësuara nga muaj të tërë kufizimesh të ndihmës të zbatuara nga Izraeli, popullsia e Gazës po përballet me atë që organizatat humanitare e përshkruajnë si kushte të ngjashme me urinë.

Ndërsa nuk është bërë një deklaratë zyrtare për urinë, agjencitë e ndihmës paralajmërojnë se priten vdekje të përhapura nëse nuk vihen në dispozicion ndërhyrje të menjëhershme ushqimore dhe mjekësore së shpejti.

Klasifikimi i Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore (IPC), autoriteti kryesor global për emergjencat e urisë, lëshoi një alarm të fortë javën e kaluar, duke deklaruar se “skenari më i keq i urisë po zhvillohet aktualisht në Rripin e Gazës”.

“Provat në rritje tregojnë se uria e përhapur, kequshqyerja dhe sëmundjet po nxisin një rritje të vdekjeve të lidhura me urinë. Mosveprimi tani do të rezultojë në vdekje të përhapura në pjesën më të madhe të Rripit”, shtoi grupi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se kequshqyerja në Gaza ka arritur “nivele alarmante”.

Muajin e kaluar, agjencia palestineze e refugjatëve e Kombeve të Bashkuara (UNRWA) raportoi se një në pesë fëmijë në Qytetin e Gazës është i kequshqyer, me raste që rriten çdo ditë.

“Njerëzit në Gaza nuk janë as të vdekur as të gjallë, ata janë kufoma në këmbë”, tha Philippe Lazzarini, komisioneri i përgjithshëm i UNRWA-së.

Çfarë i ndodh trupit gjatë urisë?

Kequshqyerja nuk është thjesht uri – është një proces që e shkatërron trupin nga brenda jashtë.

Në 24 orët e para me pak ose aspak ushqim, trupi mbështetet në një formë të sheqerit të ruajtur të quajtur glikogjen, i cili mbahet në mëlçi.

Pasi mbaron sheqeri, zakonisht brenda një dite, trupi fillon të djegë yndyrën për energji, shkruan euronews.

Tek të rriturit, ky tranzicion mund të zgjasë më shumë sepse ata kanë tendencë të kenë metabolizëm më të ngadaltë dhe rezerva më të mëdha energjie.

Por tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël, ky ndryshim ndodh shumë më shpejt.

Trupat e tyre djegin energji më shpejt sepse, në krahasim me madhësinë e tyre, fëmijëve u duhen shumë më tepër kalori sesa të rriturit vetëm për të qëndruar gjallë.

Organet e tyre, veçanërisht truri dhe zemra, janë ende duke u zhvilluar dhe konsumojnë një sasi disproporcionalisht të madhe energjie.

Sapo trupi fillon të mbështetet në rezervat e tij të energjisë, “muskujt fillojnë të hargjohen, organet jetësore fillojnë të mosfunksionojnë në mënyrë efektive dhe ngadalë trupi hargjohet”, tha Dr. James Smith, mjek urgjence dhe ligjërues në University College London.

“Kjo ndikon absolutisht në gjithçka në lidhje me funksionimin normal fiziologjik të trupit: aftësinë për të lëvizur, aftësinë për të menduar, aftësinë për të ngritur një përgjigje imune ndaj infeksioneve që mund të kërkojnë të sulmojnë trupin”, shtoi ai.

“Kequshqyerja mund të përkeqësojë probleme të tjera shëndetësore, të tilla si infeksionet e frymëmarrjes dhe infeksionet diarreike, që përfundimisht çojnë në vdekje”, vazhdoi Smith.

Si trajtohet kequshqyerja?

“Trajtimi i kequshqyerjes është një proces kompleks dhe delikat, që kërkon shumë më tepër sesa thjesht sigurimin e ushqimit”, tha Smith.

Shtesat e veçanta ushqyese që janë të pasura me mikronutrientë të caktuar mund të ndihmojnë në luftimin e efekteve të kequshqyerjes akute dhe kronike.

“Nuk është thjesht një rast nëse dikush është i kequshqyer që të hajë ushqime të pasura me karbohidrate dhe do të jetë në gjendje të shërohet”, tha Smith.

Christian Lindmeier, zëdhënës i OBSH-së, tha se në shumë pjesë të botës – veçanërisht në vendet e zhvilluara – kequshqyerja është një çështje e anashkaluar sepse mbipesha dhe sëmundjet që lidhen me dietën dominojnë shqetësimet e shëndetit publik.

Thirrje urgjente për akses humanitar dhe mbështetje mjekësore

Pa akses të shpejtë dhe të sigurt humanitar, organizatat ndërkombëtare të ndihmës dhe grupet e të drejtave të njeriut paralajmërojnë se një rritje e vdekjeve të lidhura me urinë në Gaza është e afërt.

