Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Tabaku: TVSH-ja në bujqësi të jetë e njëjtë në hyrje dhe në dalje në nivelin 6%

TIRANË, 6 gusht /ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, akuzoi qeverinë në lidhje me mbështetjen për bujqësinë, duke theksuar se politika aktuale e TVSH-së po i penalizon fermerët shqiptarë. Sipas saj importuesit e mëdhenj po blejnë jashtë vendit, duke lënë pas dore produktet vendase.

“Duke pasur një diferencë të TVSH në hyrje dhe në dalje pra të fermerit të vogël dhe të importuesit të madh e gjithë kjo diferencë TVSH-je kthehet në një supertaksë për fermerin. Pra diferenca 0%, 10%, 20% konsiderohet si një taksë dhe të gjithë importuesit e mëdhenj preferojnë më mirë që të marrin jashtë, sesa të blejnë nga fermeri shqiptar”, tha Tabaku.

Deputetja demokrate theksoi nëpermjet një video të publikuar në rrjetet sociale se opozita ka propozuar që TVSH-ja në bujqësi të unifikohet në 6%, si në hyrje ashtu edhe në dalje, për të ndihmuar formalizimin e sektorit.

“Për këtë arsye kemi propozuar me ligje që taksa në bujqësi, TVSH-ja në bujqësi të jetë e njëjtë në hyrje dhe në dalje dhe të jetë në vlerën 6% në mënyrë që të formalizohet i gjithë sektori”, u shpreh Tabaku.

Tabaku tha më tej se “dëgjon ministrat e qeverisë që kanë dalë dhe po nxisin fermerët që të marrin kredi për investime në bujqësi. Pse duhet të marrë fermeri kredi në bujqësi kur kishte fondet e IPARD dhe u dogjën!! Çfarë vlere ka kredia në bujqësi, kur sot ka rënë prodhimi në bujqësi, kur pjesa më e madhe e produkteve janë duke u importuar nga jashtë, për çfarë i duhet një fermeri në mes të sezonit të verës, kur janë duke i përfunduar të gjithë të vjelurat e stinës të marrë një kredi”.

Sipas saj, bujqësia ndodhet në krizë të thellë për shkak të politikave të qeverisë.

“Bujqësia sot ndodhet në një situatë të vështirë edhe për shkak të këtyre politikave, politikës së taksës, politikës së mbështetjes së bujqësisë dhe politikës së shpërndarjes së fondeve”, tha Tabaku.

/m.q//a.f/

The post Tabaku: TVSH-ja në bujqësi të jetë e njëjtë në hyrje dhe në dalje në nivelin 6% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Bujqësia po shkatërrohet nga TVSH 20%”, Tabaku: Duhen politika tatimore, përndryshe fshati do vdesë

Deputetja demokrate Jorida Tabaku thotë se bujqësia shqiptare po vuan nga politika tatimore e gabuar, konkretisht rritja e TVSH-së në 20%. Sipas saj, kjo rritje ka prodhuar informalitet dhe ka nxjerrë jashtë tregut fermerët e vegjël. “Nëse duam një model ekonomik që funksionon për fshatin, duhet të kthejmë TVSH-në në nivelet e mëparshme – në […]

The post “Bujqësia po shkatërrohet nga TVSH 20%”, Tabaku: Duhen politika tatimore, përndryshe fshati do vdesë appeared first on BoldNews.al.

“Bujqësia po shkatërrohet nga TVSH 20%”- Tabaku: Duhen politika tatimore që ndihmojnë prodhimin vendas dhe fuqizojnë prodhuesit e vegjël

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se bujqësia shqiptare po vuan nga politika tatimore e gabuar, konkretisht rritja e TVSH-së në 20%. Sipas saj, kjo rritje ka prodhuar informalitet dhe ka nxjerrë jashtë tregut fermerët e vegjël. “Nëse duam një model ekonomik që funksionon për fshatin, duhet të kthejmë TVSH-në në nivelet e mëparshme […]

The post “Bujqësia po shkatërrohet nga TVSH 20%”- Tabaku: Duhen politika tatimore që ndihmojnë prodhimin vendas dhe fuqizojnë prodhuesit e vegjël appeared first on FaxWeb.

