Vendimi i Supremes: Nxjerrja e akteve nënligjore nga ministrat që janë deputetë përbën shkelje kushtetuese
Gjykata Supreme e Kosovës ka vlerësuar të martën se nxjerrja e akteve nënligjore nga një person që ushtron njëkohësisht detyrën e deputetit dhe të ministrit është e kundërligjshme dhe shkel dispozitat kushtetuese.
Ky konstatim ka ardhur në lidhje me Udhëzimin Administrativ nr. 01/2025 për arkat fiskale digjitale, të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati. Supremja argumenton se, sipas nenit 28 dhe 29 të Ligjit Nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, mandati i anëtarëve të Qeverisë përfundon me zgjedhjen si deputetë, ndërsa mandati katërvjeçar i Qeverisë përfundon me mbylljen e legjislaturës së Kuvendit.
NĂ« pjesĂ«n e vendimit, theksohet gjithashtu se neni 31 i Ligjit pĂ«r QeverinĂ« kufizon veprimet e QeverisĂ« nĂ« dorĂ«heqje vetĂ«m nĂ« aktivitetet e domosdoshme dhe tĂ« planifikuara nĂ« Planin Vjetor tĂ« PunĂ«s dhe Ligjin e Buxhetit, duke pĂ«rjashtuar âmiratimin e akteve nĂ«nligjore normative tĂ« rejaâ.
Gjykata citon faktin se, që nga 27 marsi 2025, kur u certifikuan zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve, Hekuran Murati figuron si deputet, gjë që, sipas nenit 71 të Kushtetutës, e bën të paligjshëm ushtrimin e funksioneve të dyfishta si deputet dhe ministër.
âPrandaj, pĂ«rderisa akti i kontestuar Ă«shtĂ« nxjerrĂ« nga njĂ« autoritet i paautorizuar dhe nĂ« mungesĂ« tĂ« kompetencĂ«s ligjore, si dhe Ă«shtĂ« nĂ« kundĂ«rshtim me parimet e ndarjes dhe kontrollit tĂ« pushteteve, Gjykata vlerĂ«son se akti i kontestuar duhet tĂ« shfuqizohet si i kundĂ«rligjshĂ«m dhe nĂ« shkelje tĂ« dispozitave kushtetuese,â pĂ«rfundon vendimi.
Me këtë vendim, Udhëzimi për arkat fiskale digjitale është hedhur poshtë, duke rikthyer në vëmendje nevojën për të respektuar ndarjen e pushteteve dhe kufizimet ligjore të mandatit qeverisës.
The post Vendimi i Supremes: Nxjerrja e akteve nënligjore nga ministrat që janë deputetë përbën shkelje kushtetuese appeared first on Telegrafi.