Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Specialja rrëzon mocionin e mbrojtjes në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë refuzuar plotësisht mocionin e mbrojtjes që kërkonte heqjen e disa fakteve materiale nga aktakuzave ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Mocioni kishte për qëllim të sfidonte përfshirjen e ngjarjeve që kanë ndodhur para majit të vitit 1998 […]

The post Specialja rrëzon mocionin e mbrojtjes në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së appeared first on BoldNews.al.

Sot pritet vendimi për mocionin e mbrojtjes së Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

PRISHTINË, 16 korrik/ATSH/- Në Gjykatën Speciale në Hagë sot pritet të bëhet publik vendimi lidhur me mocionin e ekipeve mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK-së për të rrëzuar pjesë të caktuara të aktakuzës për krime të pretenduara të luftës.

Dymbëdhjetë qershori ka qenë afati i fundit kur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi kanë mundur të dorëzojnë mocionin për rrëzimin e akuzave. Ndërkaq, Zyra e Prokurorit të Specializuar pati kohë të përgjigjet deri më 7 korrik.

Vendimi për mocionin pritet ta përcaktojë edhe rrjedhën e vazhdimit të këtij procesi gjyqësor.

Mbrojtja e ish-eprorëve të UÇK-së e ka konsideruar rastin e prokurorisë të dobët si dhe ka deklaruar se presin rezultat pozitiv në fund të këtij procesi gjyqësor.

Ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Zyra e Prokurorit të Specializuar i ngarkon Thaçin dhe të tjerët me akuza për krime të pretenduara të luftës. Ata janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Gjykimi ndaj tyre nisi më 3 prill 2023 – gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Specialja është kritikuar në vazhdimësi për redaktime të shumta dhe mbyllje për publikun.

Edhe Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj ka shprehur shqetësime rreth punës së Gjykatës Speciale. Qelaj ka ngritur dyshimet e tij nëse në Speciale po respektohen parimet e gjykimit të drejtë dhe të paanshëm./KosovaPres/

The post Sot pritet vendimi për mocionin e mbrojtjes së Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së në Hagë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Një zë që thyen heshtjen – rrëfimi i një të mbijetuari të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Në episodin e parë të ciklit të ri të emisionit “Debat Plus”, para publikut vjen një rrëfim rrëqethës e tronditës nga një i mbijetuar i luftës në Kosovë.

Kjo dëshmi nuk është vetëm për të dokumentuar krimet e kryera, por për të thyer heshtjen që për vite kishte rënduar mbi barrën e përjetimit dhe dhunës.

Emisioni nisi me një reflektim mbi jetën e para luftës e të mbijetuarit të dhunës seksuale nga forcat serbe – një jetë modeste në një fshat malor, e mbushur me vështirësi, punë si arsimtar dhe përpjekje për një jetë të dinjitetshme.

Por, ngjarjet që ndodhin në vitin 1998-1999 shënuan pikën e kthesës.

Ishte periudha kur ai për herë të parë dëgjoi për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e cila po luftonte forcat serbe, pikërisht atëherë frika, dhuna dhe persekutimi hynë në mënyrë brutale në jetën e tij dhe të familjes së tij.

Rrëfimi i tij përfshin ndarjen nga gruaja dhe fëmijët, djegien e fshatit, depërtimin me dhunë, rrahjet, poshtërimin dhe aktet e dhunës seksuale ndaj tij.

Tmerr çka s’ta merr mendja hiq. E filloi lufta edhe neve si zakonisht, e kemi pas punktin e policisë dy kilometra prej fshatit tonë edhe gjithë kemi qenë me frikë, hyjshin policia vazhdimisht, çdo dy ditë, na gjithë kemi fjetë në mal, më së zori e kanë pas fëmija edhe gratë, se prapë na iknim por fëmija e gratë e kanë pas zor, se ka pas herë që me ka dy ditë s’kemi hangër bukë… Ujë pijshim se gjenim përrockave, e me hangër ka ndodhë dy ditë s’kemi hangër”, ka rrëfyer ai.

“… me maska vinin, dy ofansiva kanë hy në fshat tonë. Ofansiven e parë s’kanë mujt s’kanë mujt me më za, ndërsa, në ofansiven e dytë me kanë za dhe na kanë mbledhë në fshat aty, kemi qenë 480 vetë, kurr s’e harroj atë 480 vetë edhe na kanë mbleshë një arë edhe e kanë djegë tërë fshatin…Po, po krejt, edhe gra e fëmijë i kanë marrë i kanë qu për *******, neve burrave na kanë mbledhë në një arë edhe, se e dinin disa gjuhën, unë s’e kam ditë gjuhën serbe, thamë, çka bahet me neve, thanë, me juve po ju pret masakra e ******** se dy ditë kanë hy në ************ e kanë kry masakrën, tani kanë hy në fshatin tonë”, ka rrëfyer ai..

