Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zjarr në Velipojë, pranë rrugës kryesore (FOTO)

Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të enjte në zonën e Velipojës, Shkodër. Siç shihet nga fotot e mëposhtme, zjarri ka rënë në një sipërfaqe toke, rrëzë një kodre, teksa ndodhet pranë rrugës kryesore. Për shkak të erës së fortë, zjarri rrezikon të përhapet në një zonë më të gjerë.

The post Zjarr në Velipojë, pranë rrugës kryesore (FOTO) appeared first on BoldNews.al.

Lirohen hapësira në plazhin e Velipojës, sekuestrohen 80 çadra e 160 shezlongë

TIRANË, 29 korrik /ATSH/ Në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike të zëna pa lejen përkatëse nga subjekte të ndryshme, përmes vendosjes së çadrave dhe shezlongëve.

Policia njoftoi sot se gjatë kontrolleve, në hapësira publike në plazhin e Valipojës, u hoqën dhe u sekuestruan gjithsej, 80 çadra dhe 160 shezlongë të vendosura në mënyrë të paligjshme nga shtetasi D. M.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. M., 71 vjeç, banues në Velipojë.

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet gjatë sezonit veror.

/m.q/r.e/

The post Lirohen hapësira në plazhin e Velipojës, sekuestrohen 80 çadra e 160 shezlongë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lirohen plazhet publike në Velipojë, Rama: Sezon turistik sa më i sigurt në çdo cep të bregdetit

TIRANË, 29 korrik/ATSH/- Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Shkodër ka vijuar aksionin për lirimin e hapësirave publike për pushuesit në plazhin e Velipojës.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga aksioni i ndërmarrë nga efektivët e policisë në vijën bregdetare të Velipojës pasi u konstatua një tjetër rast i zënies së hapësirës publike.

Policia ka ndërhyrë duke liruar hapësirën në dispozicion për pushuesit dhe ka sekuestruar shezlongët e vendosur pa lejen e miratuar nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit.

Rama thekson se në Velipojë “është përditë e lartë gatishmëria për të garantuar hapësirat publike e një sezon turistik sa më të sigurt e të rregullt në çdo cep të bregdetit tonë”.

The post Lirohen plazhet publike në Velipojë, Rama: Sezon turistik sa më i sigurt në çdo cep të bregdetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjendet i vdekur një 47-vjeçar në një kasolle në Velipojë, çfarë dyshohet

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e kësaj të premteje, rreth orës 08:30, në Velipojë. Autoritetet policore raportojnë se viktima është shtetasi P. P., 47 vjeç, i cili është gjetur i vdekur brenda një kasolleje. Nga veprimet e para hetimore, sipas autoriteve, dyshohet se ai ka humbur jetën pasi ka pësuar arrest kardiak. […]

The post Gjendet i vdekur një 47-vjeçar në një kasolle në Velipojë, çfarë dyshohet appeared first on BoldNews.al.

Makina përplaset me dyqanin në aksin Shëngjin-Velipojë, plagosen 4 anëtarë të një familjeje

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte, rreth orës 07:10, në aksin rrugor Shëngjin-Velipojë, në fshatin Rrjoll. Autoritetet policore raportojnë se shtetasi J. B., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një dyqan. Si pasojë e aksidentit […]

The post Makina përplaset me dyqanin në aksin Shëngjin-Velipojë, plagosen 4 anëtarë të një familjeje appeared first on BoldNews.al.

Humb jetën pushuesi në Velipojë (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Këtë të hënë, një ngjarje e rëndë është shënuar në plazhin e Velipojës, ku një pushues ka humbur jetën.

U bë me dije se Gjon Rroku, 81-vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi:

“Informacion paraprak/Rreth orës 09:30, në plazhin e Velipojës, shtetasi Gjon Rroku 81 vjeç, banues në fshatin Gur i Zi, sapo ka hyrë në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njoftoi policia.

The post Humb jetën pushuesi në Velipojë (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Rama ndan pamje nga plazhi i Velipojës


TIRANË, 20 korrik/ATSH/ Velipoja, një nga plazhet ranore me shtrirjen më të gjerë në Shqipëri, vazhdon të jetë një ndër destinacionet më të frekuentuara nga turistët vendas dhe të huaj gjatë sezonit veror.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga plazhi i Velipojës, duke theksuar gjallërinë dhe numrin në rritje të pushuesve në këtë zonë të njohur për rërën me efekte kurative dhe peizazhin natyror të veçantë.

