Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kurti braktis Kuvendin për Greqinë/ Tensione në sallën e Kuvendit, dështon për herë të 48-të konstituimi

Kosova po merr flakë, ndërsa kryeministri i saj ne detyre po freskohet brigjeve të Mesdheut në Greqi.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, nuk e ka lënë pa komentuar këtë lëvizje “në mes të sezonit politik” të kreut të AAK, edhe pse kryesuesi i seancës Avni Dehari ja dha fjalën për të propozuar anëtarin e saj për komisionin për zgjedhjen me votë të fshehte të kryetares së Kuvendit.

“AAK-ja e ka kandidatin, por sot paska shkuar në pushime në Greqi, Albin Kurti, dhe është e pamundur…”, ka thëne deputetja e AAK Time Kadrija.

Kjo ka bërë që kryesuesi i seancës, më zë të lart të kërkoj nga regjia që t`i ndërpritet fjala deputetes së AAK-së, ashtu sikurse edhe përfaqësuesve të tjerë të opozitës në parlament nga radhët e PDK apo LDK.

Deputetët e Kosovës as sot nuk kanë arritur pajtueshmëri për konstituimin e Kuvendit. VV-ja nuk ka ndryshuar qasje as pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ka konstatuar se kryeministrit Albin Kurti dhe ministrat që janë zgjedhur deputet nuk mund të ushtrojnë funksione ekzekutive ne kohen kur janë betuar edhe si deputet.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka vazhduar me refuzimin edhe të zbatimit të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me votimin e fshehtë për kryetar të Kuvendit.

Kësaj radhe, propozimi i VV-së për votimin për formimin e një komisioni për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit ka marrë vetëm 51 vota.

Pas dështimit të këtij votimi, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, e ka ndërprerë seancën, duke njoftuar se përpjekja e radhës do të bëhet të dielën në orën 11:00.

Deri atëherë nënkryetar i LDK, Lutfi Haziri tha se është në pritje të një marrëveshje mes VV dhe Nismës.

Në aktgjykimin e fundit, Gjykata Kushtetuese ka kërkuar që Kuvendit duhet të konstituohet brenda një muaj. Ky afat, sipas aktgjykimit, përfundon më 26 korrik, edhe pse Kushtetuesja nuk ka treguar se çka ndodhë, nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda këtij afati.

/abcnews.al/

EMRAT/ Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, dy të plagosurit do dërgohen drejt Traumës

Sarandë- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në lagjen nr.4.

ABC News mëson se si pasojë, kanë mbetur të plagosur shtetasit, Ernest Lama dhe Gëzim Hoxhaj. Ngjarja raportohet se është regjistruar pranë stadiumit të qytetit. Ndërkohë forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje.

Të plagosurit do dërgohen drejt Spitalit të Traumës për ndihmë të specializuar.

“Sot, rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4, Sarandë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se janë plagosur me armë zjarri shtetasit G. H., 32 vjeç dhe E. L., 24 vjeç, të cilët pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Sarandës, do të dërgohen drejt spitalit të Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, po vijon punën për identifikimin e autorit, zbardhjen e e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.”, njofton policia.

/abcnews.al/

Varshava tërheq ambasadorin e saj nga Hungaria

Ministria e Jashtme polake ka njoftuar se ka tërhequr ambasadorin e saj nga Hungaria. Ky vendim ka ardhur pasi autoritetet hungareze i dhanë statusin e refugjatit ish-zëvendësministrit polak të Drejtësisë, i cili kërkohet për korrupsion.

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar ndjeshëm që nga humbja e partisë “Ligj dhe Drejtësisë”. Më tej Ministria e Jashtme njoftoi se ambasadori e kishte përfunduar mandatin e tij më 15 korrik.

/abcnews.al/

Bombardimi rus në një qendër tregtare në Ukrainë, raportohet për viktima dhe të plagosur

Forcat ruse kanë bombarduar një qendër tregtare dhe një treg në Donetsk të Ukrainës Lindore.

Dy persona kanë humbur jetën dhe të paktën 26 të tjerë janë plagosur.

Guvernatori i Donetskut Vadim Fylashkin ka thënë se rusët kanë shënjestruar sërish një zonë me shumë civilë, një qendër tregtare në zemër të qytetit.

Nga ana e tij presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky e ka cilësuar sulmin “një terrorizëm të tmerrshëm”, ndërsa ka nënvizuar se Rusia thjesht po përpiqet që të shkaktojë më shumë vdekje”.

