Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Gjakova hap dyert për kulturën shqiptare – nis festivali “Ditët e Shqiptarit”

Në Gjakovë ka nisur zyrtarisht festivali “Ditët e Shqiptarit”, një ngjarje kulturore që këtë verë do ta shndërrojë qytetin në epiqendër të kulturës shqiptare.

Me moton “Kultura shqiptare festohet n’Gjakovë”, festivali sjell performanca artistike, muzikë dhe aktivitete të ndryshme që nderojnë trashëgiminë kulturore të shqiptarëve.

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, përmes një postimi në Facebook, ka ftuar qytetarët që të bëhen pjesë e këtij festivali që zhvillohet në disa data gjatë korrikut dhe gushtit.

“Artistë të njohur dhe zëra të fuqishëm do të jenë këtu, për t’i dhënë qytetit sharm dhe hijeshi”, ka shkruar Gjini, duke përgëzuar gjithashtu performancën e parë të mbrëmjes nga Endrit Xërxa & Band.

Aktivitetet e festivalit do të vazhdojnë edhe më: 19, 25 dhe 26 korrik 01, 02, 08, 09 dhe 10 gusht.

Festivali organizohet nga Fondacioni për Gjakovën në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës./Telegrafi/

The post Gjakova hap dyert për kulturën shqiptare – nis festivali “Ditët e Shqiptarit” appeared first on Telegrafi.

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur ‘PrizrenFest’ vjen me edicionin e katërt

Edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Ambient të Hapur PrizrenFest do të mbahet sivjet nga data 21 deri më 28 korrik në Prizren.

Për tetë ditë, njëmbëdhjetë lokacione të shpërndara gjithandej qytetit do të shndërrohen në skena teatrore për të pritur mbi 20 shfaqje e performanca nga Palestina, Franca, Anglia, Italia, Greqia, Turqia, Bullgaria, Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Kosova.

Programi i sivjetëm i festivalit përpos që i bën konak botës në Prizren, na fton ta imagjinojmë dhe pranojmë teatrin në të gjitha mënyrat e bërjes së tij, por mbi të gjitha ta njohim e ta ritheksojmë fuqinë e shprehjes teatrore për të krijuar hapësira të përbashkëta për reflektim shoqëror.

Edhe në këtë edicion, nderojmë trashëgiminë kulturore e historike të qytetit tonë, duke e shndërruar atë në një skenë teatri dhe duke e sjellë teatrin e botës në të.  

Prej formave më klasike të shprehjes teatrore deri tek ato më alternative e eksperimentale, ky program që ju flet të gjitha grupeve të audiencave, navigon nëpër tema që lidhen me luftën, shërimin, kujtesën, identitetin, rezistencën, heshtjen, shëndetin mendor, ambientin e dhunën shtetërore.

I sjellim këto tema në skenat e sivjetme të PrizrenFestit, jo për të rikonfirmuar atë që tashmë e dijmë për gjendjen në të cilën ndodhet sot bota përreth nesh, por për të treguar se ashtu siç brengat dhe tragjeditë shoqërore nuk njohin kufij, njëlloj nuk njeh kufij as këmbëngulja dhe shpresa jonë për t’u bërë bashkë nëpërmjet teatrit – gjuhës që ne e flasim më së miri.  Pra ne, së bashku, nuk i frikësohemi territ që e kemi përreth nesh, por i bëjmë ballë me publikun dhe artistë nga anembanë botës, për të nderuar tregimet që na bëjnë bashkë.

Programi i sivjetëm i PrizrenFest përmban shfaqje për të rritur e për fëmijë si dhe një program edukativ e diskursiv. Gjithashtu, sivjet afrohemi me publikun, jo vetëm nëpërmjet skenave të ngritura nëpër qytet dhe formave tradicionale të tij, por edhe duke e dërguar teatrin tek ata që nuk mund të vijnë në teatër dhe duke e bërë teatrin të qasshëm për të gjithë, nëpërmjet një programi të posaçëm në shtëpinë e të moshuarve, me shfaqjen “La Beauté du Souvenir” nga Franca si dhe nëpërmjet teatrit me gjuhë të shenjave me shfaqjen e programit për fëmijë “Three”.

PrizrenFest 2025 nis më 21 korrik nga ora 21:00 në Teatrin mbi Lumë, me shfaqjen e baletit “Muzg” nën koreografinë e balerinit shqiptar të njohur ndërkombëtarisht Eno Peçi, ndërsa përmbyllet me shfaqjen “Monologët e Gazës” nën regjinë e artistes palestineze Iman Aoun më 28 korrik nga ora 21:00 në Teatrin mbi Lumë.

