Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kishin mbetur në det me gomone, policia u vjen në ndihmë dy turistëve gjermanë

TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Policia Kufitare në Himarë u ka ardhur në ndihmë dy turistëve gjermanë që kishin mbetur në det me një mjet lundrues gomone.

Policia Kufitare në Himarë, mbrëmjen e djeshme, pasi mori njoftim për dy shtetas që kishin mbetur në det me mjet lundrues gomone dhe për shkak të erës së fortë nuk mundeshin të vijonin lundrimin, shkoi menjëherë në ndihmë të tyre, në zonën e Qeparoit.

Pas lokalizimit të tyre, shërbimet e Policisë Kufitare bënë të mundur nxjerrjen e dy turistëve gjermanë, të sigurt, në Portin e Himarës.

Turistët falënderuan shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

Policia Kufitare vijon të jetë e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, dhe në këtë kuadër fton qytetarët që në rast nevoje të telefonojnë në numrin 112.

/gj.m/j.p/

The post Kishin mbetur në det me gomone, policia u vjen në ndihmë dy turistëve gjermanë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tragjedi pranë brigjeve të Italisë/ Përmbytet një gomone e mbushur me emigrantë, tre motra të mitura humbin jetën

✇Albeu
By: V K

Tre motra, të moshave 9, 11 dhe 17-vjeç, kanë humbur jetën pas përmbysjes së një gomoneje të mbipopulluar që udhëtonte nga Libia drejt Italisë.

Trupat e tyre u gjetën brenda gomones pas ndërhyrjes së ekipit të shpëtimit.

Organizata humanitare RESQSHIP, njoftoi se gomonia ishte përballur me valë deri në 1.5 metra gjatë përpjekjes për t’u shpëtuar.

Nga 65 personat e shpëtuar nga anija e RESQSHIP, Nadir, ishin tre gra shtatzëna, fëmijë dhe një foshnje 7 muajshe.

Një person u rrokullis më parë gjatë udhëtimit dhe ende konsiderohet i zhdukur. Gomonia ishte nisur nga Zuwara në Libia gjatë natës së së premtes dhe u ndalua nga Nadir pas njoftimit nga operatori i shpëtimit Alarm Phone.

Kohët e fundit, rojet bregdetare italiane evakuuan 14 persona, përfshirë raste mjekësore dhe familjarët e tyre, në ishullin e Lampedusës. Trupi i tre motrave dhe mbijetuesit e tjerë mbërritën më vonë gjatë ditës në port.

The post Tragjedi pranë brigjeve të Italisë/ Përmbytet një gomone e mbushur me emigrantë, tre motra të mitura humbin jetën appeared first on Albeu.com.

Farage: Kush mbërrin me gomone, do arrestohet dhe do dëbohet nga Britania

‘Reform UK’ premton dëbime masive të azilkërkuesve që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar me gomone.

Lideri i partisë, Nigel Farage, i ka thënë gazetës ‘The Times’ se vendi po përballet me një “krizë të madhe”, që rrezikon sigurinë kombëtare dhe mund të çojë në trazira publike.

Sipas planit, personat që mbërrijnë mund të arrestohen menjëherë, të ndalohen në baza të vjetra ushtarake të RAF-it dhe, nëse arrihen marrëveshje, të riatdhesohen në vende si Afganistani, Eritrea dhe të tjera që janë burime të rëndësishme mbërritjesh.

Shumë nga këto masa mund të përballen me sfida ligjore dhe kundërshtime politike. Laburistët i kanë quajtur këto plane “ëndrra në diell”, ndërsa konservatorët thonë se ‘Reform UK’ po riciklon idetë e tyre.

‘Reform UK’ deklaron se planet e tyre do të kushtojnë 10 miliardë paund për pesë vjet, por se kjo do t’i kursejë qeverisë para, pasi nuk do të shpenzohet më për hotele për azilkërkuesit dhe shpenzime të tjera.

Sipas projektligjit të propozuar për Migracionin e Paligjshëm (Dëbime Masive), partia e Farage do të konsideronte dërgimin e emigrantëve në territore jashtë detit të Britanisë si ishulli Ascension, si një opsion rezervë.

Gjithashtu do të merrej në konsideratë përdorimi i “vendeve të treta” si Ruanda dhe Shqipëria për të strehuar azilkërkuesit.

