Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i KosovĂ«s nuk e ka certifikuar ListĂ«n Serbe â partinĂ« mĂ« tĂ« madhe tĂ« serbĂ«ve tĂ« KosovĂ«s â pĂ«r zgjedhjet lokale tĂ« 12 tetorit, duke nxitur reagim nga Serbia, e cila e dĂ«noi vendimin.
Rekomandimi për certifikimin e Listës Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit, i mori vetëm 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime gjatë një mbledhjeje të KQZ-së të enjten pasdite.
Lista Serbe mund të ankohet ndaj këtij vendimi në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili, sipas disa ekspertëve ligjorë, do ta rrëzojë vendimin e KQZ-së.
PZAP e kishte rrëzuar një vendim të ngjashëm të KQZ-së muaj me parë për zgjedhjet parlamentare, duke ia mundësuar Listës Serbe pjesëmarrjen në votime. Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, ishin zëshëm kundër certifikimin të kësaj partie dhe ishin të vetmit që votuan kundër.
Duke folur nĂ« mbledhje, Kurteshi tha se mbi â90 pĂ«r qind tĂ« personave qĂ« janĂ« nĂ« listat e kandidatĂ«ve tĂ« ListĂ«s Serbe janĂ« tĂ« anĂ«tarĂ«suar nĂ« institucione paralele serbe nĂ« KosovĂ«â.
Kurteshi e kundërshtoi kandidaturën e Sasha Millosheviçit nga Lista Serbe për kryetar të Novobërdës, duke thënë se ai ishte emëruar nga Qeveria serbe për kryetar të komunës së Gjilanit, komunë kjo paralele serbe.
âKy luan rol dyfishâ, tha Kurteshi. âKy punon nĂ« institucione tĂ« njĂ« shteti qĂ« ka synime agresive edhe ushtarake ndaj RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«sâ.
Millosheviç ishte emĂ«ruar pĂ«r kryetar tĂ« Gjilanit nga Qeveria serbe mĂ« 27 shkurt 2020, si âkryetar i Organit tĂ« PĂ«rkohshĂ«m tĂ« KomunĂ«s sĂ« Gjilanitâ.
Por, Qeveria e Serbisë, më 7 gusht, mori mbi 20 vendime kadrovike për emërimin dhe shkarkimin e zyrtarëve të institucioneve, mes tyre edhe disa që kanë qenë në krye të organeve të përkohshme për komunat në Kosovë.
Ajo nuk dha arsye për këto shkarkime, në mesin e të cilëve ishin edhe Sasha Millosheiq, Zoran Todiq nga Leposaviqi, Novak Zhiviq i ngarkuar për komunën e Prishtinës, Goran Dançetoviç, kryetar i komunës së Obiliqit, Bozhidar Dejanoviq nga Vitia, etj.
AnĂ«tari tjetĂ«r i VetĂ«vendosjes, Alban Krasniqi, tha se Lista Serbe Ă«shtĂ« âdorĂ« e zgjatur e presidentit tĂ« SerbisĂ«, Aleksandar Vuçiqâ dhe se ajo nuk lufton pĂ«r interesat e serbĂ«ve tĂ« KosovĂ«s.
âI lus kolegĂ«t e mi tĂ« votojmĂ« kundĂ«r certifikimit tĂ« ListĂ«s Serbeâ, tha ai.
Zyra e Partive Politike nĂ« KQZ â e cila ka pĂ«r obligim tĂ« shqyrtojĂ« aplikimet e subjekteve politike dhe kandidatĂ«ve tĂ« tyre pĂ«r tâu certifikuar pĂ«r pjesĂ«marrje nĂ« zgjedhje â kishte rekomanduar certifikimin e ListĂ«s Serbe.
Anëtarja e KQZ-së nga Lista Serbe, Gordana Llaban, tha se nëse zyrës i është thënë se të gjithë kanë kaluar filtrat dhe se të gjithë kandidatët janë të rregullt, atëherë duhet të certifikohen të gjithë kandidatët.
