Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Trafik armësh e municionesh nga Shqipëria në Itali, arrestohet në Lezhë kreu i organizatës kriminale

TIRANË, 9 gusht /ATSH/ Policia e Shtetit njoftoi se është finalizuar operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Dërgesa”, për goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak

Sipas Policisë, operacioni u zhvillua nga DVP Lezhë në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, DVP Shkodër dhe GdF Italiane, në koordinim me Interpol Tiranën dhe Zyrën e Ekspertit të Sigurisë pranë Ambasadës Italiane në Shqipëri.

Në njoftim cilësohet se një 30-vjeçar nga Malësia e Madhe është vënë në pranga pasi dërgoi 5 armë zjarri dhe një sasi municioni luftarak në Itali.

“30-vjeçari, me precedentë të theksuar kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe i dënuar dy herë si kreu i një grupi kriminal që vepronte në qytezën e Leço-s pranë Milanos/Itali, u arrestua si rezultat i operacionit”, thuhet në njoftim.

Policia bën me dije se në pranga u vunë gjithashtu edhe dy shtetas, drejtues të një mikrobusi për transport udhëtarësh, në bagazhet e të cilit u gjetën armët dhe municioni luftarak.

Sipas Policisë u sekuestruan edhe 5 armë zjarri automatike të tipit kallashnikov; qindra fishekë luftarakë dhe 4 krehra fishekësh.

“Sekuestrimi u bë në kufirin mes Sllovenisë dhe Italisë, ku u ndalua mikrobusi i nisur nga Shqipëria me destinacion Italinë, i drejtuar nga shtetasit E. M. dhe A. D.. Të dy këta shtetas janë shoqëruar nga Policia Italiane për veprime të mëtejshme”, vijon njoftimi.

Hetimet e Policisë së Lezhës bënë të mundur identifikimin e shtetasit F. M., 30 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Hot të Malësisë së Madhe, i cili kishte dërguar armët drejt Italisë kundrejt fitimit financiar.

Nga grumbullimi dhe analiza e informacionit, rezultoi se ky shtetas siguronte armë dhe municione luftarake për palë të treta në BE, duke përdorur shoqëri transporti privat dhe duke i kamufluar në valixhe me sende të ndryshme.

Operacioni vijon në Shqipëri e  Itali për identifikimin dhe kapjen e pritësit të armëve, si dhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.

Materialet procedurale ndaj shtetasit F. M. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprën penale “Trafikim i armëve dhe municioneve luftarake”.

/e.i/a.f/

The post Trafik armësh e municionesh nga Shqipëria në Itali, arrestohet në Lezhë kreu i organizatës kriminale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkodër, asgjësohen 16 mijë e 755 bimë kanabis

TIRANË, 3 gusht /ATSH/ Policia e Shkodrës bën me dije se vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave dhe rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Sipas Policisë, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, dhe si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve vartëse, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë, të dislokuara prej disa ditësh në këtë qark, kanë gjetur dhe asgjësuar 16 755 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, si dhe janë sekuestruar 320 kg degë kanabisi me boçe, të prera dhe në proces tharjeje.

“Shërbimet e Komisariatit të  Policisë Shkodër, gjatë kontrollit në terrenin e njësive administrative Pult, Shalë, Postribë dhe Shosh gjetën dhe asgjësuan 15 852 bimë të dyshuara Cannabis Sativa, si dhe sekuestruan 320 kg degë me boçe në proces tharjeje”, thuhet në njoftim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjatë kontrollit në terrenin e njësisë administrative Kastrat gjetën dhe asgjësuan 429 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.

Shërbimet e Komisariatit të  Policisë Vau i Dejës gjatë kontrollit në  terrenin e njësive administrative Shllak dhe Temal gjetën dhe asgjësuan 474 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtyre rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni antikanabis “Koordinata” vijon me intensitet të lartë.

/e.i//a.f/

The post Shkodër, asgjësohen 16 mijë e 755 bimë kanabis appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kishin humbur në malin e Qerretit, Policia shpëton dy turistet holandeze

TIRANË, 3 gusht /ATSH/ Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë iu shkuan në ndihmë dy turisteve nga Holanda, të cilat kishin humbur rrugën në malin e Qerretit dhe nuk po orientoheshin dot.

