Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

BM – Robin Hood pa pemë: 4 vite burg për vandalët e saj

LONDER, 16 korrik /ATSH/ – Një dënim shembullor prej katër vjetësh e tre muajsh burg u dha dy burrave të shpallur fajtorë nga gjykatat britanike për prerjen, në vitin 2023, të një peme dyqindvjeçare që është simbol i Britanisë së Madhe, ”Sycamore Gap Treeria”., shkruan lastampa. /os/

Daniel Graham, 39 vjeç, dhe Adam Carruthers, 31 vjeç, u akuzuan para Gjykatës së Magjistraturës së Newcastle për aktin e pakuptimtë të vandalizmit, i cili u kap në video nga telefonat e tyre celularë.

Sycamore Gap, e fotografuar çdo vit nga vizitorë të panumërt dhe i listuar si Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, është përjetësuar më parë në filma të tillë si filmi i madh i Hollivudit “Robin Hood, Princi i Hajdutëve”, me protagonist Kevin Costner. /os/

The post BM – Robin Hood pa pemë: 4 vite burg për vandalët e saj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

I vuri zjarrin parcelës me ullinj, arrestohet 50-vjeçari në Shijak

By: Oldi
10 July 2025 at 16:47

Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shijakut, pasi akuzohet se i ka vënë zjarrin një parcele me ullinj dhe pemë frutore. “Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit S. L., 50 vjeç, i […]

The post I vuri zjarrin parcelës me ullinj, arrestohet 50-vjeçari në Shijak appeared first on BoldNews.al.

Dogjën 450 m² tokë dhe pemë frutore, 2 të arrestuar në Finiq

6 July 2025 at 13:25

Dy shtetas janë arrestuar në flagrancë për zjarrvënie të qëllimshme në një sipërfaqe toke në fshatin Leshnicë e Poshtme, Bashkia Finiq, ku si pasojë e zjarrvënies u dogjën rreth 450 m² me bimësi dhe pemë frutore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë arrestuar shtetasit P. G., 55 vjeçe, banues në Sarandë, dhe I. R., 53 vjeç, banues në Finiq, pasi dyshohen se kanë ndezur zjarrin në këtë sipërfaqe toke më 5 korrik 2025, rreth orës 12:00.

Në përfundim të hetimeve, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Sarandës, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, e kryer në bashkëpunim.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë ligjin dhe të shmangin zjarrvënien, pasi kjo përbën rrezik për jetën, pronën dhe mjedisin dhe ndëshkohet sipas ligjit. Policia fton qytetarët të denoncojnë çdo rast zjarrvënieje në numrin 112, duke garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm.

The post Dogjën 450 m² tokë dhe pemë frutore, 2 të arrestuar në Finiq appeared first on Euronews Albania.

Leopardët janë mbretërit e gjumit në pemë dhe ja pse!

By: gaze tare
16 June 2025 at 21:49

Leopardët njihen si mjeshtër të rehatisë në degët e larta. Pema është vendi i tyre i preferuar për pushim, siguri dhe për të pasur një panoramë të qartë të territorit që kontrollojnë.

Falë gjymtyrëve të fuqishme dhe trupit të shkathët, ata ngjiten lehtësisht dhe shtrihen rehat edhe në degët më të çuditshme, të cilat i shndërrojnë në krevate natyralë.

Të pushuarit në pemë u jep përparësi të shumta: shmangin grabitqarët, freskohen nga nxehtësia dhe mbikëqyrin prenë që kanë fshehur. Nuk është thjesht instinkt mbijetese, është relaks absolut, në stilin e leopardëve!

The post Leopardët janë mbretërit e gjumit në pemë dhe ja pse! appeared first on iconstyle.al.