Përgjatë tetë ditëve të festivalit, në Teatrin “Bekim Fehmiu” të Qytetit të Prizrenit do të jipen shfaqjet “Komedia e zezë” nga Kosova, “5 fytyrat e heshtjes” nga Shqipëria, “Unë jam vet grua” nga Kosova, “Drunks” nga Bullgaria.

Skena e ngritur në oborrin e Kishës së Zojës Ndihmëtare do të bëhet nikoçire e shfaqjeve “Elettra” nga Italia dhe “P’tit Jean Le Géant” nga Franca.

Në Amfiteatrin e Autostradës Bienale do të jipet shfaqja “Oedipus Rex” nga Greqia ndërsa “8%” nga Maqedonia e Veriut jipet në Autostrada Hangar.

Lidhja e Prizrenit do të bëhet skenë për shfaqjen “Oranges and Stones” nga Palestina, e Burgu i qytetit të Prizrenit për shfaqjen “Bëje ose vdis” nga Kosova, ndërsa që në Kejin pranë xhamisë së Sinan Pashës do të zë vend shfaqja “Unboxed – Unpacking Prejudice” nga Anglia.

Ekspozita “Teatri Ilegal” gjithashtu do të jetë e hapur përgjatë gjithë festivalit në hollin e Teatrit “Bekim Fehmiu”. Të gjitha shfaqjet e programit për fëmijë do të jipen në Teatrin mbi Lumë.

Hyrja në të gjitha ngjarjet e edicionit të sivjetëm të PrizrenFest është falas! Ndërsa pas përfundimit të shfaqjeve, për çdo mbrëmje mblidhemi e festojmë bashkë me muzikë të përzgjedhur në pikëtakimin e festivalit në Kejin e Sinan Pashës.

Nga 21 deri më 28 korrik, shihemi në skenat e ngritura teatrore të PrizrenFestit!

Për më shumë detaje në lidhje me programin e sivjetëm, lokacionet dhe oraret, mund të ndiqni faqet në rrjetet sociale në Instagram – PrizrenFest dhe Facebook – PrizrenFest./ KultPlus.com

VIDEO/ Skena e festivalit të “Tomorrowland” në Belgjikë përfshihet nga flakët

Një zjarr i madh ka shkatërruar plotësisht skenën kryesore të festivalit Tomorrowland në Belgjikë, duke hedhur dyshime mbi zhvillimin e mëtejshëm të eventit. Burime nga festivali bëjnë me dije se shkaku i zjarrit, i cili shpërtheu mbrëmjen e së mërkurës, ende nuk është përcaktuar. Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të festivalit thuhet: […]

The post VIDEO/ Skena e festivalit të “Tomorrowland” në Belgjikë përfshihet nga flakët appeared first on BoldNews.al.

Mbahet në Durrës, edicioni i parë i festivalit të artit performativ

Amfiteatri i Durrësit u shndërrua mbrëmjen e djeshme në një ambient ku qindra artdashës dhe turistë të huaj, u bashkuan në atmosferën artistike të festivalit “Nga errësira në dritë”.

Performanca nga lëvizja artistike “Tamom”, të gërshetuara me dansin bashkëkohor, krijuan një atmosferë magjike në Amfiteatrin e Durrësit për të gjithë qytetarët dhe artdashësit që morën pjesë.

Kryebashkiakja e Durrësit, Emirana Sako tha se kjo “shfaqje, përgatitur nga lëvizja më e re artistike, “Tamom”, në bashkëpunim artistik me Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, shënon edicionin e parë të asaj, që synohet të bëhet një festival tradicional multidisiplinar i artit performativ në Durrës”.

Lëvizjet Tamom dhe dansi bashkëkohor, erdhën si një performancë e kuruar dhe prodhuar nga Klod Dedja.

Kjo nismë shënon edicionin e parë të asaj që synohet të bëhet një festival vjetor multidisiplinar i artit performativ në Durrës një hapësirë ku lëvizja, prezenca dhe bashkëpunimi artistik bashkohen pa kufij.

Shfaqja solli një udhëtim në lëvizje me tri vepra koreografike nga emra të njohur ndërkombëtarë si Russell Maliphant (Britani e Madhe), Mauro Bigonzetti (Itali) dhe Erion Kruja (Shqipëri)./atsh/ KultPlus.com

Festivali Vox Baroque në Muzen Kombëtar të Artit Mesjetar Korçë

TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Tingujt e muzikës baroke u mirëpritën nga publiku artdashës në një mbrëmje në Korçë, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar “Vox Baroque”.

Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo e etiketoi këtë festival si hapësirën ku muzika  udhëton përtej kohës dhe kufijve.

“Mbrëmë, në mjediset e veçanta të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar, u zhvillua koncerti “Ex Silentio”, një udhëtim përmes tingujve të muzikës antike mesdhetare, pjesë e edicionit të XII-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Baroke”, tha Filo në një postim në rrjetet sociale.

Sipas kryebashkiakut të Korçës, “artistët nga Greqia, Dhimítris Koundouras (flaut), Iríni Bilini-Moraiti (vokal & vielë) dhe Thýmios Atzakas (liutë orientale) sollën një interpretim të rrallë dhe të përmbajtur, në respekt të atmosferës që ruan thesare të shenjta të trashëgimisë sonë shpirtërore”.

“Një mbrëmje që bashkoi hijeshinë e muzikës së lashtë me madhështinë e ikonografisë shqiptare dhe që i shtoi një tjetër kapitull të paharruar verës kulturore të Korçës”, pohoi Filo.

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Baroke “Vox Baroque” mbetet aktiviteti i vetëm në llojin e tij në Shqipëri. Ky festival synon gërshetimin mes përhapjes së repertorit të kohës kur lindi si zhanër të ekzekutuar sipas rregullave të traktateve të kohës dhe iniciativave alternative promovuese të atyre artefakteve pjesë të trashëgimisë kulturore kombëtare.

Nga festivali Vox Baroque në Muzen Kombëtar të Artit Mesjetar Korçë
1 nga 13

/e.i//a.f/

The post Festivali Vox Baroque në Muzen Kombëtar të Artit Mesjetar Korçë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis sot edicioni i 20-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës në Durrës

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës çel sot edicionin e tij jubilar të 20-të pranë katedrales “Shën Luçia”.

Ky festival, tashmë i njohur për nivelin e lartë profesional dhe artistik të koncerteve do të prezantojë përgjatë një muaji zhanre të ndryshme të muzikës së dhomës.

Kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako tha se festivali do të vijojë deri në 21 korrik dhe do të sjellë në zemër të qytetit bregdetar, në katedralen “Shën Luçia”, një udhëtim të pasur përmes muzikës së dhomës.

“Artistë nga mbi 10 vende, formacione të njohura, projekte të reja artistike dhe bashkëpunime ndërkombëtare, në një festival që bashkon traditën dhe risinë, tingujt klasikë dhe emocionin e drejtpërdrejtë”, tha Sako.

Sipas programit, festivali nis sot me koncertin e trios “Amadeus”, grupi i njohur që vjen nga Austria, ndërsa performanca e fundit e parashikuar në datën 21 korrik do të jetë një koncert piano kuartet me artistë nga Shqipëria, Amerika dhe Italia.

Festivali zhvillohet nga shoqata Arti dhe Kultura Italo-Shqiptare, që u krijua me iniciativën e disa artistëve durrsakë, të cilët kanë studiuar e kaluar një pjesë të veprimtarisë së tyre në Itali. Qëllimi i kësaj shoqate ka qenë dhe është bashkëpunimi i artistëve shqiptarë me të huaj, këmbimi i eksperiencave të kulturave të vendeve të ndryshme.

Gjatë aktivitetit të këtyre viteve kjo shoqatë ka organizuar mjaft koncerte në Durrës, Tiranë dhe Itali të cilat kanë përcjellë në publik një nivel të lartë interpretimi artistik.

Sipas organizatorëve ky festival u krijua pikërisht me qëllimin për të siguruar një vazhdueshmëri jo vetëm në njohjen e kulturave të ndryshme nëpërmjet artistëve të ardhur nga Italia, Austria, Franca, Greqia, Zvicra, Kosova, etj., por edhe me dëshirën e madhe për t’u ballafaquar me këto kultura dhe kjo nëpërmjet shfaqjeve të përbashkëta me instrumentistë shqiptarë.

Një tjetër synim i këtij aktiviteti është pjesëmarrja e artistëve shqiptarë, që jetojnë e punojnë jashtë Shqipërisë./atsh/ KultPlus.com

Rama: Qindra vizitorë dhe adhurues të muzikës rock zgjodhën Korçën këtë fundjavë

TIRANË, 22 qershor/ATSH/ Me pjesëmarrjen e motoristëve nga e gjithë Shqipëria dhe qindra vizitorëve, nën ritmet e muzikës rock dhe pasionit për motorët, qyteti i Korçës u shndërrua në kryefjalën e aktiviteteve në vend gjatë kësaj fundjave.

