Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Berisha po justifikon humbjen”/ Nura: Kërkon skema për të manipuluar

Analisti Artur Nura thotë se Sali Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e zgjedhjeve të 11 majit.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Nura u shpreh se Berisha nuk ka të ardhme politike.

“Berisha nuk ka moshën e Ramës. Politikisht, nuk ka hapësirën biologjike për të qenë eficent. Berisha do dalë çdo ditë për manipulimin e zgjedhjeve. Berisha hyri në garë për fitore, sot jemi në lajm motivin e farsës elektorale. Fakti është që në shkresën origjinale, është orientim diplomatik i palëve. Me adminsitratën Trump kemi një lloj autoritarizmi të SHBA. SHBA po shkojnë drejt një zhvillimi të pamenduar më parë. Në Ballkan ka interes të caktuar. Unë nuk e shoh të mbyllur këtë histori. Besoj se nuk ka të ardhme për zotin Berisha. Për të ardhme politike, unë nuk e besoj”, theksoi ai./abcnews.al

“Berisha duket i braktisur”, Artur Nura: Në selinë e Partisë Demokratike ka zëra kundër tij

TIRANË- Analisti Artur Nura, i ftuar në “Ora e Fundit” analizoi daljet në konferencë me gazetarët të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Ai theksoi se këto konferenca duken më tepër me tipologji vetiake, sepse deputetët e PD me shumë gjasë duket se kanë nisir pushimet duke “braktisur” aksionin politik kundër mazhorancës.

Analisti theksoi se Sali Berisha duket disi i braktisur në selinë e PD, sepse janë shtuar zërat kundër tij.

“Berisha të gjithë deputetët i ka me pushime. Berisha duket i braktisur në seli, sepse ka zëra kundër”, tha ai.

Po ashtu, Nura komentoi telenovelën mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, të cilët  duket se i kanë dhënë fund klimës miqësore dhe ka nisur pretendimet se kujt i takon mandati, që fituan më 11 maj.  Sipasd Nurës, kjo klimë duket e turpshme dhe nuk i bën aspak mirë të ardhmes politike të dy aktorëve të rinj, në rastin konkret Shabanit dhe Lapajt.

“U bënë lëmsh se cili prej tyre do bëhet deputet në Parlament. Kjo është një skemë e turpshme, i njoh të dy personalisht. Lajm shumë i keq për të ardhmen politike për këto organizmat e rinj, siç ishin këto të dy”, theksoi Artur Nura./abcnews.al

“Po tronditet regjimi i Vuçiç”/ Protestat masive në Serbi, reagon ashpër analisti: Protesta ka energji që vjen nga…

Analisti Artur Nura theksoi se vala e protestave po e trondit regjimin e presidentit Aleksandar Vuçiç. I ftuar në një studio televizive, Nura tha se nuk beson se protestat në Serbi nuk kanë prapavijë nga vendet perëndimore.

Policia serbe hoqi në orët e para të mëngjesit të së hënës barrikadat e ngritura në kryeqytetin Beograd nga mijëra protestues anti-qeveritarë, që kishin zënë rrugët si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimeve të fundit dhe në kërkim të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ai theksoi se protesta vjen si presion nga poshtë dhe regjimi do ta ketë të vështirë kontrollin e saj. Sipas tij, kërkesat e studentëve për zgjedhje janë legjitime dhe nuk ka arsye pse vendi të mos shkojë në zgjedhje.

Artur Nura:

“Protesta po tronditin regjimin e Vuçiçit. Qeveria serbe po mbyt me dhunë kryengritjet. Nuk besoj se ka nxitje të drejtpërdrejtë të vendeve të BE dhe vendeve të perëndimit, për studentët në serbi. Unë besoj se këtë rast do ta ketë shumë të vështirë të menaxhojë situatën.

Regjim i dhunshëm i Milloshevicit modern, sepse Vuçiç vjen nga ato radhë. Nuk besoj se perëndimi nuk bën presion ndaj Vuçiçit, presioni është të mos përdoret dhunë, të lirohen të arrestuarit. Presioni i studentëve është nga poshtë, shifrat flasin se janë 120 mijë protestues. Ajo protesta ka një energji që vjen nga poshtë dhe nuk besoja se do kontrollohet”.

The post “Po tronditet regjimi i Vuçiç”/ Protestat masive në Serbi, reagon ashpër analisti: Protesta ka energji që vjen nga… appeared first on Sot News | Lajme.

