❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

ÇfarĂ« i ndodh trupit tuaj nĂ«se konsumoni çdo ditĂ« njĂ« grusht arra

✇Albeu
By: V K

Arrat janë aleatët idealë për zorrë të shëndetshme, nga fibra te omega-3, ja pse një grusht në ditë sjell përfitime të jashtëzakonshme!

Shëndeti i sistemit tretës është shumë më tepër sesa një jashtëqitje e rregullt, ai ndikon në imunitet, nivelin e energjisë dhe madje edhe në gjendjen shpirtërore.

Në qendër të gjithçkaje, ndodhen zorrët dhe miliarda mikroorganizma që jetojnë aty.

Nëse dëshirojmë ta ruajmë këtë mikroflorë të shëndetshme, ushqimi luan rol kyç.

Dhe ndër të gjitha ushqimet që ndihmojnë zorrët, një frut i thatë veçohet në mënyrë të veçantë.

Sipas gastroenterologut Dr. Will Bulsiewicz, zgjedhja më e mirë për shëndetin e zorrëve janë arrat. Ja pse pikërisht ato e meritojnë titullin e frutit më të dobishëm për tretjen.

Pse arrat janë zgjedhja më e mirë për zorrët?

Fijet ushqimore ushqejnë bakteret e dobishme

NjĂ« porcion arrash (rreth 28 gramĂ«) pĂ«rmban afĂ«rsisht dy gramĂ« fibra ushqimore. Siç shpjegon gastroenterologu pĂ«r Eating Well, “Fijet janĂ« thelbĂ«sore pĂ«r shĂ«ndetin e mikrobiomĂ«s. Shumica e njerĂ«zve i konsumojnĂ« shumĂ« mĂ« pak sesa sasia e rekomanduar.”

Fijet nxisin jashtëqitje të rregullt, parandalojnë kapsllëkun dhe ushqejnë bakteret e dobishme në sistemin tretës. Rezultati është një mikroflorë më e balancuar dhe një tretje më e mirë.

Acidet yndyrore omega-3 ulin inflamacionin

Arrat janë një nga burimet e rralla bimore të acideve yndyrore omega-3, konkretisht të acidit alfa-linolenik (ALA). Përveç që janë të mira për zemrën, yndyrnat omega-3 ndikojnë pozitivisht edhe në zorrë.

Ato mund të ndihmojnë në rritjen e baktereve të dobishme dhe në reduktimin e inflamacionit që dëmton mukozën e zorrëve. Kjo forcon barrierën mbrojtëse të murit të zorrëve dhe ul rrezikun që substanca të dëmshme të kalojnë në qarkullimin e gjakut.

Nxisin prodhimit e acidit butirik

Acidi butirik (butirati) është një acid yndyror me zinxhir të shkurtër, i rëndësishëm për shëndetin e zorrës së trashë. Nivelet më të larta të butiratit në zorrë janë të lidhura me më pak inflamacion, qarkullim më të mirë të gjakut, funksion më të rregullt të zorrëve dhe një mikrobiomë më të shëndetshme. Ky acid vepron si karburant për qelizat e zorrëve dhe mbështet drejtpërdrejt një tretje të shëndetshme.

Antioksidantët e fuqishëm mbrojnë qelizat e zorrëve

Arrat janĂ« tĂ« pasura me antioksidantĂ« si elagitanina dhe flavonoidet, tĂ« cilĂ«t mbrojnĂ« qelizat e zorrĂ«ve nga stresi oksidativ – njĂ« proces qĂ« mund tĂ« shkaktojĂ« dĂ«mtim tĂ« indeve dhe inflamacion kronik, shkruan Eating Well, pĂ«rcjell Telegrafi.

Shëndeti i zorrëve fillon me një grusht arrash

Frutat e thata në përgjithësi janë të dobishme për tretjen sepse përmbajnë fibra dhe yndyra të shëndetshme, por arrat veçohen për shkak të kombinimit të lëndëve ushqyese që veprojnë drejtpërdrejt mbi mikrobiomën.

Nëse doni të përmirësoni shëndetin e zorrëve, përfshirja e një grushti arrash në përditshmëri është një hap i thjeshtë dhe efektiv. Përveç që janë të shijshme dhe ngopëse, ato mund të kenë përfitime afatgjata për gjithë trupin.

 

The post ÇfarĂ« i ndodh trupit tuaj nĂ«se konsumoni çdo ditĂ« njĂ« grusht arra appeared first on Albeu.com.

Zbardhen detaje nga vrasja e Frrok Lleshajt në Vaun e Dejës, ishte në hasmëri me 2 familje të tjera


✇Albeu
By: V K

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë u regjistrua në fshatin Poçram në Vaun e Dejës, ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është, gjetur i vrarë me armë zjarri.

Sipas informacioneve policore, viktima po kthehej me bagëtitë ashtu si çdo ditë, por Frrok Lleshaj nuk arriti ta mbaronte rrugën deri në shtëpi.

Plumbat e një pistolete nga persona ende të paidentifikuar i morën jetën 65-vjeçarit që banonte në fshatin Paçram të Vau Dejësit.

Policia është njoftuar rreth orës 21:00 për vrasjen e ndodhur por ka dyshime se viktima kishte të paktën një orë më përpara i vrarë.

Nga deklarimet e deritanishme, fqinjët nuk kanë dëgjuar të shtëna, çka lë dyshime se autorët janë kujdesur për të përdorur një pistoletë me silenciator.

Ka qenë një prej banorëve që ka konstatuar trupin e 65 vjeçarit pa shenja jete dhe ka lajmëruar bashkëshorten e tij e cila më pas ka njoftuar policinë për ngjarjen e ndodhur.

Pista kryesore e vrasjes pĂ«r policinĂ« mbetet ajo e gjakmarrjes. HasmĂ«ria mes familjes Lleshaj dhe dy familjeve tĂ« tjera ka prodhuar qĂ« nga fillim vitet ’90, 5 viktima deri mĂ« tani.

Frrok Lleshaj, Ă«shtĂ« i treti qĂ« vritet pas djalit dhe vĂ«llait tĂ« tij nĂ« fillim vitet ’90 ndĂ«rsa tĂ« vrarĂ« janĂ« edhe kushĂ«riri i tij DodĂ« Lleshaj me tĂ« cilin lindi konflikti dhe njĂ« shtetas tjetĂ«r nga Puka.

Gjithçka nisi në vitin 1991, kur djali i 65-vjeçarit u vra në Greqi.

Asokohe u tha se të riun e vrau policia greke në rrethana që nuk dihen por familja e Frrok Lleshaj dyshonte se kishin gisht në këtë ngjarje kushërinjtë e tij.

Kështu pak vite më vonë ka dyshime të forta se 65-vjeçari mori gjakun e djalit të tij duke vrarë kështu kushëririn Dodë Lleshaj.

Pavarësisht dyshimeve dhe akuzave, Frrok Lleshaj nuk e pranoi asnjëherë autorësinë e kësaj ngjarje.

Ndërkohë një tjetër konflikt lindi me një familje nga Puka. Frrok Lleshaj qëlloi për vdekje një person tjetër, ngjarje të cilën e pranoi në gjykatë dhe për të cilën u dënua me 25 vite burg.

Nga këto dy hasmëri të vjetra dhe ende të pambyllura, mbetet i vrarë edhe vëllai i Frrok Lleshaj. Bashkë me 65 vjeçarin që u qëllua mbrëmjen e 4 gushtit me pistoletë shkon në 5 numri i viktimave për shkak të gjakmarrjes.

