Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Beogradi alarmohet pas arrestimit të Popoviç, lëviz drejt Rusisë e Kinës

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriç, ka zhvilluar takime të ndara me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës në Beograd, me të cilët ka biseduar për arrestimin në Kosovë të ndihmësit të drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviç. Kryediplomati serb e ka cilësuar arrestimin e Popoviçit si “të pabazë […]

The post Beogradi alarmohet pas arrestimit të Popoviç, lëviz drejt Rusisë e Kinës appeared first on BoldNews.al.

Avokati Musa thotë se Ministria e Drejtësisë po punon në favor të ZPS-së, e jo për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Avokati Skënder Musa ka thënë se Ministria e Drejtësisë ka ndryshuar udhëzimin administrativ që më herët lejonte sigurimin e fondeve shtesë për mbrojtjen juridike të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me gjykimin në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Sipas tij, fshirja e nenit 11 nga udhëzimi administrativ, nen që mundësonte kërkesa për buxhet shtesë në raste të veçanta, ka rrezikuar seriozisht cilësinë e mbrojtjes në fazën më kritike të procesit.

“Është e tmerrshme që një pushtet shqiptar në Kosovë, një ministri e Drejtësisë që udhëhiqet prej një shqiptari e largon nenin nga udhëzimi administrativ që duhet të paguhen edhe pagesa shtesë që i kërkon mbrojtja në një proces kaq të rëndësishëm për Kosovën. Dhe në këtë fazë që është vendimtare për që të paraqitet mbrojtja më efikase. Është e pamundshme që çdo ekip tjetër të përgatit në fazën përfundimtare të procesit. Dhe të jetë efektive mbrojtja ashtu e siç ka qenë mjaftë e ashpër Prokuroria Speciale në raport me të akuzuarit dhe me mbrojtjen. Dhe në çdo pikë prokurorët special e kanë shfrytëzuar që mbrojtja të duket sa më e dobët”, ka thënë Musa.

Musa ka shtuar se përgjegjësia për këtë situatë bie drejtpërdrejt mbi Ministrinë e Drejtësisë, duke i fajësuar se “kanë punuar në favor të Prokurorisë Speciale dhe jo në favor të mbrojtjes”.

“Pa asnjë dyshim konsideroj që Ministria e Drejtësisë, personat përgjegjës prej ministri deri personat përgjegjës që janë për financa kanë punuar në favor të prokuroria speciale dhe jo në favor të mbrojtjes’”, ka thënë Musa.

The post Avokati Musa thotë se Ministria e Drejtësisë po punon në favor të ZPS-së, e jo për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së appeared first on Telegrafi.

Kosova kërkon sqarime për ndalimin e Lulzim Halilit, Serbia hesht

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka njoftuar se ende nuk ka marrë informacione zyrtare nga autoritetet serbe lidhur me arrestimin e shtetasit të Kosovës, Lulzim Halili.

Në një reagim zyrtar, MPJD bëri të ditur se Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka tentuar të konfirmojë arrestimin përmes kontaktit me Stacionin Policor në Svilajnac mbrëmjen e 22 korrikut, rreth orës 23:00. Sipas ministrisë, zyrtari policor kujdestar në atë stacion ka refuzuar të japë detaje mbi rastin.

“Sot, më 23 korrik 2025, Zyra Ndërlidhëse i ka adresuar një kërkesë zyrtare Qeverisë së Serbisë, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë dhe me njoftim paralel për Delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi, për të konfirmuar zyrtarisht arrestimin dhe për të marrë informata shtesë lidhur me rastin. Deri më tani, nuk kemi pranuar përgjigje nga pala serbe,” thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Po ashtu, ministria ka bërë të ditur se ka informuar për këtë zhvillim edhe misionet diplomatike të vendeve të Kuint-it në Serbi, si dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian.

MPJD thekson se, sapo të konfirmohet nëse Halili do të përballet me masë paraburgimi dhe do të nisë procedura penale ndaj tij, Zyra Ndërlidhëse do të parashtrojë kërkesë zyrtare për vizitë në Qendrën e Mbajtjes ku ndodhet ai.

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) tha se emri i Lulzim Halilit, që raportohet se u arrestua në Serbi një ditë më parë, nuk është gjetur në arkivat e veteranëve të luftës e as në listat e disa brigadave të UÇK-së.

