❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

Siria do të organizojë zgjedhjet e para parlamentare nën autoritetet e reja në muajin shtator, njoftoi të dielën kryetari i organit përgjegjës për procesin zgjedhor, duke konfirmuar zhvillimin për agjencinë shtetërore SANA. Mohammed Taha al-Ahmad, kryetar i Komisionit të Lartë për Zgjedhjet e Asamblesë Popullore, tha se zgjedhjet do të mbahen ndërmjet datave 15 dhe [
]

The post Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit appeared first on BoldNews.al.

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

Siria do të organizojë zgjedhjet e para parlamentare nën autoritetet e reja në muajin shtator, njoftoi të dielën kryetari i organit përgjegjës për procesin zgjedhor, duke konfirmuar zhvillimin për agjencinë shtetërore SANA.

Mohammed Taha al-Ahmad, kryetar i Komisionit të Lartë për Zgjedhjet e Asamblesë Popullore, tha se zgjedhjet do të mbahen ndërmjet datave 15 dhe 20 shtator. Këto do të jenë zgjedhjet e para që prej rrëzimit të ish-presidentit Bashar al-Assad në dhjetor, pas një ofensive të shpejtë të grupeve rebele.

Një e treta e 210 ulëseve në parlament do të emërohen nga presidenti i përkohshëm, Ahmad al-Sharaa, ndërsa pjesa tjetër do të zgjidhet përmes votimit.

Në një intervistë për median Erem News, një tjetër anëtar i komisionit zgjedhor, Hassan al-Daghim, sqaroi se në çdo provincë të Sirisë do të krijohet një kolegj zgjedhor për të votuar për kandidatët.

Sipas kushtetutĂ«s sĂ« pĂ«rkohshme tĂ« nĂ«nshkruar nĂ« mars nga presidenti al-Sharaa, Ă«shtĂ« paraparĂ« krijimi i njĂ« Komiteti tĂ« Popullit, qĂ« do tĂ« shĂ«rbejĂ« si parlament i pĂ«rkohshĂ«m deri nĂ« miratimin e njĂ« kushtetute tĂ« re dhe mbajtjen e zgjedhjeve tĂ« pĂ«rgjithshme – njĂ« proces qĂ« pritet tĂ« zgjasĂ« me vite.

Bastisje në provincën Alepo, forcat amerikane vrasin një udhëheqës të IS-it në Siri

✇Albeu
By: M C

Forcat amerikane kanĂ« vrarĂ« njĂ« udhĂ«heqĂ«s tĂ« grupit terrorist, Shteti Islamik (IS), gjatĂ« njĂ« operacioni nĂ« provincĂ«n Alepo tĂ« SirisĂ« tĂ« premten, njoftoi Komanda Qendrore e ushtrisĂ« amerikane (CENTCOM). Bastisja rezultoi “me vrasjen e liderit tĂ« lartĂ« tĂ« IS-it, Dhiya Zawba Muslih al-Hardani, dhe dy djemve tĂ« tij tĂ« rritur tĂ« lidhur me IS-in”, u tha nĂ« deklaratĂ«n e CENTCOM-it.

“KĂ«ta pjesĂ«tarĂ« tĂ« IS-it pĂ«rbĂ«nin kĂ«rcĂ«nim pĂ«r forcat amerikane dhe tĂ« koalicionit, si dhe pĂ«r QeverinĂ« e re siriane”, u tha nĂ« njoftim, ku u shtua se tri gra dhe tre fĂ«mijĂ« ndodheshin nĂ« vendin e sulmuar, por nuk kanĂ« pĂ«suar lĂ«ndime gjatĂ« operacionit.

IS-i u shfaq gjatë kaosit të luftës civile në Siri dhe pushtoi territore atje dhe në Irakun fqinj më shumë se një dekadë më parë. Që atëherë, grupi ka pësuar disfatë të mëdha në të dy vendet, por Shtetet e Bashkuara ende herë pas here e godasin grupin përmes operacioneve apo sulme ajrore për të penguar ringritjen e tij./ REL

The post Bastisje në provincën Alepo, forcat amerikane vrasin një udhëheqës të IS-it në Siri appeared first on Albeu.com.

PARIS – Siria, SHBA-ja dhe Franca bisedime ‘tĂ« sinqerta’, kĂ«rkojnĂ« suksesin e tranzicionit tĂ« SirisĂ«

PARIS, 25 korrik /ATSH/- Ministri i JashtĂ«m i SirisĂ« zhvilloi sot bisedime tĂ« sinqerta dhe produktive me Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s dhe FrancĂ«n, nĂ« tĂ« cilat ata nĂ«nvizuan rĂ«ndĂ«sinĂ« e sigurimit tĂ« suksesit tĂ« tranzicionit politik, unitetit dhe integritetit territorial tĂ« SirisĂ«, sipas “Reuters”.

Ministri i Jashtëm sirian, Asaad Al-Shibani, ministri i Jashtëm francez, Jean Noel Barrot dhe i dërguari special i SHBA-së për Sirinë, Thomas Barrack u takuan sot në Paris, disa ditë pas armëpushimt që ndaloi gjakderdhjen në provincën jugore të Sirisë, Sweida.