/abcnews.al/

Zjarri në Drenovë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik, përhapen me shpejtësi flakët, ndërhyjnë zjarrfikësit

Shërbimet zjarrfikëse në Drenovë kanë ndërhyrë për të neutralizuar zjarrit që është përhapur në zonë.

Sipas informacioneve, mësohet se zjarri po i afrohet një pusi nafte, një magazine dhe një nënstacioni elektrik. Raportohet se vatra e zjarrit është shfaqur tre kilometra në vijë ajrore larg vatrës e cila u shua mbrëmë.

Në zonë ka puse nafte aktive, ndërsa burime nga ekipet zjarrfikëse thanë për ABC News se situata është nën kontroll. Ndërsa kanë mbërritur në ndihmë të repartit edhe zjarrfikës të Mallakastrës,

/abcnews.al/

 

Atentati ndaj 23-vjeçarit/ Gazetari: Zanafilla e konfliktit në Gjermani! Karamuço: Kanë marrë pjesë shumë persona

“Tirana Live” në ABC News, i ftuar gazetari Ervin Leka dhe eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuco folën për vrasjen e 23-vjeçarit në Shkopet, Renis Dobra.

Gjatë intervistës, gazetari Leka ka bërë një pasqyrim të ngjarjes së rëndë, duke dhënë detaje edhe në lidhje me zanafillën e këtij krimi të rëndë. Leka tha se dyshohet që konflikti ta ketë zanafillën në Gjermani.

“Katër persona të përfshirë në këtë ngjarje janë deklaruar nga ana e policisë, por ka dyshime se ka edhe persona të tjerë të përfshirë. Tre vëllezërit e arrestuar dhe miku i tyre janë persona të skeduar me precedentë kriminalë”, tha Leka.

Ndërsa shtoi se gjithashtu ka dyshime për persona të tjerë të përfshirë.

“Vrasje me paramendim në bashkëpunim”, kështu e ka cilësuar eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço.

Gjatë intervistës, ai tha se kanë marrë pjesë shumë persona në këtë ngjarje që kanë lënë edhe gjurmë.

“Sa më shumë persona të marrin pjesë është mundësia më e madhe për të lënë gjurmë. Në atentat kanë marrë pjesë shumë persona. Dy të tjerë janë ende në arrati dhe mendohet që janë autorët kryesorë”, tha mes të tjerash ai.

/abcnews.al/

SHBA thirrje Damaskut: Tërhiqni trupat nga Sweida

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Damaskut të tërheqë trupat e tij nga Swedia me qëllim qetësimin e situatës.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Tammy Bruce, pas përplasjes së trupave qeveritare dhe luftëtarëve vendas dhe Druze në qytet.

“Ne i bëjmë thirrje qeverisë siriane të tërheqë ushtrinë e saj, në mënyrë që të lejojë të gjitha palët të ç’tensionojnë situatën”, ka thënë Bruce.

/abcnews.al/

VIDEO/ Skena e festivalit të “Tomorrwland” në Belgjikë përfshihet nga flakët

Një zjarr ka përfshirë skenën e festivalit muzikor Tomorrowland në Belgjikë. Në vendngjarje sipas raportimeve kishte rreth 1 000 punonjës, por nuk kishte spektaktor, apo organizim festiv.

Autoritetet u kanë kërkuar banorëve të mbyllin dritaret dhe të tregohen të kujdesshëm në zonat përreth pas tymi i madh ka “pushtuar” zonën.

Ndërkohë festivali do të niste të premten.

Tiranë/ Gjendet i vdekur brenda automjetit 29-vjeçari

Tiranë- Një 29-vjeçar është gjetur pa shenja jete. I riu është gjetur nga familjarët e tij në parkimin e pallatit ku banonte, në Astir.

Nga këqyrja e jashtme paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.

/abcnews.al/

Situata me zjarret në vend, shuhen tetë vatra, katër të tjera ende aktive

Deri më tani janë raportuar 12 vatra zjarri, prej të cilave janë shuar tetë ndërsa katër të tjera janë aktive.

Ministria e Mbrojtjes sqaron se pas ndërhyrjeve është bërë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:

Në fshatin Fushë Milot, njësia administrative Milot, bashkia Lezhë.

Në vendgrumbullimin e mbetjeve, Gërhot, njësia administrative Qytet, bashkia Gjirokastër.

Në fshatin Gëziq, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë.

Në fshatin Kallarat, njësia administrative Horë Vranisht, bashkia Himarë.

Në fshatin Borizane, njësia administrative Thumanë, bashkia Krujë.