Mediat në Serbi kanë raportuar se Halili dyshohet për krime lufte kundër njerëzimit.

Ai pretendohet se ka qenë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ka vepruar në rajonet e Prishtinës, Pejës dhe Gjakovës, si dhe pretendohet se ka marrë pjesë në një sulm ndaj një posti ushtarak jugosllav në Koshare.

Radio Televizioni i Serbisë tha se Halilit i është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh dhe më pas ai pritet të dërgohet në prokurorinë përkatëse për t’u përballur me kallëzim penal.

Viteve të fundit, në Serbi janë arrestuar disa qytetarë të Kosovës, të cilët Beogradi pretendon se kanë kryer krime të luftës.

Arrestimi i fundit vjen në kohën e rritjes së tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, pasi më 18 korrik në Kosovë u arrestua Igor Popoviq, ndihmësi i drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale të “nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit”, pasi gjatë një fjalimi në Rahovec e kishte cilësuar UÇK-në si “organizatë terroriste”.

Serbia ka kërkuar lirimin e tij dhe ka paralajmëruar për “pasoja të paparashikueshme”, ndërkaq kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin kalimin përmes Serbisë, pasi ka thënë se ka indikacione për provokime dhe ndalime arbitrare të qytetarëve të Kosovës.

Ndryshe, në Koshare, – në vendin ku Halili akuzohet nga Serbia se ka kryer krime – ishte një post kufitar i Ushtrisë së Republikës Federale të Jugosllavisë, i vendosur në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, në shpatet e Pashtrikut. Më 9 prill 1999, gjatë bombardimeve të NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë, aty shpërtheu një betejë e përgjakshme, që zgjati 67 ditë, mes forcave të ushtrisë jugosllave dhe UÇK-së.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, në betejën e Koshareve u vranë 108 ushtarë të ushtrisë jugosllave, ndërsa sipas zyrtarëve në Kosovë, në këtë betejë janë vrarë 114 pjesëtarë të UÇK-së. Autoritetet jugosllave kishin deklaruar po ashtu se NATO-ja kishte bombarduar zonën e Koshares në maj të vitit 1999.

Beteja në Koshare përfundoi më 14 qershor 1999, kur Ushtria e Jugosllavisë u tërhoq nga Kosova, në përputhje me marrëveshjen që i dha fund bombardimeve të NATO-s ndaj Jugosllavisë së atëhershme.

Fushata ajrore e NATO-s ndaj Jugosllavisë filloi më 24 mars 1999. Sipas NATO-s, ndërhyrja ushtarake u ndërmor për shkak të shtypjes dhe dëbimit të shqiptarëve nga Kosova nga forcat serbe të sigurisë. Kjo fushatë ajrore zgjati për 78 ditë.

The post Kosova kërkon sqarime për ndalimin e Lulzim Halilit, Serbia hesht appeared first on Telegrafi.

Statuja “Der moderne Buchdruck” – Një homazh për shtypin modern të librit

Më 21 prill të vitit 2006, në sheshin Bebelplatz pranë Universitetit “Humboldt” në Berlin, u inaugurua statuja “Der moderne Buchdruck” (në shqip: Shtypja moderne e librit). Me një lartësi prej 12.2 metrash, kjo vepër monumentale u ndërtua për vetëm tri ditë, dhe është bërë një pikë referimi kulturore dhe historike në kryeqytetin gjerman.

Statuja përbëhet nga 17 struktura çeliku, secila duke simbolizuar një libër të hapur. E gjithë struktura peshon rreth 35 tonë. Sipërfaqet e librave mbajnë të skalitura emrat e shkrimtarëve dhe poetëve të njohur gjermanë, duke nderuar trashëgiminë e pasur letrare të vendit, shkruan KultPlus.