Qindra njerĂ«z u raportuan tĂ« vrarĂ« nĂ« pĂ«rleshjet midis luftĂ«tarĂ«ve Druze, fiseve beduine sunite dhe forcave qeveritare, dhe Izraeli kreu sulme ajrore pĂ«r tĂ« parandaluar atĂ« qĂ« e quajti “vrasje masive tĂ« DruzĂ«ve.

Në një deklaratë të përbashkët, zyrtarët sirianë, amerikanë dhe francezë thanë se kishin zhvilluar një takim shumë të sinqertë dhe produktiv në një moment kritik për Sirinë.

Duke nënvizuar rëndësinë e angazhimit të shpejtë për të siguruar suksesin e tranzicionit politik të Sirisë pas rënies së presidentit Bashar al-Assad, ata thanë se kishin rënë dakord për nevojën për të siguruar që fqinjët e Sirisë të mos përbënin një kërcënim dhe që Siria të mos ishte kërcënim për fqinjët e saj.

“Ata gjithashtu ranĂ« dakord pĂ«r tĂ« vĂ«nĂ« pĂ«rballĂ« pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« personat pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r dhunĂ«n”, thuhet nĂ« deklaratĂ«.

Përplasjet e javës së kaluar nxorën në pah sfidat me të cilat përballet presidenti i përkohshëm Ahmed al-Sharaa në stabilizimin e Sirisë dhe ruajtjen e sundimit të centralizuar, pavarësisht lidhjeve të ngrohta me SHBA-në dhe kontakteve në zhvillim e sipër të sigurisë të administratës së tij me Izraelin. //a.i/

The post PARIS – Siria, SHBA-ja dhe Franca bisedime ‘tĂ« sinqerta’, kĂ«rkojnĂ« suksesin e tranzicionit tĂ« SirisĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA-ja vret një udhëheqës të Shteti Islamik në Siri

Forcat amerikane kanĂ« vrarĂ« njĂ« udhĂ«heqĂ«s tĂ« grupit terrorist, Shteti Islamik (IS), gjatĂ« njĂ« operacioni nĂ« provincĂ«n Alepo tĂ« SirisĂ« tĂ« premten, njoftoi Komanda Qendrore e ushtrisĂ« amerikane (CENTCOM). Bastisja rezultoi “me vrasjen e liderit tĂ« lartĂ« tĂ« IS-it, Dhiya Zawba Muslih al-Hardani, dhe dy djemve tĂ« tij tĂ« rritur tĂ« lidhur me IS-in”, u [
]

The post SHBA-ja vret një udhëheqës të Shteti Islamik në Siri appeared first on BoldNews.al.

Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë

Arabia Saudite nënshkroi marrëveshje të rëndësishme investimi dhe partneriteti me Sirinë më 24 korrik, me vlerë prej 6.4 miliardë dollarësh, për të ndihmuar në rindërtimin e infrastrukturës, telekomunikacionit dhe sektorëve kryesorë të tjerë të vendit të shkatërruar nga lufta.

Mbretëria e pasur me naftë në Gjirin Persik është një nga mbështetëset kryesore të Qeverisë e re siriane, e cila mori pushtetin pas një ofensive të udhëhequr nga islamistët që rrëzoi nga pushteti udhëheqësin e komtshëm të Sirisë, Bashar al-Assad, në dhjetor.

Duke folur nĂ« Forumit tĂ« Investimeve Siri-Arabi Saudite tĂ« mbajtur nĂ« pallatin presidencial nĂ« Damask, ministri saudit i Investimeve, Khalid Al-Falih, njoftoi pĂ«r “nĂ«nshkrimin e 47 marrĂ«veshjeve dhe memorandumeve mirĂ«kuptimi
 me njĂ« vlerĂ« totale prej gati 6.4 miliardĂ« dollarĂ«ve”.

Me praninĂ« e presidentit tĂ« pĂ«rkohshĂ«m sirian, Ahmed al-Sharaa, dhe zyrtarĂ«ve tĂ« tjerĂ«, ministri sirian i EkonomisĂ«, Mohammed al-Shaar, e quajti kĂ«tĂ« forum “njĂ« hap tĂ« madh nĂ« historinĂ« e marrĂ«dhĂ«nieve midis dy vendeve tona vĂ«llazĂ«rore”.

Falih tha se 2.9 miliardë dollarë do të dedikohen për infrastrukturë dhe do të ndërtohen tri fabrika të çimentos.

KompanitĂ« saudite tĂ« telekomunikacionit do tĂ« investojnĂ« rreth 1.07 miliardĂ« dollarĂ« “me qĂ«llim zhvillimin e infrastrukturĂ«s dhe pĂ«rmirĂ«simin e kapaciteteve tĂ« sigurisĂ« kibernetike”, shtoi ai.

Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë

Arabia Saudite nënshkroi marrëveshje të rëndësishme investimi dhe partneriteti me Sirinë më 24 korrik, me vlerë prej 6.4 miliardë dollarësh, për të ndihmuar në rindërtimin e infrastrukturës, telekomunikacionit dhe sektorëve kryesorë të tjerë të vendit të shkatërruar nga lufta. Mbretëria e pasur me naftë në Gjirin Persik është një nga mbështetëset kryesore të Qeverisë e [
]

The post Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë appeared first on BoldNews.al.

