❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

ÇfarĂ« ka ndodhur nĂ« VlorĂ«/ 17-vjeçarja mbĂ«rrin me plagĂ« tĂ« shkaktuar nga armĂ« zjarri nĂ« spital

✇Albeu
By: V K

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një e re, vetëm 17-vjeç është dërguar me urgjencë në spital nga familjarët, pasi ka pësuar plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Burime nga spitali bëjnë me dije se e reja, ka qenë në gjendje të vetëdijshme në momentin e mbërritjes dhe aktualisht po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, përfshirë një skaner.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga Policia për të sqaruar detajet dhe rrethanat e incidentit.

The post ÇfarĂ« ka ndodhur nĂ« VlorĂ«/ 17-vjeçarja mbĂ«rrin me plagĂ« tĂ« shkaktuar nga armĂ« zjarri nĂ« spital appeared first on Albeu.com.

Furtunë dorëheqjesh në Elbasan/ Largohen drejtues të lartë dhe administratorë të njësive vendore

✇Albeu
By: V K

Pas kërkesës së Kryeministrit Edi Rama, një valë dorëheqjesh ka përfshirë Bashkinë Elbasan këtë fillim jave. Raportohet se drejtues të niveleve të larta, si dhe administratorë të njësive vendore në këtë bashki kanë paraqitur dorëheqjen e tyre në mënyrë kolektive.

Po ashtu, paraditen e sotme u raportua se të gjithë administratorët e bashkisë së Korçës, në total 7, si dhe 3 administratorë të bashkisë së Kolonjës, kanë paraqitur dorëheqjen pranë kryetarëve të tyre përkatës, Sotiraq Filo dhe Erion Isai.

Dorëheqjet masive vijnë, sipas kreut të qeverisë, si pjesë e një procesi të gjerë riorganizimi dhe pastrimi në administratën vendore.

The post Furtunë dorëheqjesh në Elbasan/ Largohen drejtues të lartë dhe administratorë të njësive vendore appeared first on Albeu.com.

Kontrolli i IKMT nĂ« VlorĂ«, kapet pallati pa leje/ Rama: Do t’i kalojĂ« shtetit, kĂ«tĂ« fat do tĂ« kenĂ« tĂ« gjitha objektet nĂ« shkelje

✇Albeu
By: V K

Mëngjesin e sotëm, Kryeinspektorja e IKMT Dallëndyshe Bici, ishte në Vlorë, ku ka verifikuar kantieret e ndërtimit dhe lejet për pallate.

Nga verifikimet rezultoi se njĂ« pallat ishte pa leje, dhe Bici bĂ«ri me dije se ndĂ«rtesa do t’i kalojĂ« shtetit.

Kreu i qeverisĂ« Edi Rama, nĂ« njĂ« postim nĂ« “Facebook”, shprehet se kĂ«tĂ« fat do tĂ« kenĂ« tĂ« gjitha objektet me shkelje tĂ« lejes sĂ« ndĂ«rtimit, tĂ« cilat sipas rastit e nevojĂ«s do tĂ« shemben apo konfiskohen nga shteti pĂ«r funksione publike.

“NdĂ«rkohĂ« qĂ« punonjĂ«sit e bashkive qĂ« kryejnĂ« sipas ligjit akt-kontrollet nĂ« çdo fazĂ« tĂ« ndĂ«rtimit dhe mbyllin sytĂ« pĂ«rpara shkeljeve, do t’i pĂ«rcillen prokurorisĂ« pĂ«r njĂ« sĂ«rĂ« veprash penale tĂ« mundshme.

NdĂ«rkohĂ« sĂ« shpejti do tĂ« miratohet reforma e re e kontrollit mbi territorin, me masa tĂ« reja shtrĂ«nguese dhe pĂ«rgjegjĂ«si administrative e penale edhe pĂ«r “symbyllurit” qĂ« paguhen me taksat e shqiptarĂ«ve, si inspektorĂ« e shefa bashkie, punonjĂ«s e shefa policie dhe me radhĂ«.

ShqipĂ«ria 2030 nĂ« BE kĂ«rkon fundin e kĂ«tyre fenomeneve, ndĂ«rsa 99% e qytetarĂ«ve qĂ« respektojnĂ« ligjin, meritojnĂ« hapĂ«sira publike tĂ« pacĂ«nueshme mĂ« nga askush”, shkruan Rama.

The post Kontrolli i IKMT nĂ« VlorĂ«, kapet pallati pa leje/ Rama: Do t’i kalojĂ« shtetit, kĂ«tĂ« fat do tĂ« kenĂ« tĂ« gjitha objektet nĂ« shkelje appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Durrës, 44-vjeçarja gjendet pa shenja jete afër banesës, për çfarë dyshohet

✇Albeu
By: V K

Ditën e djeshmje, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një 44-vjeçare është gjetur pa shenja jete nga familjarët afër banesës ku po kulloste bagëtitë.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ajo ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Njoftim i Policisë:

Më datë 13.07.2025, në orën 22:00, në spitalin e Shijakut, është dërguar pa shenja jete shtetasja M. Ll., 44 vjeçe, banuese në fshatin Pjeshkë, Durrës, e cila është gjetur pa shenja jete, nga familjarët, afër banesës, ku po kulloste bagëtitë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ajo ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

The post E rëndë në Durrës, 44-vjeçarja gjendet pa shenja jete afër banesës, për çfarë dyshohet appeared first on Albeu.com.

Rrëzimi i Air India/ Drejtori ekzekutiv i kompanisë: Jemi larg përcaktimit të shkaqeve të aksidentit, nuk duhet të nxjerrim përfundime të nxituara

✇Albeu
By: V K

Hetimi mbi shkakun e rrëzimit të aeroplanit të Air India në Ahmedabad të Indisë në qershor, është larg të qenit i plotë dhe nuk është e përshtatshme të nxirren përfundime të nxituara, tha drejtori ekzekutiv i linjës ajrore, Campbell Wilson, në një memo të brendshme të lëshuar të hënën pasi hetuesit publikuan një raport paraprak.

Memoja, e parë nga Reuters, vjen pas një raporti paraprak që zbuloi se kishte rrëmujë në kabinën e pilotit pak para rrëzimit të Boeing Dreamliner, duke vrarë 260 persona (241 nga 242 në bord dhe 19 në tokë).