Skema e mëparshme e qeverisë konservatore për Ruandën u përball me sfida të shumta ligjore dhe vetëm katër persona u dërguan atje përpara se të anulohej nga qeveria laburiste.

Farage i tha ‘The Times’ se nëse njerëzit e dinë se do të ndalohen dhe do të dëbohen, “do të ndalojnë së ardhuri shumë shpejt”.

“Qëllimi i këtij ligji është dëbimi masiv,” tha Farage për ‘The Times’.

“Kemi një krizë të madhe në Britani. Nuk është vetëm një kërcënim për sigurinë kombëtare, por po shkakton edhe zemërim publik që, sinqerisht, nuk është larg nga trazirat”.

“Së ka vetëm një mënyrë për të ndalur njerëzit që të hyjnë në Britani: t’i ndalosh dhe t’i dëbosh.”

Farage gjithashtu kërkon që Britania të dalë nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR).

ECHR u krijua në vitin 1950 dhe përcakton të drejtat dhe liritë që u takojnë qytetarëve në 46 shtetet nënshkruese.

Ky traktat është një pjesë qendrore e ligjit për të drejtat e njeriut në Mbretërinë e Bashkuar dhe është përdorur për të ndalur përpjekjet për të dëbuar emigrantë që konsiderohen të paligjshëm në vend.

The post Farage: Kush mbërrin me gomone, do arrestohet dhe do dëbohet nga Britania appeared first on Albeu.com.

Britania e Madhe vendos sanksione kundër bandave të trafikimit me gomone

Qeveria britanike pritet të publikojë këtë javë emrat e udhëheqësve të bandave dhe kompanive që furnizojnë me gomone dhe varka të vogla për trafikim njerëzish, si pjesë e një pakete të re sanksionesh.

Këto masa, të parat e këtij lloji në botë, synojnë të ndalojnë emigracionin ilegal përmes Kanalit Anglez duke goditur direkt financat dhe asetet e këtyre grupeve kriminale.

Ministrja e Brendshme, Yvette Cooper, tha se sanksionet do t’i shkatërrojnë rrjetet e trafikimit duke i privuar nga burimet e tyre ekonomike kudo që veprojnë.

Vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2025, mbi 20 mijë persona kanë kaluar ilegalisht Kanalin Anglez, një rritje prej 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke shtuar presionin mbi sistemin e azilit dhe sigurinë publike në Mbretërinë e Bashkuar.

 

Siguria Detare – Shpëtohen 18 shtetas, 36 mjete lundruese të bllokuara nga Ksamili në Koman


TIRANË, 13 korrik /ATSH/ Policia Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, vijon operacionin “Siguria Detare”, me qëllim garantimin e sigurisë për pushuesit dhe përdoruesit e mjeteve lundruese përgjatë gjithë vijës bregdetare, zonave liqenore dhe lumore.

Gjatë javës së fundit janë kontrolluar 254 mjete lundruese, nga të cilat 36 janë bllokuar për shkelje të perimetrit të sigurisë, ushtrim aktivitetesh jashtë zonave të miratuara dhe mungesë dokumentacioni. Ndër mjetet e bllokuara përfshihen 24 Jet Ski, 5 skafe, 4 gomone dhe 3 varka metalike.

Gjithashtu, janë konstatuar 13 mjete duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative prej 100,000 lekësh secili.

Policia Kufitare ka ndërhyrë në 10 raste, nga Ksamili në Velipojë, për të shpëtuar 18 shtetas (shqiptarë dhe të huaj) që ndodheshin në rrezik për shkak të dallgëve të forta apo defekteve në mjetet lundruese.

Policia e Shtetit apelon për respektimin e rregullave të sigurisë detare dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje në numrin 112.

/a.f/

The post Siguria Detare – Shpëtohen 18 shtetas, 36 mjete lundruese të bllokuara nga Ksamili në Koman appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policët francezë hyjnë në det me thika, çajnë gomonen me emigrantë të paligjshëm drejt Anglisë

Dhjetëra migrantë që përpiqeshin të kalonin Kanalin Anglez drejt Mbretërisë së Bashkuar me ndihmën e kontrabandistëve u ndaluan nga policia franceze në një plazh në jug të Bulonjës në Francë. Sipas mediave të huaja, kontrabandistët po përdornin varka të fryra për të mbledhur njerëz nga pjesë të ndryshme të bregdetit. Dy grupe të mëdha migrantësh, […]

The post Policët francezë hyjnë në det me thika, çajnë gomonen me emigrantë të paligjshëm drejt Anglisë appeared first on BoldNews.al.