“Trupa ushtarake të përgatitur në zona të ndryshme”/ Izrael-Iran, flet avokati: Gjasat janë që…

Në një intervistë televizive analisti Artur Nura u shpreh se plani është bërë në mënyrë profesionale, por se mund të ndalet nga pikëpamja politike.

Analisti thotë se SHBA është e përgatitur ushtarakisht për sulm ndaj Iranit dhe ka trupa ushtarake të përgatitura, të cilat janë vendosur në zona të ndryshme.

“Sipas të dhënave nga agjencitë e lajneve, janë përgatitur edhe trupa speciale izraelite dhe avionë ushtarakë të cilët janë të gatshëm. Plani është bërë në mënyrë profesionale për ndërhyrje. Gjasat janë që ai të jetë i gatshëm nga pikëpamja ushtarake, por mund të ndalet nga pikëpamja politike. Nëse do futen SHBA në konflikt të drejtpërdejt, mund të ketë pasoja të paparashikueshme. Politikisht, duket se nuk janë të përgatitur. Europa ka hapur kanalin e dialogut, është pengesë tjetër për sulmin. Janë të gjithë elementët ushtarakë të gatshëm për të vepruar, por nuk janë ato politikë. Regjimi i ajatollahëve nuk është në ditën më të mirë. Irani, para regjimit islamik, ka qenë një nga vendet më të zhvilluara në glob. Unë besoj se konflikt bërthamor nuk ka. Ekspertët e fushës thonë se do kemi një mbushje bërthamore, do fillojë aksion zinxhir, dhe do të thotë fundi i botës. Ky shqetësim është mbarë global”, theksoi ai.

The post “Trupa ushtarake të përgatitur në zona të ndryshme”/ Izrael-Iran, flet avokati: Gjasat janë që… appeared first on Sot News | Lajme.

SHBA, sulm ndaj Iranit? Nura: Ka trupa ushtarake të përgatitur në zona të ndryshme

Analisti Artur Nura thotë se SHBA është e përgatitur ushtarakisht për sulm ndaj Iranit dhe ka trupa ushtarake të përgatitura, të cilat janë vendosur në zona të ndryshme.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Nura u shpreh se plani është bërë në mënyrë profesionale, por se mund të ndalet nga pikëpamja politike.

“Sipas të dhënave nga agjencitë e lajneve, janë përgatitur edhe trupa speciale izraelite dhe avionë ushtarakë të cilët janë të gatshëm. Plani është bërë në mënyrë profesionale për ndërhyrje.  Gjasat janë që ai të jetë i gatshëm nga pikëpamja ushtarake, por mund të ndalet nga pikëpamja politike. Nëse do futen SHBA në konflikt të drejtpërdejt, mund të ketë pasoja të paparashikueshme. Politikisht, duket se nuk janë të përgatitur. Europa ka hapur kanalin e dialogut, është pengesë tjetër për sulmin. Janë të gjithë elementët ushtarakë të gatshëm për të vepruar, por nuk janë ato politikë. Regjimi i ajatollahëve nuk është në ditën më të mirë. Irani, para regjimit islamik, ka qenë një nga vendet më të zhvilluara në glob. Unë besoj se konflikt bërthamor nuk ka. Ekspertët e fushës thonë se do kemi një mbushje bërthamore, do fillojë aksion zinxhir, dhe do të thotë fundi i botës. Ky shqetësim është mbarë global”, theksoi ai./abcnews.al

Irani kundërpërgjigjet ndaj Izraelit/ Nura: Trump e kishte paralajmëruar Iranin para sulmit. Kamberi: Rrezik për një front të ri lufte

Analisti Artur Nura në “Edicioni Fundit” në ABC News, foli për përplasjet mes Izraelit dhe Iranit.

Gjatë intervistës, komentoi kundërpërgjigjen e Iranit ndaj Izraeli. Nura tha se në konflikt sipas tij janë përfshirë disa aktorë.

“Kemi një përgjigje të sulmeve edhe nga Irani ndaj Izraelit”, tha ai. Gjithashtu Nura nënvizoi se Trump e kishte paralajmëruar Iranin para sulmit Izraelit.

Nga ana e tij eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Geron Kamberi tha se palët tani po sulmojnë me raketa balistike, duke shtuar se ekziston një rrezik për një front të ri lufte.