“Duhet të merren masa të menjëhershme për t’i dhënë fund armiqësive dhe për të lejuar një reagim humanitar të papenguar, në shkallë të gjerë dhe që shpëton jetë. Kjo është e vetmja rrugë për të ndaluar vdekjet e mëtejshme dhe vuajtjet katastrofike njerëzore”, thuhej në alarmin e javës së kaluar të IPC-së.

Sipas ministrisë së shëndetësisë të Gazës, 93 fëmijë kanë vdekur deri më tani nga shkaqe të lidhura me kequshqyerjen që nga fillimi i luftës.

Si i vetmi autoritet shëndetësor funksional në territor, ministria e drejtuar nga Hamasi ka në staf profesionistë mjekësorë, shifrat e viktimave të të cilëve konsiderohen gjerësisht nga OKB-ja dhe ekspertët ndërkombëtarë si më të besueshmet në dispozicion.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se askush nuk po vuan nga uria në Gaza dhe se është ofruar ndihmë e mjaftueshme gjatë luftës, “përndryshe, nuk do të kishte banorë të Gazës”.

Javën e kaluar, Izraeli njoftoi një “pauzë taktike të aktivitetit ushtarak” të përditshëm në pjesë të Gazës për të lejuar që më shumë ndihmë të rrjedhë në enklavë, duke thënë se kjo do të “hedhte poshtë pretendimin e rremë për urinë e qëllimshme në Rripin e Gazës”.

Megjithatë, aleati më i ngushtë i Izraelit tani duket se nuk është dakord.

Javën e kaluar, gjatë një vizite në Mbretërinë e Bashkuar, presidenti i SHBA-së Donald Trump kundërshtoi qëndrimin e Izraelit duke thënë se kishte “uri të vërtetë” dhe se Izraeli duhet të lejojë “çdo grimcë ushqimi” në Gaza.

“Ata fëmijë duken shumë të uritur”, tha Trump.

Ndryshe, kriza e Gazës është një nga emergjencat më ekstreme të urisë në botë – por nuk është e izoluar.

Sipas një raporti të kohëve të fundit të OKB-së, mbi 720 milionë njerëz në mbarë botën u përballën me urinë në vitin 2024, me konfliktin, zhvendosjen dhe trazirat ekonomike që nxisin një epidemi globale të kequshqyerjes. /Telegrafi/

The post Fëmijët e Gazës po vdesin urie – çfarë i bën kequshqyerja trupit të njeriut? appeared first on Telegrafi.

Si i ‘mashtroi’ Porto tifozët me transferimin e yllit holandez, të gjithë në stadium mbetën të shtangur

Në një epokë ku informacioni rrjedh me shpejtësi të madhe dhe zbulimet për transferimet janë të zakonshme, Porto ka befasuar të gjithë me një lëvizje të fshehtë.

Klubi portugez priti Atletico Madridin në stadiumin “Dragao”, dhe askush nga mijëra tifozët në tribuna nuk kishte dijeni për surprizën që do të vinte.

Përpara fillimit të ndeshjes, Porto prezantoi zyrtarisht skuadrën për sezonin e ri, dhe në fund njoftoi se Luuk de Jong ishte lojtari më i ri i ekipit.

🚨 Porto scheduled Luuk de Jong’s medical tests as a handball player so the information wouldn’t leak. 😅

Only the club board members knew about his surprise presentation.

@ojogo pic.twitter.com/Pb7srzA0YB

— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) August 4, 2025

Tifozët fillimisht mbetën të tronditur kur panë sulmuesin 34-vjeçar holandez me fanellën e Portos, por menjëherë shpërthyen në entuziazëm.

Sipas “O Jogo”, Porto ia doli ta mbante sekret transferimin falë një lëvizjeje shumë të zgjuar gjatë vizitës mjekësore të lojtarit.

🚨 Porto scheduled Luuk de Jong’s medical tests as a handball player so the information wouldn’t leak. 😅

Only the club board members knew about his surprise presentation.

@ojogo pic.twitter.com/Pb7srzA0YB

— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) August 4, 2025

Ata regjistruan ekzaminimin mjekësor të De Jong si të një lojtari të hendbollit, duke shmangur çdo dyshim dhe rrjedhje informacioni.

Madje as Fabrizio Romano, burimi më i besuar për lajmet e merkatos, nuk kishte asnjë dijeni për këtë lëvizje surprizë të Portos. /Telegrafi/ 

The post Si i ‘mashtroi’ Porto tifozët me transferimin e yllit holandez, të gjithë në stadium mbetën të shtangur appeared first on Telegrafi.

Bora Zemani tërhoqi vëmendjen në paraqitjen e saj më të fundit me fustan ngjyrë vanilje

Bora Zemani, një ndër figurat më të dashura të ekranit shqiptar, ka tërhequr sërish vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit, duke dëshmuar edhe një herë stilin e saj të sofistikuar dhe elegancën natyrale.