Gjatë dy ditëve, parada e motoristëve në rrugët e qytetit të Korçës dhuroi spektakël për qytetarët vendas dhe turistët e huaj, krahas ritmeve të muzikës dhe koncertit të zhanrit muzikor rock.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje të këtij aktiviteti në një postim në rrjetet sociale, ndërsa u shpreh se “klube motoristësh nga vende të ndryshme të rajonit, qindra vizitorë dhe adhurues të muzikës Rock zgjodhën Korçën këtë fundjavë”.

Qyteti i Korçës mirëpriti për dy ditë me radhë, edicionin e 7-të të festivalit “Moto & Rock Fest”, një nga ngjarjet më të veçanta që solli shumë vizitorë dhe turistë të huaj këtë fundjavë në Korçë.

Ky aktivitet kulmoi mbrëmjen e djeshme në bulevardin e Korçës me paradën e 500 motoristëve, ndërsa sheshi para Katedrales u gjallërua nga muzika dhe atmosfera festive për të gjithë ardhuruesit e muzikës rock.

Gjatë aktivitetit dyditor të “Moto & Rock Fest”në Korçë
1 nga 18

/e.i//r.e/

The post Rama: Qindra vizitorë dhe adhurues të muzikës rock zgjodhën Korçën këtë fundjavë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis Festivali Ndërkombëtar i Muzikës dhe Valleve, 400 artistë nga Evropa në Durrës

Amfiteatri Antik i Durrësit është kthyer në një skenë ndërkombëtare të kulturës dhe traditave popullore.

Mbrëmjen e së enjtes nisi Festivali Ndërkombëtar i Muzikës dhe Valleve, ku rreth 400 artistë nga vende të ndryshme të Evropës pritet të sjellin muzikën, vallet dhe kostumet tradicionale të vendeve të tyre, si dhe një atmosferë të bukur në qytet.

“Ky festival e ka nisur rrugëtimin në Durrës që nga viti 2016. Çdo vit kemi më shumë pjesëmarrës që sjellin kulturën e tyre dhe njohin atë shqiptare. Sivjet kemi vendosur të sjellim edhe një edicion tjetër në Sarandë, në muajin tetor”, tha Zoran Strezovski, organizator i festivalit.

Në natën e parë të festivalit u ngjitën në skenë grupet nga Polonia, Bullgaria, Lituania, Rumania dhe Shqipëria.

“Jemi nga Polonia, përfaqësohemi me dy grupe. Është hera e dytë që vijmë këtu dhe na pëlqen shumë atmosfera”, artist nga Polonia.

Ky festival është tashmë një ngjarje e përvitshme që ka zënë vend të rëndësishëm në kalendarin kulturor të qytetit dhe synon të vazhdojë edhe gjatë verës, duke e kthyer Durrësin në një pikë takimi të kulturave botërore./euronews.al/ KultPlus.com

Pilur – Çelet nata e parë e festivalit “Netët e Bejkës së Bardhë”

TIRANË, 21 qershor / ATSH/ Nata e parë e edicionit të VI të Festivalit “Netët e Bejkës së Bardhë” u çel në Pilur.

Në mbrëmjen e parë të këtij qershori, Piluri u gdhi ndryshe. Midis gjetheve të ullinjve dhe ajrit të kripur të detit, u ndezën sërish dritat e Festivalit “Netët e Bejkës së Bardhë”, që këtë vit mbërriti në edicionin e tij të gjashtë.

Ishte një natë e mbushur me ndjenja të pastra, ku fjala poetike dhe tingulli i muzikës gjetën strehë në zemrat e atyre që ishin aty, jo vetëm për të parë, por edhe për të ndjerë. Në këtë natë të parë, Piluri u bë shtëpia e kujtimeve, fjalëve të pathëna dhe frymëzimeve që lindin vetëm kur arti dhe natyra takohen në heshtje.

“Këto janë këngët tona, janë burimore, janë këngët e kohës, janë këngë lirike, patriotike, historike që kanë përcjellë historinë e këtij kombi në jetën e tij të përgjithshme. Ky aktivitet është në nder të Lefter Çipës, Nderi i Kombit,” tha poeti Kristo Çipa.

“Në ditët e festivalit vijnë grupe dhe të interesuar për kulturën shqiptare dhe sidomos për polifoninë, e cila është një pasuri e mbrojtur edhe nga UNESCO,” tha Aleksandër Çipa, organizator i “Netëve të Bejkës së Bardhë”.