Më tej nënvizoi se Irani pas vitit ’79 u bë përkrahës i çështjes palestineze.

“Nga pikëpamja e mënyrës se si zhvillohen marrëdhëniet ndërkombëtare nuk shoh ndonjë zhvillim të papritur, E vetmja gjë që mund të themi se të dielën pritej të zhvilloheshin bisedime në Oman, por me sulmin tani ka një tërheqje. Duket se të gjithë e dinë se çfarë do të ndodhë”, tha ai.

/abcnews.al/

“Në SHBA, kemi model autoritar”/ Përplasja e Trump me Musk, Nura: Të dy kanë influencë

Analisti Artur Nura thotë se në SHBA, tanimë kemi model autoritar, pasi modeli perëndimor ka rënë.

Në emisionin ‘Real Story” në ABC News, Nura u shpreh lidhur me përplasjen e Donald Trump dhe Elon Musk, ku nënvizoi se të dy kanë influencë.

“Të dy figurat, janë figura të pushtetshme, që kanë infulenca të drejtpërdrejta. Se kush është më i forti, nuk dyshoj te pushteti që ka Trump. Kemi model autoritar tani edhe në SHBA. Në Evropë, jo rastësist kancelari gjerman i kujtoi Trump të shkuarën. Kemi modelin perëndimor që po qëndron në Evropë, dhe modelin perëndimor që po bie në SHBA. Ky është shqetësimi më i madh, goditja që po i vjen Perëndimit. Këtu është sfida dhe Shqipëria është e mberojtur, sepse është në NATO. Sepse sido të shkojnë gjërat, nuk do të ketë shpërbërje të NATO-s. Shqetësimi im është Kosova. Nuk është në NATO edhe pse ka prani trupash.”, theksoi ai./abcnews.al

Arritja e paqes në Ukrainë, me sytë nga Vatikani? Nura analizon prapaskenat: Ja pse i intereson edhe Vladimir Putin

TIRANË- Ditët e fundit e gjithë bota ka hedhur vështrimin drejt Vatikanit ndërsa sa vijnë e shtohen premisat për arritjen e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës.

Me zgjedhjen e Papa Leonit XIV, shihet që Vatikani mund të marrë një rol thelbësor në arritjen e paqes mes dy vendeve.

Gazetari dhe analisti Artur Nura, i ftuar në emisionin “Real Story” komentoi dhe qëndrimin e presidentit Donald Trump, i cili e ka përgëzuar rolin e shprehur nga Vatikani për të negociuar marrëveshjen e shumëpritur e të kërkuara nga Ukraina dhe Rusia.

Ai theksoi se zgjedhja e Vatikanit ka një simbolikë thelbësore.

Sipas tij, nëse Vladimir Putin pranon të shkojë në Vatikan për arritjen e paqes, atëherë automatikisht bie dhe urdhër-arresti ndërkombëtar, që Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar ndaj Presidentit të Rusisë.

“Trump vjen si konservator, ka një zgjedhje ideologjike për paqen. Ka premtuar për 24 orë paqen dhe ka një lloj presioni për atë që s’ka realizuar, Premtoi dhe mori pushtetin me këtë.

Janë një sërë zgjedhjesh, që është zgjedhur Vatikani.Unë besoj se ajo do të mbahet, sepse i konvenon edhe Putinit. Nëse Putini vjen në Vatikan, në Romë dmth, bie dhe mandati i arrestit dhe është një gjë e madhe në rastin konkret. Sigurisht dëmtohet perëndimi në filozofinë e vet dhe këtë e bën Vatikani që nuk është shtet si të tjerët”, tha ai./abcnews.al

 

“Papa Leoni XIV nuk u zgjodh rastësisht…”, analisti: Kandidatët e tjerë kanë qenë gjeopolitikë

Analisti Artur Nure në emisionin “Real Story” në ABC News komentoi zgjedhjen e Papa Leoni XIV, duke theksuar rëndësinë politike dhe gjeopolitike të Vatikanit dhe ndikimin e figurës së re papnore në arenën ndërkombëtare.

Nure theksoi se fuqia e Vatikanit nuk duhet nënvlerësuar dhe se zgjedhja e Papa Leoni XIV nuk është e rastësishme, por pasqyron një vendim të matur në mes të zhvillimeve globale.

