Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rama: Disa gjyqtarë vendime në favor të zjarrvënësve, i nxjerrim përpara përgjegjësisë publike dhe institucionale

TIRANË, 27 gusht/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj gjyqtarëve që marrin vendime në favor të zjarrvënësve.

Gjatë ceremonisë së Mirënjohjes Kombëtare ku u ndanë medalje dhe shpërblime për të gjitha forcat e angazhuara në operacionet e shpëtimit ndaj zjarreve, Rama u shpreh se “duart e mendjeve kriminale, fatkeqësisht gjejnë jo rrallë aleatë në radhët e gjykatësve të këtij vendi”.

“Kronika e zjarreve mund të vazhdojë të rrëfehet gjatë, aq më tepër që ende nuk ka përfunduar së shkruari dhe rreth 10 mijë forca mbeten të gatshme kundër përbindëshit të flakëve që rritet çdo vit fatkeqësisht duke u ushqyer rreth e rrotull Mesdheut, sidomos në temperaturat në kapërcime të vazhdueshme historike, por që mbin nga duart e mendjeve kriminale të cilat fatkeqësisht gjejnë jo rrallë aleatë në radhët e gjykatëseve të këtij vendi”, theksoi Rama.

Kryeministri theksoi se i ka kërkuar Ministrit të Drejtësisë t’ia përcjellë organeve të qeverisjes së gjyqësorit këto raste, të cilat nuk janë shumë por janë mjaft për të vënë duart në kokë.

“Teksa mijëra njerëz me uniformë në këtë vend derdhin pa kursim energjitë e tyre në një përkushtim që shkon deri në vetëmohim, shpesh në një luftë sfilitëse me zjarret dhe megjithatë mijëra hektarë pasuri pyjore e krijuar në qindra vjet përpihet nga goja e përbindshme e flakëve, disa persona, të cilëve nuk u dihen emrat, nuk u njihet fytyra, me një ndjeshmëri njerëzore zero, me një integritet moral dhe profesional zero me xhufkë, me ajër të kondicionuar mbuluar me tyrben e zezë të gjykatësit, i përqeshin të gjitha sakrificat dhe i shkelin me të katër këmbët e tyre të gjitha interesat e vendit dhe publikut duke dhënë vendime të ‘ububushme’ jo në mbrojtje të republikës, por në favor të zjarrvënësve”, tha Rama.

Kryeministri siguroi se “as nuk do të heshtim dhe as nuk do të lëmë gur të shtratit ligjor të kësaj republike pa luajtur, për të vendosur përpara përgjegjësisë publike dhe institucionale çdo prokuror apo gjykatës që do të sulmojë haptazi shtetin dhe interesin publik, në proceset gjyqësore me zjarrvënës, me zaptues apo me gllabërues të të mirave dhe të pasurive publike të këtij vendi”.

Ashtu sikundër, Rama tha se “nuk do të kursejmë çdo mbështetje institucionale për prokurorët dhe gjykatësit që i shërbejnë misionit historik kombëtar të Shqipërisë 2030 në BE, duke luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe duke qëndruar drejt në mbrojtje të interesit publik dhe lirive dhe të drejtave të njerëzve të këtij vendi”. /j.p/

The post Rama: Disa gjyqtarë vendime në favor të zjarrvënësve, i nxjerrim përpara përgjegjësisë publike dhe institucionale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mirënjohje Kombëtare për trupat që u përballën me zjarret, Rama: Momente heroike që nderojnë shtetin shqiptar

TIRANË, 27 gusht/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot reagimin e të gjithë trupave të angazhuara në përballje me situatën e shkaktuar nga zjarret në vendin tonë.

Rama po merr pjesë në ceremoninë e Mirënjohjes Kombëtare të organizuar për dhënien e medaljeve dhe shpërblimeve për të gjithë forcat e angazhuara në operacionet e shpëtimit ndaj zjarreve.

Kryeministri tha se përulet me respekt për të gjithë ata që bënë betejë me zjarret.

“Jemi këtu për t’u përulur me respekt përpara jush dhe të gjithëve atyre që ju këtu përfaqësoni. Beteja e zjarrit që përfshiu territore të konsiderueshme të vendit në dy muajt e fundit ishte një kronikë e gjatë ethesh, plagësh, dhimbjesh. Një kronikë dramatike por me nota stërmundimi, përkushtimi dhe momente kulmore edhe heroizmi njerëzor që i bëjnë nder uniformave tuaja dhe falë jush nderojnë shtetin shqiptar, lartësojnë republikën tonë”, tha mes të tjerash Rama.

Kryeministri theksoi se situata ishte e tillë ku zjarret dolën jashtë kontrollit dhe i kanoseshin thuajse në mënyrë të dëshpëruara qendrave të banuara.

