Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Dielli, vitamina D dhe sekreti i balancës së shëndetshme

Rrezet e diellit janë burimi më natyral dhe efektiv i vitaminës D, një aleat i fuqishëm për kockat, sistemin imunitar dhe mirëqenien emocionale. Por, si çdo gjë tjetër në jetë, edhe këtu ka një “por”.

Qëndrimi i gjatë nën diell pa mbrojtje mund të shkaktojë plakje të parakohshme të lëkurës dhe rrit rrezikun për kancer. Ekspertët këshillojnë që 10-20 minuta ekspozim në mëngjes herët ose pasdite vonë janë të mjaftueshme për të përfituar vitaminën D pa e rrezikuar lëkurën.

Krahët, këmbët dhe fytyra janë zonat më të mira për përthithjen e diellit, por nëse ke lëkurë të ndjeshme, mos e anashkalo kremin mbrojtës, zgjidh një me faktor të ulët që nuk e bllokon prodhimin e vitaminës.

Dhe për ata ditë pa diell? Fokusohu te ushqimet e pasura me vitaminë D si peshku, vezët apo produktet e qumështit ose konsultohu me mjekun për ndonjë suplement.

Në fund të ditës, dielli është mik i shëndetit… nëse dimë si ta mbajmë afër pa u djegur.

The post Dielli, vitamina D dhe sekreti i balancës së shëndetshme appeared first on iconstyle.al.

Ka diell? Shfrytëzoje! Mjekët: Rrezet ndihmojnë trupin të prodhojë vitaminë D, por kujdes

Edhe pse Shqipëria është një vend me shumë diell, shumica e shqiptarëve vuajnë nga mungesa e vitaminës D. Në kulmin e verës dhe të pushimeve në plazh, mjekët këshillojnë që të mos shmangim rrezet e diellit, përkundrazi.

“Sa më i fortë dielli, aq më mirë për prodhimin e vitaminës D në organizëm,” – thotë mjeku endokrinolog Dashamir Gjergji. Sipas tij, ekspozimi në diell ndihmon trupin të përthithë këtë vitaminë jetike për imunitetin, shëndetin e kockave dhe parandalimin e sëmundjeve kronike.

Por ka një paralajmërim për ata me sëmundje kronike, ata duhet të kenë kujdes me ekspozimin.

Gjergji shton se kremrat mbrojtës dëmtojnë procesin e prodhimit natyral të vitaminës D. “Nxirja natyrale është mbrojtja më e mirë. Dhe zgjat më shumë,” thotë ai, duke theksuar se orët më të mira për t’u rrezitur janë ato të pasdites, deri në perëndim.

“Vitamina D është një ndër antioksidantët më të fuqishëm, na mbron nga shumë sëmundje, përfshirë edhe disa lloje kanceri,” përfundon mjeku.

The post Ka diell? Shfrytëzoje! Mjekët: Rrezet ndihmojnë trupin të prodhojë vitaminë D, por kujdes appeared first on iconstyle.al.

Moti sot në Kosovë, temperaturat maksimale deri në 30 gradë Celsius

Mbi vendin sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 deri në 19 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 27 deri në 30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor.

Indeksi i rrezeve ultraviolet do të jetë i lartë, andaj këshillohet të respektohen këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës./Telegrafi/

The post Moti sot në Kosovë, temperaturat maksimale deri në 30 gradë Celsius appeared first on Telegrafi.

E premte ,18 korrik, mot i kthjellët me temperatura deri 35°C

TIRANË, 18 korrik/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet kodrinore – malore vranësira kalimtare të cilat në relievet malore hera-herës do të jenë deri të dendura. Në relievet malore në juglindje reshje shiu të herëpashershme afatshkurtra dhe të dobëta në orët e mesditës deri ato të pasdites.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era hera-herës do të fitojë shpejtësi 7-12 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 20/34 Diell re
Kukës 16/29 Diell re
Lezhë 19/34 Diell re
Dibër 15/29 Diell re
Durrës 19/34 Diell
Tiranë 21/34 Diell
Elbasan 20/35 Diell
Berat 18/35 Diell
Vlorë 19/33 Diell
Korçë 17/31 Diell re shi
Gjirokastër 17/35 Diell re shi
Sarandë 20/33 Diell

 

The post E premte ,18 korrik, mot i kthjellët me temperatura deri 35°C appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shpërthim i fuqishëm në Diell

Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike ka kapur disa pamje mahnitëse të Diellit, veçanërisht një shpërthim të fuqishëm që është shkëputur prej tij.

