Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zjarret, 32 vatra në një ditë/ Flakët kanë djegur qindra hektarë pyje, 9 vatra ende aktive

Në vend 9 prej vatrave të zjarrit nga 32 të raportuara 24 orët fundit janë ende aktive. Në liqenin e luleve në Parkun Kombëtar të Lurës flakët sipas ministrisë së Mbrojtjes  kanë përfshirë një sipërfaqe në vendin e quajtur fusha e pelave dhe një mbi fshatin Gurë – Lurë. Të dyja vatrat po mbahen në monitorim.

Në Zerqan të Bulqizës zjarri ka rënë në një terren të vështirë me shkurre dhe dushqe.  Ndërsa në Zall Gjoçaj të Matit  relieve i thyer vështirëson ndërhyrjen  për të shuar flakët në zonën e mbrojtur me pisha.

Zjarri është riaktivizuar në Dovolan të Maqellarës dhe sipas ministrisë së Mbrojtjes  po përhapet drejt Pejkës dhe zonës pranë Drinit të Zi.

Aktive është dhe vatra  në fshatin Belishovë të Mallakastrës.  Mbi Dukat  flakët janë riaktivizur  në majën e Paliskës. Ndërhyrja  për shuarjen e tyre po vijon nga ajri.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako, mesditën e kësaj të diele, kanë shkuar në Dukat të Vlorës për të parë nga afër situatën me zjarrin që kërcënon Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Ministri Vengu thotë se orët në vijim do të jenë të vështira për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta.

“Që prej orëve të para të mëngjesit, kemi një ndërhyrje nga ajri dhe mbështetje nga toka me efektivë të Forcave të Armatosura, të Bashkisë Vlorë, të Pyjores së Vlorës, praktikisht 50 persona që janë në operacion e sipër sot në këtë zone…Do jenë orë të vështira për efekt jo vetëm të termometrit, por edhe të erërave të forta që ka zona, ndaj duhet të ruajmë vigjilencën maksimale. Operacioni i mbështetjes nga ajri me helikopterët Cougar do të vijojë gjatë gjithë ditës në mënyrë që të kemi të gjithë instrumentet në dispozicion”, tha ai.

Ndërsa kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, thekson se synimi është që të mos lejohet avancimi i zjarrit drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë.

“Angazhimi është për ta mbajtur zjarrin në kontroll që është relativisht shumë e vështirë në aspektin e gjeografisë, pasi është pjesë e Malit të Çikës, një pjesë e Qafës së Shëngjergjit del në lumin e Vlorës, por që një pjesë e konsiderueshme është djegur dhe shpresohet të mbahet nën kontroll për të mos vijuar më pas në afërsi të fshatit të Dukatit apo ndonjë rrezik evident në drejtim të Parkut Kombëtar të Llogarasë”, shtoi Haki Çako.

Ndërkohë që po mbahet në monitorim zjarri pranë antenave celulare në  afërsi të Beçishtit në Tepelenë.

Ne Shkopet pavarësisht përpjekjeve, nuk është arritur izolimi i zjarrit; janë djegur rreth 65 ha pyje.

Aktive është dhe vatra në  kufirin mes fshatrave Shmil dhe Gurakuq.  Zjarri ka përfshirë një pyll gështenje me përmasa të mëdha.

Sipas  Institutit të  Gjeoshkencave rrezik i  lartë për zjarre mbetet në shtatë Qarqe të vendit,   Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera parashikohet rrezik i moderuar.

Strukturat e Mbrojtjes Civile sipas ministrisë vijojnë të jenë të angazhuara pa ndërprerje në menaxhimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit në të gjithë territorin.

/abcnews.al/

Vengu nga Dukati: Në gatishmëri të plotë për kontrollin e zjarrit dhe mbrojtjen e Llogaras


TIRANË, 20 korrik/ATSH/ Mbi 80 efektivë nga Forcat e Armatosura, strukturat e emergjencave civile dhe ekipet zjarrfikëse janë angazhuar në vijën e parë të betejës për kontrollin e zjarrit në Dukat, në një aksion të koordinuar nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ishte sot në Dukat, ku deklaroi se për të parandaluar përhapjen e flakëve drejt Parkut Kombëtar të Llogorasë, është angazhuar një përbërje shumëplanëshe forcash nga ajri dhe toka.

“Jemi në kushte të vështira, pasi përpjekja zhvillohet në lartësitë e Dukatit. Besojmë se mund të parandalojmë përhapjen e zjarrit në pjesën tjetër. Në operacion janë përfshirë një helikopter në zonën e Dukatit dhe tre të tjerë në zona të tjera të vendit”, tha ministri Vengu.

