❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Fluks i lartë udhëtarësh, Gazheli në pikën doganore të Qafë Botës

TIRANË, 12 korrik / ATSH / Drejtori i PĂ«rgjithshĂ«m i Doganave, Genti Gazheli, zhvilloi sot njĂ« vizitĂ« pune nĂ« pikĂ«n doganore tĂ« QafĂ« BotĂ«s, ku Ă«shtĂ« evidentuar njĂ« fluks i lartĂ« udhĂ«tarĂ«sh pĂ«r shkak tĂ« sezonit turistik.

Për shkak se pala greke nuk po operon me kapacitet të plotë, kjo pikë kufitare po përballet me radhë të gjata dhe pritje të zgjatura.

Ndaj dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave u bën thirrje të gjithë udhëtarëve dhe turistëve që të shmangin kalimin nga Qafë Bota dhe të orientohen drejt pikave të tjera kufitare, të Kakavijës apo Tre Urave në Përmet.

Ky orientim do të ndihmojë në lehtësimin e qarkullimit dhe përshpejtimin e procedurave kufitare për të gjithë qytetarët. j.p/

The post Fluks i lartë udhëtarësh, Gazheli në pikën doganore të Qafë Botës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rruga e “HidallarĂ«ve” nĂ« Muriqan, investim pĂ«r zhvillimin rural tĂ« Elbasanit

TIRANË, 12 korrik/ATSH/ Ka pĂ«rfunduar ndĂ«rhyrja nĂ« rrugĂ«n e “HidallarĂ«ve” nĂ« fshatin Muriqan, njĂ«sia administrative Gjergjan, njĂ« segment i rĂ«ndĂ«sishĂ«m i unazĂ«s bujqĂ«sore qĂ« lidh tokat bujqĂ«sore me rrugĂ«t kryesore tĂ« qarkullimit.

Ky investim vjen si përgjigje ndaj nevojave të banorëve dhe fermerëve të zonës, duke lehtësuar ndjeshëm transportin e prodhimeve bujqësore drejt qytetit dhe pikave të shitjes.

“Investimet nĂ« infrastrukturĂ« nuk janĂ« pĂ«rqendruar vetĂ«m nĂ« qytet, por edhe nĂ« fshat, aty ku puna dhe prodhimi nuk ndalen asnjĂ«herĂ«. BujqĂ«sia ka qenĂ« dhe mbetet prioritet i bashkisĂ« Elbasan, ndaj dhe pĂ«rmirĂ«simi i infrastrukturĂ«s pĂ«r fermerĂ«t Ă«shtĂ« pjesĂ« e planit tonĂ« afatgjatĂ«â€, tha kryetari i bashkisĂ« sĂ« Elbasanit, Gledian Llatja.

Ai shtoi se investimet në zonat rurale do të vijojnë, duke forcuar lidhjen e drejtpërdrejtë mes qytetit dhe fshatit dhe duke ndihmuar zhvillimin ekonomik lokal. /j.p/

The post Rruga e “HidallarĂ«ve” nĂ« Muriqan, investim pĂ«r zhvillimin rural tĂ« Elbasanit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Park fotovoltaik diellor 50 MWp në bashkinë e Belshit

TIRANË, 12 korrik/ATSH/ NĂ« Belsh do tĂ« ndĂ«rtohet njĂ« park diellor 50 MWp, me financim nga BERZH dhe KESH, nĂ« njĂ« hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt diversifikimit tĂ« burimeve tĂ« prodhimit tĂ« energjisĂ«.

Këshilli i Ministrave miratoi këtë javë në parim marrëveshjen e garancisë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Kjo marrëveshje i hap rrugë financimit të ndërtimit të impiantit diellor me kapacitet prej 50 MWp në zonën e Belshit.

Projekti, me një kosto totale prej 40 milionë euro, do të financohet përmes një kredie prej 30 milionë eurosh nga BERZH, ku shteti shqiptar do të jetë garantues.

Përveç kësaj, një grant prej 8 milionë euro do të sigurohet nga Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF), ndërsa pjesa tjetër prej 2 milionë euro do të vijë si injeksion kapitali nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).

Parku fotovoltaik do të ndërtohet në një sipërfaqe prej rreth 60 hektarësh në territorin e bashkisë së Belshit. Ai do të lidhet me rrjetin elektrik nëpërmjet një linje të re 110 kV, me gjatësi rreth 9 km, që do të shkojë në nënstacionin ekzistues në Kajan, i cili do të zgjerohet për nevojat e projektit.

Sipas BERZH, energjia e prodhuar nga ky impiant do të ndihmojë rritjen e kapacitetit të gjenerimit të KESH-it. /j.p/

The post Park fotovoltaik diellor 50 MWp në bashkinë e Belshit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Malaj: Reforma territoriale trefishoi buxhetin vendor

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ Ministri i Financave bĂ«ri tĂ« ditur sot se buxheti vendor Ă«shtĂ« rritur ndjeshĂ«m pas fillimit tĂ« reformĂ«s territoriale nĂ« vitin 2015, duke u trefishuar nĂ« vitin 2025.