“Helikopterët Black Hawk furnizohen me ujë në liqene plotësisht të maskuar nga tymi. Mbi fshatin Kalasë tymi shndërrohej në një vorbull tornadoje që kërcënon të mpijë deri në paralizë vetë sistemin e fluturimit. As zogjtë nuk dilnin dot nga ai kazan zjarri dhe fluturonin bashkë me helikopterët, një pasojë që për mjetet fluturuese mund të ishte edhe fatale. Në Delvinë flakët që zbrisnin duke kërcënuar lagjet e vjetra dukeshin si regjimente demonësh që asnjë gjë nuk dukej se i zmbrapste pa i lënë të përpinin gjithçka, përfshirë edhe njerëzit”, shtoi Rama duke përshkuar situatën.

Ndërkohë, kryeministri vlerësoi se “trupat e ushtrisë dhe ato zjarrfikëse ndërmerrnin çdo iniciativë të mundshme dhe të imagjinueshme duke rrezikuar jetën me përkushtim të mahnitshëm për të shpëtuar qytetin”.

Rama përcolli edhe përjetimet e një oficeri policie, i cili sfidoi drejtpërdrejt vdekjen për të shpëtuar jo jetën e tij por jetën e të tjerëve.

“Na thanë zjarrfikësit që banorët nuk pranojnë të evakuohen. Mes tyre ishte edhe një fëmijë 10 vjeç. Mora në krah edhe një grua të moshuar, pastaj një çift të moshuarish që nuk pranonin të iknin. Gjeta një kovë të vogël me ujë, laga bluzën që të mos asfiksohem. I çoj lokacionin kolegëve, telefonat mu bllokuan nga nxehtësia. U ula dhe mendova, ishte moment tejet i vështirë. Mendova fëmijët, familjen. Kam vrapuar 100 metra për të gjetur zjarrfikësen ku e lashë dhe nuk e gjeta. Kishte shumë tym e blozë, e kam rënë pa ndjenja”, ndau Rama përjetimet e njërit prej oficerëve të policisë që u përball me flakët për të shpëtuar jetë njerëzore.

Ndërkohë, Rama theksoi se dhjetëra kilometra më larg, shumë më në veri në fshatin Plan i Bardhë në Mat, në një situatë ku i madh dhe i vogël ka humbur toruan dhe shpesh nga paniku më shumë se nga vetë flakët rrezikohet edhe jeta e të tjerëve zjarrfikësit me trimëri evakuojnë, shpëtojnë jetë të tëra, pa çarë kokën për tymin, intoksikimin, përcëllimin, etjen rraskapitjen. /j.p/

The post Mirënjohje Kombëtare për trupat që u përballën me zjarret, Rama: Momente heroike që nderojnë shtetin shqiptar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Veliaj kërkoi t’i jepet dosja hetimore/ Avokatët: SPAK ia dorëzoi me USB! S’e përdor dot në izolim

Avokatët e Erion Veliajt kanë reaguar për kërkesën që ky i fundit ka bërë ndaj SPAK për t’u njohur me materialet hetimore. Në reagimin e publikuar në faqen zyrtare të Erion Veliajt theksohet se kryebashkiakut i është vendosur nga SPAK në dispozicion një USB me të gjitha materialet hetimore, ndërkohë që ky i fundit kishte […]

The post Veliaj kërkoi t’i jepet dosja hetimore/ Avokatët: SPAK ia dorëzoi me USB! S’e përdor dot në izolim appeared first on BoldNews.al.

Me shpejtësi skëterrë përplasi për vdekje dy motrat në Sarandë, lihet në burg 23-vjeçari

Tre ditë pas aksidentit tragjik në aksin Sarandë–Delvinë, ku humbën jetën motrat, Rozina dhe Ela Dhimaku dhe ngeli e plagosur rëndë Antonela Zhupa, gjykata e Sarandës caktoi masën e sigurisë për drejtuesin e mjetit “Audi”, 23-vjeçarin Kevin Norra. Në seancën e zhvilluar prokurorja e çështjes, Besjana Sadikaj, kërkoi masën e arrestit me burg, të cilën […]

The post Me shpejtësi skëterrë përplasi për vdekje dy motrat në Sarandë, lihet në burg 23-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Virozat/ Shtohen rastet e urgjencave mjekësore, po prek më shumë të miturit dhe të moshuarit

Fluks qytetarësh në urgjencë dhe te mjeku i familjes për shkak të gastroenteriteve apo inflamacionit me karakter viral. Një pjesë e mirë e qytetarëve drejtohen menjëherë në urgjencë, ndërkohë që ka të tjerë të cilët drejtohen menjëherë në farmaci duke marrë mjekim pa u konsultuar më parë me mjekun, çka shpesh përkeqëson gjendjen e tyre […]

The post Virozat/ Shtohen rastet e urgjencave mjekësore, po prek më shumë të miturit dhe të moshuarit appeared first on BoldNews.al.