“Unë mendoj se ne bëjmë një gabim shumë të madh kur themi një shtet i vogël sepse duhet të themi një shtet i madh. Forca politike që përcjell Vatikani është forca politike e një shteti shumë të madh dhe jo rastësisht njerëzit e lidhin me një filozofi paqeje dhe jo rastësisht është zgjedhur Papa Leoni XIV.”

Ai shtoi se të gjitha kandidaturat paraardhëse kishin prapavija të qarta gjeopolitike, por Leoni XIV ishte zgjedhja më e përshtatshme.

“Në të gjitha kandidaturat që kanë qenë para tij kanë qenë kandidatura politike ose gjeopolitike. Ose Ukraina në mes, ose Izraeli në mes, ose zhvillimet në Lindjen e Mesme, të gjitha kanë qenë kandidatura gjeopolitike dhe më e gjetura në analizën time ishte Leoni XIV.”

Në përfundim, ai e cilësoi Papën e ri si një figurë amerikane, por të distancuar nga ideologjitë politike të brendshme në SHBA.

“Që është amerikan, por nuk është ‘trumpist’. Sipas meje unë e gjykoj si ‘anti-trumpist’.”/abcnews.al

PD, antimiting ditën e samitit/ Nura: Justifikim për humbjen, do shkojnë vetëm militantët

Gazetari Artur Nura e sheh qasjen e Sali Berishës për zgjedhjet e 11 majit dhe antimitingun më 16 maj, si justifikim për humbjen.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Nura u shpreh se te protesta e thirrur nga Berisha për mos njohjen e zgjedhjeve, do shkojnë vetë militantët

“Ishte justifikim për rezultatin. Berisha duhet ta kuptojë, autoritetet europiane, kanë uruar kryeministrin e ri. Në mitingun e protestës do shkojnë vetë militantët. Mesazhi është i qartë për Berishën, duam institucione, bëj opozitë, jo destabilitet. Qasja e Berishës ishte e ashpër, por ishte justifikim për humbjen”, theksoi ai./abcnews.al

Disfata e “Madhështorëve” më 11 maj/ Nura: Berisha si gjithmonë do të gjejë arsye manipulimi

Socialistët kanë arritur të marrin 82 mandate, ndërsa Partia Demokratike 52 mandate.

Në një intervistë në “ABC News”, analisti Artur Nura tha kreu i PD Sali Berisha pavarësisht koalicionit të cilin edhe e konsideronin madhështor, nuk pati asnjë rezultat të mirë.

“Unë kam sugjeruar që skema më optimale për zotin Berisha dhe koalicionin e tij që e quanin madhështore, me Berishën madhështore nuk mund të ishte. Hyri me modelin e Trump dhe doli me modelin e Biden. Berisha është konfirmuar si kryetari opozitës, do të mund të konfirmohet si nënkryetar i parlamentit”, tha Nura.

Më tej u shpreh se sipas tij Berisha do të vijojë me skemat e tij për të nisur akuzat për manipulim zgjedhjesh.

“Berisha besoj do t’i njohë zgjedhjet, do të akuzojë për manipulim. Nuk do të largohet nga politika dhe kjo do të ketë një kosto siç edhe e pati në këtë rast”, tha ai.

I ndalur edhe tek partitë e reja, Nura tha se të rinjtë janë me rezultate zhgënjyese në këto zgjedhje, pasi siç tha ai nuk formojnë dot asnjë grup parlamentar.

/abcnews.al/

Gazetari Nura: PD kërkon vëmendje nga faktori ndërkombëtar! Avokati: Berisha e ka kuptuar humbjen

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim jashtë shtetit ku u duke se edhe u kërkoi ndihmë të djathtëve europianë në Këshillin e Europës.

Gazetari Artur Nure në “Edicioni i Fundit” në ABC News, u shpreh se këto lëvizje janë një strategji e njohur e Partisë Demokratike dhe se sipas tij, ish-kryeministri Berisha kërkon të marrë vëmendjen e ndërkombëtarëve.

“Tregojnë një strategji të njohur në PD për të marrë vëmendje nga faktori ndërkombëtar. Por duket se nuk kemi të bëjmë me takime zyrtare, pasi nuk tregohet seriozitet bashkëpunimi. Një takim i ngjashëm tregon që ka mungesa të pajustifikuara. Është strategji e qartë e zotit Berisha për të rritur pikët dhe rikthyer vëmendjen e ndërkombëtarëve”, tha gazetari Nura.