Polica në një njoftim për mediet, bën me dije se shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë janë nisur në drejtim të malit të Qerretit menjëherë pas marrjes së njoftimit, për të lokalizuar dhe ndihmuar turistet që kishin humbur orientimin.

Policia njofton se pas disa orësh kërkime nga punonjësit, është bërë e mundur gjetja e turistëve holandeze, ku shtetasja K. D. kishte pësuar disa dëmtime të lehta, pasi ishte rrëzuar gjatë ecjes në mal.

Turistet falënderuan punonjësit e Policisë për gatishmërinë dhe ndihmën e dhënë.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë.

/e.i//a.f/

The post Kishin humbur në malin e Qerretit, Policia shpëton dy turistet holandeze appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Operacioni “Pandora”/ Oficeri gjerman: Shmangëm një mashtrim 10 mln euro

Një operacion ndërkombëtar i koduar “PANDORA” kundër skemës së mashtrimit me “call center”, është mbajtur nga SPAK, policia shqiptare dhe ajo gjermane. Oficeri i policisë gjermane Oliver Hoffman tha se operacioni nisi në prill të vitit të shkuar dhe u mundësua në sajë të përgjimeve intensive dhe u bë e mundur shmangia e një humbjeje […]

The post Operacioni “Pandora”/ Oficeri gjerman: Shmangëm një mashtrim 10 mln euro appeared first on BoldNews.al.

Operacioni “Pandora”/ Oficeri gjerman: Shmangëm një mashtrim 10 mln euro

✇Albeu
By: V K

Një operacion ndërkombëtar i koduar “PANDORA” kundër skemës së mashtrimit me “call center”, është zhvilluar nga SPAK, policia shqiptare dhe ajo gjermane.

Oficeri i policisë gjermane Oliver Hoffman, tha se operacioni nisi në prill të vitit të shkuar dhe u mundësua në sajë të përgjimeve intensive dhe u bë e mundur shmangia e një humbjeje prej 10 mln eurosh përmes kësaj skeme mashtrimi.

“Kemi 18 muaj që hetojmë për këtë operacion, ne filluam të përgjonim live 20 telefonata mashtruese. Krijuam një qendër kundër thirrjes për të shmangur një humbje mbi 10 milionë eurosh. Zhvilluam edhe hetime komplekse për të lokalizuar qendrat e thirrjeve, telefonatat vinin nga Shqipëria por dhe Kosova, Serbia, Bosnje Hercegovina dhe Libani”, tha oficeri gjerman.

Hoffman, u shpreh se hetimet e përbashkëta treguan për një grup kriminal që vepronin nga Tirana, me persona të përfshirë nga mosha 21 deri 36 vjeç.

Ai nënvijëzoi rëndësinë e bashkëpunimit me autoritetet shqiptare në finalizimin me sukses të këtij operacioni, duke theksuar se provat që sekuestroi SPAK në prill të vitit te kaluar ishin tepër të rëndësishme për të arritur në këtë rezultat.

The post Operacioni “Pandora”/ Oficeri gjerman: Shmangëm një mashtrim 10 mln euro appeared first on Albeu.com.

“Revanshi 2’/ SPAK mbyll hetimet dhe çon për gjykim dosjen ndaj Shullazit dhe të pandehurit e tjerë

SPAK bëri sot me dije se ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen “Revanshi 2”, ku janë të pandehur emra  të njohur të botës së krimit si: Astrit Avdyli, Emiljano Shullazi, Leonard Duka dhe të tjerë. Vendimi është marrë në seancën paraprake të datës 28 korrik 2025, me trup gjykues të kryesuar nga […]

The post “Revanshi 2’/ SPAK mbyll hetimet dhe çon për gjykim dosjen ndaj Shullazit dhe të pandehurit e tjerë appeared first on BoldNews.al.