Pasi Shqipëria u shkrumbua, Rama vijon premtimet boshe: Do kemi një flotë avionësh zjarresh

Edi Rama dekoroi në një ceremoni publike të gjithë zjarrfikësit, punonjësit e emergjencave civile, forcave të armatosura dhe efektivët e policisë, të cilët dhanë një kontribut të madh në shuarjen e zjarreve të verës. Shërbimet zjarrfikëse u përballen sërish këtë vit me pajisje dhe një flotë automjetesh tejet të vjetruara, duke nxjerrë në pah një […]

The post Pasi Shqipëria u shkrumbua, Rama vijon premtimet boshe: Do kemi një flotë avionësh zjarresh appeared first on BoldNews.al.

Kosovë/ Ministri Liburn Aliu njofton dorëheqjen pas zgjedhjes së Bashës kryeparlamentar

Liburn Aliu ka njoftuar të mërkurën se ka dhënë dorëheqje si ministër në detyrë në Qeverinë e Kosovës, për shkak të, siç tha, zgjedhjes së Dimal Bashës në postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës një ditë më parë. “Dua t’ju njoftoj që sapo e dorëzova te kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, letrën […]

The post Kosovë/ Ministri Liburn Aliu njofton dorëheqjen pas zgjedhjes së Bashës kryeparlamentar appeared first on BoldNews.al.

Procesi ndaj Metës/ Tedi Blushi: Endrit Braimllari hyri në SPAK me teserën e PL-së dhe doli me atë të PS

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një konferencë për shtyp, tha se Endrit Braimllari, një nga dëshmitarët sipas tij në procesin kundër ish presidentit Ilir Meta, “hyri në zyrat e SPAK me teserën e PL-së dhe doli me atë të PS-së, madje edhe si kandidat për deputet i Edi Ramës”. “Alibia […]

The post Procesi ndaj Metës/ Tedi Blushi: Endrit Braimllari hyri në SPAK me teserën e PL-së dhe doli me atë të PS appeared first on BoldNews.al.

BIRN: Strategjia për Inteligjencën Artificiale: E mirë në letër, sfiduese në zbatim

Në fund të vitit 2023, kryeministri Edi Rama shprehu për herë të parë ambicien për të përshpejtuar procesin teknik të integrimit në Bashkimin Europian nëpërmjet ChatGPT, që të zëvendësojë ‘armatën e përkthyesve’ në përafrimin e legjislacionit me përkthimin automatik nga sistemet e Intelegjencës Artificiale. Pavarësisht pikëpyetjeve për bazën rregullatore ligjore për të përfshirë sistemet e […]

The post BIRN: Strategjia për Inteligjencën Artificiale: E mirë në letër, sfiduese në zbatim appeared first on BoldNews.al.

Aksident në aksin “Shkodër-Velipojë”, tre të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, ku raportohet se tre persona kanë mbetur të plagosur. Policia bën me dije se shtetasi J. H., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar 3 pasagjerët në automjet, të […]

The post Aksident në aksin “Shkodër-Velipojë”, tre të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Qëlluan me a*më ndaj policisë, Gjykata e Durrësit lë në burg Ardit Domin dhe Leonard Çalin

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Ardit Domin dhe Leonard Çalin, të përfshirë në një përplasje të dhunshme me policinë. Sipas hetimeve, dy të rinjtë qëlluan me armë zjarri në drejtim të efektivëve, pasi policia tentoi t’i ndalonte. Në vend që t’i bindeshin urdhrit, ata u larguan me shpejtësi […]

The post Qëlluan me a*më ndaj policisë, Gjykata e Durrësit lë në burg Ardit Domin dhe Leonard Çalin appeared first on BoldNews.al.

Shqiptarët rikthehen tek Benzi. Në 6 muaj blenë 57 mijë mjete të reja

Nga Gazeta ‘SI’ – Më shumë se 57 mijë mjete u regjistruan për herë të parë në Shqipëri, nga janari në korrik 2025 duke e çuar numrin e mjeteve totale në qarkullim në 1.002.629.

Shifrat nga Drejtoria e Shërbimeve Rrugore tregojnë se 47 mijë nga mjetet e saporegjistruara janë vetura personale.

Nga janari në korrik, 11.758 mjete kanë ardhur nga Koreja e Jugut, importuesi kryesor i makinave në Shqipëri. Vendin e dytë e zë Italia me 9.151 makina të importuara në Shqipëri, ndjekur nga Gjermania me 8.841 mjete. DPSHTRR tregon një rritje të shpejtë dhe të mjeteve të ardhura nga Kina, SHBA-ja dhe Kina.

Flota e makinave në Shqipëri dominohet nga prodhimet 8-15 vjeçare, që zënë 55% të totalit, por vërehet një rritje e ndjeshme e makinave të reja. 15% e mjeteve të regjistruara janë prodhuar 4 vitet e fundit.

Mercedez Benz ka rimarrë fronin sërish si marka e preferuar e shqiptarëve, ndjekur nga BMË që mban vendin e dytë dhe Volksëagen në vend të tretë.