“Netët e Bejkës së Bardhë” vazhdojnë të jenë një pikë referimi për ruajtjen dhe promovimin e kulturës. Organizuar në një nga fshatrat më emblematikë të Jugut, ky festival nuk është thjesht një ngjarje artistike, por një akt kujtese, respekti dhe vazhdimësie për një nga pasuritë më të çmuara të trashëgimisë sonë kombëtare: këngën polifonike.

Nata e parë solli interpretime të grupeve të njohura polifonike, por edhe zëra të rinj që mbajnë gjallë frymën e Labërisë me pasion e përkushtim.

Në këtë festival prezantohen repertorët më te soikatura të isopolifonisë, që janë një aset i çmuar i  trashëgimisë kulturore.

/a.f/

The post Pilur – Çelet nata e parë e festivalit “Netët e Bejkës së Bardhë” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis Festivali Ndërkombëtar i Muzikës dhe Valleve, 400 artistë nga Evropa në Durrës

Amfiteatri Antik i Durrësit është kthyer në një skenë ndërkombëtare të kulturës dhe traditave popullore.

Mbrëmjen e së enjtes nisi Festivali Ndërkombëtar i Muzikës dhe Valleve, ku rreth 400 artistë nga vende të ndryshme të Evropës pritet të sjellin muzikën, vallet dhe kostumet tradicionale të vendeve të tyre, si dhe një atmosferë të bukur në qytet.

“Ky festival e ka nisur rrugëtimin në Durrës që nga viti 2016. Çdo vit kemi më shumë pjesëmarrës që sjellin kulturën e tyre dhe njohin atë shqiptare. Sivjet kemi vendosur të sjellim edhe një edicion tjetër në Sarandë, në muajin tetor”, tha Zoran Strezovski, organizator i festivalit.

Në natën e parë të festivalit u ngjitën në skenë grupet nga Polonia, Bullgaria, Lituania, Rumania dhe Shqipëria.

“Jemi nga Polonia, përfaqësohemi me dy grupe. Është hera e dytë që vijmë këtu dhe na pëlqen shumë atmosfera”, artist nga Polonia.

Ky festival është tashmë një ngjarje e përvitshme që ka zënë vend të rëndësishëm në kalendarin kulturor të qytetit dhe synon të vazhdojë edhe gjatë verës, duke e kthyer Durrësin në një pikë takimi të kulturave botërore.

The post Nis Festivali Ndërkombëtar i Muzikës dhe Valleve, 400 artistë nga Evropa në Durrës appeared first on Euronews Albania.

Festivali ‘Ekrani i Artit’ hap siparin në Shkodër

Festivali “Ekrani i Artit” hap siparin në Shkodër.

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ndau në rrjete sociale momente nga ceremonia e hapjes, ku ishin të pranishëm personalitete të fushës së artit dhe kulturës.

Edicioni i tetë i festivalit nis me temën poetike “Kartolina nga Tjetërkund” dhe sjell dy ekspozita të rëndësishme që shoqërun premierën në “Kinema Republika”.

Deri më 22 qershor Shkodra do të jetë kryeqendër e artit me këtë festival që përfshin projekte filmike, ekspozita, diskutime dhe prezenca artistike në vende të ndryshme të qytetit.

Festivali i filmit “Ekrani i Artit”, është një nga eventet më të rëndësishme kulturore të Shkodrës.

“Ekrani i Artit” ka lindur si një projekt që synon të promovojë lidhjet midis artit bashkëkohor dhe kinemasë. Edhe në edicionet e mëhershme, “Ekrani i Artit” e ka njohur publikun me autorë, dokumentarë mbi jetën e krijimtarinë e artistëve bashkëkohorë që zgjojnë interesin e njëkohësisht edhe nostalgjinë e publikut për kinemanë si një institucion i rëndësishëm në edukimin e brezave përmes artit e kulturës.

Vazhdojnë aktivitetet e festivalit mbarëkombëtar “Hani i Elezit 2025”

Komuna e Hanit të Elezit ka vazhduar me aktivitete të festivalit mbarëkombëtar “Hani i Elezit 2025” – edicioni i tretë. Mbrëmjen e kaluar, nxënës e asamble të ndryshme kanë prezantuar shfaqje kulturore e artistike në këtë qytet pranë objektit të komunës.

Kryetari i kësaj komune Mehmet Ballazhi, ka thënë se në natën e dytë të festivalit të tyre është përforcuar me shfaqje kulturore e artistike.

“Edhe në natën e dytë të Festivalit tonë, vazhdoi tradita e zbarkimit të diversitetit kulturor mbarëkombëtar, duke performuar 8 shoqëri kulturo artistike nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ku larmishmëria e valleve, këngëve dhe kostumeve ishte edhe më e pasuruar”, ka thënë Ballazhi.

