❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Lirimi i hapĂ«sirave publike, kryeministri Rama: Çlirim i madh pĂ«r komunitetin

Kryeministri Edi Rama ka publikuar kĂ«tĂ« tĂ« diel njĂ« foto qĂ« tregon lirimin e hapĂ«sirave publike tĂ« zĂ«na mĂ« parĂ« nga ndĂ«rtimet pa leje, duke e cilĂ«suar kĂ«tĂ« si njĂ« “çlirim tĂ« madh” pĂ«r komunitetin dhe pĂ«r kĂ«mbĂ«sorĂ«t.

Kryeministri paralajmëron gjithashtu se të gjitha ndërtimet pa leje që zënë hapësirat publike do të largohen, pavarësisht rezistencës. Ai thekson se edhe ato objekte që ende nuk janë shembur do të prishen, ndërsa ndërtuesit që nuk bashkëpunojnë do të përballen me gjoba të kripura.

“Çlirim i madh jo vetĂ«m pĂ«r komunitetin e pĂ«r kĂ«mbĂ«sorĂ«t, po edhe pĂ«r ata qĂ« ulen nĂ«pĂ«r tavolinat jashtĂ« dhe marrin frymĂ« lirisht, jo mbrapa xhamave, barrikadave e ferrave, çka e rrit patjetĂ«r edhe cilĂ«sinĂ« e shĂ«rbimit. NdĂ«rkohĂ« ka ende ngrehina qĂ« i rezistojnĂ« mĂ« kot kĂ«rkesĂ«s pĂ«r t’u shkulur vetĂ« nga mexhelisi, se nĂ« fund tĂ« tĂ«ra do ikin po do ikin bashkĂ« me njĂ« gjobĂ« tĂ« kripur pĂ«r ndĂ«rtuesin e pamirĂ«kuptua”, ka shkruar kryeministri Rama.

The post Lirimi i hapĂ«sirave publike, kryeministri Rama: Çlirim i madh pĂ«r komunitetin appeared first on Telegrafi.

Prishja e luhatëses në Skenderaj, të lënduarit jashtë rrezikut për jetë

Tre nga gjashtë personat që u lënduan si pasojë e prishjes së një luhatëse në Skenderaj, janë liruar nga Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës të njëjtën ditë që janë pranuar për trajtim mjekësor.

Të lënduarat, përfshirë edhe një të mitur, fillimisht kishin pranuar ndihmën e parë në Qendrën Emergjente në Skenderaj, ndërsa tre prej tyre, për shkak të natyrës së lëndimeve, ishin transferuar për trajtim të mëtejshëm në Mitrovicë.

Sipas kryeinfermierit të spitalit të përgjithshëm në Mitrovicë Agron Sumici, të lënduarat kanë pasur lëndime të lehta trupore.

“Pas orĂ«s 19:00 nĂ« mbrĂ«mje kanĂ« ardhur tre femra tĂ« lĂ«nduara nga [rrĂ«zimi nga] luhatĂ«sja, qĂ« ka ndodhur nĂ« Skenderaj, njĂ«ra Ă«shtĂ« e moshĂ«s 22 vjeçare, njĂ«ra Ă«shtĂ« 18 vjeçare dhe njĂ«ra Ă«shtĂ« diku 13 vjeçare. LĂ«ndime tĂ« lehta tĂ« gjitha kanĂ« pasur, nuk ka pasur ndonjĂ« lĂ«ndim tĂ« madh serioz dhe pas trajtimit nĂ« emergjencĂ« janĂ« liruar pĂ«r nĂ« shtĂ«pi”, deklaroi ai pĂ«r KosovaPress.

Rasti ka ndodhur të shtunën ku gjashtë persona, prej të cilëve tre të mitur, u lënduan pasi u rrëzuan si pasojë e prishjes së një luhatëse në rrugën Fatmir Dibra, në Skenderaj.

“Lidhur me rastin, janĂ« intervistuar dy tĂ« dyshuar – pronari dhe punĂ«tori i lojĂ«rave dhe e me pas me vendim tĂ« prokurorit janĂ« liruar nĂ« procedurĂ« tĂ« rregullt”, njoftoi Policia e KosovĂ«s./kp/

The post Prishja e luhatëses në Skenderaj, të lënduarit jashtë rrezikut për jetë appeared first on Telegrafi.

Mustafa kritikon qeverinë në detyrë: Kushtetuta nuk lejon dy poste, mospërfillja sjell përgjegjësi ligjore

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka kujtuar një vendim të ndërmarrë gjatë mandatit të tij në vitin 2017 për lirimin nga detyra të disa anëtarëve të kabinetit qeveritar, të cilët sapo kishin fituar mandatin si deputetë, duke theksuar rëndësinë e respektimit të Kushtetutës edhe në mungesë të ligjeve specifike.

Mustafa përmes një postimi në rrjetin social Facebook thekson se këtë veprim e kishte marrë në prag të certifikimit të rezultateve zgjedhore në atë vit.

“NĂ« prag tĂ« certifikimit tĂ« rezultateve zgjedhore tĂ« vitit 2017, nĂ« konsultim me ZyrĂ«n Ligjore tĂ« KM dhe me kĂ«shilltarin juridik tĂ« Kryeministrit, qĂ« sot Ă«shtĂ« kryetar i OdĂ«s sĂ« AvokatĂ«ve, nĂ« harmoni me nenin 72 tĂ« KushtetutĂ«s, si kryeministĂ«r nĂ« detyrĂ« lirova nga detyra njĂ« zĂ«vendĂ«skryeministĂ«r dhe 8 ministra tĂ« cilĂ«t kishin fituar mandatin e deputetit. QeveritarĂ«t e liruar nga detyra ishin: Ramiz Kelmendi, zĂ«vendĂ«skryeministĂ«r, ministrat; dr. Kujtim Shala, dr, Avdullah Hoti, dr. Enver Hoxhaj, dr, Lutfi Zharku, Memli Krasniqi, dr, Hykmete Bajrami, Arban Abrashi dhe Rasim Demiri”, ka shkruar Mustafa.