Në këtë rrëfim rrëqethës, i mbijetuari tregon se si u kap nga forcat serbe, bashkë me 480 burra të tjerë nga fshati dhe zona përreth, dhe u dërgua në drejtim të ************, me tanke para e mbrapa, të shtyrë e të rrahur brutalisht.

“Po pas masakrës së **********në ora 4 u kry ofansiva, ata qysh thoshin, edhe u mblidhen të shkolla në fshat aty që janë mbledh ushtria, policia krejt me maska, të ngjyrosur, edhe tha, u kry ofansiva, tha me sukses edhe këta krejt me i marrë e me i qu në ***********…. edhe kah jemi shku rrugës në fshatin **********, **********”, ka thënë ai.

Dy herë ai përjetoi dhunë seksuale nga policë serbë – njëri prej tyre e urinoi mbi trupin e tij të përgjakur dhe të rrëzuar në dysheme.

“… edhe veç ma ka ba me gisht hajde, edhe na kanë qu e kemi shkarku zhavorin e kena maru si punkt edhe me kanë marr mu me kanë shti mrena në shpi të ******** edhe me kanë dhunu.…Jo, unë kam qenë një dhomë vetëm edhe krejt ata gjashtë kanë qenë, i kanë qu tjetër vend…Krejt të maskum, edhe më ka ra të fikt, unë s’kam ditë kurgja hiq, kur më ka dal çpia(më ka ardhë vetëdija), më urinonte, një polic, kur kqyri krejt gjak isha kanë….edhe më ka rrokë grykë automati në shpinë, bile i kam shenjat në shpinë edhe më ka thanë serbisht hyn në kolonë”, ka rrëfyer ai.

Përmes zërit të tij të thyer por të vendosur, dëshmitari solli një kujtesë të gjallë për tmerret që ndodhën në luftën e fundit në Kosovë.

Ky rrëfim nuk është vetëm dokument i së shkuarës, por një thirrje për drejtësi dhe një kujtim i gjallë për brezat e sotëm e të ardhshëm që të mos harrojnë. Kjo është vetëm një nga shumë dëshmitë që emisioni “Debat Plus” do të sjellë në ciklin e tij të ri, i cili synon të ndriçojë të vërtetat e pathëna të luftës përmes zërave të atyre që mbijetuan.

The post Një zë që thyen heshtjen – rrëfimi i një të mbijetuari të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë appeared first on Telegrafi.

OVL-UÇK reagon për rastin “Veteranët”: Mbrojtja e statusit të luftëtarëve të vërtetë është çështje parimore

PRISHTINË, 14 korrik/ATSH/  Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj vendimit gjyqësor, për shpalljen fajtorë të dhjetë nga të akuzuarit në rastin e njohur si “Veteranët”.

Nënkryetari i kësaj organizate, Gazmend Syla ka thënë për KosovaPress se OVL-UÇK e ka ndjekur me vëmendje vendimin e sotëm dhe shton se kjo organizatë ka qenë gjithmonë kundër përfshirjes së personave të pa merituar në listat e veteranëve.

Sipas Sylës, mbrojtja e statusit të luftëtarëve të vërtetë është çështje parimore për OVL-UÇK.

Ndërsa, Syla thekson se duket krejtësisht e pakuptimtë që njëkohësisht gjykata e dënon komisionin për verifikimin e veteranëve, dhe më pas i thotë qeverisë “verifikoni sërish 19.500 persona”.

“Ne kemi dyshime serioze që kjo qeveri në detyrë ka kompetencë ligjore apo politike për të ndërmarrë një proces kaq të rëndësishëm dhe të ndjeshëm. Rishikimi eventual i listave duhet të bëhet me kujdes të jashtëzakonshëm, me garanci të forta ligjore dhe morale, dhe assesi në mënyrë të njëanshme apo politike”, thekson Syla në një përgjigje me shkrim për KosovaPress.

Sot, Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtorë dhjetë nga të akuzuarit në rastin e njohur si “Veteranët”, ndërsa ka liruar nga aktakuza Nuredin Lushtakun dhe Smajl Elezajn, pasi sipas trupit gjykues ata nuk kanë pasur cilësinë e personit zyrtar.

Agim Çeku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari u shpallën fajtorë për veprime në kundërshtim me ligjin dhe me rregullat e përcaktuara nga Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranëve të UÇK-së, duke ua mundësuar personave të tjerë të përfitojnë në mënyrë të kundërligjshme statusin e veteranit.

Ata u dënuan me nga një vit burgim, i cili duhet të ekzekutohet brenda 15 ditësh nga shpallja e vendimit. Trupi gjykues përbëhej nga Gazmend Bahtiri (kryetar) dhe anëtarët Ngadhnjim Arrni e Kushtrim Shyti, ndërsa aktakuza përfaqësohej nga prokurori Valdet Gashi.