Ai ka falënderuar të ata që përforcuan në këto aktivitete, pastaj, Policinë e Kosovës dhe OVL UÇK-në për bashkëpunim, të cilët mundësuan defilim nga nxënësit me veshje të Policisë, të UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së.

Në natën e dytë performuan këto shoqëri kulturo artistike: SHKA “Malësori” – Gjonaj, SHKA “Qypërlinjët e Roshnikut” – Berat, SHKA “Hajvalia” – Prishtinë, SHKA “Katarina Josipi” – Zym, Has, Ansambli “Alba Folk” – Tiranë, SHKA “Karadaku” – Gjilan, SHKA “Jahi Hasani” – Çegran, Gostivar, SHKA “Ilirida” – Shtime./Telegrafi/

The post Vazhdojnë aktivitetet e festivalit mbarëkombëtar “Hani i Elezit 2025” appeared first on Telegrafi.

Nis në Gjirokastër festivali ‘Anifest’

Edicioni i 16 i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për fëmijë “Anifest A- GJIRO” ka çelur siparin në Gjirokastër.

Ky aktivitet do të sjellë për publikun 100 prodhime kinematografike nga vende të ndryshme.

Organizatorët thonë se festivali i këtij viti vjen me risi të shumta.

“Ne menduam ta zgjasim në kohë. Meqënëse ka prurje filmash, mos të ngelemi vetëm për te filmi për të rinj, por të ketë edhe për fëmijët. Në këtë aspekt menduam që Gjirokastra fillon sot edicionin e 16-të dhe përfundon me natën finale me 26 shtator”, tha Artan Marku, drejtor i Festivalit.

Organizimi synon edukimin e fëmijëve.

“E ardhmja e një kombi fillon nga fëmijët. Në momentin që ka zhvillim, kanë teknologji shumë të lartë, përsëri ata u janë kthyer fillesave të para. Prandaj ne menduam dhe këmbëngulëm që t’i kushtojmë rëndësi dhe fëmijëve.”

Gjatë sezonit veror në Gjirokastër do të organizohen një sërë aktivitetesh kulturore dhe artistike dhe në disa prej tyre ka edhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës./klantv/ KultPlus.com

Festivali ndërkombëtar për fëmijë “Ylberi i Prishtinës” solli në kryeqytet edicionin e tij të 23-të

Festivali ndërkombëtar për fëmijë “Ylberi i Prishtinës” solli në kryeqytet edicionin e tij të 23-të, duke e kthyer Prishtinën në një vendtakim kulturash dhe miqësish të reja. 

Komuna e Prishtinës thotë se ky festival nuk është vetëm një ngjarje, është një urë zemrash që lidh fëmijët përtej kufijve.

“Me pjesëmarrës nga 10 shtete, Prishtina u shndërrua në një vendtakim kulturash dhe miqësish të reja. Ishte emocionuese të shihje fëmijët me kostume tradicionale duke parakaluar me buzëqeshje, ndërsa programi artistik solli këngë, valle dhe interpretime që i dhanë jetë qytetit”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës./Telegrafi/

The post Festivali ndërkombëtar për fëmijë “Ylberi i Prishtinës” solli në kryeqytet edicionin e tij të 23-të appeared first on Telegrafi.

Gjirokastër/ Starton festivali ndërkombëtar i muzikës klasike “Gjiroclassica”

Në qytetin e Gjirokastrës ka çelur siparin Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Klasike “Gjiroclassica”. Përgjatë 5 ditëve të festivalit instrumentistë të rinj vendas dhe të huaj do të performojnë në skenat artistike në kalanë e gurtë dhe godinat muzeale. “Gjiroclassica” për të gjithë konkurrentët dhe artdashësit prezanton një program të pasur vlerash muzikore.

“Publiku ka qenë fantastik dhe ndjenjat janë të papërshkrueshme”, tha Ylli Haliti, pianist.

“Ishte një mbrëmje shumë e bukur, me spektatorë, me të ftuar, me fëmijë konkurrentë, ishte një mbrëmje fantastike do të ketë në vazhdimësi të tilla mbrëmje, do të ketë 5 aktivitete shumë të bukura”, tha instrumentistja Mimoza Çabeli.

Këtë vit, ky festival do t’i japë vëmendje të veçantë artistëve më të rinj të skenës shqiptare dhe jashtë saj, të cilët kanë histori suksesi në rrugëtimin e tyre artistik. “Gjiroclassica” është një mundësi e bukur për të ndjekur nga afër këta artistë, një festë që frymëzon brezin e ardhshëm të talenteve shqiptare.