Kjo vepër është ndërtuar në nderim të Johannes Gutenberg, shpikësit të shtypshkronjës moderne, i cili rreth vitit 1450 në qytetin Mainz, botoi librin e parë të shtypur në mënyrë masive, Bibla e Gutenbergut. Ky libër u shit në 180 kopje, prej të cilave 48 ekzistojnë ende sot, duke e konsideruar atë si bestsellerin e parë në histori.
Në vazhdim e keni listën e shkrimtarëve, sipas renditjes, të përfshirë në këtë statujë:

Günter Grass
Hannah Arendt
Heinrich Heine
Martin Luter
Immanuel Kant
Anna Seghers
Georg Wilhelm Friedrich Hegel
Vëllezërit Grimm
Karl Marks
Heinrich Böll
Friedrich Schiller
Gotthold Efraim Lessing
Hermann Hesse
Theodor Fontane
Thomas dhe Heinrich Mann
Bertolt Brecht
Johann Wolfgang von Goethe./KultPlus.com

Vuçiq reagon pas paraburgimit të Igor Popoviqit: Kjo mund të ketë pasoja të paparashikueshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për caktimin një muaj paraburgim ndaj Igor Popoviqit, zëvendësdrejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë.

Vuçiq tha se Beogradi zyrtar i ka njoftuar të gjithë partnerët ndërkombëtarë për caktimin e paraburgimit ndaj Igor Popoviqit, duke shtuar se “kjo mund të ketë pasoja të paparashikueshme”.

“Arrestimi i fundit i Igor Popoviqit tregon se Albin Kurti e ka humbur arsyen dhe se dëshiron të shkaktojë incidente dhe konflikte në Ballkanin Perëndimor”, tha Vuçiq gjatë një interviste në televizionin Pink në Beograd.

Ai theksoi se do të përpiqet të ruajë paqen dhe stabilitetin, por paralajmëroi se do të reagojë “në mënyrë të ashpër dhe të fuqishme, sepse ky terror duhet të ndalet në një moment”.

Ndërkaq, Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit, e cilësoi vendimin e Gjykatës Themelore si “vendim politik”.

Sipas njoftimit të Listës Serbe, Popoviqi është ndaluar sepse ka folur për “vuajtjet e popullit serb dhe ka kërkuar që përgjegjësit për krimet kundër bashkëkombësve tanë – të cilët ende janë të lirë – të dalin para drejtësisë”.

“Arrestimi i Igor Popoviqit është një sulm ndaj dialogut, një sulm ndaj vendosmërisë së shtetit serb për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura përmes dialogut. Po ashtu, është dëshmi e qasjes joserioze dhe të papërgjegjshme të përfaqësuesve ndërkombëtarë, të cilët po e tolerojnë arbitraritetin, autokracinë dhe persekutimin e gjithçkaje që është serbe nga [kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin] Kurti”, thuhet në njoftim.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha po ashtu se caktimi i masës së paraburgimit ndaj Popoviqit është “vendim politik”, duke akuzuar autoritetet kosovare se duan t’u “ndalojnë serbëve në Kosovë jo vetëm lirinë e shprehjes, por edhe vetë jetën”.

“Çdo mundësi për marrëveshje dhe negociata me Prishtinën bie poshtë pas këtij vendimi skandaloz, të paligjshëm dhe të papranueshëm, derisa Popoviq të lirohet. Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare janë bashkëfajtorë në këtë vendim ndaj Igor Popoviqit, përfaqësues i lartë i shtetit serb”, thuhet në njoftimin e kësaj zyreje.

Po ashtu, nga kjo zyrë thanë se gjatë ditëve të fundit, përmes kontakteve intensive të përditshme, kanë marrë disa siguri nga përfaqësues ndërkombëtarë se nuk ekziston bazë ligjore që Igor Popoviq të mbahet në paraburgim, dhe se po bëhet gjithçka që ai të lirohet.

Pas ndalimit të Popoviqit, më 18 korrik ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, deklaroi seKosova, si shtet demokratik dhe sovran, nuk do të tolerojë fyerje dhe përdhosje të historisë e çka më pak të luftës së udhëhequr nga UÇK-ja.

“Kjo pjesë e historisë gëzon respektin e të gjithë botës përparimtare”, u shpreh ai.

UÇK-ja ishte forcë politiko–ushtarake e cila ka luftuar për çlirimin e Kosovës nga sundimi serb në periudhën 1990-1999.

Kategoritë e dala nga lufta, Organizata e Veteranëve të UÇK-së (OVL-UÇK), Shoqata e Invalidëve të Luftës dhe Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve kanë reaguar ashpër ndaj, siç kanë thënë, pranisë së ndihmësit të Petar Petkoviqit në Kosovë.

Ato, po ashtu, kanë thënë se “çdo tentativë për të provokuar, për të njollosur UÇK-në dhe për të përdorur territorin e Kosovës për propagandë antikombëtare është e papranueshme dhe duhet ndalur me vendosmëri”.