Në disa imazhe të publikuara në rrjetet sociale, Bora shfaqet e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë vanilje, i cili i binte lirshëm deri në fund të këmbëve, duke e theksuar me delikatesë siluetën e saj elegante.

Detajet e fustanit – prerja e pastër, materiali që rrëshqet lehtësisht mbi trup dhe tonaliteti i butë – i jepnin veshjes një ndjesi të lehtë, verore dhe njëkohësisht shumë tërheqëse.

Foto: Bora Zemani / Instagram

Flokët e saj, të lëna të lirshme dhe të stiluara në valë të buta, e plotësonin pamjen duke nxjerrë në pah veçoritë e bukura të fytyrës së saj: tiparet e rregullta, shikimin e qetë dhe buzëqeshjen e saj të ëmbël që tashmë është bërë pjesë e identitetit të saj publik.

Për të përmbyllur look-un me finesë, Bora kishte zgjedhur një çantë dhe një palë taka në të njëjtën ngjyrë si fustani, duke ruajtur një harmoni të përkryer në veshje.

Foto: Bora Zemani / Instagram

Kombinimi i nuancave dhe aksesorëve i jepte paraqitjes së saj një pamje të kuruar deri në detaj, por pa humbur thjeshtësinë që e karakterizon. /Telegrafi/

Foto: Bora Zemani / Instagram
Foto: Bora Zemani / Instagram

The post Bora Zemani tërhoqi vëmendjen në paraqitjen e saj më të fundit me fustan ngjyrë vanilje appeared first on Telegrafi.

Real Madridi mund të detyrohet të shes Rodrygon për një shumë më të vogël se 100 milionë euro

Real Madridi ka vendosur çmimin për shitjen e Rodrygos.

Sipas ESPN, “Los Blancos” kërkojnë plot 100 milionë euro për të lënë të lirë anësorin brazilian.

Megjithatë, në rast se nuk arrijnë ofertë në këtë vlerë, klubi mund të detyrohet ta pranojë një propozim prej 80 milionë eurosh.

Rodrygo po shqyrton seriozisht një largim nga “Santiago Bernabeu”, për herë të parë që kur iu bashkua Realit.

Skuadra më e interesuar për momentin është Tottenham Hotspur, që ka nisur kontaktet fillestare me përfaqësuesit e lojtarit.

Edhe Arsenal është në garë, ndërsa interesim ka ardhur edhe nga disa klube të Ligës Saudite.

Për momentin, nuk ka negociata zyrtare, por largimi i Rodrygos është gjithnjë e më pranë. /Telegrafi/

The post Real Madridi mund të detyrohet të shes Rodrygon për një shumë më të vogël se 100 milionë euro appeared first on Telegrafi.

“Nga dyshimet për tradhëti tek burgu” – rrëfimi i Sevdin Lajqit për problemet me gruan që e çuan prapa grilave

Divorci në Kosovë, ashtu si në shumë vende të tjera, shpesh përjetohet si një krizë personale dhe familjare, por në disa raste, pasojat e tij mund të shkojnë përtej konfliktit emocional.

Kjo ndodhi me Sevdin Lajqin, i cili përfundoi në burg si rezultat i përplasjeve të rënda pas ndarjes me ish-bashkëshorten.

Në një intervistë të gjatë për emisionin “Prapa Grilave”, Lajqi rrëfen rrjedhën e një martese që përfundoi në një konflikt të ashpër dhe me pasoja penale.

“Sevdin Lajqi, 50 vjeç. Jam i akuzuar për pengim të zyrtarit policor dhe për kanosje. Jam dënuar me 1 vit e 10 muaj burg dhe 1 mijë euro gjobë”, ka treguar ai.

Sipas tij, kriza në martesë nisi pas dyshimeve për tradhti bashkëshortore, të cilat u pasuan nga konflikte të shumta dhe një përplasje fizike që përfshiu edhe familjen e ish-bashkëshortes.

Një incident i rëndë ndodhi pranë një stacioni policor në Pejë, ku Lajqi thotë se ndjeki ish-bashkëshorten dhe kumbarin e saj me veturë, duke tentuar të përballej fizikisht me këtë të fundit.

“Edhe një ditë isha te rrethi te OSBE i Pejës, sa e pata pru një kerr prej Italisë nga Alfarome, e qaty isha ndalë kur po e shoh ish-bashkëshorten me atë kumbarën dule dalë prej villave edhe unë po i ndjeki pas me veturë, po deshti Zoti u ndalën tek stacionin i komunikacioni të Policisë i pari që është në Pejë, pak për të rrethit, jo regjional po i komunikacionit që është ku rrijnë specialcat, edhe janë zebrat aty”.

