Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra prokurorin Genci Mane

Kolegji i gjeti të drejta shumicën e shkaqeve të ankimit ndaj konfirmimit në detyrë të prokurorit të Fierit, Genci Mane dhe e shkarkoi atë për probleme që kishin të bënin më së shumti me pasurinë dhe qëndrimet e tij. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 29 korrik vendimin për shkarkimin nga […]

The post Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra prokurorin Genci Mane appeared first on BoldNews.al.

Apeli i GJKKO-së lë fuqi pezullimin nga detyra të kreut të KPP, Jonaid Myzyri

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masat e sigurisë të caktuara ndaj kreut të KPP, Jonaid Myzyri. Jonaid Myzyri kishte apeluar vendimin e GJKKO-së, por gjyqtarja Igerta Hysi la në fuqi masën e pezullimit nga detyra e kreut të KPP dhe atë të detyrim paraqitje. “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin […]

The post Apeli i GJKKO-së lë fuqi pezullimin nga detyra të kreut të KPP, Jonaid Myzyri appeared first on BoldNews.al.

Dhunoi kamarierin e një lokali, pezullohet nga detyra ish-shefi i qarkullimit Vlorë

Pas përfshirjes së tij në një incident në një lokal në Vlorë, ku dhunoi me grushte një kamarier, ish-shefi i qarkullimit në Vlorë, aktualisht oficer i policisë kufitare, është pezulluar nga detyra. Paralelisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur ndaj tij procedurën disiplinore të rëndë për veprime që dëmtojnë figurën dhe imazhin e punonjësit të […]

The post Dhunoi kamarierin e një lokali, pezullohet nga detyra ish-shefi i qarkullimit Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Skandali/ CEO Andy Byron dhe drejtoresha e burimeve njerëzore Kristin Cabot, pezullohen nga detyra

✇Albeu
By: V K

Një skenë intime e kapur nga kamera e famshme “Kiss Cam” gjatë koncertit të Coldplay në Gillette Stadium të Foxborough, Massachusetts, ka bërë që dy drejtues të lartë të kompanisë së teknologjisë Astronomer të përballen me pasojat.

CEO i kompanisë, Andy Byron, dhe drejtoresha e re e burimeve njerëzore, Kristin Cabot, janë pezulluar nga detyra, pasi videoja e tyre në një përqafim të ngrohtë, pavarësisht se të dy janë të martuar me partnerë të tjerë, u bë virale në rrjetet sociale, raporton La Repubblica.

Rasti, i quajtur tashmë nga interneti “ColdplayGate”, është kthyer në një bisedë të madhe publike, duke marrë vëmendje të jashtëzakonshme në platformat sociale si ‘X’, ku qarkullojnë edhe disa versione të ndryshme të një kërkese ndjese të supozuar nga Byron. Sipas vetë rrjetit ‘X’ dhe kompanisë Astronomer, disa prej këtyre postimeve janë të rreme, duke përfshirë edhe një llogari të sajuar të kompanisë.

Situata ka marrë përmasa edhe më të mëdha për faktin se vetë Andy Byron, vetëm disa muaj më parë, kishte shpallur me entuziazëm emërimin e Kristin Cabot në rolin e saj të ri. Në atë kohë, ai e kishte vlerësuar si “personin perfekt për pozicionin” dhe kishte theksuar “udhëheqjen e jashtëzakonshme dhe ekspertizën e saj në menaxhimin e talenteve dhe përfshirjen e punonjësve”.

Nga ana e saj, Cabot kishte deklaruar publikisht se ndihej e frymëzuar nga bisedat me Byron dhe ekipin drejtues të Astronomer mbi mundësitë për të kontribuar në rritjen e kompanisë.

Por videot nga koncerti i Coldplay kanë nxjerrë në pah një anë tjetër të marrëdhënies mes tyre. Teksa u shfaqën në ekranin gjigant të stadiumit, të dy u përpoqën të fshehnin fytyrat, ndërsa publiku reagoi. Edhe këngëtari i Coldplay, Chris Martin, e komentoi momentin me humor: Çfarë? Apo janë shumë të dashuruar, ose janë thjesht shumë të turpshëm….