âNĂ«se ekzistojnĂ« çfarĂ«do dĂ«shmish, le tĂ« kryejnĂ« institucionet punĂ«n e tyre. Mendoj se janĂ« pĂ«rdorur shumĂ« fjalĂ« tĂ« rĂ«nda. Duke ju dĂ«gjuar juve si flisni, pas kĂ«saj unĂ« mendoj se asnjĂ« serb mĂ« nuk do tĂ« mbetet serb, pa u quajtur terrorist apo kriminel. MĂ« intereson nĂ«se i keni kontrolluar kĂ«shtu listat e çdo partie. A ka kriminelĂ« nĂ« ndonjĂ« parti tjetĂ«r, apo janĂ« tĂ« gjithĂ« vetĂ«m nĂ« ListĂ«n Serbe? Nuk mund ta lejoj qĂ« populli serb nĂ« KosovĂ« tĂ« barazohet me njĂ« numĂ«r terroristĂ«sh apo kriminelĂ«sh. Organet qĂ« janĂ« pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r kĂ«tĂ«, le tâi ndjekin kriminelĂ«t dhe le tâi arrestojnĂ«, por nuk mund tĂ« barazohet i gjithĂ« populli serb me kriminelĂ«tâ, tha Llaban, duke iu drejtuar Kurteshit.
Kurteshi ia ktheu duke thĂ«nĂ« se ânuk e cilĂ«soj popullin serb terrorist, por mendoj se Lista Serbe ka tĂ« kaluar dhe tĂ« tashme terroristeâ.
AnĂ«tarĂ«t e partive tĂ« tjera politike nĂ« KQZ abstenuan nga votimi dhe thanĂ« se institucionet e sigurisĂ« duhet tâi verifikojnĂ« pretendimet e Kurteshit dhe Krasniqit lidhur me historinĂ« e kandidatĂ«ve tĂ« ListĂ«s Serbe pĂ«r zgjedhjet lokale, para se ata tĂ« hidhen pĂ«rsĂ«ri nĂ« votim.
Për certifikimin e Listës Serbe votuan vetëm anëtarja e kësaj partie, Gordana Llaban dhe kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
Vendimi u pĂ«rshendet nga ministrja nĂ« detyrĂ« e DrejtĂ«sisĂ« nĂ« KosovĂ«, Albulena Haxhiu, e cila tha se Lista Serbe ânĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pĂ«rsĂ«ritur ka vepruar kundĂ«r parimeve kushtetuese dhe ka cenuar rendin demokratik tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«sâ.
Lista Serbe mund të ankohet ndaj këtij vendimi në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili, sipas disa ekspertëve ligjorë, do ta rrëzojë vendimin e KQZ-së.
Serbia e dĂ«noi fuqishĂ«m vendimin, duke e cilĂ«suar si âshembull flagrant i inxhinierisĂ« politike qĂ« synon pĂ«rjashtimin e popullit serb nga jeta demokratikeâ.
Ministri i JashtĂ«m i SerbisĂ«, Marko Gjuriq, shkroi nĂ« Facebook se âduke refuzuar kandidaturat e dorĂ«zuara nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« rregullt, tĂ« cilat plotĂ«sojnĂ« tĂ« gjitha kĂ«rkesat ligjore, autoritetet nĂ« PrishtinĂ« edhe njĂ« herĂ« kanĂ« shkelur sundimin e ligjit dhe kanĂ« zbuluar synimin e tyre tĂ« vĂ«rtetĂ« â tĂ« heshtin zĂ«rin legjitim tĂ« serbĂ«ve nĂ« KosovĂ« dhe Metohiâ.
Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i KosovĂ«s, shkroi nĂ« Facebook se vendimi i sotĂ«m pĂ«r tĂ« mos certifikuar ListĂ«n Serbe ânuk Ă«shtĂ« gjĂ« tjetĂ«r veçse njĂ« akt politik, i cili do tĂ« rrĂ«zohet nga PZAP-jaâ.