The post Vuçiq reagon pas paraburgimit të Igor Popoviqit: Kjo mund të ketë pasoja të paparashikueshme appeared first on Telegrafi.

Etiketoi UÇK-në si “organizatë terroriste”, arrestohet në Kosovë zyrtari serb

✇Albeu
By: M C

Igor Popoviç, përfaqësues i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, është arrestuar të premten nga Policia e Kosovës, pas një deklarimi që ka bërë në Rahovec kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), raportojnë mediat në Kosovë.

Popoviç është ndihmës i Petar Petkoviç, shefit të kësaj Zyre në Serbi. Përgjatë deklarimit të tij, Popoviç e ka quajtur UÇK-në organizatë “terroriste”.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ishte forcë politiko–ushtarake e cila ka luftuar për çlirimin e Kosovës nga sundimi serb në periudhën 1990-1999. Radio Evropa e Lirë ka kërkuar konfirmim prej Policisë së Kosovës lidhur me raportimet për arrestim, por ende nuk ka marrë përgjigje./ REL

The post Etiketoi UÇK-në si “organizatë terroriste”, arrestohet në Kosovë zyrtari serb appeared first on Albeu.com.

Bëri deklarata kundër UÇK-së, arrestohet në Kosovë zyrtari i qeverisë serbe

Igor Popoviç përfaqësues i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, është arrestuar të premten nga Policia e Kosovës, pas një deklarimi që ka bërë në Rahovec kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), raportojnë mediat në Kosovë. Popoviç është ndihmës i Petar Petkoviqit, shefit të kësaj Zyre në Serbi. Përgjatë deklarimit të tij, Popoviç e […]

The post Bëri deklarata kundër UÇK-së, arrestohet në Kosovë zyrtari i qeverisë serbe appeared first on BoldNews.al.

OVL-UÇK: Vendimi i Speciales, zhgënjyes dhe shqetësues për drejtësinë

PRISHTINË, 16 korrik/ATSH/ Organizata e Veteranëve të Luftës ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë për të refuzuar mocionin për rrëzimin e një pjese të aktakuzës në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“OVL, SHIL, dhe SHFD kanë ndjekur me vëmendje rrëzimin e mocionit të paraqitur nga mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara. Ky vendim është zhgënjyes dhe ngjall shqetësime serioze për drejtësinë dhe paanshmërinë që kjo gjykatë pretendon ta përfaqësojë”, thuhet në reagim.

Sipas OVL-UÇK rrëzimi i mocionit është mesazh negativ për drejtësinë.

Përmes një postimi në Facebook, Organizata e Veteranëve të Luftës ka bërë thirrje për opinionin publik dhe komunitetin ndërkombëtar që të mos bien pre e narratives së shtrembëruar.

“I bëjmë thirrje opinionit publik dhe komunitetit ndërkombëtar që të mos bien pre e një narrative të shtrembëruar. Kjo gjykatë po rrezikon të shndërrohet në mjet për rishkrim të historisë, e jo në garanci të drejtësisë. Në emër të të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës, do të qëndrojmë gjithmonë në mbrojtje të së vërtetës dhe të drejtave të bashkëluftëtarëve tanë”, thuhet ndër të tjerash në reagim.

Specialja rrëzon mocionin e mbrojtjes në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

/Kosovapress/

The post OVL-UÇK: Vendimi i Speciales, zhgënjyes dhe shqetësues për drejtësinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Specialja rrëzon mocionin e mbrojtjes në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë refuzuar plotësisht mocionin e mbrojtjes që kërkonte heqjen e disa fakteve materiale nga aktakuzave ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Mocioni kishte për qëllim të sfidonte përfshirjen e ngjarjeve që kanë ndodhur para majit të vitit 1998 […]

The post Specialja rrëzon mocionin e mbrojtjes në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së appeared first on BoldNews.al.

Sot pritet vendimi për mocionin e mbrojtjes së Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

PRISHTINË, 16 korrik/ATSH/- Në Gjykatën Speciale në Hagë sot pritet të bëhet publik vendimi lidhur me mocionin e ekipeve mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK-së për të rrëzuar pjesë të caktuara të aktakuzës për krime të pretenduara të luftës.