Kryetari i trupit gjykues, Gazmend Bahtiri tha se Qeveria e Kosovës obligohet që brenda një viti të krijojë komisione të reja për të rishqyrtuar listën e personave aplikues për statusin veteran-luftëtarë, listë kjo me 19,500 persona.

Trupi gjykues deklaroi se qeveria pas përfundimit të rishqyrtimit të aplikimeve për statusin veteran- luftëtar, duhet të shpallë vlefshmërinë e statusit.

/Kosovapress/

The post OVL-UÇK reagon për rastin “Veteranët”: Mbrojtja e statusit të luftëtarëve të vërtetë është çështje parimore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ish-kryeministri i Kosovës midis 10 të dënuarve për falsifikim të listave të veteranëve të luftës

Gjykata Themelore e Prishtinës dënoi të hënën ish-kryeministrin Agim Çeku dhe nëntë të tjerë me nga një vit burg secili, duke përmbysur një vendim të vitit 2021 që liroi nga akuzat të 11 të pandehurit për shpërdorim detyre në falsifikimin e një liste të veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK. Përveç Çekut, […]

The post Ish-kryeministri i Kosovës midis 10 të dënuarve për falsifikim të listave të veteranëve të luftës appeared first on Reporter.al.

“Dashuria” për UÇK/ Gazetarja polake mbledh fakte e dëshmi në Kosovë

Gazetarja polake, Weronika Kochan ka krijuar një lidhje të veçantë shpirtërore me Kosovën.

Për vendin tonë, për herë të parë kishte dëgjuar gjatë pushimeve në Shqipëri, por që nga ajo kohë, interesimi i saj për Kosovën vetëm është thelluar.

Mes shumë vlerave që, sipas saj, i karakterizojnë shqiptarët nga Kosova, ajo veçon një: adhurimin e saj për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Mocioni për Thaçin dhe të tjerët, OVL-UÇK: Ky moment është një test për të vërtetën

Organizata e Veteranëve të Luftës, Shoqata e Invalidëve të Luftës, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve, Shoqata e të Burgosurve Politikë dhe Shoqëria “Lëvizja”, kanë reaguar pas lajmit se më 17 korrik do të merret vendimi për mocionin e dorëzuar nga ish-krerët e UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në reagim thuhet se ky moment është një test për drejtësinë dhe për të vërtetën, ku i bënë thirrje trupit gjykues që në këtë vendim të mos i mbyllë sytë para të vërtetës.

“Lufta jonë çlirimtare ka qenë e drejtë, e pastër dhe e ndërtuar mbi themele të lirisë e dinjitetit kombëtar. Çdo përpjekje për ta njollosur atë është padrejtësi ndaj popullit dhe ndaj historisë sonë”.

“I bëjmë thirrje trupit gjykues që në këtë vendim të rëndësishëm të mos i mbyllë sytë para së vërtetës të luftës sonë çlirimtare. Ky është një moment vendimtar që kërkon respektim të parimeve të drejtësisë me ndershmëri”, thuhet në reagim.

Tutje, këto organizata thanë se populli shqiptar dhe bashkësia ndërkombëtare presin një vendim që sipas tyre, respekton sakrificën për liri dhe jo një vendim që i shërben padrejtësisë.

“Ne besojmë në pafajësinë e luftëtarëve tanë dhe do të qëndrojmë gjithmonë përkrah tyre. 16 korriku do të jetë dita kur do të shihet se a është e politizuar kjo gjykatë apo ende ka në të jurist profesional dhe të paanshëm”, thuhet në reagim.

The post Mocioni për Thaçin dhe të tjerët, OVL-UÇK: Ky moment është një test për të vërtetën appeared first on Telegrafi.

Lutja e Gjergj Lucës drejtuar Donald Trump dhe Elon Musk, nga Fish City

Në një kohë kur marrëdhëniet ndërmjet Elon Musk dhe Donald Trump kanë hyrë në një fazë tensioni publik, siç e përshkruajnë mediat amerikane dhe ato ndërkombëtare, nga Fish City, Labinot-Fushë, Elbasan, zëri i Gjergj Lucës, një shqiptari me pasion të rrallë për zhvillimin dhe progresin, është bërë pjesë e kësaj ftese për pajtim, një ftesë që më shumë se një thirrje politike…

Source

Protestë para FSHF-së, tifozët të revoltuar pas heqjes së simboleve të UÇK-së në stadium

Disa aktivistë dhe tifozë të kombëtares shqiptare të futbollit protestuan të enjten përpara zyrave të Federatës Shqiptare të Futbollit, ku nuk munguan përplasjet me policinë dhe sigurinë. Reagimi i tifozëve vjen pasi FSHF urdhëroi që asnjë simbol i UÇK-së (Ushtria Çlirimtare e Kosovës), flamur apo fanellë, të mos ishte në stadiumin “Arena Kombëtare” për ndeshjen kundër Serbisë. […]

The post Protestë para FSHF-së, tifozët të revoltuar pas heqjes së simboleve të UÇK-së në stadium appeared first on BoldNews.al.