Të ndara sipas lëndë djegëse, makinat me naftë mbeten më të preferuara, mbi 34 mijë, ndjekur nga ato me benzinë mbi 15 mijë. Numrat tregojnë për një rritje modeste të makinave elektrike, 2.8 mijë.

The post Shqiptarët rikthehen tek Benzi. Në 6 muaj blenë 57 mijë mjete të reja appeared first on Gazeta Si.

Trump godet Indinë me 50% tarifë eksporti

SHBA i ka dhënë një goditje ekonomisë indiane me tarifat e miratuara duke nxitur një konflikt midis Uashingtonit dhe Nju Delhit.

Tarifa shtesë 25% mbi një tarifë tjetër po 25% hyri në fuqi këtë të mërkurë. Vendimi i Donald Trump vjen pasi dy shtetet dështuan në negociatat e tregtisë dhe India vazhdon të blejë naftën ruse. Ekspertët e shohin masën më shumë si presion ndaj Vladimir Putin për të ndaluar sulmet ndaj Ukrainës.

Shifrat tregojnë se eksportet e Indisë drejt SHBA-së, partneri më i madh tregtar i saj, do të reduktohen nga 86.5 mld dollarë në 50 mld dollarë. Industria e tekstileve, bizhuterive, gurëve të çmuar, tapeteve dhe karkalecëve të detit do të jenë më të prekurat, deri në 70% rënie duke rrezikuar mijëra vende pune.

Ekspertët llogarisin se tarifat amerikane mund të ulin me 1% PBB-në e Indisë, ekonomia me rritjen më të shpejtë në botë.

Zyrtarët e qeverisë indiane kanë bërë hapa drejt Rusisë dhe Kinës, me kryeministritn Narendra Modi që do të bëjë vizitën e tij të parë në Kinë në shtatë vite. Ministri i Jashtëm Subrahmanyam Jaishankar javën e kaluar inkurajoi kompanitë ruse që të angazhohen “më intensivisht” me Indinë.

Disa zyrtarë dhe analistë indianë besojnë se ngërçi reflekton pjesërisht një ftohje të lidhjeve personale midis Modi dhe Trump, i cili ka kërcënuar Apple për zhvendosjen e një pjese të prodhimit në Indi, është tallur me “ekonominë e vdekur” të vendit dhe ka tërhequr rivalin e tij më të madh Pakistanin.

Sipas tre personave të informuar për këtë çështje, Modi nuk komunikoi me Trump në prag të afatit tarifor, pasi ai ishte i shqetësuar se presidenti amerikan mund të përpiqej të shtrydhte koncesionet e minutës së fundit. Zyra e Modi nuk iu përgjigj një kërkese për koment./FinancialTimes

The post Trump godet Indinë me 50% tarifë eksporti appeared first on Gazeta Si.

‘Makinat për shqiptarët janë temë delikate’ – Reportazhi i gazetarit gjerman: 5 mësime nga Shqipëria!

Katër orë në një rrugë me gropa që duken si kratere. Gurët dhe degët përplasen me makinën dhe e ndjen drejt e në trup. Tundimi për t’u kthyer mbrapsht është i madh, por papritur del një rrugë e shtruar në mënyrë perfekte me asfalt. Marr frymë thellë dhe shtyp pedalin e gazit.

Asnjë makinë tjetër nuk ka arritur deri këtu, kemi gjithë autostradën vetëm për vete. A është kjo një dhuratë nga qielli? Apo thjesht vepër e ndonjë nëpunësi të korruptuar që ka zhdukur ndonjë fond? Pas disa minutash vjen përgjigjja: autostrada përfundon papritur dhe pa asnjë paralajmërim në një shteg të paasfaltuar, i ndërprerë nga dhjetëra kanione të vegjël që i ka krijuar shiu i fundit i rrëmbyeshëm. Arrijmë të bëjmë frenim emergjent fiks në kohë.

Gropa në rrugë dhe një rrugë shtetërore e regjistruar gabimisht në Google Maps: këto gjëra duhet të marrësh në konsideratë nëse nisesh për një udhëtim rrugor në Shqipëri. Megjithatë, ia vlen të eksplorosh këtë shtet të vogël ballkanik me makinë, që nuk është as sa madhësia e Brandenburgut. Një vend xhuxh, por që ofron gjithçka: nga plazhet me rërë në Adriatik deri te malet e larta alpine, nga kisha ortodokse te xhamitë osmane.

Një makinë me qira mund ta marrësh në Shqipëri lehtë dhe relativisht lirë. Për më tepër, shumë shqiptarë që punojnë në hotele dhe lokale flasin gjermanisht, italisht apo anglisht. Kush është i gatshëm të përballet me trafikun kaotik të qyteteve si Tirana apo Durrësi dhe me rrugët me gropa në zonat rurale, do të shpërblehet me zemërgjerësi: me fshatra piktoreske, brigje të thepisura marramendëse dhe pamje mahnitëse të Rivierës Shqiptare. Gjatë rrugës, ka pafundësisht mundësi për të zgjeruar horizontin.