”Show televiziv”, Tabaku: Godasin kioska dhe aktivitete të vogla, ndërsa ndërtesat nga klientët e pushtetit nuk preken

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka dhënë sërish një mendim për aksionin e hapësirave publike. Për të po goditen kioska dhe aktivitete të vogla, kurse për të ndërtesat nga klientët e pushtetit nuk preken. Për të Shqipëria në BE kërkon institucione të barabarta për të gjithë, reforma të thella dhe jo show televiziv. ”Aksioni i qeverisë nuk është për zbatim të ligjit, por për të mbuluar gabimet dhe…

Source

Tabaku: Investimeve të huaja u janë vënë barriera, ligjet shkruhen për një grusht klientësh

TIRANË, 1 gusht /ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku tha sot se vit pas viti besimi në ekonomi dhe tek institucionet qeverisëse ka rënë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se “vit pas viti, bizneset në Shqipëri përballen me të njëjtat plagë: informalitet, monopole, korrupsion dhe burokraci”.

“Na u tha se lufta kundër informalitetit do të shpëtonte ekonominë. Pastaj, se digjitalizimi do të na shpëtonte nga korrupsioni. Sot, na thonë se turizmi do të na shpëtojë të gjithëve. Të gjithë e dimë realitetin: Besimi në ekonomi bie çdo vit; Besimi tek institucionet bie çdo vit”, shkruan Tabaku.

Sipas Tabakut biznesi lufton çdo ditë përballë një qeverie që punon për pakicën dhe sundon mbi shumicën.

“Investimeve u janë vënë barriera. Jo nga tregu, por nga monopolet e sponsorizuara nga pushteti. Tregu është mbyllur jo nga rregullat, por nga qokat e qeverisë. Ligjet nuk shkruhen për të gjithë, por për një rreth të ngushtë klientësh.

Sipas Tabakut kemi një krizë të sajuar me duart e një qeverie që nuk ka punuar për qytetarët, por ka ndërtuar një sistem të padrejtë.

“Një sistem që takson më shumë se sa njerëzit fitojnë. Që ndëshkon punën dhe shpërblen lidhjet”, shkruan Tabaku.

Tabaku theksoi se shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që nuk jeton me propagandë, por punon për ta.

“Biznesi ka nevojë për ndershmëri, konkurrencë të lirë dhe rregulla që vlejnë për të gjithë. Kjo nuk mund të vijë nga një qeveri që sundon me slogane. Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të vërtetë. Jo për një tjetër shfaqje”, shkruan Tabaku.

/a.f/r.e/

The post Tabaku: Investimeve të huaja u janë vënë barriera, ligjet shkruhen për një grusht klientësh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tabaku: 12 vite propagandë dhe 0 beteja të fituara. Qeveria ka humbur luftën kundër zaptimit të hapësirave publike

Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon, por deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, thotë se qeveria ka 12 vite propagandë dhe 0 beteja të fituara. Për të qeverisja e Ramës e ka humbur luftën kundër zaptimit të hapësirave publike. ”12 vite propagandë dhe 0 beteja të fituara. Qeveria ka humbur luftën kundër informalitetit, korrupsionit dhe zaptimit të hapësirave publike. Por kanë ndërtuar një…

Source

Tabaku nga Como: Shqipëria ka nevojë për reforma të vërteta, jo fasada për BE-në

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, njëherazi Kryetare e Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian, ndodhet në Como të Italisë ku po merr pjesë në një konferencë të rëndësishme ndërkombëtare të organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer (KAS), me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të CDU, EPP dhe partnerëve të tjerë strategjikë të Shqipërisë. Në fokus të kësaj konference […]