Policia vendore e Shkodrës e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje nisi hetimet paraprake përmes grupit të punës të ngritur për këtë vrasje të rëndë.

Dyshimet kryesore të vrasjes së 65 vjeçarit lidhen me këto dy hasmëri por deri më tani nuk ka ende persona konkret të ndaluar nga efektivët.

Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për vrasjen si dhe familjarë por deri më tani nuk ka asgjë konkrete lidhur me autorsinë e ngjarjes ku mbeti i vrarë Frrok Lleshaj.

Grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë është duke punuar për të zbardhur të plotë këtë ngjarje të rëndë që dyshohet se erdhi si shkak i gjakmarrjes por pa përjashtuar ndonjë pistë tjetër të mundshme.

The post Zbardhen detaje nga vrasja e Frrok Lleshajt në Vaun e Dejës, ishte në hasmëri me 2 familje të tjera
 appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Pogradec/ Rrufeja vret bariun, ngordhin dhe 20 krerë bagëti të imëta

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme rreth orës 10:00 të mëngjesit, një ngjarje tragjike ka ndodhur në Pogradec, ku një bari ka humbur jetën pas goditjes nga rrufeja në fshatin Velçan.

Sipas informacioneve, 47-vjeçari L. Ç. po ruante bagĂ«titĂ«.

Përveç humbjes së jetës së bariut, rrufeja shkaktoi edhe ngordhjen e rreth 20 krerëve të bagëtive të imëta.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë:

“Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orĂ«s 10:00, dyshohet se si pasojĂ« e goditjes nga rrufeja, gjatĂ« kohĂ«s qĂ« ruante bagĂ«titĂ« nĂ« fshatin Velçan, ka humbur jetĂ«n shtetasi L. Ç., 47-vjeç (çoban). Gjithashtu, si pasojĂ« kanĂ« ngordhur rreth 20 krerĂ« bagĂ«ti tĂ« imĂ«ta.

Grupi hetimor Ă«shtĂ« nĂ« vendngjarje dhe po punon pĂ«r dokumentimin e rrethanave tĂ« ngjarjes”.

The post E rëndë në Pogradec/ Rrufeja vret bariun, ngordhin dhe 20 krerë bagëti të imëta appeared first on Albeu.com.

I akuzuar pĂ«r vrasjen e Gentian Bejtjas/ Caktohet “arrest me burg” pĂ«r Flodian Plakun, ja çfarĂ« tha para gjykatĂ«sve

✇Albeu
By: V K

I akuzuar pĂ«r vrasjen e Gentian Bejtjas, Gjykata e TiranĂ«s, ka caktuar masĂ«n e sigurisĂ« “arrest me burg” pĂ«r Flodian Plakun, i njohur edhe me mbiemrin Mamo dhe Serjani.

42-vjeçari u arrestua dy ditë më parë nga forcat operacionale në Orikum.

Para gjykatĂ«s, Plaku deklaroi: “Nuk kam lidhje me ngjarjen, thjesht kam pĂ«rdorur njĂ« Golf para 10 ditĂ«sh, ndaj ka ardhur policia tek unĂ«â€.

Ai u përfaqësua nga avokati i caktuar kryesisht, Edvis Gorishti, i cili kërkoi një masë më të butë sigurie, por kërkesa u refuzua nga gjykata.

The post I akuzuar pĂ«r vrasjen e Gentian Bejtjas/ Caktohet “arrest me burg” pĂ«r Flodian Plakun, ja çfarĂ« tha para gjykatĂ«sve appeared first on Albeu.com.

Thirrjet antishqiptare/ Reagon Presidentja e Maqedonisë së Veriut: Jemi të turpëruar

✇Albeu
By: V K

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, ka thënë se populli maqedonas është i turpëruar nga thirrjet fashiste ndaj shqiptarëve, nga tifozët në ndeshjen e basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në fundjavë në qytetin e Kumanovës.

“PĂ«r shkak tĂ« analfabetizmit tonĂ« sportiv, qĂ« ndodh pĂ«r tĂ« kush e di tĂ« satĂ«n herĂ«, me tĂ« drejtĂ« nuk ndalen reagimet ndaj incidentit tĂ« tmerrshĂ«m nĂ« ndeshjen e basketbollit nĂ« KumanovĂ«, ku disa tifozĂ« tĂ« papĂ«rgjegjshĂ«m qĂ«lluan me plumba urrejtjeje ndaj bashkĂ«qytetarĂ«ve tanĂ« shqiptarĂ«, por nĂ« fakt, na goditĂ«n tĂ« gjithĂ«ve, madje edhe vetveten, dhe sĂ«rish jemi tĂ« turpĂ«ruar”, ka shkruar ajo nĂ« Facebook.

Siljanovska Davkova, shprehet se Maqedonia nuk do tĂ« lejojĂ« mĂ« qĂ« arenat sportive tĂ« kthehen nĂ« “arena tifozĂ«sh gladiatorĂ«sh”.

Sipas presidentes maqedonase, mĂ«simi i parĂ« se “si tĂ« brohorasĂ«sh” mĂ«sohet nĂ« shtĂ«pi e mĂ« pas nĂ« shkolla.

Ajo ka thĂ«nĂ« se shteti duhet t’u kundĂ«rvihet urrejtjes sĂ« tifozĂ«ve dhe tĂ« mĂ«sojĂ« se si tĂ« brohorasin.

Sipas saj, Maqedonia e Veriut, ka nevojĂ« pĂ«r “njĂ« alfabet tĂ« brohoritjes si kĂ«naqĂ«si sportive”.

“Maqedoni e pastĂ«r”, “Shqiptari i mirĂ« Ă«shtĂ« shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma e gazit pĂ«r shqiptarĂ«t”, janĂ« disa nga parullat e kĂ«nduara nga tifozĂ«t vendas, thirrje tĂ« lidhura me retorikĂ«n naziste tĂ« shfarosjes. Thirrjet u bĂ«nĂ« nĂ« praninĂ« e kryeministrit maqedonas e zyrtarĂ«ve tĂ« lartĂ« shtetĂ«rorĂ«.

The post Thirrjet antishqiptare/ Reagon Presidentja e Maqedonisë së Veriut: Jemi të turpëruar appeared first on Albeu.com.

Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike në Korçë/ Këshilltari përplaset me drejtorin e Bashkisë

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme në Korçë, ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike në pedonalen e qytetit, ku i pranishëm është drejtori i Kontrollit të Territorit në Bashkinë e Korçës, i shoqëruar nga punonjës të policisë bashkiake.

Para fillimit të aksionit është shënuar një përplasje verbale mes tij dhe këshilltarit të pavarur Lazjon Petri, i cili kishte shkuar në vendngjarje në mbështetje të bizneseve.

Petri i kërkoi drejtorit një vendim zyrtar që justifikon ndërhyrjen në zonë, duke vënë në dukje se pedonalja ka qenë në të njëjtën gjendje prej vitesh.

Ai theksoi se nuk duhet të ndërhyhet pa një akt të miratuar, ndërsa drejtori i territorit deklaroi se aksioni do të vijojë dhe se çdo ankesë nga bizneset mund të bëhet pranë institucioneve ligjore përkatëse.

The post Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike në Korçë/ Këshilltari përplaset me drejtorin e Bashkisë appeared first on Albeu.com.

Trupi u gropos në arën e mbjellë me misër/ Zbardhen detaje nga vrasja e Enver Bajraktarit

✇Albeu
By: V K

Vdekja e Enver Bajraktarit nga fshati Baicë i Lipjanit, ka tronditur familjen e tij dhe opinionin publik. Ai ishte raportuar i zhdukur nga familja një ditë më parë, ndërsa më pas u gjet pa shenja jete dhe i varrosur dy metra në thellësi.

