Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vijon radha në pikën kufitare të Qafë-Botës, pala greke redukton sportelet

By: armand
20 July 2025 at 12:44

Edhe pse sot krahasuar me ditë më parë vihet re një rënie e lehtë e numrit të qytetarëve që presin në radhë në pikën kufitare të Qafë-Botës, situata mbetet ende problematike. Paraditen e sotme kanë kaluar kufirin 1436 shtetas shqiptarë dhe të huaj si dhe 460 mjete. Shkak i kësaj situate të krijuar vijon të […]

The post Vijon radha në pikën kufitare të Qafë-Botës, pala greke redukton sportelet appeared first on BoldNews.al.

Gazheli, “mbreti” i doganave! Vartësit në pranga, ai i paprekshëm mes kontrabandës me miliona

By: Ela
19 July 2025 at 19:42

Një denoncim nga një punonjës i doganave shqiptare ka hedhur dritë mbi atë që e quan “kontrabanda më e frikshme në historinë e vendit” e drejtuar nga “koka”, drejtori i doganave shqiptare Gent Gazheli. Punonjësi shprehet se doganat shqiptare janë gjunjëzuar më keq se në vitin famëkeq 1997, nën drejtimin e Gent Gazhelit. “Të gjithë […]

The post Gazheli, “mbreti” i doganave! Vartësit në pranga, ai i paprekshëm mes kontrabandës me miliona appeared first on BoldNews.al.

Radhë kilometrike në Qafë Botë

By: Ela
19 July 2025 at 17:36

Në pikën kufitare të Qafë Botës, udhëtarët po përballen me pritje të gjata për shkak të ngadalësisë së përpunimit nga pala greke në doganën e Mavromatit. Ndërkohë që autoritetet shqiptare në Qafë Botë po operojnë me tre sportele në dalje dhe përpunimi i mjeteve kryhet brenda pesë minutash, pala greke po shfaq vonesa të mëdha, […]

The post Radhë kilometrike në Qafë Botë appeared first on BoldNews.al.

Lëvizje e ngadaltë e mjeteve në Qafë Botë, kërkohet hapja 24 orë e kufirit

TIRANË, 19 korrik/ATSH/ Në pikën kufitare të Qafë Botës vijojnë radhë të gjata pritjeje edhe këtë fundjavë ndërsa autoritetet shqiptare kërkojnë hapjen 24 orë të kufirit.

Kështu, ndërsa sezoni veror i pushimeve ka shtuar fluksin e qytetarëve që kalojnë kufirin, Qafë Bota mbetet ende në situatë të tensionuar dhe me lëvizje të ngadalësuar të mjeteve.

Pala greke në rritur sportelet e punës, por fluksi i lartë dhe organizimi aktual me hyrje e dalje në të njëjtin krah kanë bërë që situata të mos ndryshojë sipas pritshmërive të qytetarëve.

Në një intervistë për mediet, prefekti i Qarkut të Vlorës, Kristaq Kiço, e cilësoi situatën si të pazakontë, duke theksuar se ajo është përkeqësuar që prej arrestimit të gjithë stafit të mëparshëm të doganës greke.

“Ndryshimi i përditshëm i punonjësve ka sjellë vonesa serioze në qarkullim dhe radhë të gjata në të dy anët e kufirit. Na është thënë se kjo është një situatë provizore, por kuptohet që jemi në pikun e sezonit turistik dhe masat duhen marrë menjëherë“, tha Kiço.

Ai shtoi se për shkak të fluksit të shtuar dhe rëndësisë që ka kjo pikë, veçanërisht në sezon, autoritetet shqiptare kanë kërkuar hapjen 24 orë të kufirit me Greqinë Qafë Botë.

“Katër vite më parë kemi pasur një marrëveshje me palën greke që nga prilli në tetor të kishte shërbim 24 orësh. Sot, më shumë se kurrë, kjo është domosdoshmëri, për shkak të fluksit të turistëve dhe rëndësisë së portit të Igumenicës“, u shpreh ai.