Dhjetëra emigrantë ndalohen nga policia franceze/ Efektivët futen në det dhe copëtojnë me thika gomonen, nuk kalojnë…

Sipas BBC-së, trafikantët përdornin gomone për të marrë njerëz nga pika të ndryshme përgjatë bregdetit. Dhjetëra emigrantë që përpiqeshin të kalonin Kanalin e La Manshit drejt Mbretërisë së Bashkuar me ndihmën e trafikantëve, u ndaluan nga policia franceze në një plazh në jug të qytetit Bulon.

Dy grupe të mëdha emigrantësh, shumica me jelekë shpëtimi, dolën nga kodrat e rërës afër dhe vrapuan drejt detit për të hipur në anije. Mendohet se në plazh ndodheshin rreth 80 deri 100 persona.

Anija e parë e trafikantëve, që lundronte rreth 100 metra larg bregut, ishte tashmë e mbushur dhe nuk ndaloi për të marrë më shumë njerëz. Pak më vonë arriti një anije e dytë, pothuajse bosh, e shoqëruar nga një anije e rojës bregdetare franceze që ndodhej më larg në det.

Emigrantët, duke mbajtur duart njëri-tjetrit, u drejtuan drejt anijes nën drejtimin e një personi që koordinonte operacionin. Kur gomonia u kthye dhe filloi të lëvizte prapa pranë bregut, dhjetëra njerëz ranë në ujë deri në bel, duke u përpjekur të hipnin.

Në fillim, policia refuzoi të ndërhynte dhe qëndroi në breg duke monitoruar situatën. Një zyrtar tha për BBC-në se nuk lejoheshin të hynin në ujë përveçse në rast nevoje për shpëtim.

Por situata u përkeqësua kur gomonia, e mbushur me burra, gra dhe fëmijë, u lëkund rrezikshëm nga valët dhe motorri pranoi defekt. Një nga policët urdhëroi kolegët e tij të hynin në ujë, pasi pasagjerët ishin në rrezik.

The post Dhjetëra emigrantë ndalohen nga policia franceze/ Efektivët futen në det dhe copëtojnë me thika gomonen, nuk kalojnë… appeared first on Sot News | Lajme.

Vidhnin mjete lundruese në Korfuz për t’i shitur në Shqipëri, një i arrestuar në Sarandë

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ Një rast i trafikut të paligjshëm të mjeteve lundruese nga Greqia në Shqipëri është zbuluar në kuadër të operacionit policor të koduar “Silent Crossing”.

Policia njoftoi sot se “shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, pas kallëzimit të bërë në Komisariatin e Policisë Sarandë nga një shtetas grek, i cili kallëzoi se më datë 28.06.2025, gjatë natës, në Korfuz (Greqi) i ishin vjedhur dy mjete lundruese (gomone dhe skaf), dhe kishte dyshime se këto mjete ishin trafikuar në territorin shqiptar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Silent Crossing””.

Si rezultat i këtij operacioni “u arrestua në flagrancë shtetasi D. D., 23 vjeç, banues në Gjashtë, Sarandë”.

Gjithashtu sipas policisë “u shpallën në kërkim shtetasit D. J., 48 vjeç, banues në Sarandë, A. J., 24 vjeç, banues në Sarandë, dhe A. K., 48 vjeç, banues në Tepelenë”.

“Nga veprime hetimore të kryera nga grupi hetimor i ngritur për këtë rast, rezultoi se këta katër shtetas kanë vjedhur në ishullin e Korfuzit dy mjete lundruese, konkretisht një skaf dhe një gomone, të cilat më pas i kanë trafikuar në Shqipëri, në qytetin e Sarandës”, njoftoi policia.

Sipas policisë “gjatë kontrolleve të ushtruara në kuadër të këtij operacioni, u gjet i fshehur njëri prej mjeteve lundruese, në një parcelë në fshatin Vrion, Finiq, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një mjet kamion të dyshuar se është përdorur për transportimin e mjeteve nga bregdeti në drejtim të parcelës”.