KushĂ«riri i viktimĂ«s, Avni Bajraktari nĂ« “Edicionin Special”, tha se Enveri i kishte çuar lopĂ«n pĂ«r kullotĂ« nĂ« ara, para se tĂ« zhdukej.

BĂ«het e ditur se tĂ« shtunĂ«n ai kishte shkuar me autobus nĂ« TiranĂ«, pĂ«r t’i pritur djemtĂ« e tij qĂ« kishin ardhur nga Franca dhe Italia.

“UnĂ« si fillim jam kanĂ« nĂ« njĂ« lokal ku shkojmĂ« çdo mĂ«ngjes pĂ«r kafe, kam taku njĂ« kojshi dhe mĂ« tha e e gjetĂ«t Velin, tha jo Veli s’o. E kam thirr kushĂ«ririn tjetĂ«r, Besartin, i cili tha se u zhduk prej djeshit. KanĂ« thirrĂ« dronin policia. Kemi dal krejt teposhtĂ«, rend komplet. UnĂ« isha me njĂ« vĂ«lla temin dhe njĂ« kojshi tjetĂ«r, kur shkum pak si poshtĂ«, nĂ« dalje prej kollomoqit, tha diçka paska shku qisajd. Dhe pĂ«r qatĂ« gjurmĂ« jena shku dhe e gjetĂ«m venin. Nonstop me ne kanĂ« qenĂ« njĂ«site policore”, tha Avni Bajraktari.

Familjarët e tij kanë deklaruar se Enveri nuk kishte probleme apo konflikte me ndonjë person të caktuar.

Policia dhe Prokuroria e Shtetit, kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e kësaj vdekjeje të dyshimtë.

Sipas informacioneve të siguruara nga Klan Kosova, viktima është gjetur nga familjarët, i groposur disa metra nën tokë në një arë të mbjellë me misër.

Grupi që po kërkonte Enverin arriti ta gjente vendin ku ishte varrosur, duke ndjekur shenjat që tregonin se ai ishte tërhequr zvarrë deri aty.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin, duke e cilësuar si dyshim për vrasje të rëndë. Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka bërë të ditur se rreth orës 12:00 është gjetur një trup i pajetë i groposur.

“Sot rreth orĂ«s 12:00, nĂ« fshatin BaicĂ« tĂ« Lipjanit, Ă«shtĂ« gjetur i groposur njĂ« trup i pajetĂ« (ende i paidentifikuar). Hetuesit policor nĂ« koordinim me prokurorinĂ« kanĂ« nisur veprimet procedurale, ndĂ«rsa trupi Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« Institutin e MjekĂ«sisĂ« Ligjore pĂ«r autopsi dhe identifikim. Bazuar nĂ« rrethanat fillestare, dyshohet pĂ«r vrasje tĂ« rĂ«ndĂ«. Aktualisht hetuesit janĂ« duke punuar pĂ«r zbardhjen e plotĂ« tĂ« ngjarjes dhe identifikimin e viktimĂ«s”, tha Ahmeti./Klan Kosova

The post Trupi u gropos në arën e mbjellë me misër/ Zbardhen detaje nga vrasja e Enver Bajraktarit appeared first on Albeu.com.

Shpërthimi me tritol në një garazh më 24 korrik, identifikohet autori (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Policia e TiranĂ«s ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mĂ« 24 korrik 2025, nĂ« rrugĂ«n “Peti” nĂ« TiranĂ«, ku u vendos njĂ« sasi lĂ«nde plasĂ«se nĂ« portĂ«n e garazhit tĂ« shtetasit Elvis Kosova, i njohur edhe si “Visi i Garave”.

Pas hetimeve të thelluara të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Klodian Steli 36-vjeç, banues në Fushë Krujë.

Gjithashtu, policia ka gjetur edhe automjetin me të cilin dyshohet se 36-vjeçari ka lëvizur gjatë kohës së kryerjes së krimit.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet autorësia e vendosjes së lëndës plasëse në garazhdin e shtetasit E. K., ndodhur më datë 24.07.2025.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Gjendet dhe automjeti me të cilin ky shtetas lëvizi gjatë kryerjes së krimit.

Si rezultat i hetimeve tĂ« thelluara, tĂ« kryera nga shĂ«rbimet e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« Nr. 1, me qĂ«llim zbardhjen dhe dokumentimin e plotĂ« tĂ« ngjarjes sĂ« ndodhur mĂ« datĂ« 24.07.2025, nĂ« rrugĂ«n “Peti”, ku nĂ« portĂ«n hyrĂ«se tĂ« garazhit tĂ« shtetasit E. K. u vendos njĂ« sasi lĂ«nde plasĂ«se, kanĂ« identifikuar dhe shpallur nĂ« kĂ«rkim autorin e dyshuar tĂ« ngjarjes, shtetasin:

Klodian Steli, 36 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Punohet intensivisht për lokalizimin dhe ndalimin e tij.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

The post Shpërthimi me tritol në një garazh më 24 korrik, identifikohet autori (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Në 5 muaj, Bashkitë përdorën vetëm 10% të planit të investimeve, Tirana më dobët

✇Albeu
By: V K

Ende njĂ« shumicĂ« njĂ«sish administrative nĂ« vendin tonĂ«, vuajnĂ« nga mungesa e infrastrukturĂ«s dhe sidomos rrugĂ«ve pĂ«r t’u lidhur me rrjetin kombĂ«tar ose me qytetet e tyre.

KĂ«to mungesa e kanĂ« bĂ«rĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« jetĂ« nĂ« fshat dhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye, shumĂ« njerĂ«z zgjedhin tĂ« largohen pĂ«r kĂ«tĂ« fakt, ndĂ«rkohĂ« qĂ« bashkitĂ« “djegin” miliona euro nĂ« vit investime qĂ« nuk arrijnĂ« t’i realizojnĂ« sipas programeve qĂ« vetĂ« i kanĂ« miratuar.

Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« detajuara nga Ministria e Financave pĂ«r periudhĂ«n janar–maj 2025, investimet e realizuara nga njĂ«sitĂ« vendore kapĂ«n vlerĂ«n rreth 4.5 miliardĂ« lekĂ«, ndĂ«rkohĂ« qĂ« plani vjetor i miratuar pĂ«r investime Ă«shtĂ« mĂ« shumĂ« se 44.9 miliardĂ« lekĂ«.

Në terma relativë, kjo do të thotë se në pesë muajt e parë të vitit është realizuar vetëm 10% e investimeve të planifikuara.

Bashkia e Tiranës, si njësia më e madhe vendore në vend dhe me buxhetin më të lartë të investimeve, ka realizuar vetëm 4.8% të planit të saj vjetor në pesë muajt e parë të vitit 2025.

Nga një total planifikimi prej rreth 19.4 miliardë lekësh, janë ekzekutuar vetëm 941 milionë lekë deri në fund të majit.

Kjo normë e ulët realizimi është shqetësuese, duke pasur parasysh volumin e projekteve që lidhen me kryeqytetin, që përfshijnë infrastrukturën, transportin publik, arsimin dhe shërbimet sociale.

Fakti që edhe Tirana, me kapacitete të konsiderueshme administrative dhe financiare, nuk ka arritur të shpenzojë më shumë se 5% të buxhetit të saj të investimeve për afro gjysmën e vitit, dëshmon për një problem të thellë të administrimit në të gjithë qeverisjen vendore.

Nga analiza e të dhënave për bashkitë që janë qendra qarku, vihet re se edhe në këto njësi të mëdha administrative ritmi i realizimit të investimeve publike në pesë muajt e parë të vitit 2024 mbetet shumë i ulët.