Dymbëdhjetë qershori ka qenë afati i fundit kur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi kanë mundur të dorëzojnë mocionin për rrëzimin e akuzave. Ndërkaq, Zyra e Prokurorit të Specializuar pati kohë të përgjigjet deri më 7 korrik.

Vendimi për mocionin pritet ta përcaktojë edhe rrjedhën e vazhdimit të këtij procesi gjyqësor.

Mbrojtja e ish-eprorëve të UÇK-së e ka konsideruar rastin e prokurorisë të dobët si dhe ka deklaruar se presin rezultat pozitiv në fund të këtij procesi gjyqësor.

Ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Zyra e Prokurorit të Specializuar i ngarkon Thaçin dhe të tjerët me akuza për krime të pretenduara të luftës. Ata janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Gjykimi ndaj tyre nisi më 3 prill 2023 – gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Specialja është kritikuar në vazhdimësi për redaktime të shumta dhe mbyllje për publikun.

Edhe Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj ka shprehur shqetësime rreth punës së Gjykatës Speciale. Qelaj ka ngritur dyshimet e tij nëse në Speciale po respektohen parimet e gjykimit të drejtë dhe të paanshëm./KosovaPres/

The post Sot pritet vendimi për mocionin e mbrojtjes së Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së në Hagë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Një zë që thyen heshtjen – rrëfimi i një të mbijetuari të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Në episodin e parë të ciklit të ri të emisionit “Debat Plus”, para publikut vjen një rrëfim rrëqethës e tronditës nga një i mbijetuar i luftës në Kosovë.

Kjo dëshmi nuk është vetëm për të dokumentuar krimet e kryera, por për të thyer heshtjen që për vite kishte rënduar mbi barrën e përjetimit dhe dhunës.

Emisioni nisi me një reflektim mbi jetën e para luftës e të mbijetuarit të dhunës seksuale nga forcat serbe – një jetë modeste në një fshat malor, e mbushur me vështirësi, punë si arsimtar dhe përpjekje për një jetë të dinjitetshme.

Por, ngjarjet që ndodhin në vitin 1998-1999 shënuan pikën e kthesës.

Ishte periudha kur ai për herë të parë dëgjoi për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e cila po luftonte forcat serbe, pikërisht atëherë frika, dhuna dhe persekutimi hynë në mënyrë brutale në jetën e tij dhe të familjes së tij.

Rrëfimi i tij përfshin ndarjen nga gruaja dhe fëmijët, djegien e fshatit, depërtimin me dhunë, rrahjet, poshtërimin dhe aktet e dhunës seksuale ndaj tij.

Tmerr çka s’ta merr mendja hiq. E filloi lufta edhe neve si zakonisht, e kemi pas punktin e policisë dy kilometra prej fshatit tonë edhe gjithë kemi qenë me frikë, hyjshin policia vazhdimisht, çdo dy ditë, na gjithë kemi fjetë në mal, më së zori e kanë pas fëmija edhe gratë, se prapë na iknim por fëmija e gratë e kanë pas zor, se ka pas herë që me ka dy ditë s’kemi hangër bukë… Ujë pijshim se gjenim përrockave, e me hangër ka ndodhë dy ditë s’kemi hangër”, ka rrëfyer ai.

“… me maska vinin, dy ofansiva kanë hy në fshat tonë. Ofansiven e parë s’kanë mujt s’kanë mujt me më za, ndërsa, në ofansiven e dytë me kanë za dhe na kanë mbledhë në fshat aty, kemi qenë 480 vetë, kurr s’e harroj atë 480 vetë edhe na kanë mbleshë një arë edhe e kanë djegë tërë fshatin…Po, po krejt, edhe gra e fëmijë i kanë marrë i kanë qu për *******, neve burrave na kanë mbledhë në një arë edhe, se e dinin disa gjuhën, unë s’e kam ditë gjuhën serbe, thamë, çka bahet me neve, thanë, me juve po ju pret masakra e ******** se dy ditë kanë hy në ************ e kanë kry masakrën, tani kanë hy në fshatin tonë”, ka rrëfyer ai..

Në këtë rrëfim rrëqethës, i mbijetuari tregon se si u kap nga forcat serbe, bashkë me 480 burra të tjerë nga fshati dhe zona përreth, dhe u dërgua në drejtim të ************, me tanke para e mbrapa, të shtyrë e të rrahur brutalisht.

