Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 August 2025Main stream

Shkodra dhe Lezha do të përfshihen nga moti i keq, Emergjencat Civile në gatishmëri

21 August 2025 at 23:00

TIRANË, 21 gusht/ATSH/ Pjesa veriperëndimore e vendit pritet të përfshihet në orët në vijim nga furtunë me reshje të dendura shiu.

Bashkia e Lezhës paralajmëroi sot banorët por edhe pushuesit që të tregojnë kujdes dhe të marrin masat e nevojshme për sigurinë e tyre.

“Sipas parashikimeve meteorologjike, priten reshje të dendura shiu dhe një furtunë që parashikohet të nisë në orët e para të mëngjesit të datës 22 gusht, duke filluar nga ora 01:00. Emergjencat Civile dhe Shërbimet Publike të Bashkisë janë në gatishmëri të plotë për çdo rast”, thuhet në njoftimin e bashkisë Lezhë.

Edhe Prefektura e qarkut Shkodër, përmes një njoftimi për shtyp, paralajmëroi për kushte detare të pafavorshme.

“Kujdes për të gjithë pushuesit dhe turistët në bregdetin e Velipojës dhe më gjerë! Gjatë mbrëmjes së sotme dhe në ditët në vijim, pritet që deti të jetë me dallgë të forta dhe rryma të rrezikshme”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Për këtë arsye, Prefekti i Qarkut Shkodër dhe strukturat e përgjegjëse, në bashkëpunim me vrojtuesit e plazhit, janë në gatishmëri për të mbikëqyrur situatën dhe për të garantuar sigurinë e pushuesve.

“Respektoni gjithmonë udhëzimet e vrojtuesve të plazhit. Mos hyni në det kur dallgët janë të larta apo flamuri i kuq është ngritur. Zgjidhni gjithmonë plazhe me shërbim sigurie dhe praninë e vrojtuesve”, thuhet në njoftimin e Prefekturës Shkodër.

Nga dita e sotme, priten erëra të forta dhe mot i paqëndrueshëm, të cilat mund të shkaktojnë zhvendosje të çadrave dhe shezlongëve, dëmtime të pajisjeve në plazh, rrezik për sigurinë e pushuesve.

Prefektura e Shkodrës kërkon nga operatorët turistikë të marrin masat përkatëse për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.

“Për të gjithë vrojtuesit e plazhit: vendosni sinjalistikën paralajmëruese në mënyrë të dukshme. Ngrini flamurin e kuq në rast rreziku të lartë. Informoni pushuesit për rrezikun që paraqesin dallgët dhe rrymat detare. Bashkë mund të parandalojmë rrezikun dhe të sigurojmë një sezon turistik të sigurt për të gjithë”, thuhet në njoftimin e Prefekturës së Shkodrës.

/m.m/j.p

The post Shkodra dhe Lezha do të përfshihen nga moti i keq, Emergjencat Civile në gatishmëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 21 August 2025Main stream

Dyshohet i qëllimshëm/ Izolohet zjarri në Dukat, vatrat në Drashovicë dhe fshatin Vajzë aktive, zjarrfikësit në terren

21 August 2025 at 23:35

VLORË- Zjarri përfshiu mbrëmjen e sotme një sipërfaqe toke në një kodër pranë fshatit Drashovicë të Bashkisë së Selenicës.

Gjithashtu një tjetër vatër zjarri u regjistrua në afërsi të fshatit Dukat. Por pas ndërhyrjes së emergjencave civile të Vlorës, zjarri në fshatin Dukat i Ri është izoluar plotësisht, duke evituar përkeqësimin e situatës dhe rrezikun ndaj zonave të banuara.

Ndërkohë, 3 vatrat e shfaqura njëherazi në lartësitë e staneve të Drashovicës dhe 2 vatrat e shfaqura në orën e fundit në Vajzë mbeten aktive.

Forcat zjarrfikëse vendore dhe Forcat e Armatosura janë në terren në këto dy fshatra, duke krijuar perimetra sigurie. Tipologjia dhe kronologjia e këtyre vatrave krijojnë bindjen e arsyeshme se kemi të bëjmë jo vetëm me zjarrvënie të qëllimshme, por me një grup të strukturuar kriminal në veprim në këtë zonë, anëtarët e të cilit kanë zgjedhur të veprojnë në orët e natës, kur është e pamundur ndërhyrja nga ajri.

