❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rrezikuan të mbyteshin, Policia e Velipojës shpëton tre turistë

TIRANË, 21 gusht/ATSH/ ShĂ«rbimet e Stacionit tĂ« PolicisĂ« VelipojĂ«, sĂ« bashku me PolicinĂ« Kufitare, u shkuan sot nĂ« ndihmĂ« tre shtetasve qĂ« rrezikoheshin tĂ« mbyteshin nĂ« det nĂ« VelipojĂ«.

Shërbimet e Policisë reaguan me shpejtësi dhe profesionalizëm, duke bërë të mundur lokalizimin dhe kthimin e sigurt në breg të tre shtetasve që rrezikoheshin të mbyteshin, pasi ishin duke u larë në thellësi.

Tre turistët ishin duke u larë në thellësi dhe nuk po mundnin të dilnin në breg, për shkak të dallgëve të forta.

MenjĂ«herĂ« u angazhuan shĂ«rbimet e Stacionit tĂ« PolicisĂ« VelipojĂ«, nĂ« bashkĂ«punim me PolicinĂ« Kufitare, tĂ« cilat, me mjetin lundrues “Skaf”, lokalizuan shtetasit qĂ« rrezikonin tĂ« mbyteshin dhe bĂ«nĂ« tĂ« mundur kthimin e tyre tĂ« sigurt nĂ« breg. Gjendja e tyre shĂ«ndetĂ«sore Ă«shtĂ« e mirĂ«.

Policia Kufitare, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë siguron se vijon të qëndrojë në gatishmëri të plotë, 24/7, në shërbim të qytetarëve dhe turistëve.

1 nga 2

/m.m/j.p/

The post Rrezikuan të mbyteshin, Policia e Velipojës shpëton tre turistë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aktori Naun Shundi në luftë me sëmundjen e rëndë, MEKI: Mbulim i të gjitha shpenzimeve të ndërhyrjes mjekësore

TIRANË, 21 gusht/ATSH/ Ministria e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe Mbrojtjes Sociale, nĂ« bashkĂ«punim me MinistrinĂ« e EkonomisĂ«, KulturĂ«s dhe Inovacionit, sqaroi sot opinionin publik lidhur me gjendjen shĂ«ndetĂ«sore tĂ« aktorit tĂ« njohur Naun Shundi.

Pas njoftimit të marrë më datë 7 gusht 2025 nga MEKI, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është vënë menjëherë në kontakt me familjarët e aktorit dhe ka ofruar mbështetjen e saj të plotë.

Përmes një njoftimi për shtyp, MEKI thekson se fillimisht u garantua gatishmëria për mbulimin e të gjitha shpenzimeve të ndërhyrjes mjekësore të nevojshme.

GjatĂ« pritjes sĂ« rezultatit tĂ« biopsisĂ«, u konstatua nevoja pĂ«r mbĂ«shtetje tĂ« mĂ«tejshme nĂ« vijimin e trajtimit. “Edhe nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ«, Ministria rikonfirmoi gatishmĂ«rinĂ« e saj pĂ«r tĂ« ofruar ndihmĂ« tĂ« plotĂ«â€, thuhet nĂ« njoftim.

Aktualisht, aktori pritet të rikthehet në Shqipëri, ku do të nisë trajtimin pranë Qendrës së Specializuar në QSUT.

/m.m/j.p

The post Aktori Naun Shundi në luftë me sëmundjen e rëndë, MEKI: Mbulim i të gjitha shpenzimeve të ndërhyrjes mjekësore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pezullohet për shkelje inspektori i PKK Qafë-Thanë

TIRANË, 21 gusht/ATSH/ Drejtoria Vendore pĂ«r Kufirin dhe Migracionin Korçë reagoi sot lidhur me njĂ« video tĂ« postuar nĂ« rrjete sociale, qĂ« pasqyron denoncimin e njĂ« qytetari pĂ«r veprimet e njĂ« punonjĂ«si policie nĂ« detyrĂ«, nĂ« PKK QafĂ«-ThanĂ«.

Përmes një njoftimi për shtyp bëhet e ditur se drejtori i DVKM Korçë, sapo u njoh me rastin, ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e Policisë që shfaqet në video, inspektor R. S.

Gjithashtu, drejtori i DVKM Korçë ka nisur ndaj punonjĂ«sit tĂ« PolicisĂ« hetim disiplinor, nĂ« zbatim tĂ« ligjit “PĂ«r PolicinĂ« e Shtetit”, pĂ«r “Kryerjen e veprimeve qĂ« cenojnĂ« rĂ«ndĂ« figurĂ«n e punonjĂ«sit tĂ« policisĂ«, institucionit apo shĂ«rbimit policor nĂ« tĂ«rĂ«si”.

Në pamje shihet që efektivi lejon drejtuesin e një mjeti që të kryejë shkelje, duke kaluar në krahun tjetër pranë pikës kufitare, për të qenë më afër radhës për veprime në sportel.

Materialet i kaluan Drejtorisë së Standardeve Profesionale në DPPSH e cila do të kryejë hetim më të thelluar për rastin.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast shkeljeje apo paligjshmërie që konstatojnë, dhe i garanton ata se do të ketë një reagim të menjëhershëm, konform ligjit.

/m.m/j.p/

The post Pezullohet për shkelje inspektori i PKK Qafë-Thanë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Strategjia Kombëtare 2025-2030, integrim i AI në energji, prokurime publike dhe kundër evazionit fiskal

TIRANË, 21 gusht/ATSH/ NĂ« StrategjinĂ« KombĂ«tare tĂ« InteligjencĂ«s Artificiale (AI) 2025-2030, ShqipĂ«ria synon tĂ« integrojĂ« AI nĂ« sektorin e energjisĂ«, prokurimeve publike si dhe pĂ«r luftĂ«n kundĂ«r evazionit fiskal mes fushave tĂ« tjera.