Policia njoftoi se vijojnë veprimet për kapjen e personave të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin dhe dokumentimin ligjor të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/m.q/j.p/

The post Vidhnin mjete lundruese në Korfuz për t’i shitur në Shqipëri, një i arrestuar në Sarandë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Goditi me gomone turistin në Gjipe, Gjykata e Vlorë jep vendimin për drejtuesin e mjetit ujor

✇Albeu
By: M C

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për Krenar Velaj, drejtuesin e gomones, i cili plagosi një turist gjerman.

27-vjeçari u arrestua një ditë pas ngjarjes së rëndë ku mbeti i lënduar rëndë turisti gjerman.

Velaj ishte duke lundruar me gomone jashtë perimetrit të sigurisë, ndërsa dispononte edhe dokumentacion të rregullt, ndërsa turisti ka qenë duke u zhytyr në afërsi të gomones, kur është goditur nga helikat.

Për pasojë ka pësuar prerje në gjymtyrët e poshtme dhe në shtyllën kurriozore. Fillimisht ka qenë vetë 27-vjeçari që e ka ndihmuar duke njoftuar dhe policinë kufitare e cila e ka shoqëruar turistin gjerman për në spitalin e Himarës.

The post Goditi me gomone turistin në Gjipe, Gjykata e Vlorë jep vendimin për drejtuesin e mjetit ujor appeared first on Albeu.com.

Britania pranon dështimin: Kriza e gomoneve po përkeqësohet, 16 mijë emigrantë kalojnë Kanalin!

Zyra e Kryeministrit britanik ka pranuar për herë të parë publikisht se situata e gomoneve që kalojnë Kanalin e La Manshit po përkeqësohet. Deklarata vjen pas takimit mes kryeministrit të Britanisë së Madhe, Sir Keir Starmer, dhe presidentit francez Emmanuel Macron në kuadër të samitit të G7 në Kanada, ku emigracioni ilegal ishte një nga […]

The post Britania pranon dështimin: Kriza e gomoneve po përkeqësohet, 16 mijë emigrantë kalojnë Kanalin! appeared first on BoldNews.al.

Plagosi me gomone turistin gjerman në Gjipe, arrestohet drejtuesi i mjetit lundrues

Një turist gjerman u godit nga helika e një gomoneje në plazhin e Gjipesë ditën e djeshme. Në lidhje me këtë incident burime bëjnë me dije se policia ka arrestuar Krenar Velaj, drejtuesin e gomones.

Sipas policisë së Vlorës 27-vjeçari Velaj, ka qenë duke lundruar me gomone jashtë perimetrit të sigurisë, e cila është rrugën detare për mjetet lundruese si ato te peshkimit dhe ato turistike.

Mësohet se turisti 47-vjeçar, me banim në Gjermani i është dhënë ndihma e parë nga vetë drejtuesi i gomones i cili e ka ndihmuar duke njoftuar dhe policinë kufitare. Fillimisht turisti gjerman është dërguar për në spitalin e Himarës dhe më pas me helikopter drejt Tiranës.

Në të njëtën ditë, një aksident tjetër u regjistrua në plazhin e Durrësi. Një turist belg u rrëzua nga Jet Ski pasi humbi kontrollin nga kryerja e disa manovrave të rrezikshme. Për këtë ngjarje policia e Durrësit ka arrestuar, Skedilajt Xhametaj pasi i dha turistit Jet Ski me qira pa e pajisur me veshjet e sigurisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin S. Xh., 51 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Nga veprimet hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, rezultoi se shtetasi S. Xh. i ka dhënë me qira një mjet lundrues Jet Ski, pa masat e sigurisë të nevojshme, shtetasit belg H. K., i cili nuk është i pajisur me leje drejtimi për këtë kategori mjetesh. Gjithashtu, shtetasi S. Xh., gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, ka dhënë informacione të rreme për rastin.

Shtetasi H. K., që u dëmtua gjatë manovrave me mjetin lundrues, vijon të jetë në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, informoi policia e Durrësit.

 

The post Plagosi me gomone turistin gjerman në Gjipe, arrestohet drejtuesi i mjetit lundrues appeared first on Lapsi.al.

