Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Digjet automjeti në Belsh–Kuçovë, shpëton pa lëndime një familje prej pesë personash

Një incident i rrezikshëm ka ndodhur sot pasdreke në aksin rrugor Belsh–Kuçovë në afërsi të vendit të quajtur Lokalitet ku një automjet tip Benz ka marrë flakë gjatë lëvizjes.

Brenda mjetit ndodheshin pesë persona, të gjithë anëtarë të së njëjtës familje të cilët fatmirësisht kanë arritur të dalin në kohë nga automjeti pa pësuar lëndime.

Zjarri, i cili ishte  i përmasave të mëdha jo vetëm që vuri në rrezik jetën e personave në mjet, por krijoi shqetësim edhe për  pronarët e disa banesa që ndodheshin pranë rrugës pasi flakët që përfshinë mjetin për shkak të erës arritën afër banesave.

Në vendngjarje ndërhynë menjëherë forcat zjarrfikëse të Bashkisë Belsh të mbështetura nga policia e shtetit duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe evitimin e përhapjes së zjarrit në zonën përreth.Shkaqet e zjarrit nuk janë konfirmuar ende, por sipas burimeve paraprake, dyshohet për një defekt teknik në automjet.

Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes e cila shkaktoi panik .Fatmirësisht, ndërhyrja e shpejtë ka shmangur një tragjedi të mundshme, ndërsa familja që udhëtonte me automjetin ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Zbardhen detaje nga tragjedia në Mat/ Palombarët nxjerrin makinën e 23-vjeçarit nga liqeni i Shkopetit

Palombarët e forcave RENEA kanë arritur të nxjerrin nga ujërat e liqenit të Shkopetit automjetin e 23-vjeçarit Renis Dobra, i cili u gjet i vrarë.

Sipas ekspertizës, i riu ka humbur jetën nga asfiksia, çka përforcon pistën se ai është mbytur me qëllim.

Pritet që ekspertët e kriminalistikës, të sigurojnë prova shtesë në lidhje me ngjarjen përmes automjetit të viktimës.

Sakaq, policia dhe prokuroria po vijojnë hetimet për të identifikuar autorët dhe motivin e krimit.

The post Zbardhen detaje nga tragjedia në Mat/ Palombarët nxjerrin makinën e 23-vjeçarit nga liqeni i Shkopetit appeared first on Sot News | Lajme.

U kap me armë në automjet, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Një 28-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës. I riu është arrestuar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ndërsa është proceduar penalisht pasagjeri i automjetit 16 vjeç, për moskallëzim krimi. Në kërkim janë shpallur edhe dy shtetas, pronari i automjetit 24-vjeç dhe përdoruesi aktual i tij 28-vjeç,.

Gjatë operacioni është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë dhe një sasi municioni luftarak. Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post U kap me armë në automjet, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë appeared first on Sot News | Lajme.

Incident tek Mali i Robit/ Pema bie mbi një automjet, nuk raportohen të lënduar

Një incident është regjistruar rreth orës 13:00 në zonën e Malit të Robit, ku një pishë është rrëzuar mbi një automjet tip Benz, i cili ishte i parkuar. Për fat të mirë, në momentin e ngjarjes nuk ka pasur persona brenda mjetit dhe nuk raportohet për të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur pranë një zone që frekuentohet nga shumë turistë, veçanërisht gjatë sezonit veror, ku pushues të shumtë kanë marrë banesa me qira. Rënia e pemës mbi makinën e parkuar ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses, të cilët po punojnë për të larguar pishën dhe për të normalizuar situatën.

Shkaqet e rrëzimit të pemës nuk janë bërë ende të ditura, por hetimet paraprake pritet të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen.

The post Incident tek Mali i Robit/ Pema bie mbi një automjet, nuk raportohen të lënduar appeared first on Sot News | Lajme.

EMRI/ Iu gjetën dy kallashë në automjet, arrestohet një 19-vjeçar në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar një të ri, i cili ishte shpallur në kërkim rreth 10 ditë më parë, pasi dyshohet për posedim të dy armëve zjarri të tipit kallashnikov. Në pranga është vënë shtetasi Agostin Gjeloshi, 19 vjeç, banues në fshatin Kir. Policia thotë se me 30 Maj, në zbatim të vendimit të GJKKO, […]

The post EMRI/ Iu gjetën dy kallashë në automjet, arrestohet një 19-vjeçar në Shkodër appeared first on BoldNews.al.

Zbulohet arsenal armësh në Portin e Durrësit, fshihej në një automjet nga Kosova me destinacion Afrikën

Tre armë zjarri dhe fishekë luftarakë janë kapur nga Policia Kufitare në një automjet në portin e Durrësit. Mësohet se armët u gjetën në një automjet tip “Land Rover”, që ndodhej i mbyllur në sheshin e kontenierëve në port që prej dhjetorit të vitit 2022 pasi dërguesi nuk ishte paraqitur për të kryer veprimet doganore. […]

The post Zbulohet arsenal armësh në Portin e Durrësit, fshihej në një automjet nga Kosova me destinacion Afrikën appeared first on BoldNews.al.