“Edicioni i pestë i festivalit “Gjiroclassica” është edicioni që i kushtohet të rinjve, të cilët kanë një histori suksesi, janë artistët e rinj, sot për sot të skenës shqiptare por edhe jashtë saj”, thekson organizatorja Kristina Laço.

Aktivitetet kulturore dhe artistike tashmë janë pjesë e sezonit turistik në Gjirokastër duke tërhequr vizitorët vendas dhe të huaj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjirokastër/ Starton festivali ndërkombëtar i muzikës klasike “Gjiroclassica” appeared first on Euronews Albania.

S’ka rrymë në disa pjesë të Francës, ndërpriten aktivitetet edhe në Festivalin e Kanës

Një ndërprerje e madhe e energjisë elektrike goditi Francën juglindore të shtunën, duke ndërprerë trafikun dhe duke ndërprerë përkohësisht ngjarjet në Festivalin e Filmit në Kanë, ndërsa eventi prestigjioz përgatitej të jepte çmimin e tij kryesor.

Rreth 160 mijë familje në departamentin Alpes-Maritimes humbën energjinë elektrike pasi një linjë tensioni të lartë ra të shtunën në mëngjes, tha operatori i rrjetit elektrik RTE në X. Ndërprerja ndodhi disa orë pasi një zjarr në një nënstacion elektrik pranë Kanës gjatë natës kishte dobësuar tashmë rrjetin.

Organizatorët e Festivalit të Filmit në Kanë konfirmuan se ndërprerja ndikoi në aktivitetet e hershme të së shtunës dhe thanë se Palais des Festivals — vendi kryesor i Croisette — kishte kaluar në një furnizim të pavarur me energji elektrike, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

Fjaimi prekës i presidentes së jurisë së festivalit të Kanës bëri xhiron e botës: Ajo i bëri homazh gruas palestineze të vrarë

Aktorja franceze Juliette Binoche, e cila është presidente e jurisë në Festivalin e Filmit në Kanë, i bëri homazh fotoreporteres palestineze Fatima Hassouna, e cila u vra nga izraelitët.

Një dokumentar për Hassounin me titull “Put Your Soul on Your Hand and Walk”, me regji nga iranianja Sepideh Farsi, do të shfaqet sot në festivalin e filmit të lartpërmendur. Ajo quhet edhe Fatma Hassouna.
“Më 16 prill, në agim në Gaza, fotoreporterja 25-vjeçare Fatma Hassouna dhe 10 anëtarë të familjes së saj u vranë nga një raketë që goditi shtëpinë e tyre. Ajo shkroi: ‘Vdekja kaloi përmes meje. Një plumb harkëtari më shpoi dhe u bëra një engjëll në sytë e një qyteti të madh, një qyteti më të madh se ëndrrat e mia, më të madh se ky qytet. U bëra një poete e shenjtë në sytë e një pylli që po shndërrohet në shkretëtirë’”, deklaroi ajo, ndër të tjera.

Ajo deklaroi gjithashtu se një ditë para vdekjes së saj zbuloi se filmi në të cilin shfaqet ishte përzgjedhur për Festivalin e Filmit në Kanë dhe se ajo duhej të ishte atje me ta.

“Arti zgjat. Është një provë e fuqishme e jetës dhe ëndrrave tona dhe ne si publik jemi dëshmitarë të tij. Le të kontribuojë Festivali i Filmit në Kanë, ku çdo gjë mund të ndodhë, në këtë drejtim”, tha ajo, dhe publiku e shpërbleu me duartrokitje të zjarrta.

Festivali i Filmit në Kanë zgjat deri më 24 maj. Ky është edicioni i 78-të i tij dhe në pjesën e konkursit të programit ka 19 filma.

The post Fjaimi prekës i presidentes së jurisë së festivalit të Kanës bëri xhiron e botës: Ajo i bëri homazh gruas palestineze të vrarë appeared first on Albeu.com.

Festivali i parë Mesdhetar i Filmit, aktorë e regjisorë nga bota ‘zbresin’ në Tiranë

Tirana, ka hapur dyert për edicionin e parë të Festivalit Mesdhetar të Filmit (TMFF), një ngjarje kulturore që ka bashkuar filma, aktorë, regjisorë dhe producentë nga e gjithë bota, për të ndarë me publikun shqiptar disa nga historitë më emocionuese dhe reflektuese të Mesdheut.

Nga një total prej 3030 filmash të aplikuar, festivali ka përzgjedhur prodhime që trajtojnë tema të thella dhe aktuale si emigracioni, pabarazitë sociale dhe marrëdhëniet mes qytetarëve dhe shtetit.