“Po pas masakrës së **********në ora 4 u kry ofansiva, ata qysh thoshin, edhe u mblidhen të shkolla në fshat aty që janë mbledh ushtria, policia krejt me maska, të ngjyrosur, edhe tha, u kry ofansiva, tha me sukses edhe këta krejt me i marrë e me i qu në ***********…. edhe kah jemi shku rrugës në fshatin **********, **********”, ka thënë ai.

Dy herë ai përjetoi dhunë seksuale nga policë serbë – njëri prej tyre e urinoi mbi trupin e tij të përgjakur dhe të rrëzuar në dysheme.

“… edhe veç ma ka ba me gisht hajde, edhe na kanë qu e kemi shkarku zhavorin e kena maru si punkt edhe me kanë marr mu me kanë shti mrena në shpi të ******** edhe me kanë dhunu.…Jo, unë kam qenë një dhomë vetëm edhe krejt ata gjashtë kanë qenë, i kanë qu tjetër vend…Krejt të maskum, edhe më ka ra të fikt, unë s’kam ditë kurgja hiq, kur më ka dal çpia(më ka ardhë vetëdija), më urinonte, një polic, kur kqyri krejt gjak isha kanë….edhe më ka rrokë grykë automati në shpinë, bile i kam shenjat në shpinë edhe më ka thanë serbisht hyn në kolonë”, ka rrëfyer ai.

Përmes zërit të tij të thyer por të vendosur, dëshmitari solli një kujtesë të gjallë për tmerret që ndodhën në luftën e fundit në Kosovë.

Ky rrëfim nuk është vetëm dokument i së shkuarës, por një thirrje për drejtësi dhe një kujtim i gjallë për brezat e sotëm e të ardhshëm që të mos harrojnë. Kjo është vetëm një nga shumë dëshmitë që emisioni “Debat Plus” do të sjellë në ciklin e tij të ri, i cili synon të ndriçojë të vërtetat e pathëna të luftës përmes zërave të atyre që mbijetuan.

The post Një zë që thyen heshtjen – rrëfimi i një të mbijetuari të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë appeared first on Telegrafi.

OVL-UÇK reagon për rastin “Veteranët”: Mbrojtja e statusit të luftëtarëve të vërtetë është çështje parimore

PRISHTINË, 14 korrik/ATSH/  Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj vendimit gjyqësor, për shpalljen fajtorë të dhjetë nga të akuzuarit në rastin e njohur si “Veteranët”.

Nënkryetari i kësaj organizate, Gazmend Syla ka thënë për KosovaPress se OVL-UÇK e ka ndjekur me vëmendje vendimin e sotëm dhe shton se kjo organizatë ka qenë gjithmonë kundër përfshirjes së personave të pa merituar në listat e veteranëve.

Sipas Sylës, mbrojtja e statusit të luftëtarëve të vërtetë është çështje parimore për OVL-UÇK.

Ndërsa, Syla thekson se duket krejtësisht e pakuptimtë që njëkohësisht gjykata e dënon komisionin për verifikimin e veteranëve, dhe më pas i thotë qeverisë “verifikoni sërish 19.500 persona”.

“Ne kemi dyshime serioze që kjo qeveri në detyrë ka kompetencë ligjore apo politike për të ndërmarrë një proces kaq të rëndësishëm dhe të ndjeshëm. Rishikimi eventual i listave duhet të bëhet me kujdes të jashtëzakonshëm, me garanci të forta ligjore dhe morale, dhe assesi në mënyrë të njëanshme apo politike”, thekson Syla në një përgjigje me shkrim për KosovaPress.

Sot, Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtorë dhjetë nga të akuzuarit në rastin e njohur si “Veteranët”, ndërsa ka liruar nga aktakuza Nuredin Lushtakun dhe Smajl Elezajn, pasi sipas trupit gjykues ata nuk kanë pasur cilësinë e personit zyrtar.

Agim Çeku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari u shpallën fajtorë për veprime në kundërshtim me ligjin dhe me rregullat e përcaktuara nga Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranëve të UÇK-së, duke ua mundësuar personave të tjerë të përfitojnë në mënyrë të kundërligjshme statusin e veteranit.