Forcat operacionale do të mbeten të angazhuara në terren përgjatë gjithë natës, për të siguruar banesat dhe pronat e qytetarëve.

/abcnews.al/

Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, lëndohet pasagjerja e një motomjeti

By: Elva
21 August 2025 at 14:59

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, ku një automjet është përplasur me një motor. Si pasojë, është lënduar pasagjerja e motomjetit, shtetasja E.M., 26 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 12:30, automjeti me drejtues shtetasin A.A., 58 […]

The post Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, lëndohet pasagjerja e një motomjeti appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Krali kundër Pekmezit – Lufta në Komisinë Letrare Shqipe në Shkodër 1916–1918

By: Elva
20 August 2025 at 14:47

Nga Kurt Gostentschnigg Komisia Letrare Shqipe në Shkodër 1916–1918 është një shembull i shkëlqyeshëm për ndërthurjen e të gjitha fushave relevante – Fusha e Politikës, Fusha e Ushtrisë, Fusha e Shkencës dhe Fusha Brückenkopf, shqip Urë Lidhëse – lidhur me marrëdhëniet austro-hungareze-shqiptare. Ne i referohemi këtu Teorisë së Praktikës (Prakseologjisë) sipas Pierre Bourdieu-s, e cila […]

The post Krali kundër Pekmezit – Lufta në Komisinë Letrare Shqipe në Shkodër 1916–1918 appeared first on BoldNews.al.

Kiara Tito nuk mban lotët në koncertin e Luiz Ejllit në Shkodër

By: D Marku
20 August 2025 at 15:56

Mbrëmë, qyteti i Shkodrës u mbush me muzikë dhe emocion, teksa këngëtari i njohur Luiz Ejlli mbajti një koncert spektakolar që tërhoqi mijëra fansa.

Interpretimet e tij plot ndjenjë dhe energji krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme, duke e bërë mbrëmjen një përvojë të paharrueshme për të gjithë të pranishmit.

Gjatë koncertit nuk munguan momentet prekëse dhe emocionuese, që treguan lidhjen e fortë mes Luizit dhe publikut të tij.

Familja e këngëtarit ishte gjithashtu e pranishme për të ndarë këtë sukses: nëna e tij, partnerja Kiara dhe vajza e vogël, Luna Mari, ndoqën nga afër performancën e Luizit, duke e bërë mbrëmjen edhe më të veçantë.

Një nga momentet më prekëse ishte kur prezantuesja e njohur u pa me lot në sy.

Kjo skenë tregoi dashurinë dhe mbështetjen e madhe të familjes dhe publikut për artistin, duke i shtuar një dimension të veçantë mbrëmjes.

Koncerti i Ejllit në Shkodër nuk ishte thjesht një performancë muzikore, por një festë e madhe emocioni, energjie dhe lidhjeje mes artistit, familjes së tij dhe fansave, që padyshim do të mbetet gjatë në kujtesën e të gjithëve.

The post Kiara Tito nuk mban lotët në koncertin e Luiz Ejllit në Shkodër appeared first on Albeu.com.

Manastirliu: Drejt rikonstruksionit shkolla “Ismail Qemali” në Shkodër

20 August 2025 at 11:21

TIRANË, 20 gusht/ATSH/ Shkolla 9-vjeçare “Ismail Qemali” në Shkodër do t’i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë me një projekt modern që do të transformojë rrënjësisht infrastrukturën arsimore.

Lajmin e bëri të ditur sot ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, në një takim me mësuesit e kësaj shkolle.

“Në prag të çeljes së vitit të ri shkollor, me mësuesit e shkollës 9-vjeçare “Ismail Qemali” në Shkodër ndamë lajmin e mirë se kjo shkollë shumë shpejt do t’i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë, me një projekt modern, që do të transformojë rrënjësisht infrastrukturën arsimore të kësaj shkolle me traditë në kryeqendrën e veriut”, u shpreh ministrja Manastirliu.