Në vitin 2015, buxheti vendor ishte 35 miliardë lekë, ndërsa në vitin 2025 ai parashikohet të arrijë në 89,9 miliardë lekë.

Po ashtu, transferimet e pakushtëzuara janë rritur nga 12,3 miliardë lekë në vitin 2015 në 26,2 miliardë lekë në vitin 2025, një rritje prej 2,1 herë.

Investimet në infrastrukturë të financuara nga të ardhurat e veta të bashkive, theksoi ai, janë rritur gjithashtu nga 8 miliardë lekë në vitin 2015 në rreth 17 miliardë lekë në vitin 2025, që përfaqëson një trefishim të tyre.

Ministri theksoi gjithashtu përmirësimin e ndjeshëm të performancës së bashkive në të ardhurat vendore. Nga viti 2015 deri në 2025, të ardhurat janë rritur me 300 milionë euro, ose 3,4 herë më shumë se në vitin 2015.

“NĂ« vitin 2024, peshĂ«n mĂ« tĂ« madhe nĂ« tĂ« ardhurat vendore e zĂ« taksa e ndikimit nĂ« infrastrukturĂ« me rreth 42%, e ndjekur nga taksa mbi ndĂ«rtesat me rreth 13% dhe po aq tarifa e pastrimit”, deklaroi Malaj.

Në lidhje me detyrimet vendore, Malaj tha se është shënuar një përmirësim i ndjeshëm në nivel bashkish. Sipas tij, stoku i detyrimeve është ulur me 74%, nga 12,1 miliardë lekë në vitin 2015, në 3,2 miliardë lekë në vitin 2024.

“Detyrimet e prapambetura lidhen kryesisht me vendime gjyqĂ«sore apo investime dhe i pĂ«rkasin dy viteve tĂ« fundit”, deklaroi Malaj.

/a.gj/a.f/r.e/

The post Malaj: Reforma territoriale trefishoi buxhetin vendor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Malaj: Bashkitë të hartojnë planet e shlyerjes së detyrimeve brenda 20 korrikut

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot se bashkitĂ« qĂ« pĂ«rballen me vĂ«shtirĂ«si financiare duhet tĂ« hartojnĂ« dhe miratojnĂ« planet e shlyerjes sĂ« detyrimeve tĂ« prapambetura deri mĂ« 20 korrik.

Sipas tij, çdo plan duhet të miratohet në këshillin bashkiak përkatës dhe më pas të dorëzohet pranë Ministrisë së Financave.

Më tej, Ministria do të ndjekë zbatimin e shlyerjes së detyrimeve brenda një afati 12-mujor.

“BashkitĂ« me vĂ«shtirĂ«si financiare duhet tĂ« pĂ«rgatisin edhe planet e rehabilitimit financiar, tĂ« cilat po ashtu duhet tĂ« miratohen deri mĂ« 20 korrik dhe t’i kalohen MinistrisĂ« sĂ« Financave pĂ«r komente dhe rekomandime”, u shpreh Malaj.

Pas vlerĂ«simit nga Ministria, theksoi Malaj, kĂ«to plane do t’i kalohen degĂ«ve tĂ« Thesarit pĂ«r ndjekje dhe zbatim.

Ministri vlerësoi një sërë bashkish për rezultatet e arritura në realizimin e të ardhurave vendore dhe të investimeve.

Bashkitë që kanë realizuar mbi 70% të buxhetit të tyre të miratuar, si në aspektin e të ardhurave, ashtu edhe të investimeve, janë: Tirana, Kamza, Durrësi, Vlora, Elbasani dhe Shkodra.

Në këtë listë, Malaj përfshiu edhe bashkinë e Lezhës, e cila ka treguar performancë të mirë veçanërisht në zbatimin e projekteve investuese.

/a.gj//a.f//r.e/

The post Malaj: Bashkitë të hartojnë planet e shlyerjes së detyrimeve brenda 20 korrikut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Malaj: Drejt finalizimit çmimet e reja të referencës, rivlerësim i pronës me normë tatimore të reduktuar

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se Ă«shtĂ« drejt finalizimit drafti pĂ«r çmimet e reja tĂ« referencĂ«s pĂ«r vlerĂ«n e pronave.

“Jemi drejt finalizimit tĂ« çmimeve tĂ« reja tĂ« referencĂ«s pĂ«r pronat. Vlera e pronave Ă«shtĂ« rritur me 26%, gjĂ« e cila do tĂ« sjellĂ« njĂ« ndikim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« nĂ« rritjen e tĂ« ardhurave pĂ«r njĂ«sitĂ« e vetĂ«qeverisjes vendore”, tha ministri Malaj, gjatĂ« takimit me pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« pushtetit vendor, ku tĂ« pranishĂ«m ishin edhe kryeministri Edi Rama dhe anĂ«tarĂ«t tĂ« tjerĂ« tĂ« qeverisĂ«.

Ai theksoi se taksa mbi pronën është një nga taksat kryesore në të gjitha bashkitë e vendeve europiane dhe duhet të marrë të njëjtën peshë dhe rëndësi edhe për bashkitë në Shqipëri.