Ai nënvizoi se kjo është një javë intensive me shumë vatra zjarri në rajonin e Mesdheut dhe Shqipëria nuk ka qenë e përjashtuar nga kjo valë përvëluese.

“Niveli i gatishmërisë është rritur në të gjithë mekanizmin kombëtar të emergjencave civile. Të gjitha forcat në terren janë në gjendje gatishmërie për të përballuar situatën dhe për të mbrojtur jetën, pronën dhe pasuritë natyrore”, deklaroi ministri.

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile, Haki Çako bëri të ditur se vatra e zjarrit në Dukat u shua dy ditë më parë, por u aktivizua për shkak të erërave.

Sipas tij, sfidë është mbajtja e zjarrit nën kontroll, pasi terreni është i vështirë.

Operacionet për shuarjen e zjarreve do të vijojnë në mënyrë intensive edhe në ditët në vijim.

/r.e/

The post Vengu nga Dukati: Në gatishmëri të plotë për kontrollin e zjarrit dhe mbrojtjen e Llogaras appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministri Vengu pret komandantin e NATO-s: Të vendosur për modernizimin e FA

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu priti sot në një takim zyrtar komandantin e Komandës Supreme të NATO-s për Transformimin, admiralin Pierre Vandier. Gjatë bashkëbisedimit, u vu në dukje angazhimi i palëkundur i Shqipërisë për modernizimin e Forcave të Armatosura dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse, nëpërmjet investimeve të qëndrueshme në industri dhe inovacion. “Përballë sfidave aktuale të…

Source

Vengu pret komandantin e NATO-s: Të vendosur për modernizimin e FA

TIRANË, 17 korrik /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu priti sot në një takim zyrtar komandantin e Komandës Supreme të NATO-s për Transformimin, admiralin Pierre Vandier.

Gjatë bashkëbisedimit, u vu në dukje angazhimi i palëkundur i Shqipërisë për modernizimin e Forcave të Armatosura dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse, nëpërmjet investimeve të qëndrueshme në industri dhe inovacion.

“Përballë sfidave aktuale të sigurisë, jemi të vendosur të përshtatim mënyrën se si planifikojmë, stërvitemi dhe operojmë, në bashkëveprim të ngushtë me Aleancën”, deklaroi ministri Vengu.

Ai theksoi se kjo është një përgjegjësi historike për të garantuar siguri efektive në një mjedis gjithnjë e më kompleks.

“Mësimet e nxjerra nga sfidat aktuale të sigurisë na vendosin përpara një përgjegjësie historike për të përshtatur mënyrën se si Forcat e Armatosura planifikojnë, stërviten dhe operojnë në bashkëveprim me Aleancën”, theksoi ministri.

Ministri Vengu nënvizoi gjithashtu rritjen e bashkëpunimit rajonal me vendet aleate në hapësirën adriatiko-joniane dhe rolin strategjik të Shqipërisë në rajon.

Investimet në teknologji të avancuar, inteligjencë artificiale dhe mbrojtje kibernetike, sipas ministrit, përbëjnë baza të forta për të garantuar një reagim të shpejtë dhe të suksesshëm, si në operacionet ushtarake, ashtu edhe në misionet civile me rëndësi kritike.

1 nga 5

/r.e//a.f/

The post Vengu pret komandantin e NATO-s: Të vendosur për modernizimin e FA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Qendër Rajonale e Emergjencave Civile në Bushat

TIRANË, 16 korrik/ATSH-Maela Marini/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ishte sot në Bushat, ku ish-reparti i ndërlidhjes do të rindërtohet tërësisht për t’u shndërruar në Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile për të gjithë Qarkun e Shkodrës.

I shoqëruar nga prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, ministri Vengu inspektoi nga afër ambientet të cilat do të përdoren për ngritjen e kësaj qendre.

“Jemi duke vlerësuar një sërë asetesh të amortizuara të Forcave të Armatosura për qëllime civile dhe ushtarake. Këtu kemi përcaktuar këtë repart për të zhvilluar një funksion të ri të një Qendre Rajonale të Emergjencave Civile”, informoi ai.

Emergjencat civile, sipas ministrit Vengu janë një kompetencë e përbashkët e disa institucioneve ndaj për ta përforcuar më shumë kapacitetin e bashkive po ndërtohet kjo qendër rajonale.

Vengu theksoi se Qendra Rajonale e Emergjencave Civile do t’i shërbejë zonës së Shkodrës dhe Lezhës.