Aksidentoi pushuesin në Gjirin e Gjipesë me gomone, arrestohet 27-vjeçari

TIRANË, 16 qershor /ATSH/ Policia e Vlorës arrestoi një 27-vjeçar i cili një ditë më parë përplasi një pushues në Gjirin e Gjipesë në Himarës.

Policia njoftoi sot se “në vijim të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në vendin e quajtur Gjiri i Gjipesë, Dhërmi, Himarë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, shtetasin K. V., banues në Orikum”.

Sipas policisë “ky shtetas, ditën e djeshme, duke drejtuar një mjet lundrues (gomone),  ka goditur në det me pjesën e përparme të gomones, shtetasin D. S., 46 vjeç, banues në Gjermani, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës”.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkaq në qytetin e Durrësit, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin S. Xh., 51 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

“Nga veprimet hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, rezultoi se shtetasi S. Xh. i ka dhënë me qira një mjet lundrues Jet Ski, pa masat e sigurisë të nevojshme, shtetasit belg H. K., i cili nuk është i pajisur me leje drejtimi për këtë kategori mjetesh. Gjithashtu, shtetasi S. Xh., gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, ka dhënë informacione të rreme për rastin”, njoftoi policia.

Sipas policisë “shtetasi H. K., që u dëmtua gjatë manovrave me mjetin lundrues, vijon të jetë në spital, në kujdesin e mjekëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

/m.q/ /a.g/

The post Aksidentoi pushuesin në Gjirin e Gjipesë me gomone, arrestohet 27-vjeçari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbeti i bllokuar në det me gomone, Policia Kufitare e Vlorës ndihmon qytetarin

TIRANË, 1 qershor /ATSH/ Policia Kufitare e Vlorës i ka shkuar në ndihmë një shtetasi i cili kishte mbetur i bllokuar në det me gomone, për shkak të një defekti në motorin e mjetit lundrues.

Policia njoftoi se “ditën e djeshme, Policia Kufitare ka marrë njoftim se në afërsi të Plazhit të Vjetër, një gomone kishte pësuar defekt në motor dhe shtetasi që lundronte me të kërkonte ndihmë, pasi e kishte të pamundur kthimin në breg”.

“Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare, me mjetin lundrues të Stacionit të SPK Triport, janë nisur drejt vendit të raportuar. Pas lokalizimit të gomones, u bë rimorkimi dhe transportimi i saj në mënyrë të sigurt drejt Stacionit të Policisë Kufitare Triport”, njoftoi policia.

Policia Kufitare mbetet e angazhuar për sigurinë në hapësirat detare dhe ndihmën në çdo rast emergjent.

The post Mbeti i bllokuar në det me gomone, Policia Kufitare e Vlorës ndihmon qytetarin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqiptarët lënë pas gomonet? Si zhvendosen ilegalisht në Angli me jahte luksoze

Teksa njihet mënyra e transportit më gomone, që është në fakt shumë e rrezikshme për jetët e emigrantëve që ndodhen në bord, duket se ekziston e një formë tjetër për të shkuar ilegalisht në Britaninë e Madhe, e përdorur dhe nga shqiptarët. Gjithçka sqarohet nga një ish-ushtar britanik për BBC, i cili shërbeu për disa kohë […]

The post Shqiptarët lënë pas gomonet? Si zhvendosen ilegalisht në Angli me jahte luksoze appeared first on BoldNews.al.

“The Sun”: Shqiptarët që vijnë me gomone po tallen me paratë e britanikëve

Tabloidi britanik “The Sun” po u kushton vëmendje kohët e fundit emigrantëve nga Shqipëria që po hyjnë në këtë vend me anë të varkave të vogla. Këtë të martë është botuar një tjetër shkrim me nota negative për 2 emigrantë shqiptarë që pasi kanë kaluar nëpërmjet udhëtimit me gomone janë strehuar në një nga hotelet pas dorëzimit në polici.

“Emigrantët po mburren se janë akomoduar në hotele të financuara nga taksapaguesit, ashtu si faturat e paguara nga miliona britanikë. Dy burra postuan një video të TikTok me titra shqip në një dhomë pasi paguan 3000 £ për të kaluar Kanalin. Ndërkohë, faturat e britanikëve po rriten bashkë me rritjen e taksave” – shkruan The Sun. Në një investigim që ka bërë The Sun u veçua kjo video ku sipas tabloidit shqiptarët mburren për arritjen në Britani.