Operacioni “fadroma” te Arena

Nga Lutfi Dervishi Tirana është qyteti ku edhe hapësira publike ka nevojë për mbrojtje nga vetë shteti. Duket si paradoks, por është realitet: aty ku ka më shumë hapësirë, liria ngushtohet me shirit skene policie dhe me fadroma. Prej ditësh, lokalet në zonën e Arenës në Tiranë po përballen me vizita të njëpasnjëshme nga policia […]

The post Operacioni “fadroma” te Arena appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet një person i dënuar me mbi 7 vite burgim për aksident me pasoja fatale

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin, Klajdi Ruçi, pasi ishte i dënuar me shtatë vite burgim për aksident me pasojë vdekjen e dy personave vitin e kaluar dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia e Shtetit bën me dije se në kuadër të operacionit “Unavoidable” u lokalizua dhe u vu në pranga në zonën e Shkozës në kryeqytet, 40-vjeçari, Klajdi Ruçi.

Sipas Policisë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të dënuar me burgim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Komisariatin e Qarkullimit Rrugor, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Unavoidable”.

Në njoftimin e Policisë thuhet se, “Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi në vitin 2024 ka shkaktuar një aksident rrugor me pasojë humbjen e jetës së dy shtetasve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/e.i//r.e/

The post Arrestohet një person i dënuar me mbi 7 vite burgim për aksident me pasoja fatale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Operacioni në Sarandë/ U kap me armë dhe makinë luksoze, kush është Ervis Cukali

✇Albeu
By: V K

Merr fund arratia e Ervis Cukalit, një emër i njohur për Policinë. Ai ishte shpallur në kërkim, pasi në automjetin ku udhëtonte së bashku me dy të tjerë në vitin 2022 iu gjet 21 kilogramë eksploziv.

Ai njihet si ushtari i Admir Tafilit.

Cukali është arrestuar nga policia në Sarandës, bashkë me dy të tjerë gjatë një aksioni policor.

Më 28 Gusht 2022, Albi Mecini u kap në flagrancë në fshatin Vajkan, ku kishte lënë mjetin e tij pranë lëndës eksplozive, në një rrugë dytësore pranë rrethrrotullimit përballë qendrës “Viva” në rrugën për tek vendi i quajtur “Safari”.

Ndërkohë që bashkëpunëtorët e tij, Ervis Cukali dhe Arafat Manërkolli, ishin duke u afruar pranë tij me një mjet tjetër pa targa, i trafikuar dhe me shasi të falsifikuar, brenda të cilës u sekuestruan 3 bidona me lëndë djegëse benzinë.

Sipas Prokurorisë, që i dërgoi 3 të rinjtë për gjykim më 7 Dhjetor 2024, ata kanë poseduar dhe transportuar sasinë prej 21 kilogramë e 265 gram eksploziv në qytetin e Fierit dhe dyshohet se do të kryenin atentat.

Mencini akuzohet edhe për zhdukjen e Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovarit më 7 prill të 2023 në Sarandë. Ndaj tij është caktuar edhe masa arrest me burg për këtë çështje, ndërsa i rëndon akuza “rrëmbimi ose mbajta peng e personit”.

The post Operacioni në Sarandë/ U kap me armë dhe makinë luksoze, kush është Ervis Cukali appeared first on Albeu.com.

Detaje nga operacioni i SPAK në Shkodër/ Grupi u “çmontua” nga bisedat në SKY ECC, 8 të arrestuarit…

✇Albeu
By: V K

Këtë të premte, SPAK ka zhvilluar aksion në Shkodër, ku janë lëshuar 13 urdhër-arreste, mes tyre edhe zyrtarë policie. Vendimi mësohet se lidhet me operacionin “Ura”.

Mësohet se grupi kriminal trafikonte drogë nga Amerika Latine.

Bëhet me dije se 8 persona janë arrestuar, ndërsa 5 të tjerë janë në kërkim. Grupi kriminal dyshohet se trafikonte drogë nga Amerika Latine, ku mes të të arrestuarve edhe zyrtarë policie.

Lidhur me këtë operacion, zbardhen detaje të reja në lidhje me operacionin e Prokurorisë së Posaçme në Shkodër.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se grupi i organizuar, i dyshuar për trafikun e lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, janë zbuluar për shkak të bisedave të tyre në aplikacionin Sky ECC.

Nga 13 urdhër-arrestet e lëshuara nga SPAK, janë arrestuar 8 persona dhe pesë të tjerë janë ende në kërkim.