Ata u dënuan me nga një vit burgim, i cili duhet të ekzekutohet brenda 15 ditësh nga shpallja e vendimit. Trupi gjykues përbëhej nga Gazmend Bahtiri (kryetar) dhe anëtarët Ngadhnjim Arrni e Kushtrim Shyti, ndërsa aktakuza përfaqësohej nga prokurori Valdet Gashi.

Kryetari i trupit gjykues, Gazmend Bahtiri tha se Qeveria e Kosovës obligohet që brenda një viti të krijojë komisione të reja për të rishqyrtuar listën e personave aplikues për statusin veteran-luftëtarë, listë kjo me 19,500 persona.

Trupi gjykues deklaroi se qeveria pas përfundimit të rishqyrtimit të aplikimeve për statusin veteran- luftëtar, duhet të shpallë vlefshmërinë e statusit.

/Kosovapress/

The post OVL-UÇK reagon për rastin “Veteranët”: Mbrojtja e statusit të luftëtarëve të vërtetë është çështje parimore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ish-kryeministri i Kosovës midis 10 të dënuarve për falsifikim të listave të veteranëve të luftës

Gjykata Themelore e Prishtinës dënoi të hënën ish-kryeministrin Agim Çeku dhe nëntë të tjerë me nga një vit burg secili, duke përmbysur një vendim të vitit 2021 që liroi nga akuzat të 11 të pandehurit për shpërdorim detyre në falsifikimin e një liste të veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK. Përveç Çekut, […]

The post Ish-kryeministri i Kosovës midis 10 të dënuarve për falsifikim të listave të veteranëve të luftës appeared first on Reporter.al.

“Dashuria” për UÇK/ Gazetarja polake mbledh fakte e dëshmi në Kosovë

Gazetarja polake, Weronika Kochan ka krijuar një lidhje të veçantë shpirtërore me Kosovën.

Për vendin tonë, për herë të parë kishte dëgjuar gjatë pushimeve në Shqipëri, por që nga ajo kohë, interesimi i saj për Kosovën vetëm është thelluar.

Mes shumë vlerave që, sipas saj, i karakterizojnë shqiptarët nga Kosova, ajo veçon një: adhurimin e saj për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Mocioni për Thaçin dhe të tjerët, OVL-UÇK: Ky moment është një test për të vërtetën

Organizata e Veteranëve të Luftës, Shoqata e Invalidëve të Luftës, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve, Shoqata e të Burgosurve Politikë dhe Shoqëria “Lëvizja”, kanë reaguar pas lajmit se më 17 korrik do të merret vendimi për mocionin e dorëzuar nga ish-krerët e UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në reagim thuhet se ky moment është një test për drejtësinë dhe për të vërtetën, ku i bënë thirrje trupit gjykues që në këtë vendim të mos i mbyllë sytë para të vërtetës.

“Lufta jonë çlirimtare ka qenë e drejtë, e pastër dhe e ndërtuar mbi themele të lirisë e dinjitetit kombëtar. Çdo përpjekje për ta njollosur atë është padrejtësi ndaj popullit dhe ndaj historisë sonë”.

“I bëjmë thirrje trupit gjykues që në këtë vendim të rëndësishëm të mos i mbyllë sytë para së vërtetës të luftës sonë çlirimtare. Ky është një moment vendimtar që kërkon respektim të parimeve të drejtësisë me ndershmëri”, thuhet në reagim.

Tutje, këto organizata thanë se populli shqiptar dhe bashkësia ndërkombëtare presin një vendim që sipas tyre, respekton sakrificën për liri dhe jo një vendim që i shërben padrejtësisë.

“Ne besojmë në pafajësinë e luftëtarëve tanë dhe do të qëndrojmë gjithmonë përkrah tyre. 16 korriku do të jetë dita kur do të shihet se a është e politizuar kjo gjykatë apo ende ka në të jurist profesional dhe të paanshëm”, thuhet në reagim.

The post Mocioni për Thaçin dhe të tjerët, OVL-UÇK: Ky moment është një test për të vërtetën appeared first on Telegrafi.