Në fshatin Mesopotam, njësia administrative Mesopotam, bashkia Finiq.

Në fshatin Zenisht, njësia administrative Lis, bashkia Mat.

Në fshatin Kutal, njësia administrative Qendër Piskovë, bashkia Përmet.

Ndërsa aktualisht, janë aktive vatrat në:

Qarku Dibër

Vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, njësia administrative Lurë, bashkia Dibër, ku ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh. Në operacionin e shuarjes së zjarrit u angazhuan 30 forca operacionale, por terreni shkëmbor dhe era e fortë e ka vështirësuar punën e tyre. Në ndihmë të situatës erdhi edhe helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura. Si pasojë, deri tani është përshkuar një sipërfaqe rreth 200 ha me pyje pishe dhe ahu.

Vendin e quajtur “Mali i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, ku ka vazhduar puna për shuarjen e zjarrit i cili ishte riaktivizuar. Zjarri është aktiv në 2 vatra me zhvillim të ngadaltë, ku njëra zhvillohet në drejtim të fshatit Vlashaj dhe tjetra në drejtim të fshatit Krajkë. Në operacionin për shuarjen e zjarrit u angazhuan 6 forca zjarrfikëse nga MZSH të bashkisë Bulqizë, 6 forca të shërbimit pyjor, 12 forca bashkiake dhe 8 forca vullnetare. Si pasojë, deri tani, është përshkuar një sipërfaqe rreth 30 ha me shkurre dhe barishte.

Qarku Shkodër

Vendin e quajtur “Qafa e Lacit”, bashkia Vau-Dejës, prej ditës së djeshme ka një vatër zjarri në një sipërfaqe me lis, dushk shkurre dhe barishte. Ne terren për shuarjen e zjarrit ndodhen 8 efektivë zjarrfikës dhe 5 forca nga shërbimi pyjor. Terreni malor dhe era e fortë e kanë vështirësuar situatën. Sipërfaqja e përfshirë nga zjarri deri tani, është rreth 12 ha.

Qarku Fier

Fshatin Drenovë, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër, ku ka vazhduar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra, i cili ishte riaktivizuar në datë 14.07.2025. Në vendngjarje punuan shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Mallakastër me 2 automjete zjarrfikëse me 13 efektivë, 15 forca bashkiake, 3 forca policore dhe 5 forca vullnetare. Terreni malor dhe era e fortë e kanë vështirësuar situatën. Sipërfaqja e djegur dhe e përshkuar në total llogaritet rreth 110 ha shkurre dhe pyll me pisha. Gjithashtu, janë djegur mbi 1000 rrënjë ullinj.

Sakaq në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 21 automjete zjarrfikëse dhe 277 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së sotme mori pjesë edhe helikopteri Cougar nga Forcat e Armatosura.

“Legalizime kriminale në mes të lagjeve”/ Rama: Zero tolerancë, ndëshkim penal nëpunësve të Kadastrës që kanë firmosur

Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër paralajmërim lidhur me zaptimin e hapësirave publike. Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Rama ka ndarë një rast ku është marrë një dokument legalizimi në hapësirën publike duke ngritur tenda hekuri, ndërsa nënvizon se do të ketë një reagim lidhur me këtë rast për t’i anuluar ligjërisht. Toleranca do të jetë zero shton kryeministri Rama. Po ashtu thekson se së shpejt do të miratohet si pjesë e reformës së re të kontrollit të territorit edhe një masë për ndëshkimin penal të të gjithë atyre nëpunësve të Aluiznit, apo të Kadastrës që kanë firmosur legalizime të tilla.

“Për të gjitha këto lloj çmendurish me qëllim fitimi në kurriz të komunitetit, të cilat kanë marrë dokument legalizimi në hapësirën publike duke ngritur tenda hekuri, jo vetëm që do të reagohet me zero tolerancë duke i anuluar ligjërisht, por do të miratohet së shpejti, si pjesë e reformës së re të kontrollit të territorit edhe një masë për ndëshkimin penal të të gjithë atyre nëpunësve të Aluiznit dje apo të Kadastrës më pas, që kanë firmosur për këto legalizime kriminale në mes të lagjeve të qyteteve tona”, shprehet kryeministri Edi Rama në reagimin e tij në Facebook.

Ministri i Jashtëm ukrainas: Jemi të gatshëm për bisedime me Moskën

“Ukraina është gati për bisedime paqeje me Rusinë”, kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sibikha.