Shkolla “Ismali Qemali” është një nga shkollat 9-vjeçare më të mëdha të bashkisë Shkodër me një numër të lartë nxënësish, rreth 850, ndërsa në ambientet e saj është edhe kopshti me mbi 20 fëmijë.

Ndërtesa aktualisht është e amortizuar dhe jashtë standardeve për efikasitet e siguri, me ndriçim te papërshtatshëm e kushte jo të mira të infrastrukturës në katër katet e saj.

Rikonstruksioni i shkollës “Ismail Qemali” synon krijimin e mjediseve të përshtatshme për edukim, arsimim dhe zhvillim të aktiviteteve të ndryshme në shërbim të nxënësve dhe komunitetit.

Përmes zbatimit të këtij projekti do të ketë ndërhyrje në të gjitha ambientet e brendshme e të jashtme të shkollës, përmirësim të kushteve infrastrukturore, që do të ndikojnë pozitivisht në procesin mësimor dhe krijimin e një ambienti të sigurt dhe të këndshëm për të gjithë.

Projekti i rikonstruksionit të shkollës ka për qëllim krijimin e një hapësire funksionale dhe tërheqëse që jo vetëm përmirëson mjedisin arsimor, por edhe kontribuon në forcimin e lidhjeve sociale dhe komunitare përmes krijimit të hapësirave të përshtatshme për edukim dhe aktivitete arsimore, krijimin e klasave moderne ku mund të përshtaten për metoda mësimdhënieje të ndryshme, hapësira për takime komunitare dhe integrim social, etj.

Në kuadër të thirrjes së hapur të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për vitin 2025 bashkia Shkodër ka aplikuar me tetë projekte, prej të cilave është shpallur fituese e katër propozimeve në vlerën rreth 4 milionë euro.

/m.m/

The post Manastirliu: Drejt rikonstruksionit shkolla “Ismail Qemali” në Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Manastirliu në shkollën “Ndre Mjeda” në Shkodër: Kushte më të mira për 700 nxënës dhe 60 mësues

TIRANË, 19 gusht/ATSH/ Shkolla “Ndre Mjeda” në Shkodër po rindërtohet me standardet më të mira.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu inspektoi punimet që po kryhen në këtë shkollë, e cila pritet të hapë dyert e saj në fillim të vitit të ri shkollor.

“Shkolla Ndre Mjeda” po i nënshtrohet një transformimi rrënjësor dhe zgjerimi kapacitetesh, për të patur mësim me një turn, me klasa moderne, laboratorë smart dhe të shkencave, bibliotekë, hapësira rekreative, palestër e terrene sportive dhe akses për çdo nxënës”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu informoi se “pas përfundimit të punimeve, “Ndre Mjeda” do të presë rreth 700 nxënës dhe 60 mësues, duke ofruar standarde të larta jo vetëm në procesin mësimor, por edhe mundësi për zhvillim kulturor, sportiv dhe krijues të nxënësve”.

Projekti për rikonstruksionin e plotë të shkollës përfshin edhe ndërtimin e shtesës në godinën 3-katëshe, një palestër të re me një tarracë të shfrytëzueshme, si dhe instalimin e një sistemi ngrohjeje dhe ftohjeje të ri. Po ashtu, do të kryhet edhe sistemimi i sheshit të shkollës.

MAS vetëm për infrastrukturën shkollore në Shkodër ka dedikuar 7 milionë euro.  Ministria e Arsimit dhe Sportit do të vijojë investimet në infrastrukturën arsimit parauniversitar në Shkodër, si rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Ismail Qemali”, shkolla 9-vjeçare dhe e mesme në Bushat, shkolla 9-vjeçare “Migjeni” në Pukë, kopshti “Tom Alimhilli” në Shkodër, si dhe rikonstruksioni i palestrave në shkollat e mesme “Dodë Kaçaj” në Bajzë, “28 Nëntori” dhe “Tring Smajli” në Shkodër.

