Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Fshatari, rosa dhe turisti

Nga Lutfi Dervishi Na ishte njëherë një vend me bukuri natyrore që Zoti ia kishte falur me bujari të pa shoqe: dete, male, lumenj të rrëmbyer, histori, dhe një popull që tipar dallues ka padurimin. Një ditë, në këtë vend, u shfaq një rosë e artë, jo si tek Ezopi, por në formën e turistit. […]

The post Fshatari, rosa dhe turisti appeared first on BoldNews.al.

Pse 30 këshilltarë janë pak për një drejtor ujësjellësi?

✇Albeu
By: V K

Nga; Lutfi Dervishi

Këshilltar për burimin e ujit, që të ruajmë origjinën shqiptare të ujit

Këshilltar për basenin e ujit.

Këshilltar për klorifikimin.

Këshilltar për tubat kryesorë.

Nga Lutfi Dervishi

Këshilltar për burimin e ujit, që të ruajmë origjinën shqiptare të ujit

Këshilltar për basenin e ujit.

Këshilltar për klorifikimin.

Këshilltar për tubat kryesorë.

The post Pse 30 këshilltarë janë pak për një drejtor ujësjellësi? appeared first on Albeu.com.

Drama me H2O

Nga Lutfi Dervishi Kemi problem me ujin e pijshëm, se ndonjëherë vjen, ndonjëherë pihet, dhe gjithmonë e  paguan. Kemi problem me ujërat e zeza, që rrjedhin lirshëm si opinionet në Facebook. Kemi problem me ujërat amniotike, sepse s’ka kush lind më në këtë vend. Kemi problem me ujërat e hidrocentraleve private që po i kthejnë  […]

The post Drama me H2O appeared first on BoldNews.al.

Gjirokastra, qyteti që pret turistin si Krishtin, dhe e trajton si sheik

Nga Lutfi Dervishi Gjirokastra këtë verë ka prodhuar më shumë lajme për “bumin turistik”, por më pak turistë. “Janë me 30% më pak”, thotë një burimi i dorës së parë nga Qafa e Pazarit. Nuk ka komplot. Nuk është shkak as vera e nxehtë. “Turisti nuk është budalla”, thotë Skënderi. Në Qafë-Pazar, ku një shishe […]

The post Gjirokastra, qyteti që pret turistin si Krishtin, dhe e trajton si sheik appeared first on BoldNews.al.

Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja

Nga Lutfi Dervishi 7 korrik 2025. Sot në Elbasan nuk ka tym, por ajri ende mban erën e asaj që ndodhi. Për gjashtë ditë me radhë, fusha e mbetjeve u dogj pa ndërprerje. Një mal me plehra, 20 mijë metra katrorë, 40 metra i lartë, ushqeu me helme mushkëritë e qytetit. Ndërsa tymi mbulonte qytetin, […]

The post Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja appeared first on BoldNews.al.

Taksë për beqarët apo për ata që nuk ikin

Nga Lutfi Dervishi Shqipëria, nuk ka nevojë të kopjojë Maqedoninë për të luftuar plakjen, duke vendosur taksë për beqarët. Plani kombëtar kundër plakjes PKKP: 1. Taksa për të rinjtë që s’kanë ikur Në vend që të penalizojmë beqarët, siç duan të bëjnë në Maqedoni, ne do të penalizojmë ata që qëndrojnë në Shqipëri nën moshën […]

The post Taksë për beqarët apo për ata që nuk ikin appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, ironia e Dervishit: Tani do digjet edhe Inceneratori

Prej orësh, fusha e mbetjeve pranë Inceneratorit të Elbasanit, është përfshirë nga një zjarr i fuqishëm, duke bërë që një pjesë e mirë e qyteti të Elbasanit të mbytet në tym. Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar zjarrin në fushën e mbetjeve, teksa shkruan se zjarri tani ka kaluar në nivel premium: nuk mjaftohet më me […]

The post Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, ironia e Dervishit: Tani do digjet edhe Inceneratori appeared first on BoldNews.al.