Ai gjithashtu përsëriti thirrjen e Kievit për një takim mes udhëheqësve të Rusisë dhe Ukrainës, duke shtuar se ky mund të jetë hapi më efektiv për shkuar drejt një arritje armëpushimi.

“Ne jemi të gatshëm për negociata të tilla në çdo format, në çdo vendndodhje gjeografike”, tha ai.

Kremlini njoftoi më herët se furnizimi i Ukrainës me armë nga Perëndimi ishte në krye të axhendës dhe se presidenca ruse po e monitoronte nga afër çështjen.

/abcnews.al/

Trump: Përparime në marrëveshjen tregtare SHBA-BE

Presidenti i SHBA-së Donald Trump thotë se bisedimet me Bashkimin Evropian mbi një marrëveshje tregtare po “bëjnë përparime”, por paralajmëroi se tarifat prej 30% për mallrat nga blloku ishin tashmë një marrëveshje e kryer.

BE-ja ka dërguar një ekip ekspertësh të tregtisë në Uashington për bisedime në nivel teknik, ndërsa presioni rritet për të siguruar një marrëveshje me administratën Trump përpara se tarifat ndëshkuese të hyjnë në fuqi më 1 gusht.

“Përfaqësuesi evropian për tregtinë  Maros Sefcovic zhvilloi një bisedë telefonike me sekretarin e Tregtisë të SHBA-së Howard Lutnick”, tha një zëdhënës, megjithëse nuk u zbuluan detaje mbi diskutimet.

SHBA heq nga lista e organizatave terroriste, “Hayat Tahrir al-Sham” në Siri

Shtetet e Bashkuara kanë hequr Hayat Tahrir al Sham nga lista e organizatave terroriste.

Sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio tha se vendimi u mor ne konsultim me Prokuroren e Përgjithshme dhe Sekretarin e Shtetit.

HTS, grupim që dikur kishte lidhje me Al Kaeden, rrëzoi qeverinë e Bashar Al Assad në dhjetor të vitit të kaluar.

Organizata, që është njohur edhe si Fronti al-Nusra, ka qenë dikur degë e Al-Kaidës në Siri, mirëpo i ka shkëputur lidhjet me grupin xhihadist më 2016, dhe ka tentuar të krijojë imazh tjetër në publik.

Pas rrëzimit të regjimit të Assadit, autoritetet e reja njoftuan shpërbërjen e të gjitha fraksioneve të armatosura, të cilat u integruan në forca shtetërore.

Lideri i grupit Ahmed al-Sharaa, u vetëshpall president i përkohshëm dhe ka premtuar rindërtimin e vendit te shkatërruar nga lufta civile dhe rivendosjen e marrëdhënieve me Perëndimin. Pasi erdhi ne pushtet, Al Sharaa u hoq nga lista e zezë e SHBA.

Vendimi më i fundit vjen pasi javën e kaluar Donald Trump firmosi heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë, me synim për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

/abcnews.al/

Vdekja e të riut, në pranga 5 policë/ Kosovë, dyshohet se e dhunuan 27-vjeçarin gjatë arrestimit

Pesë zyrtarë të policisë së Kosovës janë arrestuar në Lipjan, pasi një i ri dyshohet se humbi jetën për shkak të dhunës policore, rreth mesnatës së 7 korrikut.

Ne pamjet e publikuara duket momenti kur një grup policesh ndalojnë 27-vjeçarin Agon Zejnullahu dhe me pas ambulanca qe mbërrin ne rrugën “Haradin Bajrami”.

Policia e Kosovës tha për mediat lokale se 27-vjeçari dyshohej se ishte nën ndikimin e alkoolit dhe po sulmonte automjete dhe kalimtarë në Lipjan. Policet dyshohet se e kane goditur teksa po tentonin ta arrestonin dhe pikërisht kjo dyshohet se është shkaku i vdekjes.

Sipas zyrtarëve policorë, në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent që ka ofruar ndihmën e parë, por është konstatuar se i riu ka ndërruar jetë.

Vëllai i Agonit tha për KosovaPress se policia është shmangur dhe nuk ka dhënë shpjegime për ngjarjen. Sipas Alban Zejnullahut, 27-vjeçari kishte shenja në trup dhe ka pamje që tregojnë dhunën policore.