Në krye të listës për realizimin më të dobët qëndron Bashkia Lezhë, e cila nga një plan vjetor prej mbi 1 miliard lekësh kishte realizuar vetëm rreth 15.8 milionë lekë, që përfaqëson më pak se 1.6% të totalit.

Pas saj vjen Vlora, ku përkundër një buxheti mbi 2 miliardë lekë për investime, ishin shpenzuar vetëm 3.3%.

Edhe bashkitë e tjera të mëdha si Shkodra, Korça dhe Fieri rezultojnë me realizim nën 10%, me Fierin në kufirin më të lartë, me një normë prej 9.6%.

Kjo situatë tregon se problematika e ngadalësisë në realizimin e investimeve nuk është vetëm karakteristikë e bashkive të vogla, por përfshin edhe ato më të mëdhatë dhe më të pasurat në vend.

Disa nga bashkitë me përformancën më të dobët janë Himara dhe Pusteci. Në bashkinë Pustec, për shembull deri në fund të majit nuk është shpenzuar asnjë lek për investime.

Edhe Himara, me një plan investimesh prej mbi 2.1 miliardë lekësh, ka realizuar më pak se 0.1% të fondit të saj.

Edhe bashki të tjera si Përmeti, Lezha apo Skrapari kanë një përqindje shumë të ulët të zbatimit të investimeve, të gjitha nën 3% të planit vjetor.

BashkitĂ« me pĂ«rformancĂ«n mĂ« tĂ« mirĂ« nĂ« realizimin e investimeve publike pĂ«r periudhĂ«n janar–maj 2025, janĂ« kryesisht njĂ«si mĂ« tĂ« vogla, tĂ« cilat kanĂ« arritur tĂ« ekzekutojnĂ« pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« buxhetit tĂ« planifikuar.

Në krye të listës qëndron Bashkia Delvinë, e cila ka realizuar 100% të buxhetit të saj të investimeve për këtë periudhë, me një shumë të vogël por tërësisht të shpenzuar.

E ndjek Bashkia Has, me një realizim prej rreth 96%, dhe më pas Poliçani, që ka ekzekutuar 88% të buxhetit vjetor të parashikuar.

Po ashtu, Finiqi dhe Kukësi renditen ndër bashkitë me performancën më të mirë, me përqindje realizimi përkatësisht 65.7% dhe 54%.

Ky rezultat tregon se, ndonëse me buxhete më modeste, disa nga bashkitë më të vogla kanë qenë më efikase në realizimin e projekteve publike të planifikuara për shkak të numrit më të kufizuar të projekteve.

Ndonëse pjesë e projekteve përfshijnë fusha me impakt të drejtpërdrejtë te qytetarët si strehimi social, infrastruktura urbane apo objektet e shërbimeve publike, dinamika e zbatimit nuk po ecën me të njëjtin ritëm me planin e vitit./MONITOR

 

The post Në 5 muaj, Bashkitë përdorën vetëm 10% të planit të investimeve, Tirana më dobët appeared first on Albeu.com.

Plagoset me çifte një person në Vlorë

✇Albeu
By: V K

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, një person ka mbetur i plagosur me armë gjahu në fshatin Bolenë të Vlorës.

Burime bëjnë me dije se i plagosuri është një bari (çoban), i cili dyshohet se është vetëplagosur me një armë gjahu, tip çifte.

Ngjarja ka ndodhur në stanet ku ai ushtronte aktivitetin e tij si bari, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të incidentit.

Bariu është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, teksa burime bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

The post Plagoset me çifte një person në Vlorë appeared first on Albeu.com.

E rĂ«ndĂ« nĂ« KosovĂ«/ Ishte raportuar i zhdukur, gjendet njĂ« person i groposur, policia dyshon pĂ«r vrasje të  (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Baincë të komunës së Lipjanit Kosovë, ku është gjetur i vdekur dhe i groposur një burrë, i cili ishte raportuar më herët si person i zhdukur.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se rasti po trajtohet si vrasje e rëndë.

Njoftimi:

“Sot rreth orĂ«s 12:00, nĂ« fshatin BaicĂ« tĂ« Lipjanit, Ă«shtĂ« gjetur i groposur njĂ« trup i pajetĂ« (ende i paidentifikuar). Hetuesit policorĂ«, nĂ« koordinim me prokurorinĂ«, kanĂ« nisur veprimet procedurale, ndĂ«rsa trupi Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« Institutin e MjekĂ«sisĂ« Ligjore pĂ«r autopsi dhe identifikim”, ka thĂ«nĂ« Ahmeti.

Sipas informacioneve të para, trupi i pajetë është gjetur nga familjarët e viktimës, i cili ishte raportuar i zhdukur.

Dyshohet se i groposur është gjetur Enver Bajraktari, zhdukjen e të cilit e bëri të ditur familja e tij, e cila kërkoi edhe ndihmë për ta gjetur.

Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi motivet apo të dyshuarit e mundshëm.

Policia dhe prokuroria kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje

The post E rĂ«ndĂ« nĂ« KosovĂ«/ Ishte raportuar i zhdukur, gjendet njĂ« person i groposur, policia dyshon pĂ«r vrasje të  (EMRI) appeared first on Albeu.com.

KĂ«mbimi valutor 5 Gusht 2025/ ÇfarĂ« po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

✇Albeu
By: V K

Sot, më 5 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 83 lekë dhe shitet me 84.5 lekë.

Euro, blihet me 96.4 lekë dhe shitet 97.6 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 102.6 lekë, ndërsa në shitje me 104.5 lekë.

Paundi britanik, blihet me 110.2 lekë dhe shitet me 112 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 60 lekë, ndërsa në shitje me 61.6 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post KĂ«mbimi valutor 5 Gusht 2025/ ÇfarĂ« po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 5 Gusht 2025/ Reshje shiu, breshër dhe shtrëngata

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe gradualisht shtim vranësirash mesatare, deri të dendura, ku më të theksuara në relievet kodrinore-malore të vendit.

Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në intervale të shkurtra kohore në mënyrë të izoluar, në Jug priten shtrëngata me shkarkesa elektrike e breshër (në male).

Era e lehtĂ« me drejtim kryesor Juglindje-VeriperĂ«ndim me shpejtĂ«si mesatare 7 m/s, nĂ« bregdet dhe lugina hera-herĂ«s do tĂ« arrijĂ« shpejtĂ«si 8-16m/s  Deti – ValĂ«zimi forcĂ«s 2-3 ballĂ«.

The post Parashikimi i motit 5 Gusht 2025/ Reshje shiu, breshër dhe shtrëngata appeared first on Albeu.com.

SPAK i komunikoi sot akuzat, vjen reagimi i menjëhershëm nga Meta: Asgjë e re nga takimi i 27 majit me prokurorët

✇Albeu
By: V K

Përmes një postimi në Facebook, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas komunikimit zyrtar të akuzave nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), duke e quajtur procesin një hetim të fabrikuar që daton që prej dhjetorit 2019.

Meta thekson se nuk kishte asnjë të re nga takimi i fundit që zhvilloi me prokurorët më 27 maj, ndërsa përshëndeti mbylljen formale të hetimeve.

“AsgjĂ« e re nga takimi i fundit mĂ« 27 maj me prokurorĂ«t e SPAK-ut. PĂ«rshĂ«ndes mbylljen zyrtare tĂ« hetim-fabrikimeve tĂ« nisura qĂ« nĂ« dhjetor 2019”, shkruan Meta.