Gramsh/ Qarkullonte me një automjet të vjedhur në Tiranë, arrestohet 32-vjeçari

Policia e Gramshit ka vënë në pranga një 32-vjeçar, banues në Kuçovë, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhje. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 32-vjeçari u lokalizua në Gramsh, ndërkohë që qarkullonte me automjetin tip “Volkswagen”, të dyshuar të vjedhur në Tiranë. Nga veprimet hetimore dyshohet se më datë 23.05.2025 ka vjedhur në rrugën […]

The post Gramsh/ Qarkullonte me një automjet të vjedhur në Tiranë, arrestohet 32-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Shpërthen në flakë automjeti në aksin Fier-Roskovec, shpëton ‘për fije’ shoferi

Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Fier–Roskovec, në vendin e njohur si “Kthesa e Marinzës”. Ngjarja ndodhi rreth mesditës. Ajo ka shkaktuar panik tek drejtuesi i mjetit që udhëtonte në të. Sipas raportimeve paraprake automjeti është djegur pjesërisht, por nuk ka të lënduar.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve.

The post Shpërthen në flakë automjeti në aksin Fier-Roskovec, shpëton ‘për fije’ shoferi appeared first on Lapsi.al.

Tentoi të vjedhë një automjet, arrestohet në flagrancë 56-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë një 56-vjeçar teksa ka tentuar të vjedhë një automjet.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, sapo janë njoftuar për një tentativë vjedhjeje të një automjeti tip “Mercedes Benz ML”, në lagjen “Beqir Dardha”, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje. Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë u ndalua autori i rastit, shtetasi L. M., 56 vjeç, banues në Elbasan”, bëri me dije policia.

Gjithashtu, po punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tentoi të vjedhë një automjet, arrestohet në flagrancë 56-vjeçari në Elbasan appeared first on Euronews Albania.

Përfshihet nga flaket një automjet në levizje në aksin Fier- Lushnjë, detajet e para

Një automjet tip “Land Rover” u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Lushnje, në zonën e quajtur “Vajkan”.

Fatmirësisht, shoferi dhe një pasagjer arritën të dalin në kohë nga makina, e cila u shkatërrua pothuajse komplet nga zjarri.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet zjarrfikëse, të cilat ndërhynë për të fikur flakët.

Gjithashtu, policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbuluar shkakun e incidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se zjarri ka nisur nga një defekt në motor.

The post Përfshihet nga flaket një automjet në levizje në aksin Fier- Lushnjë, detajet e para appeared first on Sot News | Lajme.

Procedohet 36- vjeçari në Korçë/ Automjeti përplaset me motorin, një person përfundon në spital…

Në afërsi të Spitalit Rajonal të Korçës, një aksident rrugor është regjistruar ditën e djeshme ku janë përfshirë një automjet dhe një motomjet. Drejtuesi i motomjetit ka pësuar dëmtime të lehta dhe është transportuar menjëherë në spital.

Specialistët Sektorit të Qarkullimit Rrugor informuan se drejtuesi i automjetit është proceduar penalisht për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftim i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin rrugor në lagjen nr. 4 Korçë, si pasojë e të cilit u dëmtua shtetasi J. B., informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. B., 36 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

The post Procedohet 36- vjeçari në Korçë/ Automjeti përplaset me motorin, një person përfundon në spital… appeared first on Sot News | Lajme.

Aksident te “Shkalla e Tujanit”, një automjet kthehet përmbys

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit” në Rugën e Arbrit. Dy automjete raportohet se janë përplasur më njëra-tjetrën, ndërsa një prej tyre është kthyer përmbys. Ende nuk dihet nëse ka apo jo persona të lënduar nga aksidenti.

Pak ditë më parë, dy të rinj humbën jetën pas një aksidenti të ndodhur në këtë aks rrugor. Një 23-vjeçar dhe 18-vjeçar mbetën viktima kur motori me të cilin udhëtonin u përplas nga automjeti me drejtues Olsido Cami. Ky i fundit u arrestua nga policia.

The post Aksident te “Shkalla e Tujanit”, një automjet kthehet përmbys appeared first on Lapsi.al.

I vodhi çelësat e makinës dhe më pas automjetin, arrestohet 30-vjeçari në Elbasan

Një 30-vjeçar në Elbasan është vendosur në pranga për vjedhje. Ngjarja raportohet se ka ndodhur një natë më parë në lagjen Shënkoll. Siç shihet edhe nga video e publikuar nga policia 30-vjeçari fillimisht është kacavjerrë në mur dhe pasi mori çelsat automjetit në pronësi të shtetasit M. K., 30 vjeç, në një lokal u largua […]

The post I vodhi çelësat e makinës dhe më pas automjetin, arrestohet 30-vjeçari në Elbasan appeared first on BoldNews.al.