The post Tabaku nga Como: Shqipëria ka nevojë për reforma të vërteta, jo fasada për BE-në appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Tabaku për mbledhjet e Ramës në bashkitë: Shkelje e parimit të ndarjes së pushteteve, po trajtohen si zyra varësie të PS

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku komenton zhvillimet e fundit në bashkitë e vendit ku janë kërkuar dorëheqjen e drejtuesve dhe administratorëve të njësive. Tabaku e konsideron si ndërhyrje të qeverisë në pushtetin vendor dhe shkelje flagrante e autonomisë vendore. Për të kjo është një shkelje ligjore dhe institucionale fakti që ministrat e qeverisë marrin në intervistë punonjës të bashkive apo…

Source

💾

Tabaku: Qeveria po i frikëson bizneset në vend që t’i ndihmojë

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka kritikuar aksionin e qeverisë për lirimin e hapësirave publike, duke e cilësuar si një tregim force ndaj biznesit të vogël dhe një nxitje të informalitetit. E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Tabaku tha se ky aksion është i padrejtë, sidomos në mes të sezonit turistik, kur bizneset ndodhen […]

The post Tabaku: Qeveria po i frikëson bizneset në vend që t’i ndihmojë appeared first on BoldNews.al.

Tabaku: S’ka turizëm të qendrueshëm nëse sillemi me detin njësoj si me tokën dhe duke e mbushur me mbetje

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka postuar një video nga vija bregdetare e Shqipërisë, ku e shoqëron me një mesazh. Për të puna për turizmin nis duke mbrojtur natyrën dhe duke e ruajtur atë. ”Nuk ka turizëm të qendrueshëm nëse sillemi me detin njësoj si me tokën dhe duke e mbushur me mbetje! Puna për turizmin nis duke mbrojtur natyrën dhe duke e ruajtur atë”.

Source

💾

Tabaku: Shteti nuk ngrihet me aksione, por reforma! Në Theth u ndërtua me bekimin e qeverisë

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se një shtet nuk mund të ngrihet me aksione propagandistike, por me reforma. Ajo komenton aksionin e qeverisë Rama për sekuestro të produkteve bujqësore e blegtorale pa faturë, duke thënë se arsyeja kryesore e informalitetit sot në ekonomi janë politikat që PS-ja ka ndërmarrë në këto 12 vite. ”Sa herë qeveria merr një aksion, aq herë rritet formaliteti.

Source

Shembjet në Theth/ Tabaku: Konflikti është pasojë direkte e “Paketës së Maleve” (VIDEO)

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar për situatën e krijuar në Theth, ku qeveria Rama ka ndërmarrë një aksion për shembjen e disa bizneseve dhe banesave. Në një video në rrjete sociale, tabaku shprehet se kjo është vjedhja e radhës e qeverisë Rama ndaj qytetarëve të ndershëm të veriut. “Biznese dhe prona që prej 25–30 […]

The post Shembjet në Theth/ Tabaku: Konflikti është pasojë direkte e “Paketës së Maleve” (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Ballkani Perëndimor dhe zgjerimi i BE-së: Emergjenca demokratike e Evropës

✇Albeu
By: V K

Lufta në Ukrainë, ka tronditur Evropën dhe tregon se Ballkani Perëndimor nuk mund të mbetet më në listën e pritjes së BE-së.

Nëse Brukseli është serioz në lidhje me demokracinë, stabilitetin dhe sigurinë, ai ka nevojë për veprime, jo premtime, sepse ata që nuk e mbushin vakumin e pushtetit në Evropën Juglindore me Evropën, po ua lënë atë të tjerëve.

Deputetja shqiptare Jorida Tabaku dhe anëtari i Bundestagut Peter Beyer, kanë shkruar një artikull ekskluziv si mysafir për Frankfurter Rundschau nga Ippen.Media:

Lufta e agresionit e Rusisë kundër Ukrainës, ka ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme hartën gjeopolitike të Evropës.