ARABI SAUDITE – MarrĂ«veshje me vlerĂ« 6 miliardĂ« dollarĂ« pĂ«r SirinĂ«

DAMASK, 24 korrik /ATSH-DPA/ – Arabia Saudite nĂ«nshkroi sot njĂ« marrĂ«veshje ekonomike me vlerĂ« mbi 6 miliardĂ« dollarĂ« me SirinĂ« e shkatĂ«rruar nga lufta, duke dhĂ«nĂ« njĂ« tjetĂ«r sinjal mbĂ«shtetjeje nga monarkia e pasur me naftĂ« pĂ«r udhĂ«heqĂ«sit e rinj tĂ« vendit.

Marrëveshjet u nënshkruan gjatë një forumi të madh biznesi saudit-sirian, i hapur sot  në Damask.

Arabia Saudite ka dhënë mbështetje politike dhe ekonomike për Sirinë që nga rrëzimi i udhëheqësit afatgjatë Bashar al-Asad në muajin  dhjetor.

Në maj, udhëheqësi de facto i Arabisë Saudite, princi i kurorës Mohammed bin Salman, organizoi  në Riad një takim mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit aktual sirian Ahmed al-Sharaa, duke shënuar takimin e parë në 25 vjet mes liderëve të dy vendeve.

Gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite, Trump shpalli heqjen e sanksioneve amerikane ndaj Sirisë. Edhe Bashkimi Evropian ka ndërmarrë një hap të ngjashëm.

Sipas ministrit saudit të Investimeve, Khalid Al-Falih, marrëveshjet e nënshkruara  sot mbulojnë sektorë si energjia, infrastruktura, industria, shërbimet financiare, teknologjia e informacionit dhe bujqësia.

“Do tĂ« punojmĂ« pĂ«r tĂ« inkurajuar investitorĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ« qĂ« tĂ« eksplorojnĂ« mundĂ«sitĂ« nĂ« Siri”, tha Al-Falih.

Që prej rrëzimit të al-Asadit, udhëheqja e re e Sirisë ka kërkuar njohje ndërkombëtare dhe mbështetje ekonomike për rindërtimin e vendit, i cili është shkatërruar nga më shumë se një dekadë luftë.  /Ad.Ab./

The post ARABI SAUDITE – MarrĂ«veshje me vlerĂ« 6 miliardĂ« dollarĂ« pĂ«r SirinĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shpërthim i fuqishëm në Siri: 2 të vdekur dhe mbi 70 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm tronditi sot qytetin Maarat Misrin në Idlib të Sirisë, duke lënë pas dy viktima dhe të paktën 70 të plagosur, sipas raportimeve nga mediat lokale.

Ministri sirian pĂ«r Emergjenca dhe Menaxhimin e FatkeqĂ«sive, Raed Al-Sale, konfirmoi pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« platformĂ«n “X” se ekipet e Mbrojtjes Civile reaguan menjĂ«herĂ« nĂ« vendngjarje, pavarĂ«sisht shpĂ«rthimeve dytĂ«sore tĂ« vazhdueshme qĂ« po pengojnĂ« operacionet e shpĂ«timit dhe evakuimit.

Autoritetet ende nuk kanë konfirmuar shkakun e shpërthimit, ndërsa ministri u bëri thirrje banorëve të zonës që të shmangin afërsinë me vendngjarjen për shkak të rrezikut të lartë.

“Po pĂ«rballemi me njĂ« situatĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« dhe komplekse, por ekipet janĂ« nĂ« terren dhe po punojnĂ« pa ndĂ«rprerje”, deklaroi Al-Sale.

The post Shpërthim i fuqishëm në Siri: 2 të vdekur dhe mbi 70 të plagosur appeared first on iconstyle.al.

SIRI – MĂ« shumĂ« se 1 400 tĂ« vrarĂ« gjatĂ« dhunĂ«s sĂ« marsit nĂ« vend

DAMASK, 22 korrik /ATSH-DPA/ – NjĂ« komision hetimor sirian konfirmoi sot se 1 426 persona, kryesisht civilĂ«, pĂ«rfshirĂ« shumĂ« anĂ«tarĂ« tĂ« komunitetit alavi,  janĂ« vrarĂ« gjatĂ« njĂ« vale dhune nĂ« provincat bregdetare tĂ« vendit, mes datave 6 dhe 9 mars.

Sipas zëdhënësit të komisionit, Yasser al-Farhan, përplasjet filluan kur njësi të grupeve të armatosura të lidhura me diktatorin e rrëzuar Bashar al-Asad ndërmorën sulme të koordinuara kundër forcave qeveritare në Latakia, Tartus dhe Hama, duke vrarë 238 ushtarë dhe pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Ndër viktimat ishin edhe 90 gra, shumica prej tyre civile të paarmatosura, tha komisioni në një konference  shtypi në Damask.

Sulmuesit u përshkruan si grupe të organizuara dhe të paligjshme, besnike ndaj regjimit të përmbysur të Asadit, që tani veprojnë në mënyrë të pavarur dhe kundërshtojnë autoritetet në këtë fazë tranzicioni .

“KĂ«to grupe ndĂ«rmorĂ«n sulme nĂ« shkallĂ« tĂ« gjerĂ« kundĂ«r objektivave ushtarake dhe tĂ« sigurisĂ«, bllokuan rrugĂ« dhe pĂ«rdorĂ«n armĂ« tĂ« rĂ«nda ”, tha al-Farhan.