Agjencia për Medie dhe Informim (MIA) ndau sot disa nga përfitimet nga përdorimi i AI, një sistem elektronik i drejtuar nga inteligjenca artificiale për automatizimin e plotë të proceseve të prokurimit.

Sipas MIA-s, përdorimi i AI thjeshton procedurat për bizneset kombëtare dhe ato europiane, rrit eficencën në sektorin energjetik, si dhe sjell zbulim të shpejtë të rasteve të evazionit fiskal.

Konkretisht në prokurimet publike, përdorimi i AI synon zhdukjen e korrupsionit dhe abuzimit, sigurimin e transparencës, si dhe nxitjen e konkurencës së ndershme.

Në sektorin e energjisë përdorimi i AI synon rritjen e eficencës së sistemit, si dhe përdorimin e burimeve energjetike në kohën dhe vendin e duhur.

Në luftën kundër evazionit fiskal përdorimi i AI synon zbulimin e anomalive në të dhëna fiskale dhe fatura; zbulimin e rasteve të evazionit fiskal apo krimit financiar; si dhe analizimin e faturave elektronike dhe deklaratave doganore.

/m.m/j.p/

The post Strategjia Kombëtare 2025-2030, integrim i AI në energji, prokurime publike dhe kundër evazionit fiskal appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Punime në rrjet, reduktohet furnizimi me ujë në disa zona në kryeqytet

TIRANË, 20 gusht/ATSH/ NdĂ«rmarrja e UjĂ«sjellĂ«s-Kanalizimeve TiranĂ« njoftoi sot abonentĂ«t se pĂ«r shkak tĂ« punimeve nĂ« rrjetin e furnizimit me ujĂ« tĂ« pijshĂ«m do tĂ« ketĂ« reduktim tĂ« pĂ«rkohshĂ«m tĂ« furnizimit nĂ« disa zona nĂ« kryeqytet.

Konkretisht reduktim tĂ« pĂ«rkohshĂ«m tĂ« furnizimit me ujĂ« tĂ« pijshĂ«m do tĂ« ketĂ« nĂ« zonĂ«n “Kodra e Diellit” dhe nĂ« zonĂ«n “Komuna e Parisit”.

UKT siguron qytetarët se ekipet e saj janë në terren për të përfunduar punimet sa më shpejt.

/m.m//a.f/

The post Punime në rrjet, reduktohet furnizimi me ujë në disa zona në kryeqytet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lirimi i hapësirave publike në Durrës, Rama: Ecim


TIRANË, 20 gusht /ATSH/ Lirimi i hapĂ«sirave publike, njĂ« nismĂ« qĂ« i paraprin vizionit tĂ« qeverisĂ« pĂ«r Rilindjen Urbane 2.0, po vijon nĂ« tĂ« gjitha bashkitĂ« e vendit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga lirimi i hapësirave publike në Durrës, ndërhyrje që synojnë të rrisin cilësinë e jetës komunitare dhe përmasën e gjelbër të qyteteve.

” DurrĂ«s, ecim”, shkruan Rama krahas pamjeve tĂ« çmontimit tĂ« strukturave tĂ« ndryshme tĂ« vendosura nĂ« shkelje nga subjektet private.

Lirimi i hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar trotuaret dhe ambientet e dedikuara për komunitetin dhe qytetarët, vazhdon në të gjithë vendin prej muajit korrik.

Në këtë kuadër, Rama ka paralajmëruar se po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare në të cilën do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojë biznesi.

Lirimi i hapësirave publike është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve, por edhe funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Ky aksion ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të cilësisë së jetës në komunitet.

/m.m//a.f/

The post Lirimi i hapësirave publike në Durrës, Rama: Ecim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis rikonstruksioni i Shtëpisë së Fëmijës në Sarandë, Koçiu: Do transformohet në një Qendër të Shërbimeve të Integruara për komunitetin


TIRANË, 20 gusht/ATSH/ ShtĂ«pia e FĂ«mijĂ«s “Vangjel Pulla” nĂ« SarandĂ« ku marrin shĂ«rbim fĂ«mijĂ«t pa kujdes prindĂ«ror tĂ« grupmoshĂ«s nga 6-14 vjeç do tĂ« transformohet nĂ« njĂ« QendĂ«r tĂ« ShĂ«rbimeve tĂ« Integruara pĂ«r komuniteti.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Sarandë, Olti Caci dhe drejtuesi i FSHZH-së, Dritan Agolli inspektoi punimet për rikonstruksionin e godinës e cila përfshin rehabilitim dhe zgjerim të ambienteve.

Ministrja theksoi se kjo qendĂ«r “nuk do tĂ« shĂ«rbejĂ« vetĂ«m si njĂ« qendĂ«r rezidenciale, Ă«shtĂ« njĂ« qendĂ«r e cila tashmĂ« me vizionin dhe mĂ« objektivat qĂ« qeveria shqiptare i ka vĂ«nĂ« vetes ka marr pĂ«rsipĂ«r ta transformojĂ« jo vetĂ«m nĂ« njĂ« qendĂ«r rezidenciale por dhe nĂ« njĂ« qendĂ«r qĂ« ofron shĂ«rbime me bazĂ« komunitare”.

Koçiu vuri në dukje se qendra, si pjesë e reformës së deinstitucionalizimit, do të shërbejë si pikë referimi për kujdesin rezidencial e ditor, përgatitjen për jetesë të pavarur dhe zhvillimin e aftësive të fëmijëve në një mjedis më gjithëpërfshirës.

“Objektivi kryesor i qeverisĂ« shqiptare Ă«shtĂ« deinstitucionalizimi i fĂ«mijĂ«ve qĂ« marrin shĂ«rbime nĂ« qendra rezidenciale duke i zhvendosur ato nga qĂ«ndrimi permanent nĂ« tĂ« tilla qendra dhe kalimi nĂ« familje tĂ« cilat ofrojnĂ« kujdes tĂ« pĂ«rhershĂ«m pranĂ« ambientit familjar”, theksoi ajo.