“Një video në TikTok tregon dy burra të gëzuar në një hotel për të pasurit me një TV të madh me ekran të sheshtë. Diçitura, në shqip, e reklamon itinerarin si 100% të garantuar. Vitin e kaluar qeveria shpenzoi 5.38 miliardë £ për strehimin dhe mbështetjen e azilkërkuesve. Ka 8000 emigrantë të tjerë në hotele që kur Sir Keir u bë kryeministër, me taksapaguesit që po paguajnë faturën e madhe” – shkruan The Sun.

TikTok video of a man in a hotel room bragging about paying £3,000 to enter the UK illegally.

Në video, një burrë mburret: “Respekte. Na sollën në Londër.” Një tjetër klip thotë: “Çdo ditë udhëtim me varka të vogla Siguria 100 për qind. Pagesa 3000 £, kur të mbërrini në Mbretërinë e Bashkuar. Vëllezër që duan të shkojnë, kontaktoni dhe ne ju dërgojmë drejtpërdrejt”.

TikTok video showing belongings of asylum seekers in a hotel room, advertising Channel crossing for £3000.

Shifrat e Home Office tregojnë se 616 persona kanë udhëtuar nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla në vitin 2024. Kritikët vënë në dukje një rekord prej 6642 emigrantësh që kanë mbërritur me 119 varka deri më tani këtë vit, 43% më shumë se e njëjta këtë kohë e vitit të kaluar. Më shumë se 4000 persona e bënë këtë udhëtim vetëm muajin e kaluar.

Dihet se bandat e trafikut përdorin platformat e mediave sociale për të kontaktuar me emigrantët përpara se të kalojnë në shërbime private të mesazheve të koduara. Vitin e kaluar Agjencia Kombëtare e Krimit kërkoi heqjen e më shumë se 8000 llogarive në mediat sociale. TikTok e hoqi videon pasi The Sun i paralajmëroi për të pasi ajo shkel udhëzimet rreth trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës. ©LAPSI.al

The post “The Sun”: Shqiptarët që vijnë me gomone po tallen me paratë e britanikëve appeared first on Lapsi.al.

ITALI – 40 emigrantë të zhdukur pas mbytjes së një gomoneje

SIÇILI, 19 mars /ATSH-ANSA/ – Kërkimet për rreth 40 persona të zhdukur nga mbytja e një gomoneje në Ngushticën e Siçilisë, në brigjet e Tunizisë, rifilluan mëngjesin e sotëm.

Pasditen e djeshme, rojat bregdetare dhe anijet patrulluese të ”Guardia di Finanza” zbarkuan 10 të mbijetuar dhe gjashtë trupa të gjetur në brigjet e ishullit Lampione në Lampedusa.

Të humburit ishin në një gomone gjysmë të fundosur.

Të mbijetuarit thanë se u nisën të dielën, 56 prej tyre, nga Sfax, Tunizi, me një gomone.

Më pak se 24 orë më vonë, ndërsa ndodheshin në ujërat ndërkombëtare, raportohet se shumë emigrantë ranë në ujë gjatë kalimit, ndoshta për shkak të detit të trazuar.

Varka ka vazhduar lundrimin dhe pasditen e djeshme, tashmë gjysmë e zhytur, është kapur në ujërat përballë ishullit Lampione.

Gjashtë burra dhe katër gra do të merren në pyetje nga policia dhe do të bëhet një përpjekje për të rindërtuar më saktë atë që ndodhi dhe për të shqyrtuar historinë e tyre.

Operacionet e shpëtimit u kryen nga varkat patrulluese CP324 të Rojes Bregdetare dhe V1302 të ”Guardia di Finanza”.

Dje në Lampedusa janë regjistruar pesë zbarkime me 213 emigrantë./  a.jor.

The post ITALI – 40 emigrantë të zhdukur pas mbytjes së një gomoneje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Itali, dhjetëra emigrantë të zhdukur pas mbytjes së një gomoneje

Kërkimet për rreth 40 persona të zhdukur nga mbytja e një gomoneje në Ngushticën e Siçilisë, në brigjet e Tunizisë, rifilluan mëngjesin e sotëm.