Në të njëjtën kohë me ndryshimin e çmimeve të referencës, Ministria e Financave do të bëjë edhe rivlerësimin e pronave me një normë tatimore të reduktuar.

“Ky mekanizĂ«m do t’u japĂ« mundĂ«si qytetarĂ«ve qĂ« krahas vlerĂ«s sĂ« re tĂ« pronĂ«s sĂ« tyre, tĂ« bĂ«jnĂ« edhe rivlerĂ«simin real tĂ« pasurisĂ« qĂ« zotĂ«rojnĂ« aktualisht”, u shpreh Malaj.

Sipas tij, ky proces do të ndihmojë jo vetëm në krijimin e një sistemi më të drejtë dhe të saktë të taksimit të pronës, por edhe në forcimin e financave vendore në mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë.

/a.gj//r.e//a.g/

The post Malaj: Drejt finalizimit çmimet e reja të referencës, rivlerësim i pronës me normë tatimore të reduktuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

104 familje në Devoll përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit Social

TIRANË, 10 korrik/ATSH/ NjĂ« total prej 104 familjeve nga komunitete tĂ« varfĂ«ra dhe tĂ« pafavorizuara nĂ« bashkinĂ« Devoll do t’u pĂ«rmirĂ«sohen kushtet e banimit, falĂ« projekteve fituese pĂ«r vitin 2025 tĂ« Programit KombĂ«tar tĂ« Strehimit Social.

Ky program ka si qëllim sigurimin e një strehimi të denjë për çdo qytetar në nevojë.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se me një investim prej 59 milionë lekësh, do të realizohen ndërhyrje në banesat ekzistuese, me qëllim garantimin e më shumë sigurisë, komoditetit dhe dinjitetit për familjet përfituese.

“Ky Ă«shtĂ« njĂ« tjetĂ«r shembull i qartĂ« i angazhimit tonĂ« pĂ«r pĂ«rfshirje sociale dhe zhvillim tĂ« barabartĂ« nĂ« çdo bashki tĂ« vendit”, deklaroi ministri Gonxhja.

/r.e//a.f/

The post 104 familje në Devoll përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit Social appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Linjë e re ajrore mes Shqipërisë dhe Jordanisë

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Tirana International Airport vijon tĂ« zgjerohet si njĂ« nyjĂ« e rĂ«ndĂ«sishme lidhĂ«se mes ShqipĂ«risĂ« dhe destinacioneve ndĂ«rkombĂ«tare, duke ofruar gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« mundĂ«si pĂ«r pasagjerĂ«t dhe promovimin e ShqipĂ«risĂ« si njĂ« destinacion turistik nĂ« rritje.

Tirana International Airport mirĂ«priti sot fluturimin e parĂ« tĂ« kompanisĂ« “Jordan Aviation” nga Amani, duke shĂ«nuar nisjen e njĂ« linje tĂ« re ajrore mes JordanisĂ« dhe ShqipĂ«risĂ«.

Kjo lidhje e re ajrore hap një kapitull të ri bashkëpunimi dhe krijon mundësi të reja për udhëtime mes dy vendeve.

Linja lehtëson udhëtimet si për qytetarët shqiptarë që dëshirojnë të vizitojnë Jordaninë dhe Lindjen e Mesme, ashtu edhe për turistët jordanezë që duan të zbulojnë bukuritë natyrore, trashëgiminë kulturore dhe mikpritjen tradicionale shqiptare.

1 nga 4

/a.gj//r.e//a.f/

The post Linjë e re ajrore mes Shqipërisë dhe Jordanisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denaj: Mbështetje financiare dhe subvencione për fuqizimin e fermerëve


TIRANË, 9 korrik/ATSH/ Vullnet Skuqi, i rikthyer nga emigracioni, ka ndĂ«rtuar prej vitesh njĂ« aktivitet bujqĂ«sor tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe tĂ« diversifikuar nĂ« Zambisht (RrogozhinĂ«).

Ai ka kthyer tokën familjare në një burim të qëndrueshëm prodhimi dhe të ardhurash, duke kultivuar 120 dynymë me kultura të ndryshme, si rrush në serra, pjeshkë, nektarinë, shalqi, grurë dhe misër.

FalĂ« pĂ«rfitimeve nga Skema KombĂ«tare e MbĂ«shtetjes pĂ«r naftĂ« dhe e subvencioneve pĂ«r vreshtarinĂ« dhe serrat, Vullneti ka arritur tĂ« ulĂ« kostot e prodhimit dhe tĂ« rrisĂ« efikasitetin nĂ« punimet bujqĂ«sore, duke forcuar kĂ«shtu edhe markĂ«n “Made in Albania” nĂ« treg.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur se përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, fermerët mund të përfitojnë mbështetje të rëndësishme financiare, me grant prej 50%, kredi me normë interesi vetëm 2%, mbulim kolateral deri në 70% dhe garanci sovrane.

Kjo skemë synon të fuqizojë sektorin bujqësor dhe të nxisë investimet e qëndrueshme nga fermerët në të gjithë Shqipërinë.

