Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Portugalia i bashkohet Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Në shtator pritet të njohë shtetin palestinez

Portugalia po shqyrton mundësinë për të njohur shtetin palestinez, duke iu bashkuar në këtë mënyrë Francës, Britanisë dhe Kanadasë.

Qeveria portugeze pritet të zhvillojë konsultime me presidentin dhe parlamentin e vendit, mbi mundësinë e njohjes së shtetit palestinez në OKB në shtator.

“Portugalia “po shqyrton njohjen e shtetit palestinez, brenda kuadrit të një procesi që mund të përfundojë në javën e Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila do të mbahet në New York në shtator”, thuhet në deklaratën e qeverisë.

Këto iniciativa vijnë pasi një grup ndërkombëtar i monitorimit të urisë i mbështetur nga OKB-ja konfirmoi të martën se në Gaza po zhvillohet “skenari më i keq i urisë”.

/abcnews.al/

Shkodër/ Pas sherrit goditi me thikë një person, shoqërohet në polici autori

Shkodër- Një përplasje fizike ka ndodhur mes dy personave që ka degjeneruar në përdorimin e armës së ftohtë.

Njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka goditur tjetrin, duke e lënë të plagosur. Sherri ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, në zonën e njohur si “Ish Dega”.

Autori i ngjarjes 28-vjeç është shoqëruar menjëherë në komisariat nga forcat e policisë, ndërsa i plagosuri 42-vjeç ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës nën kujdesin e mjekëve.

Nuk dihen ende shkaqet që çuan në konfliktin mes tyre. Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

/abcnews.al/

Qëlloi shokun, arrestohet i riu/ Borsh, po pinin alkool në lokal. Përplasen pas debatit

Policia e Himarës ka vënë në pranga një prej autorëve të dyshuar pas plagosjes me armë zjarri që u regjistrua në Borsh në orët e para të së enjtes. Policia thotë se në pranga ka përfunduar 42-vjeçari Hekuran Çela, ndërsa u shpall në kërkim Edmond Vlashi.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur në ambientet e brendshme të një lokali, pas një konflikti për motive të dobëta ku u përfshinë disa persona.

42-vjeçari Hekuran Çela nga Borshi është dhunuar fizikisht me grushte nga 55-vjeçari Edmond Vlashi. Pas këtij moment, 42-vjeçari është larguar nga lokali duke marrë një armë zjarri automatik me të cilën ka qëlluar në drejtim të automjetit tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Erald Shullazi.

I riu Shullazi ndodhet aktualisht në spital, pasi ka marrë plagë në shpatull dhe në këmbë. Sipas hetimeve nga policia, Hekuran Çela ka goditur me qytën e armës edhe një 34-vjeçar.

42-vjeçari Hekuran Çela akuzohet për “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Ndërsa I shpalluri në kërkim Edmond Vlashi akuzohet për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Në vendngjarje janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja dhe një krehër me fishekë.

/abcnews.al/

Gomonia rrezikoi të fundosej nga moti i keq, shpëtohen 5 persona në Durrës

Durrës- Pesë persona janë shpëtuar nga efektivë të njësisë policore detare, për shkak se rrezikuan të mbyteshin në det. Gomonia e tyre po fundosej për shkak të moti të keq

Autoritetet ndërhynë në kohë dhe bënë të mundur nxjerrjen në breg të qytetarëve, të cilët ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore.

Autoritetet bëjnë thirrje që të tregohen të kujdesshëm në çdo rast.

/abcnews.al/

“Pavarësisht sulmeve nuk është ndikuar”/ Gjikondi: SPAK, institucioni më i besuar. Nuk ka pushim për të as në gusht

Juristja Brizida Gjikondi ka vlerësuar punën e SPAK ndër vite. Sipas saj është institucioni që shqiptarët kanë besim dhe që ka kthyer shpresën tek drejtësia.

Gjatë intervistës në “Tirana Live” në ABC News, Gjikondi la të nënkuptohej se edhe gjatë muajit gusht nuk do të ketë pushime për SPAK dhe se mund të ketë “aksione” të radhës, ndërsa vlerësoi operacionin e fundit të goditjes së një grupi kriminal që merrej me mashtrime kompjuterike.