Kjo pikë kthese kërkon jo vetëm unitet më të madh, por edhe një riorientim strategjik të politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Në zemër të kësaj sfide është një imperativ i qartë: Rajoni i Ballkanit Perëndimor, duhet të jetë i ankoruar fort në sferën demokratike dhe ekonomike të Evropës.

Vendet e Ballkanit Perëndimor, ndajnë vlera evropiane dhe përpiqen për një të ardhme më të mirë evropiane – dhe sot, më shumë se kurrë, ato duhet të shihen si një pjesë integrale e Evropës – jo si një shënim dytësor.

Një proces i rigjallëruar i zgjerimit, duhet të mbështetet nga një lidership i guximshëm politik dhe reforma strukturore të gjera – parime që janë theksuar gjithmonë nga Partia Popullore Evropiane (PPE).

Me zgjedhjen e Friedrich Merz si Kancelar i Gjermanisë, po shfaqet një pikë kthese.

Roli i ripërtërirë i lidershipit të Gjermanisë, i dukshëm përmes Procesit të Berlinit dhe Koalicionit të Ballkanit Perëndimor në Bundestag, nënvizon angazhimin e saj për të formësuar në mënyrë aktive Evropën Juglindore.

Kjo vëmendje e ripërtërirë tani duhet të përkthehet në rezultate konkrete: përshpejtimin e investimeve, forcimin e llogaridhënies politike dhe avancimin me forcë të rrugës drejt reformës demokratike. BE-ja, kandidatët për anëtarësim dhe shtetet e ardhshme anëtare ndajnë një përgjegjësi të përbashkët në këtë – jo vetëm për ta mbajtur derën hapur, por për ta udhëhequr në mënyrë aktive Ballkanin Perëndimor.

Ballkani Perëndimor është në një udhëkryq. Me mbështetjen e duhur, ai mund të zhvillohet në një urë dinamike midis Evropës dhe Lindjes së Mesme – një nxitës i inovacionit, rritjes ekonomike dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Investimet strategjike në infrastrukturën dixhitale, inteligjencën artificiale, energjinë e rinovueshme dhe industritë inteligjente mund të shënojnë fillimin e një epoke të re të prosperitetit rajonal. Por rritja ekonomike pa qeverisje të mirë nuk është vetëm e brishtë – ajo dëmton veten.

Konvergjenca ekonomike dhe integrimi politik duhet të shkojnë dorë për dore. Vlerat thelbësore të BE-së – pluralizmi, llogaridhënia dhe sundimi i ligjit – janë të panegociueshme.

Një demokraci funksionale me një opozitë të vërtetë, një shtyp të lirë dhe institucione të pavarura nuk është një ideal, por një kriter i detyrueshëm për pranimin në BE.

Është thelbësore që reformat të mos shihen si ushtrime teknokratike për Brukselin, por si ndryshime të thella që qytetarët mund t’i ndiejnë dhe t’u besojnë.

Raportet e ardhshme të progresit duhet të pyesin: Si ushtrohet pushteti – dhe si mbrohet mospajtimi?

Sepse: Demokracia pa opozitë nuk është demokraci. Një opozitë e fortë dhe e besueshme është thelbësore për të kontrolluar pushtetin dhe për të mbrojtur zhvillimin demokratik.

Pluralizmi duhet të konsiderohet një tregues themelor i gatishmërisë për pranim – në të njëjtin nivel me kriteret ekonomike ose të sundimit të ligjit. Konkurrenca e vërtetë politike dhe një shoqëri civile e hapur nuk janë pengesa për progresin, por themeli i integrimit legjitim evropian. Në planin afatgjatë, vetëm ky model garanton stabilitet, qëndrueshmëri dhe besim – si në rajon ashtu edhe në Bruksel.