“Ai u ndalë me kerr me kalu këmbësori unë t’i jepi gaz e t’i bi kerrit e e qeli derën ta ze atë ta rrehi edhe ai ik prej kerrit, unë nuk dojsha me u marr me të. Edhe vijnë Policia më kapën më sollën mua por unë nuk e lshojsha janë kanë taksistat kanë kqyrë. Atë e kam rrahur, tash janë ardh Policia kam shku në stacion më kanë gjobitur e kam pranuar veprën se e kam pranuar se e kam bërë, e tash këtë kanosje që ma kanë shkru nuk e di se kë e kam kanosur unë. Pse me më dënu. Kanosjen nuk e di për çka më kanë dënuar ajo po më intereson më së shumti”, ka rrëfyer Lajqi në RTVDukagjini.

Ai thotë se e ka pranuar se ka ushtruar dhunë, por nuk e kupton arsyen përse është dënuar për kanosje: “Kanosjen nuk e di për çka më kanë dënuar, ajo po më intereson më së shumti”.

The post “Nga dyshimet për tradhëti tek burgu” – rrëfimi i Sevdin Lajqit për problemet me gruan që e çuan prapa grilave appeared first on Telegrafi.

Qeveria e Izraelit voton për shkarkimin e prokurorit të përgjithshëm të vendit

Qeveria izraelite votoi unanimisht për të shkarkuar Prokuroren e Përgjithshme të vendit Gali Baharav-Miara.

“Qeveria sapo ka miratuar unanimisht propozimin e zëvendëskryeministres dhe ministrit të Drejtësisë Yariv Levin për të ndërprerë menjëherë mandatin e prokurores së përgjithshme Gali Baharav-Miara”, sipas zëdhënësit të Levin.

Baharav-Miara është kritikuar shpesh nga qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu, i cili e akuzoi atë për abuzim me autoritetin e saj për të minuar politikat e qeverisë dhe për të destabilizuar sundimin e ligjit të Izraelit, shkruan CNN.

Politikanët e krahut të djathtë izraelitë kanë kërkuar prej kohësh shkarkimin e saj.

Raportohet se Gjykata Supreme e Izraelit lëshoi një urdhër për të ndaluar shkarkimin e Baharav-Miara.

Ndryshe, lëvizja e Levin në mars për të filluar procedurat për shkarkimin e saj shkaktoi kritika të ashpra dhe një sfidë ligjore.

Roli i prokurorit të përgjithshëm në Izrael ka autoritet unik, duke shërbyer si këshilltar ligjor i qeverisë dhe si mbikëqyrës publik.

Pozicioni nuk është një emërim politik i lidhur me koalicionin qeverisës – diçka që qeveria është përpjekur ta ndryshojë si pjesë e reformës së saj të diskutueshme gjyqësore. /Telegrafi/

The post Qeveria e Izraelit voton për shkarkimin e prokurorit të përgjithshëm të vendit appeared first on Telegrafi.

Jose Mourinho po kërkon transferimin e një ylli nga Man Utd

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho, ka vënë në shënjestër një nga talentët më të mëdhenj të Manchester United, Alejandro Garnacho.

Sipas mediave turke, klubi nga Stambolli po përgatit një ofertë zyrtare prej 45 milionë eurosh për sulmuesin argjentinas të krahut.

Garnacho, 20-vjeçar, ka qenë titullar i rregullt sezonin e kaluar, por raportimet nga Anglia thonë se ai nuk është në planet afatgjata të trajnerit të ri, Ruben Amorim.

Në sezonin 2024/25, ai luajti në 58 ndeshje në të gjitha garat, duke realizuar 11 gola dhe duke dhënë 10 asistime, një bilanc mbresëlënës për moshën e tij.

Përveç interesimit nga Fenerbahçe, për Garnachon kanë shprehur interes edhe skuadra të tjera të mëdha evropiane si Chelsea dhe Napoli.

Megjithatë, turqit shpresojnë se prania e Jose Mourinhos në krye të pankinës mund të jetë faktori që do ta bindë lojtarin të transferohet në Stamboll.

Rreth të ardhmes së tij pritet të ketë zhvillime gjatë kësaj jave, derisa te United po presin shitjen e argjentinasit. /Telegrafi/

The post Jose Mourinho po kërkon transferimin e një ylli nga Man Utd appeared first on Telegrafi.

Një fanse e Katy Perryt humbi ndjenjat në njërin prej koncerteve të saj

Një fanse humbi ndjenjat në skenë gjatë koncertit të Katy Perry-t të dielën.

Gjatë çdo nate të turneut të saj Lifetimes, këngëtarja 40-vjeçare fton disa fansa në skenë për ta ndihmuar në interpretimin e këngës së saj të vitit 2011, The One That Got Away.

Por emocionet ishin tepër të forta për një fanse të vogël, me emrin McKenna, e cila humbi ndjenjat pikërisht në momentin kur Perry po përgatitej të niste këngën.