Sipas raportit paraprak të Degës së Hetimit të Aksidenteve Ajrore (AAIB), furnizimi me karburant i motorëve të avionit duket se është ndërprerë disa minuta pas ngritjes, duke çuar në rrëzimin.

“Publikimi i raportit paraprak shĂ«non pikĂ«n nĂ« tĂ« cilĂ«n ne, sĂ« bashku me pjesĂ«n tjetĂ«r tĂ« botĂ«s, kemi filluar tĂ« fitojmĂ« informacione tĂ« mĂ«tejshme rreth asaj qĂ« ndodhi. Siç pritej, ai ka sqaruar disa gjĂ«ra, por gjithashtu ka ngritur pyetje tĂ« mĂ«tejshme”, thuhet nĂ« memo.

Wilson shtoi: “Raporti paraprak nuk ka identifikuar asnjĂ« shkak ose nuk ka bĂ«rĂ« ndonjĂ« rekomandim, kĂ«shtu qĂ« do t’i nxisja tĂ« gjithĂ«ve tĂ« shmangin nxjerrjen e pĂ«rfundimeve tĂ« nxituara pasi hetimi Ă«shtĂ« larg pĂ«rfundimit”.

Menjëherë pas ngritjes, Boeing 787 Dreamliner, i cili ishte ngritur nga Ahmedabad, Indi, me destinacion Londrën, humbi shtytjen dhe filloi të humbiste lartësinë para se të rrëzohej, sipas një raporti të lëshuar nga AAIB.

Raporti tha se një raport paraprak nuk gjeti asnjë defekt mekanik, ose probleme mirëmbajtjeje dhe se mirëmbajtja e kërkuar ishte kryer.

Hetimi po drejtohet nga AAIB, një agjenci në varësi të ministrisë së aviacionit civil të Indisë.

Autoritetet e Koresë së Jugut po hetojnë ndërrimin e karburantit në avionët Boeing

NdĂ«rkohĂ«, ministria e transportit e KoresĂ« sĂ« Jugut po pĂ«rgatitet t’u urdhĂ«rojĂ« tĂ« gjitha linjave ajrore nĂ« vend qĂ« operojnĂ« avionĂ« Boeing tĂ« inspektojnĂ« ndĂ«rruesit e karburantit nĂ« pĂ«rputhje me njĂ« direktivĂ« tĂ« vitit 2018 nga Administrata Federale e Aviacionit tĂ« SHBA-sĂ« (FAA), tha njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i ministrisĂ« pĂ«r mediat e huaja tĂ« hĂ«nĂ«n.

Zëdhënësi nuk dha një afat kohor për inspektimet. Boeing nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Bllokimi i çelĂ«sit tĂ« ndĂ«rprerjes sĂ« karburantit u vu nĂ«n shqyrtim pasi njĂ« direktivĂ« e FAA-s e vitit 2018 u citua nĂ« njĂ« hetim paraprak pĂ«r rrĂ«zimin e njĂ« Boeing 787-8 tĂ« Air India. Direktiva e FAA-s rekomandonte, por nuk kĂ«rkonte, qĂ« pronarĂ«t e disa modeleve Boeing, pĂ«rfshirĂ« 787, tĂ« inspektonin çelĂ«sat e ndĂ«rprerjes sĂ« karburantit pĂ«r t’u siguruar qĂ« ato nuk mund tĂ« shtypeshin aksidentalisht.

Reuters raportoi të dielën, duke cituar një dokument dhe burime, se prodhuesi i aeroplanëve dhe FAA kishin njoftuar linjat ajrore dhe rregullatorët se çelësat e ndërprerjes së karburantit në aeroplanët Boeing ishin të sigurt dhe nuk kërkoheshin kontrolle.

Hetimi paraprak i Air India tha se linja ajrore nuk kreu kontrollet e rekomanduara nga FAA në direktivën e saj të vitit 2018, pasi kjo e fundit nuk ishte e detyrueshme. Por raportohet gjithashtu se të dhënat e mirëmbajtjes tregojnë se sistemi i kontrollit të shtytjes, i cili përfshin çelësat e karburantit, u zëvendësua në vitin 2019 dhe 2023 në aeroplanin që u rrëzua.

The post Rrëzimi i Air India/ Drejtori ekzekutiv i kompanisë: Jemi larg përcaktimit të shkaqeve të aksidentit, nuk duhet të nxjerrim përfundime të nxituara appeared first on Albeu.com.

Fitime marramendëse, zbulohen shifrat e arkëtuara nga çdo skuadër në Botërorin e Klubeve

✇Albeu
By: V K

Botërori i Klubeve nuk ishte kompeticioni më i bukur i mundshëm. Kritikat ishin të shumta, si për kushtet ku ndikonte shumë temperatura, po ashtu edhe për ndërprerjen e ndeshjeve dhe sfilitjen e lojtarëve.

NĂ« anĂ«n tjetĂ«r, fitimet e arkĂ«tuara nga klubet janĂ« mĂ« tĂ« lartat ndonjĂ«herĂ«. Çelsi si fitues i trofeut, mori rreth 115 milionĂ« dollarĂ« nĂ« arkĂ«n e klubit.

PSG po ashtu kaloi 100 milionë dollarë, duke fituar 107.

Podiumi u mbyll me Realin, që arkëtoi 82.5 milionë dollarë. Aukland Siti mori shirën më të ulët, pikërisht 4.6 milionë dollarë.