Mediet raportuan se pala greke ka konfirmuar se ka shpallur 10 vende të reja pune për doganën e Mavromatit, që do të plotësohen me procedurë të përshpejtuar, ndërsa nga e hëna do të nisë ndarja e flukseve të hyrjes dhe daljes në drejtime të ndryshme, për të ulur vonesat.

Autoritetet shqiptare shpresojnë që këto masa, së bashku me vendosjen e shërbimit 24 orësh, të sjellin normalizimin e qarkullimit, i cili është jetik për turizmin, tregtinë dhe komunitetin ndërkufitar në jug të vendit.

The post Lëvizje e ngadaltë e mjeteve në Qafë Botë, kërkohet hapja 24 orë e kufirit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vazhdon kriza në Qafë Botë, Vasil Llajo: Jam në komunikim të përditshëm, dogana greke do shtojë staf

18 July 2025 at 19:39

Vazhdon kriza në Qafë Botë – Vasil Llajo: Jam në komunikim të përditshëm, janë hapur 10 vende të reja pune në doganën greke    Pavarësisht ndërhyrjeve të mëhershme dhe zotimeve të autoriteteve shqiptare e greke, pika kufitare në Qafë Botë – Mavromati vijon të përballet me radhë të gjata dhe vështirësi serioze në qarkullim, veçanërisht […]

The post Vazhdon kriza në Qafë Botë, Vasil Llajo: Jam në komunikim të përditshëm, dogana greke do shtojë staf appeared first on Saranda Web.

Pas ndërhyrjes së Vasil Llajo dhe Giogiakas normalizohet situata në Qafë Botë – VIDEO

16 July 2025 at 12:18

Normalizohet situata në Qafë Botë pas ndërhyrjes së deputetëve Vasil Llajo dhe Giogiakas   Pas disa ditësh vështirësish në pikën kufitare të Qafë Botës, situata e kalimit të mjeteve dhe qytetarëve është normalizuar, falë ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të deputetit shqiptar Vasil Llajo dhe atij të Thesprotisë, Vasilis Giogiakas.     Burime pranë autoriteteve kufitare bëjnë […]

The post Pas ndërhyrjes së Vasil Llajo dhe Giogiakas normalizohet situata në Qafë Botë – VIDEO appeared first on Saranda Web.

Vasil Llajo kërkon hapjen 24 orë të Doganës në Qafë Botë: Letër zyrtare autoriteteve greke

14 July 2025 at 22:02

Deputeti Vasil Llajo kërkon hapjen 24 orë të Doganës në Qafë Botë: Letër zyrtare autoriteteve greke Sarandë, 14 Korrik 2025 – Deputeti i Qarkut të Vlorës, Vasil Llajo, ka ndërmarrë një nismë të rëndësishme në mbrojtje të interesit të qytetarëve të jugut të vendit, duke kërkuar që Dogana e Qafë Botës – Mavromati të funksionojë […]

The post Vasil Llajo kërkon hapjen 24 orë të Doganës në Qafë Botë: Letër zyrtare autoriteteve greke appeared first on Saranda Web.

Zëvendësguvernatori i Thesprotisë: E papranueshme çfarë po ndodh në Mavromati

13 July 2025 at 19:30

Zëvendësguvernatori i Thesprotisë: E papranueshme çfarë po ndodh në Mavromati Radhë kilometrike në doganën e Mavromatit pas arrestimit të doganierëve   Radhë kilometrike janë krijuar në Zyrën Doganore të Mavromatit, si në anën greke ashtu edhe në atë shqiptare, pasi pas arrestimit të 14 doganierëve, vetëm dy ose tre persona të dërguar nga Zyra Doganore […]

The post Zëvendësguvernatori i Thesprotisë: E papranueshme çfarë po ndodh në Mavromati appeared first on Saranda Web.

Radhë të gjata në Qafë Botë pas arrestimit të 14 doganierëve grekë

13 July 2025 at 14:29

Radhë të gjata në Qafë Botë pas arrestimit të 14 doganierëve grekë në Mavromati   Që prej arrestimit të bujshëm të 14 doganierëve grekë në pikën kufitare të Mavromatit, që ndodhet përballë doganës së Qafë Botës në kufirin Shqipëri–Greqi, qarkullimi në këtë pikë hyrjeje ka pësuar ngarkesa të ndjeshme, duke sjellë radhë të gjata automjetesh […]

The post Radhë të gjata në Qafë Botë pas arrestimit të 14 doganierëve grekë appeared first on Saranda Web.