Më tej, ministrja Koçiu nënvizoi se po punohet jo vetëm për të përmirësuar infrastrukturën e kësaj qendre, por edhe për ta kthyer në një model të ri që i shërben jo vetëm fëmijëve rezidentë, por edhe komunitetit përreth.

“E rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« qĂ« kryesisht familjet vulnerabĂ«l qĂ« kanĂ« nevojĂ« edhe pĂ«r kualifikime tĂ« nevojshme pĂ«r t’u integruar mĂ« pas edhe nĂ« jetĂ«, edhe nĂ« mjediset sociale, Ă«shtĂ« e nevojshme qĂ« tĂ« marrin dhe shĂ«rbime tĂ« tjera si edukative, sociale, shĂ«rbime edhe tĂ« aftĂ«simit me njohuritĂ« qĂ« tregu i punĂ«s kĂ«rkon me qĂ«llim qĂ« tĂ« kenĂ« mundĂ«sinĂ« edhe tĂ« integrohen ashtu siç duhen”, shtoi ministrja.

“KĂ«tu afĂ«r kemi edhe njĂ« kopĂ«sht i cili funksionin pĂ«r fĂ«mijĂ«t e zonĂ«s dhe lidhja e kĂ«tij kopshti sĂ« bashku me kĂ«tĂ« qendĂ«r qĂ« jemi duke rikonstruktuar do tĂ« bĂ«jĂ« tĂ« mundur qĂ« edhe fĂ«mijĂ«t tĂ« bashkohen me njĂ«ri-tjetrin, tĂ« socializohen, tĂ« jetojnĂ« nĂ« komunitet edhe pse jo patjetĂ«r, edhe fĂ«mijĂ«t e tjerĂ« tĂ« vijnĂ« tĂ« marrin shĂ«rbime sociale, tĂ« argĂ«tohen pasi kĂ«tu do tĂ« ketĂ« edhe ambiente argĂ«tuese dhe edukative”, deklaroi ministrja e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Investimi nĂ« ShtĂ«pinĂ« e FĂ«mijĂ«s “Vangjel Pulla” nĂ« SarandĂ« parashikon rehabilitimin dhe zgjerimin e godinĂ«s, ambiente pĂ«r mĂ«sim, art dhe zhvillim aftĂ«sish, kopĂ«sht edukativ, kĂ«nde lojĂ«rash dhe terrene sportive si dhe hapĂ«sira komunitare pĂ«r kurse, trajnime dhe shĂ«rbime sociale.

1 nga 5

/m.m/

The post Nis rikonstruksioni i Shtëpisë së Fëmijës në Sarandë, Koçiu: Do transformohet në një Qendër të Shërbimeve të Integruara për komunitetin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndërthurje e traditave dhe kulturĂ«s sĂ« Mesdheut, ShqipĂ«ria prezantohet në “Festival du Périgord Noir” nĂ« FrancĂ«

TIRANË, 20 gusht/ATSH/ Shqipëria u prezantua në Festival du Périgord Noir, një nga festivalet muzikore më të njohura në Francë, ku muzika ndërthuri traditat, kulturat dhe historitë e Mesdheut.

Festivali u organizua nĂ« datat 3 deri më 17 gusht dhe artistë të shquar shqiptarë pĂ«rcollĂ«n tinguj që bashkuan breza dhe hapësira.

Ministri i EkonomisĂ«, KulturĂ«s dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja e konsideroi kĂ«tĂ« një udhëtim i paharrueshëm përmes muzikës, ku Shqipëria jo vetëm u dëgjua, por edhe u ndje me emocion, nostalgji dhe gëzim

“Flaka Goranci dhe Togha Quartet sollën “Meloditë Shqiptare”, duke rikthyer në skenë thellësinë e zërit dhe fuqinë e këngëve popullore. Miksi, Yara Kasti dhe Tsanta ndezën atmosferën me një koncert të hapur nën qiellin e Terrasson-Lavilledieu, duke ndërthurur muzikë nga Shqipëria në Siri, Liban, Francë e Iran”, u shpreh Gonxhja.

Po ashtu, artistĂ«t e mirĂ«njohur Tedi Papavrami dhe Maki Okada dhuruan një udhëtim virtuoz që kaloi përmes Shqipërisë, Italisë, Spanjës e Polonisë me pasion dhe mjeshtëri të rrallë.

NdĂ«rsa pianistja Marie-Ange Nguci fali një recital plot ndjenja në piano në një nga netët më magjike të festivalit.

/m.m//a.f/

The post Ndërthurje e traditave dhe kulturĂ«s sĂ« Mesdheut, ShqipĂ«ria prezantohet në “Festival du Périgord Noir” nĂ« FrancĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kukës, ndërhyrje për përmirësimin e infrastrukturës arsimore

TIRANË, 20 gusht/ATSH/ NĂ« bashkinĂ« e KukĂ«sit po vijojnĂ« ndĂ«rhyrjet pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin e infrastrukturĂ«s arsimore para fillimit tĂ« vitit tĂ« ri shkollor.

Drejtoria e Shërbimeve Komunitare ka nisur zbatimin e një plani të detajuar pune për mirëmbajtjen e objekteve arsimore dhe institucioneve të edukimit parashkollor me synimin për të garantuar kushte optimale në prag të vitit të ri shkollor.

Në qytetin e Kukësit, ndërhyrjet për riparimin, lyerjen dhe sistemimin e klasave, kopshteve dhe çerdheve tashmë kanë përfunduar.

Aktualisht puna po vijon në shkollat e njësive administrative. Këto ndërhyrje përfshijnë lyerje, sistemim hapësirash të brendshme e të jashtme, si dhe punime mirëmbajtjeje të domosdoshme, në mënyrë që çdo institucion të ofrojë një mjedis të pastër, funksional dhe mikpritës.