Mësimi 1: Mos u mbështet te Google Maps

Rrugët e këqija të Shqipërisë nuk vijnë krejt nga hiçi. Vendi ka një histori të trazuar dhe pjesërisht tragjike në të kaluarën e afërt. Kur diktatura staliniste e Enver Hoxhës u shemb në vitin 1990, vendi mesdhetar u zhyt në një kaos pothuajse si i një lufte civile, nga i cili u rimëkëmb ngadalë.

Sot, Shqipëria është një shtet kandidat për në BE, ku përparimi i vrullshëm përplaset pa kompromis me kushte paraindustriale. Kështu ndodh që rrugë të asfaltuara mirë ende nuk ekzistojnë në Google Maps, ndërsa, nga ana tjetër, shtigje mushkash ndonjëherë janë shënuar si autostrada. Megjithatë, turizmi është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Edhe pse marketingu profesional i destinacioneve është ende në ndërtim e sipër, vendi është shndërruar – falë fjalës së mirë që përhapet gojë më gojë – në një këshillë pushimi që nuk është më aq sekret. Përveç peizazhit, udhëtarët entuziazmohen nga çmimet e lira dhe mikpritja thuajse pa kufij e shqiptarëve.

Kështu ia bëra tërheqës destinacionin e udhëtimit edhe gruas sime. Me traget për ne rruga fillon nga Italia, përtej Adriatikut, drejt Durrësit; atje marrim me qira një makinë dhe duam të eksplorojmë jugun e vendit. Destinacioni i parë është Berati, një qytet me arkitekturë osmane, pastaj rruga na çon përgjatë Vjosës (lumi i fundit i madh i egër në Evropë) deri te burimet termale në Përmet. Prej andej mbeten vetëm disa qafa malore për të mbërritur te bregu i thepisur i Rivierës Shqiptare me plazhet e saj të gjata.

Për të ecur përpara, nuk duhet të mbështetesh vetëm te hartat digjitale, por herë pas here edhe te këshilla e vendasve.

Mësimi 2: Makina e shtrenjtë – temë e ndjeshme

Mjeti ynë për udhëtim është një Citroën C1 i vogël, i kuq. Me të bie paksa në sy në qytetet shqiptare – si një i varfër. Në rrugën drejt Beratit të dalin përpara thuajse vetëm SUV luksozë të lëmuar. Markat gjermane si Mercedes, BMË dhe Audi janë veçanërisht të pëlqyera. Ndërsa në fshat has ende shumë “kazanë” të vjetër.

Makina e bosëve krijojnë një kontrast të çuditshëm me fasadat e rrënuara të shtëpive që qëndrojnë të shpërndara nëpër peizazh. Shqipëria, me një prodhim të brendshëm bruto për frymë rreth 10.000 dollarë amerikanë, është ndër vendet më të varfra të Europës; 4.5 përqind e popullsisë është e kequshqyer, ndërsa shumë shtëpi mbeten skelete të papërfunduara nga mungesa e parave. Nga vjen, pra, kjo “begati makinash”?

Kush mund ta dijë më mirë sesa ata që xhirojnë me këto makina luksoze rreth e rrotull? Nga një BMË X5 i bardhë para nesh zbresin tre të rinj me shpatulla të gjera dhe nofulla të forta. Shoferi nuk e merr me humor pyetjen time disi të turpshme:

“Kështu si janë rrugët Duhet të kesh makina të mëdha e të forta.”

Një argument bindës. Dhe duke parë shtatin e tyre e shikimet e ashpra, pyetje të tjera nuk kishin më vend.

Mësimi 3: Mos ofro autostop natën

Është mbrëmje, jemi afër Beratit dhe e kuptojmë se ka njerëz për të cilët rrugët e këqija ndoshta janë edhe një përparësi. Sa më shumë errësohet, aq më shumë shfaqen ata në dritën e fenerëve. Të përkulur e të vetmuar ecin përgjatë rrugës – ndonjëherë gra, por më së shumti burra të moshuar, të tharë nga jeta. Nga vijnë dhe ku shkojnë, nuk di ta shpjegojë as plaku pranë të cilit më në fund ndalojmë, për t’i ofruar një vend në makinë. Dikur edhe unë kam udhëtuar me autostop dhe e di se sa mirë bën kur të marrin disa kilometra rrugë me vete.

Na duhet pak kohë derisa në hartë të gjejmë një vend që tingëllon si fjala që plaku, me xhaketën e grisur, përsërit vazhdimisht. Një gisht i ngritur, një buzëqeshje – kështu funksionon komunikimi në raste të tilla. Që plaku nuk flet shumë, nuk është keq, sepse ka një erë të tmerrshme alkooli.