BE-ja, kandidatët për anëtarësim dhe shtetet anëtare tani përballen me zgjedhjen e kalimit nga retorika në realitet. Më shumë se 80 përqind e njerëzve në Ballkanin Perëndimor mbështesin bashkëpunimin rajonal si një nxitës të rimëkëmbjes ekonomike – një sinjal i qartë.

Tani është koha për të dhënë rezultate: me qasje politike që shkojnë përtej reformave institucionale – duke forcuar gjyqësorin, duke luftuar korrupsionin, duke liberalizuar tregjet dhe duke investuar në kapitalin njerëzor të synuar. BE-ja duhet të zgjerojë praninë e saj përmes programeve që kombinojnë ripërtëritjen demokratike me modernizimin ekonomik.

Gjermania ka një rol të veçantë për të luajtur në këtë. Bashkëpunimi parlamentar midis Bundestagut dhe parlamenteve kombëtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të krijojë një model të ri besimi dhe procesesh të të mësuarit të ndërsjellë. Kjo “diplomaci parlamentare” duhet të jetë një bllok qendror ndërtimi i strategjisë evropiane – jo vetëm në nivelin qeveritar, por edhe për të forcuar institucionet demokratike nga brenda. Është një mundësi për të forcuar parlamentarizmin dhe për të fuqizuar anëtarët e parlamentit për të marrë përgjegjësi – dhe për të përmbushur rolin e tyre si përfaqësues të popullit.

Sidomos në kohë të trazuara, besueshmëria e Evropës varet nëse ajo mbështet angazhimet e saj strategjike me veprime politike. Nuk ka të bëjë vetëm me mbylljen e një “kapitulli të papërfunduar” në historinë e BE-së. Bëhet fjalë për faktin nëse Bashkimi është i aftë të formësojë fatin e vet strategjik. Nëse Evropa nuk arrin t’i ofrojë Ballkanit Perëndimor një rrugë të qartë dhe të besueshme përpara, aktorë të tjerë do të mbushin boshllëkun që do të krijohet – duke minuar kështu demokracinë, duke nxitur dezinformimin dhe duke rrezikuar stabilitetin ekonomik në një rajon që është pjesë e patundur e familjes evropiane.

Tani është momenti për të krijuar një partneritet të vërtetë midis BE-së, vendeve të aderuara dhe shteteve kandidate – një bashkësi me fat të përbashkët. Ripërtëritja demokratike, pluralizmi politik dhe transformimi ekonomik nuk janë projekte luksi. Ato janë e vetmja rrugë drejt paqes, prosperitetit dhe besueshmërisë në kufirin juglindor të Evropës.

Burimi: Frankfurter Rundschau

The post Ballkani Perëndimor dhe zgjerimi i BE-së: Emergjenca demokratike e Evropës appeared first on Albeu.com.

Ballkani Perëndimor dhe zgjerimi i BE-së: Emergjenca demokratike e Evropës

Lufta në Ukrainë e ka tronditur Evropën – dhe tregon se Ballkani Perëndimor nuk mund të mbetet më në listën e pritjes së BE-së. Nëse Brukseli është serioz në lidhje me demokracinë, stabilitetin dhe sigurinë, ai ka nevojë për veprime, jo premtime. Sepse ata që nuk e mbushin vakumin e pushtetit në Evropën Juglindore me […]

The post Ballkani Perëndimor dhe zgjerimi i BE-së: Emergjenca demokratike e Evropës appeared first on BoldNews.al.

Tabaku: Europa na sheh ndryshe, ndërsa qeveria Rama me lupën e 35 viteve më parë

Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku, ka reaguar në rrjetet sociale pas debatit të zhvilluar dje në Parlamentin Europian mbi raportin për Shqipërinë. Në një video-mesazh, Tabaku thekson se ndonëse qytetarët shqiptarë sillen çdo ditë si europianë, në punë, në përpjekje dhe në sakrifica, pengesa kryesore për integrimin europian të Shqipërisë mbetet qeverisja […]

The post Tabaku: Europa na sheh ndryshe, ndërsa qeveria Rama me lupën e 35 viteve më parë appeared first on BoldNews.al.