Sipas Billboard, këngëtarja e njohur thirri McKennën dhe një shoqe të saj nga skaji më i lartë i arenës Little Caesars në Detroit, Michigan, për t’u bashkuar në skenë.

Kur McKenna u rrëzua, ajo u ndihmua menjëherë nga pjesëtarë të stafit të Perry-t dhe nga ekipi mjekësor i vendit, ndërkohë që vetë këngëtarja u ul pranë saj për t’i qëndruar afër.

Pas largimit të vajzës nga skena, Perry përqafoi tre fanset e tjera në një përqafim të përbashkët dhe bëri një lutje, duke thënë:

“O Zot, lutemi për McKennën, që ajo të rikthehet plotësisht, më e ndritshme dhe më e fortë se kurrë. Amen”.

Ajo shtoi gjithashtu:

“Është shumë. Ndonjëherë je kaq e guximshme dhe ngjitesh në skenë, por ndihesh e tejmbushur nga emocionet. E kuptoj plotësisht atë ndjesi.”

Më vonë, Perry i siguroi të pranishmit duke thënë se “McKenna është mirë”.

Ndërkohë, dy javë më parë, Katy Perry përjetoi një moment frike gjatë koncertit të saj në San Francisko, kur flutura mekanike që ajo po përdorte për të fluturuar mbi publikun papritur ra disa metra poshtë. /Telegrafi/

The post Një fanse e Katy Perryt humbi ndjenjat në njërin prej koncerteve të saj appeared first on Telegrafi.

Frymëmarrja e rënduar dhe mungesa e gjumit në shtatzëni: Çfarë po ju sinjalizon trupi?

Ndryshimet fiziologjike në shtatzëni mund të shkaktojnë simptoma shqetësuese, por ja si të dalloni kur ato janë normale dhe kur kërkojnë kujdes mjekësor

Gjatë shtatzënisë, trupi i gruas kalon nëpër transformime të mëdha fizike dhe hormonale, të cilat shpesh shoqërohen me simptoma që mund të ngatërrohen me gjendje mjekësore serioze. Sidomos në tremujorin e tretë, shumë gra përballen me vështirësi në frymëmarrje, dhimbje në pjesën e poshtme të barkut dhe vështirësi për të fjetur.

Por si të dalloni nëse këto janë pjesë normale e shtatzënisë apo sinjale që kërkojnë vëmendje të menjëhershme?

Pse shfaqet vështirësia në frymëmarrje?

Nga mesi i shtatzënisë e tutje, mitra e zmadhuar fillon të ushtrojë presion mbi diafragmën – muskulin që ndihmon në frymëmarrje. Kjo e kufizon hapësirën që mushkëritë kanë në dispozicion, duke bërë që shumë gra të ndiejnë frymëmarrje të shkurtër, sidomos gjatë ecjes apo kur shtrihen në shpinë.

Megjithatë, kjo nuk ndikon negativisht te fetusi – organizmi i nënës siguron oksigjen të mjaftueshëm për të përmes rritjes së vëllimit të gjakut dhe nivelit të hemoglobinës. Sipas Shoqatës Amerikane të Shtatzënisë (American Pregnancy Association), kjo është një dukuri e zakonshme që zakonisht lehtësohet në javët e fundit të shtatzënisë, kur foshnja pozicionohet më poshtë në legen, transmeton Telegrafi.

Këshillë praktike: Fjetja në krah, përdorimi i jastëkëve mbështetës dhe teknikat e frymëmarrjes së thellë mund të ndihmojnë.

Kur dhimbja në barkun e poshtëm është normale?

Dhimbjet e mprehta ose të lehta në zonën e mitrës mund të ndodhin si pasojë e shtrirjes së ligamentëve ose zgjerimit të qafës së mitrës. Këto janë të zakonshme, por nëse dhimbjet bëhen të forta, ritmike apo shoqërohen me rrjedhje të pazakonta, ato mund të jenë shenjë e lindjes së parakohshme apo ndërlikimeve tjera. Në këto raste, konsultimi me obstetrin është i domosdoshëm.

Pagjumësia në shtatzëni – si ta lehtësoni?

Vështirësia për të fjetur është një ankesë e përhapur, sidomos gjatë javëve të fundit të shtatzënisë. Pozicioni i pakëndshëm, shtimi i peshës, lëvizjet e bebes dhe shqetësimet emocionale për lindjen, janë ndër shkaqet kryesore të pagjumësisë. Studimet tregojnë se rreth 75% e grave përjetojnë probleme me gjumin në tremujorin e tretë (National Sleep Foundation).

Çfarë mund të ndihmojë: Vendosja e një jastëku ndërmjet këmbëve ose mbështetja e shpinës; shmangia e ushqimeve të rënda para gjumit; lexim librash të qetë; ushtrime relaksuese; dhe rutina të rregullta para fjetjes.