Fluks i lartë udhëtarësh, Gazheli në pikën doganore të Qafë Botës

TIRANË, 12 korrik / ATSH / Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, zhvilloi sot një vizitë pune në pikën doganore të Qafë Botës, ku është evidentuar një fluks i lartë udhëtarësh për shkak të sezonit turistik.

Për shkak se pala greke nuk po operon me kapacitet të plotë, kjo pikë kufitare po përballet me radhë të gjata dhe pritje të zgjatura.

Ndaj dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave u bën thirrje të gjithë udhëtarëve dhe turistëve që të shmangin kalimin nga Qafë Bota dhe të orientohen drejt pikave të tjera kufitare, të Kakavijës apo Tre Urave në Përmet.

Ky orientim do të ndihmojë në lehtësimin e qarkullimit dhe përshpejtimin e procedurave kufitare për të gjithë qytetarët. j.p/

The post Fluks i lartë udhëtarësh, Gazheli në pikën doganore të Qafë Botës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Në kërkim për vrasje, policia greke arreston shqiptarin në Qafë-Botë

By: Elva
9 July 2025 at 18:52

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia greke në pikën kufitare të Mavromatit (Qafë-Botë), pasi ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana për veprën penale “vrasje me dashje”. Arrestimi u bë mbrëmjen e kaluar nga sektori i verifikimit të pasaportave në Sajadhë, në bashkëpunim me sektorin e zbulimit të krimeve të Igumenicës, gjatë tentativës […]

The post Në kërkim për vrasje, policia greke arreston shqiptarin në Qafë-Botë appeared first on BoldNews.al.

“Na lini ndonjë kafe…”/ Zbardhen bisedat e doganierëve të arrestuar në Qafë Botë, ryshfet për vaj, djathë e…

7 July 2025 at 09:55

Rreth 14 oficerët e doganave të arrestuar në pikën kufitare të Qafë Botës për ryshfet u paraqitën në zyrën e hetuesit të Igumenicës të dielën në mëngjes. Personat e përfshirë në këtë rast dyshohet se kanë marrë mbi 300 ryshfete, që arrijnë deri në 300 euro, me qëllim që të linin makinat të kalonin pa inspektim. Oficerët e doganës filluan operacionin e tyre në mars. Ata dyshohet se i lejuan automjetet të kalonin pa inspektim, edhe nëse u ofrohej një kafe.

Më poshtë pjesë nga bisedat e zbardhura:

Punonjësi më i vjetër: … dhe më vonë do të jesh në… Mendoj se zoti K. të tha…

Punonjësi i ri: Po, po, më tha.

A Y: Ngadalë, ngadalë, çfarëdo xhepi që të duash

NY: Po, po, ma shpjegoi ai.

A Y: … prandaj ndryshimi është gjithmonë i dyfishtë ose i trefishtë, në mënyrë që të jetë një vendim në grup, në mënyrë që të mos e gjejmë veten të ekspozuar.

Në një bisedë tjetër, oficerët e doganave shmangin dhënien e gjobave me qëllim që të përfitojnë shuma të ndryshme:

Punonjëse: Përshëndetje, kush jeni ju? (red. ajo do të thotë se cilin automjet)

Qytetari: Unë jam Peugeot.

C Y: Në rregull, a ke ndonjë gjë aty brenda?

P: Asnjë nga…. Pak djathë, pak zarzavate, pak….

C Y: A keni vaj?

P: Vaj po….

CY: Sa?

P: Dhjetë litra.

C Y: Dhjetë apo njëzet? Nëse vij unë dhe ju keni më shumë se dhjetë, çfarë do të bëjmë?