Shumat e përfituara:

 

114.6 milionĂ« dollarĂ« Çelsi

106.9 milionë dollarë PSG

82.5 milionë dollarë Real Madrid

60.8 milionë dollarë Fluminense

58.2 milionë dollarë Bajern Mynih

52.3 milionë dollarë Borusia Dortmund

51.7 milionë dollarë Mançester Siti

39.8 milionë dollarë Palmeiras

36.8 milionë dollarë Inter

34.2 milionë dollarë Al Hilal

32.2 milionë dollarë Benfika

27.7 milionë dollarë Flamengo

26.7 milionë dollarë Botafogo

26.6 milionë dollarë Juventus

24.0 milionë dollarë Porto

21.4 milionë dollarë Atletiko Madrid

21.1 milionë dollarë Inter Majemi

21.1 milionë dollarë Monterej

18.2 milionë dollarë River Plejt

17.2 milionë dollarë Boca Xhuniors

15.8 milionë dollarë Salcburg

12.6 milionë dollarë Mamelodi Sandauns

11.6 milionë dollarë Al Ahli

11.6 milionë dollarë Al Ain

11.6 milionë dollarë Esperance Tunis

10.6 milionë dollarë Los Anxheles

9.6 milionë dollarë Paçuka

9.6 milionë dollarë Sitëll Saunders

9.6 milionë dollarë Ulsan

9.6 milionë dollarë Uidad

4.6 milionë dollarë Aukland Siti

 

The post Fitime marramendëse, zbulohen shifrat e arkëtuara nga çdo skuadër në Botërorin e Klubeve appeared first on Albeu.com.

Ultimatumi i Ramës/ Nisin dorëheqjet e administratorëve në qarkun e Korçës

✇Albeu
By: V K

Pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama, për ndryshime në nivelet drejtuese të pushtetit vendor, kanë nisur dorëheqjet e para në juglindje të vendit.

Burime pĂ«r “A2 CNN”, bĂ«jnĂ« me dije se tĂ« gjithĂ« administratorĂ«t e bashkisĂ« sĂ« Korçës, nĂ« total 7, si dhe 3 administratorĂ« tĂ« bashkisĂ« sĂ« KolonjĂ«s, kanĂ« paraqitur dorĂ«heqjen pranĂ« kryetarĂ«ve tĂ« tyre pĂ«rkatĂ«s, Sotiraq Filo dhe Erion Isai.

Të kontaktuar nga media, dy kryebashkiakët konfirmuan dorëheqjet e administratorëve, por theksuan se nuk do të ketë lëvizje në pozicionet e zëvendëskryetarëve të bashkive.

NdĂ«rkohĂ«, nĂ« tre bashki tĂ« tjera tĂ« qarkut – Pogradec, Maliq dhe Devoll, njĂ« proces i tillĂ« nuk ka nisur ende.

Përfaqësues të këtyre institucioneve, deklaruan se aktualisht po zhvillohet një proces vlerësimi për të shqyrtuar zbatimin e kuadrit ligjor që lidhet me kërkesën për riformatim të drejtuesve vendorë.

Deri në këtë moment, asnjë zëvendëskryetar bashkie në zonën jug-lindore nuk është shkarkuar apo dorëhequr.

Burime të afërta me zhvillimet bëjnë me dije se në ditët në vijim pritet një vizitë e kryeministrit Rama në qarkun e Korçës.

The post Ultimatumi i Ramës/ Nisin dorëheqjet e administratorëve në qarkun e Korçës appeared first on Albeu.com.

Njihuni me 3 shenjat më me fat të horoskopit: Koha ideale për fillime të reja dhe


✇Albeu
By: V K

1. Shigjetari

Kjo javĂ« pĂ«r Shigjetarin Ă«shtĂ« njĂ« ftesĂ« pĂ«r t’u rikthyer te Ă«ndrrat e vjetra dhe dĂ«shirat e lĂ«na pas dore. Me mbĂ«shtetjen e Merkurit retrograd nĂ« Luan, intuita do tĂ« jetĂ« udhĂ«rrĂ«fyesi mĂ« i mirĂ«.

Astrologët këshillojnë të shmanget marrja e vendimeve të nxituara për udhëtime deri pas datës 11 gusht. Koha është e përshtatshme për reflektim të thellë dhe rritje shpirtërore.

2. Luani

Luani Ă«shtĂ« nĂ« qendĂ«r tĂ« vĂ«mendjes kĂ«tĂ« javĂ«. ËshtĂ« momenti pĂ«r tĂ« lĂ«nĂ« pas kufizimet dhe pĂ«r tĂ« hapur njĂ« kapitull tĂ« ri, me mĂ« shumĂ« besim dhe bollĂ«k. AstrologĂ«t thonĂ«: “Guxoni tĂ« dilni nga zona juaj e rehatisĂ« – fati Ă«shtĂ« nĂ« anĂ«n tuaj!”

3. Gaforrja

Gaforrja këtë javë ftohet të lidhet më shumë me botën e saj të brendshme. Intuita dhe ndjeshmëria do të jenë në kulm. Rekomandohet të gjeni kohë për qetësi, meditim dhe vetëreflektim.

Siç theksojnĂ« ekspertĂ«t: “Mos lejoni qĂ« zhurma e jashtme tĂ« mbysĂ« mençurinĂ« tuaj tĂ« brendshme – aty fshihet forca dhe fati juaj i vĂ«rtetĂ«â€.

The post Njihuni me 3 shenjat më me fat të horoskopit: Koha ideale për fillime të reja dhe
 appeared first on Albeu.com.

Parkimi “dysh”/ VepĂ«r penale qĂ« dĂ«nohet me burg, ja çfarĂ« rrezikojnĂ« shoferĂ«t

✇Albeu
By: V K

Deklarata e fundit e drejtorit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit, Ilir Proda, pĂ«r ashpĂ«rsimin e masave ndaj parkimeve tĂ« gabuara, nĂ« veçanti atyre tĂ« quajtura “parkime dysh”, ka ngjallur debat dhe keqkuptime nĂ« publik.

Shumë qytetarë janë shqetësuar se çdo parkim dysh mund të çojë automatikisht në ndjekje penale.

ÇfarĂ« Ă«shtĂ« parkimi “dysh”?

Bëhet fjalë për situatën kur një automjet ndalon ose parkohet në rrugë, pranë një mjeti tjetër që është tashmë i parkuar anash trotuarit apo buzë rrugës.

Kjo sjell shpeshherë ngushtim të korsisë dhe vështirësi në qarkullim, por jo çdo rast konsiderohet automatikisht i dënueshëm penalisht.

Kur parkimi dysh kthehet në vepër penale?

Sipas burimeve tĂ« “News24” nga Policia e Shtetit, parkimi i dyfishtĂ« do tĂ« konsiderohet vepĂ«r penale vetĂ«m nĂ« raste specifike dhe tĂ« mirĂ«pĂ«rcaktuara, kur ai:

Pengon qartazi dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë lëvizjen e automjeteve të emergjencës si ambulanca, zjarrfikëse, mjetet e policisë apo shërbime të tjera të institucioneve.