Bllokuan një automjet pasi dyshonin për blerje votash, ndalohen në Mirditë 2 persona

Dy persona janë shoqëruar nga policia për “prishje të rendit dhe qetësisë publike”. Mësohet se ata kanë ndaluar 3 persona duke iu bllokuar rrugën dhe më pas ka thërritur policinë. Shkak ka qenë bindja se personat që ndodheshin në automjet, po shkonin për të blerë vota.

Pasi ka shkuar në vendnngjarje, policia nuk ka konstatuar asgjë të jashtëligjshme e për pasojë ka shoqëruar bashkëshortin e kandidates Elda Hoti. Sipas njoftimit të policisë Ladi Ndoja 45-vjeç dhe Amarildo Jushi 25-vjeç, të dy banues në Mirditë, u arrestuan në flagrancë për disa vepra penale, përfshirë pengimin e qarkullimit të mjeteve të transportit, drejtimin e automjeteve në mënyrë të parregullt, vetëgjyqësinë, dhe kanosjen apo dhunimin ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje.

The post Bllokuan një automjet pasi dyshonin për blerje votash, ndalohen në Mirditë 2 persona appeared first on Lapsi.al.

Makina përfshihet nga flakët në aksin Lezhë-Shkodër, automjeti digjet plotësisht

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të shtune në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Gocaj. Bëhet e ditur e ditur se makina fillmisht ka dalë nga rruga dhe më pas është përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Gjithashtu për djegien e automjetit në aksin Lezhë-Shkodër u raportia fillimisht si e përfshirë në ngjarjen e Laçit me 5 të plagosur, por që zyrtarisht Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë e mohoi një pretendim të tillë.

The post Makina përfshihet nga flakët në aksin Lezhë-Shkodër, automjeti digjet plotësisht appeared first on Sot News | Lajme.

Vodhën një automjet në një garazh, bie në prangat e policisë 20-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori (Emrat)

Policia e Tiranës ka arrestuar një 20-vjeçar i identifikuar si Marjus Shkëmbi dhe ka shpallur në kërkim Ergivio Hysën pas vjedhjes së një automjeti në Yzberisht.

Dy të rinjtë, dyshohet se kanë vjedhur automjetin më 25 prill 2025.

Automjeti është sekuestruar si provë materiale, ndërkohë që po vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftim:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bazë të kallëzimit të marrë nga një 28-vjeçare, të cilës i ishte vjedhur automjeti në garazhin e pallatit ku banon, kanë organizuar punën për vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Micro”, u arrestua në flagrancë shtetasi M. Sh., 20 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. H(B)., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 25.04.2025, kanë vjedhur një automjet tip “Nissan Micra”, në një garazh në rrugën “Kol Koçi”, në Yzberisht.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti, i cili u gjet pranë banesës së 20-vjeçarit(të arrestuar). Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 20-vjeçarit, të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Vodhën një automjet në një garazh, bie në prangat e policisë 20-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori (Emrat) appeared first on Sot News | Lajme.

Durrës: Përfshihet nga flakët një automjet pranë stacionit të trenit

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në lagjen nr. 4 në qytetin e Durrësit, pranë stacionit të trenit. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Mësohet se ka pasur dëmet materiale të konsiderueshme, pasi makina është shkatërruar tërësisht nga zjarri. Dy automjete të shërbimit zjarrfikës kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, […]

The post Durrës: Përfshihet nga flakët një automjet pranë stacionit të trenit appeared first on BoldNews.al.

Durrës: Përfshihet nga flakët një automjet pranë stacionit të trenit

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në lagjen nr. 4 në qytetin e Durrësit, pranë stacionit të trenit. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Mësohet se ka pasur dëmet materiale të konsiderueshme, pasi makina është shkatërruar tërësisht nga zjarri.

Dy automjete të shërbimit zjarrfikës kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke arritur të neutralizojnë flakët dhe të shmangin përhapjen e zjarrit në automjetet e tjera të parkuara në afërsi.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit dhe për të përcaktuar nëse zjarri ishte aksidental apo i qëllimshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Durrës: Përfshihet nga flakët një automjet pranë stacionit të trenit appeared first on Euronews Albania.

Makina humb kontrollin dhe del nga rruga në Tepelenë, dy të lënduar

Rreth orës 19:50, në rrugën e fshatit Luzat, një 65-vjeçar, banues në Tepelenë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë  shoferi dhe  një prej pasagjerëve, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

The post Makina humb kontrollin dhe del nga rruga në Tepelenë, dy të lënduar appeared first on Sot News | Lajme.

Makina përfshihet nga flakët në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, ja çfarë dyshohet

Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë” teksa ishte ne lëvizje. Nga zjarri ka patur vetëm dëme materiale, ndërsa dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike. “Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “BMË” me drejtues […]

The post Makina përfshihet nga flakët në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, ja çfarë dyshohet appeared first on BoldNews.al.

❌