Me mbi 14 kilometra vijë bregdetare, Velipoja ofron një ndërthurje të rrallë mes detit, lumit, deltës me ishuj, kodrave, pyllit, lagunës dhe fushave, që e bëjnë atë tërheqëse për vizitorët në çdo stinë.

Shtimi i hapësirave publike dhe menaxhimi më i mirë i plazheve kanë ndikuar në rritjen e ndjeshme të numrit të turistëve këtë vit.

Rreth 60% e plazheve në bashkinë e Shkodrës janë publike dhe po mirëmbahen në kuadër të operacionit kombëtar “plazhe të pastra”, që zhvillohet për të katërtin vit radhazi me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.

/r.e/

The post Rama ndan pamje nga plazhi i Velipojës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shiste kokainë dhe kanabis në plazhin e Velipojës, arrestohet 20-vjeçari

Policia ka arrestuar një 20-vjeçar i cili shiste doza kokaine dhe kanabisi kryesisht në zonën e plazhit të Velipojës. Policia e kapi në flagrancë edhe duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, që dyshohet se e përdorte për shpërndarjen e drogës. I arrestuari është K. Gj., 20 vjeç, banues në Velipojë. “Ky shtetas u kap në […]

The post Shiste kokainë dhe kanabis në plazhin e Velipojës, arrestohet 20-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Bie në prangat e policisë 20-vjeçari/ Shiste kokainë dhe kanabis në doza, sekuestrohet edhe automjeti i tij

Bëhet me dije se ai u ndalua duke drejtuar pa leje drejtimi një automjet të cilin e përdorte për këtë veprimtari kriminale. Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi shiste doza kanabisi dhe kokaine. Blutë kanë sekuestruar dozën e lëndëve narkotike dhe automjetin.

Njoftim i Policisë:

Në vijim të kontrolleve intensive në zonat turistike të qarkut Shkodër, në kuadër të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale gjatë sezonit veror, shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, në Velipojë.

Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi K. Gj., 20 vjeç, banues në Velipojë. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në rrugën nr. 9, në Pulaj Plazh, Velipojë, duke qarkulluar me një automjet pa dokumentacion, të cilin e drejtonte pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën diza doza kokaine.

Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhjetëra doza kanabisi dhe qese të vogla për ndarjen e lëndëve narkotike, në doza.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

The post Bie në prangat e policisë 20-vjeçari/ Shiste kokainë dhe kanabis në doza, sekuestrohet edhe automjeti i tij appeared first on Sot News | Lajme.

Rama: Kaltërsi dhe relaks në plazhin publik të Velipojës

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje nga plazhi publik i Velipojës, një destinacion turistik që tërheq pushues vendas dhe të huaj.

Rama, teksa ndan foto nga vija bregdetare e Velipojës e mbushur me pushues shkruan: “Kaltërsi dhe relaks që vjen nga plazhi publik i Velipojës së bukur”.

Në fotot e publikuara nga kryeministri Rama ravijëzohen zonat publike të plazhit të Velipojës, këndet sportive, si edhe pamja përrallore ku ndërthuret e kaltra e detit Adriatik me blunë e qiellit, rëra e pastër me veti kuruese dhe qytetarë të cilët shijojnë rrezet e diellit ose argëtohen përmes aktiviteteve sportive. Në foto janë dhe tabelat orientuese, që i njohin pushuesit me hapësirën që u rezervohet në plazhet publike përgjatë vijës bregdetare të Velipojës.

Velipoja, me plazhin e saj të gjerë me rërë dhe natyrën e virgjër, po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar për turistët vendas dhe të huaj. Por jo vetëm Velipoja.

Në zonat bregdetare të vendit këtë vit ka më shumë plazhe publike në dispozicion të pushuesve, në dallim nga vitet e kaluara. Këtë vit përveçse ka hapësira më të shtuara të plazheve publike, bashkitë bregdetare kanë siguruar edhe çadra falas për qytetarët dhe turistët e huaj që mbushin plazhet çdo ditë e çdo orë deri në perëndimin e diellit.

Gjithashtu, bashkitë kanë vendosur edhe tabela identifikuese, në mënyrë që turistët të kenë informacion përpara se t’i frekuentojnë këto plazhe. Kjo është një ofertë më e mirë për të gjithë ata që duan të kalojnë pushimet në stacione publike plazhi.

Këto ditë në të gjithë vendin ka nisur aksioni për lirimin e plazheve dhe hapësirat publike, pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama.