Ngjarja ka hapur një debat mbi kufirin mes jetës private dhe asaj publike, por edhe mbi etikën e drejtuesve të kompanive në marrëdhëniet profesionale. Për momentin, të dy janë pezulluar në pritje të një hetimi të brendshëm nga kompania Astronomer.

The post Skandali/ CEO Andy Byron dhe drejtoresha e burimeve njerëzore Kristin Cabot, pezullohen nga detyra appeared first on Albeu.com.

Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Gjykata e Durrësit, ka vendosur pezullimin nga detyra të drejtorit të Arsimit Parauniversitar, Hazbi Lika, i cili dyshohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Ky vendim vjen si pjesë e procedurave hetimore ndaj Likës, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përgjegjësive të tij në këtë çështje.

Hazbi Lika, u emëruar në krye të Arsimit Parauniversitar në Durrës, në maj të vitit 2022, që zëvendësoi juristen Ana Dhamo.

The post Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Dhunuan shoferin e një makine pasi e ndaluan, AMP pezullon nga detyra 3 efektivët e “Shqiponjave”

✇Albeu
By: V K

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), ka pezulluar nga detyra tre efektivë të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas një rasti të rëndë dhune ndaj një qytetari.

Ngjarja ka ndodhur më 8 maj 2025, kur, sipas AMP-së, efektivët E.T., D.G. dhe E.N. kanë ndaluar një automjet dhe më pas kanë ushtruar dhunë fizike ndaj drejtuesit të tij, shtetasit R.Z., duke e lënë të plagosur rëndë.

I dëmtuari është dërguar për trajtim në Spitalin e Traumës.

Sipas hetimeve paraprake, tre punonjësit e policisë kanë vepruar në mënyrë arbitrare, duke shkelur detyrën dhe tejkaluar kompetencat e tyre.

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, ka urdhëruar pezullimin e tyre nga detyra, ndërsa ndaj tyre është ngritur procedim penal për veprën “Kryerja e veprimeve arbitrare, kryer në bashkëpunim”.

Njoftimi i AMP-së:

AMP pezullon 3 punonjës policie të Forcës së Posaçme Shqiponja.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka zbatuar urdhërin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për tre punonjës policie të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kryerje e veprimeve arbitrare në bashkëpunim”.

Inspektor E. T., me detyrë Trupë Shërbimi, Seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponja.

Inspektor D. G., me detyrë Trupë Shërbimi, Seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponja.

Inspektor E. N., me detyrë Trupë Shërbimi, Seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponja.

Caktimi i masave të sigurimit personal u bë i mundur në funksion të procedimit penal të vitit 2025 në lidhje me ngjarjen e datës 08.05.2025 rreth orës 19:30, punonjësit e policisë kanë ndaluar një automjet me drejtues shtetasin R. Z., dhe me veprime arbitrare kanë kaluar në konfrontim fizik, ku për pasojë drejtuesi i automjetit është dërguar në Spitalin Universitar të Traumës për trajtim mjekësor.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al.

The post Dhunuan shoferin e një makine pasi e ndaluan, AMP pezullon nga detyra 3 efektivët e “Shqiponjave” appeared first on Albeu.com.

Qeveria amerikane ka shkurtuar 59 mijë vende pune që nga janari

Elon Musk ishte një kampion kyç brenda Shtëpisë së Bardhë për shkurtimin e shpenzimeve qeveritare, duke i udhëhequr këto përpjekje nëpërmjet iniciativës së tij Doge. Sipas mediave të huaja, pavarësisht mosmarrëveshjes me Trump, lëvizjet e Musk kanë pasur tashmë një ndikim të madh, siç nënvizohet nga raporti mujor i punësimit. Raporti, i cili doli sot, […]

The post Qeveria amerikane ka shkurtuar 59 mijë vende pune që nga janari appeared first on BoldNews.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit Astrit Halilaj

TIRANË, 14 maj/ATSH/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Shkodrës, Astrit Halilaj.

Sipas njoftimit të KPA-së, vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Mimoza Tasi dhe anëtarë Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz e Sokol Çomo, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Halilajt. Vendimi i KPA është përfundimtar dhe me efekt të menjëhershëm.