“Synimi Ă«shtĂ« qĂ« nĂ« shtator, çdo shkollĂ«, kopsht dhe çerdhe tĂ« jetĂ« gati pĂ«r tĂ« pritur fĂ«mijĂ«t, nxĂ«nĂ«sit dhe stafet pedagogjike nĂ« kushte dinjitoze, duke respektuar standardet e higjienĂ«s, sigurisĂ« dhe cilĂ«sisĂ«â€, thuhet nĂ« njoftimin e bashkisĂ« KukĂ«s.

/m.m/

The post Kukës, ndërhyrje për përmirësimin e infrastrukturës arsimore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PL: Nevojitet plan kombëtar për rikthimin e të rinjve dhe frenimin e shpopullimit

TIRANË, 20 gusht/ATSH/ Partia e LirisĂ« deklaroi sot se duhet mbĂ«shtetje e drejtpĂ«rdrejtĂ« pĂ«r familjet duke ulur koston e jetesĂ«s dhe duke mbĂ«shtetur financiarisht dhe me strehim familjet e reja, si masĂ« pĂ«r ndaljen e shpopullimit.

Zv. Sekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu në një deklaratë për mediet e cilësoi shpopullimin si sfidën më të madhe që qeveria dhe e gjithë politika do të ketë në vitet e ardhshme.

“Emigrimi masiv, rĂ«nia e lindshmĂ«risĂ«, plakja e popullsisĂ« sjellin me vete probleme tĂ« mĂ«dha ekonomike dhe sociale. Plakja e vrullshme e popullsisĂ« sjell njĂ« raport shumĂ« tĂ« ulĂ«t tĂ« forcĂ«s punĂ«tore me pensionistĂ«t, duke falimentuar skemĂ«n e pensioneve. Nevojitet mĂ« shumĂ« shĂ«rbim shĂ«ndetĂ«sor pĂ«r moshat e treta, ndĂ«rkohĂ« qĂ« shĂ«ndetĂ«sia Ă«shtĂ« nĂ« ditĂ«t e saj mĂ« tĂ« zeza”, u shpreh Haxhiu.

Ndaj Haxhiu nënvizoi rëndësinë e realizimit të politikave të integrimit në tregun e punës për të rinjtë dhe profesionistët, mbi bazë meritokracie dhe jo lidhjesh nepotike.

Sipas saj, “nevojiten lehtĂ«sime fiskale pĂ«r tĂ« rinjtĂ« dhe gratĂ« sipĂ«rmarrĂ«se dhe mbrojtje reale tĂ« biznesit tĂ« vogĂ«l”.

Po ashtu, Haxhiu theksoi se duhen investime reale në arsimin dhe shëndetësinë publike, për të siguruar të ardhmen e fëmijëve dhe familjeve.

“Nevojitet njĂ« plan kombĂ«tar pĂ«r rikthimin e tĂ« rinjve dhe frenimin e shpopullimit, duke siguruar mundĂ«si dhe shpresĂ« reale”, shtoi ajo.

/m.m//a.f/

The post PL: Nevojitet plan kombëtar për rikthimin e të rinjve dhe frenimin e shpopullimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Manastirliu: Drejt rikonstruksionit shkolla “Ismail Qemali” nĂ« ShkodĂ«r

TIRANË, 20 gusht/ATSH/ Shkolla 9-vjeçare “Ismail Qemali” nĂ« ShkodĂ«r do t’i nĂ«nshtrohet rikonstruksionit tĂ« plotĂ« me njĂ« projekt modern qĂ« do tĂ« transformojĂ« rrĂ«njĂ«sisht infrastrukturĂ«n arsimore.

Lajmin e bëri të ditur sot ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, në një takim me mësuesit e kësaj shkolle.

“NĂ« prag tĂ« çeljes sĂ« vitit tĂ« ri shkollor, me mĂ«suesit e shkollĂ«s 9-vjeçare “Ismail Qemali” nĂ« ShkodĂ«r ndamĂ« lajmin e mirĂ« se kjo shkollĂ« shumĂ« shpejt do t’i nĂ«nshtrohet rikonstruksionit tĂ« plotĂ«, me njĂ« projekt modern, qĂ« do tĂ« transformojĂ« rrĂ«njĂ«sisht infrastrukturĂ«n arsimore tĂ« kĂ«saj shkolle me traditĂ« nĂ« kryeqendrĂ«n e veriut”, u shpreh ministrja Manastirliu.

Shkolla “Ismali Qemali” Ă«shtĂ« njĂ« nga shkollat 9-vjeçare mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« bashkisĂ« ShkodĂ«r me njĂ« numĂ«r tĂ« lartĂ« nxĂ«nĂ«sish, rreth 850, ndĂ«rsa nĂ« ambientet e saj Ă«shtĂ« edhe kopshti me mbi 20 fĂ«mijĂ«.

Ndërtesa aktualisht është e amortizuar dhe jashtë standardeve për efikasitet e siguri, me ndriçim te papërshtatshëm e kushte jo të mira të infrastrukturës në katër katet e saj.

Rikonstruksioni i shkollĂ«s “Ismail Qemali” synon krijimin e mjediseve tĂ« pĂ«rshtatshme pĂ«r edukim, arsimim dhe zhvillim tĂ« aktiviteteve tĂ« ndryshme nĂ« shĂ«rbim tĂ« nxĂ«nĂ«sve dhe komunitetit.

Përmes zbatimit të këtij projekti do të ketë ndërhyrje në të gjitha ambientet e brendshme e të jashtme të shkollës, përmirësim të kushteve infrastrukturore, që do të ndikojnë pozitivisht në procesin mësimor dhe krijimin e një ambienti të sigurt dhe të këndshëm për të gjithë.

Projekti i rikonstruksionit të shkollës ka për qëllim krijimin e një hapësire funksionale dhe tërheqëse që jo vetëm përmirëson mjedisin arsimor, por edhe kontribuon në forcimin e lidhjeve sociale dhe komunitare përmes krijimit të hapësirave të përshtatshme për edukim dhe aktivitete arsimore, krijimin e klasave moderne ku mund të përshtaten për metoda mësimdhënieje të ndryshme, hapësira për takime komunitare dhe integrim social, etj.