Heqja e flamujve të UÇK-së në ndeshjen me Serbinë, aktivistët protestë para FSHF

Disa aktivistë dhe tifozë të kombëtares shqiptare të futbollit protestuan pasditen e djeshme përpara zyrave të Federatës Shqiptare të Futbollit, ku nuk munguan përplasjet me policinë dhe sigurinë.

Reagimi i tifozëve vjen pasi FSHF urdhëroi që asnjë simbol i UÇK-së, flamur apo fanellë, të mos ishte në stadiumin “Arena Kombëtare” për ndeshjen kundër Serbisë. Policia tërhoqi me forcë flamujt nga stadiumi dhe largoi tifozët me bluzat e UÇK-së.

Për këtë ngjarje, disa tifozë shkuan të enjten mbrëma në zyrat e FSHF-së në Tiranë dhe vendosën flamujt e UÇK-së jashtë rrethimit të institucionit. Aktivisti Gent Progni është penguar teksa po vendoste flamujt nga një civil që ka tentuar t’i hiqte ato. Personi në fjalë dyshohet të jetë punonjës i një kompanie private sigurie, edhe pse nuk mbante uniformë apo identifikim zyrtar. Kujtojmë se për largimin e flamujve të UÇK-së nga stadiumi kombëtar reagoi edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL).

The post Heqja e flamujve të UÇK-së në ndeshjen me Serbinë, aktivistët protestë para FSHF appeared first on Lapsi.al.

Ndalet flamuri serb për Vidovdan, Serbia: Kurti valvit flamujt e UÇK dhe Shqipërisë së Madhe

Drejtori i ”Zyra për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviç sulmoi ashpër vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për të ndaluar shfaqjen e flamurit dhe simboleve serbe në Graçanicë gjatë festimit të Vidovdanit. Për të kjo tregon fytyrën antiserbe dhe fashiste të regjimit të Albin Kurtit. Petkoviç theksoi se ndërsa ekstremistët shqiptarë “pikturojnë grafite të UÇK-së terroriste në…

Source

“Ish krerët e UÇK vazhdojnë të mbeten ‘peng’”/ Flet ish ushtari: Haga vijon padrejtësitë

‘Janë disa reagime që japin shpresa pozitive, por konkretisht jo. Reagimi më i keq është i presidentes e cila vazhdoi mandatin, nuk e diskutoi me njerëzit. Fajet i ka ajo parti që ka shumicën dhe ka përgjegjësinë më të madhe. Haga vijon padrejtësisë, vazhdon të mbajë krerët e UÇK peng”.

Nasim Haradinaj ish ushtari i UÇK komentoi zhvillimet në Hagë ndaj ish krerëve të UÇK të cilët vijojnë të mbahen në qeli. Haradinaj tha se Haga vijon padrejtësisë dhe se ish krerët e UÇK po mbahen peng. Më tej, ai tha se Amerika nuk kërkon pengimin e lëvizjeve që vërtetojnë pafajësinë e krerëve të UÇK.

Amerika nuk është e interesuar të pengojë cilëndo lëvizje drejt pafajësisë së tre njerëzve, por nuk mund të lëviz mekanizmat tanë të qeverisë.’

The post “Ish krerët e UÇK vazhdojnë të mbeten ‘peng’”/ Flet ish ushtari: Haga vijon padrejtësitë appeared first on Sot News | Lajme.

Haradinaj: Fitorja e UÇK-së dhe hyrja e NATO-s, ngjarja më kulmore në historinë tonë të re

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar sot Ditën e Çlirimit të Kosovës, duke e cilësuar 12 qershorin si një nga momentet më të lavdishme të historisë sonë të re.

Në një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook, Haradinaj ka shkruar se “Duke kujtuar betejat e burrave e grave të UÇK-së anekënd vendit, jemi falënderues për aleatët tanë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”

“Lirinë tonë e bëri edhe më kuptimplotë, përkrahja e bashkësisë ndërkombëtare në krye me SHBA-të dhe NATO-n, që përshpejtoi fitoren duke ndërprerë vuajtjet dhe gjenocidin që ushtrohej mbi popullin tonë.
Amaneti i atyre që ranë për lirinë që e gëzojmë sot, na obligon ta ruajmë të plotë e ta zhvillojmë Kosovën”, ka theksuar ai./Telegrafi/

The post Haradinaj: Fitorja e UÇK-së dhe hyrja e NATO-s, ngjarja më kulmore në historinë tonë të re appeared first on Telegrafi.