/k.s//a.f/

The post Manastirliu në shkollën “Ndre Mjeda” në Shkodër: Kushte më të mira për 700 nxënës dhe 60 mësues appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dyshohet se e kanë vrarë bandat, zhduket bosi shqiptar i drogës në Spanjë

By: Elva
19 August 2025 at 15:40

Miklovan Danaj, me origjinë nga Guri i Zi, Shkodër, ka humbur kontaktet me familjen që prej kësaj date. Bashkëshortja dhe vëllai i tij po e kërkojnë në çdo vend ku mund të jetë, përfshirë Spanjën, Shqipërinë dhe Italinë, ku kishte jetuar për shumë vite. Pak kohë më parë, familjarët kanë marrë një mesazh shqetësues nga […]

The post Dyshohet se e kanë vrarë bandat, zhduket bosi shqiptar i drogës në Spanjë appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti me një të vdekur në aksin Shkodër–Lezhë, arrestohen dy persona

By: Elva
19 August 2025 at 14:04

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona pas aksidentit të rëndë të ndodhur mesditën e djeshme në aksin rrugor Shkodër–Lezhë, ku një person humbi jetën. Të arrestuarit janë shtetasi H. Sh., 63 vjeç, dhe A. H., 22 vjeçe, të dy banues në Shkodër. Ata ndodhen aktualisht në Spitalin Rajonal Shkodër, pasi pësuan dëmtime nga aksidenti. […]

The post Aksidenti me një të vdekur në aksin Shkodër–Lezhë, arrestohen dy persona appeared first on BoldNews.al.

Punimet në gjimnazin “Kolë Idromeno”, Manastirliu: 7 milionë euro për infrastrukturën shkollore në Shkodër

TIRANË, 19 gusht/ATSH/ Nxënësit e shkollës “Kolë Idromeno” në Shkodër shumë shpejt do të mësojnë në ambiente të reja, sipas të gjitha standardeve bashkëkohore.

Falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ky institucion arsimor po i nënshtrohet një transformimi të plotë, që përfshin rikonstruksionin e ambienteve të brendshme dhe të jashtme, laboratorëve dhe terreneve sportive, rinovimin e instalimeve elektrike, hidraulike, sistemit të kondicionimit, aksesueshmërisë për nxënësit me aftësi ndryshe, si dhe mobilim të ri, të përshtatur me imazhin modern të shkollës.

Punimet po ecin me ritme të shpejta dhe pritet të përfundojnë përpara fillimit të vitit shkollor.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu së bashku me kryetarin e bashkisë Shkodër, Benet Beci inspektuan nga afër punimet në këtë institucion arsimor, teksa nënvizoi angazhimin e qeverisë për të ofruar kushte bashkëkohore në çdo institucion arsimor.

“Shumë shpejt shkolla do të jetë gati për nxënësit dhe mësuesit me klasa moderne, laboratorë të pajisur me teknologji bashkëkohore, terrene sportive, akses për nxënësit me aftësi ndryshe, e ndërtuar sipas të gjitha standardeve europiane”, tha Manastirliu.

Sipas saj, në Shkodër kantieret e ndërtimit të shkollave po ecin shumë mirë.

Ministrja Manastirliu bëri të ditur se “vetëm për infrastrukturën shkollore në Shkodër janë dedikuar 7 milionë euro, ndërsa paralelisht po punojmë ti pajisim shkollat edhe me laboratorë shkencorë dhe inteligjentë, duke u ofruar nxënësve mundësinë të zhvillojnë aftësi digjitale të avancuara”.

“Shkolla “Kolë Idromeno” është pjesë e projektit të SmartLab-eve, pasi fillojmë fazën tjetër ku 654 SmartLab do të investohen për shkollat ku për herë të parë përfshihen edhe gjimnazet ku nxënësit të zhvillojnë potencialin e tyre në drejtim të aftësive digjitale”, theksoi Manastirliu duke shtuar se e meriton Shkodra, e meritojnë qytetarët, e meritojnë mësuesit dhe nxënësit të kenë kushte bashkëkohore.

Kryebashkiaku Beci u shpreh se “sot ka një motiv shumë më të madh për të gjithë këtë brez që po vjen”.

“Jemi shumë entuziastë për mënyrën e punimeve që po kryhen në shkollë”, tha një mësues.

Një tjetër mësuese u shpreh se “ky investim do të jetë edhe një motivim për të gjithë nxënësit dhe stafin pedagogjik të shkollës, për të rritur më lart emrin e gjimnazit “Kolë Idromeno”.