1 nga 3

/a.gj//r.e//a.f/

The post Denaj: Mbështetje financiare dhe subvencione për fuqizimin e fermerëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Forcim i bashkëpunimit me Izraelin në energji, infrastrukturë dhe siguri kibernetike

TIRANË, 8 korrik /ATSH/ ZĂ«vendĂ«skryeministrja dhe njĂ«herĂ«sh ministre e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, Belinda Balluku, priti nĂ« njĂ« takim zyrtar delegacionin izraelit tĂ« kryesuar nga ministri i EnergjisĂ« dhe InfrastrukturĂ«s, Eli Cohen, nĂ« kuadĂ«r tĂ« njĂ« vizite dyditore nĂ« TiranĂ«.

Gjatë takimit, u diskutuan një sërë temash me interes të përbashkët, me fokus në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushat e sigurisë kibernetike, menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve ujore dhe infrastrukturës.

Balluku vlerësoi përvojën e avancuar të Izraelit në këto fusha, duke e cilësuar atë si një nga liderët botërorë në menaxhimin e sistemeve të ujësjellës-kanalizimeve dhe teknologjive të reja në energji.

“Pata kĂ«naqĂ«sinĂ« tĂ« mirĂ«pres mikun dhe kolegun tim, ministrin Eli Cohen, me tĂ« cilin zhvilluam bisedime tĂ« frytshme mbi projektet tona tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta dhe mundĂ«sitĂ« pĂ«r bashkĂ«punim tĂ« zgjeruar nĂ« sektorĂ«t strategjikĂ« pĂ«r zhvillimin ekonomik tĂ« dy vendeve”, u shpreh Balluku.

Në kuadër të kësaj vizite, delegacioni izraelit mori pjesë gjithashtu në një konferencë me përfaqësues të biznesit shqiptar, ku u shkëmbyen eksperienca dhe u identifikuan mundësi konkrete për investime dhe partneritete të reja.

Balluku nënvizoi se qeveria shqiptare vijon të ndërmarrë iniciativa për krijimin e një klime të favorshme për investitorët vendas dhe të huaj.

“Fushat e investimit janĂ« tĂ« shumta dhe qeveria shqiptare ka ndĂ«rmarrĂ« njĂ« sĂ«rĂ« iniciativash pĂ«r krijimin e njĂ« klime qĂ« mbĂ«shtet çdo sipĂ«rmarrĂ«s,” tha Balluku. /j.p/

The post Forcim i bashkëpunimit me Izraelin në energji, infrastrukturë dhe siguri kibernetike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Strategjia e punësimit dhe reforma për barazinë gjinore, takim i grupit të menaxhimit të integruar të politikave

TIRANË, 7 korrik /ATSH/ NĂ«n drejtimin e zĂ«vendĂ«sministres sĂ« EkonomisĂ«, KulturĂ«s dhe Inovacionit, Olta Manjani, u zhvillua sot takimi i radhĂ«s i grupit tĂ« menaxhimit tĂ« integruar tĂ« politikave (GMIP) pĂ«r fushĂ«n “Zhvillimi i kapitalit njerĂ«zor”.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MShMS) dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS), si dhe partnerët ndërkombëtarë nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Po ashtu, ishin të pranishëm edhe drejtues të institucioneve zbatuese të Strategjisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.

GjatĂ« takimit u prezantuan dhe u diskutuan zhvillimet mĂ« tĂ« fundit nĂ« kuadĂ«r tĂ« integrimit evropian, veçanĂ«risht nĂ« drejtim tĂ« hapjes sĂ« negociatave pĂ«r grup-kapitullin 3 “KonkurrueshmĂ«ria dhe rritja gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se”. NjĂ« tjetĂ«r pikĂ« kyçe ishte ratifikimi i programit operacional “PunĂ«simi i tĂ« rinjve” nĂ« kuadĂ«r tĂ« IPA 2025, si dhe prezantimi i raportit vjetor pĂ«r vitin 2024 mbi zbatimin e StrategjisĂ« KombĂ«tare tĂ« PunĂ«simit dhe GarancisĂ« Rinore.

Gjithashtu, pjesĂ«marrĂ«sit diskutuan mbi projektligjin e ri “PĂ«r barazinĂ« gjinore”, me qĂ«llim pĂ«rmirĂ«simin e kuadrit ligjor dhe avancimin e barazisĂ« mes grave dhe burrave nĂ« tregun e punĂ«s.

Në fokus ishte edhe nxitja e zhvillimit profesional të mësimdhënësve si një nga shtyllat kryesore për forcimin e kapitalit njerëzor dhe cilësisë në arsim. /j.p/

1 nga 3

The post Strategjia e punësimit dhe reforma për barazinë gjinore, takim i grupit të menaxhimit të integruar të politikave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pavlefshmëri e zgjedhjeve në Elbasan, Tiranë, Fier, Durrës, KAS rrëzon kërkesat e PD

TiranĂ«, 7 korrik /ATSH/ Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) rrĂ«zoi sot kĂ«rkesat e koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« MadhĂ«shtore” pĂ«r shpalljen tĂ« pavlefshme tĂ« zgjedhjeve tĂ« zhvilluara nĂ« qarqet Elbasan, Fier, TiranĂ« dhe DurrĂ«s.