Mes personave të dyshuar, janë edhe punonjës të policisë.

The post Detaje nga operacioni i SPAK në Shkodër/ Grupi u “çmontua” nga bisedat në SKY ECC, 8 të arrestuarit… appeared first on Albeu.com.

Ndërhyrja në mushkëri, shpejtësia e autostrada e polemikave: Diogo Jota, çfarë ndodhi

Dalin në pah detaje të reja mbi aksidentin që i kushtoi jetën sulmuesit të Liverpool Diogo Jota dhe vëllait të tij André Silva, edhe ai futbollist. Ata ndodheshin në një Lamborghini me qira që mori flakë pas daljes nga rruga për shkak të shpërthimit të një gomë, ndërsa udhëtonin me shpejtësi të lartë në autostradën A-52 pranë Cernadilla-s (Zamora). Dy vëllezërit po shkonin drejt Santander-it dhe kishin zgjedhur makinën në vend të avionit me këshillën e mjekut. Edhe më parë Diogo Jota kishte zgjedhur këtë itinerar për t’u kthyer në Angli.

NDËRHYRJA

Diogo Jota ishte operuar së fundmi për një dëmtim në mushkëri dhe protokolli i rekomanduar nuk këshillon të fluturohet për të shmangur rreziqet që lidhen me ndryshimet e presionit të gjakut. Gruaja e Diogo Jota-s ka konfirmuar se të dy do të flinin në Benavente, një orë e gjysmë larg nga vendi i aksidentit, për të arritur më pas në Santander dhe për të marrë tragetin e orës 16 drejt Portsmouth-it (Angli). Aty do të përshkonin edhe 430 km të tjerë për të mbërritur në Liverpool: sulmuesi i Reds do të duhej të rifillonte përgatitjet me shokët e skuadrës të martën.

MAKINA

Burime nga Guardia Civil kanë treguar si shkak të mundshëm të aksidentit shpejtësinë e tepruar. Sipas rindërtimit jozyrtar të Guardia Civil, gjatë një faze parakalimi – në një segment autostrade me kufi 120 km në orë – mbi asfaltin e parregullt një gomë e pasme shpërtheu, duke shkaktuar humbjen e kontrollit të mjetit, përplasjen dhe më pas shpërthimin. Makina, një Lamborghini Huracán me tërheqje të pasme, ishte marrë me qira nga Diogo Jota.

DENONCIMET

Aksidenti ndodhi në A-52, autostrada mes Galicisë dhe Portugalisë, që edhe më parë ka qenë në akuzë për mirëmbajtjen e dobët. Në prill të vitit të kaluar ishin paraqitur shumë denoncime për gjendjen e keqe të asfaltit dhe 10 ditë më parë një grua mbeti rëndë e plagosur dhe u nxor nga makina e saj e shkatërruar në të njëjtën zonë të aksidentit të Diogo Jota-s. Policia po përpiqet gjithashtu të përcaktojë me çfarë shpejtësie po udhëtonte Lamborghini i dy vëllezërve.

Gruaja e portugezit Diogo Jota, Rute Cardoso, arriti dje në Institutin e Anatomisë Forenzike të Zamoras ku dy trupat janë dërguar për identifikim përmes ADN-së. Vetëm 12 ditë më parë ishte festuar martesa në prani të tre fëmijëve. Për të dhe të afërmit është siguruar asistenca psikologjike.

Sot pasdite në kapelën e Ringjalljes në Gondomar është planifikuar një vigjilje mortore. Varrimi do të mbahet nesër në orën 10 në kishën matrice të Gondomarit, disa kilometra larg nga Porto, ku dy vëllezërit kishin lindur dhe ishin rritur.

Así es la A52, la carretera del accidente mortal de Diogo Jota: un pavimento de pesadilla para las ruedas que ya ha provocado muchos reventones https://t.co/etwIJm4NQi

— ABC.es (@abc_es) July 3, 2025

The post Ndërhyrja në mushkëri, shpejtësia e autostrada e polemikave: Diogo Jota, çfarë ndodhi appeared first on Lapsi.al.