Nga ana e tij Avokati Edmond Petraj komentoi deklaratat e ish-kryeministrit Berisha kundër SPAK dhe planin e këtij të fundit për ta zhbërë.

“Zoti Berisha sot e ndjeu humbjen, kam përshtypjen. Sepse kanë tre muaj që kanë shpallur fitoren. Por duke parë Berishën në atë gjendje, tregon situatën ku ndodhet. Dhe pjesa e minoriteti grek që këta pretendojnë se kanë shkelje të të drejtave, është plotësisht një gënjeshtër. Minoriteti grek në Shqipëri i gëzon të gjitha të drejtat”, tha ndër të tjera avokati Petraj.

/abcnews.al/

“Lufta është për gjeoekonominë”/ Nura: Tarifat e Trump, tërmet për botën perëndimore

Analisti Artur Nura thotë se tarifat e vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump janë si një tërmet për botën perëndimore.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Nura u shpreh se sot lufta po bëhet për gjeoekonominë.

Ka ardhur koha të flasim në mënyrë parësore për gjeoekonominë. Lufta është për gjeoekonominë. Bota perëndimore, me këtë tërmet, unë e shoh si tërmet dhe tërmetet nuk janë të kontrollueshme. Ta shohim nëse do të kontrollohet apo jo, risqet janë të mëdha. Ju iu referuat Ukrainës. Ukraina, me modelin Trump vjen për zgjidhje me ndarrje territoresh. Kjo mund të sjellë tërmete të tjera. Kina ka demonstuar forcë në Tajvan dhe jo rastësisht. Këto zgjidhjet e propozuara deri tani, gjysmë zyrtare, sjellin disa risqe të mëdha zinxhir. Ne i referohemi Ballkanit. Rasti i Kosovës dhe Bosnje dhe Hercegovinës mund të sjellë të njëjtat problematika? Ndarje territoresh. Projekti i Trump, ishte zyrtar në administratën e parë, për ndarje territoresh”, theksoi ai./abcnews.al

Specialja nuk lejon Thaçin në varrimin e të atit/ Nura: Vendim politik i një gjykate juridike

Gazetari Artur Nura e cilëson vendim politik atë të Gjykatës Speciale për të mos lejuar ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin për të mos marrë pjesë në varrimin e të atit.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Nura u shpreh se ky vendim, politikisht do të kushtojë.

“Është vendim politik i një gjykate juridike. Politikisht do të kushtojë. Një postim të kryeministrit shqiptar, edhe Grenell mbajti qëndirmin, mbështeti qëndrimin politik të kryeministrit. Kjo mund të sjellë edhe zhvillime të mëtejshme politike. Procesi ndaj Thaçit mund të shihet në këndvështrim të ri juridik. Kjo nuk do të jetë rastësore, mund të kthehen projektet amerikane të Trump në Kosovë”, theksoi ai./abcnews.al

Senati italian “njeh” pensionet/ Nura: Italia i ktheu nderin Shqipërisë. Marrëveshje me Greqinë? E vështirë

Gazetari Artur Nura thotë se ka pasur një kompromis mes qeverisë Rama dhe asaj të Melonit për arritjen e një marrëveshje të tillë për pensionet. Në një intervistë për “Ora e fundit” me gazetarin Emilian Islami, ai tha se edhe opozita italiane nuk e ka kundërshtuar këtë marrëveshje për pensionet.

I pyetur për mundësinë e arritjes së një marrëveshje të tillë me Greqinë, Nura tha se është e vështirë për shkak se marrëdhëniet me shtetin grek janë më komplekse.

“Politika njihet si art i kompromisit dhe duket se ka kompromis midis dy kryeministrave. Vendimi politik që mori Rama për vendosjen e një kampi të përkohshëm për refugjatët nga Afrika drejt Italisë, projekt i qeverisë Meloni që kundërshtohet nga opozita italiane, është rikthim i këtij nderi.