Bllokon tërësisht rrugën, duke e bërë të pamundur kalimin e mjeteve të tjera.

Shkakton bllokim total të rrugës për këmbësorët, duke u bërë pengesë serioze për sigurinë publike.

Në këto raste të rënda, policia nuk do të mjaftohet me vendosjen e një gjobe administrative, por do të nisë procedurat për ndjekje penale, sipas nenit 293 të Kodit Penal, që parashikon:

“Pengimi i qarkullimit tĂ« mjeteve tĂ« transportit, vĂ«nia e pengesave dhe ndalimi me çdo mjet e mĂ«nyrĂ« i qarkullimit tĂ« mjeteve tĂ« transportit automobilistik, hekurudhor, ujor apo ajror, dĂ«nohet me gjobĂ« ose me burgim deri nĂ« tre vjet”.

ÇfarĂ« ndodh pas konstatimit nga policia?

Nëse një efektiv i qarkullimit rrugor konstaton një rast që përputhet me kriteret e mësipërme, ai nuk do të marrë vetë vendimin për ndjekje penale, por do ta referojë rastin në prokurori.

Organet e akuzës, pas shqyrtimit të pamjeve filmike, dëshmive dhe çdo prove tjetër të mbledhur, do të vendosin nëse drejtuesi i mjetit duhet të ndiqet penalisht.

Kjo do të thotë se çdo rast do të vlerësohet në mënyrë të veçantë, dhe vendimi për të ngritur një akuzë penale nuk është automatik, por i mbështetur në prova dhe rrethana konkrete.

ÇfarĂ« ndodh nĂ« rastet e zakonshme?

Në pjesën më të madhe të rasteve të parkimeve dysh, pra kur nuk ka pasoja të rënda për qarkullimin apo sigurinë, policia do të vijojë me masat administrative, ashtu si deri më sot, duke vendosur gjobë sipas Kodit Rrugor nga 1 mijë deri në 3 mijë. Kjo përfshin edhe vendosjen e bllokuesve të gomave dhe heqjen me karrotrec.

The post Parkimi “dysh”/ VepĂ«r penale qĂ« dĂ«nohet me burg, ja çfarĂ« rrezikojnĂ« shoferĂ«t appeared first on Albeu.com.

Zgjedhje të parakohshme në Tiranë? Ja çfarë tha Rama në mbledhjen me dyer të mbyllura

✇Albeu
By: V K

Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama, zhvilloi një takim me dyer të mbyllura me nënkryetarët e bashkisë Tiranë, drejtuesit politik të qarqeve, drejtorët e bashkisë Tiranë dhe të gjithë kandidatët e qarkut të kryeqytetit.

Sipas burimeve, kryeministri është ndalur shumë shkurt në zgjedhjet e parakohshme në disa bashki të vendit.

Kreu i qeverisĂ« ende nuk e ka vendosur “fatin” se çfarĂ« do tĂ« ndodhĂ« me bashkinĂ« e TiranĂ«s, e cila prej 10 shkurtit ndodhet pa kryebashkiak, pas arrestimit tĂ« Erion Veliajt.

“Nuk i dihet nĂ«se do kemi zgjedhje tĂ« parakohshme nĂ« TiranĂ« tani apo pas dy vitesh”, raportohet tĂ« ketĂ« thĂ«nĂ« Rama nĂ« mbledhje me dyer tĂ« mbyllura.

Gjithashtu, Rama u ka kërkuar drejtuesve politik së bashku me dy deputetë të ngrenë grupe pune për të rifreskuar burimet njerëzore në të gjitha bashkitë e vendit.

Sipas  gazetares Mola Luku, Rama shprehet: “Kreu i qeverisĂ« ka dhĂ«nĂ« disa porosi nĂ« mbledhjen me deputetĂ«t e TiranĂ«s, ku i ka thĂ«nĂ« qĂ« duhet tĂ« hiqen licensat e noterĂ«ve qĂ« japin shĂ«rbime tĂ« e-albania kundrejt pagesĂ«s.

Gjithashtu Rama ka kërkuar që të rifreskohen stafet e bashkive, fillimisht për bashkitë që janë qendër qarku, por kjo gjë jo për bashkinë e Tiranës.

NdĂ«rkohĂ«, sa i pĂ«rket zgjedhjeve tĂ« parakohshme nĂ« bashkinĂ« e TiranĂ«s mĂ«sohet se kryeministri ka thĂ«nĂ« “nuk mbahet mendja tek zgjedhjet e parakohshme, mos u ndikoni tek zgjedhjet e parakohshme nĂ« TiranĂ« nĂ«se do ketĂ« apo jo”.

The post Zgjedhje të parakohshme në Tiranë? Ja çfarë tha Rama në mbledhjen me dyer të mbyllura appeared first on Albeu.com.

Lirohet nga qelia ish-shefi i Rrugores së Tiranës, Roven Zeka

✇Albeu
By: V K

Ish-shefi i Komisariatit Rrugor të Tiranës, Roven Zeka, është liruar nga qelia me vendim të Gjykatës së Posaçme, e cila ka vendosur që ai të vijojë masën e sigurisë në arrest shtëpie.

Zeka u arrestua më 19 prill 2025, me urdhër të SPAK, së bashku me dy ish-zyrtarë të tjerë të Policisë së Shtetit, Edison Tabaku dhe Sokol Novaku, në kuadër të një hetimi për korrupsion.

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, tre zyrtarët dyshohet se kanë marrë para nga një grua e përfshirë në një aksident rrugor, në mënyrë që rasti të mos referohej në prokurori dhe të mos niste një hetim penal.

Më herët, Apeli i GJKKO kishte lënë në fuqi masën e arrestit me burg për Zekën dhe Tabakun, ndërsa për shefin e hetimeve të aksidenteve, Sokol Novaku, masa u zbut në arrest shtëpie për shkak të rrethanave familjare.

The post Lirohet nga qelia ish-shefi i Rrugores së Tiranës, Roven Zeka appeared first on Albeu.com.

