Masat ajrore nga Veriu i Afrikës do të depërtojë gradualisht sërish drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan. Sipas MeteoAlb, kjo sjell edhe në vendin tonë mot të kthjellët dhe rritje të temperatura, por herë pas here priten vranësira të lehta e kalimtare ku më të theksuara do të jenë në zonat lindore […]
TIRANË, 4 korrik/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët dhe me orë të gjata me diell si dhe vranësirat të pakta kalimtare nga orët e mesditës pjesërisht përgjatë vijës bregdetare si dhe përgjatë relieveve malore.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era pritet të fitojë shpejtësi 6-9 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Ekspozimi në diell për kohë të gjatë dhe në mënyrë të pambrojtur dëmton lëkurën dhe krijon problematika shëndetësore akute apo dhe më vonë gjatë jetës. Edhe pse në verë është më e ndjeshme, mjekët dermatologë thonë se rrezet ultraviolet janë të dëmshme përgjatë gjithë vitit, ndaj edhe rekomandojnë mos ekspozimin pa përdorur kremra mbrojtës.
“Në plazhe dhe pishina ne duhet të aplikojmë kremra me faktorë të lartë mbrojtës por dhe në jetën e përditshme ne duhet të kemi të vendosur kremra me faktor të lartë mbrojtës. Do rekomandoja që nëse do jemi gjithë kohën të ekspozuar riaplikim çdo dy orë, në të kundër nëse do jemi në ambiente të brendshme, aplikimi në momentin e parë në mëngjes dhe pastaj pas daljes nga puna”, thotë dermatologia Monika Fida.
Kujdesi sipas tyre, duhet të jetë për çdo moshë, por për të vegjlit edhe më i shtuar pasi fëmijët që digjen nga dielli janë të predispozuar të bëjnë kancer lëkure në moshë të rritur.
“Nuk duhet të ekspozohen në mënyrë absolute në oraret e drekës, nuk duhet të digjen gjatë fëmijërisë, sepse djegiet gjatë fëmijërisë shoqërohet me pasoja më të rënda në moshën adulte. Nga ana tjetër bebet deri në moshën 6 mujore nuk duhet të ekspozohen në diell”, shprehet dermatologia.
Kremi i diellit duket se nuk është i mjaftueshëm për të krijuar mbrojtje maksimale ndaj ekspertët sugjerojnë: “Shoqata amerikane e dermatologëve, shoqata europiane e dermatologëve, shoqata shqiptare e dermatologëve, rekomandon përdorimin e syzeve të diellit për të mbrojtur zonën përreth syve, rekomandon përdorimin e kapeleve për të realizuar një mbrojte sa më të mirë të gjithë lëkurës”.
Studime të shumta kanë faktuar se ekspozimi në diell pa syze dëmton shikimin dhe shkakton kataraktën e parakohshme.
Të hënën, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, me vranësira të pakta dhe kalimtare, kryesisht në zonat malore lindore.
Era do të fryjë me drejtim nga verilindja në veriperëndim, me një shpejtësi mesatare prej 8 m/s. Në lugina dhe përgjatë bregdetit, pritet që era të arrijë herë pas here shpejtësi deri në 10-16 m/s, duke sjellë ndjesi freskie në këto zona.
Deti do të jetë i lehtë deri mesatar, me valëzim të përllogaritur në 1 deri 3 ballë, çka krijon kushte të favorshme për lundrim dhe aktivitet turistik detar.
Dita e sotme (e shtunë, 28 qershor), do të karakterizohet nga një mot kryesisht i kthjellët në të gjithë vendin. Në zonat e ulëta dhe bregdetare pritet diell i fortë gjatë gjithë ditës, ndërsa pasditja mund të sjellë zhvillime të lehta vranësirash në zonat malore lindore dhe juglindore. Sipas Meteoalb, temperaturat do të ndjekin rritje […]
Këtë të mërkurë, vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe diell në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi 6-13 m/s. Valëzimi në det do të jetë 1-2 ballë.
Territori shqiptar do të vijojë nën mbizotërimin e motit të kthjellët, ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në bregdet dhe zonat e ulëta. Ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të dominohen zonat malore Verilindore-Juglindore. Më të dukshme vranësirat do të jenë në orët e pasdites. Ky stabilitet i atmosferës do të […]
Ata që u mblodhën për spektaklin në monumentin neolitik në qarkun jugor të Wiltshire përjetuan një fillim të ngrohtë të mëngjesit, ndërsa shënuan ditën më të gjatë të vitit.
Temperaturat në Salisbury dhe Londër arritën 18 gradë Celsius deri në orën 05:00 (04:00 GMT), sipas shërbimit të motit Met Office.
Një alarm i verdhë për nxehtësinë për të gjitha rajonet në Angli mbetet në fuqi për fundjavën.