Sipas tij, qëllimi nuk ishte të tregohej si shembull i zbatimit të Kushtetutës, por të shmangej shkelja e saj.

“KĂ«tĂ« veprim nuk e ndĂ«rmorĂ«m qĂ« tĂ« jemi shembull i zbatimit tĂ« KushtetutĂ«s, por qĂ« tĂ« preventojmĂ« tĂ« mos bĂ«hemi shembull i shkeljes sĂ« saj”, ka shkruar Mustafa.

Ish-kryeministri shton se të gjithë zyrtarët e liruar nga detyra në atë kohë e kishin kërkuar vetë largimin për të respektuar mandatin e tyre të ri si deputetë dhe për të shmangur
mospërputhshmëri kushtetuese.

Ai rikujton se në atë kohë mungonte Ligji për Qeverinë, por tashmë ekziston një bazë e qartë ligjore.

“Edhe pse nĂ« atĂ« kohĂ« Kosova nuk e kishte Ligjin pĂ«r QeverinĂ«, i cili tani nĂ« mĂ«nyrĂ« eksplicite e bĂ«n ligjĂ«risht tĂ« detyrueshme normĂ«n kushtetuese se asnjĂ« person nuk mundet nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« tĂ« ushtrojĂ« pozita ekzekutive dhe ato legjislative”, shprehet Mustafa.

Mustafa ka shprehur shqetësim për qëndrimin në pushtet në kundërshtim me Kushtetutën dhe paralajmëron përgjegjësi ligjore.

“Qeveria nĂ« detyrĂ« nuk duhet t’i lejojĂ« vetes veprim antikushtetues dhe tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« pushtet nĂ« shkelje tĂ« ligjit. AtĂ«herĂ« jo vetĂ«m se do duhej dhĂ«nĂ« pĂ«rgjegjĂ«si pĂ«r veprime jo legale dhe jo legjitime, por edhe tĂ« pret pĂ«rgjegjĂ«sia individuale para ligjit pĂ«r pasojat e krijuara nga mospĂ«rfillja e gjyqĂ«sorit”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/

The post Mustafa kritikon qeverinë në detyrë: Kushtetuta nuk lejon dy poste, mospërfillja sjell përgjegjësi ligjore appeared first on Telegrafi.

Interesimi për universitetet publike në Kosovë po bie nga viti në vit

Numri i kandidatëve për studentë në Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë, sidomos në ato publike, viteve të fundit ka shënuar rënie.

Njohës të fushës së arsimit po vlerësojnë së rënia e natalitetit, largimi i të rinjve nga Kosova dhe numri i madh i institucioneve publike dhe private në vend, ka ndikuar në rënien e numrit të studentëve në universitetet publike.

Interesimi për universitetet publike në Kosovë ka rënë ndër vite, për shkak të disa faktorëve. Njohësja e fushës së Arsimit, Bardha Qollaku, i tha Radio Kosovës së sipas statistikave, numri i studentëve në universitetet publike dhe ato private është pothuajse i njëjtë.

Tutje, ajo tha se interesimi i tĂ« rinjve pĂ«r t’u regjistruar nĂ« institucionet private Ă«shtĂ« edhe çështja e kritereve mĂ« tĂ« lehta.

“Statistikat qĂ« i marrim nga Agjencia e Statistikave tĂ« KosovĂ«s tregojnĂ« njĂ« pjesĂ«marrje gati tĂ« barabartĂ« tĂ« prezencĂ«s sĂ« studenteve nĂ« universitet publike me ato private. Kemi diku 43 deri nĂ« 47 pĂ«r qind tĂ« prezencĂ«s sĂ« studenteve nĂ« universitetet private nĂ« krahasim me ato publike. Ajo qĂ« vlen tĂ« thuhet Ă«shtĂ« se viteve tĂ« fundit kemi njĂ« rĂ«nie tĂ« pĂ«rgjithshme tĂ« studentĂ«ve nĂ« tĂ« gjitha universitetet. Arsyeja pse studentĂ«t zgjedhin universitet private Ă«shtĂ« se nĂ« universitetet publike ka provime pranuese dhe studentĂ«t e kanĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« pranohen nĂ« disa fusha specifike pĂ«r shkak tĂ« kritereve tĂ« provimeve pranuese. NdĂ«rsa, nĂ« universitetet private nuk aplikohen nĂ« shumicĂ«n e rasteve kriteret pĂ«r pranim siç Ă«shtĂ«, nota mesatare apo rezultati i MaturĂ«s ShtetĂ«rore”, tha Qollaku

Drejtori i organizatĂ«s qĂ« merret mĂ« vlerĂ«simin e arsimit nĂ« KosovĂ« “Teach for Kosova”, Egzon Gashi, i tha Radio KosovĂ«s se rĂ«nia e natalitetit dhe numri i madh i institucioneve tĂ« larta arsimore publike dhe private, po ndikon qĂ« tash nĂ« universitet publike tĂ« kenĂ« me pak studentĂ«.

“ Viteve tĂ« fundit kemi mĂ« pak fĂ«mijĂ« tĂ« regjistruar edhe nĂ« shkollat fillore e kjo sigurisht po ndikon qĂ« edhe nĂ« universitete tĂ« kemi mĂ« pak studentĂ«. Dhe faktori i dytĂ« qĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m Ă«shtĂ« fakti qĂ« kemi shumĂ« fakultete publike dhe kolegje private nĂ«pĂ«r KosovĂ«. UnĂ« mendoj qĂ« universitetet dhe shkollat nuk duhet tĂ« jenĂ« profitabile, sepse po regjistrojnĂ« nxĂ«nĂ«s tĂ« cilĂ«t nuk po arrijnĂ« tĂ« regjistrohen nĂ« universitet publike. UnĂ« mendoj qĂ« edhe pĂ«r sa u pĂ«rket universiteteve publik dhe atyre private, e kemi tejkaluar numrin”, tha Gashi.

