Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“I bëre 15 mln €? Kam shumë lekë në Holandë, s’po i nis dot”, trafikuan 28 tonë kokainë në BE, DETAJE nga dosja

Në fokus të hetimeve janë dy ngarkesa të mëdha: 11.6 ton kokainë të transportuara nga Paraguaji në Belgjikë, konkretisht në portin e Anversit, dhe 16.4 ton të tjera nga Paraguaji në Gjermani, në Hamburg. Euronews Albania ka publikuar detaje nga dosja voluminoze të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, të cilat kanë nisur që në vitin […]

The post “I bëre 15 mln €? Kam shumë lekë në Holandë, s’po i nis dot”, trafikuan 28 tonë kokainë në BE, DETAJE nga dosja appeared first on BoldNews.al.

Aksident me vdekje në Hamallaj

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 09:50 në Hamallaj të Durrësit. Një 57-vjeçar ka përplasur me automjetin që drejtonte, këmbësorin, shtetasin Gj. B., 70 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital. “Rreth orës 09:50, në fshatin Hamallaj, shtetasi M. I., 57 vjeç, […]

The post Aksident me vdekje në Hamallaj appeared first on BoldNews.al.

14 vatra zjarri aktive në vend, evakuohen banorët në fshatin Krongj dhe në Poliçan

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 38 vatra zjarri, nga të cilat 14 janë aktive. Aktualisht vatrat aktive janë në qarkun e Tiranës, Lezhës, Dibrës, Beratit, Durrësit, Elbasanit, Vlorës, dhe Gjirokastrës. Qarku Vlorë Në bashkinë Finiq, zjarri ka kaluar në fshatin Krane, njësia administrative Mesopotam. Në terren kanë operuar: 37 efektivë me 6 automjete […]

The post 14 vatra zjarri aktive në vend, evakuohen banorët në fshatin Krongj dhe në Poliçan appeared first on BoldNews.al.

Droni kap zjarrvënësin, Rama: Tradhëti, të barazohet me vrasjen në Kodin Penal

TIRANË, 11 gusht/ATSH/ Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se “zjarrvënia duhet të barazohet me vrasjen në Kodin Penal”.

Rama ndau në rrjetet sociale pamjet e një zjarrvënieje të qëllimshme të evidentuar sot nga dronët e Forcës Ajrore.

“Të ndezësh një zjarr me qëllim, nuk është vetëm krim, por është tradhti ndaj tokës sonë dhe të ardhmes së fëmijëve tanë”, u shpreh Rama.

Kryeministri siguroi se Policia e Shtetit është në terren për të çuar përpara drejtësisë këdo që luan me flakët mbi pasurinë e përbashkët.

“Ndërkohë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, zjarrvënien do të duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal”, shtoi Rama.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 38 vatra zjarri në territorin e vendit, nga të cilat 14 vijojnë të jenë aktive dhe po ndiqen në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat përkatëse.

/m.m//a.f/

The post Droni kap zjarrvënësin, Rama: Tradhëti, të barazohet me vrasjen në Kodin Penal appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj dekreton për një mandat të dytë Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Arben Kingji

TIRANË, 11 gusht/ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi sot Gjeneral Lejtnant Arben Kingji në detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, për një mandat të dytë.

Ceremonia nisi me ekzekutimin e Himnit Kombëtar dhe vijoi me leximin e dekretit të Presidentit të Republikës për emërimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm. Emërimi i tij vjen në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

Pas leximit të dekretit, Gjeneral Lejtnant Arben Kingji bëri betimin me dorën mbi Kushtetutë.

Në ceremoninë e betimit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm mori pjesë Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm, si dhe komandantët e forcave dhe strukturave të tjera të Forcave të Armatosura.

/m.m//a.f/

The post Begaj dekreton për një mandat të dytë Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Arben Kingji appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia Rrugore e Dibrës, 469 masa administrative në një javë

TIRANË, 11 gusht/ATSH/ Policia Rrugore e Dibrës vijon monitorimin e të gjitha akseve rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Akset rrugore po monitorohen pandërprerë nga ajri me dron dhe nga toka me pajisje të logjistikës bashkëkohore, të loguara dhe të paloguara, me qëllim menaxhimin e trafikut dhe evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti apo që bëhen pengesë për qarkullimin.