Plazhi publik në Velipojë
1 nga 11

/a.f//r.e/

The post Rama: Kaltërsi dhe relaks në plazhin publik të Velipojës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kontrolle në Velipojë për lirimin e hapësirave publike, procedohen 2 persona

Policia e Shkodrës ka zhvilluar kontrolle në zonën e Velipojës me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve të subjekteve të ndryshme.

Gjatë kontrollit, janë konstatuar dy raste të pushtimit të hapësirave publike, ku dy shtetas kishin zënë prona pa leje dhe kishin ndërmarrë aktivitete komerciale, konkretisht:

  • Shtetasi me iniciale A. H., 63 vjeç, banues në Shkodër, ishte konstatuar të kishte zënë një pronë publike në rrugën nr. 9, në fshatin Velipojë, dhe e kishte përshtatur për ambientet e tij komerciale pa marrë leje nga organet kompetente.

  • Shtetasi me iniciale T. Q., 44 vjeç, banues në Velipojë, ishte konstatuar të kishte zënë një pronë publike në të njëjtën rrugë dhe kishte ndërtuar një objekt me konstruksion metalik për qëllime fitimi, gjithashtu pa leje nga autoritetet.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. H., 63 vjeç, banues në Shkodër, dhe T. Q., 44 vjeç, banues në Velipojë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kontrolle në Velipojë për lirimin e hapësirave publike, procedohen 2 persona appeared first on Euronews Albania.

Sezoni veror në Velipojë, kontrolle për ndotjen akustike

TIRANË, 6 korrik/ATSH/ Policia e Shkodrës vijon kontrollet në terren për kontrollin e nivelit të zhurmave në zonën turistike të Velipojës.

Në kuadër të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike gjatë sezonit turistik, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Velipojë ka vijuar me kontrollet për ndotjen akustike, sipas planit të masave për sigurinë gjatë sezonit veror.
Kontrollet u fokusuan në subjektet që gjenerojnë zhurma nga muzika, veçanërisht në zonat e frekuentuara nga turistët.
Policia njoftoi se janë kryer matje të nivelit të zhurmës me pajisje të posaçme në ambiente të hapura dhe të mbyllura, në zona të ndryshme të Velipojës.
Rezultatet e matjeve kanë dalë brenda kufijve të lejuar ligjorë, sipas standardeve dhe procedurave të përcaktuara.
Gjatë kontrolleve është verifikuar edhe respektimi i orarit të lejuar për muzikën në ambiente të hapura, që është nga ora 11:00 deri në orën 24:00, në zona dhe qendra të banuara.
Policia e Shkodrës mbetet e angazhuar për të garantuar një sezon turistik të qetë dhe të sigurt, si për banorët ashtu edhe për pushuesit vendas dhe të huaj.

The post Sezoni veror në Velipojë, kontrolle për ndotjen akustike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kumbaro: Hapësira të përmirësuara publike në plazhin e Velipojës

TIRANË, 6 korrik/ATSH/ Me një shtrirje prej mbi 14 km, plazhi i Velipojës mbetet ndër më të preferuarit për vizitorët vendas dhe të huaj.

I cilësuar si një ndër plazhet ranore me shtrirjen më të gjerë në Shqipëri, Velipoja këtë sezon turistik ka një përmirësim të dukshëm në hapësirat publike.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau në rrjetet sociale përshtypjet e disa pushuesve për këtë plazh.

“Velipoja këtë sezon veror sjell një përvojë të përmirësuar me hapësirat publike, rregullin dhe pastërtinë në plazhe për të gjithë pushuesit, veçanërisht ata të Kosovës që janë vizitorët më besnikë të saj”, theksoi Kumbaro.

Një pushues nga Kosova u shpreh se “vij prej 16 vitesh në plazhin e Velipojës, hapësirat publike i kanë përmirësuar shumë”.

Një tjetër pushues u shpreh se këtë vit është më mirë se vitet e tjera. “I kam parë të gjitha plazhet, por Velipoja është më e mirë se të tjerat”, tha ai.

“Këtu çmimet janë më të lira, çadrat variojnë nga 500 lekë deri në 700 lekë. Ambienti është shumë i mirë, pse mos ta shfrytëzojmë këtë mundësi. Ushqimi është shumë i mirë”, tha një tjetër pushues nga Kosova.

Shtimi i plazheve publike dhe menaxhimi më i mirë i hapësirës bregdetare edhe këtë vit kanë sjellë rritje të numrit të pushuesve që frekuentojnë këtë plazh.