Ndezi zjarr dhe dogji 10 ha bimë duke rrezikuar banorët, arrestohet 41-vjeçari në Rrogozhinë

✇Albeu
By: V K

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit se në lagjen e Shimve, bashkia Rrogozhinë, kishte rënë zjarr dhe ishte përhapur në një sipërfaqe të madhe, menjëherë kanë shkuar në zonën ku kishte rënë zjarri dhe vijuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, shërbimet zjarrfikëse, me ndihmën e shërbimeve të Policisë, pas disa orësh, bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Si rezultat i veprimeve tĂ« shpejta, pas disa minutash, Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi pĂ«r veprĂ«n penale “ShkatĂ«rrimi me zjarr i mjedisit pyjor”, i autorit tĂ« dyshuar, shtetasit I. R., 41 vjeç, banues nĂ« RrogozhinĂ«.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas ka qenë duke punuar në oborrin e një banese dhe ka ndezur zjarr aty, për djegien e mbeturinave.

Si pasojë e erës së fortë, zjarri është përhapur shpejt duke djegur një sipërfaqe toke me bimësi rreth 10 ha, qindra pemë ulliri dhe pemë frutore, si dhe ka vënë në rrezik serioz përfshirjen nga flakët, të banesave përreth.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të mos shkaktojnë zjarr në asnjë rast, pasi do të përballen me ligjin.

The post Ndezi zjarr dhe dogji 10 ha bimë duke rrezikuar banorët, arrestohet 41-vjeçari në Rrogozhinë appeared first on Albeu.com.

Gjyqi ndaj Naim Murselit/ Vëllai i Liridonës rrëfen bisedën me kunatin dhe sjelljen e tij pas krimit

✇Albeu
By: V K

Këtë të hënë,  në Gjykatën Themelore në Prishtinë në gjykimin ndaj Naim Murselit, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademaj, dëshmon vëllai i së ndjerës, Leonard Ademaj.

Ademaj gjatë dëshmisë së tij, ka treguar se si e ka kuptuar për vrasjen e motrës.

Ai ka thënë se konfirmimin zyrtar për vrasjen ai dhe prindërit e kanë marrë në stacionin e Policisë në Prishtinë.

Ka thënë se me të akuzuarin ishin parë në stacionin policor.

“UnĂ« kam thanĂ« qĂ« ku janĂ« fĂ«mijĂ«t dhe Naimi. MĂ« kanĂ« thanĂ« qĂ« janĂ« brenda 
. Kur kam pyet ku Ă«shtĂ« Naimi, mĂ« kanĂ« thĂ«nĂ« qĂ« Ă«shtĂ« duke dhĂ«nĂ« deklaratĂ«. Pas 1 ore Naimi ka dalĂ« nga Policia, ne fĂ«mijĂ«t i kishim marrĂ« nĂ« veturĂ«, kur ka dal Naimi nga policia, aty ishte prezent edhe Kushtrim Kokalla
.”, Ă«shtĂ« shprehur Ademaj.

Ai ka treguar se çfarë i kishte thënë Murseli atë natë.

“Pasi kemi shkuar 4-5 metra e kom dĂ«gjuar njĂ« krismĂ«, por unĂ« vazhdoja me ikĂ« me fĂ«mijĂ«t. Ka ardhur njĂ« veturĂ« nĂ« drejtim tonin dhe ka dashtĂ« me na shkelĂ« mu e fĂ«mijĂ«t. Kam kĂ«rkuar ndihmĂ«, por qĂ« nuk mĂ« kanĂ« dhĂ«nĂ« ndihmĂ«. Kam shkuar nĂ« market dhe aty i kam thanĂ« pronarit tĂ« marketit a mundesh me mi kĂ«qyr fĂ«mijĂ«t se ma kanĂ« vra gruan. Por pronari nuk mĂ« ka lejuar, mĂ« ka thĂ«nĂ« rri kĂ«tu dhe priti policinĂ«. Pasi ishte natĂ« ne i kemi marrĂ« fĂ«mijĂ«t dhe i kemi dĂ«rguar nĂ« shtĂ«pi”, Ă«shtĂ« shprehur Ademaj.

Ai ka thënë se të nesërmen rreth orës 11, ka provuar të gjejë kontakt me Murslein, pasi që nuk e ka ditur se ku ndodhet.

“E kam thirr Valon LlukĂ«n, dhe me ka thĂ«nĂ« merre numrin e shoferit me tĂ« cilin Ă«shtĂ« Naimi dhe kontakto me tĂ«. Pasi qĂ« e kam thirr shoferin, ai mĂ« ka thĂ«nĂ« qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« Swiss. Kur kemi shkuar nĂ« Swiss, na ka thanĂ« qĂ« Naimi Ă«shtĂ« nĂ« dhomĂ« lart. Kur jemi shkuar nĂ« dhomĂ«, ai ishte i shtrirĂ«, kishte disa gjĂ«ra ushqimore nĂ« tavolinĂ«, po ashtu kishte porositur edhe drekĂ«n. Nga habia kemi menduar qĂ« Ă«shtĂ« i frikĂ«suar. I kam thanĂ« Naim a mundemi me shkuar nĂ« morg me pa LiridonĂ«n, me ka thĂ«nĂ« jo nuk na lejohet. MĂ« pas e kam thirr spitalin dhe ju kam thanĂ« qĂ« jam vĂ«llai i Liridona Ademajt dhe a mundem me ardhur me pa trupin, mĂ« kanĂ« thanĂ« po. Me mu erdhi edhe Naimi edhe shoferi i tij. Kur shkuam atje, mjeku na tha nĂ«se keni problem mos hajdeni. Naimi nĂ« atĂ« moment tha, kam problem me zemĂ«r dhe nuk e di se a mund ta pĂ«rballoi. Djali i axhĂ«s insistoj qĂ« me ardhur Naimi me pa. Ka ardhur deri te dera, vetĂ«m prej dere e ka shikuar, nuk ka hy brenda”, ka treguar Ademaj.

Para nisjes së seancës, avokati i Murselit, Shemsedin Piraj, ka kërkuar nga gjykata që të konsultohet me të akuzuarin lidhur me shqyrtimin gjyqësor.

Këtë kërkesë e ka aprovuar nga Gjykata.