Debati ka qenë i ashpër pasi ka 550 mijë shqiptarë dhe pjesa më e madhe e tyre janë me të drejtë vote. E majta e ka kundërshtuar marrëveshjen Rama-Meloni për refugjatët, por jo marrëveshjen për pensionet dhe e kanë aprovuar në mënyrë unanime. Vetëm kompromisi politik ka bërë të mundur që ta aprovojë në senat në mënyrë “ekstravagante”, u shpreh ai./abcnews.al

“S’ka NATO për Ukrainën”, Artur Nura: Kjo do rrezikonte stabilitetin ushtarak me Rusinë

TIRANË– Gazetari dhe analisti i njohur Artur Nura u shpreh në “Real Story” se shumica e qytetarëve të Ukrainës kërkojnë të anëtarësohen në NATO, por një dëshirë e tillë shtoi ai nuk do të realizohet dot.

Ai shtoi se ky synim i pretenduar nuk do realizohet për vetë faktin se rrezikohet stabiliteti ushtarak me Rusinë

“Kufijtë e NATO tashmë janë në dyert e Moskës, sigurisht kjo sjell shqetësim. Ukraina sot, është Shqipëria dikur dhe jo rastësisht ishim neutral. Neutraliteti kërkohet, nuk ka më demokraci.  Shumica e ukrainasve duan të hyjnë në NATO, por nuk do t’i lejojë njeri të hyjnë në NATO, sepse rrezikohet stabiliteti ushtarak me Rusinë.  Zgjerimi që ka bërë NATO ka qenë një kërcënim për Moskën”, tha ai./abcnews.al

A do shkarkohet Veliaj? Nura: Mbajtja e zgjedhjeve për Tiranën, para atyre të 11 majit, do ishte akt i guximshëm politik

TIRANË- Gazetari Skënder Minxhozi, tha në “Real Story” se pas arrestimit të Erion Veliajt, do ishte një risk për Ramën nëse do vendoste të shkonte në zgjedhje për Bashkinë Tiranë, para mbajtjes së parlamentareve të 11 majit.

Ai shtoi se kjo do ishte një risk për kryeqytetin, por jo dhe aq për Shqipërinë.

“Politikisht do ishte një risk për Ramën që të hynte në zgjedhje të parakohshme, duke i ndarë zgjedhjet  e Tiranës me 11 majin, kjo do ishte risk. Rama riskon Tiranën, më pak riskon Shqipërinë”, tha ai.

Gazetari Artur Nura, tha se një vendim i tillë do të ishte një akt i guximshëm politik për PS, i cili do garantonte vijimin e drejtësisë.

“Unë besoj se një politikë e guximshme e Ramës e garanton Tiranën për PS. Po para 11 majit, për të mbajtur betejën e drejtësisë, betejë që PS nuk i vë stërkëmbësha drejtësisë”, tha ai./abcnews.al

Nura: Nuk bëjnë dot zhurmë me fjalë, por hedhin shashka. Berisha mendon se me ardhjen e Trump do t’i hiqet ‘non grata’

Gazetari Artur Nura deklaroi se opozitarët nuk bëjnë dot zhurmë me fjalë, por kur Sali Berisha nis të flas, tentojnë të bëjnë zhurmë me shashka.

Ai theksoi se me ardhjen e Donald Trump në pushtet, Berisha mendon se mund të heq ‘non gratën’, pasi dhe po financon fuqishëm.

“Kush ka memorie politike e kujton që zoti Berisha në pushtet ka qënë një autoritar i një modeli shumë më të forta. Këtë mund ta kujtojë vetë zoti Leka që e ka pësuar, I cili për ushtrimin e profesionit ka shkuar pas hekurave. Ne nuk mund ta harrojmë dot këtë gjë. Bashkë me Aleksandër Frangaj për memorin e teleshikuesve.

E dyta, nuk bëjnë dot zhurmë me fjalë dhe ai kur nisi fjalën filluan me shashka. Thonë Rama ik, po Rama nuk ikën. Njëjtë si Basha, që tha tani beteja rifillon.

Unë besoj që brenda Berishës, beteja më e rëndësishme është fitorja me drejtësinë. Po të shohësh një nga tabelat, ishte me zotin Trump dhe Sorosin me kryq nga mbrapa. Mendon se do t’i hiqet ‘non grata’ me ardhjen e Trump.

Për ti hequr ‘non grata’ Berisha do financojë dhe për këtë dihet. Ai do niset në Milano tani, ka avionin. Do financojë me fushatat e tij”.

Ndërsa, analisti Martin Leka theksoi se Berisha krijoi një regjim represiv, jo nga fjalës së lirë, por ndaj politikanëve. Sipas tij, edhe pas 34 vjetësh vazhdon të jetë po i njëjtë, një alternativ që po erdhi do të ketë një qeveri të korruptuar.