“Besoj që gushti nuk do ketë pushim për SPAK. Mund të ketë pushim për politikën shqiptare, por jo për SPAK dhe jo më jep disi shpresë. Dumani mendoj që është i njëtrajtshëm në profesionalizmin e tij. Por është e trishtueshme kur tha “që politika shqiptare mund të kufizojë hapësirën apo ndoshta edhe për ta mbyllur si institucion”. Por Shqipëria është një vend që ka nevojë për një institucion si SPAK për të rikthyer vlerën dhe moralin. Është shpresa e vetme pavarësisht sulmeve që i bëhen. Deri tani besoj se nuk ka arritur të ndikohet dhe të zbehë sulmin e saj ndaj të keqes”, tha ndër të tjera Gjikondi.

/abcnews.al/

“PD i takon të shkuarës”, Gjikondi: Berisha dhe e vërteta nuk ecin në të njëjtin kah

Juristja Brizida Gjikondi u shpreh se PD tashmë i takon të shkuarës dhe se sipas saj është pajtuar me fatin e trishtë të saj, “për të pasur një person me probleme në krye të saj”. Tanimë nuk u bën më përshtypje është apo jo Berisha non-grata sepse sipas saj i bashkon interesi dhe jo ideali.

Gjatë intervistës në “Tirana Live” në ABC News, Gjikondi tha se PD duket se ka marrë totalisht pushimet dhe se sipas saj, nuk do të jetë çudi që në shtator të nisin sërish “teatrin” e tyre.

“Berisha dhe e vërteta nuk janë asnjëherë në të njëjtin kah. Ata janë thjesht lobues, kanë marrë një shumë të majme pagesash. Dhe një nga arsyet për t’i treguar DASH se kanë të bëjnë me një të moshuar mjeran, këto janë histori të njohura kush merret me ligje dhe amnisti”, tha ajo.

/abcnews.al/

Tiranë, ikin nënkryetarët e bashkisë/ “Zëvendësuesit e rinj, të duhurit”, Gjikondi: Kryeqyteti ka nevojë për rivitalizim

As Bashkia e Tiranës nuk i shpëtoi rifreskimit. Këtë të enjte, katër nënkryetarët paraqiten dorëheqjen nga detyra. Deri më tani nga ky riorganizim nuk është prekur Anuela Ristani, e cila vijon të mbajë detyrën e kryetares së komanduar.

Juristja Brizida Gjikondi në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News komentoi këto ndryshime në Bashkinë e Tiranës, duke e vlerësuar si një “rifreskim” dhe domosdoshmëri. Gjatë intervistës, Gjikondi theksoi se zëvendësuesit e rinj, janë emrat e duhur për Bashkinë.

“Bashkia e Tiranës ka nevojë për një rifreskim edhe për shkak të traumës që ka kaluar. Besoj që filozofia e Ramës do të ndikonte edhe në Tiranë. Në këtë hark kohor ku pritet që Rama të shpallë zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës duhet me patjetër që të vazhdojë puna. Mendoj që kanë qenë vendime të duhura dhe mirëmenduar. Patjetër e nevojshme sepse ndihej impakti në qytetet i problemeve që kishte vetë administrata e Bashkisë. Edhe Veliaj me mospozicionin e tij të qartë nuk ka ndikuar për mirë për këtë klimë në bashkinë e Tiranës. Mendoj që është momenti i duhur që të shpallen zgjedhjet e parakohshme”, tha ajo.

/abcnews.al/

“T’i jepet fund luftës”/ Zyrtari amerikan: Rusia dhe Ukraina duhet të arrijnë një marrëveshje deri më 8 gusht

Diplomati i lartë amerikan John Kelly në Këshillin e Sigurimit të OKB deklaroi se presidenti Trump kërkon një  marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Si Rusia ashtu edhe Ukraina duhet të negociojnë një armëpushim dhe një paqe të qëndrueshme. Ka ardhur koha për të arritur një marrëveshje. Presidenti Trump këtë e ka bërë të qartë dhe se kjo duhet të arrihet deri më 8 gusht. Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten të zbatojnë masa shtesë për të siguruar paqen”, ka thënë mes të tjerash diplomati i lartë amerikan, John Kelly.