Në seancën e shqyrtimit fillestar, por edhe në seancën e parë të shqyrtimit gjyqësor, Murseli ishte deklaruar i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij.

Sipas aktakuzës, Murseli dyshohet se e ka organizuar vrasjen e bashkëshortes për motive hakmarrjeje dhe për të përfituar financiarisht nga një sigurim jetësor në Suedi, në vlerë rreth 260 mijë euro.

Sipas prokurorisë, vrasjen ai e ka planifikuar së bashku me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën, të cilëve ua ka premtuar një shumë prej 30 mijë eurosh për kryerjen e krimit.

Liridona Ademaj, Ă«shtĂ« vrarĂ« nĂ« mbrĂ«mjen e 29 nĂ«ntorit tĂ« 2023-tĂ«s, nĂ« rrugĂ«n “Dalip Alshiqi” nĂ« PrishtinĂ«.

Fillimisht, ishte raportuar se bëhet fjalë për një grabitje, e më pas Prokuroria bëri të ditur se është inskenim i një grabitjeje.

The post Gjyqi ndaj Naim Murselit/ Vëllai i Liridonës rrëfen bisedën me kunatin dhe sjelljen e tij pas krimit appeared first on Albeu.com.

Rikthehen temperaturat e larta/ Meteorologia Tanja Porja zbulon si do të jetë moti këtë javë

✇Albeu
By: V K

Pas disa ditëve të freskëta, është rikthyer moti i nxehtë në territorin shqiptar. Meteorologia Tanja Porja, ka paralajmëruar se duke filluar nga mesdita e sotme deri të shtunën, temperaturat do të arrijnë nga 39-40 gradë celsius.

“Nga e marta nĂ« tĂ« shtunĂ«n do tĂ« kemi ndryshime tĂ« lehta nĂ« mĂ«ngjes. Do tĂ« vijojĂ« edhe pĂ«r pak ditĂ« nata tĂ« jetĂ« e freskĂ«t deri tĂ« premten, ndĂ«rsa mesdita do tĂ« arrijĂ« nĂ« 38 gradĂ« celsius. E mĂ«rkura sjell rritje tĂ« ndjeshme. Mesjava do tĂ« shĂ«nojĂ« 39-40 gradĂ« celsius”, tha Porja.

Sipas saj qytetet me temperatura të larta deri në 40 gradë do të jenë Shkodra, Elbasani, Berati Gjirokastra me maksimume 39-40 gradë celsius.

Ndërkohë vija bregdetare do jetë e kthjellët, herë pas here vranësira kalimtare do të ketë në plazhet e Velipojës dhe Shëngjinit.

Meteorologia paralajmëroi rrebeshe të premten në veri, ndërsa nesër reshje të izoluara në lindje e juglindje.

The post Rikthehen temperaturat e larta/ Meteorologia Tanja Porja zbulon si do të jetë moti këtë javë appeared first on Albeu.com.

ParalajmĂ«rimi i RamĂ«s: Çdo ngrehinĂ« e ngritur nĂ« shkelje tĂ« ligjit do tĂ« rrafshohet, ta harroni se do tĂ« legalizohen

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, kreu i qeverisë Edi Rama, ka paralajmëruar se çdo ngrehinë e ngritur në zona të mbrojtura apo hapësira publike do të rrafshohet.

“S’do tĂ« ketĂ« asnjĂ« tolerancĂ«â€, theksoi kreu i shtetit, duke shtuar se asnjĂ« ndĂ«rtesĂ« nĂ« shkelje tĂ« ligjit nuk do tĂ« legalizohet.

Gjithashtu, kreu i qeverisĂ« paralajmĂ«roi se: “Historia ndĂ«rto nesĂ«r qĂ« tĂ« legalizosh nesĂ«r, nuk do tĂ« ecĂ«â€.

Edi Rama: Sot do tĂ« bĂ«het njĂ« konfiskim i njĂ« kuazi pallati nĂ« VlorĂ« qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« shkelje tĂ« lejes sĂ« ndĂ«rtimit, ky proces synon tĂ« bashkojĂ« dy gjĂ«ra, s’kemi asnjĂ« minutĂ« pĂ«r tĂ« humbur.

Kemi marrë përsipër të mbyllim procesin e legalizimeve, por ta harrojë kushdo qoftë që do të legalizohet çfarëdo qoftë në shkelje të ligjit dhe pas afateve që ka ligji.

Historia ndërto nesër që të legalizosh nesër, nuk do të ecë.

E gjithë skuadra e deputetëve të jenë pranë komuniteteve dhe të janë në anën e shumicës dërrmuese të njerëzve që pengohen çdo ditë në jetën e tyre komunitare nga ata që me guxim të tepër kanë pushtuar hapësirat publike.

Tirana është zona më e nxehtë, edhe për shkak të atraksionit të madh që ka, dhe nuk ka lagje e bllok banimi që të mos ketë zaptuesin e vet.

The post ParalajmĂ«rimi i RamĂ«s: Çdo ngrehinĂ« e ngritur nĂ« shkelje tĂ« ligjit do tĂ« rrafshohet, ta harroni se do tĂ« legalizohen appeared first on Albeu.com.

Edi Rama: Policia po heton kush Ă«shtĂ« pas “pushtimit” tĂ« zemrĂ«s sĂ« Thethit, presim vendimin e KLP pĂ«r prokuroren Elsa Gjelin

✇Albeu
By: V K

Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama, po zhvillon një takim me deputetët e qarkut të Tiranës dhe drejtorët e Bashkive,

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë u ndal tek Thethi ajo që po ndodh atje me ndërtimet pa leje.

“PĂ«rpara se tĂ« hyj nĂ« disa detaje mbi punĂ«n, dua tĂ« ndalem njĂ« moment te çështja e Thethit.
Kam vĂ«nĂ« re qĂ« ka njĂ« teori shumĂ« pĂ«r tĂ« ardhur keq lidhur me pĂ«rgjegjĂ«sinĂ«, fajin, kush e ka fajin. Duket sikur njĂ« pjesĂ« e atyre qĂ« komentojnĂ« pĂ«rpiqen qĂ« t’ia lĂ«nĂ« fajin strukturave tĂ« shtetit. Nga njĂ« anĂ« kemi disa njerĂ«z tĂ« shlretĂ« tĂ« cilĂ«t kanĂ« hequr bukĂ«n e gojĂ«s pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar disa banesa, dhe njĂ« shtet qĂ« i ka lĂ«nĂ« ta bĂ«jnĂ« kĂ«tĂ« nĂ« shkelje tĂ« ligjit dhe Ă«shtĂ« kujtuar mĂ« tej t’i godasĂ«.