Qeveria e re ndërmori një operacion ushtarak për të shtypur dhunën.

Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut, një organizatë me bazë në Britani, vlerësoi në atë kohë se mbi 1 600 persona, kryesisht nga pakica alavite, ishin vrarë gjaë trazirave.

Më shumë se gjashtë muaj pas rrëzimit të ish presidentit Asad nga një aleancë rebele e udhëhequr nga elemente islamikë, dhuna vazhdon të tronditë edhe jugun e Sirisë, ku forcat  druze të milicisë po përplasen me grupe fisnore sunite beduine të mbështetura nga Damasku.

Megjithëse Presidenti Ahmad al-Sharaa është zotuar të mbrojë pakicat, kritikët e akuzojnë qeverinë e tij për arrestime simbolike dhe mungesë përgjegjësie. /Ad.Ab./

Bottom of Form

 

The post SIRI – MĂ« shumĂ« se 1 400 tĂ« vrarĂ« gjatĂ« dhunĂ«s sĂ« marsit nĂ« vend appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tensionet në Siri, Turqia paralajmëron Izraelin: Do ndërhyjmë ushtarakisht nëse tejkalohen kufijtë

✇Albeu
By: M C

Turqia do të ndërhyjë menjëherë për të ndaluar çdo përpjekje për të copëtuar Sirinë dhe për të parandaluar çdo përpjekje nga grupet e armatosura për të fituar autonomi pas përleshjeve në Sirinë jugore, tha Ministri i Jashtëm Hakan Fidan, i cili mbështet grupet xhihadiste që morën pushtetin në vend pas rënies së regjimit të Al-Assad.

Paralajmërimi i tij kundër copëtimit, në deklaratat për gazetarët në Ankara, ishte qartësisht i drejtuar Izraelit, pasi Turqia e konsideron këtë si qëllimin e saj përfundimtar në Siri.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologen e tij nga El Salvadori, Alexandra Hill, në Ankara, Fidan e bëri të qartë se Ankaraja është e hapur për dialog me të gjitha palët brenda Sirisë, për sa kohë që nuk ngrihet çështja e copëtimit të vendit.

“Diskutoni çfarĂ« tĂ« doni, bĂ«ni çdo kĂ«rkesĂ«, Turqia Ă«shtĂ« e gatshme tĂ« kontribuojĂ«. Por nĂ«se tejkalohen kufijtĂ«, ne nuk do tĂ« lejojmĂ« veten tĂ« kĂ«rcĂ«nohemi”, theksoi ai.

Ministri i Jashtëm turk e akuzoi hapur Izraelin për minimin e paqes në rajon, duke pretenduar se kërkon shpërbërjen e Sirisë.

“Izraeli po ndjek njĂ« politikĂ« destabilizimi tĂ« rajonit. Nuk dĂ«shiron tĂ« shohĂ« vende tĂ« qĂ«ndrueshme pĂ«rreth tij dhe synon tĂ« ndajĂ« SirinĂ«â€, tha ai.

Duke iu referuar zhvillimeve në pjesën jugore të Sirisë, Fidan vuri në dukje se Ankaraja po i monitoron nga afër ngjarjet, të cilat u shkaktuan, siç tha ai, nga ndërhyrja izraelite.

The post Tensionet në Siri, Turqia paralajmëron Izraelin: Do ndërhyjmë ushtarakisht nëse tejkalohen kufijtë appeared first on Albeu.com.

E montuar hedhja nga tarraca e muslimanëve nga forcat Druze

Pretendimi: Kjo video tregon forcat Druze duke hedhur dikë nga tarraca

Verdikti: E pavërtetë

————————————————————

Një video që po qarkullon në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, pretendohet se tregon forcat Druze në Siri teksa hedhin dikë nga tarraca e një godine. Ky veprim makabër sillet si një provë e mizorive të kësaj etnije të mbështetur nga Izraeli, ndaj civilëve muslimanë në këtë rajon të trazuar nga konfliktet e armatosura.

MegjithatĂ«, me anĂ« tĂ« motorrit tĂ« kĂ«rkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se video e mĂ«sipĂ«rme Ă«shtĂ« postuar fillimisht nga njĂ« llogari nĂ« TikTok e quajtur “Maxo Shamoiani.”

Video tregon një kukull që ngjan si njeri që hidhet nga çatia e një ndërtese të lartë.

Video origjinale tregon njerëz që qëndrojnë poshtë ndërtesës duke filmuar skenën. Po atë ditë, llogaria postoi një skenë tjetër që tregon njerëz me uniforma ushtarake duke sulmuar një vend ku ishin të pranishëm burra të armatosur. Kamerat dhe pajisjet e filmimit ishin gjithashtu të dukshme gjatë xhirimeve, duke vërtetuar se skena ishte e sajuar dhe jo e vërtetë.

Mediat siriane raportuan më 17 korrik se fraksionet lokale Druze kishin filluar të vendoseshin në Guvernatoratin As-Suwayda, që përkoi me një zhvendosje të pjesshme të fiseve beduine pas tërheqjes së ushtrisë siriane dhe forcave të sigurisë së brendshme nga zona.