“Qendra rajonale ka të gjithë kapacitetet për të mbështetur të dyja qarqet sidomos në zonën midis Shëngjinit dhe Velipojës ku kemi një turizëm gjithëvjetor në mënyrë që jo vetëm t’i japi, mundësi bashkive të reagojnë për fatkeqësi të tilla siç janë zjarret gjatë sezonit veror, por edhe të përballemi me kërkesa shtesë shtesë që vijnë nga fluksi i turizmit gjithëvjetor”, shtoi ai.

Vengu bëri të ditur se ky repart ishte lënë në harresë prej vitesh dhe tani është momenti për ta vënë në funksion.

“Sa herë kërkohet mbështetje nga ajri detyrohen mjetet ajrore që të rikthehen për furnizim në bazat e tyre. Me këtë i japim mundësinë mjeteve ajrore që të furnizohen në këtë qendër”, shtoi ai.

Nga ana e saj, prefektja e Shkodrës Majlinda Angoni vlerësoi këtë nismë, e cila sipas saj sjell më afër kapacitetet e ndërhyrjes në raste emergjencash. /j.p/

The post Vengu: Qendër Rajonale e Emergjencave Civile në Bushat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arben Anamali u shpall “Dëshmor i Atdheut”, Vengu i dorëzon titullin familjes së kapitenit

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i dorëzoi sot titullin “Dëshmor i Atdheut” familjes së kapitenit Arben Anamali, që humbi jetën disa ditë më parë teksa shpëtoi nga mbytja dy turistë të huaj në liqenin e Shkodrës.

Gjatë vizitës në familjen Anamali, ministri Vengu u shoqërua nga kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci dhe prefektja Majlinda Angoni.

“Nderuam kujtimin e profesionistit të përkushtuar, mikut të dashur dhe prindit shembullor, që me aktin e tij fisnik u bashkua me heronjtë e pavdekshëm të Kombit. Sakrifica e Arbenit nuk është vetëm një shembull guximi, por një dëshmi e gjallë e shpirtit shqiptar që vendos jetën e tjetrit mbi të vetën prandaj nga sot ai rreshtohet mes “Dëshmorëve të Atdheut””, tha Vengu në një postim në rrjetet sociale.

Kapiteni i një anijeje turistike në liqenin e Shkodrës, Arben Anamali u mbyt më 8 korrik  gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë. Trupi i pajetë i kapiten Anamalit u gjet më 10 korrik në liqenin e Shkodrës.

Kapiteni Arben Anamali u shpall “Dëshmor i Atdheut”.

1 nga 3

/k.s//a.f//r.e/

The post Arben Anamali u shpall “Dëshmor i Atdheut”, Vengu i dorëzon titullin familjes së kapitenit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Së shpejti qendër rajonale për emergjencat civile në Shkodër

TIRANË, 15 korrik /ATSH/ Në Bushat të Shkodrës së shpejti do të nisë puna për ndërtimin e një qendre rajonale për emergjencat civile.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu gjatë një takimi me kryetarin e bashkisë së Shkodrës, Benet Beci dhe prefekten e qarkut, Majlinda Angoni.

Në një postim në rrjetet sociale, Vengu tha se kjo qendër do të jetë e gatshme për t’iu përgjigjur nevojave të zonës.

“Në takim diskutuam nga afër për nevojën e investimeve në infrastrukturë, mjete dhe personel për përballimin e emergjencave civile në qarkun e Shkodrës”, theksoi Vengu.

Vengu tha se “Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile gjithnjë pranë bashkive për reagimin ndaj fatkeqësive natyrore, dhe rritjen e kapaciteteve në zonat ku turizmi gjithëvjetor kërkon një qasje të re”.

1 nga 3

/k.s//a.f//r.e/

The post Vengu: Së shpejti qendër rajonale për emergjencat civile në Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Riparohet nga reparti i Xhenios ura e Mnikut

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Reparti i Xhenios ka përfunduar punimet për riparimin e urës së Mnikut, në njësinë administrative Ndroq.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili ndau dhe foto nga riparimi i urës.

Ministri Vengu tha se “ura është tashmë plotësisht e aksesueshme për automjete deri në 40 tonë, duke garantuar qarkullim të sigurt dhe të pandërprerë”.

“Gjatë procesit, u morën të gjitha masat e nevojshme për rikonstruksionin e bazamentit të këmbës së urës së Mnikut. Për të mundësuar një punë të plotë dhe të sigurt, u bë bllokimi i përkohshëm i qarkullimit, u ngrit ura dhe u çmontuan rreth 3 metra të saj për të lehtësuar ndërhyrjen”, u shpreh Vengu.

