Plagosi me armë zjarri një 34-vjeçar, arrestohet 51-vjeçari në Tiranë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Valias, ku një 34-vjeçar, Franci Xhaferri, është plagosur me armë zjarri.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në një lokal në Valias, ku Besnik Koçiu, 51 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri Franc Xhaferrin, 34 vjeç, të cilët jetonin në të njëjtën lagje. Pas plagosjes në këmbë, Franci Xhaferri është transportuar me urgjencë në spital dhe, sipas mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas hetimeve të shpejta, autoritetet arritën të identifikojnë dhe kapin Besnik Koçiun, i cili u arrestua për akuzën e plagosjes nga pakujdesia. Gjatë kontrollit të banesës së Koçiut, u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit, një pistoletë, e dyshuar se është përdorur në kryerjen e plagosjes.
Gjithashtu, është arrestuar edhe i dëmtuari, Franci Xhaferri, pasi ai nuk ka bashkëpunuar plotësisht me hetuesit. Ai ka refuzuar të japë informacion të mjaftueshëm për rrethanat e ngjarjes dhe personin e dyshuar si autor të plagosjes, duke penguar hetimin.
Dyshohet se nga pakujdesia plagosi me armë zjarri një 34-vjeçar, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari.Në pranga edhe 34-vjeçari i dëmtuar, për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Sekuestrohet arma e zjarrit me të cilën 51-vjeçari dyshohet se ka kryer plagosjen./abcnews.al