Në vendmbërritje, plaku falënderon. Sërish një re fryme që përzien birrën me verën. Pastaj ai tërheq e shtyn fort dorezën e derës, përpiqet kot ta hapë. Vetëm kur diçka kërcet, më kujtohet se duhet të jetë aktivizuar mbrojtja e fëmijëve. Dal jashtë dhe i hap derën plakut.

Ai falënderon edhe një herë, pastaj largohet duke çaluar shpejt. Në tapetin e këmbëve lë pas dorezën e këputur të derës. Lamtumirë, garanci e makinës me qira.

Mësimi 4: Enver Hoxha? Njeri i mirë

Tomori, mikpritësi ynë në Berat, e ka më mirë. “Janë ata krejt të varfrit që ende ecin më këmbë nga një fshat në tjetrin,” na thotë ai, “njerëz të moshuar si unë, me pension rreth 200 euro në muaj.” Fati i tij është që ka një shtëpi të hijshme në qendrën historike të Beratit. Sot aty jep dhoma me qira për turistë. Me ato para ka blerë një biçikletë dhe i ka financuar djalit studimet në Tiranë.

“Edhe unë do të kisha dashur të udhëtoja gjatë jetës sime,” thotë Tomori nga tarraca e tij me pamje nga qendra e Beratit. Për shkak të shtëpive karakteristike të bardha me shumë dritare të vendosura simetrikisht, Berati quhet edhe “Qyteti i një mijë dritareve.”

Tomori do të kishte dashur të shihte Italinë, ose SHBA-të, shton ai. Por për shkak të kostove kjo ishte e pamundur. Dikur, nën diktaturën e Enver Hoxhës, ishte radioja ajo që ia ushqente kureshtjen për botën e madhe. Në fshehtësi, në dhomën e tij, dëgjonte stacionet italiane; i donte shumë këngët e Adriano Celentano-s dhe Caterina Caselli-t.

Ai flet rrjedhshëm italisht. “Por atëherë ruhesha që askush të mos e kuptonte,” tregon Tomori. Po të kishin marrë vesh njerëzit e gabuar që ai dëgjonte radio italiane, do ta kishin arrestuar si spiun.

Megjithatë, Enver Hoxhën, diktatorin paranojak të asaj kohe, ai prapë e quan njeri të mirë. Në socializëm, të paktën secili kishte një jetë të siguruar; djali i tij nuk do të ishte dashur të largohej. As drogë e as kriminalitet nuk kishte atëherë.

Sot, përkundrazi, këto janë. Prandaj për Tomorin edhe puna me makinat e bosëve është e qartë: “Të gjithë këta djem të rinj me fuoristrada të shtrenjta – ç’mendoni ju, nga e kanë gjithë këtë para? Të gjithë flenë me armën nën jastëk.” Për të, biçikleta mbetet më e dashur.

Mësimi 5: Edhe makinat e vjetra vlejnë si simbole statusi

Nga Berati udhëtimi vazhdon drejt maleve të egra të Përmetit, ku këmbët e lodhura nga udhëtimi i gjatë çlodhen sërish në ujin termal të burimeve të Bënjës, me temperaturë 25 deri në 30 gradë. Në sfond qëndron ura prej guri me harqe e Urës së Katiut nga shekulli XVIII, që të jep ndjesinë e një udhëtimi në kohë.

Shpejt malet e ashpra zëvendësohen nga kodrat bukolike. Rruga nga Përmeti deri në Adriatik kalon pranë tufave të deleve dhe mureve të vjetra prej guri. Interesante është se, sa më thellë futesh në provincën shqiptare, aq më pak shihen fuoristrada. Dhe megjithatë, këtu do të duhej të ishin më të nevojshëm. Në vend të tyre, has njerëz mbi gomerë ose mbi traktorë të vjetër që kollotisin e tymosin.

Nëse pyet njerëzit e thjeshtë këtu, secili ka teorinë e vet për prejardhjen e makinave luksoze. Disa, si Tomori, e lidhin me tregtinë e drogës; të tjerë flasin për korrupsion. Dhe ai, thonë, e ka qendrën larg, në kryeqytet.

E vetmja gjë e padiskutueshme është se makinat në shoqërinë shqiptare kanë një rëndësi të jashtëzakonshme. Edhe kush vozit një Mercedes-Benz të vjetër e të gërvishtur, e mban atë gjithnjë të shndritshëm. Thuajse në çdo oborr, në çdo parking gjenden lavazhe të vegjël.

Një pronar i një lavazhi të tillë e shpjegon kështu dashurinë e shqiptarëve për makinën: “Një veturë është për shumë shqiptarë pasuria më e rëndësishme. Ata punojnë jashtë, jetojnë herë këtu, herë atje. Shtëpia mbetet dytësore, makina bëhet edhe më e rëndësishme.” Dhe kjo është e kuptueshme: Shqipëria është një vend tipik emigracioni – dërgesat e shqiptarëve të diasporës drejt atdheut janë të pazëvendësueshme për ekonominë. Në një vend ku jeta e mirë ka varur prej dekadash nga sa i lëvizshëm je, automobili merr pashmangshëm një kuptim të veçantë.