Eventet e solsticit në Stonehenge shënojnë disa nga rastet e rralla kur vizitorëve u lejohet të afrohen pranë gurëve në vendin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Në prag të eventit, Policia e Stonehenge dhe ajo e Wiltshire postuan paralajmërime në mediat sociale në lidhje me trafikun e rënduar dhe këmbësorët.
Stonehenge është një monument i ndërtuar në përputhje me lindjen e diellit të mesit të verës dhe perëndimin e diellit të mesit të dimrit.
Në solsticin e verës, dielli lind pas Gurit të Thembrës – hyrja e lashtë në Rrethin e Gurit – dhe rrezet e diellit kanalizohen në qendër të monumentit.
Besohet se solstici është festuar në Stonehenge për mijëra vjet./ /os/
Përgjatë orëve të paradites territori shqiptar do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të shpeshta, ku më më theksuara kthjellimet paraqiten përgjatë vijës bregdetare.
Pas mesditës dhe në vijim pritet shtim i vranësirave si fillim në skajin verior dhe gradualisht përfshijnë gjysmën Lindore të vendit duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurta shiu.
Parashikohet që mbrëmja dhe nata të sjellin përmirësim të situatës atmosferike duke bërë që bregdeti dhe zonat e ulëta të dominohen nga kthjellime, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të mbeten zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit deri në 34°C pritet vlera maksimale në qytetin e Beratit.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.
Vendi ynë mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët deri vonë pasdite kur priten kalime vranësirash të shpeshta nëpër të gjithë territorin. Më të theksuara vranësirat paraqiten në gjysmën Lindore të Shqipërisë.
Parashikohet që mbrëmja dhe nata të vijojnë nën dominimin e kthjellimeve, vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 11°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 32°C vlera më e lartë në qarkun e Beratit.
Era do të fryjë e lehtë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 25 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim të ulët.
Temperaturat e larta dhe rrezet e diellit intensive mund të shkaktojnë probleme të shumta me lëkurën, prandaj është e rëndësishme të dini se si të kujdeseni dhe të mbroni atë. Ja disa këshilla kryesore për të mbrojtur lëkurën tuaj nga dielli gjatë verës:
-Përdorni gjithmonë krem kundër diellit
Zgjidhni një krem me SPF 30 ose më të lartë dhe që mbron si ndaj rrezeve UVA dhe UVB. Aplikojeni 30 minuta para ekspozimit në diell dhe riaplikojeni çdo 2 orë, ose pas larjes dhe djersitjes.
-Qëndroni në hije gjatë orëve të pikut
Rrezet e diellit janë më të forta midis orës 10:00 – 16:00. Kufizoni ekspozimin direkt në diell në këtë interval dhe zgjidhni ambiente të freskëta ose me hije.
-Vishni rroba të lehta
Zgjidhni rroba të lehta, me mëngë të gjata dhe nga materiale që frymojnë. Përdorni një kapelë me strehë të gjerë për të mbrojtur fytyrën, veshët dhe qafën. Mos harroni edhe syzet e diellit me filtra UV për të mbrojtur sytë.
-Hidratohuni vazhdimisht
Dielli dhe nxehtësia mund të shkaktojnë dehidrim, i cili ndikon edhe në lëkurë. Pini shumë ujë gjatë ditës, sidomos nëse jeni në plazh apo nën diell. Nëse ndjeni që po skuqeni, largohuni menjëherë nga dielli dhe freskohuni.
TIRANË, 8 qershor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të ngrohta dhe të thata me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin, për pjesën më të madhe të ditës përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë të larta dhe transparente.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 10-14 m/s shoqëruar me valëzim në dete të ulët të forcës 1-3 ballë.
Më shumë se 1.5 milion pelegrinë kanë kryer përgatitjet e fundit për të nisur në mbrëmjen e së mërkurës ritualin më të rëndësishëm të Islamit – Haxhin. Nikoqirët sauditë kanë tentuar të bëjnë më të mirën për t’u mos përsëritur situata e vitit të kaluar, meqë si pasojë e nxehetësisë së madhe kanë vdekur mbi 1.000 njerëz.
Me temperatura mbi 40 gradë Celsius, pelegrinët kanë nisur t’i kryejnë obligimet e tyre të para afër Qabes, kubit të zi në zemër të Xhamisë së Madhe të Mekës, vend që konsiderohet më i shenjti në botë, sipas Islamit.
“Duket sikur nuk jeni në këtë botë”, ka thënë Khitam, 63-vjeçar, në disa përgjigje për agjencinë e lajmeve AFP, duket thënë se “para Haxhit, e kam shikuar Xhaminë e Madhe çdo ditë në televizion”.