Ndërkaq, drejtori i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Naim Gashi, i tha Radio Kosovës se kjo agjenci ka rritur standardet dhe se shumë institucione të arsimit të lartë privat në vend nuk arrijnë të plotësojnë kriteret.

“ Si agjenci kemi ngritur jashtĂ«zakonisht shumĂ« standardet pĂ«r procesin e akreditimit. ShumĂ« institucione tĂ« arsimit tĂ« lartĂ« private nuk kanĂ« mundur qĂ« tĂ« plotĂ«sojnĂ« ato standarde. Komisioni Evropian nĂ« njĂ« raport para dy viteve thotĂ« se numri i institucioneve tĂ« arsimit tĂ« lartĂ« dhe e kuotave tĂ« studentĂ«ve Ă«shtĂ« reduktuar nga Agjencia e Akreditimit bazuar nĂ« kriteret e cilĂ«sisĂ«â€, tha Gashi

Edhe profesori universitar, Blerim Rexhaj, ka vlerĂ«suar se pĂ«r shumĂ« tĂ« rinj, programet nĂ« Institucionet e Arsimit tĂ« LartĂ« Private janĂ« zgjedhja e parĂ« – andaj edhe institucionet publike duhet t’i rishikojnĂ« programet dhe politikat e tyre dhe tĂ« vendosin mekanizma pĂ«rkatĂ«s tĂ« ri-kthimit tĂ« tregut tĂ« humbur tĂ« maturantĂ«ve.

Sipas Rexhajt në Universitetin e Prishtinës disa programe pati konkurrencë të lartë, në të tjera u plotësua më pak se 30 % e kuotës. Ai thotë se ky është një sinjal i qartë se planifikimi duhet rishikuar dhe se UP-ja dhe MASHTI duhet të balancojnë kërkesat e stafit akademik me realitetin e tregut dhe se studentët të mos humbin kohë në një program që nuk u përshtatet dhe tregu i punës të marrë të diplomuarit më të përgatitur në fushën e duhur. Ai e sheh të rëndësishëm edhe orientimin e hershëm në karrierë dhe lobimin për universitet publike.

Në vitin 2025 Testit Shtetëror të Maturës i janë nënshtruar 18.130 maturantë./rtk/

The post Interesimi për universitetet publike në Kosovë po bie nga viti në vit appeared first on Telegrafi.

Fluks i madh në Morinë, mbi 380 mijë qytetarë kanë hyrë në Shqipëri brenda dy javëve

Pika kufitare e Morinës, që lidh Shqipërinë me Kosovën po përjeton ditët më të ngarkuara të sezonit turistik.

Nga data 1 deri më 17 korrik 2025, janë përpunuar 386,868 hyrje dhe 409,595 dalje të shtetasve, me mbi 250 mijë mjete që kanë kaluar kufirin në të dy drejtimet.

Ky fluks përbën një rekord të ri krahasuar me vitet e kaluara, i cili përfshin, pushues nga Kosova që udhëtojnë drejt bregdetit shqiptar.

Udhëtarë nga vendet e BE-së që kalojnë tranzit në Shqipëri drejt Kosovës. Mërgimtarë që rikthehen në vendlindje për pushime. Për përballimin e fluksit janë vendosur në funksion 7 sportele pune, të ndara sipas kategorive të mjeteve.

Me rreth 800 mijë shtetas që kanë hyrë e dalë vetëm në dy javët e para të korrikut, pika kufitare Morinë mbetet një arterie jetike e lëvizjes në rajon.

Për autoritetet kufitare, sfida është e përditshme: të garantojnë siguri dhe shpejtësi, ndërsa qytetarët kërkojnë më pak pritje dhe më shumë efikasitet.

Përveç Morinës, masa janë marrë edhe në pikat e tjera kufitare nën varësinë e Drejtorisë Vendore për Kufirin Kukës, për të përballuar fluksin e lartë të sezonit veror. /tch/

The post Fluks i madh në Morinë, mbi 380 mijë qytetarë kanë hyrë në Shqipëri brenda dy javëve appeared first on Telegrafi.

Shqipëri, 9 vatra zjarri mbeten ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 32 vatra zjarri, nga të cilat 9 mbeten ende aktive.

Vatrat janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Mat, Bulqizë, Mallakastër, Roskovec, Vlorë, Himarë, Tepelenë, Përmet, Kurbin, Mirditë, Elbasan, Korçë, Selenicë, Kavajë, Kamëz, Tiranë, Shijak, Krujë dhe Malësi e Madhe.

Aktualisht aktive mbeten këto vatra zjarri:

* Qarku DibĂ«r: NĂ« “Liqeni i Luleve”, Parku KombĂ«tar LurĂ«, zjarri po zhvillohet nĂ« dy vatra tĂ« ndara – njĂ« nĂ« “Fusha e Pelave” aktive dhe tjetra mbi fshatin GurĂ«-LurĂ« nĂ«n monitorim.

* BulqizĂ«: NĂ« “Livadhi i PeladhisĂ«â€, njĂ«sia Zerqan, njĂ« vatĂ«r aktive mbi fshatin KrajkĂ«, nĂ« terren tĂ« vĂ«shtirĂ« me shkurre dhe dushqe.

* Mat: NĂ« Zall Gjoçaj (“PĂ«rroi i Zi”), zonĂ« e mbrojtur me pisha dhe ah; relievi i thyer e vĂ«shtirĂ«son ndĂ«rhyrjen.

* Dibër: Në Dovolan (Maqellarë), zjarri është riaktivizuar dhe po përhapet drejt Pejkës dhe zonës pranë Drinit të Zi.

* Mallakastër: Në fshatin Belishovë, zjarri i ardhur nga Drenova vijon aktiv.