Arrestohet 33-vjeçari në Tiranë, shkon në 27 numri i të arrestuarve

Një 33-vjeçar është vënë në pranga nga polica në Tiranë, në kuadër të Megaoperacioni “Blloku 33”. I riu ishte shpallur në kërkim për shitje të lëndëve narkotike në lokalet e natës. Gjithashtu ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Sipas policisë ka shkruar në 27 numri i shtetasve të vënë në pranga në kuadër të megaoperacionit, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e 6 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.

The post Arrestohet 33-vjeçari në Tiranë, shkon në 27 numri i të arrestuarve appeared first on Lapsi.al.

Ekstradohen sot nga Dubai tre shtetas shqiptarë, akuzohen nga GJKKO për krime të rënda

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Tre shtetas shqiptarë të akuzuar për përfshirje në grupe kriminale dhe përkrahje të personave të shpallur në kërkim, pritet të ekstradohen sot nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë.

Policia e Shtetit në një njoftim për mediet, bën me dije se Ado Xhika (alias Ado Cërriku/Elkier Cërriku), Ervis Daka dhe Maksim Koçi akuzohen nga Gjykata e Posaçme për vepra të rënda, përfshirë planifikim vrasjesh dhe sigurim të mjeteve për krime dhe pritet të ekstradohen sot nga Dubai.

Në njoftim, thuhet se ky operacion vjen si rezultat i bashkëpunimit të pandërprerë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndaj pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasve të shumëkërkuar, pjesëtarë të organizatave kriminale.

Policia sqaroi se në lidhje me orën e mbërritjes, do të ketë një njoftim tjetër.

/e.i/j.p/

The post Ekstradohen sot nga Dubai tre shtetas shqiptarë, akuzohen nga GJKKO për krime të rënda appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fast Albania ndihmon në arrestimin e malazezit me rrezikshmëri të lartë në Spanjë

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Një 43-vjeçar malazez me rrezikshmëri shoqërore është arrestuar në Spanjë, i shpallur në kërkim nga autoritetet në Podgoricë për pjesëmarrje në grup kriminal.

Policia e Shtetit bën me dije se falë informacionit të siguruar nga FAST Albania në varësi të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale dhe shkëmbimit të tij në kohë reale me homologët, u bë e mundur kapja nga Policia spanjolle e një shtetasi malazez me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Sipas Policisë, FAST Albania kontribuon në një tjetër operacion të rëndësishëm ndërkombëtar, të koordinuar nga rrjeti ENFAST.

“Shtetasi D. F., 43 vjeç, i kërkuar nga autoritetet malazeze për pjesëmarrje në një organizatë kriminale me veprimtari në fushën e narkotikëve, u arrestua në Spanjë nga autoritetet policore të këtij vendi”, thuhet në njoftim.

Policia nënvizon se “kapja e tij u bë e mundur si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes FAST Albania, FAST Spain dhe FAST Montenegro, nëpërmjet rrjetit të bashkëpunimit europian ENFAST.

Gjykata e Podgoricës i kishte caktuar shtetasit D. F. masën e sigurisë “Arrest në burg”, në muajin prill 2025, për dyshime të forta për përfshirje në veprimtari kriminale në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal”.

/e.i/j.p/

The post Fast Albania ndihmon në arrestimin e malazezit me rrezikshmëri të lartë në Spanjë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lirohen 2 hapësira publike në plazhin e Golemit, Policia sekuestron 190 çadra e shezlongë

TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Policia e bashkisë Kavajë vijon operacionin për lirimin e hapësirave publike në plazhin e Golemit. Në një njoftim zyrtar, Policia bën me dije se janë sekuestruar 190 komplete çadra dhe shezlongë në plazhin e Golemit, ndërsa është proceduar penalisht një qytetare.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse, nga subjektet në bregdet apo nga vetë pushuesit, duke vënë çadra dhe shezlongë”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, gjatë kontrolleve, në dy hapësira publike në bregdetin e Golemit, u hoqën dhe u sekuestruan 190 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme, nga një shtetase që pretendonte se kishte leje për shfrytëzim dhe nga një qytetar.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. S., banuese në Tiranë.

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.