Gjatë javës së parë të muajit gusht, është proceduar penalisht 1 drejtues automjeti për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe janë vendosur gjithsej 469 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Konkretisht janë vendosur 119 masa për parakalime të gabuara; 37 masa për mosvënien e rripit të sigurimit; 16 masa për mosvënien e kaskës mbrojtëse; 2 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit; 5 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
2 masa për xhama të errësuar; 138 masa për ndalim apo qëndrim të gabuar;
masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve; 142 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrolle të tilla vijojnë çdo ditë nga Policia Rrugore, të shtrira në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore e Dibrës u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë mjetin, në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

/m.m//a.f/

The post Policia Rrugore e Dibrës, 469 masa administrative në një javë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bashkia Lezhë thirrje qytetarëve: Mos ndizni zjarre në mjedise të hapura

TIRANË, 11 gusht/ATSH/ Ndërkohë që vendi përballet me temperaturat e larta rrezikshmëria për vatra të reja zjarri rritet në territor.

Në ditët në vijim (11, 12 dhe 13 gusht) pritet rritje e ndjeshme e temperaturave, duke arritur nivele ekstreme sidomos në zonën e Lezhës.

Ndaj bashkia Lezhë u bëri sot thirrje të gjithë banorëve dhe vizitorëve që të mos ndezin zjarre në hapësira të hapura për të shmangur rrezikun e zjarreve masive.

Bashkia Lezhë siguron se mbetet në gatishmëri të plotë për menaxhimin e çdo situate emergjente.

“Qytetarët duhet të shmangin qëndrimin dhe aktivitetet fizike në diell gjatë orëve 11:00 – 17:00. Po ashtu duhet të konsumojnë mjaftueshëm ujë dhe të qëndrojnë në ambiente të freskëta. Të tregojnë kujdes të shtuar për fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore”, thuhet në njoftimin për shtyp të bashkisë Lezhë.

/m.m//a.f/

The post Bashkia Lezhë thirrje qytetarëve: Mos ndizni zjarre në mjedise të hapura appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu: Në 36 qendrat verore shërbim shëndetësor falas, pa radhë dhe listë pritje për pushuesit vendas e të huaj

TIRANË, 11 gusht/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu zhvilloi sot një inspektim në qendrën shëndetësore verore Golem, një nga 36 qendrat e hapura përgjatë vijës bregdetare dhe zonave me fluks të lartë pushuesish.

Gjatë vizitës, ministrja vlerësoi punën e stafit mjekësor dhe infrastrukturën e vënë në dispozicion për të përballuar fluksin e vizitorëve në muajt e verës, duke theksuar rëndësinë e këtyre strukturave për ofrimin e një shërbimi të shpejtë, efektiv dhe sa më pranë qytetarëve.

“Jo pa arsye kemi vendosur që të 36 qendrat shëndetësore verore që kemi hapur këtë vit gjatë sezonit turistik në të gjithë Shqipërinë, afër vijës bregdetare apo aty ku ka densitet edhe fluks pushuesish, pikërisht për të shmangur ecejaket nëpër struktura spitalore, për kërkesat dhe nevojat që mund të ketë një pushues në një moment të caktuar, një medikament apo një ndërhyrje e stafit mjekësor që mund edhe të shpëtojë jetë në raste të veçanta”, u shpreh Koçiu.

Gjithashtu, Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi se shërbimet në këto qendra janë falas për të gjithë, pa dallim nëse janë apo jo rezidentë në Shqipëri.

“Duhet theksuar që e ofrojmë shërbimin njësoj edhe për ata që nuk janë rezidentë në Shqipëri, falas, pa radhë, pa listë pritje dhe pa rezervim”, deklaroi Koçiu.

Në këtë kuadër, Ministrja e Shëndetësisë inkurajoi edhe të rinjtë e sapodiplomuar në fushën e mjekësisë që të përfshihen në këto struktura, për të fituar eksperiencën e parë praktike.

“Është një eksperiencë shumë e mirë për ju të rinjtë që sapo keni mbaruar studimet dhe doni një eksperiencë të parë, dhe ku më mirë sesa tek këto të papriturat që sjellin Qendrat Shëndetësore, tipologjitë e sëmundjeve apo problematikave shëndetësore që vijnë e trajtohen”, u shpreh ajo.

Duke u ndalur tek puna dhe efektiviteti i qendrës shëndetësore verore në Golem, Koçiu deklaroi se “mbi 3 mijë vizita janë pritur në këtë qendër nga 1 qershori që është hapur” si dhe shtoi se “qendra do të vijojë të jetë e hapur deri në fund të muajit gusht”.