“Mendoj që zoti Berisha krijoi një regjim represiv, jo nga fjalës së lirë, por ndaj politikanëve. Në atë kohë u fut lideri Fatos Nano në burg. Pastaj ndodhën zgjedhjet e 96, që flasin për kulmin, për votën e lirë. Në vitin 97 nuk kemi pse I futemi, sepse nuk dha dorëheqjen me atë humnerë të krijuar. Në 98 u pushtua Radio Televizioni Shqiptar dhe mediat e tjera si Koha Jonë. Pas 34 vjetëve ne jemi përballë një alternative, që edhe pse është e korruptuar, kemi dhe një alternativë tjetër, që do të mendojë dhe thotë më mirë një qeveri e korruptuar se sa një qeveri që të vret si më 21 Janar”./abcnews.al

Berisha dhe sondazhet/ “Ish-kryeministri i frikësohet partive të vogla”, Nura: Ka kuptuar që po i marrin elektoratin  

Anketa Kombëtare e Institutit Ndërkombëtar Republikan pohoi se SPAK rezulton se institucioni më i besueshëm në Shqipëri (76%).

Më pas renditen policia, ushtria dhe institucionet fetare, ndërsa institucionet më pak të besueshme janë Kuvendi dhe partitë politike.

Sa i takon mbështetjes së politikanëve, në sondazh del në pah diferencat e madhe ndërmjet kryeministrit Edi Rama (36%), përballë kryetarit të PD-së Sali Berisha (15 për qind).

Gazetari Artur Nura në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, u shpreh se rezultatet e sondazhit kanë treguar atë çfarë tashmë ishte e pritshme, duke nënvizuar se besueshmëria e qytetarëve ndaj SPAK është rritur. Ndërsa sa i përket situatës politike ai tha se ish-kryeministri Sali Berisha duhet të kuptojë sa më shpejt realitetin dhe se nuk mund të rrijë me mendimin se mund të marrë pushtetin.

“Berisha duhet të kuptojë mirë realitetin , nëse do të vazhdojë të mos e pranojë do të ketë një qasje të gabuar. E kemi thënë që Berisha nuk është i sinqertë me veten ose nuk do të pranojë realitetin. Berisha duhet të kuptojë që pushtetin nuk e merr. Unë dëshiroj të besoj që partitë e vogla të kenë praktika të Italisë apo të Greqisë. Në koalicionet e mëparshme të PD me partinë e lirisë, ka pasur shqetësime brenda partisë demokratike, nuk kanë dashur të japin vende të sigurta për të marrë vetë. Ne e dimë që PD nuk funksionon si duhet të funksionojë. Edhe Meta edhe Berisha janë në proces penal. Edhe zotit Berisha i duhet zoti Meta sepse ka ndjeshmërinë e tij personale”, tha ai.

Berisha të hënën në SPAK/ Petraj: Duhet të respektojë masën “detyrim paraqitje”! Nura: Thirrjet për protesta, të padobishme

Masa e re ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha do e çojë drejt godinës së SPAK dy herë në muaj, ndërsa vetë ish-kryeministri nuk i ka ndalur sulmet ndaj prokurorëve. Lidhur më këtë çështje ka folur edhe avokati Edmond Petraj. Në “Ora e Fundit” në ABC News, avokati Petraj u shpreh se ish-kryeministri e ka kuptuar shumë mirë që vendimi i Gjykatës duhet respektuar.

“Berisha e kuptoi më në fund që vendimi i gjykatës duhet respektuar dhe beteja për të cilën ai ka pretendime i takon gjykatës. Nëse ndryshon akuza pozita e Berishës mund të rëndohet”, tha avokati Petraj.

Ndërsa gazetari Artur Nura komentoi thirrjet për protesta, i konsideroi si të gabuara.

“Opozita nuk është në kohën e saj më të mirë. Besoj që ka një dobësi dhe kërkon të bëjë presion. Ai do që të mbajë elektoratin e tij në energji, por besoj që është e gabuar”, u shpreh ai.

Avokati Petraj tha se Berisha sot është i pandehur duke shtuar se ka dështuar pasi nuk ka më mbështetje.

Më tej nënvizoi se ish-kryeministri Berisha duhet të respektojë masën “detyrim paraqitje”.

/abcnews.al/

❌