6 rekordet tona

Nga Lutfi Dervishi Çmimi shtëpive: Me aq sa ble një garsonere këtu, në Gjermani ble një kështjellë me lëndinë dhe roje. Çmimi ushqimeve: Fasulja sot kushton sa kushtonte peshku dje; peshku i fresket shitet me çmimin e arit dhe buka peshon më shumë në faturë se në dorë. Çmimi energjisë. Të parët që mendoheni dy […]

The post 6 rekordet tona appeared first on BoldNews.al.

Ulja e numrit të lopëve, ironia e Dervishit: Bagëti e bujqësinë do ta hasim vetëm në vargjet e Naimit

Numri i gjedhëve në vendin tonë po vjen duke u ulur frikshëm, teksa rrezikohet që në Shqipëri mos të kemi më lopë. Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar në Facebook, se me këtë ritëm bagëtinë e bujqësinë do ta hasim vetëm në vargjet e poetit Naim Frashërit. Ndërsa blegërimën e qengjit do e dëgjojmë vetëm në […]

The post Ulja e numrit të lopëve, ironia e Dervishit: Bagëti e bujqësinë do ta hasim vetëm në vargjet e Naimit appeared first on BoldNews.al.

Ironia e Dervishit: Edhe zjarrin e kemi inteligjent, bie vetëm në zona me potencial zhvillimi

Ditët e fundit, në vendin tonë janë regjistruar disa vatra zjarri, kryesisht në jug të Shqipërisë. Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar zjarret që kanë rënë në zonat turistike të vendit. Dervishi shkruan se edhe zjarrin e kemi inteligjent, pasi bie vetëm në zona me potencial zhvillimi. “Vend i bekuar. Edhe zjarrin e kemi inteligjent. Bie […]

The post Ironia e Dervishit: Edhe zjarrin e kemi inteligjent, bie vetëm në zona me potencial zhvillimi appeared first on BoldNews.al.

Kur drejtësia kërkohet me video…, dhe dhimbja shpërndahet me klikime

✇Albeu
By: V K

Nga; Lutfi Dervishi 

“U trondita jashtë mase… videon nuk munda ta shoh”.
Fjalët e nënës së 14-vjeçarit te vrarë në nëntor 2024, nuk janë thjesht rrëfim dhimbjeje. Janë aktakuza e fortë ndaj një akti që duhej të ishte profesional.

Pak orë pas publikimit të pamjeve ku shihej vrasja, gazetari që e publikoi i pari tha se “ishte mes dy vendimeve: profesionalizmit dhe zbardhjes së ngjarjes”. Zgjodhi këtë të fundit. “E publikova që të mos lihej në harresë dhe të bëhej drejtësi,”tha ai, duke marrë përsipër përgjegjësinë. Por a është publikimi i videos së një të mituri, në momentet e fundit të jetës, mënyra për të kërkuar drejtësi?

Në këtë rast gazetari ndoshta ka patur parasysh disa precedentë që nëse nuk ushtron presion ndaj drejtësisë, drejtësia mund të deformohet.

Është ende i freskët rasti i K. Rashes ku policia tentoi të manipulonte vrasjen e të riut dhe të fajësonte viktimën. Ishte presioni medias dhe publikut që u ndal manipulimi dhe dha dorëheqjen ministri Brendshëm

Edhe për ngjarjen tragjike keqinformimi dhe manipulimi nuk munguan. Kryeministri ngriti një fushatë të tërë të gënjeshtërt sikur TikTok ishte fajtor për ngjarjen dhe po ashtu shumë detaje të para në raportim nuk ishin të sakta.

TikTok u mbyll me vendim të qeverisë për një vit, ndërsa dosja e vrasjes së 14 vjecarit është në gjykatë.
Një motiv i gazetarit dhe mediave që e ri publikuan mund të ketë qenë nevoja për presion mbi drejtësinë për të bërë drejtësi dhe jo për të vrarë për herë të dytë viktimën dhe familjarët e tij.

Ligji, etika dhe kufiri që u kalua

Publikimi i pamjeve ishte në shkelje të hapur të kodit të etikes së gazetarit, që kërkon mos publikimin e çdo materiali që ka të bëjë me të miturit veçanërisht pa pëlqimin e familjes. Po ashtu, Kodi i Transmetimit i AMA-s, Ligji për median audiovizive, dhe Konventa për të Drejtat e Fëmijës, ndalojnë përhapjen e pamjeve të dhunshme që cënojnë privatësinë e të miturve dhe dinjitetin e tyre.