Ai thekson se gjatë takimit me prokurorët, ka kërkuar sërish që të hetohet me përgjegjësi se kush ka kryer pagesat e paligjshme në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) për lobimin në SHBA dhe se kujt i dërgoheshin faturat për miratim nga kompania lobuese GSIS.

“NgritĂ«m me forcĂ« dhe zyrtarisht kĂ«rkesĂ«n pĂ«r tĂ« hetuar me pĂ«rgjegjshmĂ«ri se kush ka bĂ«rĂ« pagesa tĂ« paligjshme pĂ«r llogari tĂ« LSI-sĂ« pĂ«r kompanitĂ« nĂ« SHBA dhe sĂ« dyti se kujt i dĂ«rgonin faturat pĂ«r t’u aprovuar nĂ« PartinĂ« e LirisĂ«, kompania GSIS”, vijon Meta.

Sipas tij, moskryerja e hetimeve në këto dy drejtime nuk është çështje profesionale apo ligjore, por pasojë e drejtpërdrejtë e një diktati politik.

“Mos-hetimi nĂ« kĂ«to dy drejtime Ă«shtĂ« vetĂ«m pasojĂ« e njĂ« diktati politik, pasi nga ana ligjore dhe profesionale kjo Ă«shtĂ« gjĂ«ja mĂ« e thjeshtĂ« qĂ« mund tĂ« bĂ«het dhe qĂ« duhet tĂ« ishte bĂ«rĂ« prej dy vitesh”, pĂ«rfundon Meta.

The post SPAK i komunikoi sot akuzat, vjen reagimi i menjëhershëm nga Meta: Asgjë e re nga takimi i 27 majit me prokurorët appeared first on Albeu.com.

Kodi i ri Penal/ Reagon Rama: U prezantua pĂ«r tĂ« mbledhur nĂ« mĂ«nyrĂ« demokratike opinionet rreth tij! HĂ«pĂ«rhĂ« problemi mĂ« serioz qĂ« ka liria nĂ« ShqipĂ«ri s’ështĂ« as regjimi dhe
.

✇Albeu
By: V K

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas debateve publike dhe kundërshtive rreth draftit të Kodit të ri Penal të prezantuar nga qeveria.

Kreu i qeverisë shkruan se drafti, u prezantua për të mbledhur në mënyrë demokratike opinionet rreth tij.

“Drafti i ekspertĂ«ve tĂ« nderuar tĂ« fushĂ«s Ă«shtĂ« prezantuar publikisht pikĂ«risht pĂ«r tĂ« mbledhur nĂ« mĂ«nyrĂ«n mĂ« demokratike dhe transparente tĂ« mundshme tĂ« gjitha opinionet rreth tij”, thekson Kryeministri.

Por, Rama shtoi se problem serioz nuk Ă«shtĂ« liria nĂ« ShqipĂ«ri, por “masa domethĂ«nĂ«se e atyre qĂ« e pĂ«rdorin lirinĂ« vetĂ«m pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« sherr e shamata pĂ«r mungesĂ«n e saj”.

“TĂ« alarmuarit nga drafti i Kodit tĂ« ri Penal dhe gojĂ«mbyllja me ligj e forcave liridashĂ«se politike dhe mediatike, mbase duhet tĂ« kujdesen qĂ« tĂ« mos ekspozohen shumĂ« nĂ« diell, ndĂ«rkohĂ« qĂ« drafti i ekspertĂ«ve tĂ« nderuar tĂ« fushĂ«s Ă«shtĂ« prezantuar publikisht pikĂ«risht pĂ«r tĂ« mbledhur nĂ« mĂ«nyrĂ«n mĂ« demokratike dhe transparente tĂ« mundshme tĂ« gjitha opinionet rreth tij.

HĂ«pĂ«rhĂ« problem mĂ« serioz qĂ« ka liria nĂ« ShqipĂ«ri nuk Ă«shtĂ« as regjimi, as drafti i kodit tĂ« ri jo e jo, po masa domethĂ«nĂ«se e atyre qĂ« e pĂ«rdorin lirinĂ« vetĂ«m pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« sherr e shamata pĂ«r mungesĂ«n e sajđŸ€Ąâ€, shkruan Rama.

The post Kodi i ri Penal/ Reagon Rama: U prezantua pĂ«r tĂ« mbledhur nĂ« mĂ«nyrĂ« demokratike opinionet rreth tij! HĂ«pĂ«rhĂ« problemi mĂ« serioz qĂ« ka liria nĂ« ShqipĂ«ri s’ështĂ« as regjimi dhe
. appeared first on Albeu.com.

SPAK i komunikon zyrtarisht akuzat MetĂ«s, flet avokati: S’ka prova pĂ«r korrupsion, do tĂ« shkojmĂ« me gjykim normal

✇Albeu
By: V K

Avokati i ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ka reaguar për mediat pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku klientit të tij i është komunikuar zyrtarisht aktakuza lidhur me çështjet CEZ-DIA dhe lobimin e ish-LSI-së.

Sipas Cakranit, komunikimi i akuzës nuk solli asnjë element të ri dhe prokuroria ende nuk ka dhënë përgjigje për kërkesën kryesore të mbrojtjes: të identifikohet kush ka bërë pagesat për lobimin në emër të LSI-së.

“Nuk ka asnjĂ« gjĂ« tĂ« re pĂ«r çështjen CEZ-DIA apo pĂ«r lobimin. Zoti Meta ka dhĂ«nĂ« shpjegimet e tij dhe ka kĂ«rkuar nga prokuroria hetime tĂ« thelluara pĂ«r tĂ« zbuluar kush ka kryer pagesat. Ata s’kanĂ« asnjĂ« informacion pĂ«r kĂ«tĂ«â€, deklaroi Cakrani.

Avokati i ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ka reaguar për mediat pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku klientit të tij i është komunikuar zyrtarisht aktakuza lidhur me çështjet CEZ-DIA dhe lobimin e ish-LSI-së.

Sipas Cakranit, komunikimi i akuzës nuk solli asnjë element të ri dhe prokuroria ende nuk ka dhënë përgjigje për kërkesën kryesore të mbrojtjes: të identifikohet kush ka bërë pagesat për lobimin në emër të LSI-së.

“Nuk ka asnjĂ« gjĂ« tĂ« re pĂ«r çështjen CEZ-DIA apo pĂ«r lobimin. Zoti Meta ka dhĂ«nĂ« shpjegimet e tij dhe ka kĂ«rkuar nga prokuroria hetime tĂ« thelluara pĂ«r tĂ« zbuluar kush ka kryer pagesat. Ata s’kanĂ« asnjĂ« informacion pĂ«r kĂ«tĂ«â€, deklaroi Cakrani.

The post SPAK i komunikon zyrtarisht akuzat MetĂ«s, flet avokati: S’ka prova pĂ«r korrupsion, do tĂ« shkojmĂ« me gjykim normal appeared first on Albeu.com.

Blendi Fevziu alarmohet nga plazhet bosh nĂ« jug: Mblidhni mendjen, me keto çmime tĂ« çmendura ShqipĂ«ria nuk justifikon shĂ«rbimin
 (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Dy ditĂ« mĂ« parĂ«, gazetari i njohur Blendi Fevziu, ka folur nga Palasa, ku pĂ«rmes njĂ« video tĂ« publikuar nĂ« “Facebook”, ka ngritur alarmin pĂ«r braktisjen e plazheve tĂ« jugut nga turistĂ«t.

Fevziu shprehet se, plazhet janë boshatisur dhe turizmi i plazheve është nën nivelin e pritshmërive.