Gjimnazi “Kolë Idromeno” është një nga disa institucione arsimore në qarkun e Shkodrës ku është investuar.

Ministria e Arsimit dhe Sportit do të vijojë investimet në infrastrukturën arsimit parauniversitar në Shkodër, si rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Ismail Qemali”, shkolla 9-vjeçare dhe e mesme në Bushat, shkolla 9-vjeçare “Migjeni” në Pukë, kopshti “Tom Alimhilli” në Shkodër, si dhe rikonstruksioni i palestrave në shkollat e mesme “Dodë Kaçaj” në Bajzë, “28 Nëntori” dhe “Tring Smajli” në Shkodër.

Në rang kombëtar, 40 objekte të reja mësimore e sportive, përfshirë 22 shkolla të reja dhe 18 palestra dhe terrene sportive do t’i nënshtrohen procesit të rindërtimit dhe rikonstruksionit.

/k.s//a.f/

The post Punimet në gjimnazin “Kolë Idromeno”, Manastirliu: 7 milionë euro për infrastrukturën shkollore në Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bashkia e Shkodrës urdhër Agjencive Funerale, Beci: Deri më 25 shtator largoni aktivitetin nga këto 5 zona

By: redi
18 August 2025 at 15:15

Bashkia e Shkodrës merr vendimin për të larguar nga zonat e banuara Agjencitë Funerale dhe të vendosë rregulla të reja për këto subjekte që ofrojnë shërbimet e fundit për një person që ndërron jetë dhe të afërmit, nëpërmjet ceremonive mortore. Kryebashkiaku Benet Beci, thekson se prania e këtyre agjencive pranë shkollave, zonave të banuara, subjekteve tregtare apo institucioneve të ndryshme…

Source

Gjurmë të reja nga qyteti ilir në Bushat

18 August 2025 at 14:07

TIRANË, 18 gusht/ATSH/ Harta arkeologjike e rajonit të Shkodrës do të plotësohet shumë shpejt edhe me një sit arkeologjik, zonifikim të qartë dhe rregullore administrimi të zonës A.

Bëhet fjalë për qytetin antik në Bushat, ku gërmimet arkeologjike që kanë nisur që në vitin 2018, nga misioni kërkimor shqiptaro-polak drejtuar nga Piotr Dyczek dhe Saimir Shpuza po nxjerrin në dritë të tjera gjurmë dhe të dhëna për qytetin ilir në Bushat.

Gjatë këtyre fushatave kërkimore u zbuluan dy porta hyrëse të qytetit dhe u kuptua shtrirja e tij. Ndërsa gërmimet e fundit janë përqendruar në qytetin e sipërm dhe kanë për qëllim zbulimin e organizimit të brendshëm dhe urbanistikës së këtij qyteti.

Misioni kërkimor po nxjerr në dritë se kjo pjesë e qytetit të sipërm ka qenë e ndërtuar masivisht që në gjysmën e shek. IV para Krishtit, sipas datimeve paraprake.

Tashmë falë bashkëpunimit me IKTK, DRTK Shkodër dhe ndihmën e pakursyer të misionit arkeologjik me të dhënat shkencore dhe rezultatet e arritura u krye në terren rilevimi dhe përcaktimi qartë i zonifikimit të nevojshëm për ruajtjen dhe administrimin e këtij territori me potencial të lartë arkeologjik referuar dhe kuadrit ligjor për këtë qëllim.

/m.m/r.e/

The post Gjurmë të reja nga qyteti ilir në Bushat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

EMRAT/ Aksidenti tragjik në Shkodër, ja kush është viktima dhe të plagosurit

By: Ardit
18 August 2025 at 13:30

Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti tragjikë në aksin Shkodër-Lezhë, ku një person humbi jetën dhe tre të tjerë u plagosën. U raportua se trupi i viktimës, që humbi jetën në aksidentin e rëndë, ka mbetur i bllokuar tek njëra prej automjeteve të aksidentuara. Po punohet për nxjerrjen jashtë makinës të trupit të viktimës, […]

The post EMRAT/ Aksidenti tragjik në Shkodër, ja kush është viktima dhe të plagosurit appeared first on BoldNews.al.

Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë në Shkodër (VIDEO)

By: V K
18 August 2025 at 13:57

Kamioni i përmbysur në rrugë dhe një automjet tërësisht i shkatërruar. Kjo është panorama e tmerrshme e aksidentit të ndodhur pak më parë në Shkodër, ku një person humbi jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur.

Bëhet fjalë për shtetasit Mateo Luli, Laura luli, Hilmi Shkrelaj, të cilët mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Shkodrës.
Ndërkohë personi i cili ka humbur jetën është identifikuar si Altin Lulo, i cili ndodhet i bllokuar brenda automjetit.

Përmbysja e kamionit në rrugë ka bllokuar edhe trafikun, ku prej një ore aksi Shkodër-Lezhë është i bllokuar për qarkullimin e mjeteve.

 

The post Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë në Shkodër (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Kamioni u përplas me automjetin, ndërron jetë një prej të plagosurve të aksidentit në Shkodër

By: Fax Web
18 August 2025 at 12:44

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Shkodër–Bushat, në afërsi të kryqëzimit të Kryebushatit. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një autoveturë, të cilat janë përplasur me forcë, duke shkaktuar plagosjen e rëndë të tre personave.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës nga autoambulanca.

Gjendja shëndetësore e tyre raportohet të jetë e rëndë, ndërsa mjekët po japin ndihmën e parë për stabilizimin e tyre. Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Kultivuan 1 299 bimë narkotike dhe 1 000 fidanë, dy në pranga, procedohen tre kryetarë fshatrash

17 August 2025 at 11:16

TIRANË, 17 gusht /ATSH/ Dy shtetas janë vënë në pranga pasi u kapën në flagrancë, në parcelën ku kishin kultivuar 1 299 bimë narkotike dhe 1 000 fidanë, në fshatin Rogam.

Gjithashtu, u proceduan penalisht, për shpërdorim të detyrës, tre kryetarë fshatrash.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi vijojnë me intensitet kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Në territorin e njësisë administrative Kelmend, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan 1 726 bimë dhe 1000 fidanë të dyshuar narkotikë, të llojit Cannabis Sativa. Gjithashtu, nga ana e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, u kapën në flagrancë në parcelë shtetasit A. R., 35 vjeç, dhe K. R., 42 vjeç, banues në Njësinë Administrative Kastrat, të afërm me njëri-tjetrin. Ata u kapën në flagrancë pasi, në afërsi të banesave të tyre, kishin kultivuar 7 parcela me 1 299 bimë dhe 1 000 fidanë. Këta shtetas u arrestuan për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Gjithashtu, në afërsi të banesës së shtetasit K. R., u gjet një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Në territorin e njësive administrative Gur i Zi dhe Postribë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 2713 bimë të dyshuara narkotike, të llojit Cannabis Sativa.

Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Vilz, shtetasin F. L.; për kryetarin e fshatit Ura e Shtrenjtë, shtetasin R. M.; dhe për kryetarin e fshatit Domen, shtetasin R. B.

Në territorin e njësisë administrative Shllak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan 2592 bimë të dyshuara narkotike, të llojit Cannabis Sativa.

Policia thekson se, vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër.

/gj.m//a.f/

 

The post Kultivuan 1 299 bimë narkotike dhe 1 000 fidanë, dy në pranga, procedohen tre kryetarë fshatrash appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zbulohen tre plantacione me mbi 7600 bimë kanabisi në Shkodër, arrestohen dy persona (EMRAT)

By: Ardit
17 August 2025 at 11:08

Tre plantacione të mëdha me mbi 7600 bimë narkotike dhe fidanë, janë zbuluar nga policia në qarkun e Shkodrës. Policia bëri me dije se 2 persona janë arrestuar nga policia. Sipas ,bluve’ Angjelin Ripaj dhe Kujtim Ripaj, kishin kultivuar 7 parcela me 1299 bimë dhe 1000 fidanë. Këta shtetas u arrestuan për veprën penale “Kultivimi […]

The post Zbulohen tre plantacione me mbi 7600 bimë kanabisi në Shkodër, arrestohen dy persona (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Koçiu: 13 400 vizita ambulatore në Poliklinikën e Specialiteteve Shkodër nga 1 qershori deri më 5 gusht

TIRANË, 15 gusht/ATSH/ Në Poliklinikën e Specialiteteve në Shkodër nga 1 qershori deri më 15 gusht janë kryer 13 400 vizita ambulatore.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në një postim në rrjetet sociale.