Në kuadër të thirrjes së hapur të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për vitin 2025 bashkia Shkodër ka aplikuar me tetë projekte, prej të cilave është shpallur fituese e katër propozimeve në vlerën rreth 4 milionë euro.

/m.m/

The post Manastirliu: Drejt rikonstruksionit shkolla “Ismail Qemali” nĂ« ShkodĂ«r appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja: Fotografët shqiptarë po lënë gjurmë në skenën ndërkombëtare

TIRANË, 20 gusht/ATSH/ FotografĂ«t shqiptarĂ« po lĂ«nĂ« gjurmĂ« nĂ« galeritĂ«, ekspozitat, shfaqjet dhe festivalet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau sot shembujt e suksesit në skenën ndërkombëtare të disa prej tyre.

“FotografĂ«t shqiptarĂ« nĂ« skenĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare! Nga Roland Tasho me karrierĂ« tĂ« gjatĂ« e çmime prestigjioze, te Ilir Tsouko me tregime vizuale bashkĂ«kohore; nga Burim Myftiu me festivalin ndĂ«rkombĂ«tar FOTOIST, te Jetmir Idrizi me vepra tĂ« publikuara e vlerĂ«suara nĂ« mbarĂ« botĂ«n”, tha Gonxhja.

NdĂ«rsa ndau informacion mbi eksperiencĂ«n profesionale tĂ« kĂ«tyre fotografĂ«ve, ministri Gonxhja vlerĂ«soi se “artistĂ«t shqiptarĂ« na nderojnĂ« ndĂ«rkombĂ«tarisht”.

“Ndiqni CulturAlb pĂ«r tĂ« njohur mĂ« nga afĂ«r fotografĂ«t shqiptarĂ« qĂ« po lĂ«nĂ« gjurmĂ« nĂ« galeritĂ«, ekspozitat, shfaqjet dhe festivalet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme”, u shpreh ministri Gonxhja.

“Culturalb” Ă«shtĂ« projekti mĂ« i ri pĂ«r promovimin e kulturĂ«s shqiptare nĂ« botĂ«. TrashĂ«gimia dhe krijimtaria bashkĂ«kohore shqiptare pĂ«rmes kĂ«tij projekti bĂ«hen pjesĂ« e dialogut kulturor ndĂ«rkombĂ«tar.

“Culturalb” Ă«shtĂ« nisma zyrtare e qeverisĂ« shqiptare qĂ« synon ta bĂ«jĂ« kĂ«tĂ« realitet, pĂ«rmes njĂ« kalendari tĂ« pasur me ekspozita, shfaqje, diskutime dhe ngjarje kulturore nĂ« qytete tĂ« ndryshme tĂ« botĂ«s. Me Culturalb, kultura shqiptare udhĂ«ton, bashkĂ«bisedon dhe ndĂ«rvepron pa kufij.

/m.m//a.f/

The post Gonxhja: Fotografët shqiptarë po lënë gjurmë në skenën ndërkombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Në konsultim publik projektligj i ri për Administratën Publike, synon forcimin e llogaridhënies

TIRANË, 20 gusht/ATSH/ Ministri i Shtetit pĂ«r AdministratĂ«n Publike dhe Antikorrupsionin ka hapur procesin e konsultimit publik pĂ«r projektligjin “PĂ«r disa shtesa dhe ndryshime nĂ« ligjin “PĂ«r organizimin dhe funksionimin e administratĂ«s shtetĂ«rore”, si pjesĂ« e ReformĂ«s nĂ« AdministratĂ«n Publike.

Qëllimi i këtij projektligji është përmirësimi i organizimit, funksionimit dhe llogaridhënies në administratën publike shqiptare.

Në relacionin shoqërues të këtij projektligji bëhet e ditur se objektiv është krijimi i një kuadri efektiv dhe modern të llogaridhënies për institucionet e varësisë.

Po ashtu synohet mirëpërcaktimi i tipologjisë së institucioneve të varësisë bazuar në tipologjinë e funksioneve që ato kryejnë, si dhe kufizimi i shkëputjes së strukturave të brendshme ministrore të vogla (drejtori/drejtori të përgjithshme) dhe organizimit të tyre si institucione varësie me vete.

Kjo nismë ligjore synon lehtësimin e Qendrës së qeverisjes nga institucionet në varësi të drejtpërdrejtë të Kryeministrit që duhet ose mund të kalojnë në varësi të ministrive përgjegjëse.

Po ashtu synohet transferimi i vendimmarrjes në nivelin menaxherial të mesëm të institucionit, shoqëruar me rritjen e përgjegjësisë menaxherie dhe lehtësimin e barrës së shtuar mbi pozicionet e ministrit apo sekretarit të përgjithshëm.

Sipas projektligjit, numri i tipologjive të institucioneve joministrore do të reduktohet nga 3 në 2, në funksion të qartësimit të rolit dhe përgjegjësive të tyre.

Në këtë drejtim, propozohet bashkimi i Institucioneve të Varësisë dhe Agjencitë Autonome në një kategori të vetme, ndërsa Autoritetet Rregullatore do të rikonceptohen si një lloj i veçantë me autonomi funksionale të garantuar sipas standardeve evropiane.

Legjislacioni në fuqi parashikon tre lloje të trupave joministrore: Institucionet e Varësisë (IV), Agjencitë Autonome (AA), të dyja në varësi të ministrive dhe që kryejnë të njëjtat funksione të zbatimit të politikave, por me regjime të ndryshme juridike të organizimit dhe funksionimit, dhe Autoritetet apo Entet Rregullatore (ARr) që janë krijuar me ligje të veçanta, dhe që i raportojnë Kuvendit dhe kryejnë gjithashtu funksione të zbatimit të politikave, por specifikisht të natyrës rregullatore (tregjeve dhe industrive).