Sipas tij, një ndër arsyet kryesore është ulja e numrit të vizitorëve nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

“DĂ«shtimi i kĂ«tij viti kanĂ« qenĂ« plazhet. Po pse kanĂ« dĂ«shtuar plazhet? E para dhe kryesorja, nĂ«se referojmĂ« tĂ« dhĂ«nat e INSTAT, 54% e turizmit vjetor pĂ«rbĂ«het nga shqiptarĂ«t e KosovĂ«s dhe MaqedonisĂ« dhe mĂ« pak tĂ« Malit tĂ« Zi. Po ashtu njĂ« pjesĂ« turistĂ«sh qĂ« e çojnĂ« nĂ« 68% numrin e turistĂ«ve qĂ« hyjnĂ« nĂ« rrugĂ« tokĂ«sore, ky lloj turizmi ka pĂ«suar rĂ«nie. ShqiptarĂ«t e KosovĂ«s janĂ« dukshĂ«m mĂ« pak tĂ« pranishĂ«m, madje edhe nĂ« veri dhe DurrĂ«s. JanĂ« shumĂ« pak tĂ« pranishĂ«m nĂ« jug ku Ă«shtĂ« shtuar turizmi i shqiptarĂ«ve tĂ« diasporĂ«s”, shprehet Fevziu.

Gjithashtu, Fevziu fajĂ«son çmimet e larta pĂ«r kĂ«tĂ« braktisje, duke thĂ«nĂ« se çmimet nĂ« jug tĂ« vendit, janĂ« “tĂ« çmendura” dhe ideja pĂ«r tĂ« tĂ«rhequr turistĂ«t elitarĂ«, Ă«shtĂ« e gabuar, pasi shĂ«rbimi nuk pĂ«rputhet me çmimin dhe turistĂ«t elitarĂ« nuk afrohen.

Si shembull, Fevziu përmend faktin se turistët elitarë nuk kanë ku dalin mbrëmjeve, apo nuk kanë ku parkojnë jahtet, pra mungon infrastruktura.

“Duhet ta mbushim mendjen, problemi kryesor i turizmit dhe dĂ«mtimi mĂ« i madh janĂ« çmimet. Nuk paragjykoj askĂ«nd tĂ« vendosĂ« çmimin qĂ« do, pĂ«r shezllonĂ«, dhomĂ«n apo restorantin. Çmimi Ă«shtĂ« ofertĂ«-kĂ«rkesĂ«, por ka njĂ« problem, me çmimet qĂ« ka ShqipĂ«ria nuk justifikon shĂ«rbimin. NĂ« veri çmimet janĂ« ngritur por pak, edhe nĂ« DurrĂ«s edhe nĂ« VelipojĂ«, por janĂ« ngritjet mĂ« tĂ« ulĂ«ta. Çmimet e jugut janĂ« tĂ« çmendura!

DĂ«gjoj njerĂ«z qĂ« thonĂ«, po sa e merrni nĂ« Mykonos, Saint-Tropez, Monte Carlo, Sardinia, Porto Cervo. Jugu i ShqipĂ«risĂ« pavarĂ«sisht bukurive, nuk mund tĂ« jetĂ« asnjĂ« prej kĂ«tyre, sepse nuk ka shĂ«rbime, nuk ofron asgjĂ«. DĂ«gjoj operatorĂ« turistikĂ« tĂ« dalldisur, qĂ« thonĂ« nuk na duhet turizmi i lirĂ«, por duam turizĂ«m elitar. Po mirĂ«, kĂ«ta turistĂ« elitarĂ« ku do tĂ« shkojnĂ« pasdite? NĂ« cilin dyqan? Ku do ti parkojnĂ« jahtet apo varkat e tyre? Apo do tĂ« rrinĂ« nĂ« det me spirancĂ«? Ku janĂ« aeroportet qĂ« do tĂ« ulen avionĂ«t? Ku ka turist elitar qĂ« vjen dhe tĂ« mos ketĂ«, me pĂ«rjashtim tĂ« dy hoteleve me pesĂ« yje tĂ« standardit ndĂ«rkombĂ«tar
”, thotĂ« Fevziu i alarmuar.

Ai jep edhe një shembull se si disa njerëz të pasur nga Evropa, zbritën nga jahti për të bërë plazh në Vlorë, por sapo panë plazhin u kthyen sërish në jaht.

“Para ca kohĂ«sh nga njĂ« jaht nĂ« VlorĂ« zbriti njĂ« nga familjet mĂ« tĂ« pasura tĂ« EvropĂ«s. Me tĂ« zbritur me jaht dhe me tĂ« parĂ« plazhin, hipĂ«n nĂ« varkĂ« dhe ikĂ«n sĂ«rish. Mos pretendoni turistĂ« elitarĂ«, nuk Ă«shtĂ« gati ShqipĂ«ria dhe nuk do tĂ« jetĂ« as nĂ« dhjetĂ« vitet e ardhshme”, tha ndĂ«r tĂ« tjera Fevziu.

 

The post Blendi Fevziu alarmohet nga plazhet bosh nĂ« jug: Mblidhni mendjen, me keto çmime tĂ« çmendura ShqipĂ«ria nuk justifikon shĂ«rbimin
 (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Shqipëria me pensionet më të ulëta në Europë

✇Albeu
By: V K

Shqipëria zë vendin e fundit mes 35 vendeve europiane sa i përket shpenzimeve për pensione për frymë, sipas të dhënave për vitin 2022.

Me vetëm 1,600 euro për pensionist në vit, vendi mbetet shumë larg mesatares së Bashkimit Europian, e cila arrin në 16,100 euro.

Edhe kur merret parasysh fuqia blerëse, diferenca mbetet e ndjeshme.

NĂ« raport me Prodhimin e BrendshĂ«m Bruto, ShqipĂ«ria shpenzon vetĂ«m 5.3% pĂ«r pensione, kundrejt 9.3% qĂ« shpenzon mesatarisht BE-ja — njĂ« tregues i qartĂ« i sfidave strukturore qĂ« pĂ«rballet sistemi i pensioneve nĂ« vend.

Ndërkohë, Mali i Zi, edhe pse me të njëjtën përqindje të PBB-së si Shqipëria (5.3%), arrin të japë 4,000 euro për pensionist në vit, më shumë se dyfishin e Shqipërisë.

Serbia, nga ana tjetër, shpenzon 3,500 euro për pensionist dhe 6.3% të PBB-së për pensione, duke reflektuar një mbështetje më të lartë financiare të të moshuarve.

 

Europa

Gjithnjë e më shumë brezat e rinj po shprehen se nuk do të tërhiqen kurrë nga puna, për shkak të pasigurive financiare.

Por si ia dalin pensionistët e sotëm? Si i mbulojnë shpenzimet mujore dhe si duken realisht pensionet në Europë sot?

Grafiku më poshtë paraqet të dhënat më të fundit mbi shpenzimet vjetore publike për pension për çdo përfitues në 35 ekonomi europiane, si dhe pjesën që zënë përfitimet e pleqërisë në prodhimin kombëtar të secilit vend.

Të dhënat janë marrë nga dy baza të ndryshme të Eurostat dhe përfshijnë:

Totali i shpenzimeve për pensione publike për vitin 2022, i ndarë me numrin e përfituesve
Vlerat e shprehura si në euro, ashtu edhe sipas standardit të fuqisë blerëse (PPS)
Përqindja e PBB-së që i dedikohet pensioneve, sipas të dhënave nga baza e parë.