/e.i/j.p/

The post Lirohen 2 hapësira publike në plazhin e Golemit, Policia sekuestron 190 çadra e shezlongë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Me armë dhe drogë me vete, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

Një 38-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi qarkullonte me pistoletë dhe lëndë narkotike me vete në një automjet. Arrestimi i tij u bë në kuadër të finalizimit të operacionit policor të koduar “Check Point”.

Gjatë kontrollit fizik dhe më tej të banesës së 38-vjeçarit, iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, një sasi prej 304 gram lëndë narkotike kokainë, rreth 131 tableta ekstazi, 3 peshore elektronike si dhe pjesë arme. Në pranga është dhe pasagjeri i automjetit, 34-vjeç për moskallëzim krimi.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Check Point”.

Qarkullonte me armë zjarri pistoletë dhe lëndë narkotike, në një automjet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 38-vjeçari.

Vihet në pranga dhe pasagjeri i automjetit, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, municion luftarak, një sasi prej 304 gram lëndë narkotike kokainë, rreth 131 tableta ekstazi, 3 peshore elektronike dhe automjeti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë apo lëndë narkotike, mbi bazën e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Check Point”.

Gjatë operacionit, në rrugën “Ali Demi” shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin K. K dhe pasagjer shtetasin J. K.

Gjatë kontrollit fizik dhe më tej të banesës së shtetasit K. K. iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, një sasi prej 304 gram lëndë narkotike kokainë, rreth 131 tableta ekstazi, 3 peshore elektronike si dhe pjesë arme.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit:

K. K., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

J. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit’.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Me armë dhe drogë me vete, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

Operacioni “Flakë në Det”/ SPAK lexon pretencën, ja sa vite burg kërkon për anëtarët e grupit të narkotrafikantëve

✇Albeu
By: V K

SPAK, ka lexuar pretencën për operacionin e koduar “Flakë në det” ku nën akuzë janë 13 persona. Prokuroria e Posaçme kërkon që anëtarët e grupit të trafikut të drogës të shpallen fajtorë për disa vepra penale të tilla si “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Ky grup i organizuar, dyshohet se transportonte lëndën narkotike nga zona e Patokut në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian.

Lista e emrave dhe dënimi që kërkohet për ta:

Arlind Isamailukaj 15 vite burg me gjykim të shkurtuar më 10 vite burg

Gëzim Çela 16 vite burg / 10 vite e 8 muaj burg

Nerim Çela 14 vite burg / 9 vite e 4 muaj burg

Armando Mema 12 vite burg / 8 vite burg

Dritan Mataj 12 vite burg / 8 vite burg

Arben Dalipaj 14 vite burg/ 9 vite e 4 muaj burg

Besnik Brokeri 12 vite burg / 8 vite burg

Alket alis Dritan Deda 12 vite burg / 8 vite burg

Selami Lushka 12 vite burg / 8 vite burg

Kyrylo Ponomarego 13 vite burg/ 8 e 4 muaj vite burg

Ksenofon Bodo 12 vite burg / 8 vite burg

Armando Papa 12 vite burg / 8 vite burg

Kostiantyn Biellon 12 vite burg / 8 vite burg

The post Operacioni “Flakë në Det”/ SPAK lexon pretencën, ja sa vite burg kërkon për anëtarët e grupit të narkotrafikantëve appeared first on Albeu.com.

Lojëra fati të paligjshme, tre persona në pranga në Tiranë

TIRANË, 9 qershor /ATSH/ Tre persona janë arrestuar në Tiranë, pasi kishin përshtatur një lokal në rrugën “Petro Nini Luarasi” duke e kthyer në ambient ku luheshin lojëra fati me makineta dhe me celularë.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, është finalizuar në Tiranë operacioni policor i koduar “Rezultati”, ndërsa janë arrestuar tre shtetas, administratori i lokalit dhe dy klientë.

Në njoftim thuhet se janë sekuestruar edhe 5 makineta, 4 celularë dhe 50 000 lekë.

Policia e Shtetit bën me dije se si rezultat i kontrolleve të mbështetura tek inteligjenca policore, me objektiv goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, Komisariati i Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike, u arrestuan në flagrancë shtetasit M. D., 21 vjeç, A. Z., 24 vjeç dhe Xh. Gj., 21 vjeç.