KAS rrëzoi këto kërkesa me argumentin e mungesës së provave dhe si të pambështetura në ligj.

KAS la po ashtu në fuqi vendimet e Komisionerit Qendror të Zgjedhjeve për miratimin e tabelave përmbledhëse të rezultateve të votimeve të zonave zgjedhore respektive.

KAS me shumicĂ« votash vendosi pranimin e kĂ«rkesĂ«s ankimore tĂ« depozituar nga koalicioni “Nisma ShqipĂ«ria BĂ«het”, pĂ«r kundĂ«rshtimin e vendimit tĂ« KSHZ “PĂ«r miratimin e tabelĂ«s pĂ«rmbledhĂ«se tĂ« rezultatit tĂ« votimit nĂ« zonĂ«n zgjedhore qarku Fier, pĂ«r subjektet zgjedhore dhe kandidatĂ«t pĂ«r deputetĂ« nĂ« zgjedhjet pĂ«r Kuvendin tĂ« datĂ«s 11 maj 2025”, si edhe ndryshimin e vendimit tĂ« Komisionerit dhe pasqyrimin e rezultateve tĂ« rinumĂ«rimit dhe rivlerĂ«simit tĂ« votave pĂ«r kĂ«tĂ« zonĂ« zgjedhore gjatĂ« procesit ankimor.

Gjithashtu, vendosi ndryshimin e vendimit tĂ« KSHZ “PĂ«r miratimin e tabelĂ«s pĂ«rmbledhĂ«se tĂ« rezultatit tĂ« votimit nĂ« zonĂ«n zgjedhore qarku TiranĂ«, nĂ« zgjedhjet pĂ«r Kuvendin tĂ« datĂ«s 11 maj 2025”, sipas rezultateve tĂ« dala nga rinumĂ«rimi dhe rivleresimi i votave tĂ« kryer gjatĂ« procesit ankimor pĂ«r kĂ«tĂ« qark.

KAS pranoi pjesĂ«risht kĂ«rkesĂ«n ankimore tĂ« depozituar nga subjekti zgjedhor Partia “LĂ«vizja e Legalitetit”, pĂ«r kundĂ«rshtimin e vendimit tĂ« KSHZ “PĂ«r miratimin e tabelĂ«s pĂ«rmbledhĂ«se tĂ« rezultatit tĂ« votimit nĂ« zonĂ«n zgjedhore qarku DurrĂ«s, pĂ«r subjektet zgjedhore dhe kandidatĂ«t pĂ«r deputetĂ« nĂ« zgjedhjet pĂ«r Kuvendin tĂ« datĂ«s 11 maj 2025” dhe vendosi reflektimin e rezultateve tĂ« rinumĂ«rimit dhe rivlerĂ«simit tĂ« votave tĂ« kryer gjatĂ« procesit ankimor./a.gj/j.p/

The post Pavlefshmëri e zgjedhjeve në Elbasan, Tiranë, Fier, Durrës, KAS rrëzon kërkesat e PD appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tatimet, fushatë informuese për formalizimin e tregut bujqësor dhe blegtoral

TIRANË, 7 korrik/ATSH/ Administrata Tatimore ka nisur njĂ« fushatĂ« informuese dhe ndĂ«rgjegjĂ«suese tĂ« drejtuar ndaj tatimpaguesve qĂ« merren me tregtimin e produkteve bujqĂ«sore dhe blegtorale.

Kjo nismë synon të kontribuojë në formalizimin e tregut, të rrisë sigurinë ushqimore dhe të mbrojë konsumatorin.

Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, për një periudhë dyjavore do të zhvillohet faza sensibilizuese, gjatë së cilës tatimpaguesit do të informohen mbi detyrimin ligjor për të shoqëruar çdo produkt me faturë tatimore të fiskalizuar.

Pas kësaj faze, një taskforcë e posaçme, e përbërë nga inspektorë të Hetimit Tatimor dhe të monitorimit në terren, do të fillojë kontrollet për të verifikuar respektimin e këtyre detyrimeve.

DPT paralajmëron se çdo rast i konstatimit të mungesës së faturës do të shoqërohet me masa ndëshkuese në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Fushata synon tĂ« forcojĂ« zbatimin e ligjit dhe tĂ« vendosĂ« barazi fiskale ndĂ«rmjet tatimpaguesve, duke rritur gjithashtu transparencĂ«n dhe besimin nĂ« zinxhirin e furnizimit ushqimor”, bĂ«n tĂ« ditur DPT. /j.p/

The post Tatimet, fushatë informuese për formalizimin e tregut bujqësor dhe blegtoral appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qeveria përpjekje për ndërtimin e qyteteve të zgjuara përmes inovacionit dhe digjitalizimit

TIRANË, 5 korrik/ATSH/ Qeveria shqiptare po ndjek njĂ« strategji tĂ« qartĂ« drejt forcimit tĂ« shĂ«rbimeve digjitale dhe zhvillimit tĂ« qyteteve tĂ« zgjuara, duke synuar krijimin e mjediseve mĂ« funksionale, mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme dhe tĂ« aksesueshme pĂ«r qytetarĂ«t dhe bizneset.