Kur është koha për të shkuar te mjeku?

Duhet të konsultoheni me profesionistin shëndetësor nëse vëreni:

▪ Frymëmarrje të rënduar në qetësi ose gjatë pushimit;
▪ Dhimbje të forta abdominale ose ngërçe të rregullta;
▪ Lëvizje të zvogëluara të bebes;
▪ Simptoma që ndërhyjnë në jetën e përditshme për më shumë se disa ditë.

Shtatzënia sjell sfida të përkohshme, por shumë prej tyre janë pjesë e natyrshme e përgatitjes së trupit për lindje. Duke i njohur sinjalet e trupit dhe duke komunikuar me mjekun në kohë, mund të ruani sigurinë tuaj dhe të bebes që po vjen. /Telegrafi/

The post Frymëmarrja e rënduar dhe mungesa e gjumit në shtatzëni: Çfarë po ju sinjalizon trupi? appeared first on Telegrafi.

Sesko pajtohet për transferimin, klubi anglez po e finalizon transferimin e sllovenit

Newcastle United po lëviz me shpejtësi për të siguruar nënshkrimin e Benjamin Seskos, sulmuesit të RB Leipzig, raportoi Daily Mail.

Klubi anglez është inkurajuar pasi lojtari ka shprehur hapur interesin për t’u bashkuar me “Magpies”.

Sesko është objektivi kryesor ofensivë i Newcastle këtë verë dhe klubi tashmë ka nisur negociatat me Leipzig për një marrëveshje që pritet të kapë shifrën e rreth 70 milionë funte.

Bisedimet mbi strukturën e pagesës kanë nisur gjatë fundjavës dhe drejtuesit e Newcastle synojnë ta përmbyllin marrëveshjen brenda 24 orëve të ardhshme.

Qëllimi i tyre është ta kenë sulmuesin slloven në dispozicion para ndeshjes hapëse të sezonit të Ligës Premier ndaj Aston Villas.

Ndërkohë, Manchester United mbetet në garë për lojtarin 22-vjeçar, por nuk ka dorëzuar ende një ofertë zyrtare.

Ende nuk është e qartë nëse Sesko ka preferencë të qartë mes dy klubeve, megjithëse burimet afër tij sugjerojnë se të gjitha opsionet janë të hapura.

Garë e fortë për një nga talentet më premtues të Evropës, që pritet të vendosë së shpejti për të ardhmen e tij. /Telegrafi/

The post Sesko pajtohet për transferimin, klubi anglez po e finalizon transferimin e sllovenit appeared first on Telegrafi.

“S’guxon të tregosh kurrë”, Nishori rrëfen për dhunën seksuale që përjetoi gjatë luftës

Ramadan Nishori, i mbijetuar i luftës në Kosovë, ka ndarë për publikun përvojën e tij të dhunës seksuale në ciklin e emisioneve “Heshtja që vret – Klithma e vërtetës së luftës”.

Nishori kujton ditët e fundit të shtatorit 1998, kur një ofensivë e ushtrisë serbe e detyroi atë dhe shumë të rinj të largoheshin nga Negroci drejt bjeshkëve të Kasmaqit dhe më pas në grykën e Baicës së Drenasit.

Aty, përjetuan një tjetër ofensivë më 27 shtator, ku ushtria serbe e rrethoi zonën dhe ndau burrat dhe djemtë nga gratë në fund të grykës.

“Na kanë hyp nëpër kamiona, na kanë sjell, qysh kanë ditur ata. Edhe na cuan në stacion policor në Drenas. Ish frika pa na çuar në stacion, a po na çojnë në Ferronikel, na vrasin e na djegin në furra. Mendja kah nuk shkon në ato momente. Por na çuan në stacion të policisë…”, ka treguar Nishori.

Ai rrëfen se pas mbërritjes në stacion, pas mesnate, iu nënshtrua testit të parafinës. Pas kësaj, teksa po prite të intervistohej nga policia serbe, një nga policët e stacionit e dhunoi seksualisht në një banjo të objektit, ndërsa i dyti u përgatit për të njëjtën gjë.

Ndërhyrja e një polici shqiptar që shërbente si përkthyes, e shpëtoi Nishorin nga një dhunim i dytë.

“Na shtinen, në garazha të stacionit. Edhe nuk vonoi shumë, pas pak kohe filluan të na marrin me rend. Naj bojshin testin e parafinës, me kqyr a kemi përdoru armë. Tash pasi e bojshin testin, kanë qenë ato zyret, ku na marrin në pyetje. Një (polic) shqiptar ka qenë edhe ai e ka atë ditë rolin e përkthyesit. E njoh me emër e mbiemër…

Pas mesnatës më ka ardh rendi mua. Ma bën testin. U dashke me prit, deri te lirohen dhomat me na marrë në pyetje. Aty kanë ardhur dy polic me uniforma. Edhe me kanë kap zhag, dhe me kanë shti në një banjo. Edhe njani prej tyre më dhunoi”, ka shtuar Nishori.