“Tifozat Kuq e Zi” reagojnë pas ndalimit të flamurit të UÇK në ndeshjen me Serbinë

“Tifozat Kuq e Zi” kanë reaguar ndaj masave të marra gjatë ndeshjes miqësore të Kombëtares Shqiptare, ku simbolet dhe flamujt e UÇK janë ndaluar brenda stadiumit.

Në një postim në faqen zyrtare të tifogrupit thuhet se gjatë ndeshjes u konfiskuan bluza dhe shaje me mbishkrime si “O sa mirë me qenë Shqiptar!”, “Prishtina”, “Kosova” dhe “Shkëndija”, ndërsa simboli i UÇK-së u konsiderua si një rrezik dhe u ndalua me forcë.

“Për pak flamuj të futur brenda pamë skena qesharake e përçmuese: mbi 20 policë u vërsulën të zhveshin një djalë që mbante në gjoks shqiponjën dykrenare dhe stemën e UÇK-së. Ky “krim” nuk ndalohet me ligj në asnjë qytet të Shqipërisë – pse stadiumi qenka më i veçantë? Në stadiumin tonë, ku duhet t’i këndohet vendit dhe identitetit tonë, simbolet tona kombëtare u trajtuan si një rrezik.

Sa për simbolin e UÇK-së, ua përsërisim: ne, Tifozat Kuq e Zi, marrim përsipër çdo gjobë që mund t’ju vendoset për të. Dërgoni faturat që sot. Pra, flamurin e UÇK-së nuk do ta ndalni kurrë! As ju, as miqtë tuaj në Beograd, e askush në këtë planet. E kemi shpalosur në çdo ndeshje të Kombëtares tash e 21 vite, dhe njëjtë do të veprojmë edhe nesër në Riga, e në ndeshjet e radhës. Të shtunën u futëm në stadium vetëm për këtë gjë. Pasi arritëm qëllimin dhe shpalosëm flamurin e UÇK-së, lëshuam përsëri stadiumin. Ju sfidojmë të na ndalni”, thuhet mes të tjerash në reagimin e tifogrupit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Tifozat Kuq e Zi” reagojnë pas ndalimit të flamurit të UÇK në ndeshjen me Serbinë appeared first on Euronews Albania.

Debati/ Pse i zhveshi policia simbolet e UÇK-së në Air Albania

Çdo vit kur temperaturat nxehen dhe lajmërohet çelja e sezonit turistik, shqiptarët e dy anëve të kufirit takohen masivisht në bregdet dhe një valë paragjykimesh pushton rrjetet sociale. Ndryshe ndodhi këtë vit, kur mospajtimeve të fillimverës ia lanë vendin emocionet e ndeshjes me Serbinë. Shkak u bënë masat e rrepta të policisë, që nuk pranoi asnjë kompromis dhe largoi çdo simbol me natyrë politike, ushtarake e nacionaliste në shkallët e stadiumit.

Filmimet e celularëve dëshmuan për ndërhyrjen e dhunshme të policëve ndaj disa djemve të rinj që mbanin veshje me simbolet e UÇK-së.

Qindra mijëra shikime në rrjetet sociale u shoqëruan me komente plot mllef, që e shndërruan temën e simboleve të UÇK-së në një debat paralel me atë të performancës së kombëtares në fushë.

Kuptohet se shënjestër e sharjeve dhe ofendimeve ishte policia dhe kryeministri Edi Rama, edhe pse ky si rrallëherë nuk ishte në stadium.

Në veçanti domethënës ishte reagimi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK), që prekjen e flamurit kuqezi e krahason me prekjen e gjakut të dëshmorëve.

“Kur preket flamuri i UÇK-së, preket gjaku i Dëshmorëve tanë, amaneti i tyre, liria për të cilën ata ranë. Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, është kujtimi i atyre që jetojnë përherë në ndërgjegjen tonë. Të na thuhet se nuk ka vend për të në tokë shqiptare, është një therje në shpirt për çdo familje Dëshmori, për çdo luftëtar, për çdo zemër që rreh shqip”, thuhet në reagim.

Organizata e Veteranëve kërkoi sqarime për arsyet dhe motivet e ndalimit të flamurit të UÇK-së në një vend ku, sipas tyre, “nuk duhet të ketë kufij për gjakun që është derdhur për liri”.
“Rama&Duka jane te perkohshem. Kosova zemra e Shqipërisë është e përjetshme” ishte një ndër komentet që shoqërojnë mesazhin e veteranëve.

“Rregullat jan veç për Shqipërinë apo për të gjithë? Se Serbia në çdo ndeshje që luan ka një shënim “Kosova është Serbi” ose “Shqiptari i mirë ëshë shqiptar i vdekur” Apo këto nuk llogariten?” shkruan një tjetër komentues.

Kësaj radhe, kryeministri i Kosovës Albin Kurti preferoi të tregohej më i ftohtë se shumë bashkëqytetarë të tij dhe në reagimin për ndeshjen, foli vetëm për ç’ka ndodhi në fushën e blertë, por jo në shkallët e stadiumit.