Ministri i Mbrojtjes tha se ura është funksionale dhe e hapur për të gjitha mjetet në standardin e përcaktuar.

Pamje nga ura e Mnikut në Ndroq
1 nga 4

/e.i//r.e/

The post Riparohet nga reparti i Xhenios ura e Mnikut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Akademia e Forcave të Armatosura hap aplikimet për vitin akademik 2025–2026

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Akademia e Forcave të Armatosura ka hapur aplikimet për vitin akademik 2025–2026.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu shprehet në një postim në rrjetet sociale se kjo nuk është vetëm karrierë ushtarake, por edhe formim profesional në disa drejtime të rëndësishme.

Duke e cilësuar si një dritare për një të ardhme me uniformë dhe karrierë, Vengu fton të rinjtë që të bashkohen me të rinjtë dhe të rejat që zgjedhin sfidën, disiplinën dhe dinjitetin, dhe të zgjedhin Akademinë që formon liderët e së ardhmes.

Aplikimi realizohet vetëm online përmes portalit zyrtar www.ualbania.al.

/gj.m/j.p/

 

The post Akademia e Forcave të Armatosura hap aplikimet për vitin akademik 2025–2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rikonstruksioni i hidrovorit të Vlorës, Vengu: Nxit rritjen e kapaciteteve për turizmin

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Qeveria ka miratuar vendimin për rikonstruksionin e hidrovorit e Vlorës.

Ky projekt do të minimizojë rrezikun e përmbytjeve dhe do të forcojë mbrojtjen e qytetit ndaj reshjeve intensive.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu e cilësoi këtë vendim në një postim në rrjetet sociale si një lajm të rëndësishëm për Vlorën që nxit rritjen e kapaciteteve për një qytet turistik gjithëvjetor falë përmirësimit të standarteve të infrastrukturës.

Projekti që do të financohet nga buxheti i shtetit, në kuadër të programit “Menaxhimi i Infrastrukturës së Kullimit dhe Ujitjes”, me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural parashikon rikonstruksion të plotë të hidrovorit për të rritur në mënyrë të ndjeshme rritjen e kapacitetit për largimin e ujrave.

Vengu theksoi se ky është një investim për sigurinë, jetën dhe të ardhmen e qytetarëve të Vlorës.

1 nga 2

/gj.m/j.p/

The post Rikonstruksioni i hidrovorit të Vlorës, Vengu: Nxit rritjen e kapaciteteve për turizmin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tre vatra zjarresh/ Vengu: Forcojmë kapacitetet e mbrojtjes civile

Tre vatra zjarri nga 18 të raportuara  në 24 orët e fundit  në vend  janë ende aktive. Një prej tyre është në Orikum të Vlorës mes fshatrave Tragjas dhe Dukat në  një sipërfaqe me shkurre në lartësi të malit.  Për të shuar flakët po punojnë  forcat zjarrfikëse, bashkiake, Shërbimi Pyjor, të ndihmuar dhe nga  forca ushtarake.

Në Qarkun Dibër vijon të mbahet në monitorim   vatra e zjarrit në një sipërfaqe me pisha dhe dëllinja në vendin e quajtur “Livadhi i Peladhisë” në  Zerqan. Flakët janë përhapur në një sipërfaqe  prej rreth 18 hektarësh.  Forcave operacionale pritet tu shkojnë në ndihmë dhe 25 persona.

Në  “Liqenin e Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh. Zjarri është aktiv brenda perimetrit të tij dhe po vazhdon me intensitet të ulët. Forcat operacionale po punojnë  për shuarjen e plotë.

Vatrat e tjera  të raportuara  në Korçë, Lezhë, Kurbin,  Malësi e Madhe, Sarandë, Himarë, Poliçan, Gjirokastër e Durrës janë shuar.

Nga baza e mbështetjes për emergjencat civile ministri mbrojtjes Pirro Vengu foli për fuqizim të kapaciteteve për reagim të menjëhershëm.

Sink

Zjarret kanë djegur rreth 36 hektare bimësi,    2500 rrënjë ullinj mbi 10 vjeçare, në fshatin Zgërbonj të Poliçanit.  Policia ka ndaluar një person  të cilin e dyshon si autor të zjarrit.