P: … Sa peshonte…

C Y: Të pyeta po, e di që është e ndaluar. Të pyeta sa litra është, më thuaj dhjetë dhe unë të them nëse vij te makina dhe gjej njëmbëdhjetë çfarë do të ndodhë dhe më thua se nuk e kam peshuar.

Punonjësi mashkull: Çfarë nuk shkon?

C Y: Sa keni, ju pyes… Dhe keni vaj, dhe keni djathë, dhe keni mish.

A Y: E pe makinën?

C Y: … jo, ende po negocioj se çfarë është.

A Y: Sille që ta shoh… do të diskutojmë për pjesën tjetër.

C Y: Hape pak që ta shohë kolegu.

A Y: Hajdeni, zotëri, a jeni këtu? Lini një kafe dhe shkoni, lini një kafe dhe shkoni.

P: A duhet të largohem?

A Y: Na lini nga një kafe dhe ikim… në rregull, tha ai, dhjetë litra, dhe keni tridhjetë atje brenda? Hyrni, hyni. Mos e lini të ju shohë… na lini nga një kafe dhe ikim.

C Y: Sa kishte ai?

A Y: Kishte tridhjetë litra naftë.

C Y: Isha i sigurt se nuk kishte dhjetë, kështu që i thashë nëse dal jashtë dhe gjej njëmbëdhjetë, çfarë do të ndodhë? Më thuaj sa ke para se të vij unë, i thashë.

A Y: I the dhjetë litra dhe kishe tridhjetë brenda… Haha… Kaq shumë gabim ishte peshorja?

P: … vite me kancer…

A Y: Hajde, hajde, përshëndetje përshëndetje

C Y: Pesëdhjetë.

A Y: Çfarë la ai? Çfarë… Oh! M… Hahaha

Në një bisedë tjetër, dy punonjës po… e ndajnë mes tyre dhe po flasin për një shumë prej rreth 250 eurosh që kanë marrë me vete.

Punonjësi: Mos u anko fare, sot ishte një ditë shumë e mirë.

Punonjëse: Bravo, S…

A Y: Është një nga ato, ishim të mirë por pak, apo jo?

CY: Sigurisht.

A Y: Dymbëdhjetë e gjysmë.

C Y: Mirë përsëri.

“Tsakis, sill paratë”

Në një bisedë tjetër, një zyrtar detyron një shtetas shqiptar që po kalonte rrugën të paguajë 150 euro, në vend që të lëshojë një gjobë prej 3,000 eurosh.

Punonjësi: Ju keni qenë në Greqi për 7 muaj.

Qytetari: Si?

Y: Shtatë muaj në Greqi.

P: E solli një kushëri.

Y: Ai nuk ka… Ai ka një shkelje. Po ta konfiskoj makinën, do të të vë një gjobë prej tre mijë. Lëri gjërat e tua, sill makinën këtu dhe… makinën vetëm. Ke një shkelje. Nuk mund të qëndrosh në Paxos për aq gjatë. Me një makinë shqiptare…. Sidoqoftë, ke një shkelje sepse je shtetas grek. Nuk ke të drejtë të kesh një makinë shqiptare. Punon dhe jeton në Paxos… Kudo që të të kap… Gatime tradicionale greke.

P: Shkëlqyeshëm, në rregull.

Y: Ulu, ulu në karrige, sepse do të kemi një problem këtu, nuk do të vish…. Do ta lësh makinën time këtu…. Kanë kaluar shtatë muaj?

P: Jo jo!

Y: Thuaj të vërtetën tani, do të të lëpij. Mos bërtit tani, policët po të dëgjojnë. Je shtatë muajsh?

P: Jo, shtatë!

Y: Gjashtë?

P: Diku atje…

Y: A e di sa para janë këto? Tani ulu, ulu. Në jetën time, a e di sa para janë këto? Mbi 3,000.

P: Në rregull?

Y: Po…. Shko te makina. Shko merr 150 euro, mos bërtit tani, që të mos të them 200. Nuk do ta shlyej makinën.

P: A do të shkoj?

Y: Eja këtu, eja këtu. Nuk do të të marr 200. Shko merr 150… Do ta hedh letrën. Bëje copë-copë, shko merr 150 euro, bëje copë-copë dhe ik. Kur do të kthehesh, që të bëjmë një pyetje të mirë?… Do të të fus në punë të martën.

