Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kodi i ri Penal, Dumani: S’jemi të përfshirë! Nuk e komentoj pa parë draftin

Në një takim informal të zhvilluar këtë të enjte me gazetarët që ndjekin çështjet e drejtësisë, kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, ka komentuar Kodiin e ri Penal, të prezantuar nga Ministria e Drejtësisë. Dumani tha se SPAK nuk është përfshirë në hartimin e draftit dhe se ende nuk e ka marrë zyrtarisht dokumentin […]

The post Kodi i ri Penal, Dumani: S’jemi të përfshirë! Nuk e komentoj pa parë draftin appeared first on BoldNews.al.

I shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet 43-vjeçari

Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike në ambient të mbyllur është arrestuar nga policia. Sipas policisë, Gjykata e Tiranës e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. “Si rezultat i kontrolleve […]

The post I shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet 43-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Kanadaja u bashkohet Francës dhe Britanisë për njohje të shtetit palestinez

Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, ka thënë se shteti që udhëheq do ta njohë shtetin palestinez në shtator, duke u bërë vendi i tretë i grupit të shtatë shteteve më të industrializuara (G7) që bën një njoftim të tillë në ditët e fundit. Carney ka thënë se marrja e këtij vendimi do të varet nga […]

The post Kanadaja u bashkohet Francës dhe Britanisë për njohje të shtetit palestinez appeared first on BoldNews.al.

I vodhi portofolin me para dhe kartat e bankës një personi tjetër në Ksamil, arrestohet hungarezi

Një 36-vjeçar hungarez është arrestuar nga Policia Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë, pasi rezulton i  shpallur në kërkim për një rast vjedhjeje të ndodhur më 28 korrik në Ksamil. Sipas policisë, 36-vjeçari dyshohet se ka vjedhur një portofol që përmbante një shumë parash dhe karta bankare të një personi tjetër. Po ashtu, […]

The post I vodhi portofolin me para dhe kartat e bankës një personi tjetër në Ksamil, arrestohet hungarezi appeared first on BoldNews.al.

Gjashtë të vdekur dhe mbi 50 të plagosur nga sulmet ruse në Kiev

Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe mbi 50 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ruse me dronë dhe raketa në Ukrainë në orët e hershme të mëngjesit, kanë thënë zyrtarët ukrainas. Në mesin e të vrarëve është edhe një gjashtëvjeçar, ndërsa tri viktima tjera janë konfirmuar në hapësirat e një blloku banesash […]

The post Gjashtë të vdekur dhe mbi 50 të plagosur nga sulmet ruse në Kiev appeared first on BoldNews.al.

U rrëzua në një kompleks pushimi në Shëngjin, i mituri pëson dëmtime të rënda

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një kompleks pushimi në Shëngjin, ku një fëmijë është rrezuar nga këndi i lojërave. Sipas policisë fëmija është rrëzuar në një kënd lojërash, në ambientet e një kompleksi pushimi, në Shëngjin. I mituri është transportuar me urgjence drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. “Më datë 30.07.2025, rreth orës […]

The post U rrëzua në një kompleks pushimi në Shëngjin, i mituri pëson dëmtime të rënda appeared first on BoldNews.al.

Ul kolesterolin, pastron gjakun dhe mbron mëlçinë, zbuloni vlerat ushqyese të manaferrës

Manaferrat veprojnë si një antioksidant i fuqishëm. Lëngu i manaferrës inkurajon funksionimin e duhur të mëlçisë, ndersa vera e manaferrës përmirëson gjakun, dhe çaji i gjetheve të manaferrës ndihmon me kollën dhe ftohjet. Vetitë medicinale të manaferrës së egër janë të njohura që nga kohërat e lashta. Grekët dhe romakët e lashtë përdornin frutat, gjethet, […]

The post Ul kolesterolin, pastron gjakun dhe mbron mëlçinë, zbuloni vlerat ushqyese të manaferrës appeared first on BoldNews.al.