Në përfundim, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vuri në dukje infrastrukturën e kësaj Qendre Shëndetësore, e cila ka në dispozicion pajisjet e nevojshme që u japin mundësi stafit të shërbejnë siç duhet.

Me të gjitha pajisjet e nevojshme mjekësore dhe staf të kualifikuar dhe të përkushtuar, qendrat shëndetësore verore të shtrira në të gjithë vendin vijojnë të jenë një hallkë e rëndësishme në zinxhirin e reagimit dhe ofrimin e ndihmës së shpejtë për pushuesit dhe turistët e huaj gjatë sezonit turistik.

/m.m//a.f/

The post Koçiu: Në 36 qendrat verore shërbim shëndetësor falas, pa radhë dhe listë pritje për pushuesit vendas e të huaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MM: 180 trupa të FA-së të angazhuar për shuarjen e zjarreve në Poliçan dhe Finiq

TIRANË, 11 gusht/ATSH/ Mbi 180 trupa të Forcave të Armatosura janë angazhuar në terren për përballjen me situatën e zjarreve.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur sot se trupat e FA janë në terren përballë flakëve, duke operuar nga toka në Poliçan dhe në bashkinë Finiq, në fshatrat Krongj, Livinë dhe Krane.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 38 vatra zjarri në territorin e vendit, nga të cilat 14 vijojnë të jenë aktive dhe po ndiqen në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat përkatëse.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 68 automjete zjarrfikëse dhe 601 forca operacionale, të ndihmuar nga FA me 183 forca ushtarake, 3 automjete zjarrfikëse dhe 3 helikopterë të FA.

Gjithashtu morën pjesë edhe 2 avionë Canadair nga Kroacia dhe Italia. Në dispozicion sot janë edhe dy helikopterët Black Hawk të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Helikopterët e Forcës Ajrore çeke dhe asaj sllovake kanë operuar sot nga Baza e Kuçovës drejt Gramshit.

/m.m//a.f/

The post MM: 180 trupa të FA-së të angazhuar për shuarjen e zjarreve në Poliçan dhe Finiq appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arritje e qeverisë Rama! Shqipëria, vendi i dytë më i palumtur në Europë pas Ukrainës

Raporti Botëror i Lumturisë 2025 ka nxjerrë Shqipërinë si vendin e dytë më të palumtur në Europë, duke lënë pas vetëm Ukrainën – një vend që prej më shumë se dy vitesh gjendet në luftë. Me një rezultat prej 5.4 pikësh, Shqipëria renditet pranë fundit të listës, duke lënë pas disa vende të rajonit, por […]

The post Arritje e qeverisë Rama! Shqipëria, vendi i dytë më i palumtur në Europë pas Ukrainës appeared first on BoldNews.al.

“Liria e Medias, mes arrogancës së mbi-Pushtetit dhe mjerimit të Opozitës”!

Nga Gjeneral Piro Ahmetaj Fundjavën që lamë, përveç temperaturave në rritje, Shqiptarët u përballën nga një llavë lajmesh dhe ulërimash mediatike, thua sikur: “në periferi të Tiranës kishin zbarkuar/desantuar trupat Ruse”!   Për shkak të bindjeve, formimit dhe qasjes jo-populiste: “nuk do të doja të shprehja solidaritet bollshevik as me ish-qirambajtësit e godinave në fjalë, […]

The post “Liria e Medias, mes arrogancës së mbi-Pushtetit dhe mjerimit të Opozitës”! appeared first on BoldNews.al.

Kërkon lirinë, caktohet data kur do të shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës

Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 13 gusht, ora 10:00, si ditën kur do të shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës i cili ka kërkuar heqje të masës arrest në burg. Bëhet me dije se kjo datë është caktuar nga gjyqtari i hetimit paraprak Erjon Çela që do të ndërpresë pushimet e verës dhe do të […]

The post Kërkon lirinë, caktohet data kur do të shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës appeared first on BoldNews.al.