* VlorĂ«: NĂ« “Qafa e ShĂ«ngjergjit”, mbi Dukat (Orikum), Ă«shtĂ« riaktivizuar njĂ« vatĂ«r nĂ« majĂ«n e PaliskĂ«s. JanĂ« angazhuar forca vendore, FA dhe helikopteri.

* Tepelenë: Në afërsi të Beçishtit, pranë antenave celulare, zjarri është nën monitorim.

* Kurbin: Në Shkopet (Milot), pavarësisht përpjekjeve, nuk është arritur izolimi i zjarrit; janë djegur rreth 65 ha pyje.

* Elbasan/Librazhd: Në kufirin mes fshatrave Shmil dhe Gurakuq, zjarri ka përfshirë pyll gështenje me përmasa të mëdha.

Zjarret janë përqendruar kryesisht në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, me një total prej mbi 90 hektarësh të djegur.

Forcat e angazhuara : Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë përfshirë 44 automjete zjarrfikëse dhe 620 forca operacionale, ndërsa Forcat e Armatosura kanë kontribuar me 110 efektivë, 5 mjete zjarrfikëse dhe 2 helikopterë. Ditën e sotme janë angazhuar 167 trupa të FA-së, 21 automjete me ekuipazh dhe 1 helikopter./tch/

The post Shqipëri, 9 vatra zjarri mbeten ende aktive appeared first on Telegrafi.

Zbulohen barna të kontrabanduara në Gjilan dhe Viti, vlera mbi 4 mijë euro

Task Forca e përbashkët mes Doganës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës ka zbuluar një rast të kontrabandës me barna gjatë një operacioni kontrolli në dy barnatore në qytetet e Gjilanit dhe Vitisë.

Sipas një komunikate zyrtare, gjatë kontrollit të detajuar në ambientet e brendshme të barnatoreve janë gjetur dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme barnash, për të cilat nuk ishte paraqitur asnjë dokumentacion doganor.

Autoritetet dyshojnë se këto produkte janë futur në mënyrë të paligjshme në territorin e Kosovës, duke shmangur procedurat zyrtare të importit dhe detyrimet doganore.

“Vlera e barnave tĂ« sekuestruara kap shumĂ«n mbi 4000 euro. Dogana e KosovĂ«s ka nisur tashmĂ« procedurat hetimore ndaj pronarit tĂ« subjektit afarist dhe ka njoftuar organet pĂ«rkatĂ«se pĂ«r veprimet e mĂ«tejshme ligjore”, thuhet nĂ« njoftim.

Task Forca mbetet e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës, mbrojtjen e tregut të ligjshëm dhe sigurinë e qytetarëve. /Telegrafi/

The post Zbulohen barna të kontrabanduara në Gjilan dhe Viti, vlera mbi 4 mijë euro appeared first on Telegrafi.

Nga ankthi i pĂ«rditshĂ«m tek forca e brendshme – rrugĂ«timi emocional me diabetin i Lisa Mehmetit

Pas muajve tĂ« tĂ«rĂ« me simptoma tĂ« paqarta dhe tĂ« lodhshme, Lisa Mehmeti, themeluesja e komunitetit mbĂ«shtetĂ«s “Tip1omel”, u pĂ«rball me njĂ« nga momentet mĂ« tĂ« vĂ«shtira tĂ« jetĂ«s sĂ« saj: diagnostikimin me diabet tĂ« tipit 1.

Për të ky ishte një rrugëtim i mbushur me paqartësi, ndjenja izolimi dhe frikë, por që sot ajo e ka kthyer në një mision për të ndihmuar të tjerët që përballen me të njëjtën sfidë.

Në një rrëfim për Telegrafin, Lisa Mehmeti ka treguar për ndjesitë e para që kishte kur kuptoi diagnozën dhe si arriti të menaxhonte stresin dhe ankthin.

“Pas shumĂ« muajsh me simptoma tĂ« lodhshme dhe tĂ« paqarta, lodhje, etje tĂ« madhe, humbje peshe, shkova nĂ« shumĂ« kontrolle dhe analiza, por asnjĂ« mjek nuk po e kuptonte saktĂ« çfarĂ« kisha,” tregon Lisa.

Ishte një moment i papritur që ndryshoi gjithçka për të.

“Ishte gjyshja ime ajo qĂ« sugjeroi ta kontrolloja sheqerin nĂ« gjak, sepse simptomat i kujtonin asaj dikĂ« tjetĂ«r nĂ« familje”, shprehet Lisa e duke shtuar se gjyshja e saj kishte tĂ« drejtĂ«, analiza e glukozĂ«s konfirmoi diagnozĂ«n: diabet tip 1.

Për Lisen, ky lajm ishte një përzierje emocionesh.

“Ndihesha e lehtĂ«suar qĂ« mĂ« nĂ« fund e dija çfarĂ« po mĂ« ndodhte, por nga ana tjetĂ«r isha e tronditur dhe e frikĂ«suar pĂ«r çfarĂ« do tĂ« sillte kjo diagnozĂ« nĂ« tĂ« ardhmen”, thotĂ« ajo.

Jeta e saj ndryshoi menjëherë. Lisa duhej të mësonte një mënyrë tjetër të jetesës.

“Duhej tĂ« mĂ«soja tĂ« monitoroja glukozĂ«n, tĂ« bĂ«ja injeksione me insulinĂ« dhe tĂ« isha shumĂ« mĂ« e vĂ«mendshme ndaj ushqimit qĂ« haja. Çdo ditĂ« kĂ«rkonte shumĂ« kujdes. Ishte si tĂ« mĂ«soja njĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« re jetese nga e para,” rrĂ«fen ajo.

Por përtej përballjes fizike, ajo më e vështira për të ishte pjesa emocionale.

“NĂ« fillim, ndihesha shumĂ« e izoluar. Askush rreth meje nuk e kuptonte vĂ«rtet çfarĂ« po pĂ«rjetoja. MĂ« kapnin ankth e frikĂ«, veçanĂ«risht natĂ«n, nga frika se mos mĂ« binte sheqeri nĂ« gjumĂ«â€, tregon Lisa Mehmeti.