Pasditen e djeshme, rojat bregdetare dhe anijet patrulluese të ”Guardia di Finanza” zbarkuan 10 të mbijetuar dhe gjashtë trupa të gjetur në brigjet e ishullit Lampione në Lampedusa.

Të humburit ishin në një gomone gjysmë të fundosur.

Të mbijetuarit thanë se u nisën të dielën, 56 prej tyre, nga Sfax, Tunizi, me një gomone.

Më pak se 24 orë më vonë, ndërsa ndodheshin në ujërat ndërkombëtare, raportohet se shumë emigrantë ranë në ujë gjatë kalimit, ndoshta për shkak të detit të trazuar.

Marina franceze refuzon t’i ndihmojë, anglezët shpëtojnë emigrantët në mes të detit

Mediat në Britaninë e Madhe kanë kritikuar oficerët e marinës franceze pasi sipas tyre  refuzuan të ofronin ndihmë për 60 migrantët që ndodheshin në një gomone të ngushtë dhe të mbushur me ujë.

Oficerët francezë kërkuan ndihmë nga Forcat Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar ndërsa incidenti ndodhi në territorin francez, përgjatë Kanalit të La Mansh, dhe shkaktoi skena dramatike kur migrantët, shumica burra, kërkonin shpëtim duke bërtitur dhe tundur duar, ndërkohë që një varkë e marinës franceze ndodhej afër tyre.

Sipas raportimeve të Dailymail, autoritetet franceze, edhe pse ishin të informuara për rrezikun që po kalonin emigrantët dhe për faktin se gomonia ishte e mbushur me ujë, nuk morën masa për t’i shpëtuar ata.

Përkundrazi, ata kërkuan me radio ndihmën e Forcave Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar. Situata është bërë më alarmante kur, gjatë një bisede në sistemin radio publik, një zyrtar francez informoi shërbimin britanik se varka ishte plot me ujë dhe se emigrantët ishin duke bërë thirrje për ndihmë.

Ndërkohë, shifrat e emigracionit janë rritur, me të dhëna që tregojnë se numri i migrantëve që kanë arritur në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit ka arritur në 3,224, një rritje prej 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur numri ishte 2,983.

Kjo është pjesë e një fluksi më të madh migrator, me gjithsej 26,466 emigrantë që kanë mbërritur që nga koha kur Keir Starmer ka marrë pushtetin, duke arritur në mesatarisht 55 individë në ditë.

Incidenti, që ka ngjallur shumë reagime në nivel ndërkombëtar, shënon një tjetër moment të tensioneve në marrëdhëniet mes Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar në lidhje me çështjen e migracionit dhe ndihmën në rastet e urgjencës në det.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Marina franceze refuzon t’i ndihmojë, anglezët shpëtojnë emigrantët në mes të detit appeared first on Euronews Albania.

Organizonte trafik njerëzish me gomone Francë-Angli, arrestohet në Londër shqiptari/ EMRI

Dy persona të kërkuar nga autoritetet franceze për kontrabandë njerëzish përmes Kanalit të La Mansh duke përdorur varka të vogla janë arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar nga Agjencia Kombëtare e Krimit. Shqiptari Lulzim Brahaj, 47 vjeç dhe irakiani Rebin Sharif, 25 vjeç, u gjurmuan dhe u arrestuan në Londër të mërkurën e 5 shkurtit, sipas […]

The post Organizonte trafik njerëzish me gomone Francë-Angli, arrestohet në Londër shqiptari/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

U kap 1.1 ton kokainë/ Si u godit karteli i 7 shqiptarëve, trafikantët fjetën 3 javë në gomone në det

htatë shqiptarë dhe një spanjoll u arrestuuan gjatë një superoperacioni të Guardia Civil në Spanjë më 15 Janar, teksa u sekuestruan edhe 1,1 ton kokainë në mjet lundrues, një nga sasitë rekord kjo. Mediat spanjolle raportojnë se në momentin që u arrestuan, ekuipazhi kishte kaluar 19 ditë në det të hapur, në kushte aspak të mira. […]

The post U kap 1.1 ton kokainë/ Si u godit karteli i 7 shqiptarëve, trafikantët fjetën 3 javë në gomone në det appeared first on BoldNews.al.

❌