Në këtë kuadër, u zhvillua sot në Sarandë, një takim me përfaqësues nga Albania Investment Corporation (AIC), VISA dhe organizata INNVEST, ku u diskutuan hapat konkretë për të avancuar nismat që mbështesin inovacionin, teknologjinë dhe përfshirjen financiare si baza të rëndësishme për qytetet e së ardhmes.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, theksoi rëndësinë e përfshirjes së institucioneve publike, partnerëve ndërkombëtarë dhe aktorëve lokalë në këtë proces transformimi.

Gjatë takimit u trajtuan tema thelbësore si rritja e përdorimit të pagesave digjitale, zhvillimi i zgjidhjeve të zgjuara për lëvizshmërinë urbane (smart mobility), qeverisja e bazuar në të dhëna dhe përfshirja financiare për të gjithë shtresat e shoqërisë.

Këto nisma synojnë jo vetëm modernizimin e shërbimeve publike, por edhe krijimin e një ekosistemi gjithëpërfshirës ku inovacioni dhe teknologjia të jenë në funksion të përmirësimit të jetës së përditshme në qytetet shqiptare.

 

/a.f/

The post Qeveria përpjekje për ndërtimin e qyteteve të zgjuara përmes inovacionit dhe digjitalizimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fermeri nga Tërbufi rrit prodhimin për eksport me mbështetje nga Skema Kombëtare

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Resmi Yzeiri, fermer nga TĂ«rbufi, prej vitesh Ă«shtĂ« i pĂ«rkushtuar ndaj bujqĂ«sisĂ« duke kultivuar speca pĂ«r eksport nĂ« njĂ« sipĂ«rfaqe prej 2,7 hektarĂ«sh.

Ministrja e BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit, Anila Denaj e cila ndau historinĂ« e tij, tha se me punĂ« tĂ« palodhur dhe standarde tĂ« larta prodhimi, ai ka arritur tĂ« jetĂ« pjesĂ« e rrjetit tĂ« fermerĂ«ve qĂ« kontribuojnĂ« nĂ« fuqizimin e markĂ«s “Made in Albania” nĂ« tregjet ndĂ«rkombĂ«tare, ndĂ«rsa jep njĂ« shembull tĂ« suksesshĂ«m tĂ« zhvillimit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m tĂ« bujqĂ«sisĂ« nĂ« zonat rurale.

Në rrugëtimin e tij si bujk i specializuar për tregjet e huaja, Yzeiri është një nga përfituesit e Skemës Kombëtare të Mbështetjes në bujqësi.

Kjo skemë ka qenë një shtysë e rëndësishme për rritjen e rendimentit dhe cilësisë së prodhimit, duke i mundësuar të modernizojë proceset bujqësore dhe të përmbushë kërkesat e tregjeve të jashtme.

“PĂ«rmes SkemĂ«s KombĂ«tare tĂ« Investimeve, me 50% grant dhe mbĂ«shtetjes nga Kredia e ButĂ« tĂ« kombinuar me GarancinĂ« Sovrane, çdo fermer mund tĂ« pĂ«rfitojĂ« financim me normĂ« interesi vetĂ«m 2% dhe mbulim kolateral deri nĂ« 70%”, bĂ«ri tĂ« ditur ministrja Denaj.

1 nga 5

/a.gj/a.f/

The post Fermeri nga Tërbufi rrit prodhimin për eksport me mbështetje nga Skema Kombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkëmbimet tregtare me SHBA, 9.1 miliardë lekë gjatë 5-mujorit

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ ShkĂ«mbimet tregtare tĂ« ShqipĂ«risĂ« me Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s ranĂ« gjatĂ« 5-mujorit tĂ« kĂ«tij viti, duke arritur nĂ« 9.1 miliardĂ« lekĂ« nga 9.6 miliardĂ« lekĂ« qĂ« ishin nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« 2024-shit.

Referuar statistikave të publikuara nga INSTAT mbi tregtinë e jashtme, eksportet drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës llogariten gjatë periudhës janar-maj 1,8 miliardë lekë, thuajse në të njëjtin nivel me 5-mujorin e 2024-ës.

Ndërkohë, niveli i importeve ra me mbi 1 miliard lekë. Sipas të dhënave importet ranë në 7.3 miliardë lekë gjatë 5-mujorit të këtij viti, nga 8.8 miliardë lekë që ishin në 2024-shin.

Shqipëria eksporton drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës një gamë të gjerë produktesh.

Produktet më të eksportuara në SHBA janë bimët aromatike e mjekësore përfshirë erëzat e vajrat esenciale, të cilat përfaqësojnë peshën kryesore të eksportit, mineralet dhe produkte të tjera me peshë më të vogël, përfshirë veshjet, dhe produktet ushqimore.