Në këtë rast ishte një publikim që është pjesë e dosjes hetimore që ekspozoi dhimbjen e një familjeje dhe krijoi një precedent: sa më e tmerrshme pamja, aq më e klikueshme ngjarja.

Në një vend tjetër në kontinent, në redaksitë prestigjioze si BBC apo agjencitë si Reuters, ky material nuk do të ishte publikuar pa mbrojtjen maksimale të identitetit dhe vetëm në rast të një interesi publik të jashtëzakonshëm.

Në BBC, pamje të viktimave të mitura publikohen vetëm kur interesi publik është “jashtëzakonisht i lartë” dhe gjithmonë duke mbrojtur identitetin. Kodi i redaktorëve në Britani kërkon që mediat të sillen me diskrecion në rastet e dhimbjes e tronditjes.

Udhëzimet e UNESCO-s e thonë qartë: “Minimize harm” (minimizo dëmin).

Publikimi i videos së 14 vjecarit në momentet e fundit të jetës së tij nuk është rasti i parë, por është ndoshta një rast tjetër i rëndë ku hapen diskutime etike.

Raste të ngjashme në të kaluarën (TikTok, Fier, Elbasan) janë ndëshkuar nga AMA me gjoba apo paralajmërime.

Rastet e mëparshme duhej të kishin shërbyer si mësim, por duket se memoria institucionale dhe ajo profesionale nuk është shumë e fortë. Në vitet e fundit kemi parë plot raste, që prodhuan të njëjtat debat etik, të njëjtat komente dhe më pas… të njëjtën heshtje. Shpesh ndëshkimi i rregullatorit është simbolik: një paralajmërim, një gjobë që nuk tremb askënd, ndërsa plagët që hapen në publik janë të thella dhe të përsëritura.

Ngjarjet tragjike janë pjesë e jetes. Është detyrë e medias raportimi i tyre.por në dallim nga publikimet në rrjetet sociale prej profesionistëve pritet me shumë. Me shumë etike dhe pergjegjshmeri.
Ky rast mund të shërbejë si pikë kthese, por mund të jetë edhe episodi radhës që harrohet deri në ngjarjen tjetër të kobshme.

Në një epokë ku videot brutale janë bërë si steroidë për trafikun online, redaksitë shpesh po rrezikojnë ta ngatërrojnë “interesin publik” me “interesin për publik”. Ndërsa Kodi i Etikës thotë se mediat ekzistojnë për t’i shërbyer publikut, jo kuriozitetit të tij. Ngjarja e 14 vjecarit na la një shije të hidhur: Ligjet dhe institucionet ekzistojnë, por mungojnë muskujt etikë për t’i zbatuar në kohë reale.

Në kohën e videokracise, lipsen protokolle të forta për videot me viktima: sfumim imazhi dhe verifikim dhe gjithnjë pyetja e vjetër: nëse do të ishte i përfshirë në këtë ngjarje një i njohur/familjari im si do të veproja unë?

Në mjedisin e ri teknologjik, gazetarët nuk konkurrojnë vetëm me njëri-tjetrin, por edhe me algoritmet. Rrjetet sociale dhe platformat digjitale si TikTok apo YouTube janë bërë terrene ku dhimbja kthehet në përmbajtje, trauma në “trend” dhe viktimat në objekte konsumimi vizual. Inteligjenca Artificiale shton edhe një shtresë tjetër rreziku: manipulimi i pamjeve dhe përhapja virale e lajmeve të rreme ndodh më shpejt se kurrë. Në këtë realitet, profesionistet e medias jo vetëm duhet të informojnë, por edhe të filtrojnë, e të mos jenë rob të algoritmit. Detyra për të “mos bërë dëm” bëhet gjithnjë më e vështirë, por edhe më jetike.

Në rastin konkret çengeli debatit mbetet “drejtësia”

Por a duhet që drejtësia të kërkohet përmes imazheve tronditëse, apo duhet të presim institucionet që të funksionojnë dhe media të ruajë dinjitetin njerëzor? Kur një video shfaq vdekjen e një fëmije mund të ndihmojmë që drejtësia të bëhet, por në këtë rast është dhe abuzim me dhimbjen.