Tabaku: Heshtja e qeverisë për evazionin dhe pastrimin e parave të Bankers është bashkëfajësi!

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka ndarë një pjesë nga fjala e saj në seancën e fundit që u mbajt të enjten në Kuvend, ku reshtoi disa pyetje për ministrat e qeverisë ”Rama 3”, në lidhje me ”Bankers Petroleum”. Për të heshtja e qeverisë për evazionin dhe pastrimin e parave të Bankers është bashkëfajësi.

Source

💾

“Shqipëria nuk ka nevojë për amendamente fasadë”/ Reagon deputetja kundër projektligjit: Qeveria po tallet me…

Tabaku deklaroi se amendamenti i propozuar nga deputeti socialist Shalsi – i cili shton thjesht një nen në ligjin e vitit 1993 – nuk përfaqëson as reformë dhe as përmbush angazhimet që Shqipëria ka ndaj Bashkimit Europian apo ndaj partnerëve strategjikë si SHBA. “Kjo nuk është reformë, është një tallje me integrimin. Është një përpjekje për të bërë ‘gjysmë ligjesh’ që nuk sjellin asnjë ndryshim real,” u shpreh Tabaku.

Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht autore e vetme e një projektligji gjithëpërfshirës për kontrollin e investimeve të huaja, Jorida Tabaku, ka denoncuar në Kuvend përpjekjen e mazhorancës për të kaluar një ndryshim të fragmentuar e të pavlerë në ligjin për investimet.

Deputetja theksoi se për hartimin e nismës së saj ligjore është konsultuar për gjashtë muaj me të gjitha dhomat e tregtisë, me Departamentin Amerikan të Tregtisë, ekspertë të sigurisë dhe të klimës së investimeve. Ajo paralajmëroi për rreziqet që i kanosen Shqipërisë nga mungesa e një kuadri ligjor serioz, veçanërisht në epokën e sfidave të reja globale, ku investitorë nga vende jo partnere po kërkojnë të fusin kapitalin në sektorë strategjikë.

“Në një kohë kur Wall Street Journal paralajmëron për rrezikun që Kina të dominojë zinxhirin e furnizimit të inteligjencës artificiale, Shqipëria nuk mund të rrijë me dyer hapur për investime të dyshimta në teknologji, siguri dhe media,” tha Tabaku. Ajo kërkoi anulimin e ligjit për investimet strategjike, të cilin e cilësoi si “ligjin më korruptiv të dhjetëvjeçarit të fundit” dhe që shkel të drejtat e pronës private, si dhe Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në.

Në përfundim, Tabaku bëri thirrje për një reformë të plotë, serioze dhe transparente, e cila të mos mbështetet mbi ligje fasadë, por mbi standarde europiane që sjellin kapital cilësor, rrisin punësimin dhe garantojnë sigurinë kombëtare.

Fjalimi i plotë:

Një ditë më parë, gazeta prestigjioze Wall Street Journal analizoi betejën midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e inteligjencës artificiale. Rreziku i madh që ngre artikulli është se kompanitë kineze jo vetëm ofrojnë inteligjencë artificiale më lirë se SHBA, por gjithashtu po luftojnë për të marrë nën kontroll zinxhirin global të furnizimit për pajisjet që e mundësojnë atë. Ky është një alarm serioz: nuk është vetëm çështje ekonomie – është çështje sigurie kombëtare.

Vetëm ky fakt do të mjaftonte për të kuptuar me qetësi dhe maturi se çfarë dhe si duhet të përballet Shqipëria përballë rrezikut të investimeve që vijnë nga shtete që nuk janë partnerë strategjikë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në sektorë të ndjeshëm si telekomunikacioni, teknologjia ushtarake, mediat dhe sigurisht teknologjitë e inteligjencës artificiale. Nuk ka vend për naivitet. Ka vend për transparencë, maturi dhe vendimmarrje të përgjegjshme.

