Eljif Elmas mund të rikthehet në Serie A, gjiganti italian e do reprezentuesin maqedonas
Eljif Elmas mund të rikthehet në Serie A, pasi aventura e tij në Bundesliga me RB Leipzig nuk ka shkuar siç pritej. Mesfushori nga Maqedonia e Veriut po kërkon një dalje, dhe interesimi nga Italia nuk mungon.
Sipas gazetarit Nicolo Schira, AS Roma ka kontaktuar me RB Leipzig për të diskutuar mundësinë e transferimit të 25-vjeçarit. Elmas është i hapur për rikthimin në Itali, ku më parë ka luajtur për Napolin.
Torino është gjithashtu në garë, pasi Elmas kaloi gjysmën e dytë të sezonit 2024/25 në huazim te ta, duke realizuar katër gola në 13 ndeshje me klubin torinez do të donte një tjetër huazim.
Nga ana tjetër, Leipzig është i prirur ta shesë përfundimisht. Gjermanët e blenë për 24 milionë euro në janar 2024, por janë të gatshëm ta lënë të largohet për 17 milionë euro këtë verë.
Paga e lartë prej 6 milionë eurosh në sezon dhe paraqitjet e dobëta në Bundesligë, 16 ndeshje pa gol, kanë bërë që Elmas të mos konsiderohet më pjesë e planeve afatgjata të klubit.
Roma e vlerëson shkathtësinë e Elmasit për të mbuluar disa role në mesfushë dhe e sheh atë si alternativë të vlefshme për krahun e majtë. .
NdĂ«rkohĂ«, Torino heziton pĂ«r shkak tĂ« çmimit tĂ« kĂ«rkuar prej 17 milionĂ« eurosh dhe po pret pĂ«r tĂ« parĂ« nĂ«se Leipzig do tĂ« ulĂ« kĂ«rkesat nĂ« javĂ«t nĂ« vijim. /Telegrafi/Â
The post Eljif Elmas mund të rikthehet në Serie A, gjiganti italian e do reprezentuesin maqedonas appeared first on Telegrafi.