Televizioni Al-Arabiya monitoroi automjete civile të ngarkuara me mobilje shtëpiake, gra dhe fëmijë që po largoheshin nga periferia e Suwayda drejt fshatit Daraa. Kjo vjen mes frikës së madhe midis familjeve beduine për hakmarrje të mundshme, duke pasur parasysh se bijtë e tyre ishin midis palëve në luftime kur ato filluan në Suwayda.

The post E montuar hedhja nga tarraca e muslimanëve nga forcat Druze appeared first on Faktoje.al.

Cilat janë qëllimet e Izraelit në Siri?

Ende nuk kishte lindur dielli, kur Presidenti i SirisĂ«, Ahmed al-Sharaa u shfaq para kamerave tĂ« televizionit kombĂ«tar pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« disa njoftime të enjten e kaluar. Luftimet e pĂ«rgjakshme mes beduinĂ«ve sunitĂ« dhe pakicĂ«s druze, qĂ« morĂ«n disa qindra jetĂ« nĂ« provincĂ«n jugore tĂ« Suwayda, kanĂ« pĂ«rfunduar, deklaroi Al-Sharaa. Al Sharaa gjithashtu konfirmoi se trupat qeveritare ishin tĂ«rhequr nga rajoni. NĂ« fjalimin e [
]

The post Cilat janë qëllimet e Izraelit në Siri? appeared first on BoldNews.al.

Sulmet në Siri/ Shtëpia e Bardhë: Netanyahu po sillet si një i çmendur!

✇Albeu
By: M C

Shtëpia e Bardhë duket se po shpreh shqetësime në lidhje me Benjamin Netanyahun pas sulmeve të Izraelit në Siri. Siç raportohet zyrtarë të lartë amerikanë e kanë përshkruar kryeministrin si të çmendur dhe një fëmijë që nuk dëshiron të sillet siç duhet.

“Benjamin Netanyahu po sillet si njĂ« i çmendur. Ai po bombardon gjithçka, gjatĂ« gjithĂ« kohĂ«s. Kjo mund tĂ« minojĂ« planet e Donald Trump”, tha njĂ« zyrtar i ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ« pĂ«r agjencinĂ« amerikane tĂ« lajmeve.

Izraeli kreu sulme ndaj trupave siriane dhe ndërtesave të rëndësishme në Damask të mërkurën, pasi akuzoi forcat qeveritare për vrasjen e dhjetëra njerëzve në qytetin druz të Sweidës.

“Ndihet sikur çdo ditĂ« po ndodh diçka e re. ÇfarĂ« dreqin?” tha njĂ« zyrtar i dytĂ« i lartĂ« amerikan pĂ«r tĂ« njĂ«jtĂ«n media, pas njĂ« sulmi me tank izraelit nĂ« kishĂ«n e vetme katolike tĂ« GazĂ«s, i cili vrau tre persona dhe plagosi 10 tĂ« tjerĂ«.

Pas sulmit në kishë Trump pati një telefonatë me Netanyahun dhe i kërkoi atij të lëshonte një deklaratë duke shprehur keqardhje për incidentin. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, u tha gazetarëve se reagimi i Trump ndaj incidentit nuk ishte pozitiv.

Sipas të njëjtit raport, i dërguari special i SHBA-së për Sirinë, Tom Barak, i kërkoi Izraelit të martën të ndalonte sulmet e tij ndaj Sirisë për të lënë hapësirë për diplomaci. Megjithatë, Izraeli u pajtua, të mërkurën IDF kreu sulme të gjera në Siri, duke përfshirë selinë ushtarake dhe pranë pallatit presidencial.

“Bombardimet nĂ« Siri e habitĂ«n presidentin dhe ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ«. Presidentit (Trump) nuk i pĂ«lqen tĂ« ndezĂ« televizorin dhe tĂ« shohĂ« bomba qĂ« bien mbi njĂ« vend nĂ« tĂ« cilin ai kĂ«rkon paqe dhe pĂ«r tĂ« cilin bĂ«ri njĂ« njoftim historik se do tĂ« ndihmojĂ« nĂ« rindĂ«rtimin e tij”, thuhet se i tha njĂ« zyrtar tjetĂ«r agjencisĂ« sĂ« lajmeve.

The post Sulmet në Siri/ Shtëpia e Bardhë: Netanyahu po sillet si një i çmendur! appeared first on Albeu.com.

Siri/ Pavarësisht armëpushimit, vijojnë përplasjet e ashpra midis fiseve beduine dhe druze

Pavarësisht se presidenti sirian Ahmed Al-Sharaa njoftoi një armëpushim në jug të vendit, konfliktet midis fiseve Druze dhe Beduine mbeten aktive.

Qyteti i Sweidas Ă«shtĂ« skena e luftimeve nĂ« rrugĂ« midis fiseve beduine tĂ« cilat janĂ« shpallur tĂ« bashkuara nĂ« qĂ«llimin e “fitores nĂ« luftĂ«â€ dhe kanĂ« njoftuar njĂ« pĂ«rballje me druzĂ«t qĂ« kanĂ« mbĂ«shtetjen e Izraelit.

“PĂ«rpara fise, do t’i vrasim nĂ« shtĂ«pitĂ« e tyre”, tha njĂ«ri nga beduinĂ«t, duke aluduar te druzĂ«t.