Kjo ngjarje ndodhi më 14 korrik dhe u regjistrua gjatë një periudhe 10-orëshe.

Ajo përkoi pikërisht me 25-vjetorin e njërës prej ngjarjeve më të fuqishme diellore të epokës hapësinore, e njohur si Ngjarja Diellore e Ditës së Bastijës ose Dita Kombëtare e Francës.

Kjo ngjarje shkaktoi stuhi të fuqishme gjeomagnetike, keqfunksionime të satelitëve dhe ndërprerje të radio komunikimeve, dhe është tashmë një pikë referimi për shkencëtarët që merren me motin hapësinor./ rtk/ KultPlus.com

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot

Vendi ynë edhe sot do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të përqendruara në veri të vendit dhe përgjatë relieveve malore. Në orët e mesditës dhe deri në orët e vona të mbrëmjes në zonën e veriut dhe përgjatë relieveve malore të vendit […]

The post Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot appeared first on BoldNews.al.

Temperaturat maksimale sot në Kosovë deri në 32 gradë Celsius, në disa vende mund të ketë edhe shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Po ashtu, IHMK njofton se lokalisht parashihen reshje të shkurtra shiu.

Temperaturat minimale do të sillen nga 12 – 16°C kurse, temperaturat maksimale do të sillen nga 28 – 32°C.

Gjithashtu, do të fryejë erë kryesisht nga verilindja, 1–6 m/s./Telegrafi/

The post Temperaturat maksimale sot në Kosovë deri në 32 gradë Celsius, në disa vende mund të ketë edhe shi appeared first on Telegrafi.

Moti në Kosovë, temperaturat maksimale deri në 32 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Po ashtu, IHMK njofton se vende-vende priten riga shiu me rrufe gjatë ditës.

Temperaturat minimale do të sillen nga 14 deri në 17°C, kurse maksimale nga  28 deri në 32°C.

Ekspertët mjekësor kanë bërë thirrje që qytetarët të shmangin ekspozimin në diell, dhe të kujdes gjatë kohës sa temperaturat janë të larta./Telegrafi/

 

The post Moti në Kosovë, temperaturat maksimale deri në 32 gradë Celsius appeared first on Telegrafi.

Pasditja sjell vranësira të lehta, njihuni me parashikimin e motit për sot

Masat ajrore nga Veriu i Afrikës do të depërtojë gradualisht sërish drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan. Sipas MeteoAlb, kjo sjell edhe në vendin tonë mot të kthjellët dhe rritje të temperatura, por herë pas here priten vranësira të lehta e kalimtare ku më të theksuara do të jenë në zonat lindore […]

The post Pasditja sjell vranësira të lehta, njihuni me parashikimin e motit për sot appeared first on BoldNews.al.

Parashikimi i motit, e premte, 4 korrik 2025

TIRANË, 4 korrik/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët dhe me orë të gjata me diell si dhe vranësirat të pakta kalimtare nga orët e mesditës  pjesërisht përgjatë vijës bregdetare si dhe përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era pritet të fitojë shpejtësi 6-9 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 20/39

Diell pak re

Kukës 17/36

Diell

Lezhë 19/37

Diell pak re

Dibër 14/36

Diell pak re

Durrës 18/33

Diell

Tiranë 22/39

Diell

Elbasan 22/38

Diell pak re

Berat 16/38

Diell

Vlorë 19/34

Diell

Korçë 15/33

Diell pak re

Gjirokastër 15/39

Diell pak re

Sarandë 21/34

Diell

 

 

 

 

The post Parashikimi i motit, e premte, 4 korrik 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dermatologët: Ekspozimi në diell pa krem mbrojtës, i rrezikshëm

Ekspozimi në diell për kohë të gjatë dhe në mënyrë të pambrojtur dëmton lëkurën dhe krijon problematika shëndetësore akute apo dhe më vonë gjatë jetës. Edhe pse në verë është më e ndjeshme, mjekët dermatologë thonë se rrezet ultraviolet janë të dëmshme përgjatë gjithë vitit, ndaj edhe rekomandojnë mos ekspozimin pa përdorur kremra mbrojtës.

“Në plazhe dhe pishina ne duhet të aplikojmë kremra me faktorë të lartë mbrojtës por dhe në jetën e përditshme ne duhet të kemi të vendosur kremra me faktor të lartë mbrojtës. Do rekomandoja që nëse do jemi gjithë kohën të ekspozuar riaplikim çdo dy orë, në të kundër nëse do jemi në ambiente të brendshme, aplikimi në momentin e parë në mëngjes dhe pastaj pas daljes nga puna”, thotë dermatologia Monika Fida.