Prokurori i Shkodrës, Astrit Halilaj u shkarkua nga detyra më 30 qershor 2022, pasi Komisioni arriti në përfundimin se ai kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasuritë. Ndërkohë, Halilaj u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe për profesionalizmin.

Astrit Halilaj e filloi karrierën si oficer i policisë gjyqësore në vitin 1993 dhe përgjatë dy dekadave ka mbajtur pozicione drejtuese në Policinë e Shtetit. Prej vitit 2016, ai punoi si prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

/j.p/r.e/

The post KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit Astrit Halilaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit të Shkodrës, Astrit Halilaj

Prokurori i Shkodrës Astrit Halilaj, i shkarkuar nga detyra që më 30 qershor 2022 Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendos lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Astrit Halilaj e ka filluar karrierën si oficer i policisë gjyqësore në vitin 1993 dhe përgjatë dy dekadave ka mbajtur pozicione drejtuese në Policinë e Shtetit. Prej vitit 2016, ai punoi si prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Problemet kryesore që u evidentuan nga KPK-ja kishin të bënin me investimet e kryera gjatë periudhës 1995-2014 në një banesë me dy kate plus papafingo dhe burimet e krijimit të kësaj pasurie; me burimet për blerjen e një apartamenti plus parkim në Vlorë; për një makinë dhe dy njësi shërbimi të porositura nga vëllai në vitin 2000, të drejtat reale të të cilave i janë kaluar subjektit në 2014-ën, por pa dhënë gjë në këmbim.

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 42/2022, datë 22.09.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Astrit Halilaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 545, datë 30.06.2022.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 545, datë 30.06.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Astrit Halilaj”, thuhet në njoftimin e KPA-së.

The post KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit të Shkodrës, Astrit Halilaj appeared first on Sot News | Lajme.

Pezullohet nga detyra një polic në Shkodër, për shkak se publikoi një shkrim në një portal

Një efektiv policie në Shkodër është pezulluar nga detyra me vendim të drejtorit të Policisë vendore në atë qytet. Bëhet fjalë për punonjësin e Policisë N/Komisar P. M., teksa shkak për pezullimin e tij nga detyra është bërë një shkrim që ai e kishte publikuar në profilin e tij në rrjetet sociale, dhe më pas […]

The post Pezullohet nga detyra një polic në Shkodër, për shkak se publikoi një shkrim në një portal appeared first on BoldNews.al.

Pezullohet nga detyra një polic në Shkodër, ja arsyeja (Emri)

Një efektiv policie në Shkodër është pezulluar nga detyra me vendim të drejtorit të Policisë vendore në atë qytet.

Bëhet fjalë për punonjësin e Policisë N/Komisar P. M., teksa shkak për pezullimin e tij nga detyra është bërë një shkrim që ai e kishte publikuar në profilin e tij në rrjetet sociale, dhe më pas shkrimi ishte publikuar në një portal online.

Sipas autoriteteve, në këtë rast, nënkomisari P.M. ka shkelur ligjin, teksa bëhet me dije se Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj.

Duket se shkrimi ka të bëjë me fushatën elektorale, pasi Policia thotë se është institucion i administratës shtetërore, i depolitizuar, i baraslarguar nga subjektet politike.

“Pas konstatimit të një shkrimi të postuar në rrjetin social Facebook të tij nga punonjësi i Policisë N/Komisar P. M., dhe më pas është publikuar nga një portal, shkrim ky në shkelje të Ligjit të Policisë së Shtetit, ju informojmë se Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, menjëherë ka bërë pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë.

Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj punonjësit të policisë Nënkomisar P. M., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë në DVP Shkodër, për shkelje të parashikuar nga neni 121, pika 1, germa “m” – “Kryerja e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të policisë, institucionin apo shërbimin policor në tërësi”, dhe pika 2, germa “a” – “Shkelja e rregullave të papajtueshmërisë me funksionin ose të kufizimeve për shkak të funksionit”, të Ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se strukturat e saj janë të angazhuara maksimalisht në luftën kundër krimit dhe paligjshmërive, si dhe për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë gjithë procesit zgjedhor.