Dy aksidente në Fier me dy të plagosur

Një 26-vjeçar është përplasur nga një makinë këtë mëngjes në qytetin e Fierit. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00 në rrugën “Ramiz Aranitasi”, kur automjeti me drejtues 38-vjeçarin me iniciale J. K.,përplasi të riun me iniciale B. L. 26-vjeçari u dërgua në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, në Patos u arrestua një 65-vjeçar, […]

The post Dy aksidente në Fier me dy të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Digjet makina e parkuar në Korçë

Një automjet i parkuar është djegur në lagjen nr.10 të qytetit të Korçës në orët e para të mëngjesit të sotëm (11 gusht). Automjeti është në pronësi të S.G. Sipas policisë, zjarri e ka djegur pjesërisht makinën, ndërsa shkaqet nuk dihen. “Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 10, Korçë, ka […]

The post Digjet makina e parkuar në Korçë appeared first on BoldNews.al.

Vdes aktorja 24-vjeçare e filmave për të rritur, çfarë shkruante para se të ndahej nga jeta

Aktorja e njohur e industrisë së filmave për të rritur, e njohur me emrin artistik John Dough, ka ndërruar jetë në moshën vetëm 24-vjeçare. Emri i saj i vërtetë ishte Lina Bina, dhe ajo ishte me bazë në Florida. Lajmi i ndarjes së saj nga jeta u konfirmua të martën e kaluar, por shkaku i […]

The post Vdes aktorja 24-vjeçare e filmave për të rritur, çfarë shkruante para se të ndahej nga jeta appeared first on BoldNews.al.

AMP ndalon punonjësin e policisë, pengoi zbardhjen e së vërtetës

TIRANË, 11 gusht/ATSH/ Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” ndaj një punonjësi policie dhe një shtetasi të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

AMP ka ekzekutuar masat ndaj inspektor E. P., me detyrë trupë shërbimi, oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë dhe shtetasit E. D., banues në Tiranë.

Në vijimësi të hetimeve të thelluara në kuadër të operacionit “Last rent”, ka dyshime se punonjësi i policisë në bashkëpunim me shtetasin e sipërpërmendur, kanë tentuar të fshehin prova materiale lidhur me ndalimin më datë 5 korrik 2025 të punonjësit të policisë E. P., (vëllai i punonjësit E. P.) i dyshuar për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

AMP shprehet se mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave.

/m.m//a.f/

The post AMP ndalon punonjësin e policisë, pengoi zbardhjen e së vërtetës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarr i përmasave të mëdha në Rrogozhinë, vjen në ndihmë avioni kroat

Një vatër zjarri me përmasa të mëdha ka përfshirë zonën e Synejt në bashkinë e Rrogozhinës, duke shkaktuar shqetësim tek banorët dhe dëme në sipërfaqe të mëdha me bimësi. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës dhe temperaturave të larta, duke e bërë të pamundur shuarjen e tyre vetëm me forcat nga toka. […]

The post Zjarr i përmasave të mëdha në Rrogozhinë, vjen në ndihmë avioni kroat appeared first on BoldNews.al.

Rradhimë – Shembet me tritol një objekt tre katësh pa leje, pluhuri mbulon zonën

Një objekt tre katësh është shembur mëngjesin e sotëm, në mes të sezonit turisti, me shpërthim të kontrolluar nga IKMT në zonën e Radhimës pasi ishte ndërtuar pa leje. Për shembjen e objektit janë hapur 410 furnela, janë shtrirë 1,100 metra linearë fitil detonant dhe është vendosur 32 kilogramë lëndë plasëse. Shpërthimi u krye rreth […]

The post Rradhimë – Shembet me tritol një objekt tre katësh pa leje, pluhuri mbulon zonën appeared first on BoldNews.al.

Shkrumbohet Ford-i në aksin Kuç-Qeparo, shpëton shoferi

Një automjet tip “Ford” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor që lidh Kuçin me Qeparonë, pranë urës së Laskos në afërsi te fshatit Kuç. Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike që ka përfshirë motorin e mjetit, ndërsa qarkullimi në zonë ka qenë i rënduar për shkak […]

The post Shkrumbohet Ford-i në aksin Kuç-Qeparo, shpëton shoferi appeared first on BoldNews.al.

Kosovë/ Çfarë ndodh tani pas udhëzimeve të Kushtetueses për krijimin e Kuvendit?

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar përsëri deputetët e Kuvendit të Kosovës ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare – e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit – por këtë herë me udhëzime më të qarta. Ata urdhërohen ta konstituojnë Kuvendin brenda një afati 30-ditor dhe ta zgjedhin kryeparlamentarin përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim […]

The post Kosovë/ Çfarë ndodh tani pas udhëzimeve të Kushtetueses për krijimin e Kuvendit? appeared first on BoldNews.al.

❌