Lisa shton se me kalimin e kohës, mësoi ta pranonte atë që tashmë ishte bërë pjesë e jetës së saj dhe ta menaxhonte më mirë, por për të emocionalisht ishte një sfidë e përditshme.

Një prej momenteve më të rënda që ka përjetuar ishte gjatë një kampingu në det.

“Kisha kaluar gjithĂ« ditĂ«n duke notuar
 natĂ«n, pĂ«rjetova njĂ« hiperglikemi ekstreme, aq e rĂ«ndĂ« sa fillova tĂ« shoh halucinacione. Ishte njĂ« pĂ«rvojĂ« shumĂ« e frikshme dhe e pashpjegueshme nĂ« moment,” kujton ajo.

Që prej atij incidenti, Lisa është shumë më e kujdesshme.

“GjithmonĂ« mbaj me vete glukozĂ«, dhe pĂ«rpiqem tĂ« mos jem vetĂ«m nĂ« situata tĂ« rrezikshme”.

Kjo pĂ«rvojĂ« e vĂ«shtirĂ« e shtyu Lisen tĂ« krijojĂ« “Tip1omel”, njĂ« komunitet mbĂ«shtetĂ«s pĂ«r personat me diabet tip 1, me qĂ«llim qĂ« askush tĂ« mos ndjehet i vetĂ«m nĂ« kĂ«tĂ« rrugĂ«tim.

“MbĂ«shtetja mĂ« e vlefshme pĂ«r mua Ă«shtĂ« mirĂ«kuptimi nga familjarĂ«t dhe miqtĂ«, kur ata e kuptojnĂ« qĂ« diabeti nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m çështje ‘sheqeri’, por prekje e çdo aspekti tĂ« jetĂ«s,” shprehet Lisa.

Ajo thekson edhe rëndësinë e mbështetjes emocionale për personat e prekur me çfarëdo lloj sëmundje, e veçanërisht të prekurit me diabet.

“Do tĂ« mĂ« ndihmonte shumĂ« tĂ« kisha mĂ« shumĂ« akses nĂ« kĂ«shillim psikologjik pĂ«r tĂ« mĂ«suar tĂ« pĂ«rballoj stresin dhe ankthin qĂ« lidhet me sĂ«mundjen”, tha Lisa.

Sot, pĂ«rmes “Tip1omel”, Lisa Mehmeti nuk Ă«shtĂ« mĂ« vetĂ«m dhe nuk lejon qĂ« as tĂ« tjerĂ«t tĂ« jenĂ«.

Ajo është bërë zëri i atyre që shpesh mbeten të padukshëm në betejën e përditshme me diabetin. /Telegrafi/

“Ky artikull  Ă«shtĂ« prodhuar nĂ« kuadĂ«r tĂ« aktivitetit “Media nxit diskutimin pĂ«r angazhimin e pacientĂ«ve”, njĂ« partneritet ndĂ«rmjet Asociacionit tĂ« GazetarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s (AGK) dhe projektit ShĂ«rbimet ShĂ«ndetĂ«sore tĂ« Integruara (IHS), i cili Ă«shtĂ« njĂ« nismĂ« e pĂ«rbashkĂ«t e MinistrisĂ« sĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe AgjencisĂ« Zvicerane pĂ«r Zhvillim dhe BashkĂ«punim nĂ« KosovĂ«. PĂ«rmbajtja e kĂ«tij artikulli nuk pĂ«rfaqĂ«son domosdoshmĂ«risht pikĂ«pamjet e IHS-sĂ« apo AGK-sĂ«â€.

The post Nga ankthi i pĂ«rditshĂ«m tek forca e brendshme – rrugĂ«timi emocional me diabetin i Lisa Mehmetit appeared first on Telegrafi.

Defekt nĂ« luhatĂ«se nĂ« Skenderaj – gjashtĂ« persona pĂ«sojnĂ« lĂ«ndime trupore, pĂ«rfshirĂ« tre fĂ«mijĂ«

NjĂ« incident ka ndodhur mbrĂ«mjen e sĂ« shtunĂ«s rreth orĂ«s 23:20 nĂ« rrugĂ«n “Fatmir Dibra” nĂ« Skenderaj, ku gjashtĂ« persona pĂ«rfshirĂ« tre tĂ« mitur, kanĂ« pĂ«suar lĂ«ndime trupore si pasojĂ« e njĂ« defekti nĂ« njĂ« luhatĂ«se.

Sipas Policisë së Kosovës, lëndimet u shkaktuan kur pajisja u prish papritur dhe të pranishmit u rrëzuan nga lartësia.

Të lënduarit fillimisht u dërguan në Qendrën Emergjente në Skenderaj, ndërsa tre prej tyre për shkak të natyrës së lëndimeve janë transferuar për trajtim të mëtejshëm në Spitalin e Mitrovicës.

Lidhur me rastin, janë intervistuar dy persona të dyshuar, pronari dhe një punëtor i atraksioneve të lojërave, të cilët janë liruar më pas me vendim të prokurorit në procedurë të rregullt.

Policia ka nisur hetimet nĂ«n dyshimin pĂ«r “Shkaktim tĂ« rrezikut tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m”. /Telegrafi/

The post Defekt nĂ« luhatĂ«se nĂ« Skenderaj – gjashtĂ« persona pĂ«sojnĂ« lĂ«ndime trupore, pĂ«rfshirĂ« tre fĂ«mijĂ« appeared first on Telegrafi.

Rama: Vijon sekuestrimi i qumështit, bulmetrave dhe mishit pa faturë

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama tregon produktet e bllokuara në 6 ditë nga institucionet pasi tregtoheshin pa faturë.

Sipas kryeministrit, në gjashtë ditët e para të aksionit për kontrollin e tregut nga ushqimet që shiten pa faturë janë sekuestruar në total 32 ton produkte bulmeti, qumësht dhe mish.

janë kapur në total 32 ton produkte bulmeti, qumësht dhe mish.