Luftëtarët fisnorë janë mbledhur në Sweida nga pjesë të tjera të Sirisë për të mbështetur beduinët, të cilët janë përleshur me druzët që nga 13 korriku.

Sipas grupeve të monitorimit, të paktën 940 persona kanë vdekur nga dhuna.

Al-Sharaa u bĂ«ri thirrje fiseve beduine myslimane sunite qĂ« tĂ« angazhohen plotĂ«sisht pĂ«r njĂ« armĂ«pushim qĂ« synon t’i japĂ« fund pĂ«rplasjeve me milicitĂ« e lidhura me druzĂ«t, tĂ« cilat kanĂ« vrarĂ« qindra njerĂ«z dhe kĂ«rcĂ«nojnĂ« tĂ« prishin tranzicionin e vendit pas luftĂ«s civile.

NĂ« fjalimin e tij tĂ« dytĂ« televiziv qĂ« nga fillimi i luftimeve, Sharaa fajĂ«soi grupet e armatosura nga Sweida pĂ«r rindezjen e konfliktit “duke nisur hakmarrje kundĂ«r beduinĂ«ve dhe familjeve tĂ« tyre”.

Ai tha gjithashtu se ndërhyrja e Izraelit e kishte shtyrë vendin në një fazë të rrezikshme.

Si e humbi Ahmed al-Sharaa kontrollin e jugut të Sirisë?

Qeveria siriane ka paralajmëruar se do të ripozicionojë forcat e saj në jug të vendit për të rimarrë kontrollin pas ditësh dhune sektare në provincën e Sweidës, një krizë që rrezikon të kthehet në sfidën më serioze të presidencës së sapo nisur të Ahmed al-Sharaa.

Përplasjet nisën javën e kaluar, kur një grabitje në autostradën që lidh Damaskun me Sweidën shkaktoi një valë dhune hakmarrëse mes klaneve beduine sunite dhe ushtrisë druze. Situata u përshkallëzua më tej kur forcat qeveritare, të dërguara për herë të parë në këtë krahinë që nga rrëzimi i Bashar al-Assadit tetë muaj më parë, u përplasën me ushtritë druze. Organizatat e të drejtave të njeriut raportojnë për qindra të vrarë, përfshirë civilë, ndërsa të gjitha palët janë akuzuar për mizori, përfshirë ekzekutime të menjëhershme.

Nga ana tjetër, Izraeli ndërhyri duke kryer një seri sulmesh ndaj forcave siriane, madje edhe mbi Ministrinë e Mbrojtjes në Damask, duke pretenduar se po mbronte komunitetin druz dhe duke kërkuar tërheqjen e forcave të Sharaa-s nga Sweida. SHBA ka ndërhyrë për të negociuar një marrëveshje që të shmanget një përshkallëzim më i madh.

Pas përplasjeve të përgjakshme mes beduinëve dhe druzëve që vijuan deri të premten, qeveria siriane e cila një ditë më parë kishte deklaruar tërheqjen nga Sweida njoftoi se po përgatitet të rikthehet për të vendosur rendin.

Kjo krizë ka vënë në pah brishtësinë e Sirisë vetëm tetë muaj pas ofensivës rebele që solli rrëzimin e Assadit dhe fundin e një lufte civile 14-vjeçare. Sharaa përballet tani me dilemën: ose të heqë dorë nga ambiciet për të unifikuar vendin, duke lënë jugun në duart e grupeve lokale, ose të rrezikojë një përballje më të ashpër me Izraelin.

PĂ«r momentin, Izraeli ka pranuar tĂ« lejojĂ« hyrjen e forcave qeveritare nĂ« Sweida pĂ«r 48 orĂ«, “pĂ«r shkak tĂ« paqĂ«ndrueshmĂ«risĂ« sĂ« vazhdueshme”, sipas njĂ« zyrtari izraelit.

Druzët, një komunitet arabo-folës me rreth 1 milion anëtarë të shpërndarë në Liban, Siri, Jordani dhe Izrael, kanë pasur historikisht një marrëdhënie të tensionuar me qeveritë qendrore. Ata ruajtën njëfarë autonomie nën sundimin e Assadit, duke mbajtur ushtritë e tyre të armatosura në këmbim të mos përfshirjes në luftën kundër regjimit.

Rënia e Assadit u përshëndet nga një pjesë e druzëve, por komuniteti mbeti i ndarë ndaj Sharaa-s, për shkak të së kaluarës së tij si udhëheqës i një grupi rebel të lidhur me islamistët, të akuzuar për masakra ndaj druzëve gjatë luftës civile.

Druzët nuk kanë pranuar ende të integrohen në institucionet e reja shtetërore dhe kanë refuzuar praninë e forcave të sigurisë në Sweida. Në prill pati një përplasje mes ushtrive druze dhe forcave të sigurisë që u mbyll me një marrëveshje të brishtë për dorëzimin e armëve, por autoritetet shtetërore u sollën ashpër, duke kërkuar më shumë armë sesa ishte rënë dakord dhe duke përdorur retorikë sektare, çka e përkeqësoi krizën.

Kjo ka shtyrë një pjesë të druzëve që më parë hezitonin të bashkëpunonin me Izraelin, të afrohen me Tel Avivin. Izraeli ka shfrytëzuar vakumin e krijuar pas rënies së Assadit për të marrë territore përgjatë kufirit dhe për të goditur objektiva ushtarake siriane, duke kërkuar gjithashtu që jugu i Sirisë të çarmatoset plotësisht.