Mësimi 6: Ki besim te mikpritja

Në fund të udhëtimit tonë rrugor na ndodh megjithatë të hasim në një kontroll policie. Është pasdite vonë dhe dritat tona nuk ishin ndezur. “Your driving license”, thotë polici nga dritarja e hapur, kur kupton që unë nuk flas shqip. Më kap ankthi. Patentën time italiane e kisha humbur pak para këtij udhëtimi, ndaj kam vetëm një leje të përkohshme drejtimi italiane, që këtu nuk ka asnjë vlefshmëri. Polici më shikon me vëmendje. “Tourist?” Pyet. Unë tund kokën. “You can go.”

Ja ku ishte sërish ajo mikpritje legjendare shqiptare. Edhe këtë herë na shpëtoi. Për të, për peizazhin dhe për kuzhinën e nënvlerësuar shqiptare ia ka vlejtur pa dyshim ky udhëtim.

Megjithatë, policia nuk i kursen vetëm turistët. Pavarësisht kontrolleve të shpeshta në rrugë, nuk pamë asnjë fuoristradë të ndaluar; gjithmonë ishin makinat e vogla si e jona. Dhe nuk është për t’ua marrë për keq. Unë, si turist i paditur, mund të bëja pyetje naive e prapë pronarët e fuoristradave të më linin rehat – këtë e kërkon mikpritja shqiptare. Por për policët vendas nuk do të ishte kaq e lehtë të dilnin pa pasoja.

Shkruar nga Teseo La Marca në gazetën gjermane Die Welt

The post ‘Makinat për shqiptarët janë temë delikate’ – Reportazhi i gazetarit gjerman: 5 mësime nga Shqipëria! appeared first on Gazeta Si.

Bie prodhimi i energjisë nga HEC-et, rritet nga fotovoltaikët, importet 16.5 % më shumë

Viti 2025 është përkufizuar nga një situatë aspak e favorshme hidike për vendin e për rrjedhojë kjo është reflektuar në një rënie të prodhimit të energjisë, rritje të importeve dhe rënie të eksporteve në raport me një vit më parë. Të dhënat zyrtare të Bilancit ë Energjisë për tremujorin e dytë të vitit tregojnë pikërisht këtë panoramë.

“Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, energjia elektrike në dispozicion u rrit me 2,5 %. Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë u ul me 4,6 %, duke arritur vlerën 1.757 GWh nga 1.841 GWh energji të prodhuar në tremujorin e dytë të vitit 2024.

Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 43,5 % , nga hidrocentralet publike në masën 40,1 % dhe nga të tjerë prodhues në masën 16,4 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje), në tremujorin e dytë të vitit 2025, arriti vlerën 725 GWh nga 623 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar kështu një rritje me 16,5 %.

Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti vlerën 638 GWh nga 665 GWh, duke shënuar një rënie me 4,1 %” thuhet në publikimin e INSTAT.

Prodhimi i energjisë

Por si është ndarë në fakt prodhimi i energjisë në këtë periudhë. Sipas të dhënave hidrocentralet publike, në tremujorin e dytë të vitit 2025, prodhuan 704 GWh nga 821 GWh të prodhuar në tremujorin e dytë të vitit 2024, duke shënuar kështu një rënie të prodhimit me 14,3 %.

Hidrocentralet private dhe koncensionare, prodhuan 765 GWh nga 895 GWh të prodhuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rënie të prodhimit të energjisë elektrike me 14,6 %.

Të tjerë prodhues, prodhuan 288 GWh nga 125 GWh të prodhuar në të njëjten periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me 2,3 herë. Shkëmbimi i energjisë elektrike (diferenca mes eksportit dhe importit bruto të energjisë), në tremujorin e dytë të vitit 2025, ka arritur vlerën negative prej 88 GWh.

INSTAT raportoi se humbjet në rrjet kanë arritur vlerën 320 GWh në tremujorin e dytë të vitit 2025 nga 323 GWh në tremujorin e dytë të vitit 2024, duke shënuar një rënie me 1,0 %. Pesha që zënë humbjet në rrjet në totalin e energjisë elektrike në dispozicion gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025 është 17,3 % nga 18,0 % që ishte në tremujorin e dytë të vitit 2024

Ndërkohë përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në tremujorin e dytë të vitit 2025, u rrit me 3,3 %, duke arritur vlerën 1.525 GWh nga 1.475 GWh që ishte në tremujorin e dytë të vitit 2024. Në rritjen e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët kanë ndikuar konsumatorët familjarë, ku kemi një rritje të konsumit të energjisë elektrike me 10,2 %, ndërsa energjia e konsumuar nga konsumatorët jo familjarë është ulur me 3,0 %, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2024.