Në zbatim të nenit 6 të Ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, Policia është institucion i administratës shtetërore, i depolitizuar, i baraslarguar nga subjektet politike, tërësisht në funksion të zbatimit të ligjit dhe në shërbim të qytetarëve.”

The post Pezullohet nga detyra një polic në Shkodër, ja arsyeja (Emri) appeared first on Sot News | Lajme.

U pezulla nga detyra, Gjykata e Tiranës heq masën ndaj drejtorit të AMP-së

Gjykata e Tiranës vendosi të heqë masën e pezullimit nga detyra të drejtorit të Agjencisë së Mbikëqytjes Policore, Florian Sulejmani. Vendimi u dha gjatë ditës së sotme në gjykatën penale të Tiranës menjëherë pasi një gjykatë në Berat kishte shpallur mos kompetencën. Gjatë seancës me dyer të mbyllura, prokurori është shprehur se nuk ekzistojnë kriteret […]

The post U pezulla nga detyra, Gjykata e Tiranës heq masën ndaj drejtorit të AMP-së appeared first on BoldNews.al.

Pezullohet nga detyra drejtori i AMP-së, Florian Sulejmani

Me kërkesë të Prokurorisë Berat dhe me vendim gjykate është pezulluar nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani. Autoritetet bëjnë me dije se masa “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” është caktuar ndaj kreut të AMP-së në kuadër të procedimit penal nr.613/1 të vitit 2025, të regjistruar […]

The post Pezullohet nga detyra drejtori i AMP-së, Florian Sulejmani appeared first on BoldNews.al.

Pezullohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i AMP-së Florjan Sulejmani

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florjan Sulejmani është pezulluar nga detyra ditën e sotme me kërkesë të Prokurorisë së Beratit. Sulejmani akuzohet për veprën penale ‘shpërdorim i detyrës’ dhe vendimi për pezullimin e ushtrimit të detyrës u mor nga tërësia e akteve deri në këtë fazë të hetimit.

Prokuroria ka ngritur ndaj tij akuzën për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, e cila është pranuar nga Gjykata e Shkallës së Parë te Beratit. Sipas Prokurorisë së Beratit, Sulejmani ka transferuar oficerët e policisë gjyqësore në kundërshtim me ligjin. Teksa në Berat ka qenë duke u zhvilluar një hetim për disa nga OPGJ-të, ka dyshime se Sulejmani ka ndërhyrë duke i lëvizur nga detyra që mbanin.

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat u caktua masa e sigurimit ‘Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ për shtetasin F.S., me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Kjo masë u mor në kuadër të procedimit penal nr.613/1 të vitit 2025, të regjistruar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Nga rrethanat e faktit dhe tërësia e akteve të administruara deri në këtë fazë të hetimit, u çmua se plotësohen kushtet dhe kriteret e përgjithshme dhe të veçanta për caktimin e masave të sigurimit personal me karakter ndalues të parashikuara në nenet 228, 229 dhe 242 të K.Pr.Penale.

Në çmuarjen e prokurorisë dhe konfirmimin e gjykatës, ekziston një dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova, se nga ana e personit nën hetim janë transferuar oficerët e policisë gjyqësore në kundërshtim të plotë me nenin 10 pika, pika 1, shkronja “c” dhe nenin 22 të Ligjit nr.25/2019 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Policisë Gjyqësore”, dhe nenin 62 pika 5, të të Ligjit Nr. 128/2021 ‘’Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore’’.

Po kështu, ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës. Masa sigurimit është e përshtatshme me nevojën e sigurimit. Gjithashtu, kjo masë ndaluese garanton një raport të drejtë midis rëndësisë së faktit dhe sanksionit që parashikohet për veprën penale konkrete me llojin e masës së sigurimit.

Nën udhëheqjen e parimit kushtetues të prezumimit të pafajësisë dhe detyrën ekskluzive të Prokurorisë për ushtrimin e ndjekjes penale, nga ana prokurorisë po vazhdojnë të kryhen veprime hetimore për të pasur një hetim të plotë dhe të gjithanshëm.