KĂ«to tĂ« dhĂ«na ofrojnĂ« njĂ« panoramĂ« tĂ« qartĂ« tĂ« hendekut mes vendeve nĂ« shpenzimet pĂ«r kujdesin ndaj tĂ« moshuarve, duke vĂ«nĂ« nĂ« dukje sfidat qĂ« pĂ«rballojnĂ« pensionistĂ«t nĂ« EuropĂ« — veçanĂ«risht ata nĂ« vendet me tĂ« ardhura tĂ« ulĂ«ta.

Islanda, Luksemburgu dhe Norvegjia kryesojnë renditjen, me pagesa vjetore pensioni mbi 30,000 euro për përfitues.

Pagat e larta, të ardhurat e qëndrueshme fiskale nga energjia apo sektori financiar, si dhe sistemet e detyrueshme të kursimeve për pension, u japin këtyre ekonomive të vogla dhe të pasura mundësinë të ofrojnë përfitime bujare për të moshuarit.

Danimarka dhe Zvicra plotësojnë pesë vendet e para, secila duke kombinuar pensionet bazë universale me skemat e detyrueshme të pensioneve profesionale.

NĂ« tĂ« pesĂ« vendet e para, pĂ«rfitimet ende konsumojnĂ« mĂ« pak se 9% tĂ« PBB-sĂ« – shumĂ« nĂ«n mesataren e BE-sĂ« (12.2% tĂ« PBB-sĂ«) – falĂ« bazave mĂ« tĂ« larta tatimore.

Pagesat e ulëta të Europës Lindore pasqyrojnë baza tatimore të dobëta

Në vende si Polonia dhe Hungaria, pensionet përthithin një pjesë të ngjashme të PBB-së si vendet nordike, por pagesat vjetore mbeten nën 7,000 euro për përfitues.

Produktiviteti i ulët kufizon fluksin e kontributeve, ndërsa emigracioni i dekadave të fundit ka reduktuar më tej fuqinë punëtore.

Kur llogariten sipas standardit tĂ« fuqisĂ« blerĂ«se (PPS), diferenca ngushtohet — pensionistĂ«t polakĂ« marrin rreth 11,700 njĂ«si PPS — por tĂ« ardhurat reale mbeten modeste.

Rritja e pagave, pjesëmarrja më e lartë e të moshuarve në tregun e punës dhe skemat shtesë të kursimeve vullnetare mund të përmirësojnë qëndrueshmërinë dhe përmbushjen e nevojave, pa rënduar buxhetet publike./ Monitor, Visual Capitalist

 

The post Shqipëria me pensionet më të ulëta në Europë appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e 11 Majit/ Berisha publikon letrën: Ministri i Jashtëm kërcënoi vëzhguesit ndërkombëtarë, kërkoi që të ndryshojnë raportin

✇Albeu
By: V K

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka hedhur akuza se Ministri i jashtëm ka kërcënuar vëzhguesit ndërkombëtarë që të ndryshojnë raportin lidhur me zgjedhjet e 11 Majit.

Ish-kryeministri pubikuar letrĂ«n ku sipas tij thuhet ‘Dua tĂ« shpreh shqetĂ«simin serioz lidhur me paragrafin hyrĂ«s tĂ« deklaratĂ«s, nĂ« tĂ« cilin bĂ«het njĂ« paraqitje thellĂ«sisht negative nĂ« pikĂ«pamjen tonĂ« dhe e pabalancuar e zgjedhjeve parlamentare tĂ« vitit 2025″.

Berisha deklaroi se letra u dërgua nga Ministri Igli Hasani koordinatores speciale të OSBE-së Farah Karimi më 12 Maj, sipas tij, pasi u lexua raportoi i vëzhguesve ndërkombëtare për zgjedhjet parlamentare.

Sali Berisha: Farsa elektorale e 11 majit 2025 Ă«shtĂ« procesi elektoral mĂ« i shĂ«mtuar nĂ« 32 vite pas rĂ«nies sĂ« Perdes sĂ« Hekurt. ËshtĂ« procesi mĂ« i diskredituar. ËshtĂ« procesi mĂ« i korruptuar.

Këtu në mënyrë të vazhdueshme kemi paraqitur qindra fakte dhe dokumente të pakundërshtueshme të përdorimit të mbi 1 miliard e 20 milionë euro para të buxhetit me qëllim blerjen dhe influencën e votës. Të organizimit të mbi 4 mijë e 500 aktiviteteve më shumë se tre vite të tjera të marra së bashku, në 4 muajt e fundit para zgjedhjeve, të ndaluara me ligj. Të gjysëm miliardi prokurime të ndaluara me ligj para zgjedhjeve.

TĂ« armatosjes sĂ« terroristĂ«ve elektoralĂ« patronazhistĂ« me tĂ« dhĂ«nat e qytetarĂ«ve pĂ«r t’i mikluar dhe kĂ«rcĂ«nuar ata. Firmosjen e licencave pĂ«r mbjelljen e kanabisit nĂ« pĂ«rmasa 140 herĂ« mĂ« tĂ« mĂ«dha se sa ç’parashikon ligji. Kemi paraqitur para jush manipulimin ekstrem tĂ« votĂ«s sĂ« diasporĂ«s.

Por ju jeni dëshmitarë se këtu, nga kjo sallë, nga Parlamenti Europian dhe asambleja parlamentare e OSBE, kam denoncuar me forcën më të madhe këcënimet, presionet e Edi Ramës dhe ministrit Igli Hasani ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë me qëllim që ata të ndryshojnë raportin.

Siç unë u kam njoftuar, laptopi po bën transparencë të madhe.

Këtu para jush kam sjellë sot letrën kërcënuese që ministri i jashtëm i narkoshtetit, Igli Hasani, iu drejton me datën 12 maj, sapo lexohet raporti, zonjës Farah Karimi, koordinatore speciale dhe lider i misionit afatshkurtër të OSBE-së.

Ambasadorit Lamberto Zannier, kryetar i misionit të vëzhguesve të ODIHR-it.

Zotit Bjorn Soder, kryetar i delegacionit të asamblesë parlamentare të OSBE.

Zoti Simone Billi, kryetar i delegacionit të asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës.

Dhe zotit Michael Gahler, kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian.

Shikoni çfarë banditizmi, sapo kanë lëshuar komunikatën, atyre iu drejtohet kjo letër.

Pas kortezisĂ«, nĂ« letĂ«r thuhet: ‘Lidhur me deklaratĂ«n e gjetjeve dhe konkluzioneve paraprake, dua t’ju pĂ«rcjell pritshmĂ«rinĂ« qĂ« kĂ«to raporte tĂ« pasqyrojnĂ« me saktĂ«si realitetet e observuara nĂ« terren gjatĂ« procesit elektoral’.

Dhe vazhdon: ‘NĂ« kĂ«tĂ« drejtim, dua tĂ« shpreh shqetĂ«simin serioz (imagjinoni ju çfarĂ« mafiozĂ«sh janĂ« kĂ«ta, ata sa e kanĂ« lexuar raportin, dhe ky sikur t’ua ketĂ« marrĂ« kopjen para) lidhur me paragrafin hyrĂ«s tĂ« deklaratĂ«s, nĂ« tĂ« cilin bĂ«het njĂ« paraqitje thellĂ«sisht negative nĂ« pikĂ«pamjen tonĂ« dhe e pabalancuar e zgjedhjeve parlamentare tĂ« vitit 2025’.