“Nga kontrollet në lokalin që administronte shtetasi M. D., u konstatua se ambienti ishte përshtatur me makineta dhe me celularë, që shërbenin për lojëra fati dhe për vënien e basteve sportive. Në lokal u kapën në flagrancë, duke luajtur, 2 të arrestuarit e tjerë”, cilësohet në njoftim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/a.f/

The post Lojëra fati të paligjshme, tre persona në pranga në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Operacioni ndërkombëtar antidrogë, GJKKO lë në fuqi masat për 9 të ndaluarit

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” për 9 të arrestuarit në Shqipëri si pjesë e katër grupeve kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës. Të arrestuarit akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike, kryesisht të drogave sintetike, me destinacion Finlandën.

Operacioni u zhvillua pas një bashkëpunimi mes SPAK dhe autoriteteve ligjzbatuese finlandeze, si pjesë e një hetimi të gjerë ndërkombëtar që përfshiu gjithashtu Spanjën dhe Holandën.

Masat e sigurisë ishin dhënë më herët në mungesë, por janë rikonfirmuar këtë të enjte në prezencë të të dyshuarve:

  • Dorjan Luzaj
  • Geraldo Seferaj
  • Elton Myftari
  • Elton Tavani
  • Erind Teneqexhiu (alias Agalliu)
  • Kel Qevani
  • Ledion Hoxha
  • Besnik Sparta
  • Altin Musta

Sipas burimeve nga hetimi, këta shtetas kanë pasur role të ndryshme në organizimin dhe realizimin e trafikut të narkotikëve, duke përdorur Shqipërinë si bazë koordinimi dhe duke shfrytëzuar lidhje logjistike me vende të tjera europiane.

Ndërkohë, dy drejteus të këtyre rrjeteve kriminale në Shqipëri janë ende në kërkim, njëri prej të cilëve dyshohet se është larguar jashtë vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Operacioni ndërkombëtar antidrogë, GJKKO lë në fuqi masat për 9 të ndaluarit appeared first on Euronews Albania.

EMRAT/ Operacioni i SPAK dhe autoriteteve në Finlandë, zbulohen anëtarët e grupit kriminal dhe dy vlonjatët që drejtonin trafikun e drogës

✇Albeu
By: M C

Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me operacionin ndërkombëtar të zhvilluar mes autoriteteve shqiptare dhe atyre finlandeze ku u goditën 4 grupe kriminale me anëtarë shqiptarë e të huaj, të cilët operonin në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Sipas asaj që u deklarua nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme drejtues të kësaj çështje, Arben Kraja dhe Alfred Shehu, dy nga “kokat” e këtyre grupeve kriminale, të cilët aktivitetin e tyre e kishin shtrirë në kontrabandimin e lëndëve narkotike nga Spanja e Holanda për në Finlandë, janë nga Vlora.

Sipas burimeve për media, këta dy persona janë identifikuar si Dorjan Luzaj e Geraldo Seferaj, tashmë të arrestuar. Janë arrestuar: Besnik Sparta, Erind Teneqexhiu (Agalliu) Altin Musta, Kela Qevani, Elton Tavani, Elton Myftari, Ledion Hoxha dhe Dorjan Luzaj e Geraldo Seferaj.

“Dy nga krerët e grupeve kriminale janë me origjinë nga Vlora. Për bazë konkrete nuk mund të flasim. Pjesa tjetër ka qenë e përqendruar në zonën e Kuçovës dhe Beratit”, tha prokurori Alfred Shehu duke bërë me dijë ndër të tjera, se në vendin tonë këta shtetas rezultojnë të kenë qenë të “pastër”, ndërkohë që për autoritetet finlandeze mësohet se janë persona me precedentë penalë.

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar në total 11 masa sigurimi “arrest me burg”, 9 prej tyre të ekzekutuara dhe 2 të tjerë të shpallur në kërkim.

The post EMRAT/ Operacioni i SPAK dhe autoriteteve në Finlandë, zbulohen anëtarët e grupit kriminal dhe dy vlonjatët që drejtonin trafikun e drogës appeared first on Albeu.com.

❌