Kujdesi sipas tyre, duhet të jetë për çdo moshë, por për të vegjlit edhe më i shtuar pasi fëmijët që digjen nga dielli janë të predispozuar të bëjnë kancer lëkure në moshë të rritur.

“Nuk duhet të ekspozohen në mënyrë absolute në oraret e drekës, nuk duhet të digjen gjatë fëmijërisë, sepse djegiet gjatë fëmijërisë shoqërohet me pasoja më të rënda në moshën adulte. Nga ana tjetër bebet deri në moshën 6 mujore nuk duhet të ekspozohen në diell”, shprehet dermatologia.

Kremi i diellit duket se nuk është i mjaftueshëm për të krijuar mbrojtje maksimale ndaj ekspertët sugjerojnë: “Shoqata amerikane e dermatologëve, shoqata europiane e dermatologëve, shoqata shqiptare e dermatologëve, rekomandon përdorimin e syzeve të diellit për të mbrojtur zonën përreth syve, rekomandon përdorimin e kapeleve për të realizuar një mbrojte sa më të mirë të gjithë lëkurës”.

Studime të shumta kanë faktuar se ekspozimi në diell pa syze dëmton shikimin dhe shkakton kataraktën e parakohshme.

 

The post Dermatologët: Ekspozimi në diell pa krem mbrojtës, i rrezikshëm appeared first on Euronews Albania.

Parashikimi: Mot i kthjellët dhe vranësira kalimtare

Të hënën, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, me vranësira të pakta dhe kalimtare, kryesisht në zonat malore lindore.

Era do të fryjë me drejtim nga verilindja në veriperëndim, me një shpejtësi mesatare prej 8 m/s. Në lugina dhe përgjatë bregdetit, pritet që era të arrijë herë pas here shpejtësi deri në 10-16 m/s, duke sjellë ndjesi freskie në këto zona.

Deti do të jetë i lehtë deri mesatar, me valëzim të përllogaritur në 1 deri 3 ballë, çka krijon kushte të favorshme për lundrim dhe aktivitet turistik detar.

The post Parashikimi: Mot i kthjellët dhe vranësira kalimtare appeared first on Lapsi.al.

Shmangni qëndrimin në diell/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Dita e sotme (e shtunë, 28 qershor), do të karakterizohet nga një mot kryesisht i kthjellët në të gjithë vendin. Në zonat e ulëta dhe bregdetare pritet diell i fortë gjatë gjithë ditës, ndërsa pasditja mund të sjellë zhvillime të lehta vranësirash në zonat malore lindore dhe juglindore. Sipas Meteoalb, temperaturat do të ndjekin rritje […]

The post Shmangni qëndrimin në diell/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme appeared first on BoldNews.al.

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë: Diell dhe temperatura të larta

Këtë të mërkurë, vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe diell në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi 6-13 m/s. Valëzimi në det do të jetë 1-2 ballë.

The post Parashikimi i motit për këtë të mërkurë: Diell dhe temperatura të larta appeared first on Lapsi.al.

Temperatura deri në 34°C, parashikimi i motit për sot

Territori shqiptar do të vijojë nën mbizotërimin e motit të kthjellët, ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në bregdet dhe zonat e ulëta. Ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të dominohen zonat malore Verilindore-Juglindore. Më të dukshme vranësirat do të jenë në orët e pasdites. Ky stabilitet i atmosferës do të […]

The post Temperatura deri në 34°C, parashikimi i motit për sot appeared first on BoldNews.al.

STONEHENGE – Mijëra njerëz panë lindjen e diellit të solsticit veror

STONEHENGE, 21 qershor /ATSH-DPA/ –

Ata që u mblodhën për spektaklin në monumentin neolitik në qarkun jugor të Wiltshire përjetuan një fillim të ngrohtë të mëngjesit, ndërsa shënuan ditën më të gjatë të vitit.

Temperaturat në Salisbury dhe Londër arritën 18 gradë Celsius deri në orën 05:00 (04:00 GMT), sipas shërbimit të motit Met Office.

Një alarm i verdhë për nxehtësinë për të gjitha rajonet në Angli mbetet në fuqi për fundjavën.

Eventet e solsticit në Stonehenge shënojnë disa nga rastet e rralla kur vizitorëve u lejohet të afrohen pranë gurëve në vendin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Në prag të eventit, Policia e Stonehenge dhe ajo e Wiltshire postuan paralajmërime në mediat sociale në lidhje me trafikun e rënduar dhe këmbësorët.