P: U bë, u bë.

Y: … Megjithatë, mos qëndro më shumë se gjashtë muaj…

P: Jo.

Y: Nuk do të të them asgjë, do të më thuash që do të shkoj në Igumenicë. Ku po shkon, do të të pyes.

P: Do të shkoj në Igumenicë.

Y: Do të më thuash që do të shkoj në Igumenicë.

The post “Na lini ndonjë kafe…”/ Zbardhen bisedat e doganierëve të arrestuar në Qafë Botë, ryshfet për vaj, djathë e… appeared first on Sot News | Lajme.

Korrupsion në kufirin shqiptaro-grek/ Zbardhen bisedat e doganierëve: Sa vaj ka?

By: user 6
6 July 2025 at 18:45

14 oficerët e doganave të arrestuar në Mavromat (Qafë-Botë) për ryshfet, u sollën në zyrën e hetuesit të Igumenicës të dielën në mëngjes. Personat e përfshirë në këtë rast dyshohet se kanë marrë mbi 300 ryshfete, që arrijnë deri në 300 euro, me qëllim që të linin makinat të kalonin pa inspektim.

Sipas mediave greke, oficerët e doganës janë hetuar prej muajit mars. Ata dyshohet se i lejuan automjetet të kalonin pa inspektim, nëse u ofrohej një “kafe”. Mediat greke kanë zbuluar disa prej bisedave të përgjuara.

Biseda mes një punonjëseje të vjetër dhe një punonjëseje të re:

Punonjësja e vjetër, A.Y.: … dhe më vonë do të jesh edhe ti brenda në… Mendoj se zoti K. të tha…

Punonjësja e re, N.Y.: Po, po, më tha.

A.Y.: Ngadalë, ngadalë, çfarëdo ryshfeti.

N.Y.: Po, po, ma shpjegoi ai.

A.Y.: … prandaj turni është gjithmonë i dyfishtë ose i trefishtë, në mënyrë që të jetë një vendim në grup, në mënyrë që të mos e gjejmë veten të ekspozuar.

Në një bisedë tjetër, oficerët e doganave shmangin vendosjen e gjobave me qëllim që të përfitojnë shuma të ndryshme:

Punonjësja: Përshëndetje, kush jeni ju? (do të thotë se cilin automjet)

Qytetari: Unë jam Peugeot.

C. Y.: Në rregull, a ke ndonjë gjë aty brenda?

Qytetari: Asnjë nga…. Pak djathë, pak zarzavate, pak….

C. Y.: A keni ndonjë vaj?

Qytetari: Vaj po….

C. Y.: Sa?

Qytetari: Dhjetë litra.

C. Y.: Dhjetë apo njëzet? Nëse vij unë dhe ju keni më shumë se dhjetë, çfarë do të bëjmë?

Qytetari: … Sa peshonte…

C. Y.: Të pyeta po, e di që është e ndaluar. Të pyeta sa litra është, më thuaj dhjetë dhe unë të them nëse vij te makina dhe gjej njëmbëdhjetë çfarë do të ndodhë dhe më thua se nuk e kam peshuar.

Punonjësi: Çfarë nuk shkon?

C. Y.: Sa keni, ju pyes… Dhe vaj ke, dhe djathë ke, dhe mish ke.

A. Y: E pe makinën?

C. Y.: … jo, ende po negocioj se çfarë është.

A. Y.: Sille që ta shoh… do të diskutojmë për pjesën tjetër.

C. Y: Hape pak që ta shohë kolegu.

A.Y.: Hajdeni, zotëri, a jeni këtu? Lini një kafe dhe shkoni, lini një kafe dhe shkoni.

Qytetari: A duhet të largohem?

A. Y.: Na lini nga një kafe dhe ikim… në rregull, tha ai, dhjetë litra, dhe keni tridhjetë atje brenda? Hyni, hyni. Mos e lini të ju shohë… na lini nga një kafe dhe ikim.

C.Y.: Sa kishte ai?