Këtu nuk bëhet fjalë për disa të shkretë por individë që nuk janë banorë të vendit, madje në rastin flagrant që u bë dhe shkak i këtij procesi, bëhet fjalë për individë që as nuk janë shfaqur të pretendojnë diçka, Policia po merret me hetimin e se si ka ndodhur dhe kush është pas pushtimit kriminal të qendrës dhe zemrës së Thethit.

Janë ndërtime jo për të futur kokën, por për qëllime fitimi. Nuk besoj se ka një teori për amnistimin e shkelësit të ligjit dhe fajësimin e shtetit. Natyrisht që strukturat kanë përgjegjësinë e tyre dhe e kanë marrë këtë përgjegjësi.

Pritet vendimi i KLP pĂ«r zonjĂ«n Gjeli qĂ« nuk ka nisur çështjen. NĂ« Theth janĂ« goditur 40 subjekte, qĂ« nĂ« shumĂ« raste kishin mĂ« shumĂ« se njĂ« ndĂ«rtesĂ«. Policia ka njĂ« numĂ«r tĂ« konsiderueshĂ«m denoncimesh nĂ« prokurori pĂ«r tĂ« subjekte dhe prokuroria nuk ka marrĂ« asnjĂ« veprim”, tha ai.

The post Edi Rama: Policia po heton kush Ă«shtĂ« pas “pushtimit” tĂ« zemrĂ«s sĂ« Thethit, presim vendimin e KLP pĂ«r prokuroren Elsa Gjelin appeared first on Albeu.com.

Kriptomonedha Bitcoin “fluturon” mbi 122 000 USD, shĂ«nohet rekordi i radhĂ«s

✇Albeu
By: V K

Këtë të hënë, kriptomonedha Bitcoin, ka kaluar një tjetër prag historik, duke u tregtuar mbi 122 mijë dollarë.

Çmimi i kriptomonedhĂ«s mĂ« tĂ« madhe nĂ« botĂ«, ka arritur nĂ« rreth 122,285 dollarĂ«, duke shĂ«nuar njĂ« rritje tĂ« ndjeshme nĂ« harkun e disa ditĂ«ve tĂ« fundit dhe duke thelluar mĂ« tej rekordin e tij historik.

Brenda ditës, çmimi ka luhatur mes 117,784 dhe 122,394 dollarëve, ndërsa trendi vazhdon të mbetet fuqimisht në rritje.

Kjo rritje e fortë vjen si rezultat i një kombinimi faktorësh ekonomikë, politikë dhe teknologjikë, që kanë krijuar një klimë të favorshme për investimet në kripto.

Së pari, në SHBA janë në diskutim dy projektligje kyçe: Genius Act dhe Clarity Act, të cilat synojnë të rregullojnë më mirë tregun e kriptomonedhave, veçanërisht në lidhje me ETF-të dhe stablecoin-et.

Këto iniciativa legjislative po japin siguri të re për investitorët institucionalë, të cilët kanë filluar të hedhin miliarda dollarë në produktet e lidhura me Bitcoin.

Së dyti, rritja e adoptimit institucional po luan një rol kyç. Kompani të mëdha dhe madje edhe shtete të caktuara po fillojnë të mbajnë Bitcoin si pjesë të rezervave të tyre monetare, ndërsa ETF-të e miratuara më herët këtë vit po përthithin një pjesë të madhe të kapitalit në qarkullim.

Së treti, qeveria e SHBA-së, nën administratën aktuale, po mbështet në mënyrë aktive tregun e kriptomonedhave.

Me një axhendë pro-teknologjisë dhe premtime për rregullim të favorshëm, kjo qasje ka kthyer besimin e investitorëve pas disa vitesh pasigurie rregullatore.

AnalistĂ«t theksojnĂ« se tregu Ă«shtĂ« nĂ« njĂ« fazĂ« tĂ« fuqishme “bullish”. MbĂ«shtetja aktuale qĂ«ndron rreth 118 mijĂ« dollarĂ«ve, ndĂ«rsa rezistenca e ardhshme pritet tĂ« jetĂ« tek 125–130 mijĂ« dollarĂ«. NĂ«se kjo pengesĂ« kalohet, çmimi mund tĂ« vazhdojĂ« rrugĂ«n drejt niveleve edhe mĂ« tĂ« larta.

NĂ« njĂ« perspektivĂ« mĂ« afatgjatĂ«, parashikimet janĂ« gjithashtu optimiste. Kompani si Galaxy Digital dhe analistĂ« tĂ« pavarur sugjerojnĂ« se deri nĂ« fund tĂ« vitit 2025, Bitcoin mund tĂ« arrijĂ« deri nĂ« 150 mijĂ« dollarĂ«, ndĂ«rsa disa skenarĂ« optimistĂ« e çojnĂ« vlerĂ«n potencialisht edhe nĂ« 180–200 mijĂ« dollarĂ« gjatĂ« viteve tĂ« ardhshme.

Pavarësisht këtij entuziazmi, ekspertët paralajmërojnë se tregu i kriptomonedhave mbetet i brishtë dhe i ndjeshëm ndaj luhatjeve të forta.

Çdo ndryshim nĂ« politikĂ«n monetare globale, ndonjĂ« incident i madh sigurie nĂ« bursat e kriptove, apo vendime tĂ« papritura rregullatore mund tĂ« shkaktojnĂ« korrigjime tĂ« menjĂ«hershme nĂ« treg.

Bitcoin ka hyrë në një epokë të re, jo më si një aktiv spekulativ i margjinave të tregut, por si një aset gjithnjë e më shumë i integruar në financën globale.