Karamuço: Ja kush janë shërbimet më të fuqishme sekrete të huaja në Tiranë

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuco ka treaguar sesi funksionojnë shërbimet sekrete të vendeve të huaja në vendin tonë. Ai u shpreh se shërbimet sekrete ose agjenturat janë mike dhe armike, ndërsa veçoi shërbimin sekret amerikan CIA që ndryshe nga agjenturat e tjera kanë stacionin e tyre në vendin tonë. Po ashtu ai tha se në […]

The post Karamuço: Ja kush janë shërbimet më të fuqishme sekrete të huaja në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në Shpirag lë pasoja të rënda, banorët kërkojnë përgjegjësi për dëmet

Zjarri që përfshiu malin e Shpiragut disa ditë më parë ka lënë pas pasoja të rënda për banorët e zonës, edhe pse në operacionin për shuarjen e flakëve u angazhuan mbi 30 mjete zjarrfikëse, rreth 80 forca dhe dy helikopterë të Forcave të Armatosura. Zjarri, që u përhap me shpejtësi për shkak të erës së […]

The post Zjarri në Shpirag lë pasoja të rënda, banorët kërkojnë përgjegjësi për dëmet appeared first on BoldNews.al.

Ra nga çatia e ndërtesës ku po punonte, humb jetën 40-vjeçari në Prizren

Një punëtor i sektorit të ndërtimtarisë ka vdekur pasi ka rënë nga çatia e ndërtesës ku po punonte. Për këtë rast, mbikëqyrësi dhe investitori i punimeve janë intervistuar si të dyshuar dhe më pas janë ndaluar për 48 orë, tha Policia e Kosovës. Policia rajonale e Prizrenit tha se viktima, N.Xh, rreth 40 vjeç ishte […]

The post Ra nga çatia e ndërtesës ku po punonte, humb jetën 40-vjeçari në Prizren appeared first on BoldNews.al.

Ktheu magazinën industriale në platacion kanabisi, arrestohet shqiptari në Itali

Në një objekt industrial në Montanaso Lombardo, është zbuluar një plantacion kanabisi, ku policia lokale gjeti mbi 200 bimë kanabisi dhe rreth 15 kilogramë lëndë narkotike të gatshme për treg. Mediat italiane shkruajnë se operacioni antidrogë, i zhvilluar të hënën pasdite, çoi në arrestimin e dy personave, një shqiptari dhe një francezi, të cilët u […]

The post Ktheu magazinën industriale në platacion kanabisi, arrestohet shqiptari në Itali appeared first on BoldNews.al.

Shtëpia e mbyllur dhe kyçur prej 20 vitesh, pa sahat por duhet të paguaj 400 mijë lekë konsum uji

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua Kol Ndoj, nga Lezha, i cili thotë se ka një banesë në lagjen “Skëndërbej”. “E kam blerë në vitet ’90 po s’kam jetuar asnjë ditë të vetme. Erdhi gruaja e pa shtëpinë dhe s’donte të jetonte në këtë banesë, për arsyet e veta. Më pas kemi emigruar […]

The post Shtëpia e mbyllur dhe kyçur prej 20 vitesh, pa sahat por duhet të paguaj 400 mijë lekë konsum uji appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Përleshje në Dhërmi, të rinjtë qëllojnë njëri-tjetrin me grushte e shkelma

Një përleshje fizike mes disa të rinjve ka ndodhur pranë një hoteli në Dhërmi, duke tronditur pushuesit vendas dhe të huaj. Pamjet e dërguara pranë redaksisë së JOQ tregojnë një situatë tensioni të lartë, ku palët përfshihen në një sherr masiv me grushte e shkelma një skenë e papërshtatshme për çdo vend turistik. Ngjarja ndodhi […]

The post VIDEO/ Përleshje në Dhërmi, të rinjtë qëllojnë njëri-tjetrin me grushte e shkelma appeared first on BoldNews.al.

Aksident tragjik në Slloveni/ Të paktën 5 viktima nga përplasja e një furgoni me një kamion

Një aksident i rëndë ndodhi sot në autostradën Styriane, në Slloveni, ku të paktën pesë persona humbën jetën. Departamenti i policisë së Celjes fillimisht njoftoi se katër persona u vranë dhe dy u plagosën, por më vonë konfirmoi se një person tjetër ndërroi jetë nga plagët e marra në aksident. Aksidenti ndodhi kur shoferi i […]

The post Aksident tragjik në Slloveni/ Të paktën 5 viktima nga përplasja e një furgoni me një kamion appeared first on BoldNews.al.