“Me pak më shumë fat në fund të pjesës së parë, mund të kishim marrë të tri pikët nga ndeshja. Andaj, barazimi na la të pakënaqur me rezultatin, por jo me kombëtaren, e cila luajti më mirë se kundërshtari i saj” u shpreh Kurti, duke shmangur incidentet për të mos hapur debate për sjelljen e policisë shqiptare.

Nuk ishte kaq indiferent kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha që shpërndau një video të një tifozi shqiptar që tërhiqej nga policia, sepse mbante veshur simbolet e UÇK-së.

“As në Beograd nuk ndodh! E nxjerrin tifozin nga stadiumi se kishte një bluze me stampë të UÇK! Dënoj me neveri një akt të tillë të shëmtuar antidemokratik prej vasali të Edi Ramës dhe narko-regjimit të tij!” ka shkruar Berisha.

Që ndeshja me Serbinë do të ishte nën monitorim të rreptë nga policia shqiptare, kjo ishte bërë e qartë nga masat e forta të publikuara më parë. Jo më kot, për herë të parë në 21 vjet ishin përjashtuar nga furnizimi me bileta edhe Tifozët Kuqezi.

“Absurdi i kësaj ndeshjeje qëndron te hipokrizia e vazhdueshme e FSHF-së, e cila predikon gjithpërfshirje, por në realitet përjashton tifozët e vërtetë, ata që e kanë ndjekur Kombëtaren për më shumë se 21 vite. Futbolli është kthyer nga një aktivitet popullor në një event ekskluziv për të pasurit, ku çmimet e biletave variojnë nga 150 deri në 1000 euro” shkruan tifozët kuqezi. Duke akuzuar FSHF për “politika përjashtuese” “nëse nuk je i pasur, nuk ke vend në stadium”

Një eksperiencë e ngjashme, tepër e hidhur për tifozët kuqezi ka qenë përballja me Serbinë në stadiumin e Elbasanit në vitin 2015. Edhe atëherë, ata e panë veten nën kontrolle të rrepta dhe presione nga policia për të dorëzuar çdo send që mund të përdorej për të sulmuar lojtarët në fushë dhe çdo veshje me simbole nacionaliste. Shkallët e stadiumit në ndeshjen me Serbinë ku humbëm 0-2 ngjanin me sallën e një teatri.

Por këtë vit, qeveria shqiptare ka pasur edhe një arsye më tepër për të qenë e ashpër me tifozët e kombëtares. Dy federatat, ajo e Shqipërisë dhe ajo e Serbisë janë bërë bashkë për të organizuar kampionatin europian të futbollit U21 në vitin 2027.
Ky organizim pritet të sjellë një vëmëndje të shtuar të qytetarëve europianë drejt Shqipërisë. Ai nuk është vetëm një aktivitet sportiv, por edhe një shans politik, një mundësi për t’i treguar Europës se qytetaria shqiptare nuk ka shumë diferenca me ata europianë.

Prandaj në Air Albania s’kishte vend as për atmosferën dhe as për inatet e luftrave ballkanike. Sepse më së pari ishte e rëndësishme të dukemi sikur jemi “europianë”. Edhe pse mbi kokë qëndron shkopi i gomës së një polici./Lapsi.al

The post Debati/ Pse i zhveshi policia simbolet e UÇK-së në Air Albania appeared first on Lapsi.al.

Heqja e flamurit të UÇK në stadium, reagon Shoqata e Veteranëve të Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) ka reaguar ashpër ndaj ngjarjes së ndodhur një ditë më parë në stadiumin ‘Arena Kombëtare’ në Tiranë, gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, ku forcat e policisë larguan nga tribuna flamurin e UÇK-së.

Përmes një deklarate në rrjetet sociale, OVL ka shprehur indinjatën e saj të thellë, duke theksuar se një akt i tillë përbën një fyerje të rëndë ndaj kujtesës historike dhe sakrificës së luftës çlirimtare.

“Kur preket flamuri i UÇK-së, preket gjaku i Dëshmorëve tanë, amaneti i tyre, liria për të cilën ata ranë. Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, është kujtimi i atyre që jetojnë përherë në ndërgjegjen tonë. Të na thuhet se nuk ka vend për të në tokë shqiptare, është një therje në shpirt për çdo familje Dëshmori, për çdo luftëtar, për çdo zemër që rreh shqip”, thuhet në reagim.

Gjatë ndeshjes, tifozët nuk janë lejuar të hyjnë në stadium me veshje që kishin të stampuar logon e UÇK-së apo materiale të tjera të ngjashme me simbolikën e saj. Megjithatë, disa persona arritën të fusin flamurin e UÇK-së në tribuna, por në disa raste, policia ndërhyri për ta larguar.