Velipoja njihet për ndërthurjen me hijeshi të detit, lumit, delta me ishuj, kodrat, pylli, laguna e fusha, që tërheqin çdo vit e më shumë pushues.

/k.s/j.p/

The post Kumbaro: Hapësira të përmirësuara publike në plazhin e Velipojës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryebashkiaku Beci zbret në plazhin e Velipojës: Përmirësim i shërbimeve të pastrimit dhe menaxhim i hapësirave publike

Kreu i bashkisë Shkodër, Benet Beci këtë të shtunë ka ndjekur nga afër menaxhimin e hapësirave në plazhin e Velipojës. Beci tha se ka subjekte private që vijojnë të tentojnë të abuzojnë me hapësirat publike të dedikuara për pushuesit, por ashtu si edhe në nisjen e sezonit, po përballen me masa administrative pa asnjë tolerim nga Policia Bashkiake. ”Pata mundësinë të takoja pushues të ndryshëm në…

Source

Rritet fluksi i pushuesve në Velipojë, me mijëra turistë nga rajoni vizitojnë Perlën e Adriatikut

Çdo vit, mijëra pushues nga e gjithë Shqipëria dhe Rajoni frekuentojnë bregdetin e Velipojës për të shijuar natyrën, ushqimin tradicional dhe mikpritjen karakteristike që e dallon këtë perlë të Adriatikut.

Këtë sezon, Velipoja vjen edhe më e përmirësuar.

Bashkia Shkodër ka ndërmarrë një nismë të rëndësishme për të rritur aksesin publik në plazh, duke vendosur 34 parcela publike përgjatë vijës bregdetare.

Pushuesit, të cilët prej vitesh frekuentojnë këtë plazh, e kanë mirëpritur këtë ndryshim, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë, rruga panoramike Shëngjin–Velipojë ka sjellë një tjetër vlerë të shtuar, duke e bërë zonën më të aksesueshme dhe të lidhur me rrjetin turistik të veriut.

Që në muajin qershor, Velipoja ka njohur një rritje të ndjeshme të fluksit të pushuesve dhe të rezervimeve në sektorin e hotelerisë, duke e kthyer këtë perlë bregdetare në një magnet të vërtetë për turizmin veror shqiptar.

The post Rritet fluksi i pushuesve në Velipojë, me mijëra turistë nga rajoni vizitojnë Perlën e Adriatikut appeared first on Telegrafi.

Kontrolle të shtuara në Velipojë për të ndalur shpërdorimin e ujit të pijshëm


TIRANË, 5 korrik/ATSH/ Në plazhin e Velipojës, një ndër destinacionet më të frekuentuara turistike verore në veriun e vendit, Taskforca e Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës Kanalizimeve Shkodër, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Ujësjellësit dhe Kanalizimeve (AKUK), ka nisur sot një fushatë intensive kontrollesh në të gjitha subjektet dhe bizneset e zonës.

Qëllimi i këtyre kontrolleve është të rrisë ndërgjegjësimin për përdorimin e kujdesshëm të ujit të pijshëm dhe të parandalojë shpërdorimet që rrezikojnë furnizimin me ujë gjatë muajve të verës, kur konsumi rritet ndjeshëm.

Inspektorja e Taskforcës pranë AKUK, Alma Zenelhasani, bëri të ditur se verifikimet në terren synojnë të evidentojnë dhe ndëshkojnë lidhjet e paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, të monitorojnë humbjet në sistem dhe të mbledhin detyrimet e prapambetura të bizneseve dhe qytetarëve.

“Jemi në Velipojë për të monitoruar të gjitha lidhjet e paligjshme, për të ndjekur nga afër humbjet në rrjet dhe për të vijuar me mbledhjen e debive. Po sensibilizojmë popullsinë dhe subjektet që uji të mos shpërdorohet, sidomos në këtë sezon shumë të nxehtë ku kërkesa është e lartë”, u shpreh Zenelhasani.

Grupet e kontrollit do të vijojnë punën pa ndërprerje në të gjitha zonat turistike të qarkut Shkodër gjatë sezonit veror, me qëllimin e vetëm për të garantuar furnizim të rregullt me ujë për banorët dhe pushuesit, si dhe për të ndaluar shkeljet në rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve.

/a.f/

The post Kontrolle të shtuara në Velipojë për të ndalur shpërdorimin e ujit të pijshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan pamje nga plazhi i Velipojës

TIRANË, 28 qershor /ATSH/ Velipoja, një ndër plazhet ranore me shtrirjen më të gjerë në Shqipëri, tërheq çdo vit mijëra turistë vendas e të huaj.