A.Y.: Kishte tridhjetë litra vaj.

C.Y.: Isha i sigurt se nuk kishte dhjetë, kështu që i thashë nëse dal jashtë dhe gjej njëmbëdhjetë, çfarë do të ndodhë? Më thuaj sa ke para se të vij unë, i thashë.

A.Y.: I the dhjetë litra dhe kishe tridhjetë brenda… Haha… Kaq shumë gabim ishte peshorja?

Në një bisedë tjetër, dy punonjës po bëjnë ndarjen mes tyre dhe po flasin për një shumë prej rreth 250 eurosh që kanë marrë.

Punonjësi: Mos u anko fare, sot ishte një ditë shumë e mirë.

Punonjësja: Bravo, S…

Punonjësi: Janë nga, mirë ishim edhe pak, apo jo?

Punonjësja: Sigurisht.

Punonjësi: Dymbëdhjetë e gjysmë.

Punonjësja: Mirë përsëri.

/Marrë nga Top Channel 

The post Korrupsion në kufirin shqiptaro-grek/ Zbardhen bisedat e doganierëve: Sa vaj ka? appeared first on Lapsi.al.

Arrestimi i 14 doganierëve grekë nën akuzën për kontrabandë

By: user7
5 July 2025 at 10:35

Vijojnë edhe sot radhët kilometrike në pikën doganore të Qafë Botës pas arrestimit të 14 doganierëve grekë nën akuzën për kontrabandë mallrash. Mësohet se qindra qytetarë që udhëtojnë nga Greqia drejt Shqipërisë janë përballur me pritje të gjata deri në 3 orë.

Pala greke aktualisht operon vetëm me dy sportele dhe ka në shërbim vetëm tre doganierë ndërkohë, pala shqiptare ka vënë në dispozicion tre sportele funksionale.

Dy ditë më parë, autoritetet kanë arrestuar edhe 14 oficerë doganorë. Hetuesit kishin informacion për veprimtarinë e doganierëve, të cilët kundrejt një shume të caktuar parash, kujdeseshin që të mos kryenin kontrolle ndaj automjeteve dhe kamionëve të caktuar me rimorkio.

The post Arrestimi i 14 doganierëve grekë nën akuzën për kontrabandë appeared first on Lapsi.al.

Arrestimi i 14 doganierëve grekë/ Radhë kilometrike në Qafë-Botë, qytetarët në pritje për disa orë

By: V K
5 July 2025 at 10:24

Në pikën kufitare Qafë-Botë, është krijuar situatë kaotike, pasi qytetarët që hyjnë nga Greqia në Shqipëri po përballen me radhë të gjata dhe pritje disaorëshe.

Pas arrestimit të 14 doganierëve grekë të dyshuar për përfshirje në kontrabandë mallrash, kontrolli kufitar në anën greke është ngadalësuar ndjeshëm.

Aktualisht, pala greke po operon vetëm me dy sportele dhe me një staf të reduktuar prej tre doganierësh, duke shkaktuar vonesa të mëdha për udhëtarët.

Pritjet shkojnë deri në tre orë, ndërsa radhët e makinave janë kilometrike.

Në anën shqiptare të pikës kufitare, puna vazhdon normalisht me tre sportele aktive, por fluksi i lartë dhe ngadalësia nga pala greke po krijojnë bllokime të konsiderueshme.

The post Arrestimi i 14 doganierëve grekë/ Radhë kilometrike në Qafë-Botë, qytetarët në pritje për disa orë appeared first on Albeu.com.

Qafë Botë: Kufiri i hapur për qytetarët, por i pezulluar për veprimet doganore

4 July 2025 at 09:15

Qafë Botë: Kufiri hapur për qytetarët, pezullim për automjetet me ngarkesa tregtare pas arrestimeve në doganën greke Në pikën kufitare të Qafë Botës, sot vijon normalisht kalimi i qytetarëve dhe automjeteve private. Megjithatë, është pezulluar përkohësisht kalimi i automjeteve që kërkojnë procedura doganore, si kamionë dhe mjete me ngarkesa tregtare.       Ky zhvillim […]

The post Qafë Botë: Kufiri i hapur për qytetarët, por i pezulluar për veprimet doganore appeared first on Saranda Web.