Rritja mbi 122 mijë dollarët është jo vetëm një sinjal i fortë për investitorët, por edhe një provë se kriptomonedhat, dikur të konsideruara pasione të kalimtare të teknologjisë, tani janë pjesë e pandashme e sistemit financiar botëror. /skyweb.al

The post Kriptomonedha Bitcoin “fluturon” mbi 122 000 USD, shĂ«nohet rekordi i radhĂ«s appeared first on Albeu.com.

Laert Vasili “shpĂ«rthen” keq ndaj Gjestit: ShoqĂ«ria jonĂ« ka degraduar, ai tjetri ka tre klasĂ« shkollĂ« dhe shpallet


✇Albeu
By: V K

NĂ« njĂ« intervistĂ« tĂ« fundit, aktori i njohur Laert Vasili, ka reaguar sĂ«rish ashpĂ«r pas fitores sĂ« Gjestit nĂ« edicionin e katĂ«rt tĂ« “Big Brother VIP Albania”, duke ngritur shqetĂ«sime tĂ« thella mbi nivelin e pĂ«rfaqĂ«simit dhe vlerat qĂ« promovohen nĂ« kĂ«tĂ« format.

Vasili shprehu hapur pakënaqësinë e tij, duke thënë se një person me arsimim minimal nuk mund të cilësohet si simbol filozofik apo përfaqësues i një epoke të re mediatike.

“Ai tjetri ka tre klasĂ« shkollë  futet nĂ« njĂ« format dhe shpallet fitues. Dhe ti thua ‘koncept filozofik’?!”, – u shpreh ai me ironi.

“ShoqĂ«ria jonĂ« ka degraduar, ka degjeneruar, Ă«shtĂ« kalbĂ«zuar dhe ka ik. DomethĂ«nĂ« Ă«shtĂ« pĂ«r t’u djegur komplet”, – tha Vasili me tone tĂ« forta.

The post Laert Vasili “shpĂ«rthen” keq ndaj Gjestit: ShoqĂ«ria jonĂ« ka degraduar, ai tjetri ka tre klasĂ« shkollĂ« dhe shpallet
 appeared first on Albeu.com.

Presidenti Trump pranon ftesën e Mbretit Charles III, do zhvillojë vizitën e dytë shtetërore në Britani

✇Albeu
By: V K

Presidenti amerikan Donald Trump, ka pranuar zyrtarisht një ftesë nga Mbreti Charles III, për të marrë pjesë në një vizitë të dytë shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar, së bashku me Mbretëreshën Camilla.

Lajmi është bërë i ditur nga Pallati Buckingham.

Vizita do të zhvillohet nga data 17 deri më 19 shtator, dhe Trump do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Zonja e Parë Melania Trump.

Kjo vizitë do të zhvillohet në Kështjellën Windsor, pasi Pallati Buckingham ndodhet ende në proces rinovimi.

Kjo do të jetë vizita e dytë shtetërore e Trump në Mbretërinë e Bashkuar, pasi në vitin 2019 ai ishte pritur nga Mbretëresha Elizabeth II gjatë mandatit të tij të parë si president.

Në mënyrë tradicionale, presidentët në mandatin e dytë nuk ftohen për vizita shtetërore, por për takime më të thjeshta si çaj ose drekë me monarkun.

Megjithatë, këtë herë është bërë një përjashtim.

Edhe pse ende nuk është publikuar një program i detajuar, vizita pritet të përfshijë ceremoninë e pritjes zyrtare dhe një banket shtetëror në Sallën e Shën Gjergjit në Kështjellën Windsor.

Në aktivitetet do të marrin pjesë të gjithë anëtarët e rëndësishëm të Familjes Mbretërore, përfshirë Princin dhe Princeshën e Uellsit.

JavĂ«n e kaluar, Mbreti Charles priti nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n rezidencĂ« Presidentin francez Emmanuel Macron dhe bashkĂ«shorten e tij, Brigitte, tĂ« cilĂ«t morĂ«n pjesĂ« nĂ« njĂ« procesion me karroca nĂ«pĂ«r qytetin e Windsor – njĂ« ngjarje e rrallĂ« qĂ« nuk ishte parĂ« prej mĂ« shumĂ« se njĂ« dekade.

Duke qenë se çdo vizitë nga një president amerikan sjell sfida të shtuara sigurie, pritet që programi i Trump të mos përfshijë aktivitete të hapura për publikun.

The post Presidenti Trump pranon ftesën e Mbretit Charles III, do zhvillojë vizitën e dytë shtetërore në Britani appeared first on Albeu.com.

Rama mbledh sot deputetët e qarkut dhe drejtorët e Bashkisë së Tiranës, ja se çfarë pritet nga takimi

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, do të zhvillojë takim me drejtorët e bashkisë dhe deputët e qarkut të Tiranës.

Ky takim, do të jetë i njëjtë me takimet e zhvilluara para disa ditëve dhe është planifikuar të mbahet në orën 08:30 në ambientet e një hoteli në qendër të Tiranës.

Në këtë takim, deputetët aktual dhe ato të zgjedhur dhe drejtorët e bashkisë do të raportojnë mbi problematikat e evidentuara gjatë daljeve të tyre në terren.

ÇfarĂ« ndodhi nĂ« takimin e 4 korrikut nĂ« selinĂ« rozĂ«?

Fokusi i diskutimeve në këtë takim ka qenë evidentimi i problematikave që hasin qytetarët e qarkut të Tiranës.

Rama është shprehur se deputetët duhet të zbresin në terren për evidentimin e problematikave dhe të kontaktojnë më qytetarët, si dhe janë ngritur disa grupe pune për fushat të ndryshme si hapësirat publike, shërbimet, parkimi, lejet e ndërtimit.

Kryeministri ka kërkuar që brenda dy javësh, të krijohet një raport për t`u depozituar më pas në Bashki.

Raportohet po ashtu se Rama ka angazhuar dhe ministrat e kabinetit për bashkinë e kryeqyteti.

Ministri Petrit Malaj dhe Delina Ibrahimaj, janë caktuar të mbikëqyrin financat, ministri Blendi Gonxhe do të ndjekë transportin dhe trafikun, ndërsa Ogerta Manastirliu dhe Anuela Ristani do të merren me hapësira publike.

The post Rama mbledh sot deputetët e qarkut dhe drejtorët e Bashkisë së Tiranës, ja se çfarë pritet nga takimi appeared first on Albeu.com.

❌