“Dallimi aktual midis institucioneve tĂ« varĂ«sisĂ« dhe agjencive autonome nuk bazohet nĂ« kritere tĂ« dallimit funksional. Gjithashtu, mbajtja e autoriteteve rregullatore jashtĂ« mbikĂ«qyrjes sĂ« qeverisĂ«, sjell problematika nĂ« zbatimin e parimit tĂ« ndarjes sĂ« pushteteve, fragmentarizmin e aftĂ«sisĂ«/pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« sĂ« qeverisĂ« pĂ«r hartimin dhe zbatimin e politikave shtetĂ«rore dhe vakum nĂ« sistemin e pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« e llogaridhĂ«nies qeveritare”, citohet nĂ« relacion.

Projektligji propozon ekzistencën e vetëm dy llojeve të trupave joministrore/ekzekutive, pra mbajtjen e institucioneve klasike të varësisë (IV) ku sipas këtij propozimi do të përfshihen edhe agjencitë aktuale autonome, dhe ri-konceptimi tërësor i Agjencive Autonome për të akomoduar tipologjinë aktuale të Autoriteteve Rregullatore, duke rregulluar regjimin e tyre juridik të organizimit dhe funksionimit të aftë për të garantuar një autonomi funksionale të plotë në kryerjen e funksioneve rregullatore, siç kërkohet nga legjislacioni evropian për secilin nga rregullatorët.

Në projektligj gjithashtu sillet në vëmendje edhe situata problematike me institucionet e vogla në varësi të ministrive, duke nënvizuar nevojën për rregullimin e funksionimit të tyre.

“Nga njĂ« analizĂ« e situatĂ«s, rezulton se pĂ«r shkak tĂ« mungesave nĂ« ligjin 90, ka njĂ« tendence tĂ« shkĂ«putjes sĂ« njĂ«sive tĂ« brendshme administrative tĂ« ministrive (drejtorive/drejtorive tĂ« pĂ«rgjithshme) nga aparati i ministrive duke u krijuar si institucione vartĂ«sie mĂ« vete. Kjo mungesĂ« ka pas sjellĂ« nĂ« disa raste krijimin e trupave/institucioneve tĂ« varĂ«sisĂ« shumĂ« tĂ« vogla, qĂ« nuk kanĂ« realisht kapacitete pĂ«r funksionimin e tyre ndarazi jashtĂ« ministrisĂ« mĂ«mĂ«. Projektligji propozon vendosjen e njĂ« pragu minimal tĂ« punonjĂ«sve qĂ« justifikojnĂ« krijimin e njĂ« institucioni varĂ«sie, dhe njohjen e njĂ« lloji tĂ« ri drejtorie me status tĂ« posaçëm brenda aparatit tĂ« ministrisĂ«, pa personalitet juridik por me autonomi tĂ« rritur nĂ« bazĂ« tĂ« delegimit tĂ« ministrit”, thuhet nĂ« relacion.

Po ashtu edhe sistemi i mbikëqyrjes apo llogaridhënies së institucioneve për trupat jo ministrore rezulton se nuk është i uniformizuar. Projektligji, propozon gjithashtu krijimin e një sistemi të detyrueshëm, të uniformizuar të mbikëqyrjes/llogaridhënies së trupave joministrore bazuar në rezultatet e institucionit.

Ndërsa për institucionet në varësi të Kryeministrit legjislacioni aktual nuk ka dispozita apo kufizime për to, duke i trajtuar ato njësoj si institucionet në varësi të ministrive. Në relacion theksohet se me kalimin e viteve kjo ka krijuar një mbingarkesë në funksionimin normal të qendrës së qeverisjes si pasojë e një numri të konsiderueshëm institucionesh në varësi të kryeministrit.

Projektligji propozon shtimin e disa dispozitave për krijimin e institucioneve në varësi të Kryeministrit. Dispozitat parashikojnë kritere pozitive dhe negative.

Projektligji propozon edhe dy ndĂ«rhyrje specifike sipas tĂ« cilave: i) “Drejtoria” bĂ«het niveli thelbĂ«sor i vendimmarrjes ekskluzive nĂ« njĂ« ministri dhe titullari i drejtorisĂ« (drejtori) Ă«shtĂ« ekskluzivisht pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r tĂ« gjithĂ« vendimmarrjen brenda fushĂ«s sĂ« kompetencave tĂ« drejtorisĂ« pĂ«rkatĂ«se, me pĂ«rjashtim, sigurisht, tĂ« asaj vendimmarrjeje qĂ« i ngarkohet nĂ« mĂ«nyrĂ« eksplicite me legjislacion menaxherĂ«ve tĂ« tjerĂ« mĂ« tĂ« lartĂ« (nĂ«punĂ«sve civilĂ« tĂ« kategorisĂ« tĂ« lartĂ« drejtuese) ose vetĂ« ministrit, dhe ii) pĂ«rcaktohen njĂ« set rregullash tĂ« thjeshta qĂ« lejojnĂ« delegimin brenda varĂ«sisĂ« sĂ« njĂ« tipologjie vendimmarrjeje apo njĂ« vendimmarrjeje konkrete.

Ndër të tjera në draft propozohen rregulla të reja për kontroll më të fortë të ndryshimeve institucionale, duke kërkuar analiza të detajuara nga ministritë para krijimit të institucioneve të reja dhe duke i besuar Departamentit të Administratës Publike rolin kryesor në këtë proces.

/m.m//a.f/

The post Në konsultim publik projektligj i ri për Administratën Publike, synon forcimin e llogaridhënies appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndërhyrje e suksesshme në Spitalin e Vlorës, Koçiu: 59-vjeçari diabetik rifiton ndjeshëm shikimin

TIRANË, 20 gusht/ATSH/ NĂ« Spitalin Rajonal tĂ« VlorĂ«s u realizua me sukses njĂ« ndĂ«rhyrje delikate tek njĂ« pacient 59-vjeçar, i cili kishte humbur shikimin nga komplikacionet e diabetit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau sot rastin e ndërhyrjes së suksesshme, ndërsa e konsideroi Spitalin Rajonal të Vlorës një qendër ekselence rajonale për shërbimet e okulistikës.