Këto filma prekin tema universale që flasin për përpjekjet njerëzore për një të ardhme më të drejtë dhe më të mirë, duke sjellë në ekran histori që ngjallin ndjenja dhe ndihmojnë për të kuptuar më mirë sfidat e kohës.

“Me një grup djemsh dhe vajzash të reja jemi munduar që në këtë festival të sjellim artistë, aktorë, regjisorë e producentë shumë të mirë nga Mesdheu. Në vitin 2025, Tirana është shpallur kryqyteti mesdhetar i artit dhe kulturës. Në këtë epokë të re, Tirana merr rolin kryesor të kryeqytetit të filmit mesdhetar. Le të jetë ky festival pikëtakimi i ideve, projekteve, ëndrrave”., – thotë Ledion Zoi drejtor i festivalit.

Festivali, do të vijojë deri më 4 maj, duke ofruar një program të pasur me shfaqje filmash, por edhe me Workshop-e dhe diskutime të vlefshme me profesionistë të njohur të industrisë së filmit.

I ftuar nderi i këtij edicioni është aktori i mirënjohur Arben Bajraktari, ndërsa juria e kryesuar nga regjisori dhe producenti Eno Milkani do të vlerësojë artistët pjesëmarrës me pesë çmime./ euronews/ KultPlus.com

‘Hardh Fest’ zbulon datat për edicionin e sivjetëm të festivalit në Rahovec

Festivali agro-kulturor “Hardh Fest” ka bërë të ditur se edicioni i sivjetëm do të mbahet më 5, 6 dhe 7 shtator.

Organizatorët e festivalit përmes një shkrimi në facebook kanë njoftuar se hyrja për këtë vit do të jetë falas.

Ky festival tradicional zhvillohet çdo vit në qytetin e Rahovecit dhe, përveç mbrëmjeve festive, ofron edhe aktivitete të ndryshme që promovojnë kulturën dhe trashëgiminë e qytetit të njohur për kultivimin e rrushit.

Ende nuk është bërë i ditur linë-up i artistëve për edicionin e sivjetëm, por se siç njofton Hardh Fest do të bëhen të ditur më vonë.

“Festivali është i veçantë, me aktivitete të vazhdueshme që kultivojnë e kujtojnë traditën dhe kulturën rahovecase për të gjithë vizitorët, promovon verërat, rrushin dhe produktet tjera lokale, duke i kurorëzuar të gjitha këto të mira me muzikë LIVE në fund”, thuhet në njoftim.

Festivali i parë Mesdhetar i Filmit, aktorë e regjisorë nga bota “zbresin” në Tiranë

Tirana, ka hapur dyert për edicionin e parë të Festivalit Mesdhetar të Filmit (TMFF), një ngjarje kulturore që ka bashkuar filma, aktorë, regjisorë dhe producentë nga e gjithë bota, për të ndarë me publikun shqiptar disa nga historitë më emocionuese dhe reflektuese të Mesdheut.

Nga një total prej 3030 filmash të aplikuar, festivali ka përzgjedhur prodhime që trajtojnë tema të thella dhe aktuale si emigracioni, pabarazitë sociale dhe marrëdhëniet mes qytetarëve dhe shtetit.

Këto filma prekin tema universale që flasin për përpjekjet njerëzore për një të ardhme më të drejtë dhe më të mirë, duke sjellë në ekran histori që ngjallin ndjenja dhe ndihmojnë për të kuptuar më mirë sfidat e kohës.

“Me një grup djemsh dhe vajzash të reja jemi munduar që në këtë festival të sjellim artistë, aktorë, regjisorë e producentë shumë të mirë nga Mesdheu. Në vitin 2025, Tirana është shpallur kryqyteti mesdhetar i artit dhe kulturës. Në këtë epokë të re, Tirana merr rolin kryesor të kryeqytetit të filmit mesdhetar. Le të jetë ky festival pikëtakimi i ideve, projekteve, ëndrrave”., – thotë Ledion Zoi drejtor i festivalit.

Festivali, do të vijojë deri më 4 maj, duke ofruar një program të pasur me shfaqje filmash, por edhe me Workshop-e dhe diskutime të vlefshme me profesionistë të njohur të industrisë së filmit.

I ftuar nderi i këtij edicioni është aktori i mirënjohur Arben Bajraktari, ndërsa juria e kryesuar nga regjisori dhe producenti Eno Milkani do të vlerësojë artistët pjesëmarrës me pesë çmime.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Festivali i parë Mesdhetar i Filmit, aktorë e regjisorë nga bota “zbresin” në Tiranë appeared first on Euronews Albania.

❌