Stonehenge është një monument i ndërtuar në përputhje me lindjen e diellit të mesit të verës dhe perëndimin e diellit të mesit të dimrit.

Në solsticin e verës, dielli lind pas Gurit të Thembrës – hyrja e lashtë në Rrethin e Gurit – dhe rrezet e diellit kanalizohen në qendër të monumentit.

Besohet se solstici është festuar në Stonehenge për mijëra vjet./ /os/

The post STONEHENGE – Mijëra njerëz panë lindjen e diellit të solsticit veror appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parashikimi i motit për ditën e martë

Përgjatë orëve të paradites territori shqiptar do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të shpeshta, ku më më theksuara kthjellimet paraqiten përgjatë vijës bregdetare.

Pas mesditës dhe në vijim pritet shtim i vranësirave si fillim në skajin verior dhe gradualisht përfshijnë gjysmën Lindore të vendit duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurta shiu.

Parashikohet që mbrëmja dhe nata të sjellin përmirësim të situatës atmosferike duke bërë që bregdeti dhe zonat e ulëta të dominohen nga kthjellime, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të mbeten zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit deri në 34°C pritet vlera maksimale në qytetin e Beratit.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

The post Parashikimi i motit për ditën e martë appeared first on Lapsi.al.

Diell dhe plazh/ Parashikimi i motit, 15 qershor 2025

Vendi ynë mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët deri vonë pasdite kur priten kalime vranësirash të shpeshta nëpër të gjithë territorin. Më të theksuara vranësirat paraqiten në gjysmën Lindore të Shqipërisë.

Parashikohet që mbrëmja dhe nata të vijojnë nën dominimin e kthjellimeve, vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 11°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 32°C vlera më e lartë në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë e lehtë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 25 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim të ulët.

The post Diell dhe plazh/ Parashikimi i motit, 15 qershor 2025 appeared first on Albeu.com.

Si të mbroni lëkurën nga rrezet e diellit gjatë verës, 4 këshillat kryesore që duhet të ndiqni

Temperaturat e larta dhe rrezet e diellit intensive mund të shkaktojnë probleme të shumta me lëkurën, prandaj është e rëndësishme të dini se si të kujdeseni dhe të mbroni atë. Ja disa këshilla kryesore për të mbrojtur lëkurën tuaj nga dielli gjatë verës:

-Përdorni gjithmonë krem kundër diellit

Zgjidhni një krem me SPF 30 ose më të lartë dhe që mbron si ndaj rrezeve UVA dhe UVB. Aplikojeni 30 minuta para ekspozimit në diell dhe riaplikojeni çdo 2 orë, ose pas larjes dhe djersitjes.

-Qëndroni në hije gjatë orëve të pikut

Rrezet e diellit janë më të forta midis orës 10:00 – 16:00. Kufizoni ekspozimin direkt në diell në këtë interval dhe zgjidhni ambiente të freskëta ose me hije.

-Vishni rroba të lehta

Zgjidhni rroba të lehta, me mëngë të gjata dhe nga materiale që frymojnë. Përdorni një kapelë me strehë të gjerë për të mbrojtur fytyrën, veshët dhe qafën. Mos harroni edhe syzet e diellit me filtra UV për të mbrojtur sytë.

-Hidratohuni vazhdimisht

Dielli dhe nxehtësia mund të shkaktojnë dehidrim, i cili ndikon edhe në lëkurë. Pini shumë ujë gjatë ditës, sidomos nëse jeni në plazh apo nën diell. Nëse ndjeni që po skuqeni, largohuni menjëherë nga dielli dhe freskohuni.

The post Si të mbroni lëkurën nga rrezet e diellit gjatë verës, 4 këshillat kryesore që duhet të ndiqni appeared first on Sot News | Lajme.

Parashikimi i motit, e diel, 8 qershor 2025

TIRANË, 8 qershor /ATSH/  Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të ngrohta dhe të thata me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin, për pjesën më të madhe të ditës përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë të larta dhe transparente.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 10-14 m/s shoqëruar me valëzim në dete të ulët të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 18/35 Diell
Kukës 15/35 Diell
Lezhë 16/36 Diell
Dibër 15/33 Diell
Durrës 17/35 Diell
Tiranë 22/38 Diell
Elbasan 11/39 Diell
Berat 16/39 Diell
Vlorë 19/33 Diell
Korçë 14/31 Diell
Gjirokastër 14/38 Diell
Sarandë 16/33 Diell

 

 

The post Parashikimi i motit, e diel, 8 qershor 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