Zyrtari izraelit e thotë hapur: Mund të aneksojmë pjesë të Gazës

Izraeli mund të kërcënojë me aneksimin e pjesëve të Gazës për të rritur presionin ndaj Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – tha një zyrtar izraelit më 30 korrik, një ide që do t’i jepte një goditje të madhe shpresave të palestinezëve për shtetësi. Deklaratat e […]

The post Zyrtari izraelit e thotë hapur: Mund të aneksojmë pjesë të Gazës appeared first on BoldNews.al.

Çfarë tregoi stërvitja ushtarake mes Serbisë dhe Kinës?

Stërvitjet dhjetëditore e njësive speciale të ushtrive të Serbisë dhe Kinës është mbajtur në provincën Hebei në veri të Kinës, pavarësisht paralajmërimeve që Brukseli i kishte bërë Beogradit. Pas manovrës së vitit të kaluar me ushtrinë e Bjellorusisë – në kufirin e NATO-s në Evropë – këtë vit, ushtarët kinezë zhvilluan stërvitje me ushtrinë e […]

The post Çfarë tregoi stërvitja ushtarake mes Serbisë dhe Kinës? appeared first on BoldNews.al.

‘Arbitrar’/ Projekti i Kodit Penal kritikohet edhe për cënimin e lirisë së shprehjes

Nga Blerina Gjoka Një projekt i qeverisë për të miratuar një Kod të ri Penal, i bërë publik më 25 korrik nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, është pritur me kritika të forta nga aktorë të ndryshëm të shoqërisë dhe institucionet e pavarura të drejtësisë, si një projekt që cënon liritë e individit. Disa nene […]

The post ‘Arbitrar’/ Projekti i Kodit Penal kritikohet edhe për cënimin e lirisë së shprehjes appeared first on BoldNews.al.

“Kush e caktoi Rakipin?”/ Burimi: Kodi i ri Penal, skandaloz dhe i rrezikshëm

Kodi i ri Penal ka ndezur sërish debatet mbi kufizimin e lirisë së shprehjes në vend, veçanërisht për ndikimin që mund të ketë tek gazetarët dhe komentuesit publikë. Gazetari Genc Burimi e konsideron Kodin e ri Penalm, e cilësoi nismën si të rrezikshme dhe të papranueshme. Sipas tij, ndryshe nga shumë kolegë të tjerë, problematikat […]

The post “Kush e caktoi Rakipin?”/ Burimi: Kodi i ri Penal, skandaloz dhe i rrezikshëm appeared first on BoldNews.al.

Manipulimi i mediave/ Kur Veliajt i kthehet kundër ‘përbindshi’ që ka ushqyer

Tani kur fati i tij politik dhe juridik ka marrë poropotinë, Erion Veliaj, duket sikur e ka gjetur armikun. Pasi SPAK nxorri dosjen mbi 400 faqe që përligjte marrjen si të pandehur, kryebashkiaku në detyrë po tregon me gisht mediat që bëjnë lojën e Prokurorisë së Posaçme duke infiltruar tek lexuesi gjysëm të vërteta që […]

The post Manipulimi i mediave/ Kur Veliajt i kthehet kundër ‘përbindshi’ që ka ushqyer appeared first on BoldNews.al.

Presidentja e Moldavisë: Rusia po përgatit një “ndërhyrje të paprecedentë” në zgjedhjet e vjeshtës

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, tha pas mbledhjes së Këshillit Suprem të Sigurisë më 30 korrik se Rusia synon të “kontrollojë” Moldavinë duke ndërhyrë në zgjedhjet parlamentare të 28 shtatorit. Ajo paralajmëroi se Moska po përgatit mjete politike për të ndikuar rezultatin dhe për të fituar shumicën në Parlamentin e ri. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry […]

The post Presidentja e Moldavisë: Rusia po përgatit një “ndërhyrje të paprecedentë” në zgjedhjet e vjeshtës appeared first on BoldNews.al.

❌