“Këtu u bë i dyti gati për dhunë. Prej britmave t’mija ka ni ky shqiptari që ka punuar. Edhe ka ardhur edhe më ka nxjerr prej aty. Dhe më ka shti në këto zyret që na merrshin në pyetje”, ka rrëfyer më tej Nishori në Debat Plus.

Pastaj, Nishori tregon se u kërcënua nga policët serbë që të mos tregonte se çfarë i kishte ndodhur.

“Ata që më merrnin në pyetje, policia civile, ia nisën të më kërcënojnë. Më thanë kjo çka ka ndodh kurrë nuk guxon me kallxu. Mua atë ditë nuk më morën në pyetje. Tash unë kur dola i pa rrahur, pse nuk të rrehen ty, këta që ishin jashtë. Tash çka me thënë, nuk mundesha me kallxu kërkujt (për dhunimin). Atë natë kemi nejt aty, vetëm britma kemi dëgjuar, njerëz që dilshin të përgjakur e të llomitur”, ka treguar Nishori.

The post “S’guxon të tregosh kurrë”, Nishori rrëfen për dhunën seksuale që përjetoi gjatë luftës appeared first on Telegrafi.

“Ndoshta ke harruar se kush është babai yt”, Fero me një postim emocionues për vajzën e tij Ninën

Reperi i njohur shqiptar, Feronit Shabani, i njohur si Fero, ka bërë një postim emocionues për vajzën e tij, Ninën.

Përmes një postimi në InstaStory, ai deklaron se nuk e ka parë të bijën prej gati një viti.

“Gati një vit pa të parë. Ndoshta ke harruar se kush është babai yt, ose ndoshta po të mungoj. Mendoj shumë për ty, na kanë bërë padrejtësi”, shkroi Fero, duke i shtuar edhe hashtagun #shtetikorruptuar.

Foto: Fero / Instagram

Fero prej kohësh ka hedhur akuza ndaj ish-bashkëshortes së tij, Arbenita Ismajlit, duke pretenduar se ajo ka shkelur marrëveshjen e kujdestarisë.

Pas rikthimit në muzikë, reperi ka deklaruar se ka kaluar muaj pa e parë vajzën e tij. Çështja e kujdestarisë mbetet ende e paqartë.

Nga ana tjetër, Fero po përballet me një proces gjyqësor të veçantë, ku iu janë ngritur tri aktakuza për vepra penale.

Sipas disa burimeve mediale, ende të pakonfirmuara nga gjykata, ato përfshijnë ngacmim seksual dhe dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, Arbenitës.

The post “Ndoshta ke harruar se kush është babai yt”, Fero me një postim emocionues për vajzën e tij Ninën appeared first on Telegrafi.

Igor Angelovski pranë stolit të Prishtinës, kryeqytetasit në bisedime të avancuara me ish-trajnerin e Maqedonisë së Veriut

FC Prishtina është në kërkim të trajnerit të ri pas largimit të Arsim Thaqit.

Pozitën e trajnerit të përkoshëm në klubin kryeqytetas e ka marrë Blerim Bunjaku, i cili ishte ndihmës i Thaqit të larguar.

Burime të Telegrafit pranë klubit prishtinas kanë raportuar se kandidati kryesor për ta marrë rolin e trajnerit te Prishtina është një emër me përvojë të madhe në arenën ndërkombëtare, Igor Angelovski.

Klubi më i trofeshëm kosovar ka zhvilluar bisedime me trajnerin maqedonas dhe gjasat janë të mëdha që ai të marrë drejtimin e klubit në ditët në vijim.

Kush është Igor Angelovski?

I lindur në Shkup më 2 qershor 1976, Angelovski është një nga trajnerët më të njohur në futbollin e Maqedonisë së Veriut, me një karrierë që shtrihet nga futbolli vendor e deri te kombëtarja.

Ai e nisi karrierën si trajner me Rabotnickin, duke fituar titullin kampion dhe dy Kupa të Maqedonisë, për t’u ngjitur shpejt në skenën ndërkombëtare. Kulmi i suksesit të tij erdhi me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, të cilën e drejtoi në një epokë historike, duke e kualifikuar për herë të parë në Kampionatin Evropian Euro 2020, një sukses që i dha vendin prestigjin futbollistik të munguar deri atëherë.

Pasi përfundoi misionin me përfaqësuesen, Angelovski provoi aventurën me HNK Gorica në Kroaci dhe më pas me Caspiy Aqtau në Kazakistan, ndërsa tani është shumë pranë rikthimit në një bankinë serioze, këtë herë në Superligën e Kosovës.