Hikmat al-Hijri, një lider i rëndësishëm druz i afërt me Izraelin, ka shtuar thirrjet për më shumë autonomi për Sweidën ide që më parë konsideroheshin margjinale, por tani po gjejnë mbështetje më të gjerë.

Situata është përkeqësuar më tej pas ngjarjeve të fundit, me dokumentime të shtëpive të djegura, trupave të vrarë në rrugë dhe akte poshtërimi ndaj burrave druz, si rruajtja e detyruar e mustaqeve, një shenjë nderi në kulturën e tyre. Presidenti Sharaa pranoi publikisht se janë kryer shkelje dhe premtoi hetime, por besueshmëria e tij tek pakicat është tronditur.

Kjo krizë vjen pasi në mars ndodhën përplasje të ngjashme në bregdet, ku forcat qeveritare u përleshën me mbështetës të Assadit, duke shkaktuar gjithashtu viktima civile.

Ka frikë se ngjarjet në jug mund të çojnë në ndarje të mëtejshme sektare. Disa grupe sunite siriane kanë kërkuar tashmë bojkot ekonomik dhe bllokadë ndaj Sweidës.

Ndërkohë, edhe komunitetet e tjera, si kurdët në verilindje, po ngurrojnë të bashkëpunojnë me qeverinë e Sharaa-s për integrimin e rajoneve autonome.

“Ky Ă«shtĂ« momenti mĂ« i rrezikshĂ«m pĂ«r tranzicionin sirian. Si do ta menaxhojĂ« kĂ«tĂ« situatĂ« Sharaa, do tĂ« pĂ«rcaktojĂ« fatin e presidencĂ«s sĂ« tij”, tha Malik al-Abdeh, njĂ« analist sirian nĂ« LondĂ«r.

Një zyrtar sirian e përmblodhi situatën në këtë mënyrë: Ky vend ishte kaq pranë suksesit. Tani gjithçka rrezikon të dalë jashtë kontrollit nga ky episod i tmerrshëm.

SIRI – Vdekjet nga dhuna nĂ« bastionin druz rriten nĂ« 940

DAMASKË, 19 korrik /ATSH-DPA/- Rreth 940 persona, kryesisht civilĂ«, janĂ« vrarĂ« nĂ« dhunĂ«n njĂ«javore nĂ« provincĂ«n me shumicĂ« druze tĂ« SirisĂ«, Sweida, raportoi sot njĂ« monitorues lufte, mes luftimeve tĂ« ripĂ«rtĂ«rira sektare pavarĂ«sisht njĂ« njoftimi pĂ«r armĂ«pushim.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se numri i fundit përfshinte 182 persona, midis tyre 26 gra dhe gjashtë fëmijë, të ekzekutuar menjëherë nga forcat qeveritare, ndërsa tre bedouinë u ekzekutuan nga persona të armatosur druzë.

“Dhuna ka marrĂ« jetĂ«n e 406 vendasve tĂ« tjerĂ«, pĂ«rfshirĂ« 80 civilĂ«â€, sipas observatorit me qendĂ«r nĂ« Britani tĂ« Madhe – qĂ« mbĂ«shtetet nĂ« njĂ« rrjet gazetarĂ«sh brenda SirisĂ«.

“NdĂ«rkohĂ«, 330 anĂ«tarĂ« tĂ« forcave qeveritare u vranĂ« nĂ« luftime”, shtoi monitoruesi.

Sweida në Sirinë jugore është përfshirë nga luftimet midis fraksioneve druze dhe bedouinëve myslimanë sunitë mes raportimeve për mizori kundër civilëve.

Pasi, fillimisht u tërhoqën dhe u lejuan forcave lokale të menaxhonin situatën, trupat qeveritare siriane u ridislokuan sot për të ndaluar gjakderdhjen.

Presidenca siriane njoftoi gjithashtu një armëpushim gjithëpërfshirës dhe të menjëhershëm në të gjithë provincën dhe u bëri thirrje të gjitha palëve ta zbatonin atë.

Megjithatë, Observatori Sirian raportoi se kishin shpërthyer përleshje të reja midis druzëve dhe luftëtarëve fisnorë në lagjet perëndimore të kryeqytetit.

Agjencia shtetërore e lajmeve të Sirisë, SANA, raportoi gjithashtu për përleshje të vazhdueshme brenda qytetit, duke ngritur dyshime mbi armëpushimin.

Presidenti i pĂ«rkohshĂ«m i SirisĂ«, Ahmed al-Sharaa, tha sot se ndĂ«rhyrja izraelite e kishte nxitur SirinĂ« nĂ« njĂ« “fazĂ« tĂ« rrezikshme”, duke vĂ«nĂ« nĂ« rrezik stabilitetin e vendit.

Al-Sharaa premtoi mbrojtje për pakicat në vendin e njohur për diversitetin e tij etnik dhe fetar.