“Kur jemi shkuar aty na kanë kumtuar mjekët që trupi është i pajetë, janë shmangur dhe nuk na kanë treguar detaje tjera. Faktikisht i kanë thënë mjekës janë rreh disa persona hajde merreni, veç rrahje i kanë thënë. Kur ka shkuar kjo e kanë gjetur të vdekur, të lidhur, me më shumë se 20 shenja nëpër trup. I kam fotografitë, kur mjekja ka konstatuar që vdekja ka ndodhë para se me ardhur në emergjencë. Ne i posedojmë videot prej qytetarëve që falënderojmë dhe mediat. Kemi videon kur edhe pas goditjes së fundit me britma, jep frymën e fundit…Nuk qëndrojnë, mënyra qysh e kanë shpërfaq, nuk e kemi njoftuar as ne, si person të tillë, ka persona që flasin fjalë të mira për të, nuk lejohet në një shtet demokratik të ushtrohet dhunë deri në vdekje”, ka thënë Alban Zejnullahu.

Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë shprehur shqetësim për rastin dhe kanë kërkuar zbardhjen e së vërtetës.

“Të rinjtë po punojnë nën rrogoz!” Karamuço: Janë zbardhur ngjarjet kriminale deri 2021, të tjerë s’bien në sy…

“SPAK ka ‘gjunjëzuar’ shumë banda kriminale, por ka të tjera që ende nuk njihen!” Këtë tha profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço në emisionin “360 Gradë” duke shtuar se kjo është një sfidë për Gjykatën e Posaçme.

Sipas tij janë zbardhur vetëm ngjarje, që kanë ndodhur deri në mars të 2021.

“Edhe në Shkodër ka emra të rinj, që do t’i marrim vesh kur të fillojnë bëmat e reja! Edhe për Lezhën, Kukësin, janë disa zona që nuk i kemi llogaritur, por na dalin që kanë aktivitet. Kemi Rrëshenin, Dibrën, kemi Korçën që vijnë të dhëna nga policia greke, që thotë kalojnë kokainë, kalojnë heroinë. Kush grup i ka në posedim? Janë disa grupe që kanë punuar nën rrogoz, me vitrinën e bizneseve të tyre të ligjshme! E s’kanë rënë në sy. Këtu është puna e SPAK, të luftojë dhe këta që s’bien në sy se janë të rrezikshëm,” sqaroi Ervin Karamuço.

Ai shtoi se SPAK ka kapacitete dhe mjetet që të zbulojë figurat e reja të krimit.

Ndërsa gazetarja, Anduena Llabani sqaroi se teknologjia po sofistikon grupet kriminale. Shumë nga ta shtoi gazetarja, janë ndarë në nëngrupe për shkak të eliminimit të krerëve.

Ajo bëri të ditur se janë të shpërndarë në Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe se mes tyre ka konflikte të brendshme, që jo në pak raste kanë kryer ekzekutime mafioze.

“Grupet janë prekur nga SPAK, por kanë ende ndikime në zonat ku kanë vepruar. Rrënjët e tyre janë shumë të thella,” përfundon Llabani.

/abcnews.al/

Vendimi i NATO-s! 1.3 mld euro armatim për Shqipërinë/ Krisafi: Afati 10 vjet! Prenga: Më shumë mjete të blinduara dhe…

Mbrojtja në vendit tonë pritet të marrë hov të ri zhvillimi. Vendimin e NATO-s për 5% të PBB për mbrojtjen dhe sigurinë duhet ta përqafojnë të gjitha vendet anëtare përfshi dhe Shqipërinë.

Në këtë kohë të trazuar në Ballkan ku lufta Rusi-Ukrainë s’po ndalon, ushtarakë dhe ekspertë diskutuan mbi këtë temë të rëndësisë të lartë në emisionin “360 Gradë”.

Eksperti i gjeopolitikës, Ledion Krisafi sqaroi se do të duhen 10 vite që Shqipëria të caktojë 1.3 miliardë euro për mbrojtjen.

Ai theksoi se gjatë këtyre viteve buxheti i Shqipërisë duhet të dyfishohet, që 1.3 miliardë Euro të jenë lehtësisht të gjendshme, për të fuqizuar ushtrinë, për të blerë armatime apo dhe trajnimet e ushtarakëve.

Ndërsa sipas gjerneral Ded Prengës, prioritet duhet t’i jepet mondernizmit të ushtrisë, ku mjetet e blinduara ushtarake duhet të jenë të parat, që duhet të blihen dhe të shtohen në numër. Kjo sa i përket forcave tokësore. Ai shtoi se atyre ajrore ju nevojten helikopterë multifunksionalë, ndërsa forcave detare shtim të anijeve për operacione, pra jo vetëm për patrullime.

❌