Gjithashtu  janë djegur edhe rreth 30 rrënjë dru frutorë si, ullinj, kumbulla, fiq dhe hardhi pranë spitalit Kuçovë.  Shkaku i zjarrit sipas Minstrisë së Mbrojtjes është këputja e telave elektrik të tënisonit të ulët.

Sipas emergjencave civile  pritet nivel i lartë  për zjarre paraqitet në qarqet e Fierit dhe  Vlorës ndërsa rrezik I moderuar  parashikohet në  Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Berat, Korçë dhe Gjirokastër.

Vengu: Bashkitë fronti i parë në emergjenca, përmirësojmë flotën e mjeteve


TIRANË, 10 korrik/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu inspektoi sot Bazën e Mbështetjes për Emergjencat Civile, ku paralajmëroi përmirësimin e flotës së mjeteve për ndërhyrje për reagim të menjëhershëm në çdo situatë, si dhe nisjen e prodhimit të mjeteve më moderne nga kompania shtetërore për prodhimin e mjeteve ushtarake, në muajin gusht.

Ministri Vengu theksoi se synimi kryesor është fuqizimi i bashkive, që ato të jenë fronti i parë i ndërhyrjes, ndërsa pas ezaurimit të kapaciteteve të tyre, forcat e Emergjencave Civile do t’u vijnë në ndihmë.

Ai njoftoi gjithashtu se shumë shpejt do të ngrihen edhe dy drejtoritë rajonale për ndërhyrje, për të përmirësuar koordinimin dhe menaxhimin në terren.

“Synojmë të fuqizojmë bashkitë si front të parë, si dhe qendrat rajonale që do të themelohen në Finiq e Bushat, në mënyrë që Forca e Armatosura dhe ‘BMEC’ të jenë reaguesi i fundit, në rast ezaurimi të kapaciteteve. Kjo ndarje më e mirë e detyrave dhe përgjegjësive do të rrisë efikasitetin e ndërhyrjeve”, u shpreh ministri.

Ministri theksoi se do të jetë një sezon i vështirë, siç tregojnë analizat meteorologjike, ndaj ai kërkoi që gatishmëria të jetë maksimale.

Ai shtoi se flota e mjeteve do të zgjerohet dhe specializohet për rrethana specifike, jo vetëm për ndërhyrje në zona urbane.

“Ndaj kërkohet ekspertiza e ekipeve të emergjencave civile në bashki, në mënyrë që të gjenerojnë kapacitete dhe të specializohen për fatkeqësi natyrore të ndryshme”, tha ai.

Sipas tij, brenda muajit gusht parashikohet nisja e prodhimit të mjeteve më moderne dhe të sofistikuara nga kompania shtetërore.

/a.gj//r.e//a.f/

The post Vengu: Bashkitë fronti i parë në emergjenca, përmirësojmë flotën e mjeteve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Java e Administratës Publike, fëmijët e punonjësve vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes

TIRANË, 4 korrik /ATSH/ Në kuadër të javës së Administratës Publike, edicioni II, Ministria e Mbrojtjes “u ndriçua” nga drita më e pastër, fëmijët.

Të vegjlit e punonjësve të Ministrisë së Mbrojtjes vizituan zyrat, ku prindërit e tyre shërbejnë çdo ditë.

Mes pyetjeve të sinqerta dhe buzëqeshjeve të pafajshme, ata u njohën me botën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau disa foto nga kjo vizitë, teksa theksoi se “Alanis 7-vjeçare u kujdes të na kujtojë kënaqësinë e punës që bëjmë përditë për të ardhmen e tyre në një vend më të bukur e të sigurt”.

/gj.m//r.e//a.f/

The post Java e Administratës Publike, fëmijët e punonjësve vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu ndjek nga afër punën për shuarjen e zjarrit në landfillin e Elbasanit: Duhen zgjidhje afatgjata

TIRANË, 3 korrik/ATSH/ Në landfillin e Elbasanit ka nisur ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit.

Agjencia Kombëtare e Emergjencave Civile njoftoi më herët se për shuarjen e zjarrit u angazhuan mbi 100 forca, mjete zjarrfikëse dhe mjete të rënda, të cilat kanë shkarkuar mbi 10 mijë tonë dhera në përpjekje për fikjen e zjarrit.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu qëndroi rreth 5 orë në landfillin e përfshirë nga flakët ndërsa së bashku me kryetarin e bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja dhe drejtorin e Emergjencave Civile, Haki Çako, e vunë theksin në nevojën e ndërhyrjeve afatgjata.