 

 

Përmbajtja e letrës:

Tiranë, 12 maj 2025

Për: Farah Karimi, Koordinatore Speciale dhe Udhëheqëse e Misionit Afatshkurtër të OSBE-së

Ambasador Lamberto Zannier, Shef i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR

Björn Söder, Shef i Delegacionit të AP të OSBE-së

Simone Billi, Shef i Delegacionit të AP të Këshillit të Europës

Michael Gahler, Shef i Delegacionit të PE

MĂ« lejoni t’ju shpreh edhe njĂ« herĂ« mirĂ«njohjen tonĂ« tĂ« sinqertĂ« pĂ«r Misionin NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« VĂ«zhgimit tĂ« Zgjedhjeve, pĂ«r angazhimin dhe pĂ«rkushtimin e vazhdueshĂ«m nĂ« monitorimin e zgjedhjeve parlamentare tĂ« mbajtura mĂ« 11 maj 2025 nĂ« ShqipĂ«ri.

Në lidhje me Deklaratën e Gjetjeve dhe Përfundimeve Paraprake të publikuar më 12 maj 2025, dëshiroj të shpreh me respekt pritshmërinë tonë që këto raporte të pasqyrojnë në mënyrë të saktë realitetin e vëzhguar në terren gjatë gjithë procesit zgjedhor.

Në këtë kuadër, më duhet të shpreh shqetësimin serioz lidhur me paragrafin hyrës të Deklaratës, i cili paraqet një pasqyrim ndjeshëm negativ dhe, sipas mendimit tonë, të paekuilibruar të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Toni dhe korniza e këtij paragrafi hyrës rrezikon të errësojë kontekstin më të gjerë të përparimeve të bëra, përfshirë përmirësimet demokratike si rritja e transparencës, avancimi i teknologjisë zgjedhore dhe, në mënyrë të veçantë, zbatimi me sukses i votimit nga jashtë vendit.

PĂ«r mĂ« tepĂ«r, pohimi se partia nĂ« pushtet ka pĂ«rfituar nga pĂ«rdorimi i pĂ«rhapur i burimeve administrative nuk Ă«shtĂ« i mbĂ«shtetur mjaftueshĂ«m, veçanĂ«risht pĂ«r njĂ« vlerĂ«sim paraprak. PĂ«r shembull, referenca nĂ« faqen 2 (paragrafi 4) pĂ«r “faljen e njĂ« numri tĂ« madh gjobash shtetĂ«rore pak para ditĂ«s sĂ« zgjedhjeve” nuk pĂ«rfshin sqarimin e dhĂ«nĂ« nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nĂ« letrĂ«n e datĂ«s 8 maj 2025. KQZ-ja konfirmoi se projektvendimi i qeverisĂ« pĂ«r masat administrative tĂ« paekzekutuara nuk bie ndesh me Kodin Zgjedhor tĂ« ShqipĂ«risĂ«.

Gjithashtu, pĂ«rmendja nĂ« raport e “intimidimit tĂ« pĂ«rhapur tĂ« votuesve” duket tĂ« bazohet kryesisht nĂ« akuza tĂ« pa verifikuara. Siç Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« publikisht e ditur, Struktura e Posaçme KundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar (SPAK) ka ngritur njĂ« njĂ«si tĂ« posaçme pĂ«r zgjedhjet, pĂ«r tĂ« hetuar tĂ« gjitha denoncimet e besueshme pĂ«r intimidim tĂ« votuesve dhe parregullsi zgjedhore. JanĂ« nisur disa hetime dhe janĂ« kryer arrestime – tregues tĂ« qartĂ« tĂ« pĂ«rkushtimit institucional tĂ« ShqipĂ«risĂ« pĂ«r tĂ« mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor dhe pĂ«r tĂ« garantuar llogaridhĂ«nie.

Lidhur me pĂ«rshkrimin e klimĂ«s elektorale si “shumĂ« e polarizuar”, theksojmĂ« se, pavarĂ«sisht mospajtimeve tĂ« forta, partia nĂ« pushtet nuk ka kundĂ«rshtuar zyrtarisht vendimet kryesore tĂ« Komisionit Qendror tĂ« Zgjedhjeve – pĂ«rfshirĂ« vonesĂ«n nĂ« publikimin e rezultateve tĂ« votimit elektronik dhe pezullimin e numĂ«rimit tĂ« votave nga Greqia, pas njĂ« kĂ«rkese nga opozita. KĂ«to veprime pasqyrojnĂ« njĂ« zgjedhje tĂ« qĂ«llimshme pĂ«r tĂ« ruajtur njĂ« klimĂ« politike tĂ« qetĂ« dhe konstruktive.

NĂ« lidhje me vĂ«rejtjen se mjedisi mediatik mungon nĂ« raportim tĂ« pavarur dhe se shumica e mediave perceptohen tĂ« jenĂ« nĂ« linjĂ« me partinĂ« nĂ« pushtet (faqe 3, paragrafi 2), dĂ«shirojmĂ« tĂ« rikujtojmĂ« deklaratĂ«n e bĂ«rĂ« nga Shefi i Misionit NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« VĂ«zhgimit tĂ« Zgjedhjeve gjatĂ« konferencĂ«s pĂ«r shtyp pas zgjedhjeve, duke sqaruar se “nuk duket tĂ« ketĂ« autocensurĂ«, siç ishte raportuar nĂ« PĂ«rfundimet Paraprake.” Ne besojmĂ« se kjo dallim Ă«shtĂ« thelbĂ«sor dhe duhet tĂ« reflektohet nĂ« raportin e shkruar.

Duke marrĂ« parasysh kĂ«to konsiderata, i bĂ«jmĂ« thirrje me respekt Misionit dhe ODIHR-it qĂ« tĂ« sigurojnĂ« njĂ« qasje mĂ« tĂ« balancuar dhe tĂ« bazuar nĂ« prova nĂ« vlerĂ«simet e tyre. ËshtĂ« me rĂ«ndĂ«si qĂ« gjetjet paraprake tĂ« mos hedhin dyshime tĂ« pajustifikuara mbi njĂ« proces zgjedhor qĂ«, siç pranohet edhe nĂ« vetĂ« raportin, Ă«shtĂ« zhvilluar pĂ«rgjithĂ«sisht nĂ« mĂ«nyrĂ« profesionale dhe nĂ« pĂ«rputhje me standardet demokratike.

Në fund, dëshiroj të ritheksoj mirënjohjen e thellë të autoriteteve shqiptare për rolin e rëndësishëm që luan misioni juaj në mbështetjen e zhvillimit demokratik në Shqipëri. Këtë reagim e ofrojmë në frymën e një angazhimi konstruktiv dhe bashkëpunimi të vazhdueshëm.

Ju lutem pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Me respekt,

IGLI HASANI

The post Zgjedhjet e 11 Majit/ Berisha publikon letrën: Ministri i Jashtëm kërcënoi vëzhguesit ndërkombëtarë, kërkoi që të ndryshojnë raportin appeared first on Albeu.com.

Njihuni me shenjat që do të shijojnë sukses dhe ato që do të përballen me pengesa

✇Albeu
By: V K

Kjo javë është mjaft e favorshme për Ujorët.

Ata do të kenë mundësi të reja profesionale dhe personale, duke përfituar nga kreativiteti dhe bashkëpunimi me të tjerët.

Një periudhë e shkëlqyer për të ecur përpara!

Këshilla: Besoni në veten tuaj dhe shfrytëzoni mundësitë që vijnë.

PĂ«r Gaforren – Kujdes gjatĂ« javĂ«s!

Gaforret, mund të përballen me disa pengesa profesionale dhe tensione në marrëdhënie këtë javë.

Duhet të jenë të kujdesshëm me komunikimin dhe financat.

Këshilla: Ruani ekuilibrin dhe mos humbni besimin!

 

 

The post Njihuni me shenjat që do të shijojnë sukses dhe ato që do të përballen me pengesa appeared first on Albeu.com.

❌