“Vijon pa pushim sekuestrimi i qumĂ«shtit, bulmetrave dhe mishit pa faturĂ«! Deri nĂ« fund!”, shkruan kryeministri Rama nĂ« Facebook. /Telegrafi/

The post Rama: Vijon sekuestrimi i qumështit, bulmetrave dhe mishit pa faturë appeared first on Telegrafi.

Vodhën cigare dhe mbi 4 mijë euro, arrestohen një burrë dhe një grua në veri të Mitrovicës

Policia e KosovĂ«s ka arrestuar dy persona tĂ« dyshuar pĂ«r njĂ« vjedhje tĂ« rĂ«ndĂ« qĂ« ndodhi nĂ« njĂ« kioskĂ« nĂ« rrugĂ«n “Kral Petri” nĂ« veri tĂ« MitrovicĂ«s.

Sipas raportit, persona të panjohur hynë me forcë në objekt dhe vodhën 141 paketa cigare dhe një shumë parash me vlerë rreth 4,700 euro.

Pas një hetimi të shpejtë, njësitë policore identifikuan dhe arrestuan dy të dyshuarit: E.H., 44 vjeç, mashkull, dhe S.M., 39 vjeç, femër.

“TĂ« njĂ«jtit janĂ« arrestuar nĂ« qytetin e MitrovicĂ«s sĂ« Veriut, ku gjatĂ« kontrollit nĂ« lokacionin e tyre janĂ« gjetur dhe sekuestruar 141 pako (boksa) me cigare, tĂ« cilat dyshohen se janĂ« tĂ« vjedhura”, thuhet nĂ« njoftim.

TĂ« dy janĂ« dĂ«rguar nĂ« mbajtje pĂ«r 48 orĂ« me vendim tĂ« Prokurorit, ndĂ«rsa ndaj tyre Ă«shtĂ« iniciuar procedurĂ« penale pĂ«r veprĂ«n “vjedhje e rĂ«ndĂ«â€.

Policia e Kosovës thekson se do të vazhdojë të sigurojë rendin dhe ligjin, duke u angazhuar që çdo shkelës të marrë përgjegjësinë ligjore dhe të mbrojë sigurinë e qytetarëve. /Telegrafi/

 

The post Vodhën cigare dhe mbi 4 mijë euro, arrestohen një burrë dhe një grua në veri të Mitrovicës appeared first on Telegrafi.

Shqelma, grushte e kapje pĂ«r flokĂ«sh – pĂ«rleshen disa vajza nĂ« njĂ« pompĂ« derivatesh nĂ« rrugĂ«n pĂ«r nĂ« Matiçan

Një rrahje mes disa vajzave ka ndodhur të shtunën mbrëma pranë një pompe derivatesh.

E gjithë ngjarja ka ndodhur rrugës për në Matiçan të Prishtinës, ku siç shihet në pamje, të përfshirat janë shkulur për flokësh dhe kanë shpërndarë grushte mes vete.

Pamjet janë siguruar nga Gazeta Express, teksa nuk dihet nëse ka të arrestuar.

Telegrafi ka provuar të marrë informacione nga Policia e Kosovës, por të njëjtit nuk janë përgjigur deri më tani. /Telegrafi/

The post Shqelma, grushte e kapje pĂ«r flokĂ«sh – pĂ«rleshen disa vajza nĂ« njĂ« pompĂ« derivatesh nĂ« rrugĂ«n pĂ«r nĂ« Matiçan appeared first on Telegrafi.

Albin Kurti prezanton Artan Abrashin kandidat për kryetar të Prizrenit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, sonte në Prizren ka prezantuar publikisht kandidatin e partisë së tij për kryetar komune.

Në një ngjarje të mbajtur në sheshin Kej, përballë Xhamisë së Sinan Pashës në qendër të Prizrenit, u bë e ditur se kandidati i VV-së për kryetar të Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025 është Artan Abrashi.

Gjatë fjalimit të tij, Kurti tha se Abrashi është një figurë me vizion, i ndershëm dhe punëtor, duke theksuar se Vetëvendosje po hyn në këto zgjedhje me një ekip të fortë dhe një program të qartë për ndryshim dhe përparim në qytet.

Zyrtarët e partisë bënë të ditur se gjatë fushatës zgjedhore do të ketë takime të tjera me qytetarët në të gjitha lagjet e Prizrenit. /RTK/

The post Albin Kurti prezanton Artan Abrashin kandidat për kryetar të Prizrenit appeared first on Telegrafi.

Ilir Poroshtica zyrtarizohet kandidat i GUXO-s për kryetar të Gjilanit

Partia GUXO ka zyrtarizuar kandidaturën e arkitektit të njohur Ilir Poroshtica për Kryetar të Komunës së Gjilanit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetarja e partisë, Donika Gërvalla, përmes një postimi publik.

“Arkitekti i njohur, qytetari shembullor dhe njeriu i mirĂ« dhe punĂ«tor i kĂ«tij vendi, Ilir Poroshtica, do tĂ« jetĂ« kandidat pĂ«r Kryetar tĂ« Gjilanit nga Partia GUXO,” ka shkruar GĂ«rvalla, duke e cilĂ«suar kandidaturĂ«n si njĂ« hap serioz drejt zhvillimit tĂ« komunĂ«s.

Sipas saj, Poroshtica po hyn nĂ« kĂ«tĂ« garĂ« me “vendosmĂ«rinĂ« dhe sigurinĂ«, por edhe me modestinĂ« e njĂ« profesionisti kulminant”, duke theksuar se “fituesit e vĂ«rtetĂ« do tĂ« jenĂ« qytetarĂ«t e Gjilanit”.

Ilir Poroshtica është i njohur në Gjilan si arkitekt dhe sipërmarrës i suksesshëm, me projekte të shumta në sektorin privat.