Lutja e Gjergj Lucës drejtuar Donald Trump dhe Elon Musk, nga Fish City

Në një kohë kur marrëdhëniet ndërmjet Elon Musk dhe Donald Trump kanë hyrë në një fazë tensioni publik, siç e përshkruajnë mediat amerikane dhe ato ndërkombëtare, nga Fish City, Labinot-Fushë, Elbasan, zëri i Gjergj Lucës, një shqiptari me pasion të rrallë për zhvillimin dhe progresin, është bërë pjesë e kësaj ftese për pajtim, një ftesë që më shumë se një thirrje politike…

Source

Protestë para FSHF-së, tifozët të revoltuar pas heqjes së simboleve të UÇK-së në stadium

Disa aktivistë dhe tifozë të kombëtares shqiptare të futbollit protestuan të enjten përpara zyrave të Federatës Shqiptare të Futbollit, ku nuk munguan përplasjet me policinë dhe sigurinë. Reagimi i tifozëve vjen pasi FSHF urdhëroi që asnjë simbol i UÇK-së (Ushtria Çlirimtare e Kosovës), flamur apo fanellë, të mos ishte në stadiumin “Arena Kombëtare” për ndeshjen kundër Serbisë. […]

The post Protestë para FSHF-së, tifozët të revoltuar pas heqjes së simboleve të UÇK-së në stadium appeared first on BoldNews.al.

Heqja e flamujve të UÇK-së në ndeshjen me Serbinë, aktivistët protestë para FSHF

Disa aktivistë dhe tifozë të kombëtares shqiptare të futbollit protestuan pasditen e djeshme përpara zyrave të Federatës Shqiptare të Futbollit, ku nuk munguan përplasjet me policinë dhe sigurinë.

Reagimi i tifozëve vjen pasi FSHF urdhëroi që asnjë simbol i UÇK-së, flamur apo fanellë, të mos ishte në stadiumin “Arena Kombëtare” për ndeshjen kundër Serbisë. Policia tërhoqi me forcë flamujt nga stadiumi dhe largoi tifozët me bluzat e UÇK-së.

Për këtë ngjarje, disa tifozë shkuan të enjten mbrëma në zyrat e FSHF-së në Tiranë dhe vendosën flamujt e UÇK-së jashtë rrethimit të institucionit. Aktivisti Gent Progni është penguar teksa po vendoste flamujt nga një civil që ka tentuar t’i hiqte ato. Personi në fjalë dyshohet të jetë punonjës i një kompanie private sigurie, edhe pse nuk mbante uniformë apo identifikim zyrtar. Kujtojmë se për largimin e flamujve të UÇK-së nga stadiumi kombëtar reagoi edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL).

The post Heqja e flamujve të UÇK-së në ndeshjen me Serbinë, aktivistët protestë para FSHF appeared first on Lapsi.al.

Ndalet flamuri serb për Vidovdan, Serbia: Kurti valvit flamujt e UÇK dhe Shqipërisë së Madhe

Drejtori i ”Zyra për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviç sulmoi ashpër vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për të ndaluar shfaqjen e flamurit dhe simboleve serbe në Graçanicë gjatë festimit të Vidovdanit. Për të kjo tregon fytyrën antiserbe dhe fashiste të regjimit të Albin Kurtit. Petkoviç theksoi se ndërsa ekstremistët shqiptarë “pikturojnë grafite të UÇK-së terroriste në…

Source

“Ish krerët e UÇK vazhdojnë të mbeten ‘peng’”/ Flet ish ushtari: Haga vijon padrejtësitë

‘Janë disa reagime që japin shpresa pozitive, por konkretisht jo. Reagimi më i keq është i presidentes e cila vazhdoi mandatin, nuk e diskutoi me njerëzit. Fajet i ka ajo parti që ka shumicën dhe ka përgjegjësinë më të madhe. Haga vijon padrejtësisë, vazhdon të mbajë krerët e UÇK peng”.

Nasim Haradinaj ish ushtari i UÇK komentoi zhvillimet në Hagë ndaj ish krerëve të UÇK të cilët vijojnë të mbahen në qeli. Haradinaj tha se Haga vijon padrejtësisë dhe se ish krerët e UÇK po mbahen peng. Më tej, ai tha se Amerika nuk kërkon pengimin e lëvizjeve që vërtetojnë pafajësinë e krerëve të UÇK.

Amerika nuk është e interesuar të pengojë cilëndo lëvizje drejt pafajësisë së tre njerëzve, por nuk mund të lëviz mekanizmat tanë të qeverisë.’

The post “Ish krerët e UÇK vazhdojnë të mbeten ‘peng’”/ Flet ish ushtari: Haga vijon padrejtësitë appeared first on Sot News | Lajme.

❌