/abcnews.al/

Millosh Pleskoviç, 15 vite burg për krime lufte/ Avokati: Padrejtësi, dënim minimal

Një tjetër serb është dënuar nga autoritetet e drejtësisë në Kosovë me akuzën për krime lufte. Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar Millosh Pleskoviçin me 15 vjet burgim.

Sipas aktakuzës, Pleskoviç bashkë me një grup serbësh të armatosur, kanë vrarë tre civilë shqiptarë me kallashnikov dhe kanë plagosur disa të tjerë në qytetin e Prizrenit.

Gjykatësi Rrahman Beqiri ka thënë këtë të enjte se vendimi do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga hyrja në fuqi e aktgjykimit, ndërsa Pleskoviç ka qenë ndërkohë nën masën e paraburgimit.

Ne dosjen e prokurorisë është përmendur edhe se familjarëve të të ndjerëve u ishte lejuar që t’i merrnin trupat e viktimave pas një jave nga vrasja.
Trupat e tyre ishin vendosur mbi njeri-tjetrin: njëri nga ta e kishte këmbën e prerë, ndërkaq viktima tjetër nuk e kishte kokën në trup.

Pas dënimit te serbit Millosh Pleskoviç avokati i viktimave Gent Gjini tha se ky kriminel është gjykuar me ligjin e Jugosllavisë. Ai ishte i shoqëruar nga familjaret e viktimave qe ishin prezent ne gjyq.

“Ky dënim është shumë pak, në raport me masakrat. Zonjës ia ka masakruar dy fëmijë binjak. Ua ka pre gjymtyrët. Janë faktet. Gjykata e ka dënuar shumë pak me ligje të Jugosllavisë. Pleskoviç ka qenë pjesë e “Beretave të Kuqe” të kriminelit serb Arkan”, është shprehur avokati Gent Gjini.

Gjatë luftës në Kosovë më 1998/99 u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.

Rreth 1.600 persona, kryesisht shqiptarë, janë ende të zhdukur.

Ndër vite, autoritetet e drejtësisë në Kosovë kanë akuzuar ose dënuar disa persona për krime lufte.

/abcnews.al/

“Situata politike në Kosovë, më e rëndë seç perceptohet”/ Ambasadori britanik: Kompromisi është zemra e zgjidhjes

Situata politike në Kosovë është më serioze sasa perceptohet. Kështu deklaron Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves duke shprehur hapur shqetësimin e tij për situatën institucionale në vend.

Sipas Diplomatit, ngërçi politik, deri në moskonstituimin e Kuvendit edhe pas 54 tentativave, duhet vlerësuar me rëndësinë që ka dhe se kriza politike në Kosovë është më e thellë se sa thjesht një çështje ligjore apo kushtetuese.

“Sipas mendimit tim, ende jemi në një fazë ku pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, në fund të fundit, kjo është një çështje që duhet të zgjidhet përmes kompromisit politik ndërmjet partive. Kjo është në thelb zemra e problemit. Kushtetuta dhe ligjet përbëjnë kuadrin, por është detyrë e partive që të bien dakord për rrugën përpara,” u shpreh Hargreaves.

Ai foli gjithashtu për zgjedhjet lokale të pritshme në vjeshtë, duke theksuar se ato përbëjnë një mundësi për të gjitha komunitetet – veçanërisht për komunitetin serb – që të shprehin vullnetin e tyre. Ai i inkurajoi ata të marrin pjesë, duke e parë këtë si një hap pozitiv për integrimin e serbëve në jetën institucionale të vendit.

Deri me 8 gusht Kushtetuesja ja ka ndaluar deputeteve të këtij legjislacioni të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit çdo veprim në Kuvend, por edhe jashtë tij duket se përpjekjet për t’i dhënë vendit institucionet e reja janë të papërfillshme.

Zjarret në Spanjë/ Situata kritike, edhe ushtria angazhohet për neutralizimin e flakëve

Situata me zjarret vijon të mbetet problematike në Spanjë. Për t’i ardhur në ndihmë ekipeve të zjarrfikësve është angazhuar edhe Ushtria. Sipas statistikave Spanja ka regjistruar më shumë zjarre se në vitet e mëparshme.