“Si njĂ« menaxher i shkĂ«lqyer, kĂ«tĂ« pĂ«rvojĂ« dhe sukses ai dĂ«shiron ta sjellĂ« edhe nĂ« sektorin publik”, tha GĂ«rvalla, duke shtuar se pĂ«r kĂ«tĂ« i duhet besimi i qytetarĂ«ve tĂ« mrekullueshĂ«m tĂ« Gjilanit/

Ajo theksoi gjithashtu se njĂ« nga synimet kryesore tĂ« ekipit tĂ« PoroshticĂ«s do tĂ« jetĂ« “tĂ«rheqja e personaliteteve me pĂ«rvojĂ« nĂ« administratĂ« dhe profesionistĂ«ve tĂ« fushave tĂ« ndryshme”.

“Gjilanit i duhet njĂ« ekip i tillĂ« dhe njĂ« frymĂ« e tillĂ«. Dhe kjo frymĂ« po vjen me Ilirin”, ka shkruar GĂ«rvalla. /Telegrafi/

The post Ilir Poroshtica zyrtarizohet kandidat i GUXO-s për kryetar të Gjilanit appeared first on Telegrafi.

Humb jetën 32-vjeçari në Shëngjin, ra në kontakt me rrymën dhe pastaj u rrëzua nga skelet

NjĂ« 32-vjeçar ka humbur jetĂ«n pasditen e sotme teksa po montonte disa skela nĂ« shĂ«titoren e plazhit tĂ« ShĂ«ngjinit pranĂ« bustit “Willson”.

Sipas policisë, sot rreth orës 16:45 dyshohet se 32-vjeçari me iniciale Z.L ka rënë nga lartësia si pasojë e kontaktit me rrymën dhe ka humbur jetën.

Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orĂ«s 16:45, nĂ« shĂ«titoren e plazhit tĂ« ShĂ«ngjinit, pranĂ« bustit “Ëillson”, dyshohet se, si pasojĂ« e kontaktit me rrymĂ«n elektrike, ka rĂ«nĂ« nga lartĂ«sia e njĂ« skele dhe ka humbur jetĂ«n shtetasi Z. L., 32 vjeç, banues nĂ« fshatin MĂ«rqi, LezhĂ«. Grupi hetimor ndodhet nĂ« vendngjarje dhe po punon pĂ«r sqarimin e plotĂ« tĂ« rrethanave tĂ« ngjarjes”, thuhet nĂ« njoftimin e policisĂ«./rtsh/

The post Humb jetën 32-vjeçari në Shëngjin, ra në kontakt me rrymën dhe pastaj u rrëzua nga skelet appeared first on Telegrafi.

Forcat shqiptare të KFOR-it në stërvitje të përbashkët me NATO-n në Pejë

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka njoftuar se efektivët e Batalionit Komando, pjesë e Misionit KFOR 07 në Komandën Rajonale Perëndimore po stërviten në Pejë.

“EfektivĂ«t e Batalionit Komando, pjesĂ« e Misionit KFOR 07 nĂ« KomandĂ«n Rajonale PerĂ«ndimore (RC-Ă«), vazhdojnĂ« tĂ« tregojnĂ« profesionalizĂ«m dhe pĂ«rkushtim jo vetĂ«m nĂ« pĂ«rmbushjen e detyrave operacionale, por edhe nĂ« stĂ«rvitjet e pĂ«rbashkĂ«ta me aleatĂ«t tanĂ« tĂ« NATO-s”, thuhet nĂ« postimin e MinistrisĂ« sĂ« Mbrojtjes nĂ« Facebook.

Stërvitja HELI MEDEVAC, ishte e fokusuar në evakuimin mjekësor ajror. /Telegrafi/

The post Forcat shqiptare të KFOR-it në stërvitje të përbashkët me NATO-n në Pejë appeared first on Telegrafi.

Zjarret nĂ« ShqipĂ«ri – 4 vatra ende aktive, dĂ«me tĂ« mĂ«dha nĂ« pyje dhe ullishte

Situata me zjarret mbetet ende problematike në vendin tonë. 20 vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit. 4 prej tyre vijojnë të jenë ende aktive.

NĂ« zonĂ«n e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesĂ« e Parkut KombĂ«tar tĂ« LurĂ«s janĂ« dy vatra zjarri, njĂ«ra po zhvillohet nĂ« drejtim tĂ« LurĂ«s, ndĂ«rsa tjetra nga krahu i Malit tĂ« DejĂ«s.

NĂ« zonĂ«n e “Malit tĂ« PeladhisĂ«â€, pjesĂ« e BashkisĂ« BulqizĂ« Ă«shtĂ« aktive njĂ« tjetĂ«r vatĂ«r zjarri e zhvendosur nĂ« lartĂ«sinĂ« mbi fshatin KrajkĂ«, e cila Ă«shtĂ« nĂ« terren tĂ« vĂ«shtirĂ«.

Në fshatin Drenovë, bashkia Mallakastër, vijon aktive vatra e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe pyll pishe, midis kufirit ndarës të fshatit Drenovë, Belishovë, dhe fshatit Gorishovë.

Në fshatin Borsh, bashkia Himarë, mbrëmjen e së premtes vatra e zjarrit është riaktivizuar. Gjatë natës efektivët kanë qëndruar në vendngjarje për të monitoruar situatën, por mëngjesin e së shtunës vatra e zjarrit është riaktivizuar përsëri, në një sipërfaqe me shkurre pranë banesave, e cila vështirëson ndërhyrjen, pasi është terren i vështirë.

52 hektarë me shkurre dhe bimësi, si dhe rreth 90 rrënjë ullinj janë djegur si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë vendin tonë në 24 orët e fundit.

Për shuarjen e zjarreve u angazhuan 32 automjete zjarrfikëse dhe 275 forca operacionale.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile iu bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet emergjente në rast se konstatojnë një vatër zjarri./tch/

The post Zjarret nĂ« ShqipĂ«ri – 4 vatra ende aktive, dĂ«me tĂ« mĂ«dha nĂ« pyje dhe ullishte appeared first on Telegrafi.