Pas trajtimit, pacienti 59-vjeçar rifitoi ndjeshëm pamjen dhe shpresën për një jetë më të pavarur.

“Ky rezultat behet me domethĂ«nĂ«s falĂ« investimeve nĂ« kabinetin e ri tĂ« okulistikĂ«s, tĂ« pajisur me teknologji moderne dhe paketat e rimbursuara tĂ« vitrektomisĂ«, qĂ« garantojnĂ« trajtime falas, pa nevojĂ« pĂ«r referim nĂ« spitale tĂ« tjera”, u shpreh Koçiu, ndĂ«rsa shprehu mirĂ«njohjen pĂ«r ekipin mjekĂ«sor: Dr. Kemal Ylsek, Dr. Edmond Isufaj, Dr. Dilaver Haskaj, Dr. ËngjĂ«ll Lazaj, Dr. Odela Risilia dhe infermiere Kleoniqi Mustafaraj.

Spitali Rajonal i Vlorës, me një ekip të përkushtuar mjekësh dhe infermierësh, ofron shërbim dhe kujdes mjekësor jo vetëm për qytetarët vlonjatë, por edhe për pushuesit vendas dhe turistët e huaj që zgjedhin këtë qytet për të kaluar pushimet verore.

/m.m//a.f/

The post Ndërhyrje e suksesshme në Spitalin e Vlorës, Koçiu: 59-vjeçari diabetik rifiton ndjeshëm shikimin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndriçohet kalaja e Himarës, Gonxhja: Investim që rrit vlerën turistike

TIRANË, 19 gusht/ATSH/ Instituti KombĂ«tar i TrashĂ«gimisĂ« Kulturore ka investuar nĂ« projektin e ndriçimit dekorativ tĂ« kalasĂ« sĂ« HimarĂ«s, duke i dhĂ«nĂ« jo vetĂ«m dritĂ«, por edhe ngjyra qĂ« e bĂ«jnĂ« mĂ« madhĂ«shtore kĂ«tĂ« monument mbi 3500-vjeçar.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kalaja e Himarës, Monument Kulture i Kategorisë I.

Gonxhja vlerësoi se ky investim, i realizuar në një ansambël ku bashkëjetojnë banesa dhe objekte fetare, vjen si angazhim i bashkisë së Himarës, duke rritur kushtet për banorët dhe vlerën turistike të kalasë, e cila tashmë, falë këtij bashkëpunimi, vizitohet edhe në orët e mbrëmjes.

“Kalaja, Monument Kulture i KategorisĂ« I, nĂ« administrimin e DRTK VlorĂ«, ka qenĂ« qendĂ«r e rĂ«ndĂ«sishme historike dhe kishtare qĂ« nga shekulli VIII. Sot, ajo Ă«shtĂ« njĂ« nga pasuritĂ« mĂ« tĂ« çmuara tĂ« trashĂ«gimisĂ« sĂ« HimarĂ«s dhe njĂ« ftesĂ« pĂ«r ta vizituar jo vetĂ«m pĂ«r bregdetin”, theksoi ministri.

Kalaja e Himarës e cila të ofron një pamje të mrekullueshme nga zemra e Rivierës Shqiptare, vizitohet nga pushues të shumtë gjatë sezonit veror.

Turistë nga vende të ndryshme shprehen të mahnitur nga panorama që ofrohet teksa vizitojnë Kalanë e ndërtuar nga kaonët, një fortesë e fuqishme nëpër shekuj.

/m.m/r.e/

The post Ndriçohet kalaja e Himarës, Gonxhja: Investim që rrit vlerën turistike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria në kujtesën fotografike të DPA-së me 135 mijë fotografi origjinale


TIRANË, 19 gusht/ATSH/ NĂ« DitĂ«n BotĂ«rore tĂ« FotografisĂ«, Drejtoria e PĂ«rgjithshme e Arkivave ndau njĂ« ansambĂ«l imazhesh nga Fototeka e saj, qĂ« rrĂ«fejnĂ« historikun e vendit.

E dyta nĂ« rang republike pĂ«r nga madhĂ«sia, pas FototekĂ«s “Marubi” (pĂ«r fotot para ‘44-s), fototeka.arkiva.gov.al Ă«shtĂ« tĂ«rĂ«sisht e digjitalizuar, duke garantuar akses tĂ« menjĂ«hershĂ«m tĂ« qytetarĂ«ve, blerjen e imazheve tĂ« riprodhuara me rezolucion tĂ« lartĂ«, si edhe ruajtjen e tyre afatgjatĂ« nĂ« trajtĂ«n autentike.

Fototeka e DPA-së përllogarit rreth 135 mijë fotografi origjinale, prej të cilave afro 41 mijë ilustrojnë jetën politike nga Pavarësia deri në shtetndërtim.

Përmes imazheve paraqitet edhe jeta shoqërore nëpërmjet aktivitetit ekonomik, kulturor, arsimor dhe fetar.

Fondi prej rreth 43 mijĂ« fotografish tĂ« Institutit “Luce” kryen njĂ« retrospeksion nĂ« ShqipĂ«rinĂ« nĂ«n ItalinĂ« fashiste. Mes tyre, rreth 13 mijĂ« fotografi qĂ« gjenden nĂ« negativĂ«, u pĂ«rkasin fotografĂ«ve tĂ« njohur korçarĂ« Vani Burda dhe Thimi Raci.