“Jemi në një situatë ku ka rënie të intensitetit dhe kjo është gjë e mirë, ndaj duhet të vazhdojmë përpjekjet për fikjen totale, sipas kërkesave të grupit në terren që përcakton nevojat. Pas kësaj situate duhet të merren vendime për sa i përket përgjegjësive, të ardhmes së këtij vendgrumbullimi, shtrirjes së tij, metodat se si kapsulohet dhe kemi një grup në punë e sipër nga Ministria e Mjedisit dhe bashkia, të cilët shumë shpejt do të na thonë planet, në mënyrë që këto ndodhi të mos përsëriten”, tha Vengu, raporton “Top Channel”.

Ministri Vengu u shpreh se “ekspertët janë duke bërë matjet për nivelin e ndotjes në zonën e landfillit dhe në qytet”.

Përgjatë tri ditëve Elbasani është përfshirë nga 7 vatra të ndryshme zjarresh, të cilat e kanë bërë situatën emergjente.

“Kanë qenë të shumta zjarrvëniet në këto tri ditë. Tri vatra vetëm sot, ku dhe u rrezikuan dhe banesa. Situatë e vështirë prej tri ditësh. Situata më e vështirë ajo në landfill, të gjitha të tjerat janë fikur tashmë”, tha Llatja.

Kreu i Emergjencave Civile Çako tha se “institucionet duhet të hetojnë për të vënë para përgjegjësisë zjarrvënësit, që në shumicën e rasteve ka autorë, me apo pa dashje. Duhet të hetohet për të gjitha rastet”.

Sipas ekipeve në terren ndërhyrja nga ajri nuk është e vonuar, por nuk rezulton efikase në situata të tilla si landfillet, të cilat kanë specifikat e tyre, për shkak të thellësisë që ka zjarri dhe përbërjes së materialeve në të.

/k.s//r.e/

The post Vengu ndjek nga afër punën për shuarjen e zjarrit në landfillin e Elbasanit: Duhen zgjidhje afatgjata appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tym në landfillin e mbetjeve/ Situata e zjarrit, ministri Vengu mbërrin në landfillin e Elbasanit

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka shkuar në landfillin e Elabsanit, pasi prej 3 ditësh, kjo zonë u përfshi nga flakët.

Në vendgrumbullimin e mbetjeve, po vijon puna për shuarjen e plotë të flakëve.

Mëngjesin e kësaj të mërkure, situata është përmirësuar, flakët janë neutralizuar, por plehrat vazhdojnë të nxjerrin tym pasi digjen në thellësi./abcnews.al

Ministri Vengu: Kemi një plan që sjell rritjen graduale për mbrojtjen deri në 2035-n

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tha sot në një intervistë televizive se samiti i NATO-s në Hagë, konfirmoi qëndrueshmërinë e kësaj aleance, por gjithashtu dhe lidershipin amerikan. Ai e cilësoi shumë të rëndësishme, pasi sipas tij, nën lidershipin amerikan është bërë angazhimi i përbashkët i shteteve anëtare të NATO-s për rritjen e buxheteve të tyre të sigurisë dhe mbrojtjes. “Siç e thatë edhe…

Source

57-vjetori i krijimit të batalionit xhenio, Vengu: Nderojmë efektivët që kanë shërbyer me përkushtim

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu përkujtoi sot 57-vjetorin e krijimit të batalionit xhenio.

Vengu vlerësoi të gjithë efektivët që ndër vite kanë shërbyer me përkushtim, profesionalizëm dhe ndjenjë të lartë detyre.

Ministri theksoi se, ky batalion është simbol i forcës që ndërton, pastron dhe garanton sigurinë në çdo terren, në çdo kohë, në çdo situatë

“Në 57-vjetorin e krijimit të batalionit xhenio, nderojmë me respekt dhe vlerësim të thellë të gjithë efektivët që ndër vite kanë shërbyer me përkushtim, profesionalizëm dhe ndjenjë të lartë detyre”, u shpreh Vengu.

“Ky batalion është simbol i forcës që ndërton, pastron dhe garanton sigurinë në çdo terren, në çdo kohë, në çdo situatë. Urimet të përzemërta dhe mirënjohje për kontributin e vyer në shërbim të vendit dhe të komunitetit”, shkroi Vengu në një postim në rrjetet sociale.

Më 1 korrik 1968, si domosdoshmëri e mekanizimit të punimeve në infrastrukturë dhe fortifikimin e vendit u krijua Batalioni i Teknikës së Rëndë Xheniere, sot Batalioni i Xhenios.