U takuan pa zhurmĂ«, pĂ«rfundon takimi Kurti–Limaj

Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj duket se kanë përfunduar takimin e shumëpërfolur këto ditë.

Ende nuk dihen detaje nëse ka pasur dakordim për ndonjë marrëveshje për të dalë nga kriza politike.

Megjithatë, Kurti është parë duke u larguar nga ambientet e një restoranti në lagjen Pejton të kryeqytetit, shumë afër selisë së NISMA-s.

Pamjet nga largimi i Kurtit janĂ« publikuar nga mediumi “Nacionale”.

KujtojmĂ« se NISMA vijon tĂ« kĂ«mbĂ«ngulĂ« pĂ«r postin e kryeparlamentarit, siç deklaroi edhe deputetja Xhevahire Izmaku, e cila theksoi se Limaj nĂ« krye tĂ« Kuvendit Ă«shtĂ« “mundĂ«sia mĂ« e mirĂ« pĂ«r vendin”.

Ndërkaq LVV nuk ka bërë të ditur nëse do të mund ta ndryshoj emrin e Albulena Haxhiut.

Afati për formimin e institucioneve përfundon më 26 korrik. Presidentja Vjosa Osmani ka paralajmëruar se, në mungesë të marrëveshjes lënda do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. /Telegrafi/

The post U takuan pa zhurmĂ«, pĂ«rfundon takimi Kurti–Limaj appeared first on Telegrafi.

BE e shqetësuar për vonesat në Kosovë, Plani i Rritjes me afat të kufizuar

Zyrtarët e Komisionit Evropian shprehin shqetësim për faktin se në Kosovë ende nuk janë formuar institucionet, gjë që po vonon ratifikimin e marrëveshjeve të nevojshme për zbatimin e Planit të Rritjes.

Kosova ka të drejtë të përfitojë nga fondet e parafinancimit menjëherë pasi të ratifikohen të gjitha marrëveshjet, por për këtë duhet së pari të konstituohet Kuvendi dhe të formohet qeveria e re.

“Plani i Rritjes Ă«shtĂ« instrument me afat tĂ« kufizuar, i miratuar pĂ«r periudhĂ«n 2024–2027, dhe Ă«shtĂ« nĂ« interesin e KosovĂ«s qĂ« ratifikimi tĂ« bĂ«het sa mĂ« shpejt, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« vendi tĂ« pĂ«rfitojĂ« plotĂ«sisht nga mundĂ«sitĂ« qĂ« ky Plan ofron pĂ«r qytetarĂ«t e tij,” – thuhet nĂ« mesazhin e Komisionit Evropian.

Po ashtu, theksohet se vetëm pas përmbushjes së të gjitha kushteve, mund të bëhet lirimi i fondeve.

Plani i Rritjes konsiderohet si paketa më ambicioze e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor. Bëhet fjalë për një fond prej 6 miliardë eurosh, që do të shpërndahet në formë grantesh dhe kredish me kushte të favorshme.

Në raport me numrin e banorëve, Kosova pritet të jetë përfituesja më e madhe, me mbi 880 milionë euro që mund të përfitojë nga kjo paketë./RTK/

The post BE e shqetësuar për vonesat në Kosovë, Plani i Rritjes me afat të kufizuar appeared first on Telegrafi.

Ramabaja: Krahu i SHIK-ut po pĂ«rpiqet qĂ« takimi Kurti–Limaj tĂ« dĂ«shtoj, por urtĂ«sia politike do tĂ« fitojĂ«

Analisti politik Sadri Ramabaja, ka reaguar përmes një statusi në Facebook lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend, duke ngritur shqetësimin për përpjekjet e disa qarqeve për të penguar takimin e paralajmëruar ndërmjet kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe liderit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Sipas Ramabajës, është linja e SHIK-ut ajo që po tenton ta sabotojë këtë takim, duke vepruar përmes ndikimit të saj brenda Kuvendit të Kosovës dhe partive politike, veçanërisht në PDK dhe LDK.

“Linja e SHIK-t, krahu rigjid i tij nĂ« Kuvendin e KosovĂ«s dhe brenda partive (me theks PDK-sĂ« dhe LDK-sĂ«), edhe nĂ« minutat e fundit, po angazhohet qĂ« ta bĂ«jĂ« takimin Kurti–Limaj tĂ« dĂ«shtuar”, shkruan Ramabaja.

MĂ« tej, Ramabaja vlerĂ«son se kjo linjĂ« po pĂ«rpiqet t’ia faturojĂ« pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« pĂ«r njĂ« dĂ«shtim tĂ« mundshĂ«m Kurtit.

“Madje duke trumpetuar e paragjykuar pĂ«r kĂ«tĂ« si fajtor km Albin Kurti”, shkruan ai.

Pavarësisht këtyre përpjekjeve, analisti shpreh bindjen se liderët Kurti dhe Limaj do të arrijnë një marrëveshje dhe do ta kapërcejnë këtë sfidë politike me maturi dhe vizion.

“UrtĂ«sia politike e dyshes Kurti–Limaj do tĂ« ngadhĂ«njejnĂ« edhe nĂ« kĂ«tĂ« pĂ«rballje dhe ata do tĂ« arrijnĂ« marrĂ«veshjen qĂ« sot”, shprehet Ramabaja.

Ramabaja e sheh këtë bashkëpunim të mundshëm si bazë për formimin e qeverisë së re dhe një hap të rëndësishëm në mbrojtje të interesit shtetëror.

“Qeveria Kurti 3 po vije si produkt edhe i patriotizmit kushtetues tĂ« kĂ«tyre dy liderĂ«ve tanĂ«. MirĂ«njohje!”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

The post Ramabaja: Krahu i SHIK-ut po pĂ«rpiqet qĂ« takimi Kurti–Limaj tĂ« dĂ«shtoj, por urtĂ«sia politike do tĂ« fitojĂ« appeared first on Telegrafi.

❌