Incident tek Mali i Robit/ Pema bie mbi një automjet, nuk raportohen të lënduar

11 June 2025 at 15:20

Një incident është regjistruar rreth orës 13:00 në zonën e Malit të Robit, ku një pishë është rrëzuar mbi një automjet tip Benz, i cili ishte i parkuar. Për fat të mirë, në momentin e ngjarjes nuk ka pasur persona brenda mjetit dhe nuk raportohet për të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur pranë një zone që frekuentohet nga shumë turistë, veçanërisht gjatë sezonit veror, ku pushues të shumtë kanë marrë banesa me qira. Rënia e pemës mbi makinën e parkuar ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses, të cilët po punojnë për të larguar pishën dhe për të normalizuar situatën.

Shkaqet e rrëzimit të pemës nuk janë bërë ende të ditura, por hetimet paraprake pritet të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen.

The post Incident tek Mali i Robit/ Pema bie mbi një automjet, nuk raportohen të lënduar appeared first on Sot News | Lajme.

Mot i keq në Dibër/ Era e fortë rrëzon pemët në rrugë, bllokohet aksi Sofraçan–Shupenzë

5 June 2025 at 18:05

Qarku i Dibrës është përfshirë nga kushte të këqija atmosferike pasditen e kësaj të enjteje me reshje shiu, erë të fortë dhe breshër. Si pasojë e motit të keq janë shkaktuar problematika në qarkullimin e mjeteve Mësohet se segmenti Sofraçan–Shupenzë i Rrugës së Arbrit është bllokuar përkohësisht, pasi era e fortë ka rrëzuar pemë mbi […]

The post Mot i keq në Dibër/ Era e fortë rrëzon pemët në rrugë, bllokohet aksi Sofraçan–Shupenzë appeared first on BoldNews.al.

Mot i keq, era e fortë rrëzon pemët në rrugë

By: redi
5 June 2025 at 18:10

Reshje shiu, erë e fortë dhe breshër kanë përfshirë Dibrën, duke shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve. Segmenti Sofraçan–Shupenzë i Rrugës së Arbrit është bllokuar përkohësisht, pasi era e fortë ka rrëzuar pemë mbi rrugë, duke e bërë të vështirë lëvizjen e automjeteve. Rruga është bllokuar nga pemët e rrëzuara nga era, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë detyruar të ndalojnë për shkak të…

Source

Si pemët e larta mund ta transformojnë jetën në qytet?

By: gaze tare
4 June 2025 at 22:28

Në kaosin e përditshëm urban, pemët e larta nuk janë thjesht dekor i gjelbër, por burim i heshtur mirëqenieje dhe transformimi. Ato ndikojnë thellësisht në cilësinë e jetës, duke ofruar përfitime të prekshme dhe emocionale për banorët e qyteteve moderne.

1. Freski dhe ajër më i pastër
Pemët e larta krijojnë një mikroklimë të shëndetshme duke ulur temperaturat përmes hijes së dendur dhe procesit të transpirimit. Ato gjithashtu thithin gazra ndotës dhe prodhojnë oksigjen, duke përmirësuar cilësinë e ajrit.

2. Mbrojtje nga ndotja akustike dhe vizuale
Kur ndodhen pranë rrugëve të trafikuara apo zonave industriale, pemët e larta veprojnë si barriera natyrore ndaj zhurmës dhe pluhurit, duke ofruar një ndjesi qetësie dhe izolimi vizual.

3. Stimulim i shëndetit mendor
Të jetosh apo të punosh pranë gjelbërimit ul nivelet e stresit, përmirëson humorin dhe rrit produktivitetin. Një pamje nga dritarja me pemë të larta mund të ketë efekte të ngjashme me meditimin.

4. Strehë për biodiversitetin urban
Pemët e larta shndërrohen në shtëpi për zogj, insekte dhe kafshë të vogla, duke krijuar një ekosistem të pasur në zemër të betonit. Kjo pasuron përvojën e qytetit dhe krijon ndjesi lidhjeje me natyrën.

5. Shtim i vlerës së pronave
Lagjet me pemë të larta dhe rrugë të gjelbëruara kanë tendencë të kenë vlera më të larta të pasurive të paluajtshme dhe tërheqin më shumë banorë e investitorë.