Qëllimi i krijimit të këtij batalioni ishte kryerja e punimeve të ndryshme speciale xheniere, në mbështetje të reparteve të tjerë xheniere, në kryerjen e detyrave për vendosjen e reparteve të FA në kazerma dhe veçanërisht në ndërtimin e objekteve fortifikuese me volume të mëdha pune, si dhe pjesëmarrja në përballimin e emergjencave civile.

/gj.m/j.p/

 

The post 57-vjetori i krijimit të batalionit xhenio, Vengu: Nderojmë efektivët që kanë shërbyer me përkushtim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarret, Vengu vlerëson profesionistët e FA dhe ekipet e emergjencave

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu vlerësoi sot profesionistët e Forcave të Armatosura dhe ekipet vendore të emergjencave, të cilët po përballen në këto ditë të nxehta me zjarret dhe çdo fatkeqësi që rrezikon komunitetet dhe mjediset tona.

“Në vijën e parë të përballjes, nga veriu në jug, në ajër dhe në terren, ata janë sot e çdo ditë të vitit aty, për t’u përballur me zjarret dhe çdo fatkeqësi që rrezikon komunitetet dhe mjediset tona, thellësisht mirënjohës për profesionistët e Forcave të Armatosura dhe ekipet vendore të emergjencave”, thekson Vengu në një postim në rrjetet sociale.

Vengu gjithashtu falënderon ekuipazhet fluturuese që po kryejnë ndërhyrje nga ajri, nënkolonel Ervin Buzi, toger Fabio Bardhe, kapiten Ertion Kodra, rreshter Indrit Shehi, nënkolonel Aurel Agolli, nënkolonel Bedri Kaloshi dhe rreshter Agron Greca.

Vengu falënderoi edhe forcat në terren, nga Reparti 4030/1 (BMEC), Mengël: Nënkolonel Vladimir Nasufi, toger Olsi Tela, nëntoger Endri Ismili, major Ermal Radomi, nëntoger Ismail Saliasi.

Vengu gjithashtu falënderoi edhe për mbështetjen dhe drejtimin operativ, kolonelin Hajdar Gurra, nënkolonelin Vladimir Nasufi dhe majorin Ermal Radomi.

Ministri vlerësoi edhe strukturat zjarrfikëse dhe profesionistët e MZSH: Komisar zjarrfikës Llambi Gjergo, kryeinspektor zjarrfikës Ilir Llapushi, inspektor zjarrfikës Emirion Sota, inspektor zjarrfikës Partizan Ballolli, Florjan Qosja, inspektor zjarrfikës Jonuz Murataj.

Vengu i falënderoi ata për çdo orë të gjatë qëndrimi nën diellin përvëlues, për çdo përballje me rrezikun dhe për shembullin e shërbimit.

/gj.m//r.e//a.f/

The post Zjarret, Vengu vlerëson profesionistët e FA dhe ekipet e emergjencave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Dyfishim i buxhetit të mbrojtjes, do të prodhojmë dronë luftarakë e mjete të blinduara

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka deklaruar në një intervistë televizive se, Shqipëria, me shtimin e buxhetit për Mbrojtjen, si pjesë e një marrëveshjeje të dakordësuar me Aleancën e NATO-s, do të shkojë drejt prodhimit të dronëve luftarakë.

Ai tha se vendi ynë është në negociata me vende si Izraeli, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Vengu nënvizoi se janë hapur nëntë negociata ku vetëm dy prej tyre janë përfunduar.

“Ne duam që të sigurojmë që shpenzimet në blerje armatimi t’i shpenzojmë që ai të prodhohet në vendin tonë dhe këto të kthen në investim për vlerë të shtuar në vendin tonë. Do prodhojmë mjete të blinduara, për rijetëzimin e industrisë ushtarake, kemi nëntë negociata në proces, dy janë përfunduar me sukses sa i përket mjeteve ushtarake. Dhe kemi një negociatë të përmbyllur për uniformat. Kemi negociata në proces për municionet të kalibrit të vogël dhe të mesëm. Po ashtu jemi në negociata me prodhimin e dronëve luftarakë në Shqipëri. Kemi negociata me vende si Izraeli, Turqia dhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe”, tha ai.

Ministri tha se do të ketë një dyfishim të buxhetit të mbrojtjes.

Teksa komentoi edhe samitin e NATO-s në Hagë, ai tha se presidenti i SHBA, Donald Trump rikonfirmoi nenin 5 të NATO-s, i cili thotë se kur një vend i NATO-s sulmohet, atëherë futen në luftë edhe vendet e tjera.