/m.m/r.e/

The post Shqipëria në kujtesën fotografike të DPA-së me 135 mijë fotografi origjinale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vendimi për pallatin ku do të vendosej ASHK, Bardhi: Gjyqtarët zbatojnë rregullat që miraton qeveria

TIRANË, 19 gusht/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar tĂ« PartisĂ« Demokratike, Gazment Bardhi u shpreh sot se “gjyqtarĂ«t e prokurorĂ«t e RepublikĂ«s nuk miratojnĂ« rregulla, por janĂ« tĂ« detyruar tĂ« zbatojnĂ« rregullat qĂ« miraton qeveria e Kuvendi”.

Bardhi reagoi ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, lidhur me vendimin e gjyqtarit Hazbi Balliu, i cili një pallat të konfiskuar e kaloi në favor të ndërtuesit të paligjshëm.

“Edi Rama paska pyetur sot ‘se si mund tĂ« angazhohen prokurorĂ« a gjykatĂ«s tĂ« RepublikĂ«s nĂ« favor tĂ« ndĂ«rtuesve tĂ« paligjshĂ«m, kjo kĂ«rkon tĂ« kesh akses nĂ« trurin e prokurore Gjelit dhe tĂ« gjykatĂ«s Balliut’. Dikush duhet t’i kujtojĂ« qĂ« vetĂ« ai s’ka akses nĂ« trurin e tij, sa kohĂ« nuk kujton qĂ« ka firmosur vetĂ« vendimin e qeverisĂ« nr. 589, datĂ« 7.9.2022, qĂ« favorizon ndĂ«rtuesit e paligjshĂ«m dhe ligjĂ«ron antishtetin”, u shpreh Bardhi.

Më herët sot, kryeministri Edi Rama reagoi lidhur me vendimin e gjyqtarit Hazbi Balliu, për një pallat të ndërtuar pa leje dhe të konfiskuar në Tiranë, ku ishte vendosur Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

Rama e konsideroi vendimin “skandaloz”, ndĂ«rsa u shpreh se gjyqtari merr nĂ« mbrojtje palĂ«n pĂ«rfaqĂ«suese tĂ« njĂ« pallati tĂ« ndĂ«rtuar totalisht pa leje.

/m.m/r.e/

The post Vendimi për pallatin ku do të vendosej ASHK, Bardhi: Gjyqtarët zbatojnë rregullat që miraton qeveria appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lëvizte në kundërvajtje, gjobitet dhe i pezullohet patenta policit në Pogradec

TIRANË, 19 gusht/ATSH/ Drejtoria Vendore e PolicisĂ« Korçë reagoi sot pas njĂ« videoje tĂ« postuar nĂ« rrjetet sociale, ku shfaqet njĂ« automjet policie duke lĂ«vizur nĂ« kah tĂ« kundĂ«rt tĂ« drejtimit tĂ« lĂ«vizjes, nĂ« qytetin e Pogradecit.

Përmes një njoftimi për shtyp, Policia e Korçës bëri të ditur se për shkeljen e kryer, bazuar në Kodin Rrugor, drejtuesi i automjetit, shtetasi Th. K., punonjës policie i DVP Korçë, është ndëshkuar me masën administrative 10 000 lekë, i është pezulluar leja e drejtimit për 3 muaj dhe janë zbritur 6 pikë nga leja e drejtimit.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.

/m.m/r.e/

The post Lëvizte në kundërvajtje, gjobitet dhe i pezullohet patenta policit në Pogradec appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kumbaro: Kthim në identitet i rrugëve me kalldrëm të Gjirokastrës

TIRANË, 19 gusht /ATSH/ NĂ« qytetin e GjirokastrĂ«s vijon puna pĂ«r kthimin nĂ« identitet tĂ« rrugĂ«ve me kalldrĂ«m, njĂ« ndĂ«r vlerat pĂ«rfaqĂ«suese tĂ« qytetit tĂ« gurtĂ«.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bëri të ditur sot se edhe në këto ditë gushti, kur të gjithë pushojnë, mjeshtrat e gurit në Gjirokastër po restaurojnë kalldrëmet mes lagjeve Granicë e Palorto.

“Ky projekt i mbĂ«shtetur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit forcon identitetin dhe lehtĂ«son lĂ«vizjen pĂ«r banorĂ«t e lagjeve dhe turistĂ«t qĂ« gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« po e zbulojnĂ« GjirokastrĂ«n pĂ«rtej zonĂ«s tradicionale historike”, u shpreh Kumbaro.

Gjatë punimeve, mjeshtrat gurskalitës respektojnë traditën ndërtimore të kalldrëmeve, duke i dhënë vlera edhe për turizmin.

Ndërkohë, bashkia e Gjirokastrës po investon gjithnjë e më shumë për rijetësimin e resurseve të traditës.

/m.m/r.e/

The post Kumbaro: Kthim në identitet i rrugëve me kalldrëm të Gjirokastrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lirimi i hapësirave publike, Rama: I hapim rrugë Rilindjes Urbane 2.0, për Shqipërinë 2030 në BE

TIRANË, 19 gusht /ATSH/ NĂ« tĂ« gjithĂ« vendin vazhdon puna pĂ«r lirimin e hapĂ«sirave publike nga subjektet qĂ« kanĂ« zaptuar trotuaret qĂ« janĂ« pĂ«r kalimin e kĂ«mbĂ«sorĂ«ve apo dhe ambientet qĂ« u shĂ«rbejnĂ« komunitetit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, nga subjektet që kishin zaptuar pa leje hapësirën publike.

“VazhdojmĂ« çdo ditĂ« t’i hapim rrugĂ« Rilindjes Urbane 2.0, pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« 2030 nĂ« BE”, shkruan Rama, krahas pamjeve.

Lirimi i hapësirave publike është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve, por edhe funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Në këtë kuadër, kryeministri Rama ka paralajmëruar se po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare në të cilën do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojë biznesi.

Aksioni ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të cilësisë së jetës në komunitet.

/m.m/r.e/

The post Lirimi i hapësirave publike, Rama: I hapim rrugë Rilindjes Urbane 2.0, për Shqipërinë 2030 në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