Ky veprim ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, ndërsa Organizata e Veteranëve kërkon sqarime për arsyet dhe motivet e këtij ndalimi në një vend ku, sipas tyre, “nuk duhet të ketë kufij për gjakun që është derdhur për liri”.


Reagimi i plotë i OVL-se:

Na dhemb zemra oj nanë Shqipni.

Kur preket flamuri i UÇK-së, preket gjaku i Dëshmorëve tanë. Preket amaneti i tyre, preket liria për të cilën ata ranë.

Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, është kujtimi i atyre që jetojnë përherë në ndërgjegjen tonë.

Të na thuhet se nuk ka vend për të në tokë shqiptare, është një therje në shpirt për çdo familje Dëshmori, për çdo luftëtar, për çdo zemër që rreh shqip.

Nuk kërkojmë asgjë më shumë veçse respekt, për ata që s’kërkuan asgjë, përveç lirisë sonë.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, jo me mllef, por me zemër të thyer, kërkon ndjeshmëri e kujdes, sepse kjo nuk është politikë, është kujtesë dhe kujtesa është e shenjtë.

The post Heqja e flamurit të UÇK në stadium, reagon Shoqata e Veteranëve të Kosovës appeared first on Lapsi.al.

Policia nxorri tifozin nga stadiumi, Berisha publikon pamjet: As në Beograd nuk ndodh, e larguan se kishte një bluzë të UÇK (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë në rrjetet sociale një video, ku shihet një tifoz duke u nxjerr nga stadiumi me ndërhyrjen e policisë.

Sipas kreut demokrat, kjo nuk ndodh as në Beograd, vetëm pse kishte një bluze me stampë të UÇK!

POSTIMI I BERISHËS:

As në Beograd nuk ndodh! E nxjerrin tifozin nga stadiumi se kishte një bluze me stampë të UÇK!

Dënoj me neveri një akt të tillë të shëmtuar antidemokratik prej vasali të Edi Ramës dhe narko-regjimit të tij!

Lexoni mesazhin dhe videon e tifozit dixhital!

Mirëmëngjesi Dr.Sali Berisha!Një tifoz u largua mbrëmë nga policia e Shqipërisë vetëm sepse mbante një maicë me mbishkrimin UÇK.

Dhe kjo nuk ndodhi në ndonjë vend të huaj, por në zemër të Shqipërisë, nga policia shqiptare, nën qeverisjen e Edi Ramës!

 

The post Policia nxorri tifozin nga stadiumi, Berisha publikon pamjet: As në Beograd nuk ndodh, e larguan se kishte një bluzë të UÇK (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Alarmon OVL e UÇK: Ish-krerët e UÇK-së po trajtohen në mënyrë çnjerëzore në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së trajtimit të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë, duke e cilësuar atë si çnjerëzor dhe poshtërues.

Në një reagim publik, OVL UÇK thekson se refuzimi nga ana e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për të pranuar vizitën e Avokatit të Popullit është një shprehje e qartë e zhgënjimit të thellë që ata kanë ndaj një institucioni që, sipas tyre, ka zgjedhur të heshtë përballë padrejtësive në vend që të mbrojë të drejtat e tyre.

“Qëndrimi i tyre është një mesazh i fuqishëm se kjo gjendje nuk mund të normalizohet dhe as të justifikohet. Për më tepër, kufizimet ekstreme në takimet me avokatët dhe ndërhyrjet arbitrare në përgatitjen e mbrojtjes ligjore përbëjnë cenim të drejtave themelore të njeriut dhe shkelje të rënda të së drejtës për një proces të drejtë gjyqësor”, thotë OVL e UÇK., transmeton Telegrafi.

Tutje OVL e UÇK thotë se “siç është raportuar në media, takimet po organizohen në mënyrë të papritur dhe në kushte të papërshtatshme, duke penguar seriozisht funksionimin efektiv të mbrojtjes”.

“Këto shqetësime i ka ngritur edhe Avokati i Popullit i Kosovës, i cili ka deklaruar publikisht se mbajtja e gjatë në paraburgim dhe mungesa e vendimeve të drejta për lirimin e përkohshëm bien ndesh me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe e përbëjnë trajtim jo të dinjitetshëm”.

Në këtë kontekst, OVL UÇK ka drejtuar një apel publik për ndaljen e menjëhershme të trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues të të paraburgosurve; sigurimin e aksesit të plotë dhe të pandërprerë në mbrojtje ligjore; reagim të qartë dhe publik nga Avokati i Popullit i Dhomave të Specializuara ndaj shkeljeve të evidentuara; rishikim të menjëhershëm të kushteve të paraburgimit dhe shqyrtim serioz të mundësisë për lirim të përkohshëm.