Nëse media nuk e mbron dot dinjitetin e një fëmije që nuk mund të flasë më, si do të mbrojë të drejtën e publikut për të qenë i informuar në mënyrë njerëzore, të ndershme dhe profesionale?

E ardhmja kërkon një rishikim të thellë të marrëdhënies mes mediave, institucioneve dhe teknologjisë. Duhet një marrëveshje e re morale: një kod etik që të zbatohet realisht dhe një kuadër më i qartë ligjor për përdorimin e përmbajtjeve të ndjeshme.

Jo gjithçka që mund të publikohet, duhet të publikohet.

Disa gjëra duhen lënë në heshtje, jo nga frika, por nga respekti.

The post Kur drejtësia kërkohet me video…, dhe dhimbja shpërndahet me klikime appeared first on Albeu.com.

Ironia e gazetarit: Turizmi po ecën për “mrekulli”, por ka 4 probleme të “vogla”

Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar situatën e turizmit në Shqipëri. Me anë të një postimi në Facebook, Dervishi shkruan se turizmi në Shqipëri po ecën për mrekulli, por ka 4 probleme të “vogla”. Postimi i Lutfi Dervishit: Nga emisioni Opinion del se turizmi po ecën për mrekulli… me 4 probleme të vogla: 1. Trafiku; 2. […]

The post Ironia e gazetarit: Turizmi po ecën për “mrekulli”, por ka 4 probleme të “vogla” appeared first on BoldNews.al.

Në përvjetorin e 84, PS-ja gjithnjë më e madhe, Shqipëria gjithnjë më e vogël

Nga Lutfi Dervishi PS feston përvjetorin PS-ja gjithnjë e më e madhe, Shqipëria gjithnjë e më e vogël. PS-ja ka hyrë në mandatin e katërt të qeverisjes (16 vjet). Edhe 16 vjet dhe feston 100-vjetorin e themelimit. Në 84 vjet, vetëm 3 kryetarë. Edhe Vatikani me 8 Papë gjatë kësaj kohe duket më demokratik në […]

The post Në përvjetorin e 84, PS-ja gjithnjë më e madhe, Shqipëria gjithnjë më e vogël appeared first on BoldNews.al.

Në përvjetorin e 84, PS-ja gjithnjë më e madhe, Shqipëria gjithnjë më e vogël

✇Albeu
By: V K

Nga: Lutfi Dervishi

PS feston përvjetorin

PS-ja gjithnjë e më e madhe, Shqipëria gjithnjë e më e vogël.

PS-ja ka hyrë në mandatin e katërt të qeverisjes (16 vjet). Edhe 16 vjet dhe feston 100-vjetorin e themelimit.

Në 84 vjet, vetëm 3 kryetarë. Edhe Vatikani me 8 Papë gjatë kësaj kohe duket më demokratik në rotacion…

Një parti që e ka hequr emrin “PPSH”, por ende s’e ka hequr dot mallin për të qenë parti e vetme.

Nga Partia e Punës tek Partia Socialiste, ndryshoi emrin, por nuk ndryshoi zakoni i fitoreve plebishitare.

Është e majtë në emër, e qendrës në retorikë, dhe e djathtë në politikat ekonomike.

Është partia që luftoi kundër pluralizmit… dhe tani kujdeset që mos të ketë pluralizëm.

Të rilindësh do të thotë se paske ndërruar jetë njëherë. Ka rilindur aq herë sa do ta kishte zili edhe Feniksi.

Nga “partia e klasës punëtore” u bë partia e “oligarkëve”.

Është gjithmonë “në krizë”, por ushqehet nga krizat dhe kurrë nuk bie nga pushteti.

The post Në përvjetorin e 84, PS-ja gjithnjë më e madhe, Shqipëria gjithnjë më e vogël appeared first on Albeu.com.

O Shqipëri që s’ke pleqëri!

Nga Lutfi Dervishi Sot nuk të pyet kush: “edhe sa vite do që të dalësh ne pension? Pyetja që dëgjon rëndom është: “Sa vite do të punosh pas daljes në pension?” Pasi del, nuk ngurron kush të pyesë: Sa te doli pensioni? Ndërkohë që shumë të rinj janë të zënë me “karriera”, si influencerë në […]

The post O Shqipëri që s’ke pleqëri! appeared first on BoldNews.al.