“Trump rikonfirmoi në samit Nenin 5 dhe gatishmërinë e lidershipit amerikan sa i përket angazhimeve që burojnë nga ky nen. Është evidente në të gjithë deklaratën e samitit dhe kemi edhe një nen tjetër neni 3 që është detyrimi i aleatëve që të krijojnë kapacitete vetëmbrojtëse, ky ka qenë argumenti i palës amerikane për rritjen e buxhetit të mbrojtjes dhe sigurisë me 5%. Pati një vendimmarrje unanime nga të gjitha aleatët. Ne kemi sot 2,01 të GDP të dedikuar për mbrojtjen dhe ajo që kërkohet nga deklarata e samitit është rënë dakord që në 10 vite të rritet në 3,5% të PPB. 3,5 në 10 vite është rritje e buxhetit 0,15% vit më vit pra po shkojmë drejt një dyfishimi i buxhetit aktual dedikuar për mbrojtjen”, tha ai.

Teksa u ndal te situata e zjarreve në vend, ministri Vengu u shpreh se, në shumicën e rasteve kanë arritur që të shuajnë zjarret dhe se ato janë të qëllimshme.

Ai tha se do të ketë edhe avion që do të vihen në dispozicion të emergjencave civile, për të bërë të mundur përballimin e situatës nga zjarret në vend.

“Vitet e fundit kemi pasur një rritje të buxheti për kapacitet operacionale, kemi katër helikopterë që bëjnë ndërhyrje nga ajri, brigadat e emergjencave civile që janë në dispozicion dhe forcat e armatosura. Ne po investojmë që bashkitë të fuqizohen me mjete dhe me pajisje.  Në dy javët e fundit kemi 50 zjarre në ditë, ku shumica dërrmuese janë të qëllimshme. Ne mesatarisht rezulton që shumica shuhen dhe ku ka kërcënim të banesave, ndërhyjmë. Deri tani kemi arritur t’i mbijetojmë me kujdes, patjetër që ka të bëjë dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve. Jemi duke bërë një blerje për luftimin e zjarreve. Do kemi një avion ku do të përdoren për emergjencat civile apo situatave të kësaj natyre”, u shpreh ministri Vengu.

Vengu foli edhe lidhur me investimin në Portin e Durrësit.

“Investimi për Portin e Durrësit fillon këtë vit. Janë duke u finalizuar procedurat dhe është investim që i shërben edhe qëndrueshmërisë ushtarake”, tha ai.

Ministri tha se kanë nisur tashmë edhe përgatitjet për samitin e NATO-s që do të mbahet në Shqipëri në vitin 2027.

Vengu theksoi se, ende nuk është përcaktuar qyteti se ku do të zhvillohet samiti.

“Përgatitjet kanë nisur prej kohësh, ekipi shqiptar ka qenë i përfshirë edhe në organizimin e samitit në Hagë dhe ky vendim reflekton edhe një besim sa i përket rolit që ka Shqipëria në rajon dhe është një grup i ndërtuar nga shumë institucione dhe është një përfshirje gjithështetërore dhe jemi duke vlerësuar vendin dhe infrastrukturën e nevojshme dhe masat që duhet që të merren. Nuk është përcaktuar vendi ende. Por tradita është që bëhen në kryeqytete”, tha ai.

/gj.m//a.f//r.e/

The post Vengu: Dyfishim i buxhetit të mbrojtjes, do të prodhojmë dronë luftarakë e mjete të blinduara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Gatishmëria për emergjencat, prioritet i qeverisë shqiptare

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ Gatishmëria për emergjencat është prioritet i qeverisë shqiptare.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi një takim me drejtuesit e strukturave të mbrojtjes civile, për forcimin e reagimit ndaj rreziqeve natyrore.

Takimi kishte fokusin tek përballimi i zjarreve dhe masat parandaluese.

Gjithashtu në qendër të takimit ishte edhe situata sizmike dhe investimet në kapacitete reaguese dhe burime njerëzore të specializuara.

Në takim u diskutua edhe për rivlerësimin e infrastrukturës kritike dhe planeve të emergjencës në nivel qendror dhe vendor.

Po ashtu, u diskutua edhe për stërvitjet, ndergjegjësimin dhe bashkërendimin operacional ndërinstitucional.

Vengu nënvizoi se, siguria e qytetarëve është prioritet absolut.

“Përgatitemi sot për të qenë më të sigurt nesër”, theksoi ministri në një postim në rrjetet sociale.

/a.f//r.e/

The post Vengu: Gatishmëria për emergjencat, prioritet i qeverisë shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