/a.gj//a.f/

The post Shkëmbimet tregtare me SHBA, 9.1 miliardë lekë gjatë 5-mujorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AKEP rregullore të re për portabilitetin e numrave, synon të zgjidhë problemet e raportuara nga abonentët

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka hartuar njĂ« projektrregullore tĂ« re qĂ« pĂ«rcakton mĂ«nyrĂ«n e re tĂ« zbatimit tĂ« portabilitetit tĂ« numrave telefonikĂ«.

Rregullorja e re vjen si pasojĂ« e ndryshimeve tĂ« parashikuara nĂ« ligjin e ri “PĂ«r komunikimet elektronike nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€, si dhe pĂ«r tĂ« adresuar problematikat e evidentuara nga abonentĂ«t dhe vetĂ« autoriteti.

Sipas AKEP, portabiliteti i numrave celularë shënoi rënie historike gjatë vitit 2024, me vetëm 19,500 numra të portuar, një ulje prej 50% krahasuar me vitin 2023. Njëkohësisht, shkalla e refuzimit të kërkesave për portim mbetet ende e lartë, rreth 50% për vitin 2024, ndonëse është përmirësuar krahasuar me 70% vitin e kaluar.

Problematikat më të shpeshta që lidhen me refuzimin e kërkesave për portim janë mospërputhjet në të dhënat identifikuese të përdoruesve me parapagim dhe detyrimet kontraktore të pajtimtarëve me paspagim. Megjithatë, AKEP konstaton se numri i ankesave ka rënë ndjeshëm krahasuar me vitin 2023.

Procesi i portabilitetit të numrit nisi në Shqipëri në vitin 2011 për numrat celularë dhe në vitin 2012 për numrat fiks. Deri në fund të vitit 2024 janë portuar gjithsej rreth 1.3 milionë numra celularë dhe afro 20 mijë numra fiks.

Ligji i ri “PĂ«r komunikimet elektronike” parashikon masa ndĂ«shkuese pĂ«r operatorĂ«t qĂ« nuk zbatojnĂ« detyrimet pĂ«r portabilitetin e numrave, pĂ«rfshirĂ« gjoba deri nĂ« 2% tĂ« tĂ« ardhurave vjetore, por jo mĂ« shumĂ« se 50 milionĂ« lekĂ«.

Përmes rregullores së re, AKEP kërkon që të gjithë operatorët të përshtatin dhe përmirësojnë rrjetet dhe sistemet e tyre për të përballuar rritjen e kërkesave për portim. Po ashtu, përcaktohet e drejta e përdoruesve me parapagim për të marrë rimbursim për kreditet e papërdorura në momentin e portimit të numrit.

Risia kryesore nĂ« rregullore Ă«shtĂ« pĂ«rfshirja e mekanizmave tĂ« rinj si: statusi “pezull” nĂ« bazĂ«n qendrore tĂ« tĂ« dhĂ«nave (CRDB), pranimi me kusht i kĂ«rkesave pĂ«r portim dhe procesimi i automatizuar i kĂ«rkesave pĂ«r numrat e çaktivizuar.

AKEP ka parashikuar një periudhë tranzitore prej 6 muajsh për implementimin e këtyre ndryshimeve.

/a.f/

The post AKEP rregullore të re për portabilitetin e numrave, synon të zgjidhë problemet e raportuara nga abonentët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bie numri i azilkërkuesve gjatë 2024-ës

TIRANË, 4 korrik /ATSH/ NĂ« vitin 2024, ShqipĂ«ria ka shĂ«nuar ulje tĂ« konsiderueshme tĂ« numrit tĂ« azilkĂ«rkuesve, nga 261 persona nĂ« vitin 2023, nĂ« vetĂ«m 104 azilkĂ«rkues nĂ« vitin qĂ« lamĂ« pas.

Sipas të dhënave zyrtare, vendet kryesore të origjinës së azilkërkuesve mbeten Afganistani me 27,9 %, Siria me 17,3 % dhe Pakistani me 10,6 %.

Në muajt mars, prill dhe qershor janë ata që përbëjnë shumicën e kërkesave për azil, me një përqindje prej 57,7 % të aplikimeve totale.

Ndërkohë, në të njëjtin vit është vënë re gjithashtu një ulje e personave që kanë fituar apo hequr dorë nga shtetësia shqiptare.

Në vitin 2024, rezultojnë 919 persona të cilët kanë fituar shtetësi shqiptare, duke shënuar ulje me 33,5 %, krahasuar me vitin 2023.

Ndërsa, 472 persona kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare, duke shënuar një ulje me 45,7 %, krahasuar me vitin 2023.

Duke analizuar vendin e origjinës të personave që kanë fituar shtetësinë shqiptare, vërehet se 49,1 % janë me origjinë nga Kosova; 13,8 % me origjinë nga Turqia; 6,2 % me origjinë nga Maqedonia e Veriut.