The post Si pemët e larta mund ta transformojnë jetën në qytet? appeared first on iconstyle.al.

E dije? Një pemë diku në botë është rritur bashkë me ty që nga dita kur linde

By: gaze tare
25 May 2025 at 20:07

Sipas një mendimi që po qarkullon në rrjetet sociale, diku në botë ekziston një pemë që ka mbirë pikërisht në ditën që ke lindur ti dhe që prej asaj dite, po rritet bashkë me ty.

Ndërsa ti ke kaluar stinët e jetës me sfidat, gëzimet dhe ndryshimet e tua, ajo pemë ka përballuar të vetat: me rrënjë të thella, e qëndrueshme dhe e heshtur. Nuk të njeh, por ka jetuar çdo vit me ty në mënyrën e vet të qetë dhe të qëndrueshme.

Ky reflektim ka prekur shumë njerëz online, duke ofruar një perspektivë ndryshe për kohën dhe rritjen personale. Si një dëshmi e padukshme e çdo dite që kalon, ajo pemë është një kujtesë e bukur se gjithçka që rritet, ndonëse në mënyra të ndryshme, është gjithmonë e lidhur.

The post E dije? Një pemë diku në botë është rritur bashkë me ty që nga dita kur linde appeared first on iconstyle.al.

“Lura 5″/ Resorti i Dod Doçit në Lalëz përçan opozitën, PS dhe PL votojnë pro prerjes së pishave

By: Ela
2 May 2025 at 17:34

Këshilli Bashkiak i Durrësit është përfshirë nga debate të forta në mbledhjen e tij të fundit që u zhvillua mesditën e së mërkurës (30 prill). Pika e nxehtë e debatit ka qenë votimi për resortin “Lura 5” të biznesmenit Dod Doçi në Gjirin e Lalzit. Këshilli Bashkiak i Durrësit ishte mbledhur për të votuar ndryshimin […]

The post “Lura 5″/ Resorti i Dod Doçit në Lalëz përçan opozitën, PS dhe PL votojnë pro prerjes së pishave appeared first on BoldNews.al.

Itali/ Shqiptarja gjendet pa jetë e lidhur në një pemë, ende asnjë person nën akuzë

By: Oldi
29 April 2025 at 18:58

Një autopsi është planifikuar për të premten, më 2 maj, mbi trupin e 27-vjeçares nga Montecilfone të Italisë, e gjetur pa jetë mbrëmjen e djeshme më 28 prill. Prokuroria Publike e Larinos ka hapur një dosje hetimore, ndërsa karabinierët po vazhdojnë hetimet e tyre për të sqaruar dinamikën e fakteve. Gruaja e re, me origjinë […]

The post Itali/ Shqiptarja gjendet pa jetë e lidhur në një pemë, ende asnjë person nën akuzë appeared first on BoldNews.al.

Gjendet i varur në pemë dhe pa shenja jete 41-vjeçari në Berat

By: user 5
28 April 2025 at 20:41

Në fshatin Duhanas, pranë përroit në një zonë të pyllëzuar është gjetur nga familjarët e tij i varur në pemë shtetasi F. K., 41 vjeç, banues në Duhanas.

Nga këqyrja paraprake në trupin e 41 vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se shtetasi F. K., në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëvarur në pemë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post Gjendet i varur në pemë dhe pa shenja jete 41-vjeçari në Berat appeared first on Lapsi.al.

Mot i keq në Vlorë/ Probleme me energjinë në shumë fshatra, rrëzohen pemë e shtylla elektrike

By: Oldi
24 March 2025 at 12:08

Era e fortë ka sjellë probleme në zonën bregdetare të Vlorës. Gjithashtu në disa fshatra të bashkisë Himarë ka probleme me energjinë elektrike. Prej së dielës fshatra si Borshi, Piqeras, Qeparoja dhe Lukova janë pa drita. Energjia është stakuar si rrjedhojë e motit të përkeqësuar. Problematika me enrgjinë elektrike raportohen edhe në disa fshatra të […]

The post Mot i keq në Vlorë/ Probleme me energjinë në shumë fshatra, rrëzohen pemë e shtylla elektrike appeared first on BoldNews.al.