Në reagim thuhet se “luftëtarët e UÇK-së nuk kanë luftuar për drejtësi të njëanshme, për paraburgime pa fund dhe për t’u poshtëruar në emër të një drejtësie që hesht përballë padrejtësisë”.
“Drejtësia e vërtetë fillon me respektimin e dinjitetit njerëzor”, thuhet në reagimin e OVL të UÇK.

The post Alarmon OVL e UÇK: Ish-krerët e UÇK-së po trajtohen në mënyrë çnjerëzore në Hagë appeared first on Albeu.com.

Kosova bie dakord të pranojë kërkesat për kompensim nga viktimat e krimeve të luftës të UÇK-së

BIRN raporton se Kosova ka rënë dakord të paguajë kompensim për viktimat e ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, të shpallur fajtorë për krime lufte në Hagë. Urdhra dëmshpërblimi ishin lëshuar në dy rastet e para të trajtuara nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë; të akuzuarit, megjithatë, thanë se nuk […]

The post Kosova bie dakord të pranojë kërkesat për kompensim nga viktimat e krimeve të luftës të UÇK-së appeared first on Reporter.al.

Operacioni “Shigjeta” kujtohet si kryebeteja e UÇK-së

Në 26 vjetorin e nisjes së operacionit “Shigjeta”, bashkëluftëtarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Kroacia vizituan kompleksin memorial në Landovicë të Prizrenit, për të bërë homazhe dhe nderuar luftëtarët që ranë gjatë atij operacioni.

Binak Gashi, një prej eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tha se operacioni “Shigjeta” është kryebeteja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Kryebetejën e UÇK-së, projektin më të madh kombëtar që ka ndodhur në historinë e shqiptarëve është projekti i UÇK-së. Sot shënojmë ditën e fillimit të operacionit “Shigjeta’ – kryebetejën e UÇK-së që ka filluar më 26 maj 1999 dhe ka zgjatur deri më 10 qershor 1999, ka qenë një ndër operacionet më të suksesshme të UÇK-së. Ka bashkëpunuar me forcat e NATO-s, forcat e NATO-s kanë qenë nga ajri, kurse pjesëtarët e UÇK-së kanë qenë nga toka dhe bashkërisht e kemi kryer ashtu siç është më së miri. Humbjet tona kanë qenë shumë minimale, kurse nga ana e armikut kanë qenë shumë të mëdha”, tha ai.

Gashi për KosovaPress tha se kjo betejë detyroi forcat serbe te nënshkruajnë marrëveshjen tekniko-ushtarake në Kumanovë.

“Është beteja e fundit që ka detyruar forcat serbe ta nënshkruajnë marrëveshjen tekniko-ushtarake në Kumanovë… Atë kohë [e kujtojmë] pak me dhimbje, por është një kohë shumë krenare sepse ka kurorëzuar më lirinë e Kosovës…19 luftëtarë të UÇK-së kanë rënë, kurse nga armiku ka pasur 10 herë më tepër”, tha ai.

Muhamer Ibrahimi ushtar i njësisë speciale TF0, sot mbante veshur uniformën solemne si veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai tha se sot me këtë veshje po ndihet “sikur ditën e parë kur veshi uniformën e UÇK-së”.

Ibrahimi thotë se operacioni “Shigjeta” ishte grushti i fundit për largimin e forcave serbe nga Kosova.

“Është veshja e veteranëve, është solemne dhe në këtë ditë edhe të dëshmorëve dhe të operacionit, ne kemi vendosur si shokë t’i veshim këto, emocionin e kemi pak a shumë të njëjtë sikurse kur e kemi vesh uniformën e UÇK-së herën e parë… Tash secilën ditë e shoh rëndësinë dhe madhështinë e atij operacioni dhe efektin që e ka pasur… E di që ka qenë një prej operacioneve që ia kemi dhënë grushtin e fundit ushtrisë serbe”, tha ai.

Nga Tetova për të luftuar për lirinë e Kosovës kishte ardhur edhe Fexhri Asipi, i cili ishte pjesë e operacionit “Shigjeta”.

“Kam qenë pjesë e operacionit ‘Shigjeta’ dhe nëse i dëgjon dikush lajmet apo programet serbe, operacioni ‘Shigjeta’ ka qenë helm për armikun. Operacioni ka qenë shtrirje e gjatë nga Prizreni deri në Gjakovë ka qenë pjesë e madhe ku u thye kufiri shqiptaro-shqiptar me një distancë shumë të gjatë”, tha ai.

Operacioni “Shigjeta” u zhvillua nga 26 maj deri më 10 qershor 1999.

“Shigjeta” kishte tre drejtime taktike: Kosharja, Pashtriku dhe Koritniku. Ai shtrihej përgjatë vijës kufitare nga Kosharja në Korintik./KP/

The post Operacioni “Shigjeta” kujtohet si kryebeteja e UÇK-së appeared first on Telegrafi.

❌