Gjithnjë e më pak, gjithnjë e më shumë

Nga Lutfi Dervishi Gjithnjë e më pak njerëz, gjithnjë e më shumë kulla Gjithnjë e më pak njerëz, gjithnjë e më shumë administratë Gjithnjë e më pak njerëz, gjithnjë e më shumë trafik Gjithnjë e më pak fermerë, gjithnjë e më shumë ekspozita bujqësore Gjithnjë e më pak njerëz, gjithnjë e më shumë stadiume Gjithnjë […]

The post Gjithnjë e më pak, gjithnjë e më shumë appeared first on BoldNews.al.

Pas zgjedhjeve në Shqipëri: Partia Demokratike ka nevojë për “njerëz të rinj”

Fitorja e socialistëve në zgjedhjet e majit në Shqipëri nuk ishte aspak surprizë; megjithatë, pak veta mund ta imagjinonin se demokratët do të humbisnin kaq keq. Partia Demokratike fitoi 50 nga 140 vendet e parlamentit, shumë larg socialistëve të kryeministrit Edi Rama, të cilit me 83 vende, i duhet vetëm një shumicë e madhe për […]

The post Pas zgjedhjeve në Shqipëri: Partia Demokratike ka nevojë për “njerëz të rinj” appeared first on Reporter.al.

PS drejt kontrollit të plotë legjislativ, çfarë do të thotë kjo për demokracinë?

Për herë të parë në tre dekada, socialistët po shkojnë drejt një shumice të cilësuar në parlament me 82-84 mandate. Përballë një opozite të fragmentarizuar rezultati i jep asaj mundësinë për një kontroll të gjerë mbi proceset legjislative dhe institucionale në vend. Nisur nga përvoja politike, ekspertët e shohin me shqetësim këtë përqendrim pushteti. Ashtu […]

The post PS drejt kontrollit të plotë legjislativ, çfarë do të thotë kjo për demokracinë? appeared first on BoldNews.al.

Udhëtimi i pambaruar

✇Albeu
By: V K

Nga; Lutfi Dervishi

Udhëtimi i pambaruar

Kur Moisiu u paraqit para Faraonit në Egjipt, ai kërkoi lirimin e popullit të tij pas 400 vitesh skllavëri.

Në oborrin mbretëror, ku faraonët besonin se ishin zotër mbi tokë, kërkesa për liri tingëllonte si çmenduri. Por Moisiu nuk u ndal.

Ai solli murtajat, shndërroi ujin në gjak, mbushi Egjiptin me bretkosa, e zhyti vendin në errësirë në një përballje epike mes perandorisë dhe shpresës për liri. Moisiu kishte mbështetjen e Zotit.

Dhe kur deti u hap si portë e shpëtimit, ai udhëhoqi popullin drejt lirisë, duke kaluar me ta në bregun tjetër.

Sipas hartave të kohës, rruga nga Egjipti në Tokën e Premtuar ishte rreth 4 ditë në këmbë. Por udhëtimi zgjati 40 vjet.

Pse?

Që ditën e parë të udhëtimit, njerëzit nisën me ankesat: “Ku është buka?” “Ku është uji?” “Te Faraoni të paktën kishim për të ngrenë!”

Gjatë rrugëtimit, Moisiu u ngjit në malin Sinai për të marrë e gdhendur, ligjet e drejtësisë, 10 urdhëresat!

Po kur zbriti, e gjeti popullin e tij duke vallëzuar rreth një viçi të artë, idhulli që simbolizonte të kaluarën.

I dëshpëruar dhe i zhgënjyer, Moisiu ra në gjunjë, ngriti sytë drejt qiellit dhe pyeti:

O Zot, kur do të bëhen njerëz këta?

Përgjigja që erdhi nga lart ishte e ftohtë dhe e pamëshirshme:

Derisa të vdesë dhe i fundit që ka lindur në skllavëri…

Kështu, endja e hebrenjve në shkretëtirë zgjati 40 vjet, jo për shkak të distancës, por për shkak të trashëgimisë së frikës dhe nënshtrimit, të cilat duheshin zhdukur para se një popull i zgjedhur të shkelte në Tokën e Premtuar.

The post Udhëtimi i pambaruar appeared first on Albeu.com.

❌