Papa Leoni XIV nisi zyrtarisht shĂ«rbimin e tij tĂ« dielĂ«n duke iu drejtuar konservatorĂ«ve qĂ« ndiheshin tĂ« pĂ«rjashtuar nĂ«n paraardhĂ«sin e tij, duke bĂ«rĂ« thirrje pĂ«r unitet, duke premtuar ruajtjen e trashĂ«gimisĂ« sĂ« KishĂ«s Katolike dhe duke deklaruar se nuk do tĂ« qeverisĂ« si ânjĂ« autokratâ.
Pas një parade të parë me papamobilin përmes një turme me rreth 200.000 njerëz në Sheshin e Shën Pjetrit dhe rrugët përreth, Leoni u kurorëzua zyrtarisht si papa i 267-të i Kishës Katolike Romake gjatë një meshë në ambient të hapur.
MbĂ«shtetĂ«sit valĂ«vitnin flamuj amerikanĂ« dhe peruanĂ«, me njerĂ«z nga tĂ« dy vendet qĂ« e shpallin atĂ« si papĂ«n e parĂ« nga kombet e tyre. I lindur nĂ« Ăikago, papa 69-vjeçar kaloi shumĂ« vite si misionar nĂ« Peru dhe ka gjithashtu shtetĂ«si peruviane.
Robert Prevost, një figurë relativisht e panjohur në skenën botërore që u bë kardinal vetëm dy vjet më parë, u zgjodh papa më 8 maj pas një konklavi të shkurtër kardinalësh që zgjati rreth 24 orë.
Ai pasoi Françeskun, një argjentinas që vdiq më 21 prill pas një udhëheqjeje 12-vjeçare shpesh të trazuar gjatë së cilës u përball me tradicionalistët dhe mbrojti të varfrit e të margjinalizuarit.
Në predikimin e tij, të lexuar në italishte të rrjedhshme, Leoni tha se si udhëheqës i 1.4 miliard katolikëve në mbarë botën, ai do të vazhdojë trashëgiminë e Françeskut në çështje sociale si lufta kundër varfërisë dhe mbrojtja e mjedisit.
Ai premtoi se do tĂ« pĂ«rballet me âpyetjet, shqetĂ«simet dhe sfidat e botĂ«s sĂ« sotmeâ dhe, nĂ« njĂ« gjest ndaj konservatorĂ«ve, premtoi tĂ« ruajĂ« âtrashĂ«giminĂ« e pasur tĂ« fesĂ« sĂ« krishterĂ«â, duke bĂ«rĂ« thirrje tĂ« pĂ«rsĂ«ritura pĂ«r unitet.
Nënpresidenti amerikan, JD Vance, një i konvertuar në katolicizëm që u përplas me Françeskun për politikat e ashpra të emigracionit të Shtëpisë së Bardhë, udhëhoqi delegacionin amerikan së bashku me sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, gjithashtu katolik.
Vance shtrëngoi dorën shkurtimisht me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në fillim të ceremonisë. Të dy u takuan për herë të fundit në shkurt në Shtëpinë e Bardhë, kur u përplasën fort përpara mediave botërore.
Zelensky dhe Papa Leoni pritet ta mbajnë një takim privat më vonë gjatë të dielës, ndërsa Vance pritet të takohet me papën të hënën.
NĂ« njĂ« apel tĂ« shkurtĂ«r nĂ« fund tĂ« meshĂ«s, Papa Leoni iu referua disa konflikteve globale. Ai tha se Ukraina po âmartirizohetâ, njĂ« frazĂ« e pĂ«rdorur shpesh nga Françesku, dhe bĂ«ri thirrje pĂ«r njĂ« âpaqe tĂ« drejtĂ« dhe tĂ« qĂ«ndrueshmeâ atje. Ai pĂ«rmendi gjithashtu situatĂ«n humanitare nĂ« GazĂ«.
Ndër ata që ishin në turmë të dielën kishte shumë pelegrinë nga SHBA-ja dhe Peruja.

Që nga zgjedhja si papë, Leoni ka sinjalizuar disa prioritete kyçe për papatin e tij, përfshirë një paralajmërim për rreziqet e inteligjencës artificiale dhe rëndësinë e sjelljes së paqes në botë dhe brenda vetë Kishës.
Papati i Françeskut la një Kishë të përçarë, me konservatorët që e akuzonin atë për krijimin e konfuzionit.
Duke thĂ«nĂ« se po merrte kĂ«tĂ« mision âme frikĂ« dhe dridhjeâ, Leoni pĂ«rdori fjalĂ«t âunitetâ ose âtĂ« bashkuarâ shtatĂ« herĂ« tĂ« dielĂ«n dhe fjalĂ«n âharmoniâ katĂ«r herĂ«.
Konservatorët gjithashtu akuzuan Françeskun se qeveriste në mënyrë autoritare dhe ankohen se ai i përçmonte shqetësimet e tyre dhe nuk konsultohej gjerësisht përpara marrjes së vendimeve.
Duke iu referuar ShĂ«n Pjetrit, apostullit tĂ« krishterĂ« tĂ« shekullit tĂ« parĂ« nga i cili papĂ«t e nxjerrin autoritetin e tyre, Leoni tha: âPjetri duhet tĂ« kullosĂ« kopenĂ« pa iu dorĂ«zuar ndonjĂ«herĂ« tundimit pĂ«r tĂ« qenĂ« autokrat, duke sunduar mbi ata qĂ« i janĂ« besuar. PĂ«rkundrazi, ai thirret tâi shĂ«rbejĂ« besimit tĂ« vĂ«llezĂ«rve dhe motrave tĂ« tij dhe tĂ« ecĂ« pĂ«rkrah tyreâ.
Shumë udhëheqës botërorë morën pjesë në ceremoni, përfshirë presidentët e Izraelit, Perusë dhe Nigerisë, kryeministrat e Italisë, Kanadasë dhe Australisë, kancelarin gjerman, Friedrich Merz, dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.REL/
The post Papa Leoni bĂ«n thirrje pĂ«r unitet, premton tĂ« mos jetĂ« âautokratâ appeared first on Sot News | Lajme.