Emrat e dëshmitarëve që do ta mbrojnë Thaçin, mes tyre edhe Albright
PRISHTINĂ, 19 gusht/ATSH/ NĂ« konferencĂ«n pĂ«rgatitore pĂ«r mbrojtjen nĂ« rastin âThaçi dhe tĂ« tjerĂ«tâ, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Pierre-Richarf Prosper, tha se njĂ« listĂ« e gjerĂ« e dĂ«shmitarĂ«ve do tĂ« pĂ«rdoren nĂ« procesin e mbrojtjes nĂ« Dhomat e Specializuara nĂ« HagĂ«.
Duke marrë parasysh që në këtë fazë të procesit, dëshmitë mund të pranohen edhe në formë të shkruar, Prosper bëri të ditur se ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, diplomati Richard Holbrooke dhe senatori Bob Dole, janë në mesin e figurave ndërkombëtare që do të dëshmojnë.Ai tha se informacioni është shfajësues e që lidhet drejtpërdrejt me lëndën e prokurorisë.
Përveç kësaj, gjatë konferencës përgatitore të mbajtur sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ekipi mbrojtës i Hashim Thaçit, i përfaqësuar nga avokati Luka Mishetiq, bëri të ditur se synojnë të përmbyllin paraqitjen e dëshmitarëve të tyre deri në fund të muajit nëntor.Ndërkohë, mbrojtja e Jakup Krasniqit, e përfaqësuar nga avokati Aiden Ellis, deklaroi se për paraqitjen e provave të tyre u nevojitet një javë, pa llogaritur kohën për kundërpyetje.
Ai shtoi se është ende e paqartë se kur do të përfundojë paraqitja e provave nga ana e mbrojtjes së Krasniqit, pasi kjo do të varet nga përfundimi i paraqitjes së provave nga mbrojtja e Hashim Thaçit.
Data e fillimit tĂ« paraqitjes sĂ« provave nga mbrojtja nĂ« rastin ndaj ish-krerĂ«ve tĂ« UĂK-sĂ«, u konfirmua zyrtarisht gjatĂ« konferencĂ«s pĂ«r ecurinĂ« e procesit tĂ« mbajtur tĂ« hĂ«nĂ«n. Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, pĂ«rmes njĂ« urdhri gojor, bĂ«ri tĂ« ditur se kjo fazĂ« e procesit pritet tĂ« nisĂ« mĂ« 15 shtator 2025.
Ndërkaq, mbrojtja e Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit kanë hequr dorë nga e drejta e tyre për të paraqitur prova në këtë rast. Dje, më 18 gusht në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, është marrë vendim për të vendosur kufizime në vizitat e Hashim Thaçit për 11 persona, në çështjen kundër administrimit të drejtësisë.
Ndonëse Prokuroria kërkoi që vizitat të ndaloheshin për tre vëllezërit e Thaçit, kërkesa u miratua për 11 të tjerë. Derisa, vizitat u ndaluan për Artan Behramin, Blerim Shalën, Ismail Sylën, Vllaznim Kryeziun, Milaim Ahmetajn, Milaim Cakiqin, Avni Kastratin dhe katër persona të tjerë emri i të cilëve është i redaktuar ngjashëm si i vëllezërve të Thaçit.
âGjykatĂ«si i ProcedurĂ«s Paraprake thekson se kufizimet e miratuara nĂ« kĂ«tĂ« vendim kufizohen vetĂ«m nĂ« vizitat jo tĂ« privilegjuara tĂ« Thaçit nĂ« objektin e paraburgimit tĂ« Dhomave tĂ« Specializuara nga: Artan Behrami, Blerim Shala, Ismail Syla, Vllaznim Kryeziu, [REDAKTUAR], [REDAKTUAR], Milaim Ahmetaj, Milaim Cakiqi, Avni Kastrati, [REDAKTUAR] dhe [REDAKTUAR]. KĂ«to kufizime do tĂ« hyjnĂ« nĂ« fuqi menjĂ«herĂ« pas njoftimit tĂ« kĂ«tij vendimi pĂ«r Thaçinâ, thuhet nĂ« vendim.
Vendimi është marrë më 18 gusht 2025 nga gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot.
/Kosovapress/
The post Emrat e dëshmitarëve që do ta mbrojnë Thaçin, mes tyre edhe Albright appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.