Beteja mes një tregu konkurrues dhe nevojës për kontroll të investimeve të huaja është një balancë delikate. Kjo peshore nuk duhet të përcaktohet vetëm nga angazhimi i këtij parlamenti, por nga pozicioni i Shqipërisë në aleancat strategjike dhe në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Bota po ndryshon dhe po kalon në një rend të ri botëror. Çdo investim sot duhet analizuar me kujdes. Jemi në një epokë të re pasigurie, që kërkon vendimmarrje të guximshme.

Për këto arsye, si deputete e Kuvendit të Shqipërisë, që nga shtatori i vitit të kaluar kam ndërmarrë një nismë për të hartuar një kuadër ligjor serioz që rregullon investimet e huaja direkte në vendin tonë. Një projektligj që u hartua për më shumë se gjashtë muaj, me kontribute nga dhomat e tregtisë, ekspertë të sigurisë, ekspertë të klimës së biznesit dhe në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin Amerikan të Tregtisë.

Dhjetë ditë pas zgjedhjeve, kolegu Shalsi paraqiti një nismë ligjore që nuk përfaqëson asnjë reformë të vërtetë, por një amendim të vetëm, një nen të shtuar në ligjin e vitit 1993. Një nen i vetëm që pretendohet se sjell reformë të plotë për analizën e investimeve të huaja. Ky është rasti tipik i një reforme fasadë, një përpjekje për të treguar se bëhet reformë, ndërkohë që realisht nuk ndryshon asgjë.

Kam këtu komunikimin zyrtar të Dhomës Amerikane të Tregtisë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, ku thuhet qartë se duhet hartuar një kuadër i plotë dhe serioz për investimet e huaja. Po ashtu, rekomandohet anullimi i ligjit për investimet strategjike, i përmendur vazhdimisht nga Komisioni Europian në raportet e progresit si një ligj i padrejtë dhe klientelist.

Ajo që ofron mazhoranca nuk është reformë. Është një tallje me procesin e integrimit. Siç ndodhi me ligjin për koncesionet, për komisionet hetimore, për partneritetin publik-privat, për prokurimet publike – gjithçka mbyllet në sirtarë dhe më pas del në formë gjysmake, pa transparencë dhe pa konsultim.

Sot Shqipëria nuk ka nevojë për improvizime apo ligje të një paragrafi. Ka nevojë për një kuadër të plotë, të integruar, të harmonizuar me acquis të BE-së, që mbron sigurinë kombëtare, të dhënat personale, pronën private dhe interesat e qytetarëve. Këtë synonte nisma jonë, dhe këtë do të kërkojmë derisa të bëhet realitet.

The post “Shqipëria nuk ka nevojë për amendamente fasadë”/ Reagon deputetja kundër projektligjit: Qeveria po tallet me… appeared first on Sot News | Lajme.

Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për amendamente fasadë

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku denoncoi në Kuvend përpjekjen e mazhorancës për të kaluar një ndryshim të fragmentuar e të pavlerë në ligjin për investimet e huaja. Për të amendamenti i propozuar nga deputeti socialist Shalsi, i cili shton thjesht një nen në ligjin e vitit 1993, nuk përfaqëson as reformë dhe as përmbush angazhimet që Shqipëria ka ndaj Bashkimit Europian apo ndaj partnerëve…

Source

Balla: Vetëm Rama dhe PS mund ta bëjnë bujqësinë shqiptare europiane

TIRANË, 3 korrik /ATSH/ Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, replikoi sot në Kuvend me deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, lidhur me gjendjen e bujqësisë në vend. Balla theksoi se transformimi i bujqësisë shqiptare në një sektor modern dhe europian është një mision që mund të realizohet vetëm nga kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste.