Koçiu informoi gjithashtu se “në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër janë kryer 11,471 vizita, mes tyre 323 shtetas të huaj”.

Dr. Egir Lezha, shef shërbimi në Poliklinikën e Specialiteteve në Shkodër, në videon e publikuar nga Koçiu, tha se “poliklinika pas rikonstruksionit është në funksion të plotë, kemi rritur cilësinë e kujdesit shëndetësor me kompletimin e stafit mjekësor,  me specialistë. Kemi dubluar disa specialitete që janë shumë të nevojshme. Gjithashtu kemi krijuar një sistem referimi të brendshëm për konsulta të ndërlidhura, kemi kompletuar poliklinikën me staf të mesëm mjekësor për çdo specialitet”.

“Është rritur fluksi i pacientëve, sidomos mosha pediatrike dhe moshat e treta. jemi të përgatitur për çdo fluks të pacientëve”, tha Lezha.

Poliklinika e Specialiteteve në Shkodër ofron tashmë shërbime shëndetësore në kushte bashkëkohore, me ambiente të rikonstruktuara dhe pajisje diagnostikuese të gjeneratës së fundit, duke iu shërbyer mbi 200,000 banorëve të Shkodrës dhe zonave përreth.

Në poliklinikë janë 22 specialitete mjekësore të mbështetura nga kabinete moderne për imazheri, radiografi, ekografi dhe mamografi, që sigurojnë diagnozë të saktë dhe kujdes cilësor për të gjithë.

/k.s//a.f/

The post Koçiu: 13 400 vizita ambulatore në Poliklinikën e Specialiteteve Shkodër nga 1 qershori deri më 5 gusht appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trafik i rënduar në autostradën Fushë Milot-Lezhë, makinat e bllokuara mbi dy orë

15 August 2025 at 14:33

Një trafik i rënduar është krijuar në autostradën Fushë Milot- Lezhë-Shkodër. Prej më shumë se dy orësh makinat kanë ngelur të bllokuar për shkak trafikut të rënduar. Situata është rënduar edhe nga mbyllja e urës së vjetër të Milotit, e cila sipas autoriteteve rrezikon shembjen. Kjo ka detyruar drejtuesit e mjeteve të përdorin vetëm një […]

The post Trafik i rënduar në autostradën Fushë Milot-Lezhë, makinat e bllokuara mbi dy orë appeared first on BoldNews.al.

Rama: Mikpritja e veçantë e Shkodrës në aeroportin “Nënë Tereza”

15 August 2025 at 10:47


TIRANË, 15 gusht/ATSH/ Shkodra, me bukuritë e shumta natyrore dhe historike, është kthyer në destinacion mjaft të kërkuar për vizitorët vendas, por edhe për turistët e huaj.

Promovimi i potencialit turistik që ofron kryeqendra e veriut, mbetet pika e fortë e numrit gjithnjë e në rritje të turistëve të huaj që zgjedhin këtë destinacion.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga ajo që e cilësoi “mikpritja e veçantë e Shkodrës në aeroportin ‘Nënë Tereza'”, një tjetër gjetje për të promovuar “ngjyrat” e qytetit tek turistët e huaj.

“Një pikë takimi për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shkodrën për të shijuar bukuritë natyrore dhe trashëgiminë kulturore”, shkruan Rama, krahas videos ku turistët marrin ftesën e parë për të vizituar Shkodrën sapo mbërrijnë në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Zonat më të vizituara në Shkodër mbeten Velipoja, Thethi, zona e Liqenit të Shkodrës, Pedonalja e Shkodrës, Kalaja e Rozafës.

Përveç pasurive natyrore, Shkodra ka edhe një ofertë të rëndësishme kulturore ku Muzeu “Marubi”, Muzeu i Dëshmisë dhe Kujtesës, Muzeu “Oso Kuka”, Muzeu i Kalasë, të cilët ngjallin kureshtjen e turistëve.

/m.m/j.p/

The post Rama: Mikpritja e veçantë e Shkodrës në aeroportin “Nënë Tereza” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