âMe kĂ«tĂ« hap, KQZ-ja ka tejkaluar kompetencat e saj dhe ka hyrĂ« nĂ« fushĂ« qĂ« i takon vetĂ«m institucioneve tĂ« drejtĂ«sisĂ« dhe tĂ« sigurisĂ«â, tha ai.
Sipas tij, përderisa nuk ka një akt që shpall një subjekt si organizatë terroriste, ai trajtohet si çdo pjesëmarrës tjetër që plotëson kriteret formale.
âEdhe sikur njĂ« vendim i tillĂ« tĂ« merrej, ai do tĂ« ishte i kontestueshĂ«mâ, shkroi ai.
Ehat Miftaraj nga Instituti i KosovĂ«s pĂ«r DrejtĂ«si (IKD), tha se njĂ« subjekti politik nuk mund tâi kufizohet e drejta pĂ«r tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« zgjedhje me vendim administrativ nga njĂ« organ administrativ nĂ« procedure administrative.
âSipas KushtetutĂ«s sĂ« KosovĂ«s, ligjeve tĂ« aplikueshme nĂ« KosovĂ« dhe opinioneve tĂ« Komisionit tĂ« Venecias njĂ« partie politike mund tâi kufizohet e drejta pĂ«r tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« zgjedhje vetĂ«m pĂ«rmes nja procesi gjyqĂ«sor, duke e shpallur subjektin politik me vendim gjyqĂ«sor se ka cenuar rendin kushtetues te atij vendiâ, shkroi Miftaraj nĂ« Facebook.
NĂ« prag tĂ« mbledhjes sĂ« KQZ-sĂ«, e ngarkuara me punĂ« nĂ« AmbasadĂ«n amerikane nĂ« PrishtinĂ«, Anu Prattipati, ia shprehu kryeministrit nĂ« detyrĂ« tĂ« KosovĂ«s, Albin Kurti, shqetĂ«simin e Shteteve tĂ« Bashkuara nga çdo pĂ«rpjekje pĂ«r tâua kufizuar partive serbe pjesĂ«marrjen nĂ« zgjedhjet lokale tĂ« tetorit.
Prattipati nĂ«nvizoi se Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« serbĂ«t e KosovĂ«s tĂ« marrin pjesĂ« nĂ« zgjedhje, duke shtuar se âjemi tĂ« shqetĂ«suar pĂ«r çdo pĂ«rpjekje qĂ« ua kufizon kĂ«tĂ« mundĂ«si.
âFola pĂ«r kĂ«to çështje me kryeministrin nĂ« detyrĂ« dhe i theksova vĂ«mendjen e Shteteve tĂ« Bashkuara pĂ«r kĂ«tĂ« çështjeâ, theksoi ajo.
Vetëvendosje luftoi kundër certifikimit të Listës Serbe edhe për zgjedhjet parlamentare të shkurtit, dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e kishte certifikuar atë fillimisht.
Megjithatë, pas ankesave në instanca më të larta, Lista Serbe u certifikua dhe mori pjesë në zgjedhje, duke i fituar 9 ulëse në Kuvend.
Lista Serbe vendosi të garojë në zgjedhjet e sivjetshme lokale, pasi kishte bojkotuar zgjedhjet e kaluara lokale, duke bërë që kryetarët shqiptarë ta merrnin dhe mbanin pushtetin në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit nga maji i vitit 2023.
NĂ«se certifikohet, Lista Serbe pritet tâi rimarrĂ« tĂ« gjitha katĂ«r komunat veriore: MitrovicĂ« e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
Lista Serbe ishte nĂ« pushtet nĂ« tĂ« dhjetĂ« komunat me shumicĂ« serbe nĂ« KosovĂ« deri nĂ« nĂ«ntor tĂ« vitit 2022, kur mori vendim pĂ«r tâu larguar nga institucionet nĂ« veri, pĂ«r shkak tĂ« njĂ« kĂ«rkese tĂ« QeverisĂ« sĂ« KosovĂ«s pĂ«r tâi zĂ«vendĂ«suar targat serbe tĂ« makinave me ato tĂ« KosovĂ«s./REL/