“Nëse në këtë vend do të transformohet bujqësia shqiptare në bujqësi europiane, këtë e bën vetëm Edi Rama dhe Partia Socialiste,” deklaroi ai.

“Tani, sa i përket investimeve: më shumë se 1000 projekte, ku spikasin 400 pika të reja përpunimi dhe 120 agroturizme, me një vlerë diku te 120 milionë, apo 125 milionë euro. Por ajo që na dallon është se në kohën tuaj nuk kishte asnjë agroturizëm. Kemi arritur në 300 agroturizme, falë mbështetjes së drejtpërdrejtë, dhe synimi ynë në mandatin që na besoi populli shqiptar dhe diaspora me shumicë është të shkojmë në 1000 gjatë këtij mandati të ri. Një shifër që është më kuptimplotë, sepse në fund të fundit, fshati llafe nuk do”.

Duke iu përgjigjur kritikave të opozitës për rënien e bujqësisë, Balla solli statistika konkrete, sipas të cilave eksportet bujqësore kanë arritur në 579 milionë euro në vit, trefish më shumë se në vitin 2013. Ai theksoi gjithashtu se importet e disa produkteve bazë janë ulur ndjeshëm.

Balla përmendi gjithashtu investimet në këtë sektor, duke theksuar se janë ndërtuar 400 pika të reja përpunimi.

“Në vitin 2024, sipërfaqja e serrave në Shqipëri arriti në shifrën rekord 2100 hektarë, ose 3 herë më shumë krahasuar me vitin 2013, kur ju u larguat nga qeverisja e vendit, u pushuat nga puna. Eksportet bujqësore në vitin 2024–2025 do të jenë edhe më të larta; kapën shifrën 579 milionë euro, ose 3 herë më shumë se në vitin 2013. Paska rënë bujqësia, edhe pse janë trefishuar eksportet bujqësore?! Deficiti tregtar ka qenë 1 me 9 në vitin 2013 dhe është përmirësuar tre herë, duke shkuar në 1 me 3. Nëse në kohën e Saliut dhe të Joridës në qeveri ne importonim 9 kg domate, tani importojmë 3 kg domate – për ata që nuk e kuptojnë”, tha Balla.

Ai nënvizoi edhe përmirësimet në kapacitetet analitike të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), duke thënë se në vitin 2013 ISUV-i kryente vetëm 6 analiza në ditë, ndërsa sot kryhen 1909 analiza ditore.

“Sa i takon AKU-së, na takon ta zgjidhim përfundimisht këtë çështje gjatë këtij mandati. Por synimi ynë është të arrijmë 500 milionë euro investime në bujqësi”, shtoi ai.

Duke folur për kontributin e sektorit bujqësor në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), Balla shtoi se “edhe pse është rritur PBB-ja, bujqësia ka mbetur në 18%, por kjo për shkak të rritjes së përgjithshme të ekonomisë, jo rënies së bujqësisë”, duke theksuar se opozita ka probleme me llogaritë matematikore si një trashëgimi e kohës së ish-kryetarit Lulzim Basha.

/m.q//r.e//a.f/

The post Balla: Vetëm Rama dhe PS mund ta bëjnë bujqësinë shqiptare europiane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali bllokon debatin për zjarrin në inceneratorin e Elbasanit

Të hënën, landfilli i mbetjeve që duhej të përpunoheshin në inceneratorin jofunksional të Elbasanit është përfshirë nga flakët për të disatin vit radhazi, ndërsa administratori i kompanisë publike pretendoi se zjarri erdhi si pasojë e tejmbushjes dhe temperaturave të larta. Në nisje të seancës së fundit të legjislaturës, disa deputetë të Partisë Demokratike kërkuan që […]

The post Spiropali bllokon debatin për zjarrin në inceneratorin e Elbasanit appeared first on Reporter.al.

❌