The post Pezullohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i AMP-së Florjan Sulejmani appeared first on Lapsi.al.

Nën hetim nga SPAK, KLP largon nga detyra kreun e Prokurorisë së Sarandës

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka larguar nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Sarandës. Kledian Llaho ndërkohë ishte pezulluar nga detyra me vendim te GJKKO dhe kërkesë të SPAK, i cili ka nisur hetim ndaj tij mbi dyshimet për korrupsion.

Sipas SPAK, magjistrati ka kërkuar përftime të parregullta materiale, nga të cilat do të përfitonte në mënyrë të drejtpërdrejtë vjehrri i tij.

Gjithashtu, ka dyshime për veprime të kundërligjshme edhe në raport me persona të tjerë.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur pranimin pjesërisht të kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj magjistratit K.Ll., duke caktuar masën “Ulje page në masën 20% për 3 muaj”, përkundër propozimit të ILD për “Ulje page në masën 40% për 1 vit”, ndërsa ka pranuar plotësisht propozimin e ILD për masën “Largimi nga detyra e kryetarit”, thuhet në një njoftim të KLP.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Nën hetim nga SPAK, KLP largon nga detyra kreun e Prokurorisë së Sarandës appeared first on Euronews Albania.

KPA rrëzon KPK-në, shkarkon nga detyra gjyqtaren e Vlorës Mirela Mishgjoni

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Vlorës, Mirela Mishgjoni, e cila ishte konfirmuar më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Drejtuesi i SPAK Altin Dumani që ka zëvendësuar në procesin e vetingut Komisionerin Publik, pas mbarimit të mandatit të këtij të fundit, i kishte kërkuar Kolegjit ndryshimin […]

The post KPA rrëzon KPK-në, shkarkon nga detyra gjyqtaren e Vlorës Mirela Mishgjoni appeared first on BoldNews.al.

Plas në Librazhd/ Ministrja shkarkon drejtoreshën e spitalit, Qatja: Maskaradë! Si në kohën e “qoftë largut”

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka shkakrkuar nga detyra drejtoreshën e spitalit të Librazhdit, Fatbardha Qatja. Lajmin e ka bërë me dije kjo e fundit përmes një postimi në rrjetet sociale, ku tregon se vendimi i ka ardhur në mënyrë të papritur dhe papandehur në rrugë postare mëngjesin e djeshëm (e hënë), pa i dhënë […]

The post Plas në Librazhd/ Ministrja shkarkon drejtoreshën e spitalit, Qatja: Maskaradë! Si në kohën e “qoftë largut” appeared first on BoldNews.al.

ILD kërkon shkarkimin e kryeprokurorit të Sarandës, i cili po hetohet nga SPAK

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë (ILD) i ka propozuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) largimin nga detyra të drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho, dhe uljen e pagës në masën 40% për një periudhë 1 vjeçare. Ndaj tij kishte nisur një hetim disiplinor lidhur me mospërmbushje të detyrimeve të përcaktuara në ligj në […]

The post ILD kërkon shkarkimin e kryeprokurorit të Sarandës, i cili po hetohet nga SPAK appeared first on BoldNews.al.

Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra gjyqtarin Arben Dosti

Kolegji vendosi të ndryshojë vendimin e Komisionit të konfirmimit në detyrë të gjyqtarit të Gjirokastrës, Arben Dosti, duke e shkarkuar atë për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe cenim të besimit. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 13 shkurt vendimin e shkarkimit nga detyra të gjyqtarit të Gjirokastrës, Arben Dosti. Sipas […]

The post Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra gjyqtarin Arben Dosti appeared first on BoldNews.al.

Prefekti i Kukësit shkarkohet nga detyra, ja kush e zëvendëson (EMRI)

Agron Geca është liruar nga detyra si prefekt i qarkut të Kukësit. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. Në vendim bëhet gjithashtu me dije se Dritan Baji është emëruar pasues i tij. “VENDIM PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË KUKËSIT. Në mbështetje të neneve 100 […]

The post Prefekti i Kukësit shkarkohet nga detyra, ja kush e zëvendëson (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

❌