Gjatë 2024, 33,4 % e personave që kanë fituar shtetësinë shqiptare dhe 41,3 % që kanë lënë shtetësinë shqiptare i përkasin grup-moshës 30-39 vjeç. /j.p/

The post Bie numri i azilkërkuesve gjatë 2024-ës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Marrëveshja 79 milionë euro e IPA III, mbështetje 8 mijë familjeve për instalimin e burimeve të rinovueshme të energjisë

TIRANË, 4 korrik /ATSH/ Programi operacional shumĂ«vjeçar pĂ«r energjinĂ«, i mbĂ«shtetur nga Instrumenti i AsistencĂ«s sĂ« ParaanĂ«tarĂ«simit (IPA III), me njĂ« vlerĂ« prej 79 milionĂ« eurosh, pritet tĂ« hyjĂ« nĂ« fuqi pas 15 ditĂ«sh, pas publikimit tĂ« marrĂ«veshjes sĂ« financimit nĂ« Fletoren Zyrtare.

Ky program do të financohet nga Bashkimi Europian me 50 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër prej 29 milionë euro do të sigurohet nga qeveria shqiptare.

Programi përqendrohet në tre fusha kryesore të mbështetjes, duke përfshirë edhe grante të drejtpërdrejta për qytetarët. Fusha e parë fokusohet në energjinë e rinovueshme dhe eficiencën energjetike të ndërtesave publike, ku investimet do të zhvillohen në katër bashki të përzgjedhura, duke përfshirë zyra, kopshte, biblioteka dhe qendra sociale e kulturore. Gjithashtu, do të ofrohet mbështetje financiare për rreth 8,000 familje private për instalimin e burimeve të rinovueshme të energjisë dhe masa për eficiencën energjetike, përmes një serie skemash grantesh.

Fusha e dytë është e fokusuar në infrastrukturën për karikimin me shpejtësi të lartë të automjeteve elektrike. Programi do të mbështesë harmonizimin e ligjeve dhe rregulloreve, investime, asistencë teknike dhe studime fizibiliteti. Një nga investimet kryesore do të jetë instalimi i 130 stacioneve të karikimit, përfshirë transformatorë energjetikë dhe një sistem të avancuar teknologjik për menaxhimin e rrjetit të karikimit.

Fusha e tretë synon eficiencën e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit në sektorin e ujit, duke përfshirë zëvendësimin e sistemeve të pompave në shtatë ndërmarrje ujësjellësish dhe instalimin e sistemeve të vogla fotovoltaike me një kapacitet total deri në 15 megavat.

Periudha e zbatimit të këtij programi do të nisë me hyrjen në fuqi të marrëveshjes së financimit dhe do të zgjasë për 12 vjet. /j.p/

 

The post Marrëveshja 79 milionë euro e IPA III, mbështetje 8 mijë familjeve për instalimin e burimeve të rinovueshme të energjisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbështetje biznesit në mbrojtje të pronësisë industriale dhe zhvillimit teknologjik

TIRANË, 4 korrik/ATSH/ Drejtoria e PĂ«rgjithshme e PronĂ«sisĂ« Industriale dhe KĂ«shilli Shqiptar pĂ«r TeknologjinĂ« dhe Inovacionin firmosĂ«n njĂ« marrĂ«veshje bashkĂ«punimi qĂ« synon tĂ« rrisĂ« ndĂ«rgjegjĂ«simin dhe tĂ« ofrojĂ« mbĂ«shtetje pĂ«r bizneset shqiptare nĂ« drejtim tĂ« mbrojtjes sĂ« pronĂ«sisĂ« industriale dhe zhvillimit teknologjik.

Ky partneritet vjen si përgjigje ndaj nevojës në rritje të sipërmarrjeve për të mbrojtur asetet e tyre intelektuale dhe për të kthyer inovacionin në vlerë të prekshme në treg.

Marrëveshja përfshin një sërë angazhimesh konkrete që pritet të kenë ndikim të drejtpërdrejtë tek sipërmarrjet shqiptare, siç janë ofrimi i konsulencës ligjore dhe teknike për të gjitha bizneset që kërkojnë të regjistrojnë apo mbrojnë pronësinë e tyre industriale, zhvillimi i trajnimeve profesionale për anëtarët e ACTI për të forcuar kapacitetet njerëzore në fushën e teknologjisë dhe pronësisë intelektuale, si dhe organizimi i tryezave diskutimi dhe workshop-eve që trajtojnë tema praktike mbi markat patentat dhe risitë teknologjike.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i kësaj marrëveshjeje është angazhimi për të zhvilluar projekte të përbashkëta që synojnë të ndërgjegjësojnë veçanërisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme mbi rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të tyre pronësore dhe se si këto të drejta mund të shndërrohen në avantazhe konkurruese në tregun vendas dhe ndërkombëtar.

Palët janë zotuar për të garantuar transparencë të plotë në çdo veprimtari të përbashkët për të promovuar informacionin në mënyrë të saktë dhe për të ruajtur konfidencialitetin e bizneseve me të cilat do të punojnë, duke e kthyer këtë bashkëpunim në një model të qëndrueshëm dhe të besueshëm për zhvillimin teknologjik dhe ekonomik të vendit. /j.p/

1 nga 5

The post Mbështetje biznesit në mbrojtje të pronësisë industriale dhe zhvillimit teknologjik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