Shtimi i plazheve publike dhe menaxhimi më i mirë i hapësirës bregdetare edhe këtë vit kanë sjellë rritje të numrit të pushuesve që frekuentojnë këtë plazh.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga plazhi i Velipojës, i njohur për rërën me efekte kurative.

Me një shtrirje prej mbi 14 km, plazhi i Velipojës mbetet ndër më të preferuarit për vizitorët vendas dhe të huaj, në të gjitha stinët.

Velipoja njihet po ashtu për ndërthurjen me hijeshi të detit, lumit, delta me ishuj, kodrat, pylli, laguna e fusha, që tërheqin çdo vit e më shumë pushues.

Shumë prej tyre janë të përvitshëm në sezonin veror në Velipojë, të tjerë vijnë për herë të parë për t’u rikthyer vit pas viti.

Në kuadër të operacionit “Plazhe të Pastra”, për të katërtin vit radhazi, Agjencia Kombëtare e Bregdetit po mbështet bashkinë e Shkodrës për menaxhimin e pastrimit dhe mirëmbajtjen e plazhit.

Vetëm në bashkinë e Shkodrës rreth 60% e plazheve janë publike.

/m.m/j.p/

The post Rama ndan pamje nga plazhi i Velipojës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rrezikoi pushuesit në Velipojë duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, e pëson drejtuesi i skafit

Policia ka gjobitur me 100 000 lekë të rinj një 32-vjeçar pasi lundroi brenda perimetrit të sigurisë duke rrezikuat jetën e pushuesve në Velipojë. Policia, e cila ka dështuar sërish të sigurojë një perimetër të sigurtë për pushuesit, u njoh me rastin nëpërmjet një video denoncimi në rrjete sociale. Njoftohet se mjeti lundrues është bllokuar. […]

The post Rrezikoi pushuesit në Velipojë duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, e pëson drejtuesi i skafit appeared first on BoldNews.al.

Koçiu: Qendra shëndetësore verore në Velipojë, shërbim për të gjitha moshat gjatë sezonit turistik

Gjatë gjithë sezonit veror, turistët e huaj, por edhe pushuesit vendas mund të marrin shërbim shëndetësor për çdo rast urgjence në 36 qendrat shëndetësore verore që janë në funksion të plotë 24 orë në ditë, në 7 ditë të javës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se qendra shëndetësore verore në Velipojë të Shkodrës ofron shërbim 24/7 për çdo rast urgjence shëndetësore.
Koçiu u shpreh se “në Velipojë, një nga destinacionet më të frekuentuara të verës, mjekë dhe infermierë të përkushtuar janë aty për të garantuar kujdes profesional, për të gjitha moshat, gjatë gjithë sezonit turistik”.

“Jemi pranë jush që pushimet tuaja të jenë të qeta dhe të sigurta”, tha Koçiu, në një postim në rrjetet sociale.

Gjithashtu, infermierja e qendrës shëndetësore verore në Velipojë shprehet se kjo qendër është e hapur 24 orë në shtatë ditë të javës, ndërsa sipas saj ka pasur disa raste kritike tek të sëmurët kronikë që janë referuar për në spitalin e Shkodrës

Përveç qendrave shëndetësore, Urgjenca Kombëtare do të vendosë në dispozicion të pushuesve 20 vendqëndrime fikse me autoambulanca në zonat më të frekuentuara turistike. Gjithashtu do të përdoren edhe motoambulancat, të cilat ndihmojnë në përshpejtimin e ndërhyrjeve mjekësore duke shmangur trafikun e rënduar të sezonit.

Këto qendra shëndetësore do të qëndrojnë të hapura deri në 30 shtator 2025, për një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm për të gjithë pushuesit vendas dhe ata të huaj.

The post Koçiu: Qendra shëndetësore verore në Velipojë, shërbim për të gjitha moshat gjatë sezonit turistik appeared first on Albeu.com.

Gjendet i pajetë një 54-vjeçar në Shkodër

Një 54-vjeçar është gjetur pa shenja jete ditën e djeshme në banesën e tij në fshatin Reç i Ri, Velipojë, Shkodër. Sipas policisë, viktima, identiteti i të cilit njihet si Gj. Sh., dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak. ‘Ditën e djeshme, në fshatin Reç i Ri, në Velipojë, në banesë […]

The post Gjendet i pajetë një 54-vjeçar në Shkodër appeared first on BoldNews.al.

❌