Ndërkohë që zjarret po përhapen me shpejtësi në rajonet qendrore të Cacerres dhe në Avila. Aktualisht në Spanjë janë raportuar rreth 130 zjarre.

/abcnews.al/

“Familja Meta ka fshehur provat”/ Avokati: Nëse akuzat provohen, dënimi për Metën mund të shkojë 10-15 vite

Në një intervistë në “Edicioni i Fundit” në ABC News, avokati Romeo Kara foli çështjen Meta-Kryemadhi që kanë tre akuza të rënda korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Gjatë intervistës, avokati tha se nëse provohen saktë akuzat dënimi për Metën mund të jetë 10-15 vite, ndërsa për Kryemadhin u shpreh: “nuk mund të them diçka të qartë”.

“Po të ishte një gjyq jo kaq i rëndësishëm nga ana e opinionit mund të shkonte edhe një muaj. Por mund të zgjasë edhe më tepër. Kjo seancë nuk besoj se do t’i kalojë më tepër se gjashtë muaj. Maksimumi them. Shkalla e parë mendohet që duhet të mbyllet edhe brenda 1 viti e gjysmë. Hetimi ka qenë shumë i rëndësishëm, tani jemi përballë vijueshmërisë provave. Le të shpresojmë të jetë një proces i drejtë gjyqësor”, tha më tej ai.

/abcnews.al/

Pas Britanisë e Francës, edhe Kanadaja njofton se do të njohë shtetin palestinez

Kanadaja po planifikon të njohë shtetin palestinez. Kështu ka deklaruar kryeministri Mark Carney. Kanadaja bëhet kështu vendi i tretë i G7 që merr një vendim të tillë. Megjithatë Carney tha se një veprim i tillë do të varet nga kushte të caktuara, duke përfshirë edhe angazhimet e Autoritetit Palestinez për të reformuar rrënjësisht qeverisjen e tij.

Ky qëndrim vjen një ditë pasi Britania deklaroi se do ta njihte shtetin palestinez në shtator nëse Izraeli nuk pranonte një armëpushim. Ndërsa javën e kaluar ishte Franca ajo që deklaroi se do ta njohë zyrtarisht shtetin palestinez.

/abcnews.al/

“Kodi i ri, natyrë represive”/ Procedurat gjyqësore, avokati: Do krijohet një çoroditje, kolapsi është i sigurt

Kodi i ri penal ka shkaktuar shumë debate e diskutime me qëndrime edhe kundër. Avokati Romeo Kara, në “Edicioni i Fundit” në ABC News tha se mënyra se si janë parashikuar dispozitat do të krijojë shumë më tepër konfuzion.

Po ashtu nënvizoi se ka mundësi që të prekin disa parime kryesore të sigurisë juridike.

“Është bërë një hap shumë i nxituar, shpresoj të kthehet mbrapsht dhe të diskutohet nga të gjithë palët. Aktorë të rëndësishëm kanë thënë që ky Kod Penal parashikon pothuaj dyfishimin e veprave penale”, u shpreh ai.

Gjithashtu gjatë intervistës, avokati i qëndroi mendimit se këtij Kodi të Ri duhet të t’i jepet një tjetër formë diskutimi dhe të jetë më profesional.

“Ka një tendencë represive…Si mund të vijë një qytetar i huaj në Shqipëri dhe të ketë të bëjë me një kornizë ligjore që nuk ka edhe sens. Do të krijohet patjetër një çoroditje. Me këtë kod, kolapsi është i sigurt”, tha ai, duke shtuar: “Fakti që tani kanë dalë të gjithë aktorët të thonë që është punuar fshehurazi kjo nuk fshihet më. Nuk ka efektivitet në seanca gjyqësore. Mund të krijojë edhe pasoja nëse nuk trajtohet si duhet. Janë kujdesur për ata që kanë bërë vepra të rënda, edhe popullit i shton presionin. Taksat po shtohen, presioni ligjor po shtohet dhe ne nuk po marrim vesh se çfarë kemi lënë pa paguar”.