FC Prishtina nën tranzicion – Blerim Bunjaku në rolin e përkohshëm

Pas largimit të Arsim Thaqit, stervitjet momentalisht janë marrë përsipër nga ndihmëstrajneri Blerim Bunjaku, i cili do të udhëheqë përgatitjet e skuadrës derisa të zyrtarizohet emri i trajnerit të ri.

Burime të Telegrafit konfirmojnë se negociatat me Angelovskin janë në fazën përfundimtare, dhe një marrëveshje mund të konkretizohet shumë shpejt, pasi vetë tekniku shihet si profili ideal për objektivat ambiciozë të klubit, rikthimi në majat e futbollit kosovar dhe sukses në arenën ndërkombëtare.

Nëse zyrtarizohet, Igor Angelovski do të jetë trajneri më i njohur që ka drejtuar ndonjëherë FC Prishtinën dhe një figurë që mund të sjellë qetësi, disiplinë dhe përvojë elitare në një klub që synon të ndërtojë një identitet të fortë rajonal dhe evropian. /Telegrafi/

The post Igor Angelovski pranë stolit të Prishtinës, kryeqytetasit në bisedime të avancuara me ish-trajnerin e Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.

Fundjavë festive në Ohër, banorët: S’kemi kapacitete për kaq shumë të ftuar

Drogë e sekuestruar në fusha sportive dhe rrugë, dhunë, përleshje, ndalime në polici, alkool për të miturit në plazh. Vetëm më 2 gusht, u ndaluan 4 persona. Kështu e kaluan Ohri dhe Struga fundjavën festive, kur mijëra turistë kryesisht të rinj nga e gjithë Maqedonia, qëndruan pranë liqenit të Ohrit. Kjo është periudha kur mbahen koncerte të shumta nga yje të muzikës botërore dhe nga fqinjësia.

“Në periudhën nga 1 deri më 3 gusht, janë regjistruar 15 denoncime për shkelje të rendit publik, nga të cilat 12 në Ohër dhe 3 në Strugë. Pati nëntë sekuestrime droge, tetë në Ohër dhe një në Strugë. Pati edhe 6 aksidente trafiku, 4 në Ohër dhe 2 në Strugë. Në Ohër janë konstatuar tre vepra penale të drejtimit të pakujdesshëm të automjetit”, tha Stefan Dimoski, zëdhënës i SPB Ohër.

Banorët thonë se Ohri nuk është gati të presë kaq shumë turistë, në të njëjtën kohë.

“Ohri nuk është gati për 50,000-60,000 banorë përnjëherë. Ky është kaos, kjo s’është normale. Kultura është zero, automjete nga e gjithë Maqedonia dhe nga vende të tjera. E shihni, unë jam me biçikletë. Nuk mund të mbahet. Nuk ka parkim, na duhet garazh në kat. Ka të rinj gjithandej, pavarësisht se ka shporta, nuk i përdorin i hedhin mbeturinat jashtë. Janë të gjithë të rinj nga 13-14 vjeç, kjo është mungesë e madhe e edukimit”, tha një banor i Ohrit.

“Nuk jemi gati. Nuk ka staf, nuk ka ambiente, nuk ka mikpritje, shumë gjëra mungojnë. Nuk kemi faktorët kryesorë, mirësinë dhe stafin”, tha një tjetër banor.

“Nuk e duron dot qyteti. Çfarë po ndodh në qytet tani? Është kaos, nuk e di kush ha e kush pi. Kaq do të them”, theksoi një tjetër qytetar.

Punonjësit e turizmit thonë se çdo verë përsëritet e njëjta, kur nga 25 korriku deri më 10 gusht, Ohri është i mbushur kryesisht me mysafirë të rinj të cilët nuk i kushtojnë vëmendje sjelljes dhe higjienës, gjë që është shumë negative për Ohrin.

“Mund të shohim nga buletinet se çfarë po ndodh çdo ditë, mund të shohim nga postimet e përditshme në rrjetet sociale se çfarë po ndodh në qytet. Nuk mund të themi se qyteti është fajtor apo punonjësi i komunës. Ne njerëzit bëjmë sa më shumë rrëmujë që mundemi, askush nuk mund ta pastrojë. Ohri meriton ofertë më të mirë turistike, turistë më të mirë”, tha Jakim Malenko – punonjës turistik.

Kompanitë komunale në Strugë dhe Ohër kanë gjithashtu punë të ngarkuar. Vetëm në tre ditë ata mblodhën 1530 metra kub mbeturina. Ata pastrojnë grumbuj mbeturinash të lëna nga turistët e pakujdesshëm, kryesisht përgjatë shëtitores së qytetit, Çarshisë dhe stadiumit të qytetit./Alsat/

The post Fundjavë festive në Ohër, banorët: S’kemi kapacitete për kaq shumë të ftuar appeared first on Telegrafi.

❌