“Ne mohojmĂ« tĂ« gjitha krimet dhe shkeljet qĂ« kanĂ« ndodhur, qoftĂ« brenda apo jashtĂ« Sweida-s. Ne theksojmĂ« rĂ«ndĂ«sinĂ« e arritjes sĂ« drejtĂ«sisĂ« dhe zbatimit tĂ« ligjit”, tha ai. //a.i/

The post SIRI – Vdekjet nga dhuna nĂ« bastionin druz rriten nĂ« 940 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA ndërmjetëson armëpushimin me Izraelin, Siria dislokon trupa në Suveida

Forcat e Ministrisë së Brendshme të Sirisë kanë nisur dislokimin në Suveida, sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara që synon të shmangë ndërhyrjen e mëtejme të ushtrisë izraelite në provincën e banuar me shumicë druze. Izraeli ka bombarduar forcat e ministrisë siriane si në Suveida ashtu edhe në Damask më herët gjatë [
]

The post SHBA ndërmjetëson armëpushimin me Izraelin, Siria dislokon trupa në Suveida appeared first on BoldNews.al.

SIRI – Trupat qeveritare dislokohen nĂ« Sweida, pas dhunĂ«s sĂ« pĂ«rgjakshme

DAMASK, 19 korrik /ATSH-DPA/ – Forcat qeveritare siriane nisĂ«n sot dislokimin e tyre nĂ« provincĂ«n jugore tĂ« Sweidas, pas disa ditĂ«sh dhune tĂ« pĂ«rgjakshme sektare, bĂ«ri tĂ« ditur njĂ« zyrtar.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nour al-Din al-Baba tha se kjo kishte për qëllim mbrojtjen e popullsisë civile.

“Forcat e sigurisĂ« do tĂ« pĂ«rdorin tĂ« gjitha kapacitetet e tyre pĂ«r tĂ« ndalur sulmet, pĂ«rleshjet dhe pĂ«r tĂ« rikthyer stabilitetin nĂ« provincĂ«â€, shtoi ai, sipas televizionit shtetĂ«ror sirian “al-Ekhbariya”.

Sweida është përfshirë nga përleshje të ashpra mes fraksioneve druze dhe beduinëve sunitë, me raportime për mizori ndaj civilëve.

Presidenca siriane shpalli sot njĂ« armĂ«pushim “tĂ« menjĂ«hershĂ«m dhe gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s” nĂ« Sweida.

Në një deklaratë, presidenca u bëri thirrje të gjitha palëve që të angazhohen plotësisht ndaj armëpushimit dhe të ndalin menjëherë luftimet në të gjithë provincën me shumicë druze.

Gjithashtu, u konfirmua se forcat e sigurisë kanë nisur vendosjen në disa zona të provincës për të siguruar zbatimin e armëpushimit.

“Presidenca u bĂ«n thirrje tĂ« gjithĂ«ve tĂ« hapin rrugĂ«n pĂ«r shtetin sirian dhe institucionet e tij qĂ« tĂ« zbatojnĂ« kĂ«tĂ« ndalim tĂ« pĂ«rleshjeve me pĂ«rgjegjĂ«si, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« forcohet stabiliteti dhe tĂ« ndalet gjakderdhja”, thuhej mĂ« tej nĂ« deklaratĂ«./   /Ad.Ab./

The post SIRI – Trupat qeveritare dislokohen nĂ« Sweida, pas dhunĂ«s sĂ« pĂ«rgjakshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Barrack: Siria dhe Izraeli kanĂ« rĂ«nĂ« dakord pĂ«r armĂ«pushim

UASHINGTON, 19 korrik /ATSH-DPA/ – Siria dhe Izraeli kanĂ« rĂ«nĂ« dakord pĂ«r njĂ« armĂ«pushim, sipas tĂ« dĂ«rguarit tĂ« posaçëm tĂ« SHBA-sĂ« pĂ«r SirinĂ«, Thomas Barrack.

Përplasjet mes beduinëve sunitë dhe komunitetit druz janë përshkallëzuar në ditët e fundit, kryesisht në qytetin Suvejda, ku shumica e popullsisë është druze.

Ushtria siriane është vendosur në zonë dhe mbi 500 persona kanë humbur jetën nga dhuna.

Izraeli ndërmori të mërkurën sulme ajrore ndaj disa objektiva ve në Damask, duke deklaruar se qëllimi ishte mbrojtja e pakicës druze, të cilët i cilësoi si aleatë.

Shumë pjesëtarë të komunitetit druz shërbejnë vullnetarisht në ushtrinë izraelite.

Barrack tha se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidenti sirian Ahmed al-Sharaa, me mbĂ«shtetjen e sekretarit amerikan tĂ« Shtetit Marco Rubio, kishin rĂ«nĂ« dakord pĂ«r njĂ« armĂ«pushim qĂ« Ă«shtĂ« “pĂ«rqafuar” nga Turqia, Jordania dhe vendet fqinje.

“U bĂ«jmĂ« thirrje druzĂ«ve, beduinĂ«ve dhe sunitĂ«ve tĂ« ulin armĂ«t dhe, sĂ« bashku me pakicat e tjera, tĂ« ndĂ«rtojnĂ« njĂ« identitet tĂ« ri dhe tĂ« bashkuar sirian, duke ndĂ«rtuar paqe dhe mirĂ«qenie me fqinjĂ«t e tyre”, tha Barrack./   /Ad.Ab./

 

The post SHBA – Barrack: Siria dhe Izraeli kanĂ« rĂ«nĂ« dakord pĂ«r armĂ«pushim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