/abcnews.al/

“Meta” prezanton super-inteligjencën/ Zuckerberg: Do transformojë mënyrën se si njerëzit jetojnë

Bëhuni gati për superinteligjencën artificiale, që do të ndihmojë secilin prej jush në përditshmëri. Ky është projekti ambicioz i kompanisë Meta, i njoftuar nga Mark Zuckerberg.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, themeluesi i Facebook shprehu optimizmin e tij se superinteligjenca personale do të ndihmojë njerëzimin të përshpejtojë ritmin e progresit.

Por mbi të gjitha sipas tij, ndoshta është fakti se superinteligjenca ka potencialin të fillojë një epokë të re të fuqizimit personal, ku njerëzit do të kenë më shumë mundësi për të përmirësuar botën në drejtimet që zgjedhin.

Zuckerberg tha se kompania Meta, do që t’ua përcjellë superinteligjencën masave, në mënyre që ajo të përdoret nga të gjithë. Ai shprehu bindjen e tij se kjo fuqi duhet të jetë në duart e njerëzve për ta përdorur sipas asaj që vlerësojnë më shumë në jetën e tyre.

CEO i Meta tha se supeinteligjenca personale do I njohë thellë përdoruesit e saj, t’i kuptojë qëllimet dhe t’i ndihmojë të arrijnë ato më të rëndësishmet.

Një nga mënyrat e përdorimit të kësaj superinteligjence, duke se mund të jetë edhe përmes syzeve.

Meta ka modele të shumta të syzeve inteligjente të mundësuara dhe po punon për të zhvilluar një version më të përparuar me ekrane të integruara, duke shfaqur një prototip të teknologjisë, të quajtur “Orion”.

/abcnews.al/

Sateliti “parashikues”/ Vëzhgon ndryshimet në tokë, paraprin fatkeqësitë natyrore

NASA dhe India u bënë bashkë për të lëshuar në hapësirë një satelit për hartëzimin e tokës, i aftë të gjurmojë edhe ndryshimet më të vogla në tokë dhe akull.

Sateliti i quajtur NISAR, me një vlerë prej 1.3 miliardë dollarësh do t’i ndihmojë parashikuesit e motit dhe ekipet e emergjencave të jenë një hap para në rast përmbytjesh, rëshqitjeve të dheut, shpërthimeve vullkanike dhe fatkeqësive të tjera.

I nisur në orbitë nga India, sateliti do të vëzhgojë pothuajse të gjithë terrenin e Tokës disa herë. Dy radarët e tij, njëri nga SHBA-ja dhe tjetri nga India, do të funksionojnë ditë e natë, duke parë përmes reve, shiut dhe pengesave për të mbledhur një sasi të madhe të dhënash me detaje të jashtëzakonshme.

Shkencëtarët do të krahasojnë sinjalet hyrëse dhe dalëse ndërsa sateliti kalon mbi të njëjtat vende dy herë çdo 12 ditë, duke zbuluar ndryshime aq të vogla deri në 1 cm.

Ndër vëzhgimet më urgjente të satelitit janë shkrirja e akullnajave dhe shtresave të akullit polar; zhvendosja e burimeve të ujërave nëntokësore; lëvizja dhe presioni i sipërfaqeve të tokës që shkaktojnë rrëshqitje dheu dhe tërmete; dhe prerjet e pyjeve dhe ligatinave që rrisin emetimet e dioksidit të karbonit dhe metanit.

NASA po kontribuon 1.2 miliardë dollarë në misionin tre-vjeçar. Pjesa prej 91 milionë dollarësh i takon Organizatës Indiane të Kërkimeve Hapësinore, duke e bërë këtë bashkëpunimin më të madh hapësinor mes dy vendeve.

Investimi i Kushner në Sazan/ Rama: Projekti po ecën mirë, ne ende po negociojmë kushtet e partneritetit

Kryeministri Edi Rama në intervistën me gazetarin  ZEIT, Stefan Willeke foli edhe për projektin e Jared Kushner në Sazan, për të cilin është shprehur se projekti po ecën mirë dhe se përbëhet nga dy pjesë. Nga njëra anë siç shpjegon kryeministri brezi bregdetar dhe nga ana tjetër ishulli i Sazanit, i cili i përket shtetit.