“S’ka fat i miri”/ Veliaj: Ai që mbjell pemë dhe hap korsi biçikletash futet në burg

5 March 2025 at 12:17

Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia, ku kërkon të dijë arsyet se pse po qëndron në burg, teksa çdo ditë sulmon prokuorin dhe gjyqtarin e çështjes, Old Dado dhe Erjon Bani. Veliaj pretendon se ka mbjellë pemë, ka hapur korsi biçikletash dhe ka ndërtuar shkolla, dhe për këtë arsye nuk duhet të qëndrojë në […]

The post “S’ka fat i miri”/ Veliaj: Ai që mbjell pemë dhe hap korsi biçikletash futet në burg appeared first on BoldNews.al.

As zogj, as zvarranikë! Kjo është qenia që i mbijetoi meteorit&shpërthimit bërthamor

By: gaze tare
11 February 2025 at 18:02

Shpesh është një fenomen shumë i vështirë për t’u shpjeguar, pasi studiuesit ndeshen me raste kur qëndrueshmëria e qenieve të gjalla në habitate të caktuara duket praktikisht e pamundur, e megjithatë jeta gjen një rrugë.

Kjo është ajo që ndodh me pemën Ginkgo biloba. Një nga faktet që tërheq më shumë vëmendjen e të gjithëve është se i mbijetoi një shpërthimi bërthamor, i cili shkatërroi gjithçka në rrugën e tij, përveç kësaj specie bimore.

Pasi bomba bërthamore u hodh në Hiroshima, temperaturat arritën 7000 gradë Fahrenheit, deri në një rreze prej dy miljesh nga toka zero. Për ta vënë këtë në perspektivë, lava vullkanike arrin 2400 gradë Fahrenheit.

Gjashtë pemë të kësaj specie që ndodheshin vetëm një milje nga toka zero u rikthyen në jetë pavarësisht se kishin hedhur gjethet e tyre disa muaj pas katastrofës.

Ginkgo biloba njihet si “fosili i gjallë”, sepse speciet e tij datojnë më shumë se 290 milionë vjet më parë. Kjo zbulon një tjetër moment historik të madh të kësaj peme: ajo i mbijetoi zhdukjes së dinosaurëve dhe praktikisht të gjithë faunës ekzistuese.

Megjithatë, pavarësisht qëndrueshmërisë së tyre të madhe, këto pemë kishin një aleat të madh për t’i mbajtur gjallë, dikë që shpesh është armik: qeniet njerëzore shpëtuan Ginkgo biloba, pasi kjo specie ishte zhdukur në natyrë deri në fillim të shekullit të 20-të.

The post As zogj, as zvarranikë! Kjo është qenia që i mbijetoi meteorit&shpërthimit bërthamor appeared first on iconstyle.al.

Shqipëria e gjelbër, Kumbaro: Mbi 12 mijë fidanë të rinj pasuruan sipërfaqet pyjore

TIRANË, 3 shkurt/ATSH/ Mbi 12 mijë fidanë u mbollën javën që kaloi, në kuadër të aktiviteteve të pyllëzimit në disa qytete të vendit dhe zona të mbrojtura.

Ministrja e Turizmt dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, në një postim në rrjetet sociale, tha se “java që shkoi ishte e mbushur me aktivitete pyllëzimi, duke pasuruar kalendarin e mbjelljeve me më shumë se 12.000 fidanë të rinj nga ekonomitë pyjore të Beratit, tek ato të Elbasanit e Librazhdit, nga Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli, tek Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta”.

Ministrja Kumbaro shprehu mirënjohjen për punën e bërë nga Agjencia Kombëtare e Pyjeve, bashkitë, donatorët, vullnetarët, qytetarët dhe stafet e Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.