Para hyrjes në Mekë, pelegrinët duhet t’i nënshtrohen një regjimi të pastërtisë dhe vishen me rroba të veçanta të bardha. Autoritetet kanë thënë se mbi 1.5 milion pelegrinë kanë arritur në Arabinë Saudite për Haxhin – njërin prej pesë shtyllave të Islamit, që duhet të kryhet të paktën një herë në jetë nga besimtarët myslimanë. Zyrtarët kanë tentuar të krijojnë sa më shumë hije nëpër ambiente publike, pasi temperaturat vitin e kaluar në këtë periudhë kanë shkuar mbi 51 gradë Celsius.
Ditën e sotme në vendin tonë, do të vijojnë valët e të nxehtit afrikan ndikimin e tyre në rajonin e Ballkanit, duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë, ku temperatura më të larta do të ketë në zonat e ulëta, kryesisht në Qendër dhe Jug të territorit.
Orët e pasdites dhe në vijim, do të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin, ku më të theksuara do të jenë në zonat malore, por nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë në tjetër rritje, duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët e cila do të shënohet në qytetin e Ersekës, deri në 34°C vlera maksimale në qarkun e Elbasanit.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të krijohet dallgëzim i ulët.
Ditën e hënë pritet të ketë mot të qëndrueshëm, me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit dhe alternime vranësirash në relievet kodrinore-malore të territorit. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 8m/s. Valëzimi në det do të jetë 1 deri […]
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s./Telegrafi/
Fundjava do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve. Meteorologët parashikojnë fundjavë të ngrohtë dhe me diell. “E shtuna dhe e diela do të përmirësojë akoma më dukshëm motin në të gjithë territorin shqiptar, duke bërë që pjesa më e madhe e vendit të jetë në ndikimin e motit të kthjellët, vranësira kalimtare, nuk pritet që […]
Që në orët e para të mëngjesit; vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe Juglindore; megjithatë nuk priten reshje. Parashikohet që orët e pasdites; të sjellin përmirësim akoma më të theksuar të kushteve atmosferike duke ri-kthyer kthjellimet në […]
Emisioni Health O’Clock trajtoi në episodin e radhës sëmundjen e melanomës.
Për të folur në lidhje me këtë sëmundje ishte doktoresha Monika Fida, mjeke dermatologe në QSUT, e cila tha se diagnostikimi i hershëm shmang rrezikun e prognozave të këqija.
Ajo tregoi edhe shenjat që duhet të kuptojmë nëse kemi predispozicion për t’u prekur nga melanoma.
“Nëse vërejmë praninë e një lezione të ri pigmentuar në lëkurë, duhet t’i drejtohemi mjekut dermatolog për ta diagnostikuar këtë lezion. Një shenjë e re që shfaqet ose një shenjë që e kemi pasur, por ndryshon, p.sh. ngjyrën, kufijtë dhe dimensionet, duhet të kujdesemi që t’i kemi në konsideratë lezionet e reja ose ndryshimin e atyre që kemi. Duhet të bëhet menjëherë paraqitja tek mjeku dermatolog. Melanoma në fazat e hershme nuk dhemb, prandaj ka pacientë që drejtohen vonë te mjeku dermatolog”, tha mjekja.
Ajo theksoi se një herë në vit, me apo pa nishane, duhet kryer një kontroll rutinor tek dermatologu.
Gjithashtu, mjekja foli edhe për mbrojtjen gjatë stinës së verës në plazh dhe në pishina, ku dha këshillat e saj.
“Ekspozimi në diell është i mirë për organizmin dhe nuk duhet kurrsesi të shmanget ekspozimi në plazhe dhe pishina. Para ekspozimit, do të ishte mirë të bënim një konsultë me mjekun për të parë gjendjen e lëkurës sonë, për të kontrolluar gjendjen e nishaneve dhe sa të rrezikuara janë ato për të shfaqur melanoma, ose për të diagnostikuar sa më shpejt një melanoma të mundshme. Këshillohet që të frekuentojmë plazhet në mënyrë të zgjuar, duke përdorur krem mbrojtës, dhe ekspozimi në diell të jetë deri në orën 11:30, ndërsa nga ora 12 deri në 16 duhet shmangur”, tha mjekja Fida.
Doktoresha theksoi faktin se mbrojtja e lëkurës duhet të bëhet gjithsej 365 ditë të vitit.
“Çdo individ ka rrezik të lartë për të shfaqur melanoma gjatë jetës së tij, aq më tepër një individ që ka më shumë se 50 nishane në trupin e tij. Që të parandalojmë shfaqjen e melanomës ose që të realizojmë një kapje sa më të shpejtë të saj, rekomandohet kryerja e dermatoskopisë dhe mbajtja nën kontroll e nishaneve, ndërsa ekspozimi në diell është faktori më i madh rreziku që ndihmon në shfaqjen e melanomës, prandaj duhet të mbrohemi në ekspozimin në plazhe dhe pishina”, theksoi ajo.