Pala greke pezullon sërish punën sot në Qafë Botë

By: user7
4 July 2025 at 09:50

Kalimi i automjeteve në Pikën Kufitare të Qafë Botës është pezulluar përkohësisht edhe ditën e sotme. Kalimi i në këtë pikë kufitare mund të bëhet vetëm në këmbë. Mësohet se dhjetëra shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në doganë pasi pala greke ka pezulluar punën.

Raportohet se ky pezullim i punës nga pala greke vjen pas një aksioni të autoriteteve greke ku janë arrestuar disa doganierë për korrupsion pas hetimeve për lehtësime kalimesh kundrejt pagesës për rrjete të paligjshme.

Hetuesit kishin informacion për veprimtarinë e doganierëve, të cilët kundrejt një shume të caktuar parash, kujdeseshin që të mos kryenin kontrolle ndaj automjeteve dhe kamionëve të caktuar me rimorkio. Deri më tani, janë arrestuar 13 persona, ndërsa hetimi është duke vazhduar.

The post Pala greke pezullon sërish punën sot në Qafë Botë appeared first on Lapsi.al.

Bllokimi në Qafë Botë, 13 punonjës të doganës greke vihen në pranga

By: user7
3 July 2025 at 11:41

Një operacion është duke u zhvilluar ditën e sotme ku janë vënë në pranga zyrtarë doganorë grekë për ryshfet dhe korrupsion në pikën kufitare në Qafë Botë. Sipas informacioneve nga mediat greke fokusi i hetimit është Zyra Doganore Mavromatio e vendosur në kufirin me Shqipërinë.

Burimet bëjnë me dije se zyrtarët doganorë kanë kryer kontrolle të paplota ose kanë “mbyllur sytë” plotësisht ndaj transportit të produkteve. Deri më tani, janë arrestuar 13 persona, ndërsa hetimi është duke vazhduar.

Pas disa orësh është hapur qarkullimi për mjetet në pikën kufitare në Qafë Botë. Ky pezullim i qarkullimit të mjeteve kishte nisur që prej orës 06:30 të mëngjesit të sotëm pas arrestimit të një doganierëve grekë.

The post Bllokimi në Qafë Botë, 13 punonjës të doganës greke vihen në pranga appeared first on Lapsi.al.

Pas disa orësh Greqia hap sportelin, nis qarkullimi i mjeteve në Qafë Botë

3 July 2025 at 10:53

Pas disa orësh është hapur qarkullimi për mjetet në pikën kufitare në Qafë Botë. Ky pezullim i qarkullimit të mjeteve kishte nisur që prej orës 06:30 të mëngjesit të sotëm pas arrestimit të një doganieri grek në pikën e kalimit në Mavromat.

Ene nuk ka detaje për arsyen e arrestimet dhe akuzave që bien ndaj tij. Mësohet se në pikën kufitare greke ishte vënë shiriti i policisë. Tashmë ka nisur lëvizja normale e mjeteve, pas hapjes së sportelit nga pala greke. Para se të hapej qarkullimi për mjetet lejohej vetëm kalimi i këmbësorëve vetëm pa bagazhe.

The post Pas disa orësh Greqia hap sportelin, nis qarkullimi i mjeteve në Qafë Botë appeared first on Sot News | Lajme.

Prej disa orësh i bllokuar, nis qarkullimi i mjeteve në Qafë Botë

By: Elva
3 July 2025 at 10:47

Ka nisur sërish qarkullimi i automjeteve në Qafë Botë, pasi u ndalua mëngjesin e sotëm. Shkak u bë arrestimi i një doganieri grek në Pikën e Kalimit Kufitar në Mavromat. Nuk dihen ende arsyet e arrestimit të doganierit, ndërsa në zyrat e palës greke u vendos shiriti i policisë. Kalimi nga Greqia drejt Shqipërisë lejohej […]

The post Prej disa orësh i bllokuar, nis qarkullimi i mjeteve në Qafë Botë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