“Pyjet janë një pasuri e çmuar dhe shtëpia e një biodiversiteti të jashtëzakonshëm që kemi, prandaj është e rëndësishme të shfrytëzojmë çdo ditë të sezonit të mbjelljeve për një Shqipëri më të gjelbër,” tha Kumbaro.

Në të gjithë vendin vijon shtimi i sipërfaqeve të pyllëzuara me pemë të reja.

/k.s/r.e/a.f/

The post Shqipëria e gjelbër, Kumbaro: Mbi 12 mijë fidanë të rinj pasuruan sipërfaqet pyjore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ajazi: 150 pemë akacia i shtohen Gramshit

2 February 2025 at 12:37

TIRANË, 2 shkurt/ATSH/ Në 102 vjetorin e krijimit të Shërbimit Pyjor bashkia Gramsh mbolli 150 fidanë akacia në hyrje të qytetit dhe përgjatë aksit rrugor Gramsh-Kodovjat

Kreu i bashkisë së Gramsit Besian Ajazi tha se mbjellja e pemeve të reja do të ketë ndikim sadopak në ruajten e biodiversitetit, ndryshimeve klimatike dhe mbrojtjen e natyrës.

1 nga 3

/a.f/

The post Ajazi: 150 pemë akacia i shtohen Gramshit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rrëzohen pemë pranë spitalit të Lezhës, dëmtohen disa makina të parkuara

By: user 11
13 January 2025 at 08:13

Moti i keq me erë të fortë ka rrëzuar gjatë natës dy pemë të mëdha pranë oborrit të spitalit rajonal të Lezhës.

Për pasojë janë dëmtuar disa automjete të parkuara dhe një dyqan që ndodhej aty pranë.

Forcat zjarrfikëse kanë punuar për disa orë për largimin e pemëve dhe rikthimin e normalitetit. Nga ana tjetër moti i paqëndrueshëm ka dëmtuar edhe rrjetin elektrik ku shumë fshatra në të gjithë territorin e qarkut vijojnë të jenë pa energji elektrike.

Pavarësisht se reshjet janë ndërprerë që prej mbrëmjes së kaluar, temperaturat kanë pësuar një rënie të ndjeshme duke sjell ngrica kryesisht në zonën e Mirditës.

The post Rrëzohen pemë pranë spitalit të Lezhës, dëmtohen disa makina të parkuara appeared first on Lapsi.al.

FOTO-VIDEO/ Fadromat e oligarkëve të ndërtimit shkatërrojnë Kurorën e Gjelbër të Tiranës

8 January 2025 at 10:20

Nga Boldnews.al Pak muaj më parë, kur Erion Veliaj u paraqit për herë të parë në SPAK për të dhënë sqarimet e tij mbi skandalin korruptiv “5D”, vizita e tij u parapri nga punonjësit e Bashkisë së Tiranës që mbollën disa pemë rreth godinës së Prokurorisë së Posaçme. Ishte një operacion i rëndomtë propagandistik, për […]

The post FOTO-VIDEO/ Fadromat e oligarkëve të ndërtimit shkatërrojnë Kurorën e Gjelbër të Tiranës appeared first on BoldNews.al.

Në Berat ullinjtë ngelen në pemë/ Mungojnë punëtorët dhe infrastruktura e shkatërruat

By: Oldi
7 January 2025 at 16:05

Theodhori Bello nga fshati Gjeroven, rreth 10 kilometra nga Berati, u kthye nga emigrimi i gjatë në Greqi për të investuar në kultivimin e ullirit. Por pasi derdhi kursimet e 27 viteve punë në emigrim për ngritjen e një fabrike moderne të prodhimit të vajit të ullirit, ai e gjeti veten para vështirësive që nuk […]

The post Në Berat ullinjtë ngelen në pemë/ Mungojnë punëtorët dhe infrastruktura e shkatërruat appeared first on BoldNews.al.

❌
❌