The post Bie prodhimi i energjisë nga HEC-et, rritet nga fotovoltaikët, importet 16.5 % më shumë appeared first on Revista Monitor.

Manastirliu: Bazat e inteligjencës artificiale në kurrikulën shkollore


TIRANË, 27 gusht/ATSH/ Ky vit i ri shkollor do të sjellë një tjetër risi në arsim, ku për herë të parë nxënësit e klasës së katërt do të mësojnë bazat e inteligjencës artificiale, me kurrikulën e re të TIK, teksa vijojnë investimet për zgjerimin e rrjetit të laboratorëve inteligjentë në shkolla.

Ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Ogerta Manastirliu ishte sot në shkollën “Isa Boletini”, në  Paskuqan, ku po vijon edhe shpërndarja e librave falas, një lehtësi për familjet në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.

Ministrja Manastirliu u shpreh se në total janë rreth 236 mijë nxënës, të cilët mbështeten çdo vit përmes programit “Tekste falas”.

“Jemi duke punuar për shpërndarjen e teksteve falas për të gjitha nivelet e arsimit bazë por edhe për gjimnazet, ku janë rreth 12 500 nxënës të gjimnazeve. Në total janë rreth 236 mijë nxënës të cilët mbështeten përmes programit ‘Tekste falas’ çdo vit”, tha ajo.

Ministrja theksoi se përgjatë vitit 2026 do të ketë më shumë se 600 shkolla që do të pajisen me laboratorë smart, kjo me synim zhvillimin e aftësive digjitale te fëmijët.

“Prej tre vitesh ne kemi nisur një program të TIK që nga klasa e parë, por me zhvillimet teknologjike ne kemi mundur që përgjatë vitit që lamë pas, por edhe duke vijuar në këtë vit të kemi një ndjekje në kohë reale të arritjeve të nxënësve që mësojnë kodimin. Kemi mësuar rreth 35 mijë fëmijë si të kodojnë, por nga ana tjetër kemi miratuar edhe kurrikulën e re për klasat e katërta, e cila për herë të parë do të sjelli bazat e njohurive për inteligjencën artificiale”, tha Manastirliu.

(vijon)

/j.p/

 

 

The post Manastirliu: Bazat e inteligjencës artificiale në kurrikulën shkollore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosovë/ Kuvendi pa fund: Pse Kushtetuesja s’i përcakton pasojat për shkelësit e mundshëm?

Kur dukej se Kuvendi i Kosovës po shkonte drejt konstituimit, procesi u bllokua te zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb. Përpjekja e radhës për ta përmbyllur këtë proces është caktuar për 28 gusht – në ditën e dhjetë të afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit. Por, çfarë ndodh nëse ky […]

The post Kosovë/ Kuvendi pa fund: Pse Kushtetuesja s’i përcakton pasojat për shkelësit e mundshëm? appeared first on BoldNews.al.

Braçe ngre alarmin: Është ngritur një skemë piramidale, vetëm në Divjakë janë përfshirë mbi 1000 persona

Deputeti socialist Erjon Braçe ka bërë një denoncim të fortë publik mbi ekzistencën e një skeme piramidale që, sipas tij, është përhapur me shpejtësi në zonat e Divjakës dhe të Lushnjes. Braçe deklaron se prej dy muajsh është në dijeni të kësaj skeme, të quajtur TXEX e cila funksionon online dhe përmes telefonave celularë. Ai […]

The post Braçe ngre alarmin: Është ngritur një skemë piramidale, vetëm në Divjakë janë përfshirë mbi 1000 persona appeared first on BoldNews.al.

Kandidate për në Gjykatë Kushtetuese, Naureda Llagami “fsheh” punësimin tek Soros

Nga Boldnews.al Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), nën drejtimin e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, vendosi lejimin e kandidimit të Naureda Llagamit për vakancën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese, në përfundim të mandatit të gjyqtares dhe njëkohësisht kryetare, Holta Zaçaj. Vendimi i KED-it, i miratuar në 17 qershor 2025, dëshmon se ky […]

The post Kandidate për në Gjykatë Kushtetuese, Naureda Llagami “fsheh” punësimin tek Soros appeared first on BoldNews.al.

Në kërkim nga Interpol Tirana për plagosje me a*më, arrestohet në Greqi shqiptari/ EMRI

Policia greke ka arrestuar mbrëmjen e 25 gushtit në zonën e Kalitheas, një shtetas shqiptar të kërkuar nga Interpol Tirana për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Në pranga ka rënë Fatjon Shabanaj, 35 vjeç, i dyshuar për një ngjarje të ndodhur në maj të vitit 2021 në fshatin Poshnje të Beratit, ku u plagos me […]

The post Në kërkim nga Interpol Tirana për plagosje me a*më, arrestohet në Greqi shqiptari/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

❌