Pyetja: Ju e njihni mirë dhëndrin e Trump, Jared Kushner, i cili synon të bëhet një investitor i madh në Shqipëri: kompania e Kushner dëshiron të ndërtojë akomodime luksoze për turistë të pasur në një pjesë bregdetare të paprekur më parë dhe në një ishull të pabanuar. Kjo po kundërshtohet nga ambientalistët. Si po ecën ky projekt?

Përgjigja e kryeministrit Rama: Po ecën. Projekti përbëhet nga dy pjesë: nga njëra anë, brezi bregdetar – ose gadishulli, siç e quajmë ne. Është në pronësi private. Nga ana tjetër, ishulli i Sazanit, i cili i përket shtetit. Gadishulli ka përfunduar fazën e planifikimit. Ne ende po negociojmë kushtet e partneritetit për ishullin e Sazanit. Konceptet paraprake duken shumë premtuese. Lista e kompanive që duan të bëhen pjesë e këtyre kufijve të rinj të turizmit mesdhetar është mbresëlënëse, veçanërisht Hotelet Aman”.

/abcnews.al/

Veliaj në burg/ Rama për revistën gjermane: Partia jonë s’është mburojë mbrojtëse për askënd

Në intervistën e dhënë për revistën e njohur gjermane “ZEITmagazin”, pjesë e grupit mediatik të njohur “DIE ZEIT”, kryeministri Edi Rama është pyetur edhe në lidhje me arrestimin e ish-kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj i cili ndodhet prej 6 muaj në burg.

“Është e qartë se njerëzit në nivele të ndryshme të qeverisjes preken gjithashtu sapo përfshihet korrupsioni. Pra, pyetja nuk është nëse korrupsioni ekziston, por çfarë po bëjmë për ta luftuar atë dhe për të zvogëluar ndikimin e tij në qeveri. Dhe jam krenar që kemi bërë diçka të madhe – radikale: një reformë gjyqësore që, për herë të parë në historinë tonë që nga pavarësia e Shqipërisë në vitin 1912, i solli zyrtarët e lartë para një gjyqësori të pavarur dhe çoi në akuza ose dënime”, shprehet Rama.

Më tej kryeministri nënvizon se është bërë një punë e madhe se është Partia Socialiste nuk është mburojë mbrojtëse për askënd ndërsa shton: “askënd; Shumica jonë në Parlament është vetëm mburoja mbrojtëse e gjyqësorit të pavarur”

Pyetja: Një politikan nga rrethi juaj, ish-kryetari i bashkisë së Tiranës, u arrestua në zyrën e tij disa muaj më parë – ndër të tjera, për ryshfet dhe pastrim parash. A ka arritur korrupsioni në qeverinë tuaj?

Përgjigja: Është e qartë se njerëzit në nivele të ndryshme të qeverisjes preken gjithashtu sapo përfshihet korrupsioni. Pra, pyetja nuk është nëse korrupsioni ekziston, por çfarë po bëjmë për ta luftuar atë dhe për të zvogëluar ndikimin e tij në qeveri. Dhe jam krenar që kemi bërë diçka të madhe – radikale: një reformë gjyqësore që, për herë të parë në historinë tonë që nga pavarësia e Shqipërisë në vitin 1912, i solli zyrtarët e lartë para një gjyqësori të pavarur dhe çoi në akuza ose dënime.

Nga ana tjetër, unë besoj se një organizatë, një kompani ose një shumicë qeverisëse nuk gjykohet nga fakti nëse një ose disa nga anëtarët e saj dyshohen për korrupsion ose janë nën hetim për korrupsion, por nga mënyra se si reagojnë në raste të tilla. Për dekada, përgjigjja ishte të formohej një mburojë mbrojtëse dhe të ofrohej mbështetje politike në përputhje me rrethanat. Ne i kemi dhënë fund kësaj. Partia jonë nuk është një mburojë mbrojtëse për askënd; Shumica jonë në Parlament është vetëm mburoja mbrojtëse e gjyqësorit të pavarur.

/abcnews.al/

❌